Si ndodhi termeti në Nepal ?

termeti nepalTërmeti i fuqishëm që goditi Nepalin ndodhi në hapësirën ku takohen pllakat tektonike, shpjegon Agjencia Gjeologjike Amerikane. Në këtë rast, një nga pllakat lëviz nën pllakën tjetër, dhe kur takohen krijohen tronditjet sizmike.

“Nga njëra anë është pllaka tektonike indiane që lëviz nën pllakën tektonike euroaziatike. Të dyja pllakat lëvizin drejt njëra-tjetrës dhe kur ndodh kjo lëvizje, krijon një puls të fortë që ne e përjetojmë si tërmet,” thotë John Bellini, gjeofizikan në Qendrën Informative për Tërmetet pranë Agjencisë Gjeologjike.

Zona ku ka ndodhhur tërmeti do të përjetojë më shumë tronditje sizmike në të ardhmen, pasi pllakat janë vazhdimisht në lëvizje drejt njëra-tjetrës. Por zoti Bellini thotë se periudha mes tërmeteve mund të zgjasë disa herë edhe për dekada.

“Tërmetet janë fenomenet gjeologjike që krijuan malet e Himalajeve dhe historikisht kjo zonë ka përjetuar shumë tërmete të fuqishme”.

Tërmeti i së shtunës ishte më i rëndi që godet Nepalin në 80 vjet. (voa)

Jankullovska: Ndrecaj i dyshuari kryesor

JankulovskaMinistrja e MPB-së, Gordana Jankullovska deklaroi sot se ish-komandanti i UÇK-së, Mirsad Ndrecaj është nga të dyshuarit kryesor për sulmin në Goshincë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Jankullovska tha se edhe ish komandanti i UÇK-së Mirsad Ndrecaj, i njohur në vitin 2001 si komandant NATO, i cili ditë më parë mori përsipër sulmin, është po ashtu një nga të dyshuarit kryesorë.

Ajo nuk dha më tepër hollësi për aksionin dhe për sulmin që ndodhi në Gushincë, me arsyetimin se nuk dëshiron të dëmtojë hetimet.

Jankullovska gjithashtu se gjatë aksionit të djeshëm në Karadakun e Shkupit janë  gjetur dy pushkë automatike, dy snajper, 10 pistoleta dhe municion për to si dhe uniforma me emblemën e UÇK-së, në shtëpinë e  55 vjeçarit banor i fshatit Brezë.

MPB thotë se për të kanë njohuri se në mënyrë të drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte është i përfshirë në incidentin që ndodhi më datë 21 të këtij muaji në fshatin Goshincë.

Ajo tha se aksioni i djeshëm i MPB-së ka qenë i suksesshëm sepse është gjetur një pjesë e armatimit të vjedhur nga policia, siç tha ajo nga 40 terrorist.(INA)

Ndrecaj: Prapa sulmit në Gushincë qëndrojnë djemtë që nisën luftën e 2001

NdrecajMirsad Ndrecaj, i njohur si Komandant NATO ka njoftuar nëpërmes një shkrimi të tij në Facebook se prapa sulmit në Gushincë qëndrojnë djemtë që nisën Luftën e 2001-shit.

Ja postimi i plotë i Mirsad Ndrecaj:

