Pollack: Duhet të jemi të qartë dhe ta tregojmë historinë

Shkrimtari i njohur austriak Martin Pollack, thotë në intervistë për DW se është e domosdoshme për një shoqëri të kujtojë me përgjegjësi atë, që ka ndodhur në historinë e saj.

Martin Pollack

DW: Zoti Pollack ju jeni nderuar me shumë çmime për shkrimet mbi të kaluarën e afërt të vendlindjes suaj Austrisë dhe të vendeve fqinje në lindje. Ju e konsideroni domosdoshmëri, që një shoqëri të zbardhë të kaluarën e vet e të ballafaqohet me të. Përse?

Pollack: Unë jam i mendimit se është e domosdoshme që një shoqëri të kujtojë me përgjegjësi atë, që është historia e saj, atë që ka ndodhur në historinë e saj. Që një shoqëri të mbajë përgjegjësi, për atë që kanë bërë prindërit apo gjyshërit e tyre. Që të mos i mbulojmë, që të mos i zbukurojmë, por të themi fare hapur dhe me sinqeritet, këto gjëra kanë ndodhur, është e tmerrshme se ka viktima. Është e rëndësishme, që t‘i nxjerrim nga anonimiteti viktimat, që ato të mos i rrëmbejë harresa. Shumë viktima janë varrosur, likuiduar diku. Askujt nuk i bie në mend për to. Kjo nuk duhet të ndodhë, kjo nuk është e mirë për një shoqëri. Kur një shoqëri e lejon këtë, ajo nuk largohet, nuk zhduket. Mbetet brenda njeriut.

DW: Ballafaqimi është si një lloj shërimi?

Pollack: Sepse dikur shpërthen jashtë. Mund ta krahasoni me një njeri, të cilit i ka ndodhur diçka e keqe, kur ka qenë fëmijë dhe nuk bën të flasë për atë kurrë. Ne të gjithë e dimë nga psikologjia, që kjo është shumë e keqe. Dikur duhet ta flasë, duhet të thotë se çfarë ka ndodhur. Në asnjë mënyrë të mos heshtet.

DW: A nuk është gati e pamundur ta dëshirojë këtë një doras, që ka frikë nga hakmarrja, ka frikë se mos humbet pozitën, respektin në shoqëri?

Pollack: Natyrisht edhe kjo është njerëzore. Çdo doras ka frikë se mos zbulohet, se mos ndëshkohet, se mos e gjejnë dhe e dënojnë. Me këtë duhet të llogarisin. Kjo është gjithmonë një çështje, që duhet ta sqarojnë gjykatësit. Është çështje e gjykatës, e drejtësisë, ne nuk jemi juristë. Unë nuk jam gjykatës, nuk jam prokuror, nuk është puna ime të gjykoj. Njëra gjë është ligjore dhe tjetra është morale. Unë nuk jam përgjegjës për gjykimin.

DW: Ju keni guxuar të thyeni heshtjen, të flisni hapur për familjen tuaj, për babain, që ka qenë shef i gestapos në Linz të Austrisë. Sa guxim nevojitet për një hap të tillë?

Pollack: Nuk e di, nëse për këtë nevojitet aq shumë guxim. Kjo ka qenë ndoshta edhe për arsyen se unë jam austriak dhe Austria është një vend, ku është heshtur shumë gjatë dhe ku për një kohë shumë të gjatë është mbajtur qëndrimi, se ne kemi qenë vetë viktimat e para të fashizmit, se ne nuk kemi qenë doras, por nuk është kështu. Kjo historikisht nuk është e vërtetë. Unë e di nga shembulli i familjes sime, e di nga shembulli i shumë austriakëve. Shumë austriakë kanë qenë autorë krimesh dhe mendoj se është e domosdoshme të jemi të qartë për këtë dhe ta tregojmë historinë. Unë kam detyrë t’ia tregoj edhe djalit tim. Nëse ai interesohet për këtë gjë shumë apo jo, është diçka tjetër, por unë duhet ta tregoj.

