LAJMET NGA BOTA

  • Burimet: SHBA sanksione ndaj Rusisë për helmimin e Navalnit

    2 Mars, 2021

    Aleksei NavalniShtetet e Bashkuara pritet të vendosin sot sanksione për të ndëshkuar Rusinë për helmimin e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalni. Lajmi u bë i ditur nga dy burime në dijeni të çështjes.

    Vendimi i Presidentit Joe Biden për të vendosur sanksione në përgjigje të helmimit të zotit Navalni pasqyron një qëndrim më të ashpër sesa ai i paraardhësit të ...

  • Fëmijët italianë kryesojnë listën e mbipeshës në Evropë

    2 Mars, 2021

    mbipeshaProduktet e gatshme dhe mungesa e gjumit shkaktojnë mbipeshë tek fëmijët, sikurse tregon rasti i atyre në Itali.

    Kuzhina mesdhetare konsiderohet si jashtëzakonisht e shëndetshme: fruta, perime, peshk dhe vaji ulliri. Këto ushqime mendohet se parandalojnë mbipeshën dhe sëmundje të ndryshme.

    Por janë pikërisht fëmijët dhe të rinjtë italianë që kryesojnë listën e mbipeshës të këtyre grupmoshave në Evropë.

    “Kuzhina mesdhetare vërtet ...

  • Masa më të ashpra kundër Coronavirusit në Malin e Zi

    1 Mars, 2021

    Instituti i shendetesise Mali i ZiNga e marta në Malin e Zi hyjnë në fuqi masat shtrënguese për të penguar përhapjen e shpejtë të infektimeve. Mali i Zi konsiderohet ndër vendet me numrin më të madh të infektimeve në Evropë.

    Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka njoftuar që Komisioni për Mbrojtjen e popullsisë nga infektimi me Covid -19, ...

  • Sarkozy dënohet me burg për korrupsion

    1 Mars, 2021

    Nicolas SarkozyNjë gjykatë e Parisit shpalli fajtor të hënën ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy për korrupsion dhe shfrytëzim të postit dhe e dënoi atë me një vit burgim dhe dy vjet me kusht.

    Politikani 66-vjeçar, i cili ishte president nga viti 2007 në 2012, u dënua për përpjekjen për të marrë në mënyrë të paligjshme informacion nga një gjykatës i lartë ...

  • Studimi: Vaksina e Pfizer-it po aq efektive në përdorimin e përgjithshëm sa në prova

    25 Shkurt, 2021

    PfizerSipas një studimi të ri vaksina e re që lufton COVID-19-n, prodhuar nga kompanitë Pfizer-BioNTech, është po aq efektive kur përdoret tek popullata e përgjithshme sa edhe gjatë provave klinike të fazës së fundit.

    Në një studim në shkallë të gjerë që përfshiu 1.2 milionë njerëz, ekspertët e Institutit të Kërkimeve “Clalit” të Izraelit gjetën se vaksina me dy doza ...

  • FDA: Vaksina me një dozë e J&J parandalon COVID-in; së shpejti vendimi përfundimtar

    24 Shkurt, 2021

    Johnson & JohnsonVaksina e kompanisë Johnson & Johnson e cila merret me një dozë të vetme mbron nga COVID-19. Kjo thuhet në një analizë të enteve rregullatore amerikanë të bërë publike të mërkurën, e cila hedh bazat për një vendim përfundimtar për miratimin e një vaksine të re edhe më të lehtë për t’u përdorur, e cila do të ...

  • BE bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

    23 Shkurt, 2021

    NavalnyPër shkak të veprimit kundër kritikut të Kremlinit Navalny, ministrat e jashtëm të BE kanë rënë dakord për sanksione të reja kundër Rusisë. Përgjegjësit përballen me ngrirjen e pasurive dhe ndalime hyrjeje në BE.

    Ministrat e jashtëm të BE kanë nisur sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të mënyrës së veprimit kundër kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny. Në parim ...

  • Sfidat e vaksinimit për njerëzit që nuk dalin dot nga shtëpia

    23 Shkurt, 2021

    VaksinaMiliona banorëve në Shtetet e Bashkuara u duhet ta bëjnë vaksinën për koronavirusin aty ku banojnë, sepse dalin rrallë ose kurrë nga shtëpitë e tyre. Mjekët dhe infermierët e specializuar për të ofruar kujdes në shtëpi janë në krye të kësaj nisme me ndihmën e autoriteteve lokale dhe shtetërore në gjithë vendin. Por ata përballen me shumë sfida.

    Në spitalin ...

  • Transformimi dixhital i muzeumit “Adler Planetarium”

    22 Shkurt, 2021

    Muzeu “Adler Planetarium” në ÇikagoSonda robotike “Perseverance” e NASA-s po e fillon misionin e saj në sipërfaen marsiane pas uljes së sukseshme disa ditë më parë në planetin e kuq. Korrespondenti i Zërit të Amerikës e ndoqi momentin historik nga muzeu “Adler Planetarium” në Çikago që i është kushtuar tërësisht studimit të astronomisë dhe astrofizikës.

    Festimi i uljes së një ...

  • Studimi nga Izraeli: Vaksina e BioNTech pengon transmentimin e virusit

    22 Shkurt, 2021

    PfizerEnde nuk duket fundi i pandemisë. Por ka shpresa pas studimit nga Izraeli mbi transmentimin e virusit pas vaksinimit me vaksinën e BioNTech.

    Studimet e fundit në Izrael për efektshmërinë e vaksinës BioNTech janë shpresëdhënëse. Në këto studime paraprake është provuar, se nga vaksina e BioNTech dhe partnerit amerikan, Pfizer mund të pengohet ecuria e rëndë e sëmundjes Covid-19 në ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"