Te nderuar bashkëkombës Shqiptar nga te Gjitha trevat Shqiptare.  Jua bej me dije se pas sulmit ne karakollin e Goshinces qëndrojnë  djemtë me te ndershëm te Kombit Shqiptar, ata djem qe e nisen Luftën në Vitin 2001 ne Iliride dhe qe e Fituan Ate lufte po udheheqsija politike me ne Krye me Ali Ahmetin e shiten Ate lufte per interesa personale ne Ish eproret e UCK asnje her nuk u pajtuam me Marreveshjen e Ohrit e Cila edhe me Kalimin e kohes e Deshmoj se nuk ishte ne te mire te Popullit Shqipetar ku asnje her nuk u Realizua asnje pik e saj ne te mir te Popullit po qka u realizua veq ne te Mire te disa individeve te cilet perfituan personalisht duke i shitur interesat Kombetare ku edhe ushtrija kishte emer Ushtrija Qlirimtare Kombetare. Ajo qka i ka Munduar me se Shumti opinionin e Gjere vendas e dashakeqas te Shqiptareve jau bejme me Dije se nuk ka vlere me te larte per ne se sa realizimi i aspirateve Kombetare dhe nuk ka pasuri qe Egziston ne kete Bote qe mundet me na ble e ne qe te Dalim kunder Gjakut te shokeve tane qe dhane jeten per nje qellim e aj qellim ishte dhe do te mbetet Shqiperia Natyrale. Sot ne Iliride kemi politikan te Pasur dhe Popull te varfer e te mjeruar ku Maqedonasit investojn me Qindra miliona Euro ne Shkupin e Shqiptarve duke bere Histori te rrejshme me permendore te Iks personave te cilet as nuk kan pas te bejn me historin e ndershme te Shkupit dhe Ilirides, kurse askush nuk e ngriti zerin pse asnje Shkolle asnje Fabrike asnje Spitale nuk u be te Shqiptaret per te jau lehtsuar jeten, po Qdo dite e me shum duke jau bere jeten me te veshtire me Ndihmen e Shqipfolesave vetem qe Shqiptaret te Largohen nga trevat e veta. Popull i dashur Shqipetare ne token e Ilirides ju Betohemi ne Gjakun me te Ndershem te Deshmoreve te Kombit Shqipetare se ne Djemt tuaj per Lirine Tuaj ne me Shume e duam Vdekjen se sa Armiku e don jeten vetem e Vetem qe femijet Tane dhe ju Shqipetare nje her e Pergjithmon te Jetoni ne Tokat tuaja te lire ndershem si Qdo popull i botes se Civilizuar. UCK ja e Vertet Gjithmon ka Goditur ne Cake dhe Gjithmon do te Godet aty ku armikut Do ti Djege me se Shumti. Ne Luften nuk e Duam po ajo kur te na imponohet ne jemi Gjithmon ne Balle per te Mbrojtur Popullin tone te Dashur Shqipetare”, thuhet në fund të postimit të tij. (INA)

Familja Osmani, përgënjeshtron MPB-në

BrezeFamiljarët e Sulejman Osmanit, hedhin poshtë çdo lidhje me armatimin që policia njoftoi se ka gjetur në shtëpinë e tyre në Brezë. Djali i Sulejmanit, Qani Osmani thotë se shtëpia në Brezë ka qenë e boshatisur dhe aty s’ka banuar askush, pasi e gjithë familja, prej disa vitesh, është zhvendosur në fshatin Bërnjarc të Haraçinës. Për armatimin e gjetur në shtëpinë e tyre në Brezë, familja Osmani thotë se kanë dëgjuar në lajme, ndërsa dyshon se policia vetë mund ta ketë vendosur vetë armatimin, duke e quajtur këtë një rast të montuar.

“Dje kanë qenë, na kanë kontrolluar. E dinë që kemi qenë në Bërnjanc, krejt familja, në Brezë nuk ka qenë askush. Kanë dalë, çfarë kanë mundur të bëjnë ata vetë, kanë qenë vetëm policia, krejt shtëpia e rethekuar, çfarë kanë mundur kanë bërë vetë ne nuk kemi qenë aty, asnjë familje s’ka qenë. E akuzojnë babain tim vetëm pse është pronar I shtëpisë. Na montojnë, janë munduar 2-3 herë të na montojnë, na kanë montuar vitin e kaluar, kjo është hera e katërt që na montojnë”, deklaroi Qani Osmani, djali i Sulejman Osmanit.

Edhe djali tjetër i familjes Osmani, Fasliu dhe bashkëshortja e tij Zahide Osmani, thonë se nuk kanë qenë në dijeni të arsyes së bastisjes dhe as nëse policia ka gjetur diçka në shtëpitë e tyre. Ata thonë vetëm se policia gjatë bastisjes kishte gjuajtur edhe në drejtim të njërit nga djemve të kësaj familje, i cili ishte larguar nga vendi pasi kishte dëgjuar fillimisht të shtënat në ajër. E ëma akuzon policinë se sipas saj ka tentuar që të vendosë armatim në shtëpi.

“Kam qenë me bagëti, i kam sjellë këtu. Kanë ardhur në ora 1 e gjysmë, kanë qenë dy fqinj, i kanë marrë, vëllai ka dalë ka ikur se është frikësuar. Kanë gjuajtur në ajër pastaj kanë gjuajtur ka këmbët edhe kanë bastisur nëpër shtëpia, tek shtëpia tjetër, te bagëtia. Unë kisha dalë më herët, kanë pyetur se ku jam. Unë kisha dalë, se kam ditur që do të kontrollojnë. Me ndejt s’mundesh me ndejt se vijnë të marrin, me ik bëhen të dyshimtë pse ka ikur dhe montojnë. S’dijmë çka me bë”, tha Fazli Osmani, banor.