DW: Me librat tuaj ju keni ngritur zërin për viktimat e gjenocidit. Duke u nisur nga historia e familes suaj keni folur për përfshirjen e austriakëve në të kaluarën naziste, çështje delikate dhe jo për t’u krenuar. Eshtë pritur mirë kjo në Austri?

Pollack: Po është pranuar mirë në Austri. Unë nuk jam i pari dhe i vetmi, ka edhe të tjerë. Por për shumë njerëz ishte e rëndë, edhe pse unë e kam bërë në mënyrë relativisht të urtë, pa akuzuar njeri, as babain dhe as dikë tjetër. Unë nuk jam akuzues, unë e kam bërë në mënyrë fare të qetë. Jam përpjekur ta tregoj këtë histori nga një farë distance. Atëherë shumë njerëzve u është bërë e qartë se është e mundur të gjykojnë për historinë e familjes së tyre dhe të pyesin veten, çfarë ka bërë babai, gjyshi. Dhe shumë njerëz më kanë ardhur dhe më kanë thënë se kjo, që kisha bërë, ishte shumë interesante, dhe më kanë treguar pastaj: e di edhe nga familja ime ka pasur SS, gestapo etj, etj.

DW: Mendoni që letërsia ndihmon më shumë se historiografia për sensibilizimin dhe edukimin e shoqërisë?

Pollack: Ndoshta mund të ndihmojë disi, por rrallë. Unë nuk jam i mendimit që letërsia është në gjendje dhe as historiografia nuk është në gjendje, këtë e dimë nga historia. Pas Luftës së Parë Botërore pasoi Lufta e Dytë Botërore, faktikisht me të njëjtin personel, ishin Fuqitë Qendrore dhe Antanta, ishin aleatët dhe Boshti Qendror, ishte i njëjti personal, ishin të involvuara të njëjtat shtete.

DW: Shumëkush në këto situata nuk mendon për njerëzoren, por mendon se bën detyrën, në shërbim të atdheut, në shërbim të sistemit.

Pollack: Nga historia njeriu ndoshta do të duhej të mësonte diçka. Nëse është me të vërtetë kështu, është një çështje tjetër. Por nuk është justifikim për të thënë, se nuk duhet të flasim për këtë.

DW: A mban faj shoqëria? Njerëzit në vende të ndryshme pa dyshim që nuk e kanë dëshiruar luftën e Dytë Botërore, por ajo erdhi dhe i zuri.

Pollack: Njerëzit nuk e donin as luftën e Dytë Botërore. Mund të ketë pasur nga ato, që e donin, por shumica nuk e donte natyrisht. Nuk janë njerëzit fajtorë. Por ama duhet ta themi, se kur shikon në vitin 1938, kur Austria i bashkangjitet Gjermanisë, se si njerëzit rrinë në Heldenplatz(sheshi i heronjve) dhe brohorasin të gjithë të entuziasmuar për Hitlerin. Natyrisht që janë edhe fajtorë, ata e kanë bërë veten bashkëfajtorë.

DW: Le të marrim shembullin e Shqipërisë komuniste. Presioni ishte aq i madh, saqë rezistenca ishte gati e pamundur, njerëzit duhej të përshtateshim për të jetuar.

Pollack: Nuk është detyra jonë të akuzojmë këto njerëz. Unë nuk kam të drejtë për të gjykuar mbi këto njerëz. Është thjesht njerëzore, që njerëzit të përshtaten, të hyjnë në parti, që të ulin kokën, që të firmosin gjëra etj. Por kur kjo e gjitha del në shesh, kur sot hapen dosjet, është e pakëndshme, apo jo. Por kjo nuk të kushton jetën. Ata që duhet të kenë frikë, janë vetëm autorët e krimeve.

