Bundestagu gjerman: t’i jepet fund vdekjes në Mesdhe

BundestaguVdekja e qindra refugjatëve në Mesdhe i preokupon të gjithë në politikën gjermane. Në Bundestag (parlamenti gjerman) deputetët diskutuan, se si mund të parandalohen në të ardhmen katastrofa të tilla.

Kampe pranimi në Afrikën e Veriut, misione ushtarake kundër kontrabandistëve, apo tragete që vijnë nga Afirka në Europë – ka shumë ide dhe propozime, se si mund të parandalohen në të ardhmen katastrofat e anijeve në Mesdhe. E pothuajse të gjitha këto u diskutuan në Bundestag një ditë para konferencës së BE-së në Bruksel për refugjatët organizuar me urgjencë. Pas një minutë heshtjeje për viktimat e fatkeqësisë së fundit deputetët nisën diskutimin. Gjatë diskutimeve të gjithë ishin në unanimitet: se duhet t’i jepet fund vdekjes në Mesdhe.

Si masë e parë duhet të përmirësohet shpëtimi i emergjencës në det, deklaroi ministri i Brendshëm Thomas de Maizière (CDU). Ai e përshëndeti propozimin e BE-së për dyfishimin e financimit të programit për mbrojtjen bregdetare “Triton” me gjashtë milionë Euro në muaj. Opozita në të kudnërt kërkoi, që të rifillojë programi më i zgjeruar “Mare Nostrum” dhe që ai të financohet nga BE-ja. Ky program italian, i aplikuar pas katastrofës së anijes së mbytur në Lampeduza në vitin 2013, u ndërpre për shkaqe financimi, kritikoi kryetarja e grupit parlamentar të ekologjistëve, Katrin Göring-Eckardt. Sipas saj, shpresohej, se me këtë mund të shuhej joshja për refugjatët, që ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm përmes Mesdheut. “Nuk është Mesdheu i tmerrshëm, por ka një politikë të izolimit, që po ndiqet prej vitesh”, tha ajo duke shtuar: “Kur është fjala për ekonominë dhe finncat ne vemë në dispozicion ombrella gjigante shpëtimi. Kur bëhet fjalë për refugjtët, ne dështojmë për nëntë milionë Euro.”

Të bllokohet aktiviteti i kontrabandistëve

Politikania ekologjiste u shpreh: të luftohen kontrabandistët, të cilët i konfrontojnë refugjatët me rrezikun vdekjeprurës duke i transportuar me barka të vjetra. Këtë objektiv e mbështet edhe qeveria federale. Ministri i Brendshëm de Maizière i cilësoi kontrabandistët si “kriminelë të ndyrë” dhe kërkoi, që atyre t’u bllokohet aktiviteti. “Nga Libia bandat e kontrabandistëve mund t’i dërgojnë fare hapur refugjatët drejt vdekjes, ata munden ta vazhdojnë të shpenguar këtë aktivitet. Ndaj ne duhet të diskutojmë, se si mund të shkatërrohen këto barka të vdekjes, se si mund ta dëmtojmë infrastrukturën e tyre”, deklaroi ai. Në rast të kundërt madje duhet të veprohet në mënyrë preventive, që anije të tilla të mos vihen në përdorim.

Deputeti socialdemokrat Rüdiger Veit tërhoqi vëmendjen, që diskutimi të mos kufizohet vetëm tek lufta kundër kontrabandistëve. Nuk ka shumë kontrabandistë, që i nxisin shumë refugjatë të marrin rrugën nga Afrika drejt Europës, por ka pikërisht kaq shumë kontrabandistë, sepse ka shumë refugjatë. Veit bëri thirrje, që ata që kanë nevojë për mbrojtje të shpërndahen në mënyrë më të drejtë në vendet anëtare të BE-së. Kjo kërkesë gjeti mbështetje të gjerë në Bundestagun gjerman. Nuk është e drejtë që vetëm dhjetë nga 28 vendet anëtare të BE-së pranojnë një numër të madh refugjatësh, theksoi ministri i Brendshëm de Maizière. Edhe të tjera shtete duhet ta pranojnë këtë përgjegjësi.

barka me refugjateKampe pranimi në Afrikë?

Një propozim, i cili prej kohësh diskutohet ndër grupet parlamentare të unionit konservator, është ideja e krijimit të kampeve të pranimit në Afrikë, ku refugjatët mund të aplikojnë për azil në Europë. “Ne duhet të krijojmë qendra të tilla pranimi edhe jashtë Europës, në mënyrë që të mund të bëjmë verifikimin e kërkesave”, rekomandoi deputeti krisitiansocial dhe ish-ministri i Brendshëm, Hans-Peter Friedrich. Por partia “E Majta” në opozitë është kategorikisht kundër të tilla opcioneve. Zëdhënsja e kësaj partie për politikën e brendshme, Ulla Jelpke, kërkoi që në vend të kësaj në Afrikë të dërgohen tragete, për t’i sjellë refugjatët në Europë. Këtu ata mund të paraqesin më pas kërkesën për azil. Ajo bëri thirrje gjithashtu që në Afrikë të luftohen shkaqet e emigrimit. E kjo kërkon një politikë të drejtë ekonomike e tregtare.

Ministri i Jashtëm Steinmeier u shpreh pak optimist lidhur me luftimin e shkaqeve të emigrimit. Sipas tij është e lehtë të shtrosh një kërkesë të tillë, por kudo atje, ku shteti dështon, është e vështirë të ndërtosh diçka. Stabilizimi i shteteve në krizë kërkon shumë mundim, kohë dhe durim. (dw)

Llalla: “Të luftojmë rryshfetet e të forcojmë besimin e publikut”

Adreatik LlallaProkurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla, ndodhet për vizitë pune në Gjermani. Për DW ai flet për bashkëpunimin Shqipëri – Gjermani në fushën e drejtësisë dhe sfidat e prokurorisë në Shqipëri.

Deutsche Welle: Z. Llalla, agjenda e një prokurori të përgjithshëm është rëndom e ngjeshur, por nisur nga realiteti aktualisht në Shqipëri agjenda juaj duket të jetë veçanërisht e ngarkuar. Si e menaxhoni ju këtë sfidë?

Adriatik Llalla: Axhenda e Prokurorit të Përgjithshëm është ajo e menaxherit të një prej institucioneve më të rëndësishëm në një shtet. Pra, si një menaxher, Prokurori i Përgjithshëm ka detyrë kryesore menaxhimin e burimeve njerëzore e hetimore brenda strukturës dhe koordinimin me institucionet e tjera kombëtare e ndërkombëtare në luftën kundër kriminalitetit.

Në fakt, duhet pranuar se aktiviteti kundër krimit nga viti në vit vjen duke u shtuar dhe kjo falë angazhimit të të gjithë strukturave ligjzbatuese në Shqipëri, por edhe mbështetjes e bashkëpunimit me autoritetet ndërkombëtare. Shqipëria ka një demokraci të re, e cila vijon të përballet me sfidat e vazhdueshme drejt forcimit të demokracisë. Korrupsioni është një sfidë që kërkon shumë energji për t’u përballuar, pasi është i shtrirë në thuajse të gjithë sektorët dhe nivelet publikë. Ky përfundim është rrjedhojë e rezultateve të hetimeve që prokuroria ka zhvilluar dhe po zhvillon. Kultura e korrektesës në shërbimet publike në Shqipëri ka ende shumë punë për t’u afruar me standartet e Bashkimit Europian. Po ashtu, edhe grupet kriminale, kryesisht ato që operojnë në fushën e trafikut të narkotikut, kanë pasur për vite me radhë një hapësirë të konsiderueshme për të krijuar dhe forcuar aktivitetin e tyre kriminal.

Sot, sfida e shtetit shqiptar, përfshirë edhe Prokurorinë, është përballimi dhe çmontimi i strukturave kriminale dhe korruptive të krijuara për vite me radhë. Nuk është e lehtë, por jo e pamundur. Në Shqipëri ka vullnet për të forcuar shtetin ligjor. Prokuroria ka mbështetjen e faktorit politik parlamentar për të forcuar rolin e saj dhe, në një vend ku shoqëria është e politizuar, kjo është një vlerë pozitive në punën e institucioneve të pavarura. Gjithashtu, kemi fituar besimin e partnerëve ndërkombëtarë, pasi po dëshmojmë se jemi partnerë seriozë në luftën kundër krimit të organizuar. Por, sërish duhet theksuar se kemi shumë punë për të bërë.