“Sa hëngrëm bukë. Kur e pamë që na kanë rrethuar, ne u tutëm, fëmijët qajtën. Djemtë ishin t bagëtia, ata duke dalë policët gjuajtën dhe atëherë fëmijët u trishtuan dhe alivanosën. Nuk e dijmë çfarë kërkojnë, për pak do të na montonin te teshat, unë ua zura në grusht fishekët. Ku e i çfarë kërkojnë, as s’dihet pse i kërkojnë, këta s’kanë bërë kurrë asgjë”, u shpreh Zahide Osmani, nëna e Fazli Osmanit.

Familjarët e Osmani dyshojnë ndaj gjithë aksionit dhe rastit në fjalë, pasi siç thonë ata, kjo nuk është hera e parë që bastisen. Shtëpitë e tyre kanë qenë disa herë në shënjestër të policisë, ndërsa akuzojnë se vetëm para një muaji policia ka shtënë edhe në drejtim të shtëpisë.

“Nuk është hera e parë kjo. Qe katër herë që ndodh. Para një muaj gjuajtën askush s’ka marrë masa, as prej policisë as prej partive”, u shpreh Fasli Osmani, banor.

“Para një muaj na gjuajtën dhe ku ta di, vetëm duan të na zhdukin prej këtu”, u shpreh Zahide Osmani, nëna e Fasli Osmanit.

“Një herë më parë kanë ra, këtu kanë gjuajtur. Jankullovska na ka gjuajtur, ja këtu nishanet ende janë, në ora 11 para një muaji. Këto shikojnë vetëm të bëjnë manipulime, me na shti më thellë, me na hedh fajin neve. Ne kur të bëhemi terroristë, siç na quajnë ata, nuk mund të na gjuajnë këtu, ne do të jemi atëherë atje ku duhet me qenë. Mirëpo, ne jemi tu ndejt qetë, duam paqe, duam të shkojmë në Evropë”,  deklaroi Elham Osmani, kushëri i Fasli Osmanit.

Fasli Osmani dhe nëna e tij thonë se pas çdo kontrolli të kryer në shtëpitë e tyre, policët kanë dalë duar bosh dhe nuk gjetur asgjë të dyshimtë. Ata hedhin poshtë kategorikisht çdo lidhje me veprimtari kriminele ose të armatosur, sikurse rasti i Gushincës.  Arben Zeqiri

Jankullovska raporton bastisjet e djeshme në fshatrat e Malësisë së Karadakut

JankulovskaMinistria e Brendshme doli sot zyrtarisht me raportimin për bastisjet e kryera një ditë më pare në fshatin Brezë dhe Malinë të Malësisë së Karadakut. Në njërin prej fshatrave, ministrja Jankullovska pohoi se është gjetur armatimi i cili është marrë gjatë sulmit të kryer në pikën kufitare në Gushincë. Një 55 vjeçar, banorë i fshatit Brezë i cili ka shtëpi edhe në fshatin Bërnjac të Haraçinës, e bastisur gjithashtu nga policia, dyshohet si pjesë e grupit që sipas Ministrisë së Brendshme ka kryer sulmin në Gushincë. Më pas nga MPB konfirmuan se bëhet fjalë për Sulejman Osmanin.

“Dy pushkë automatike, dy snajperë, 10 pistoleta dhe municion, radiomarrëse dhe uniforma si dhe maska me emblemë të UÇK-së, janë gjetur në shtëpinë e 55 vjeçarit, banor i fshatit Brezë. Kemi dyshime se është i lidhur direkt ose indirekt me incidentin e 21 prillit që ndodhi në Gushincë. Pas analizës së bërë armatimit dhe numrave serik është konstatuar se bëhet fjalë për një pjesë të armatimit që është marrë gjatë sulmit në stacionin policor në Gushincë”, tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Jankullovska tha se edhe ish komandanti i UÇK-së Mirsad Ndrecaj, i njohur në vitin 2001 si komandant NATO, i cili ditë më parë mori përsipër sulmin, është po ashtu një nga të dyshuarit kryesorë. Ajo nuk dha më tepër hollësi për aksionin dhe për sulmin që ndodhi në Gushincë, me arsyetimin se nuk dëshiron të dëmtojë hetimet. Arben  Zeqiri

Maliqi: Shqiptarët në Maqedoni po e defaktorizojnë veten

Shkëlzen Maliqi, analisti dhe këshilltari i kryeministrit shqiptar Edi Rama ka komentuar ngjarjet e fundit në Maqedoni.