Klinikat me qeliza embrionale

qeliza embrionaleNumri klinikave që përdorin qeliza embrionale është rritur sot në mbarë Shtetet e Bashkuara, nga disa që kishte në vitin 2010, në më tepër se 170 të tilla sot. Ky shtim sipas ekspertëve, lidhet me fitimet e mëdha.

Vazhdojnë të hapen klinka të reja dhe mjekëve që duan t’i hyjnë kësaj fushe u kërkohet të ndjekin një seminar gjatë fundjavës që ofron një kompani trajnimi.

Kritikët thonë se disa nga këto klinika nuk zbatojnë rregullat e nevojshme.

Qelizat embrionale që merren nga palca e shtyllës kurrizore janë bërë tashmë një terapi e përdorur për trajtimin e disa lloje kanceri në gjak dhe ndërsa ka shpresa të mëdha se qelizat embrionale një ditë do të sjellin përparime të mëdha në mjekësi, kritikët thonë se sipërmarrësit po i trajtojnë pacientët me pak, ose pa patur aspak fakte se metodat që përdorin kanë efekt.

Disa kompani të tjera ofrojnë procedura të qelizave embrionale për më tepër se 30 sëmundje, përfshirë sëmundjen Lou Gehrig’s, sklerozën e shumëfishtë, lupusin dhe impotencën.

Disa klinika të tjera ofrojnë trajtime për mosplakjen dhe procedura kozmetike me qeliza embrionale. Çmimi për këto procedura është i lartë, nga 5 mijë deri në 20 mijë dollarë.

Një pjesë e kritikëve thonë se kjo industri duhet të bazohet  në rregulla të qarta mbi të cilat të funksionojë.  Administrata e Ushqimit  dhe Ilaçeve,

që duhet të merret me këto rregulla, deri tani nuk është shprehur qartë. Ekspertët ligjorë ka vite që debatojnë për to. (voa)

Tsipras: Ne e duam ujdinë, por…

TsiprasKryeministri grek Alexis Tsipras është pro arritjes së një kompromisi me partnerët ndërkombëtarë dhe europianë, por ai vendos njëkohësisht edhe vijat e kuqe.

„Duket se e kemi gjetur terrenin e përbashkët në një sërë pikash“ tha Tsipras të premten në mbrëmje (15.05) në një konferencë për ekonominë në Athinë. Kjo e bën atë „optimist se ndodhemi afër zgjidhjes“. Sipas Tsipras qeveria greke dhe kreditorët kanë rënë dakord për objektivat buxhetore, vlerën e tvsh-së dhe forcimin e admnistratës tatimore. Megjithatë ende ka mospajtime si në çështjen e pensioneve dhe tregut të punës, dhe këtu sipas fjalëve të tij, kryeministri grek nuk do të lëshojë pe.

Katër kushte kryesore përmendi Tsipras në Athinë për ujdinë me kreditorët: Jo shkurtim të pensioneve dhe pagave, ristrukturim të borxhit grek, program nxitës për investimet publike, infrastrukturë dhe teknologji, rritje më të pakët buxhetore se parashikimet.

Tsipras lëvdon “vendimin e tij të 20 shkurtit”

Që nga shtatori 2014, përfaqësuesit e BE-së, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar përpiqen për një raund të pestë të të ashtuquajturit vlerësim i programit të Athinës për kursimet. Në bazë të tij duheshin ndërmarrë kursime të reja, por Tsipras pas fitores më 25 janar refuzoi të punojë me trojkën. Më 20 shkurt ai ra në ujdi me kreditorët për „zgjatjen e programit të ndihmës“ me katër muaj.

Nga këndvështrimi i partnerëve europianë ky vendim interpretohet si pranim i kursit të kursimeve të ndjekur nga qeveritë paraardhëse. Por në Athinë kjo ujdi lexohet ndryshe: Tsipras e shpall „vendimin e 20 shkurtit“ si njërin nga sukseset e 100 ditëve të para , që e zhvendos pikërëndesën e negociatave mbi bazën e propozimeve greke, sipas Tsipras.