Një ndër kushtet kryesore që BE-ja i ka vënë Shqipërisë në procesin e integrimit të vendit në këtë union është lufta efikase kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një rol kyç në këtë drejtim luan pikërisht institucioni që ju drejtoni. Përse ka ngecje Shqipëria në këtë drejtim, pra ku çalon puna?

Më shumë se sa ngecje, siç e cilësoni ju, në vlerësimin tonë, ka përparim në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Janë goditur grupe kriminale, të cilat kanë shtrirje të gjerë në Shqipëri dhe vende të tjera të Bashkimit Europian. Janë vënë para përgjegjësisë penale zyrtarë, të cilët deri pak kohë më parë konsideroheshin të pandëshkueshëm. Natyrisht, është një fillim, i mirë, por sërish është një fillim. Pra, e pranojmë se pritshmëria e publikut në Shqipëri është shumë e lartë për aktivitetin hetimor, sidomos në luftën kundër korrupsionit. Nëse qytetarët, për një pjesë të mirë të shërbimeve publike duhet të paguajnë rryshfet, kjo natyrisht përkthehet në mungesë besimi ndaj institucioneve shtetërore. Kjo është sfida madhore e agjencive ligjzbatuese: të forcojnë besimin e publikut. Gjatë vitit 2014 dhe në vijim, një numër i lartë zyrtarësh të niveleve të ndryshme, në administratën tatimore, në pushtetin lokal, në agjencitë e pronave, në mjekësi, në arsim, etj., janë marrë nën përgjegjësi penale ose janë dënuar nga gjykata për veprime korruptive ose për shpërdorim detyre. Po ashtu, ka edhe gjyqtarë dhe prokurorë për të cilët janë ngritur akuza.

Një nga çështjet më të bujshme të kohëve të fundit, i ashtuquajturi rasti “Xibraka” u zbulua me të dhëna pikërisht nga Gjermani. Si e shpjegoni ju që një laborator i tillë ka mundur të veprojë kaq gjatë i patrazuar në Shqipëri dhe që sinjali u vjen institucioneve shqiptare pikërisht nga një vend kaq larg si Gjermania?

Kjo çështje vijon të jetë në hetim në Shqipëri. Janë arrestuar disa persona dhe po hetohet mbi aktivitetin dhe rolin e tyre, por edhe të bashkëpunëtorëve të tyre të mundshëm. Ndoshta është me vlerë të sqarohen disa momente se si nisi ky hetim. Në mesin e muajit dhjetor 2014, autoritetet gjyqësore gjermane kërkuan ndihmë juridike nga ana e autoriteteve shqiptare për lejimin e një veprimi procedurial, për llogari të një hetimi të tyre për trafik lëndësh narkotike. Me marrjen e kësaj kërkese, krahas ndihmës që iu ofrua autoriteteve gjermane, Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri nisi një hetim për llogari të saj, pasi informacioni i mbërritur nga Gjermania mund të ishte i vlefshëm edhe për territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, ky është një nga ato raste tipike të hetimit proaktiv, ku institucionet hetimore ndërmarrin me iniciativën e tyre një hetim, bazuar vetëm në një informacion të tërthortë.

Hetimi për këtë grup personash ka vijuar rreth 3 javë, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe rezultati ishte i suksesshëm: u zbulua një laborator kokaine, ndër më të mëdhenjtë e zbuluar në Shqipëri. Hetimi është në vijim dhe besoj se kur të përfundojë ndoshta do të kemi një situatë më të qartë se prej sa kohësh vepronte ky laborator, pra, nëse ka funksionuar prej pak ditësh apo për një kohë më të gjatë. Në këtë fazë të hetimit, nuk mund të jepet një përgjigje e saktë nëse laboratori ka funksionuar prej një kohe të gjatë.

Aktualisht ju ndodheni për një vizitë pune në Gjermani: ku konsiston bashkëpunimi bilateral në fushën e drejtësisë?

Prokuroria Shqiptare ka një mbështetje dhe bashkëpunim shumë pozitiv me autoritetet gjermane. Këtë e dëshmon edhe vizita jonë në Gjermani, me ftesë të Prokurorit të Përgjithshëm Federal, z. Harald Range, me të cilin diskutuam për tema të nxehta me interes rajonal dhe global. Tema kryesore e diskutimit natyrisht ishte çështja e terrorizmit ndërkombëtar dhe goditja e të ashtëquajturve “foreing fighters”, luftëtarët e rekrutuar për në konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme. U ndanë qëndrime të përbashkëta mbi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në aspektin hetimor dhe sidomos forcimi i komunikimit në kohë reale ndërmjet prokurorisë shqiptare dhe autoriteteve hetimore të landeve të Gjermanisë për çështje konkrete.

Në një plan të përgjithshëm, takimet e zhvilluara këtu i forcuan bindjen prokurorisë shqiptare se autoritet hetimore gjermane, ashtu si edhe Qeveria Gjermane, përbëjnë një prej aleatvë tanë kryesorë në forcimin e shtetit ligjor dhe në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian.

Çfarë ndihme i keni kërkuar konkretisht Gjermanisë?

Asistencë teknike dhe ligjore për forcimin e aktivitetit hetimor dhe pavarësisë së institucionit. Prokuroria gjermane është një ndër strukturat lider në Europë sa i përket hetimit dhe besojmë se mbështetja e saj do të vijojë të jetë një bazë shumë e rëndësishme për të rritur kapacitetet institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mund të them me kënaqësi, se gjetëm mirëkuptimin e plotë nga ana e homologëve gjermanë për këto kërkesa.

Le t’u rikthehemi dhe një herë kushteve që duhet të plotësojë Shqipëria për anëtarësim në BE – një theks i veçantë vihet edhe tek pavarësia e sistemit të drejtësisë prej politikës. A janë të pavarura institucionet e drejtësisë nga politika në Shqipëri?

Aktualisht, në Shqipëri po punohet për Reformën në Drejtësi. Institucionet kryesore, nën drejtimin e Parlamentit, janë angazhuar për të amenduar ose ndryshuar një korpus të gjerë ligjesh dhe rregulloresh, pikërisht për të forcuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Prokuroria Shqiptare është pjesë aktive e grupeve të punës të krijuar për reformën dhe konstatohet një mirëkuptim i plotë i të gjithë aktorëve kryesorë për të realizuar pavarësinë sa më të plotë të strukturave të drejtësisë.

Po të marrim një rast konkret: javët e fundit mbarë opinoni u trondit nga e ashtuquajtura aferë Doshi në Shqipëri. Ky rast përkoi në kohë edhe me shkarkimin nga detyra të kreut të prokurorisë për krimet e rënda. Në media kjo u komentua si një masë e marrë nën influencën e politikës. Cilat ishin arsyet e kësaj mase që ju morët?

Çështja “Doshi” dhe lëvizja e drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda janë çështje të ndryshme, të cilat i bashkon vetëm koha kur kanë ndodhur. Për rastin e denoncimit të deputetit Tom Doshi, sipas të cilit ishin paguar disa persona për ta eleminuar fizikisht, tashmë ai hetim ka marrë një drejtim tjetër. Deputeti Doshi, si edhe një tjetër deputet, Mark Frroku, tashmë po merren të pandehur pasi nga hetimi rezultoi se skenari për vrasje të deputetit Doshi ishte thjesht një inskenim i këtyre dy ligjvënësve për qëllime që pritet të dalin gjatë gjykimit.

Në kohën që nisi hetimi për çështjen “Doshi” u realizua edhe lëvizja e drejtuesit të Prokurorisë për Krime të Rënda, një lëvizje e cila ishte parashikuar të kryhej pak kohë më parë, më saktë, në janar 2015. Por, pikërisht për faktin se ishte në vijim operacioni “Xibraka” që diskutuam edhe më lart, i cili u finalizua në janar 2015, u shty në kohë lëvizja e drejtuesit të kësaj strukture, pasi ai ishte duke udhëhequr atë hetim shumë të rëndësishëm.