Maliqi  ka thënë për “Epokën e re” se situata aktuale në Maqedoni është mjaft e komplikuar.
“Situata në Maqedoni nuk është shumë e qartë. Faktori shqiptar në Maqedoni, në vend se të bashkohet, është shumë i ndarë dhe kështu e defaktorizon vetën. Pra, faktori shqiptar në Maqedoni nuk paraqitet si një zë para palës maqedonase. Kështu që, edhe ndonjë intervenim nga jashtë nuk ka ndonjë adresë të qartë”, ka thënë Maliqi, duke shtuar se ajo çfarë po ndodh tani në Maqedoni është relativisht e komplikuar.
Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria nuk mund të ndërhyjnë suksesshëm atje.
“Në këtë shtet pak ka hapësirë të bëjë diçka më shumë Kosova dhe Shqipëria, sepse faktori politik shqiptar atje që një kohë e ka bllokuar vetveten. Gara e brendshme që ata kanë për pushtet, e ul ndjeshëm pazarin e tyre. Nuk mund të ndihmoj dikush nga jashtë, nëse vetë shqiptarët e Maqedonisë nuk e kanë një zë të drejtpërdrejtë”, është shprehur Maliqi.
Më tutje, ai ka vlerësuar se Maqedonia po shkon drejt zgjedhjeve të reja, duke bërë me dije se pas këtyre zgjedhjeve shqiptarët atje duhet të bashkohen në mënyrë që edhe dy shtetet shqiptare t’i ndihmojnë ata. “Atje situata po shkon drejt zgjedhjeve të reja. Ndoshta do të duhej që BDI-ja të largohej nga qeveria dhe më pas shqiptarët e Maqedonisë të ndërtojnë një koalicion për interes të shqiptarëve atje, të cilin do të mund ta përkrahin Kosova dhe Shqipëria, në kuptimin që të zgjidhen problemet e shqiptarëve në Maqedoni”, ka deklaruar Maliqi. (INA)

Rama në “Shqip”: Fluksi i azilkërkuesve, pasojë e manipulimit. Blushi? S’komentoj komentatorët

rama-shqipNë emisionin “Shqip” këtë të hënë është i ftuar kryeministri Edi Rama. Edi Rama përgjigjet për pyetjet e shumta në prag të  zgjedhjeve të para si kryeminister i vendit.

A janë zgjedhur kandidatët e duhur? Pse u zgjodh Erion Veliaj në Tiranë? Si e vlerëson Rama garën me disa kandidatë në kryeqytet? Pse po kritikon Blushi dhe cili është qëndrimi i kryeministrit për tezat e deputetit socialist? A po largohen shqiptarët prej politikave të qeverisë, apo lëvizja është krejt normale?

Intervista

Rudina Xhunga: Basha sot ju quajti kryeministër turist i një popullit refugjat…

Edi Rama: Tani që po mbaron sezonin 4-vjeçar turistik si kryetar i Tiranës, është një person kompetent për të folur për turizmin.

Rudina Xhunga: Po për personat që kanë kërkuar azil në Gjermani?

Edi Rama: Le të jemi të vërtetë dhe ta shikojmë në sy njëri-tjetrin. Lëvizja e lirë në Shqipëri është shoqëruar me një fluks përpjekjesh për të shkuar dhe për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë Shqipërisë, dhe përgjithësisht në Perëndim. Nuk është një fenomen shqiptar, nuk është një fenoment i ri. Sot Serbia ka dyfishin e fluksit të lëvizjeve në raport me Shqipërinë dhe po t’i referohemi lëvizjeve migratore nga të gjitha vendet ish-komuniste dhe që janë lëvizje me synim përfitimi në tregun e përbashkët të punës…bëhet fjalë për miliona. Në këto javë jemi përballë një ngjarje që natyrshëm me të gjitha vendet ku është hequr regjimi i vizave. Ka një spekullim të madh që ka keqpërdorur një fakt. Gjermania, dhe për këtë arsye flukset kanë qenë të drejtuara në Gjermani, sepse ka bërë me dije kërkesën për 45 mijë të huaj. Për të huaj që zotërojnë zanate shumë specifike dhe që janë të nevojshëm për tregun e punës në atë vend. Nuk bëhet fjalë për një hapje dyersh për të mikpritur dhe integruar njerëz që shkojnë atje për arsye ekonomike dhe për këtë arsye mundësitë për të qëndruar atje janë zero. Ky manipulim dhe nevoja e njerëzve për një jetë më të mirë, që nuk është rezultat i qeverisjes sot në Shqipëri. Nuk duhet të bëhet një arsye që njerëzit të shkojnë për të kërkuar azil sepse mundësitë janë zero dhe kthehen më të varfër se ç’janë nisur.

