LAJMET NGA BOTA

  • Rezultatet e zgjedhjeve vendore ndryshojnë skenën politike të Turqisë

    4 Prill, 2024

    AtaturkPartia e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan AKP shënoi humbjen më të thellë në zgjedhjet vendore të mbajtura më 31 mars në tërë Turqinë. Kjo humbje elektorale, sipas analistëve me të cilët bisedoi korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll Dorian Jones, sinjalizon një ndryshim të rëndësishëm të drejtimit politik të Turqisë.

     

    Fitorja e partisë kryesore opozitare të Turqisë CHP ...

  • Konferenca për Ukrainën: Rusia të paguajë për dëmet

    3 Prill, 2024

    Konferenca për Ukrainënn në Hagë, 02.04.2024Në një konferencë ndërkombëtare në Hagë më shumë se 40 vende kanë kërkuar që Rusia të vihet para përgjegjësisë ligjore për sulmin ndaj Ukrainës. Por rruga e drejtësisë është e gjatë.

     

    “Sipas llogarive rreth 155 miliardë dollarë, kaq të larta janë kostot për dëmet që i janë shkaktuar Ukrainës në infrastrukturë deri në janar të këtij viti.” ...

  • Stoltenberg propozon ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 100 miliardë euro

    3 Prill, 2024

    StoltenbergShefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka propozuar një paketë ndihme ushtarake pesëvjeçare për Ukrainën me vlerën 100 miliardë euro, çka do t’i mundësonte aleancës perëndimore një rol më të drejtpërdrejt të mbështetjes për Kievin, thanë pesë diplomatë të martën.

     

    Sipas planit, NATO-ja do të merrte përsipër disa nga detyrat koordinuese të koalicionit ad-hoc, i njohur si grupi Ramstein, një hap ...

  • Tajvani përballet me tërmetin më të fuqishëm në 25 vite! Njerëz të vdekur dhe të bllokuar! Ndërtesa të shembura

    3 Prill, 2024

    TajvanTajvani është goditur nga tërmeti më i fortë në 25 vjet të mërkurën, një lëkundje me magnitudë 7.4 që tronditi bregun lindor të ishullit, duke rrëzuar shumë ndërtesa, duke shkaktuar rrëshqitje dheu dhe duke vrarë të paktën katër persona.

     

    Tërmeti goditi në orën 7:58 të mëngjesit me orën lokale 18 kilometra (11 milje) në jug të qytetit Hualien dhe në ...

  • Iranit i rritet presioni për ta goditur Izraelin

    3 Prill, 2024

    IranStrategjia parandaluese e Iranit kundër Izraelit është goditur rëndë prej shpërthimit të luftës në Gazë – sidomos pas sulmit të fuqishëm në konsullatën iraniane në kryeqytetin e Sirisë më 1 prill.

     

    Tetëmbëdhjetë anëtarë të Gardës Revolucionare Islamike, përfshirë gjeneralë kyçë janë vrarë në Siri në ato që dyshohet se kanë qenë goditje izraelite qysh prej ditëve të para të dhjetorit të vitit ...

  • Çfarë e pret Turqinë e Erdoganit pas disfatës së tij të rëndë në zgjedhjet lokale?

    3 Prill, 2024

    ErdoganTriumfi i madh që opozita në Turqi e arriti në zgjedhjet lokale e kanë rritur mundësinë që presidenti i kamotshëm, Recep Tayyip Erdogan, si dhe partia e tij në pushtet, të tërhiqen nga disa prej politikave më polarizuese të liderit populist, para zgjedhjeve të ardhshme pas katër vjetëve.

     

    Nuk ka dyshim se zgjedhjet e së dielës ishin goditje e rëndë ...

  • Kongresmenia Hartzler në Top Story: Jam pro familjes, tre burra s’bëjnë dot një familje. Nipi im homoseksual s’më flet

    1 Prill, 2024

    Kongresmenia HartzlerKongresmenia amerikane Vicky Hartzler në një intervistë të dhënë në Top Story me Grida Dumën, në Top Channel, ka folur për vlerat e familjes dhe qëndrimin e saj lidhur martesat brenda së njëjtës gjini.

    Ajo shprehet se nuk ka asgjë kundër, por vetë ajo është pro familjes bërthamë, baba, nëna dhe fëmijët.

     

    “Martesë më shumë se një bashkëshort. Tre burra ...

  • Turqi, opozita arrin fitoren më të madhe që nga ardhja në pushtet e Erdoganit

    1 Prill, 2024

    ataturkPërkrahësit e opozitës turke festojnë fitoren në zgjedhjet lokale të 31 marsit 2024 – Stamboll, Turqi

    Titujt e gazetave opozitare turke festuan fitoren e kundërshtarëve të Presidentit Recep Tajip Erdogan në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje (të dielen), duke e përshkruar atë si “historike” dhe një “revolucion”. Opozita e Turqisë jo vetëm që ruajti kontrollin mbi qytetet ...

  • Fitore historike e opozitës në zgjedhjet lokale në Turqi

    1 Prill, 2024

    ImamogluPartia kryesore opozitare turke ruajti kontrollin e saj mbi qytetet kryesore dhe shënoi fitore të rëndësishme në qytete të tjera në zgjedhjet lokale të së dielës, në një goditje për presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili synonte të rimarrë kontrollin e zonave të mëdha urbane.

     

    Me më shumë se 90 për qind të votave të numëruara, kryebashkiaku aktual i Stambollit ...

  • Goditje për Erdogan – opozita fiton në zgjedhjet lokale

    1 Prill, 2024

    Kreu i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu mbrojti mandatin si kryetar bashkiePresidenti Erdogan e pranoi humbjen në zgjedhjet lokale të partisë së tij, AKP që duket se doli me rezultatin më të dobët në dy dekladat e fundit. Fituese në pesë metropole është partia opozitare e qendrës së majtë, CHP.

     

    Entuziazëm tek partia socialdemokrate opozitare, CHP. Pas publikimit të rezultateve të ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"