Që në krye të mandatit tim si Prokuror i Përgjithshëm, e kam shprehur se drejtuesit e prokurorive nuk mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë në të njëjtin vend pune, pasi puna e drejtuesit kërkon ritëm të lartë. Në këtë kuadër, brenda edhe hapësirës që lejon ligji, lëvizjet në nivelin drejtues kanë për qëllim rritjen e ritmit të punës.

Aktualisht në Shqipëri po diskutohet me zjarr tema e dekriminalizimit të parlamentit. Nisur nga fakti që kjo është padyshim edhe një sfidë për institucionin që ju drejtoni, kur mund të ketë rezultate konkrete në këtë drejtim? Pra kur Shqipëria nuk do ta ketë më të nevojshmë një debat për dekriminalizimin – është realiste kjo brenda mandatit tuaj si prokuror i përgjithshëm?

Në vlerësimin tim personal, përfshirja në tregun politik dhe publik e temës së dekriminalizimit, është një nismë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme. Qytetarët shqiptarë kanë nevojë që të zgjedhin dhe të udhëhiqen nga persona me cilësi të larta etike dhe morale. Debati dhe sfida për dekriminalizimin sapo ka nisur dhe kërkon kohën e saj për të arritur rezultate të prekshme. Nuk mund të aludojmë se sa kohë kërkon ky proces, por është shumë e rëndësishme që diskutimi për këtë temë ka përfshirë nivelet më të larta shtetërore. Prokuroria aktualisht ka nën hetim një deputet, i cili gjendet nën masën e “arrestit me burg” pasi akuzohet nga autoritetet belge për një vrasje të ndodhur në vitin 1999. Po ashtu, një tjetër deputet me rekorde kriminale, është në gjykim për goditjen për shkak të detyrës ndaj një deputeti tjetër. Pra, diskutimi mbi dekriminalizimin ka nisur të prodhojë efekte në nivele të larta, por edhe në nivele më të ulta, të cilat jo gjithnjë janë në vëmendjen e opinionit publik.

Dy UÇK-të, cila është e vërteta !?

uck komunikataJanë shfaqur dilemat se kush në të vërtetë po përdor emrin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe cila është e vërteta e kësaj.

Derisa dy ditë më parë mediat u vërshuan nga një komunikatë me siglën e UÇK-së e firmosur nga komandanti me nofkën ‘Flamuri’ për përgjegjësinë për sulmin në postën policore kufitare në Goshincë të komunës së Likovës, tashmë ka dalur edhe UÇK-ja tjetër e firmosur nga një komandant tjetër me nofkën ‘Kushtrimi’, informon INA.

Kjo e dyta përmes komunikatës së saj të shpërndarë në internet thekson se nuk ka ndërmarrë sulmin në Goshincë dhe se nuk ka gisht në këtë akt. Këtu shtohen dilemat se në të vërtetë kush po qëndron pas këtyre grupimeve që kryesisht po shfaqen në mënyrë virtuale përmes rrjeteve të internetit dhe se akoma nuk merret përgjegjësia më serioze, se në të vërtetë kush janë njerëzit që qëndrojnë prapa kësaj sigle

Dy komunikatat nuk mbajnë ndonjë vulë por së fundi edhe pa nënshkrime, pas skandalit me një komunikatë të kaluar, kur u zbulua se nën emrin e komandantit me nofkën Kushtrimi ishte vendosur një nënshkrim kopje i Guvernatorit të Bankës Evropiane.

Qytetarët janë të hutuar nga këto kontradikta që po ndodhin me emrin e UÇK, e cila u demobilizua me përfundimin e konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

UÇK  e komandant Kushtrimit thekson se “sulmi në Goshincë nuk është ndërmarrë nga njësitet e tyre”, derisa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë UÇK e firmosur nga komandanti me nofkën Flamuri.

Ja kontradiktat që shfaqen në dy komunikatat që përdorin emblemën e UÇK

 

uck komunikata 1

uck komunikata 2

Rusia sërish reagon dhe përzihet për situatën në Maqedoni

Rusia sërish ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Maqedoni, sidomos pas incidentit në postën policore kufitare në Goshincë, në afërsi të kufirit me Kosovën. Ministria e Jashtme ka nxjerrë një komunikatë lidhur me incidentin e fundit, ku ajo nuk ka lënë pa përmendur Kosovën, informon INA.

“Shprehim shqetësime të thella pas informacioneve për incidentin në kufirin e Maqedonisë kur një grup i armatosur mori nën kontroll postën policore kufitare. Ky incident tregon se në këtë pjesë të Ballkanit edhe më tej ka tensione të thella etnike dhe është vend për konflikt potencial. Për këtë situatë ndikim primar ka mosarritja serioze e sundimit të së drejtës dhe sigurisë në Kosovë, që është e qartë se kjo është edhe si pasojë e moszgjidhjes së problemit të Kosovës në tërësi. Kjo më nuk mund të injorohet, por edhe prania e shtuar e slloganeve shqiptaromëdha”, thekson komunikata e Ministrisë së jashtme të Rusisë.

Gjithashtu në fund nënvizohet se Moska shpreon se përpjekjet e autoriteteve maqedonase do të kenë përkrahjen e nevojshme ndërkombëtare për të kthyer rendin në këtë rajon problematik të vendit. (INA)

Guvernatori Sejko optimist për ekonominë

Guvernatori SejkoGuvernatori i Bankës së Shqipërisë është optimist se ekonomia shqiptare po ecën në drejtimin e duhur për të arritur parashikimin e një rritje prej tre përqind gjatë këtij viti. Genti Sejko, i cili po merr pjesë në takimet e Bankës Botërore dhe FMN-së thotë se institucioni që ai drejton po merr masa për të zgjidhur problemin e kredive të këqija me qëllim rritjen e nivelit të kreditimit të ekonomisë.

Zëri i Amerikës: Doja ta nisja këtë intervistë me një pyetje mbi problemet ekonomike me të cilat përballet vendi. Duket se rritja ekonomike vitin e kaluar ishte në nivelin e 1.89 përqind, nga objektivi i 2.1 përqind, pra një rritje jo në nivelin e duhur. Cilat janë problemet sipas jush?

Genti Sejko: Së pari ju falenderoj për këtë ftesë për intervistë në studion tuaj.

Eshtë e vërtetë se rritja ekonomike e viti të kaluar në Shqipëri, ishte në nivelin e 1.9, apo 1.89. Por nuk ka rëndësi, ekzaktësisht në presje dhjetore, se sa e lartë ka qenë kjo rritje. E rëndësishme është që rritja eknomike e 2014, ishte më e lartë se sa ajo e viti 2013. Ne kemi patur një rritje ekonomike prej 1.4 përqind në vitin 2013, dhe këtë viti kishim parashikuar si Bankë e Shqipërisë një rritje në nivelin e 1.8 përqind, ndërkohë që qeveria shqiptare dhe FMN-ja kishin parashikuar një rritje të 2 përqind. Kjo shifër tregon, pavarësisht nga diferenca e vogël që viti 2014 shënoi një rritje ekonomike progresive në krahasim me vitin 2013 dhe kjo ëhstë një shenjë e mirë për ekonominë shqiptare. Parashikimet për vitin 2015 janë për një rritje më të lartë. Ne presim që ajo të jetë më e madhe se viti i kaluar. Por ka shumë faktorë dhe problem komplekse të cilat ndërthuren me rritjen ekonomike.

Zëri i Amerikës: FMN-ja me sa di parashikon një rritje prej 3 përqind, ndërsa Berzh-i me 2.5 përqind. Cila është shifra juaj dhe ku mendoni se do të mbështet kjo rritje?

Genti Sejko: Sikurse theksova dhe ne parashikojmë të kemi rritje më të lartë. Nuk ka rëndësi nëse është 2.8 apo 3.2 përqind. E rëndësishme është që trendi i rritjes të jetë pozitiv. Dhe Banka e Shqipërisë gjithashtu, njëlloj si FMN dhe në bashkëpunim me FMN parashikon një rritje prej 3 përqind në vitin 2015. Por ekonomia shqiptare përballet me shumë sfida dhe vështirësi, sikundër përballen vendet e tjera të rajonit. Aktualisht ne kemi ato problem si cdo vend i rajonit, që lidhen me klimën e investimeve, besimin e konsumatorit dhe nivelin e konsumit. Pak a shumë problemet që sot janë në ekonominë greke nuk mund të mos  transmetohen dhe në ekonominë shqiptare. Ky është një element që mund të ketë një impakt negativ në rriyjen e ekonomisë shqiptare gjatë vitit 2015.