Rudina Xhunga: A ka qeveria përgjegjësi për këta elementë kriminalë që kanë manipuluar?

Edi Rama: Padyshim janë kapur dhe janë ndëshkuar disa. Nuk bëhet fjalë në Shqipëri, siç ishte rasti në Kosovë për struktura të dukshme. Bëhet fjalë për shumë marrëdhënie të ndërmjetme individuale. Është e kotë që këtë fenomen ta lidhim me një apokalips dhe është e turpshme që këtë që po ndodh ta lidhim me qeverisjen e vendit. Fluksi është në rënie. Ka shumë më pak përpjekje dhe do të bjerë fare dhe do të rikthehemi në trendin natyral. Atëherë çfarë do të themi që u rrit ekonomia? Është speklullim kur thuhet se kjo ndodh sepse nuk ka më shpresë se njerëzit nuk kanë më të ardhme.

Rudina Xhunga: Edhe Ben Blushi gënjen kur flet…

Edi Rama: Kemi një klimë biznesi që shkon në drejtimin e duhur sipas vlerësimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Unë nuk komentoj komentatorët. Jam këtu për të folur mbi shifra, mbi fakte dhe mbi prova.

Rudina Xhunga: Burg për energjinë dhe pas dy vjetëve çfarë do të ngelet? Qytetet e ndryshuara? Reformat? Apo frika e burgut për të varfërit?

Edi Rama: Ky është një spekullim shumë i madh dhe unë këtu kam marrë shifrat. Kemi ndalur hemoragjinë në sektorin energjitik. Ishim në prag falimenti dhe është e njohur që për tragjeditë që nuk ndodhin nuk flet kush. Është frenuar një kolaps i sistemit dhe jemi në drejtimin e duhur dhe kemi mbi 350 mijë biznese dhe familje që janë futur në marrëveshje me kompaninë. Në këtë sektor janë arrestuar në flagrancë 1030 persona ku 790 janë biznese dhe vetëm 240 janë familjarë. Ky është bilanci i gjithë këtij spekullimi, burg…burg…burg. Kush vjedh energjinë elektrike, ose kush kujton se është më i mençur se të tjerët që e paguajnë atë një më një, është vjedhje dhe natyrisht që do të ndëshkohet sipas Kodit Penal të Shqipërisë.

Rudina Xhunga: Sa kohë do ju duhet që të bëhet shtet e më pas shteti të mendojë për qytetarët?

Edi Rama: Ju siguroj që përsa më takon, qeveria në të gjithë sektorët është duke ecur sipas planit dhe këtu do të jemi e do të flasim përsëri. Sot që flasim jemi gjatë operacionit. Nuk jemi në kushtet kur mund të themi që e kryem operacionin. Ne nuk kemi një shkop magjik. Nuk dimë ndonjë histori transformimi nga një gropë e madhe ku e gjetëm vendin në një vend të shpresës në 18 muaj. Nuk bëhet dot.

Rudina Xhunga: 21 Qershori nuk do të jetë test?

Edi Rama: Ne do të fitojmë zgjedhjet, por mua nuk do më shikoni duke thënë që ishte një test, por do më shikoni duke thënë që jemi në rrugën e duhur. S’ka shqiptar që nuk e ndjen dhe nuk e kupton që jemi në rrugën e duhur.

Rudina Xhunga: Tezat e Blushit thonë që s’jeni në drejtimin e duhur?

Edi Rama: Kam 18 muaj që çdo të enjte i përgjigjem të gjitha tezave që pse janë të gabuara kur ngrihen për të provuar që Shqipëria nuk po ecën në rrugën e duhur. Këtu dhe në çdo komunikim publik, do të më lejoni që t’u kujtoj se opozita ka fjalën, fjala është puna e saj, fjala jonë është puna. Jam i vendosur që shqiptarëve t’u flas me punë. Puna tregohet dhe shikohet.

