LAJMET NGA BOTA

  • Koment: Merkel këtu, Merkel atje, Merkel kudo

    13 Shkurt, 2015

    Kancelarja gjermane është tablo projektimi për kriza nga më të ndryshmet: të politikës së brendshme, evropiane, ushtarake. Kjo flet shumë për anët e forta të saj, por ngërthen edhe rreziqe, mendon Marcel Fürstenau.Angela Merkel luan në shumë skena politike brenda dhe jashtë vendit një rol kryesor, shpesh vendimtarin. Pjesët, që janë në skenë janë shumicën e herëve dramatike: lufta e pashpallur midis Rusisë dhe Ukrainës, kriza në acarim e euros. ...

  • Koment: skepticizëm pas Minsk II

    12 Shkurt, 2015

    Skepticizmi mbetet edhe pas deklarimit për marrëveshje për një armëpushim në lindje të Ukrainës në samitin Minsk II, mendon Ingo Mannteufel.Një gjë që mbetet ende e paqartë edhe pse ndërkohë në Minsk pas një maratone të gjatë bisedimesh që vazhduan gjatë gjithë natës u mbyll samiti për Ukrainën mes kancelares gjermane Merkel dhe presidentëeve të Rusisë, Francës e Ukrainës, Putin, Hollande dhe Poroshenko. I pari u shpreh pas bisedimeve në ...

  • Arrihet marrëveshje për armëpushim në Ukrainë

    12 Shkurt, 2015

    Presidenti rus Vladimir Putin tha se armëpushimi do të hyjë në fuqi të shtunën në mesnatëUdhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës përfunduan të enjten bisedimet maratonike në Bjellorusi me një marrëveshje për armëpushimi që ka për qëllim t’u jap fund luftimeve që çuan në vrasjen e mijëra vetave në Ukrainën lindore.

    Armëpushimi, që do të hyjë në fuqi më 15 shkurt u shpall pas bisedimeve rraskapitëse 16 orëshe në ...

  • Assadi: Nga armik në mik?

    12 Shkurt, 2015

    Për një kohë të gjatë Perëndimi i është shmangur Bashar Al Assadit. Por me sa duket, diktatorin sirian e informojnë për sulme ajrore ndaj pozicioneve të terroristëve të IS. Fronti ndërkombëtar kundër tij po lëkundet.Për një ftesë në Pallatin Elize, për këtë diktatori i Sirisë, Bashar Al-Assad sot vetëm mund të ëndërrojë. Vërtet që nuk kanë kaluar më shumë se katër vjet, kur hëngri darkë bashkë në Paris me Presidentin ...

  • Minsk – vendi ku diskutohet fati i Ukrainës

    11 Shkurt, 2015

    Presidenti bjellorus Lukashenko përpiqet të mbajë qëndrim neutral në krizën e Ukrainës. Por pamja e jashtme të gënjen.Mos u shqetësoni fare për aktivitetin në Minsk. Alexander Lukashenko e siguroi Presidentin rus Vladimir Putin në takimin e tyre në Soçi në fundjavë, se takimi i nivelit të lartë katërpalësh për krizën në Ukrainë do të organizohet më së miri. Veç shefit të Kremlinit, priten edhe udhëheqësi i Ukrainës, Petro Poroshenko, kancelarja ...

  • SHBA, Britania dhe Franca mbyllin ambasadat në Jemen

    11 Shkurt, 2015

    Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca, njoftuan për mbylljen e ambasadave në Jemen, për shkak të përkeqësimin të situatës së sigurisë në vend.Departamenti i Shtetit tha të martën në mbrëmje se personeli i ambasadës amerikane është larguar nga kryeqyteti i Jemenit, Sana’a, ndërsa Britania njoftoi sot herët se personeli i saj është tërhequr. Franca do ta mbyllë ambasadën e saj të premten.

    “Veprimet e njëanshme të kohëve të fundit, e ndërprenë ...

  • DASH përshëndet takimin Mustafa-Vuçiç

    11 Shkurt, 2015

    Departamenti i Shtetit përshëndeti kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë si dhe përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, për atë që e quajti sukses të takimeve në kuadrin e dialogut të nivelit të lartë më 9 dhe 10 shkurt në Bruksel.Takimet mes kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç, me pjesëmarrjen e shefes së politikës së jashtëme të BE-së Federica Mogherini, çuan në nënshkrimin e marrëveshjes për çështjet e drejtësisë.

    Zëdhënësja e Departamentit ...

  • Koment: në mëdyshje ndaj Rusisë

    11 Shkurt, 2015

    Merkel dhe Obama nuk janë në unanimitet lidhur me një çështje vendimtare e megjithatë ato theksojnë vendosmërinë e tyre në konfliktin e Ukrainës. Një konstelacion i vështirë, konstaton Gero Schließ.Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme lidhur me mundësinë e furnizimeve me armë në Ukrainë kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i SHBA-së Barack Obama në konferencën e përbashkët të shtypit demonstruan unanimitet dhe siguruan, se radhët ndaj presidentit të Rusisë Vladimir Putin vazhdojnë ...

  • Koment: Amerika përçan Perëndimin, Rusia përçan Evropën

    11 Shkurt, 2015

    BE vështron drejt takimit të nivelit të lartë në Minsk. Nëse atje nuk do të ketë kompromis për konfliktin e Ukrainës nuk përjashtohet të humbasë edhe fuqia më e madhe e Perëndimit – uniteti i tij, mendon Bernd Riegert.Një sërë shtetesh kryesisht evropianolindore janë të gatshme të ndjekin rrugën që po përvijohet nga SHBA: ato e përfytyrojnë që ta pajisin ushtrinë ukrainase me armë moderne, në mënyrë që ajo të ...

  • Uashingtoni konfirmon vdekjen e amerikanes, peng i ISIS

    11 Shkurt, 2015

    Një amerikane që mbahej peng në Siri ka vdekur, konfirmuan sot zyrtarët amerikanë dhe familja e saj, katër ditë pasi militantët e Shtetit Islamik thanë se një sulm ajror i koalicionit vrau punonjësen e ndihmave.Pretendimet u shfaqën në internet javën e kaluar se një sulm ajror jordanez goditi ndërtesën ku 26 vjeçarja Kayla Mueller besohet se mbahej në qytetin Raka në Siri. Zyrtarët jordanezë, amerikanë dhe të tjerë kishin ...

Qendra Informative Shqiptare "Liria"