Gjithashtu ekonomia shqiptare ka patur një impakt jo pozitiv dhe nga niveli i ulët i financimit, niveli i ulët i kreditimit. Ne presim që gjatë vitit 2015 të kemi një nivel më të lartë të financimit të ekonomisë shqiptare. Pra bankat dhe sistemi bankar të jenë më aktive. Do të jetë një faktor që do të japë një impakt shumë pozitiv në rritjen ekonomike…

Zëri i Amerikës: Doja të ndërhyja këtu. Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë 13 herë për të ulur normën e interesit me qëllim nxitjen e kreditimittë ekonomisë. Megjithatë kjo nuk ka ndodhur. Cfarë rruge do të zgjidhni ju?

Genti Sejko: Eshtë e vërtetë. Banka e Shqipërisë ka ulur disa herë me radhë, gjatë viti 2014, normën bazë të interesit. Kjo ka qenë në përputhje me politikën dhe strategjine e Bankës së Shqipërisë për një politikë monetare lehtësuese. Ne do të vazhdojmë ta mbajmë këtë politikë dhe gjatë vitit 2015. Vërtetë nuk ka patur një rritje të kreditimit në nivele të larta, por është për t’u theksuar se kemi patur rritje të kreditimit gjatë vitit 2014. Kjo rritje ka qenë në nivelin 4.6 përqind. Dhe kjo rritje ka ardhur sigurisht si rezultat i politikës monetare lehtësuese të Bankës dhe uljes së normës së interesit në nivelin më të ulët historik prej 2 përqind.

Zëri i Amerikës: A është kjo një tendencë e qëndrueshme apo sezonale…?

Genti Sejko: Kjo është një tendencë e qëndrueshme në afatgjatë. Mund të jetë sezonale në aspektin e tremujorit të parë të vitit 2015, ku nuk kemi një rritje të lartë sa pritshmëria. Kjo ndodh normalisht në cdo fillim viti, po të shikosh historikun e rritjes së kreditimit dhe rritjen ekonomike në vite. Pasi vetë bizneset dhe bankat nuk janë shumë proaktive në financime  në fillim viti, pasi kjo është periudhë që përkon dhe me mbylljen e bilanceve. Përgjithësisht mesi dhe sidomos gjashtëmujori i dytë i vitit gjithmonë shoqërohen me një rritje më të lartë si të kreditimit dhe të rritjes ekonomike.

Por duke u rikthyer te politika monetare dhe norma e interesit, për t’ju përgjigjur më saktë pyetjes tuaj. Rritja ka qenë diku te 4.6 për qind, por në rast se Banka e Shqipërisë nuk do të kishte ndjekur politikën e saj me uljen e normës bazë të interesit, ne do të kishim patur një nivel edhe më të ulët të kreditimit dhe do të kishim patur një nivel edhe më të uletë të kreditimit dhe do të kishte patur një ndikim edhe më të ulët në rritjen e ekonomisë shqiptare. Eshtë për t’u theksuar se instrumenti i uljes së normës bazë të interesit si metodë konvencionale që Banka e Shqipërisë ka përdorur ka patur efekt vetëm në portofolin e kredisë në lek dhe jo në euro. Shqipëria është një ekonomi e e euronizuar dhe teprica më e lartë e kredisë konsiston në protofolin në euro. Por një element mjaft pozitiv për ‘tu theksuar është se pesha e kredisë në lek ka ardhur duke u rritur dhe po shkon drejt një raport 50 me 50 me portofolin e kredisë në euro dhe po rritet. Eshtë një element shumë pozitiv me ndikim jo vetëm në rritjen e ekonomisë në monedhën vendase por dhe shmang rriskun e këmbimit valuator në kreditë e këqija të cilat sot janë shumë problem.

Zëri i Amerikës: Le të flasim pak për kreditë e këqija. Shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit, pritej të jepte efekt në rënien e kredive të këqija. Por dicka e tillë nuk u verifikua? A keni ju të dhëna se sa përqind e parave që u shkuan bizneseve i kaluan bankave për shlyerjen e kredive të këqija?

Genti Sejko: Sigurisht që ne kemi të dhëna. Banka e Shqipërisë ka bërë analizat e saj për pjesën e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Eshtë fakt, sikurse ju e thatë, se shlyerja e këtyre detyrimeve nga qeveria kundrejt biznesve të mëdha nuk ka patur efekt të ndjeshëm në uljen e kredisë së keqe. Por duhet të jemi të vetdijshëm se në rast se nuk do të ishte bërë shlerja e këtyre detyrimeve, atëherë kreditë e këqija do të ishin në nivel edhe shumë më të lartë. Ajo që ka ndodhur është se bizneset kanë patur shumë detyrime dhe nevoja shumë të larta për likuiditet. Dhe duhet thënë se shlyerja e këtyre detyrimeve ka qenë një hap shumë pozitiv që i ka dhënë frymëmarrje biznesit pavarësisht nga ndikimi që ka patur në uljen e kredive të këqija.

Bizneset përmes marrjes së këtyre detyrimeve kanë shlyer mjaft borxhe që kanë patur me njëra tjetrën dhe  me shumë nënkontraktorë të tjerë. Kjo ka përmirësuar klimën e biznesit dhe sigurisht që një pjesë e këtyre detyrimeve ka shkuar dhe për uljen e kredive të këqija në banka. Shlyerja e këtyre detyrimeve ka përmirësuar bilancet e bizneseve, i ka bërë ato më të  mundshme për të përfituar kredi nga bankat dhe në vazhdimësi ky ëstë një faktor pozitiv që do të ndikojë për bashkëpunimin mes bankave dhe biznesit. Ne jemi duke bashkëpunuar me qeverinë shqiptare në drejtim të të gjithë faktorëve dhe elemntëve që do të ndikojnë në uljen e kredive me probleme

Zëri i Amerikës: Pas misionit të fundit të FMN-së, ku Ju dhe ministri i Financave u angazhuat për të marrë hapa konkret për masa që duhen marrë për uljen e kredive të këqija. Si është situata?

Genti Sejko: Ka një nismë shumë serioze nga ana e Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe ministrinë e Financave për të trajtuar problemin e kredive të këqija. Kemi një shifër të konsiderueshme pavarësisht se sot është në rënie. Eshtë në nivelin e 22.5 përqind nga 25 përqind që ka qenë. Pra trendi është në rënie, dhe ky është një element shumë pozitiv. Ne synojmë që ta ulim dhe më tepër, pasi kreditë e këqija dëmtojnë klimën e biznesit dhe frenojnë bankat në drejtim të kredidhënies e që do të ndikonte më pas dhe në rritjen ekonomike. Banka së Shqipërisë në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe ministrinë e Financave po harton një plan konkret masash për të ndihmuar bankat dhe për të trajtuar të gjitha problemet që pengojnë në përformancën e krecdive dhe në shlyerjen e kredive me problem. Ne kemi patur takime intensive me drejtuesit ekzekutiv të bankave të nivelit të dytë, si unë dhe ministri i Financave. Kemi dhënë të gjithë mbështetjen dhe ndihmën tonë për të gjitha problemet që kanë në raport me anën ligjore dhe rregullative, ndërkohë që dhe në presim nga vetë bankat që të jenë më proactive në drejtim të trajtimit të portofoleve të kredive të këqija. Praktikisht ka një plan masash që lidhet me ristrukturimin e kredive, me fshirjen e tyre nga bilancet. Por në këtë aspekt një rol të rëndësishëm ka dhe sistemi ligjor, dhe ministria e Drejtësisë. Në raport me ekzekutimin e kolateraleve, ligji është ndryshuar, por shpesh herë ne shohim që rastet problematike mbeten në gjykata dhe ka një shtyrje në afate kohore të cilat ndikojnë negativisht në kthimin e cash-it në bankat e nivelit të dytë. Në raport me gjithë këto problem, në bashkëpunim me ministrinë e Financave dhe Fmn-ë në muajin qershor ne do të organizojmë një forum të posacëm, ndërsa në muajin shtator do të hartojmë një program strategjik për të trajtuar këtë problem, që përfundimisht ta kemi të zgjidhur këtë problem.