Vazhdon…

/ Top Channel

SHBA: Në lista, kandidatë me probleme

ambasada usaZgjedhjet vendore, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu “kemi identifikuar disa emra personash me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar rastet e tyre me udhëheqësit politikë”. SHBA-të japin mbi gjysëm milioni dollarë për OJF-të vendase që do të vëzhgojnë zgjedhjet

Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu tha sot se në listat e kandidatëve për kryetarë bashkie të paraqitur nga partitë shqiptare disa prej tyre dyshohen për një të kaluar kriminale. Duke folur në një aktivitet ku u njoftua një ndihmë prej 500 mijë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara për procesin zgjedhor, ambasadori Lu, ndërsa nuk dha detaje të mëtejshme për kandidatët problematikë, u shpreh se për këto raste po diskutohet me udhëheqësit shqiptarë.

Ndërsa palët politike në Shqipëri po diskutojnë prej muajsh për të ashtuquajturin process të dekriminalizimit, dhe janë përfshirë ndërkohë në akuza të drejtpërdrejta për emra me të kaluar kriminale në listat e kandidatëve respektiv për zgjedhjet e 21 qershorit, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, heq cdo dyshim mbi këtë debat:  “Premtuam se do të shqyrtonim listat e kandidatëve për emra personash që kanë qenë të arrestuar apo të dënuar për krime të rënda qoftë në Shqipëri ose në vende të tjera. Në përgjithësi ndihemi mjaft mirë për listat, vecanërisht nga prania e një numri të madh kandidatesh gra të afta. Kemi identifikuar disa emra personash me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar rastet e tyre me udhëheqësit politikë.”

Ambasadori Lu, nuk dha detaje të tjera rreth kandidatëve mbi të cilët rëndojnë dyshime dhe nuk saktësoi se kujt krahu politik ata i përkasin. Të dy partitë kryesore, ajo socialiste e kryeministrit Edi Rama dhe partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, të cilat drejtojnë dy koalicione të mëdha, kanë përcaktuar tanimë pjesën dërrmuese të kandidatëve. Afati i fundit për regjistrimin e tyre është data 2 maj.

Ambasadori amerikan nxiti shoqërinë civile dhe qytetarët që t’i kërkojnë llogari politikanëve: “Nxisim gazetarët, OJQ-të dhe qytetarët e zakonshëm të kërkojnë që politikanët e tyre të përmbushin standartet më të larta etike. Të huajt nuk do t’i bëjnë këto zgjedhje të mira, por janë gratë dhe burrat e guximshëm të shoqërisë tuaj civile që do të sigurojnë që demokracia shqiptare të jetë e mbrojtur”.

Pikërisht për të forcuar rolin e shoqërisë civile, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të japin gjysëm milioni dollarë në mbështetje të OJF-ve vendase për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe ndërveprimin me votuesit, ndërsa një pjesë e fondeve do të shkojë si mbështetje teknike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ndërkaq ambasada në Tiranë por dhe selitë diplomatike amerikane në vendet fqinje me Shqipërinë në rajon, do të angazhohen direkt ditën e zgjedhjeve. “Personeli shqiptar dhe amerikan i ambasadës së Shteteve të Bashkuara si dhe kolegë nga ambasadat e SHBA-së të tri vendeve fqinje do të udhëtojnë në të gjithë vendin për të vëzhguar zgjedhjet. Por ne jemi vetëm një pjesë e vogël e një përpjekjeje shumë më të madhe ndërkombëtare. Përmes BE-së, ODIHR-it dhe asamblesë parlamentare të OSBE-së ne presim një përpjekje të fortë vëzhgimi, përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve”, u shpreh ambasadori amerikan

Lidhur me deklarimet e tij për kandidatët me problem, zëvendëskryeministri Niko Peleshi tha se shumica do të shohë me seriozitet cdo sinjal: “Ka një process nga ana jonë për të verifikuar pastërinë, apo historinë e cdo kandidati. Dhe ne jemi, madje e kemi treguar dhe në zgjedhjet e kaluara, që kemi një shqetësim të vecantë për të patur kandidatë me integritet të lartë”.

Ndërkaq, për të shmangur pjesmarrjen e kandidatëve me të kaluar kriminale opozita ka propozuar ndryshime urgjente në kodin zgjedhor. Kjo cështje ishte sot pjesë edhe e debateve në komisionin parlamentar për dekriminalizimin, ku përfaqësuesit e shumicës premtuan se do t’i shqyrtojnë me shpejtësi propozimet e opozitës. (voa)

Kosova shënon Ditën e të Pagjeturve

te pagjeturitKuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë plenare kushtuar 27 Prillit, Ditës së Personave të Pagjetur të Luftës. Në seancë ishin ftuar edhe përfaqësues të familjarëve e shoqatave të personave të pagjetur, si dhe diplomatë të akredituar në Prishtinë.

