LAJMET NGA BOTA

  • Irani po “zbaton projektligjin që e izolon nga bota”

    13 Shtator, 2022

    iraniPërgjatë fushatës zgjedhore, presidenti iranian, Ebrahim Raisi, është zotuar se nuk do të kufizohet më shumë qasja në internet.

     

    Në këtë shtet, autoritetet veçse kanë bllokuar dhjetëra mijëra faqe dhe vazhdimisht ndërpresin lidhjet e internetit.

    Mirëpo, prej kur presidenti i linjës së ashpër ka ardhur në pushtet, në gusht të vitit 2021, ekspertët kanë thënë se administrata e tij ka nisur ...

  • Ndërprerje masive e rrymës elektrike në Ukrainë

    12 Shtator, 2022

    Kharkiv Centrali EnergjetikMe sulme kundër infrastrukturës energjetike, Rusia kërkon të hakmerret për dështimin e saj në fushën e betejës, thuhet nga pala ukrainase. Presidenti ukrainas, Zelensky bën të ditur çlirimin e Isjumit.

     

    Përfaqësues të autoriteteve ukrainase në qytetin Kharkiv dhe në rajonet Donjeck dhe Sumi kanë publikuar njoftime për shtyp në rrjetet sociale, sipas të cilave këto zona po përballen ...

  • Opozita kërkon një kandidat kundër Erdoganit

    12 Shtator, 2022

    Opozita e bashkuar në AnkaraPër herë të parë opozita e bashkuar turke kërkon të ketë një kandidat të përbashkët kundër Erdoganit, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Por cili do të sfidojë presidentin Erdogan?

     

    Asnjë president tjetër në vitet e fundit nuk i ka zënë kaq shpesh kryetitujt e mediave gjermane si presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan. Kjo edhe për ...

  • Acarohen raportet mes Turqisë dhe Greqisë

    12 Shtator, 2022

    anija e dyshuarTurqia dhe Greqia japin informacione të kundërta për të shtënat kundër një anijeje turke në zonën kufitare. Këto të shtëna kanë tensionuar edhe më shumë gjendjen mes tyre.

     

    Sipas informacioneve nga Greqia, roja bregdetare greke ka qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj anijes turke, për shkak se kjo anije po lëvizte në zonat ujore greke pranë ujdhesës Lesbos.

    Kapiteni ...

  • Mattarella: Europa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

    12 Shtator, 2022

    Presidenti italian MatarellaShqipëria është partnere e rëndësishme e Italisë, tha Sergio Matarella gjatë vizitës në Tiranë të enjten. Sipërmarrësit italianë janë gati të bashkëpunojnë më shumë në Shqipëri, theksoi presidenti italian.

     

    Presidenti italian Matarella është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar, Bajram Begaj, në viztën e tij zyrtare sot, (08.09) në Tiranë. “Vendi i Shqipërisë është në ...

  • Uashington, “Fundjava e Përvjetorit të Nënë Terezës”, nderon nobelisten me origjinë shqiptare

    12 Shtator, 2022

    Nënë TerezaKëtë fundjavë në Uashington u nderua jeta dhe vepra e Nënë Terezës me aktivitete përkujtimore 25 vjet pas vdekjes së saj, mes së cilave hapja e “Institutit Nëna Tereza” me pjesëmarrjen e disa prej figurave dhe studiuesve më të rëndësishëm të Kishës Katolike në SHBA. Zëri i Amerikës shkoi në Universitetin Katolik të Amerikës dhe sjell bisedat me ...

  • Shkencëtarët, nuk ka një ngadalësim të mjaftueshëm të Covid-19

    7 Shtator, 2022

    covid 19A PO ELIMINOHET KORONAVIRUSI?

    Ju mund të mendoni se kjo po ndodh. Vaksinat e reja përforcuese po shpërndahen për të ofruar mbrojtje më të mirë kundër varianteve që qarkullojnë tani. Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë hequr vetëizolimin dhe rekomandimet për distancim fizik për personat e infektuar me COVID-19. Më shumë njerëz kanë hequr dorë nga ...

  • Habeck: “Furnizimi me energji është i sigurt”

    6 Shtator, 2022

    Centrali Berthamor Neckarwestheim në jug te GjermanisëGjermania do të mbajë në punë gjatë dimrit dy centrale bërthamore, që ishin planifikuar të mbylleshin në fund të këtij viti. Për çdo eventualitet, thotë ministri i Ekonomisë, Habeck.

     

    Rrjeti është stabil, furnizimi me energji elektrike është i siguruar – Ministri i Ekonomisë Habeck tha të hënën se në Gjermania ka rrymë të bollshme ...

  • Karta e Shanseve – Gjermania do të japë „Green Card“

    5 Shtator, 2022

    Ministri gjerman federal i Punës- Hubertus HeilMinistri gjerman federal i Punës, Hubertus Heil ka paralajmëruar një “ligj modern imigrimi” me qëllim tërheqjen e më shumë fuqie punëtore të kualifikuar në Gjermani. „Karta e shanseve“ do të jetë gati në vjeshtë.

     

    „Ne do të vendosim një Kartë të shanseve me një sistem pikësh transparent, me qëllim që njerëzit për të cilët ...

  • Liz Truss, kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe

    5 Shtator, 2022

    Liz TrussLiz Truss do të jetë kryeministrja e ardhshme e Britanisë, pasi fitoi të hënën garën për kreun e partisë konservatore qeverisëse në një kohë kur vendi përballet me një krizë të kostos së jetesës, trazira industriale dhe recesion.

     

    Pas disa javësh të një gare të karakterizuar shpesh me tone përçarëse ku ministrja e jashtme u përball me ish-ministrin e ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"