Duhet patur parasysh se pavarësisht të gjithë hapave të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë dhe ministria e Financave, elementi kryesor që do të ndikojë në uljen e kredive me problem, është rritja e kredisë në ekonomi, pasi kreditë e këqija janë në raport me totalin e kredisë së dhënë. Në rast se do të kemi frymëmarrje, do të kemi financim e proaktivitet nga bankat e nivelit të dytë në drejtim të kredishënies, atëherë dhe niveli i kredive të këqija do të bjerë. Duke përfshirë dhe masat e marra natyrisht që kreditë e këqija nuk do të jenë më një problem në sistemin financiar shqiptar. Ajo që presim e që ne kërkojmë dhe synojmë është që bankat të jenë proactive ne kreditim, por një kreditim të matur, të rregulluar dhe të mirëmonitoruar. Pra që kreditë e reja të jenë të shëndetshme dhe të mos jenë më kredi të këqija.

Zëri i Amerikës: A e ka luajtur Banka rolin e saj në monitorimin e këtyre kredive?

Genti Sejko: Patjetër Banka e Shqipërisë ka luajtur rolin e saj dhe vazhdon ta luajë përmes mbikqyrjes bankare por dhe përmes funksioneve dhe njësive të tjera të Bankës së Shqipërisë, sikundër janë politika monetare, stabiliteti financiar, analiza dhe statistikat e saj. Ky është një problem më i gjerë se sa Shqipëria. Nga takimet që ne kishim në mbledhjen e pranverës në FMN u prezantuan dhe pamë që nuk ëhstë vetëm Shqipëria por të gjitha vendet e rajonit që përballen me të njejtat problematika dhe situate. Kreditë me problem nuk janë vetëm një problem rajonal por dhe mbarëbotëror në ditë e sotme, që shoqërohen me elementët e krizës dhe Shqipëria nuk është një vend imun. Duke qenë në kufi me shtet që kanë problematikat e tyre reflektohen pastaj problemet si në gjendjen e import eksporteve si në gjendjen e biznesve.

Zëri i Amerikës: Duke qenë se jemi te problematika e vendeve fqinje. Gjendja financiatre në Greqi vazhdon të jetë shqetësuese për Bashkimin Europian. Ende nuk është arritur një marrëveshje. A jeni të përgatitur ju për skenarin e  mundshëm të daljes së Greqisë nga eurozona dhe si pritet që kjo të ndikojë te bankat greke në Shqipëri?

Genti Sejko: Ne padyshim jemi të përgatitur për cdo skenar të mundshëm. Ne nuk do të donim që Greqia të dilet nga eurozona. Po të marrim skenarin më të keq është detyra jonë të jemi të përgatitir për cdo skenar. Ky është një ndër rolet dhe detyrat kryesore të Bankës qëndrore si institucion rregullator dhe ligjvënë në sistemin financiar. Ka kohë, jo tani, që Banka e Shqipërisë po analizon të gjithë skenaret e mundshme për të qenë të përgatitur në rast se do të kishim një dalje të Greqisë nga eurozona.

Unë do të doja të theksoja se kriza greke ka kohë që ka filluar dhe ekonomia shqiptare i ka marrë goditjet dhe efektet negative nga kriza greke që disa vite më parë. Praktikisht kemi një rëne të remitancave, pothuajse e kemi pritur këtë, sikurse dhe niveli i lartë i papunësisë në ekonominë gree ka ndikuar që një pjesë e emigrantëve shqiptarë të jenë kthyer dhe me mundësitë e tyre të kenë bërë disa investime. Ndërkohë nga ana tjetër, në raport me nivelin e importeve dhe eksporteve, Shqipëria me të vërtetë ka  një nivel të lartë të investimeve të huaja, nga Greqia por niveli i eksporteve të ekonomisë shqiptare drejt ekonomisë greke është i ulët, pra është vetëm 3 përqind. Ky është një faktor pozitiv që tregon se ne jemi të mbrojtur deri diku në nivelin ekonomik, kundrejt ekspoerteve në ekonominë greke. Ajo që është me e ndjeshme, është sistemi bankar dhe financiar. Ne kemi tre banka grake që veprojnë në Shqipëri. Dua të theksoj për të qenë i sinqertë dhe i saktë, jo për të dhënë mesazh pozitiv, por për të thënë atë që është reale. Këto banka janë të mirë kapitalizuara, kanë shtuar capital nga mëmat e tyre gjatë viteve të fundit. Kanë një normë mjaftueshmërie kapitali në nivein 17 përqind, që është shumë më lartë se c’është niveli i kërkuar nga Banka e Shqipërisë dhe kanë tepricë likuiditeti. Pra dy elementët bazë të sigurisë në këto banka janë shumë të qëndrueshmë dhe shumë të mirë. Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë ka marrë masa që ….

Zëri i Amerikës: Sipas shtypit ju i keni bërë thirrje këtyre bankave të mos jenë shumë të ekspozuara…

Genti Sejko: Jo, nuk u kemi bërë një thirrje të tillë. Bankat greke ashtu si dhe të gjitha bankat e tjera të huaja që veprojnë në Shqipëri kanë portofolet e tyre të investimit sin ë kredidhënie ashtu dhe në vendosje në bankat e huaja, pasi teprica e likuiditetit sigurisht do të vendoset në bankat e huaja, por  e rëndësishme është që të jenë banka të shteteve të rëndësishme e të fuqishme, banka të zonës A. Ne kemi parë dhe monitoruar që bankat greke të mos kenë, dhe ato nuk kanë ekspozime meshtetin mëmë, me bankat mëmë kundrejt rriskut që mund të kenë. Pra bankat greke nuk kanë vendosje me shtetin mëmë, e para. Janë likuide. Këto vendosje i kanë sikurse i kanë dhe bankat e tjera. Ne nuk i kemi bërë thirrje, sepse nuk shohim arsye ta bëjmë këtë.

Nga ana tjetër ne kemi marrë masa rregullative, që bankat greke të jenë “të izoluara” të jenë immune ndaj cdo goditje nga kriza greke. Ato janë të licencuara dhe operojnë në Shqipëri si banka më vete dhe cdo përkeqësim në ekonominë greke, përvec faktorëve të besimit, nuk do të kishte faktor real dhe të fuqishëm kundrejt këtyre bankave greke, pasi kapitali është i dedikuar dhe i paguar në Shqipëri. Këto banka janë me vet-financim. Kanë depozitat e depoziuesve shqiptarë dhe biznesin e tyre e kryejnë në territorin e Shqipërisë. Në këto kushte nuk shikojmë arsye serioze konkrete, por sigurisht besimi dhe duhet të jemi të qartë që besimi do të ndikonte jo vetëm ndaj bankave greke por ndaj çdo banke. Eshtë shumë e rëndësishme të mos trondisim në mënyrë të panevojshme besimin e depozituesve dhe klientëve.

Zëri i Amerikës: Në raportin tuaj të fundit ju prekët çështjen e besimit të bizneseve dhe besimit të konsumatorëve që ka pësuar rënie si pasojë e gjendjes ekonomike dhe financiare të vendit. Si e shikoni ju këtë tendencë? A po ecën ekonomia në drejtimin e duhur?

Genti Sejko: Ne kemi kryer një vrojtim, një vrojtim statistikor që e kryejmë gjithmonë. Në tremujorin e parë të vitit 2015, të dhënat e indeksit të besimit të konsumatorëve dhe të biznesit është e vërtetë që kanë treguar një rënie. Kjo vjen si pasojë e të gjithë situatës në rajon, jo vetëm në Shqipëri por në Itali, Greqi dhe më gjerë.