Fillimisht, ka folur deputetja Lirie Kajtazi, kryetare e Komisioni për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, e cila ka thënë se moszbardhja e fatit të mbi 1 mijë e 600 personave, tregon për një krim të pandëshkuar të luftës së fundit.

Me fillimin e dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ajo tha se shumë familjarë kishin shpresuar se do të bëhej më shumë për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Por, edhe sot e kësaj dite, vijoi Kajtazi, autoritetet serbe, megjithatë, nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim.

“Moszbardhja e fatit të pagjeturve bën që Kosova të mbetet dosje e madhe e krimit të pandëshkuar, e fajtori dihet. Ka adresë dhe ky është shteti i Serbisë, i cili jo vetëm që nuk kërkoi falje, e nuk shprehi as pas kaq shumë vitesh pak humanitet, por sot e kësaj dite nuk tregon së paku vendndodhjen e tyre. Me konventat ndërkombëtare krimet vazhdojnë deri në zbardhjen e tyre dhe jo vetëm të pagjeturit, por edhe familjarët e tyre vazhdojnë të viktimizohen tutje nga ankthi i pritjes”, ka thënë Kajtazi.

Në foltoren e Kuvendit është ftuar edhe përfaqësuesi i familjarëve të personave të pagjetur Bajram Qerkinaj.

Ai tha se personat që sot konsiderohen të pagjetur, u rrëmbyen dhe u morën të gjallë gjatë luftës së vitit 1999, dhe më pas askush nuk ofroi asnjë informacion për ta.

Që atëherë, Qerkinaj tha se familjarët dhe të afërmit e të pagjeturve jetojnë në ankth e vuajtje, por do të vazhdojnë të kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e fatit të tyre.

“Ne vuajtëm shumë. Unë po flas në emër të familjarëve, edhe të 1.650 personave të pagjetur. Në emër të familjarëve që vazhdojnë të vuajnë, në emër të familjarëve që vazhdojnë të presin lajme për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre. Në emër të atyre familjarëve, për të cilët lufta ende nuk ka përfunduar dhe liria për ta nuk e ka kuptimin e plotë”, është shprehur Qerkinaj.

Në emër të familjarëve të personave të pagjetur, Qerkinaj, ndër tjera, ka kërkuar që të zbardhet fati i 1 mijë e 650 personave të pagjetur, të ndëshkohen përgjegjësit për këto krime si dhe që për fatin e të pagjeturve të diskutohet në Bruksel, në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Pas seancës, në kuadër të shënimit të Ditës së të Pagjeturve, është zbuluar edhe një përmendore dedikuar personave të pagjetur që nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Aty, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafakanë kërkuar që përgjegjësit për zhdukjen e këtyre personave të ndëshkohen dhe u zotuan që për këtë temë të diskutohet edhe në Bruksel, në kuadër të dialogut me Beogradin.

Sipas shifrave zyrtare, janë mbi 1,600 persona nga Kosova, fati i të cilëve mbetet i pazgjidhur.

Së fundmi, Prokuroria për krime lufte e Serbisë, ka bërë hulumtimin e një varreze të mundshme në rrethinën e Novi Pazarit, në fshatin Kozarevë, në afërsi të lumit me të njëjtin emër.

Gërmimet vlerësuese kanë nisur në bazë të disa hetimeve, të cilat i kanë bërë zyrtarët e kësaj prokurorie.

Zyrtarët e Komisionit qeveritar për personat e pagjetur në Kosovë, të cilët kanë qenë të ftuar nga autoritetet serbe që të vëzhgojnë gërmimet, kanë theksuar se punimet janë ndërprerë, për shkak se kanë rezultuar të pasuksesshme dhe vend-gërmimi nuk përputhej me informacionet që kishte pala e Kosovës lidhur me varrezën eventuale masive, ku dyshohet të jenë varrosur civilët shqiptarë, të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

Megjihatë, ata thanë se tashmë ky proces i gërmimeve vlerësuese ka nisur në Kozarevë të Novi Pazarit, dhe ai do të duhej të vazhdojë edhe më tutje.

Fati i personave të pagjetur mbetet një nga plagët më të rënda të luftës së fundit. (rel)

Rreth 3200 viktima në zonën e katastrofës në Himalaje

NepalPas tërmetit shkatërrimtar në rajonin e Himalajës, numri i viktimave është në rritje. Veç kësaj, një goditje e fortë pasuese tërmeti goditi Nepalin dhe Indinë.