Panele dielloreMinistri i Energjetikës merret pak edhe me politikë të jashtme

Më troç e formuloi ministri i Energjetikës, Panajotis Lafazanis, kreu i majtistëve brenda „Syriza“ në një konferencë për ekonominë të organizuar nga “Economist”: Disa „qarqe“ në BE duan ta bëjnë të paaftë Greqinë dhe po përpiqen „të mbysin eksperimentin e së majtës në këtë vend“, ankohet ministri grek në konferencë. Nga ana tjetër ai bën deklarata që lidhen me politikën e jashtme. Turqinë fqinje ai e akuzon për shkeljen e të drejtave të njeriut në Qipro dhe Egje „prej dekadash“, ndërsa Izraelin për shkelje të të drejtave të njeriut në Gaza.

Por Lafazanis mbetet i rezervuar me deklaratat që lidhen me sektorin e tij. Ai nuk ofroi ndonjë të re mbi partneritetin e shumëpërfolur me Rusinë dhe pjesëmarrjen e deklaruar të Greqisë në një gazsjellës që anashkalon Ukrainën dhe përmes Turqisë do të sjellë gaz në Europën Perëndimore. Megjithatë ai siguroi se me „aq sa mund të kuptohet“, ka klientë për këtë projekt. Por drejtuesi i Qendrës për Studimet Ruse në Upsala, Stefan Hedlund është skeptik për partneritetin greko-rus.

„Nuk jam i bindur që këto plane bashkëpunimi janë edhe të realizueshme”, thotë studiuesi suedez. Për Greqinë ia vlen, por „ndërmarrja e Moskës ka hasur rezistencë në BE – dhe Kremlini nuk do sillej me mençuri, nëse do të niste një konflikt me autoritetet e Brukselit.“

Greqia kërkon balancën energjétike

Ndërkohë operatorët e rinj të futur në tregun grek që duan të konkurrojnë për prodhimin e enegjisë diellore janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre në Greqi, pasi Lafazanis ka njoftuar se do të ruajë rolin udhëheqës të ofruesit shtetëror energjieik, DEH në konkurrencën energjieike. Megjithëse ministri grek i Energjetikës deklaroi se do të vazhdojë liberalizimi i tregut, ai përjashtoi mundësinë e privatizimit të operatorit shtetëror të energjisë.

Rainer Hinrichs-Rahlwes zëvendëspresindet i Këshillit të Europës për Energjitë e Rigjenerueshme (EREC) mendon se Greqia do të përfitonte nga zgjerimi i energjive të rigjenerueshme të erës dhe diellit dhe paralajmëron nga një rikthim në energjinë fosile, duke e cilësuar atë një „gabim që Greqia do ta paguajë me kosto të shtrenjtë për qymyrin, klimën dhe shëndetin“. Greqia do të bënte mirë të plotësonte kriteret e vëna nga BE për politikën energjieike deri në vitin 2020. (dw)

Donald Lu: Partitë hoqën disa të inkriminuar nga listat. Mos prisni nga të huajt

Donald DuAmbasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, në një intervistë për revistën “Java”, e cila botohet të shtunën, shpjegon përse ai ka qenë i drejtpërdrejtë në deklarimet e tij dhe nëse kjo do të thotë një ndryshim në politikën amerikane ndaj Shqipërisë, apo thjesht pasojë e faktit që korrupsioni dhe problemet në Shqipëri janë kaq të shumta, saqë Lu nuk mund të heshtë më.