Zëri i Amerikës: Të flasim për faktorët e brendshëm që kanë ndikuar në këtë besim

Genti Sejko: Në faktorët e brendshëm do të doja të theksoja nivelin e eksporteve dhe të importeve dhe niveli i investimeve të huaja që pastaj shoqërohen në punësim. Sigurisht që ne nuk kemi patur nivelin e duhur të investimeve të huaja dhe do të thoja që sfida e ekonomisë shqiptare, e qeverisë shqiptare dhe e të gjithë faktorëve të tjerë regullator institucional në Shqipëri është kundrejt tërheqjes së investimeve të huaja pasi në se do të kemi nivel më të lartë të investimeve do të rritet punësimi, do të rritet ekonomia dhe financimi dhe rrjedhimisht edhe besimi i konsumatorit. Nga anketimet e kryera kemi parë që të dhënat janë të ulta për tremujorin e parë, por pritshmëritë sidomos nga ana e biznesit janë pozitive për pjesën e mbetur të vitit 2015. Është shumë e rëndësishme të theksojmë dhe duhet të jemi të vetdijshëm që në drejtim të tërheqjes dhe thithjes së investimeve të huaja, rolin kryesor e ka qeveria me reformat strukturore dhe me paketat që duhen përgatitur në drejtim të këtij synimi.

Zëri i Amerikës: Jeni dakort ju me politikat ekonomike që po ndjek qeveria shqiptare?

Genti Sejko: Deri tani qeveria shqiptare ka ndjekur disa reforma strukturore. Ne jemi të qartë dhe të vetdijshëm se Shqipëria ka shumë probleme dhe nuk mund t’i adresosh të gjitha problemet, është e pamundur. E rëndësishme është që të fillohet nga problemet më kryesore, më prioritare dhe reformat e qeverisë shqiptare kanë filluar si nga energjia, infrastruktura dhe të tjera që nuk po i përmend. Kanë dhënë efektet e tyre pozitive sigurisht. Duhet kohë që edhe reformat të japin rezultatet. E rëndësishme është që ne jemi në drejtimin e duhur dhe rritja ekonomike në vitin 2014 ka treguar që ekonomia shqiptare po shkon drejt rritjes sikurse edhe pritshmëritë dhe bashkëpunimi ynë me FMN-në po tregojnë që ne mund të kemi rritjen e pritshme. Por e ritheksoj edhe njëherë se situata në rajon, situata në Greqi, mund të kishte impaktet e veta negative. Eksportet në fillim të vitit kanë shënuar një rënie. Pra normalisht që ne përballemi me sfida, përballemi me vështirësi, duhet të jemi të vetdijshëm që ka element dhe faktorë pozitiv që na bëjnë optimist, sikurse ka edhe faktorë që duhet t’i adresojmë. Ne duhet të vazhdojmë të përqëndrohemi tek reformat strukturore. Banka e Shqipërisë ka qënë pjesë e këtyre reformave strukturore, sidomos ajo në sistemin bankar dhe financiar. Kemi përdorur të gjithë instrumentat tona në drejtim të lehtësimeve monetare, në drejtim të stimulimit të kreditimit. Por vetëm me këto mjete është e pamundur në rast se nuk kryejmë reforma të gjithanshme strukturore në ekonominë shqiptare.

Akuzat kundër Gazpromit dhe rreziku për më shumë tensione

PutinBashkimi Evropian ka akuzuar gjigandin shtetëror të gazit rus, Gazprom, për shkelje të rregullave të monopolit – hap që ka gjasa të përkeqësojë edhe më shumë tensionet midis Moskës dhe Perëndimit.

Bashkimi Evropian dyshon se Gazpromi abuzon me pozitën e tij dominuese në treg për të nxjerrë çmime më të larta nga vendet evropiane, që mbështeten në gazin rus, dhe për të penguar lëvizjen e lirë të gazit brenda BE-së.

Akuzat specifike janë se Gazpromi mund të ketë penguar disa vende të BE-së nga ri-eksportimi i gazit të blerë nga kompania, mund të ketë lidhur në mënyrë të padrejtë çmimet e gazit me çmimet e naftës dhe mund të ketë bllokuar vendet nga shumëllojshmëria e furnizimeve të tyre me gaz.

Akuzat kanë të bëjnë me marrëveshjet e Gazpromit me tetë vende të Evropës qendrore dhe lindore që importojnë të gjithë ose shumicën e gazit nga Rusia: Bullgaria, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia dhe Sllovakia.

Të gjitha këto vende janë ankuar se Gazpromi u ka vënë atyre çmime më të shtrenjta se shteteve të Evropës perëndimore.

Qeveritë perëndimore kanë akuzuar për kohë të gjatë Rusinë se përdor Gazpromin si mjet politik për të frikësuar fqinjët dhe për të nxitur grindje midis anëtarëve të BE-së.

Faza e parë e hetimeve ka nisur në vitin 2011, me bastisje të zyrave të Gazpromit në shtetet anëtare të BE-së, të cilat janë ankuar për praktikat e firmës. Në vitin 2012, ndërkaq, kanë nisur hetimet formale.

Burime të BE-së i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se akuzat kundër Gazpromit kanë qenë gati qysh vitin e kaluar, por janë lënë në tryezë për shkak të shqetësimeve për tensionim të mëtejmë të marrëdhënieve me Moskën. Tensionet janë shfaqur që nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë vendosur sanksione kundër zyrtarëve dhe kompanive ruse, pasi Kremlini ka aneksuar Krimenë nga Ukraina dhe vazhdon të mbështesë separatistët në lindje të Ukrainës.

(Autoritetet e BE-së) kanë hapur çështjen formalisht në vitin 2012. Është dashur kohë shumë, shumë e gjatë për të arritur deri këtu. Dhe, tani jemi në një situatë krejtësisht të ndryshme politike për shkak të Ukrainës. Kjo e ngjyros krejt kontekstin e këtij gjykimi”, thotë Jonathan Stern, kryetar i Programit për Kërkime të Gazit Natyror në Institutin Oxford për Studime të Energjisë.

Komisionarja evropiane kundër monopolit, Margrethe Vestager, e cila ka marrë postin e saj në muajin nëntor, ka mohuar se hetimi në Gazprom është nxitur nga politika.

Burime në Komisionin Evropian i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se akuzat anti-monopol kundër gjigantit të internetit Google, i cili ka selinë në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se BE-ja nuk veçuar vetëm Gazpromin.

Gazpromi ka 12 javë kohë për t’u përgjigjur dhe për t’u mbrojtur kundër çdo akuze, si dhe për të negociuar një zgjidhje me BE-në. Kompania ka thënë se është e gatshme për të ndjekur zgjidhjen.

Megjithatë, nëse nuk arrihet marrëveshje, BE mund të vendosë gjoba deri në 10 për qind të shitjeve totale të Gazpromit ose të kërkojë që kompania të ndryshojë praktikat e saj të biznesit.

Këto ndëshkime mund të jenë të kushtueshme për Gazpromin në kohën kur Rusia përballet me vështirësi ekonomike, si pasojë e rënies së çmimeve të naftës dhe sanksioneve të Perëndimit.

Analistë të firmave huadhënëse të Rusisë, Sberbank dhe VTB, llogarisin se Gazpromi mund të gjobitet me 2 miliardë dollarë, respektivisht 3.8 miliardë dollarë.

Por, çfarë reagimi mund të presë Perëndimi nga Rusia?

Marrë parasysh marrëdhëniet aktuale të nevrikosura midis Moskës dhe Perëndimit, zyrtarët rusë pritet t’i cilësojnë akuzat e BE-së kundër Gazpromit si përpjekje për të izoluar dhe dobësuar Rusinë.

Por, është e paqartë nëse Kremlini do të përgjigjet me masa konkrete si ato që ka ndërmarrë presidenti rus, Vladimir Putin, dy vjet më parë.

Pasi BE-ja ka nisur zyrtarisht hetimet kundër Gazpromit më 2012, Putin ka nënshkruar një dekret, i cili kërkon nga firmat strategjike të Rusisë, të cilat operojnë jashtë vendit, që të marrin leje nga qeveria para se të zbulojnë të dhëna për rregullatorët e huaj, para se të ndryshojnë kontaratat ose të shesin pronat jashtë vendit.

Dekreti po ashtu kërkon nga qeveria që të refuzojë lejen për zbulimin e informacioneve që mund të dëmtojnë interesat ekonomikë të Federatës Ruse. (rel)

Wisner: Kërcënimet e Beogradit shqetësuese

wisnerPo vazhdojnë reagimet ndërkombëtare kundër vendimit të Beogradit për moslejimin e vizitës së Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Serbi.