Sipas të dhënave të qendrës së SHBA për tërmet,et goditja pasuese ishte me një forcë 6,7 ballë. Qendra e goditjes ishte në Nepal, në jug të Kodarit, pranë kufirit me Kinën, në një thellësi prej rreth dhjetë kilometrash. Në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu njerëzit dolën në panik në rrugë. Në Mount Everest, në malin më të lartë të botës në Malësinë e Himalajës, ka vazhduar rënia e orteqeve. Në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, shtëpitë u lëkundën.

Më shumë se 3000 të vdekur

Të shtunën(25.04), një tërmet i fuqishëm i shkallës 7,8 tronditi Nepalin dhe të gjithë rajonin e Himalajas duke shkaktuar shkatërrime të mëdha. Përmasat e plota të katastrofës ende nuk dihen. Numri i viktimave që humbasin jetën po rritet gjithnjë e më shumë. Sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve, jetën e kanë humbur të paktën 23200 vetë. Në Kathmandu policia bëri të ditur se ndërkohë janë regjistruar 1953 të vdekur. Në Indi e humbën jetën të paktën 53 vetë. 17 vetë e humbën jetën në Tibet, bënë të ditur autoritetet kineze.

Në Nepal, për rajonet e tërmetit, në të cilat sipas të dhënave të OKB-së jetojnë 6,6 milionë vetë, u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Klinikat dhe morgjet janë të tejmbushura, konservat e gjakut dhe medikamentet po mbarohen, deklaruan Kombet e Bashkuara. Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në masën më të madhe.

Shumica e njerëzve në Kathmandu aktualisht jetojnë në qiell të hapur – edhe të plagosurit, që nuk kanë gjetur më vend në spitalet e stërmbushura. Mijëra vetë i kanë humbur shtëpitë ose kanë frikë të kthehen në godinat e rrezikuara për t’u rrëzuar. Vetë Presidenti Ram Baran Yadaf fjeti në një çadër, tha një zëdhënës i tij në radio.

Forcat e shpëtimit punojnë pjesërisht vetëm me duar, për t’i nxjerrë viktimat nga godinat e rrëzuara. Vargje të tëra godinash në rrugët e qytetit dhe në sheshe janë kthyer në gërmadha. Mungojnë mjetet profesionale, për të nxjerrë nga gërmadhat viktimat.

Në qytetin e populluar dendur me mbi 2,5 milionë banorë, tërmeti shkatërroi edhe tempuj dhe ndërtesa qindravjeçare. Gjendja në qytetet dhe fshatrat e largëta në Himalaje është e paqartë. Fshati Barmak, nën të cilin ndodhej epiqendra e tërmetit është shkatërruar thuajse tërësisht, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Ka nisur ndihma ndërkombëtare

Ndërkohë kanë nisur ndihmat ndërkombërtare për vendin e varfër aziatik. Inidia dërgoi disa avionë me ndihma si ushqime, ujë dhe aparatura komunikimi. Edhe nga Gjermania janë nisur ndihmës. Shoqatat ndërkombëtare të Caritasit kanë nisur tashmë punën në terren – dhe informojnë për probleme të mëdha. “Aksesi tek viktimat e tërmetit në shumë vende ende nuk është i mundur, sepse rrugët janë të mbyllura. Komunikimi është i vështirë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike”, deklaroi drejtori i Caritas Nepal, Pius Perumana.

Thirrje për donacione nga organizatat e ndihmës

Në Gjermani organizatat e ndihmës kanë bërë thirrje për donacione. Care për shembull planifikon që të mbështesë në Nepal deri 75.000 vetë me strehime emergjence, ushqime, tableta për pastrimin e ujit dhe ndërtimin e WC-ve portative.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e siguroi qeverinë nepaleze për mbështetje. Kancelarja i përcolli kryeministrit nepalez, Sushil Koirala ndjenjat e saj të solidaritetit, bëri të ditur zëvendëszëdhënësja qeveritare Christiane Wirtz në Berlin. Merkel është e tronditur për përmasat e katastrofës natyrore dhe për numrin e madh të viktimave. Qeveria gjermane është e gatshme që të ndihmojë me fuqitë e saj. Agjencia Federale e Ndihmës Teknike (THW) do të dërgojë një ekip në Nepal, i bëri të ditur një zëdhënës Deutsche Welle-s. (dw)