LAJMET NGA BOTA

  • Pajisje të reja që ndihmojnë pacientët me goditje në tru

    16 Gusht, 2017

    ekgNjerëzve që u mbijetojnë goditjeve në tru shpesh u duhet të luftojnë në jetën e përditshme me pasojat e rënda që lë sëmundja. Atyre mund t’u duhet t’i nënshtrohen terapisë fizike me muaj të tërë, në mënyrë që gjymtyrët e dëmtuara të rifitojnë ndjeshmërinë. Për këtë arsye, shkencëtarët kanë krijuar një dorë artificiale, e cila i ndihmon pacientët me ...

  • Trump, emergjencë kombëtare për krizën e opioideve

    16 Gusht, 2017

    oxycontinPresidenti amerikan Donald Trump e quajti “emergjencë kombëtare” varësinë e Amerikës ndaj opioideve, ilaçeve që trajtojnë dhimbjet. Zoti Trump premtoi gjatë fushatës presidenciale se ai do ta zgjidhte problemin që ka goditur shumë komunitete në Shtetet e Bashkuara. Mijëra amerikanë vdesin nga mbidoza me opioide.

    Presidenti Trump tha dje se qeveria po krijon një plan për të trajtuar problemin që ...

  • Ana krijuese e kodimit kompjuterik

    16 Gusht, 2017

    kodimi kompjuterikEkziston mendimi i përgjithshëm se programuesit e kompjuterave duhet të kenë aftësi të larta teknike dhe të jenë të mirë në matematikë dhe logjikë. Por një tjetër aftësi në botën teknologjike është po aq e rëndësishme, krijimtaria. Materiali në vazhdim na njeh me një lojë elektronike që u mëson fëmijëve anën krijuese të gjuhës programuese.

    Dylan dhe Meghan Dodge ...

  • A ekziston mundësia e jetës në Titan?

    16 Gusht, 2017

    planeti titanKur astronomët zhvillojnë kërkime për mundësinë e jetës në planete të tjera të sistemit tonë Diellor, ata zakonisht kërkojnë për ujë. Ka një shprehje, sipas së cilës ku ka ujë, ka jetë. Por disa shkencëtarë të agjencisë së hapësirës NASA, mendojnë se ne mund të jemi të aftë ta zgjerojmë më tej këtë thënie, për të përfshirë çdo ...

  • Realiteti virtual pjesë e arsimit

    16 Gusht, 2017

    realiteti virtualFalë efekteve speciale të krijuara në Hollywood, tashmë është e mundur krijimi i një bote me superheronj apo galaksi të largëta. Por kjo teknologji dalëngadalë po futet edhe nëpër shkolla dhe po e tjetërson dhënien e lëndëve shkencore.Udhëtimi visual mund t’i çojë nxënësit nga një qelizë e deri tek pjesët më të largëta të sistemit tonë diellor.

    Falë këtyre ...

  • Rindërtimi i plotë i ADN-së

    16 Gusht, 2017

    ADNDeri në fundin e këtij viti, shkencëtarët mund të arrijnë të krijojnë një genom krejtësisht artificial të majasë. Ky zhvillim i shpejtë i inxhinierisë gjenetike mund të çojë një ditë drejt krijimit të organizmave shumë më komplekse, madje edhe të vetë njerëzve. Shkencëtarët thonë se janë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet, por edhe për përfitimet e mundshme të jashtëzakonshme.

    Për ...

  • Koreja e Veriut kërcënon me një plan sulmi mbi Guamin

    10 Gusht, 2017

    KorejaMediat shtetërore të Koresë së Veriut cituan të mërkurën Gjeneralin Kim Rak Gyom, sipas të cilit Pheniani është “gati të ndërmarrë” një veprim ushtarak që ka në shënjestër Territorin amerikan Guam në Paqësorin perëndimor, ku janë stacionuar një sasi e konsiderueshme forcash ajrore dhe detare të SHBA.

    Kim, i cili komandon Forcën Strategjike të Ushtrisë Popullore të Koresë, tha se ...

  • Urdhërarreste të reja kundër gazetarëve në Turqi

    10 Gusht, 2017

    protesta turqiSërish qeveria turke vepron kundër mediave. Sipas një raportimi mediatik është urdhëruar arrestimi i 35 gazetarëve. Ata akuzohen për lidhje me predikuesin Fetullah Gylen.

    Agjencia e lajmeve Anadolu bën të ditur, se 9 gazetarë janë arrestuar ndërkohë, por urdhërarrestet janë dhënë për 35 gazetarë. Anadolu njoftoi të enjten (10.08), se mes të arrestuarve është edhe redaktori i gazetës kritike ...

  • Automobili i vërsulet grupit të ushtarëve

    9 Gusht, 2017

    sulmi me vetureDisa vetë kanë mbetur të plagosur në qytezën pranë Parisit, Levallois-Perret, kur një automjet u vërsul drejt një grupi ushtarësh. Grupi anti-terror i prokurorisë nisi hetimet.

    Patrick Balkany kryetari i bashkisë së Levallois-Perret, qytezë në periferi të Parisit flet për akt “të qëllimshëm”. Në Levallois-Perret qytet i ka zyrat edhe shërbimi i sekret i brendshëm i DGSI. Grupi ...

  • Gjermani: Shumë 6-vjeçarë kanë celular

    9 Gusht, 2017

    celulari dhe femijaExpertët e pedagogjisë rekomandojnë që fëmijëve t’u lejohet të kenë celularin e tyre vetëm nga mosha 9 vjeç e lart.

    Thuajse një ndër katër fëmijë të moshës gjashtë vjeçare ka në Gjermani telefonin e vet celular, kurse ndër 13-vjeçarët thuajse çdo fëmijë ka celular. Ky është përfundimi i një studimi në lidhje me mediet që konsumojnë fëmijët.  Sipas ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"