Ambasadori Frank Wisner, i cili ka qenë edhe kryenegociatori i Departamentit të Shtetit në negociatat e Vjenës, ka dhënë një deklaratë të zgjeruar për KosovaPress ku ka dënuar sjelljet e Beogradit si një “shembull fatkeq i një mundësie të humbur në avancimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Ambasadori Frank Wisner ka thënë se qeveria serbe ka cituar një vendim të vitit 1997 nga regjimi i Millosheviçit, duke e kërcënuar Thaçin me arrest.

“Kjo lloj politike është për keqardhje. Këso lloj deklarata serbe vetëm sa do ta ndezin opinionin publik në Kosovë. Ky refuzim serb është në kundërshti të qartë me mënyrën se si Kosova ka organizuar mirëseardhje në vizitat e presidentit, kyeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Serbisë”, ka deklaruar Wisner.

Për personat si unë që kanë punuar për pajtim në rajon, ka shtuar Wisner, vendimi i Serbisë është shumë fatkeq.

“Nëse dy popujt dëshirojnë të arrijnë normalizim të marrëdhënieve të paraparë me Marrëveshjen e Brukselit, çdo mundësi duhet të përdoret që të përmirësohet komunikimi dhe të adresohen çështjet e dekadave të dhimbshme të së kaluarës. Kërcënimet me arrestime për njerëzit e paqes janë të gabueshme dhe kundërproduktive”, përfundon ambasadori Wisner.  (rtk)

Incidenti në Gushincë, skenar apo sinjal për destabilizim

policia mkGjendja e sigurisë në rajonin e Likovës, është normale pas incidentit të së hënës të raportuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, për një sulm të armatosur ndaj pikës kufitare në fshatin malor Gushincë, në kufirin me Kosovën.

Në këtë zonë, sipas MPB-së, janë dërguar forca policore për të vendosur kontrollin ndaj stacionit policor, i cili, sipas saj, ishte cak i sulmit të rreth 40 personave që ishin prezantuar si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Lidhur me këtë incident, të martën vonë, ka mbajtur mbledhje Këshilli i Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga presidenti maqedonas, Gjorgje Ivanov.

Në komunikatën e publikuar, thuhet se “institucionet kompetente kanë ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit, gjetjen dhe sanksionimin e autorëve të këtij akti terrorist“.

Këshilli, gjithashtu ka ftuar të gjithë faktorët në vend që të sillen me “përgjegjësi dhe të mos e keqpërdorin rastin për qëllime të ndryshme“.

Por, ky incident ka hasur në reagime të ndryshme në opinion, duke shfaqur dyshime lidhur me ekzistimin e tij, edhe për faktin se banorët e fshatit lidhur me këtë rast ishin njoftuar nga mediat në orët e vona të pasdites.

Njohësit e çështjeve të sigurisë, thonë se bëhet fjalë për “skenar të pushtetit për të shpërqëndruar vëmendjen nga kriza politike si pasojë e aferës së përgjimeve“.

Vlladimir Pivovarov, profesor i çështjeve të sigurisë në Universitetin Fon të Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se rasti ka të bëjë me shumë dilema dhe paqartësi.

“Në historinë e terrorizmit ndoshta ky është rasti i parë që të mund të mësohet për një sulm atipik të terrorizimit nëse vërtetë ka ekzistuar. Është simptomatike të kryhet sulm terrorist dhe të mos ketë viktima, të mos dihen sulmuesit, policët të mos bëjnë rezistencë, e kështu me rradhë. Ka shumë dilema, shumë paqartësi, shumë çështje simptomatike, dyshime, nëse vërtëtë ka ndodhur diçka e tillë”.

“Këtë e thëm nëse ngjarja analizohet në aspektin taktik dhe kriminalisitik. Ministria e Brendshme njofton për rastin 10 orë pasi që ka ndodhur, diçka e palogjikshme. Forcat policore nisen për në vendin e ngjarjes sikur të bëhet fjalë për ndonjë lojë sporti e jo akt terrorist“, thotë Pivovarov.

Bashkim Selmani, profesor i së drejtës penale në Unviersitetin e Tetovës, thotë për Radion Evropën e Lirë, se bëhet fjalë për skenar të paramenduar mirë, për ngritjen e tensioneve ndërentike në kohën e krizës së thellë politike.

Ai thotë se pushteti tenton me çdo kusht që të gjejë mënyra për të zhvendosur vëmendjen nga “afera e përgjimeve“, skandal, ky sipas tij, më i madhi që ka përjetuar ndonjëherë Maqedonia.

“Është inskenim aventuresk dhe vetë përzgjedhja e këtyre terreneve, pra në territoret shqiptare do të thotë përbuzje e të gjitha atyre investimeve të bëra nga Evropa dhe bota. Kjo është rruga më e keqe që ka zgjedhur aparati shtetëror që me akte të tilla të mbulojë krimet dhe veprimet e tjera”.

“Në drejtësi ka një term që thotë se nuk ka krim pa gjurmë andaj do të ishte mirë që gjurmët t’u përshtaten njerëzve adekuat, ata që kanë inskenuar aktin, e jo te qytetarët e pafajshëm. Për ne shqiptarët, kjo ngjarje që ka ndodhur është një ofendim i madh“, thotë Selmani për Evropën e Lirë.

Ndërkohë, vlerësime për ngjarjen ka dhënë edhe Stojanço Angellov, një nga ish-komandantët kryesor të forcave speciale policore maqedonase nga konflikti i vitit 2001. Ai ka dalë më vlerësime se pushteti ka ndarë 2 milionë euro për të inskenuar ngjarje të tilla me qëllim destabilizimin e vendit.

“Ne prej para disa javësh e paralajmëruam një mundësi të tillë. Unë personalisht, nga disa burime të pavarura kam të dhëna se persona të armatosur kanë marrë rreth 2 milionë euro që të kryejnë akte për shpërqëndrimin e vëmendjes, nuk do të thoja destabilizim, sepse destabilizimi është vështirë të ndodhë në rajonin e Kumanovës dhe Likovës”.

“Mendimi ynë është se e gjithë kjo është bërë me qëllim të tërheqjes së vëmendjes nga afera e përgjimeve”, ka deklaruar Angellov, i cili tani drejton partinë “Dinjiteti“, që tubon ish pjestarët e forcave maqedonase të sigurimit.

Burimin e informacionit zoti Angellov nuk e ka saktësuar.

Ditë më parë, për rastin kanë reaguar edhe partitë politike.

Bashkimi Demorkatik për Integrim në qeveri ka dënuar rastin duke thënë se ai dëmton intersat shqiptrare. Nga partia VMRO DPMNE e kryeministrit, Nikolla Gruevski, kanë thënë se bëhet fjalë për akt terrorist ndërsa LSDM-ja ngjashëm si ekspertët, e quan skenar për shpërqëndrimin e vëmendjes nga “afera e përgjimeve“. (rel)

Turqia bën thirrje që Pres. Obama të mos përdorë fjalën “genocid”

turqia mevlut kerryAnkaraja po shqetësohet gjithmonë e më shumë se Presidenti Barack Obama mund të ndjekë shembullin e Papa Françeskut dhe të Parlamentit Evropian në përdorimin e fjalës “genocid” me rastin e 100 vjetorit të fillimit të vrasjeve masive të armenëve më 24 prill. Një zyrtar i lartë turk paralajmëron se do të merren hapa politike dhe ushtarake nëse përdoret fjala “genocid”.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu erdhi në Uashington për t’u takuar me homologun e tij amerikan John Kerry për ta bindur që Presidenti Obama të mos përdorë fjalën “genocid” në fjalimin e tij të përvitshëm për vrasjet masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore.

Ankaraja po alarmohet gjithmonë e më shumë se po piqen kushtet që ato vrasje të quhen me emrin genocid nga aleatët e saj, thotë Semih Idiz, një analist diplomatik për gazetën turke  Taraf dhe faqen e internetit Al Monitor.

“Pas deklaratës së Papës, pas rezolutës jodetyruese të parlamentit evropian, dhe pas nbjoftimeve se edhe parlamenti gjerman po bëhet gati të miratojë një rezolutë të ngjashme, ata janë aq të shqetësuar,  saqë dërgojnë Ministrin e Jashtëm në Uashington që të shohin se çfarë mendon John Kerry dhe të përpiqen ta bindin Kongresin në këtë drejtim. Pra është e qartë se janë të shqetësuar”.

Ankaraja e hedh poshtë me forcë akuzën e genocidit, duke thënë se vdekjet ndodhën gjatë një lufte civile, ku gjetën vdekjen edhe shumë turq. Por kryeministri Ahmet Davutoglu këtë javë shprehu ngushëllimet ndaj armenëve, të afërmit e të cilëve ishin vrarë.

Analisti Idiz thotë se arsyeja që Ankaraja po e kundërshton me aq forcë pretendimin e termit genocid, është se një gjë e tillë mund t’u hapte rrugën rasteve të shumta gjyqësore

“Ata e shohin fjalën genocid si një term ligjor dhe nëse pranohet gjerësisht, atëherë ekziston frika se armenët dhe Armenia do ta përdorin atë në gjykatat ndërkombëtare kundër Turqisë”. 

Vëzhguesit thonë se ka një numër të konsiderueshëm pretendimesh për kompensim në gjykata që varen nga njohja ose jo e genocidit.  Por Ankaraja po reagon. Një zyrtar i lartë turk  duke folur me kusht që të mos identifikohej paralajmëroi se ka hapa të lehtë dhe praktikë që mund të merren kundër Uashingtonit nëse Presidenti Obama përdor termin “genocid”.

Forcat amerikane përdorin bazën ajrore turke të Incirlikut pranë Sirisë dhe Irakut dhe në Turqi ka radarë të rëndësishëm amerikanë.

Por eksperti i Shkencave Politike Cengiz Aktar i Universitetit Suleyman Sah  në Stamboll thotë se përgjigjia  e Ankarasë do të jetë jo shumë e bujshme.

“Ata vazhdojnë me paralajmërime, por përveç tërheqjes së ambasadorit, asgjë tjetër me pasoja. Në fund të fundit, vendet që po flasin për genocid, janë aleatët dhe partnerët më të ngushtë të Turqisë. Pra do të ishte shumë e vështirë që Turqia të reagonte negativisht ndaj tyre”.

Ankaraja aktualisht ka marrëdhënie të tensionuara ose nuk ka marrëdhënie diplomatike me fqinjët jugorë dhe as lidhjet me Bashkimin Evropian  nuk janë të lehta.

Analistët rajonalë thonë se deri së fundmi, shumë nga aleatët e Turqisë e kishin shmangur njohjen e genocidit për shkak të rëndësisë strategjike të Turqisë si aleat i ngushtë. Por eksperti i shkencave politike Aktar thotë se shtysa më e madhe për njohjen e këtyre masakrave si genocid është shenjë e izolimit në rritje të Turqisë.
“Mësimi kryesor për qeverinë turke është se Turqia nuk konsiderohet më aleat i besueshëm”.

Pavarësisht nga rritja e izolimit, Turqia vazhdon të jetë një aleat i rëndësishëm strategjik. Analistët thonë se duke pasur parasysh kufijtë e Turqisë me Sirinë dhe Irakun, ajo ka rol thelbësor në frenimin e xhihadistëve që përpiqen të bashkohen me Shtetin Islamik. (voa)

Tri orë në Detin Mesdhe

refugjatetMijëra njerëz rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të ardhur në Evropë. Shumë gjejnë vdekjen në Detin Mesdhe. Alaa Houd e ka mbijetuar udhëtimin. Ai ka ikur nga lufta dhe dhuna, shkaku kryesor i valës së refugjatëve.

Në orën pesë të mëngjezit për Alaa Houd fillon dita më e gjatë e jetës së tij. Së bashku me refugjatë të tjerë sirianë ai hip në një gomone në Izmir të Turqisë. Qëllimi i tij është të arrijë në një ishull grek në Egje. Por kalimi i detit përfundon në një odise për sirianin 28 vjeçar. “Në mes të detit anija jonë e mbingarkuar filloi të fundosej”, tregon i riu për DW. “Sisa refugjatë donin të qëndronin në barkë dhe shpresonin se do i shpëtonin rojet bregdetare turke.”

Por Houd dhe disa burra të tjerë vendosën që të notojnë në drejtim të Greqisë. “Ne donim t’i afroheshim sa më pranë destinacionit”, thotë Houd. “Po të na kishin gjetur autoritetet turke, atëherë do të na kishin futur ndoshta në burg dhe do të kishim pritur disa muaj deri në përpjekjen tjetër.” Por ai nuk kishte më para. Prandaj vendosi të notonte në drejtim të Greqisë.”

Të jetosh duke patur frikë nga vdekja

Tri orë qëndron Houd në ujë. Pastaj vijnë rojet bregdetare greke dhe e nxjerrin atë dhe shoqëruesit e tij. A ka patur frikë vdekja? “Jo”, thotë Houd dhe qesh hidhur. “Tre vjet rresht ka patur frikë se mund të vdiste në Siri, ku vdekja ishte gjithnjë pranë. Vendlindja e tij Al-Kiswah në jug të Damaskut është sulmuar si nga trupat qeveritare ashte edhe nga fronti Al-Nusra dhe Ushtria e Lirë Siriane. Kanë dashur ta detyrojnë që t’i bashkohej njërës palë dhe të luftonte. “Të notosh në mes të detit nuk është aq keq sa të jesh i rrezikuar nga bombat dhe plumbat”, vazhdon Houd. “Në Siri kalon në rrugë pa ditur gjë dhe papritur të bien bombat mbi kokë.”

Alaa Houd përshkruan kështu motivin e qindramijëra refugjatëve, të cilët kërkojnë çdo vit mbrojtje në Europë. Numri i tyre është më i lartë se asnjëherë më parë që nga Lufta e dytë Botëtore, thotë Alexander Betts, që drejton në universitetin e Oxfordit qendrën e studimeve për refugjatët. Ai flet për një katastrofë globale të refugjatëve, me 50 milionë njerëz në mbarë botën, që janë në arrati. “Gjithnjë e më shumë njerëz ikin nga konfliktet, nga dhuna dhe përndjekja politike”, thotë Betts. “Dhe gjithnjë e më shumë vijnë në Europë, sepse në rajonet nga vijnë nuk gjejnë as mbrojtje dhe as ndihmë.” Natyrisht që ka edhe refugjatë, që përpiqen të ikin nga uria dhe mjerimi ekonomik, që vijnë nga Gambia, Senegali, apo Mali në Europë. Megjithatë shkaku kryesor i flukseve aktuale të refugjatëve janë konfliktet e rënda, sidomos lufta civile në Siri. Meqenëse vendet fqinje Jordania dhe Libani nuk kanë më kapacitete për të pranuar më sirianët, gjithnjë e më shumë njerëz marrin guximin të kalojnë në Evropë. Një nga rrugët kryesore kalon përmes Turqisë dhe Greqisë, një tjetër përmes Libisë.

Pa shtet, shumë kontrabandistë

“Libia ndodhet shumë afër Evropës, ajo është trampulini për në Itali”, thotë studiuesi për refugjatët Betts. “Por si një shtet i shkatërruar Libia ofron kushtet optimale për rrjetet e trafikantëve.” Prandaj ato mund të veprojnë relativisht lirshëm në kryqëzimet e rrugëve mes Afrikës Lindore, Kepit të Afrikës dhe Lindjes së Mesme. Por trafikantët janë vetëm një simptomë e problemeve më të thella. “Dëshpërimi i refugjatëve krijon bazën për kërkesën ndaj ofertës së tyre”, thotë Betts.

Edhe Alaa Houd-it iu desh të përdorte kontrabandistët. “Unë kam takuar në Izmir një burrë, që e quante i veten Abu Faris.” Për 1100 euro ai organizonte udhëtimin me barkë. Megjithë përmbysjen e varkës Alan Houd arriti të arratisej. Rojet bregdetare greke e çuan atë fillimisht në një kamp, pastaj në Athinë. Për 3800 euro ai bleu nga një njeri, që quhej vetëm “afgani”, një pasaportë të falsifikuar çeke, me të cilën ai fluturon për në Frankfurt. Këtu i riu ekspert IT vazhdon odisenë e tij nga një kamp refugjatësh në tjetrin. Në Radevormwald në Nordrhein-Westfalen ai pret që prej pesë muajsh, që të pranohet si refugjat në Gjermani, dhe që të marrë gruan e tij dhe djalin tre vjeçar nga Siria. Kjo, thotë ai, do të ishte për të e vetmja arsye që të kthehej atje. (dw)