“Jo, nuk është një ndryshim në politikën amerikane. Ne jemi duke mbështetur në mënyrë konkrete angazhimin e Dhjetorit për të dekriminalizuar Kuvendin, për të cilin u ra dakord nga të dyja palët, si nga mazhoranca, ashtu edhe nga opozita. Kemi hulumtuar historitë kriminale të kandidatëve për zgjedhjet vendore. Ne e kemi ndarë këtë informacion me kryetarët e partive politike, me kërkesën që ata ta verifikojnë këtë informacion dhe të ndërmarrin veprime. Ata kanë hequr disa prej këtyre emrave nga listat e kandidatëve dhe shpresojmë që do të heqin më shumë”, deklaron Donald Lu.

Por, a do t’i bëjë Ambasada e SHBA-ve publike këto emra? Donald Lu jep këtë përgjigje.

“Unë besoj, që votuesit kanë të drejtën të dinë mbi historitë kriminale të kandidatëve politikë. Por, siç thoni ju në shqip “vetëm i zoti e nxjerr gomarin nga balta”. Duke përdorur informacion të disponueshëm publikisht, partitë politike, media dhe shoqëria civile duhet të hetojnë të shkuarën kriminale të kandidatëve dhe ta ndajnë këtë informacion me votuesit. Këtë nuk mund ta bëjnë të huajt për ta. Do të shtoja edhe, që detyra e vështirë e të larguarit të kriminelëve prej politikës është përgjegjësi e institucioneve demokratike të Shqipërisë, por ata nuk mund të mbështeten për ndihmë te Shtetet e Bashkuara. Është Partia Socialiste, ajo që e përjashtoi Tom Doshin. Është prokurori juaj i Përgjithshëm, ai që ngriti akuza penale kundër Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Janë drejtuesit e partive politike shqiptare, ata që kanë hequr disa politikanë me histori kriminale prej listave të kandidatëve. Sigurisht, ishin po këta kryetarë partish, që i vendosën ato emra në lista në fillim. Ka nevojë të bëhet më shumë, por institucionet shqiptare kanë bërë përparim të rëndësishëm. Jam i sigurt, që media, shoqëria civile vendase dhe partitë politike do ta japin këtë informacion në publik”, shprehet më tej ambasadori Lu.

I pyetur nga kryeredaktori i “Java”, Skënder Minxhozi, sesi po punon kryeministri Rama, ambasadori Lu thotë se kjo është një pyetje, së cilës duhet t’i përgjigjen shqiptarët dhe që miqtë e huaj ta shmangin. Kjo, sepse fjala është argjend, por heshtja është flori, – thekson ambasadori. I pyetur edhe për performacën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, ambadadori Lu i është përgjigjur: Heshtja është flori.

/ Top Channel

Përgjimet zbulojnë Jankullovskën: Shqiptarët “i pastrojmë” për një orë

gordana sashoUdhëheqësi i LSDM-së opozitare, Zoran Zaev publikoi këtë të premte disa biseda të përgjuara, ku sipas tij dëgjohen ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, zëvendësi i saj Ivo Kotevski, ish-shefi i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov, si dhe shefi i kabinetit të Gruevskit, Martin Protugjer, duke shprehur padurimin e tyre ndaj shqiptarëve.

Në një bisedë, ku sipas opozitës flet Jankullovska, ajo dëgjohet duke thënë se brenda një ore mund t’i shtypë shqiptarët, për t’i pastruar përgjithmonë llogaritë me ta.

Zëri, për të cilin Zaev tha se është i Mijallkovit, pajtohet me Jankullovskën, por sipas tij, për një gjë të tillë nevojitet konsensus midis maqedonasve. Opozita nuk e tregoi kohën, se kur janë zhvilluar këto biseda.

Biseda mes Gordana Jankullovskës dhe Martin Protugjer;
Zëri 1 (Jankullovska): Duhet të pastrojmë llogaritë përgjithmonë.
Zëri 2 (Protugjer): Shëndet…
Zëri 1: Jo, këto janë çështje strategjike.
Zëri 2: Sikur të bënin luftë?
Zëri 1: Nëse duam të tregojmë kush është më i fortë, për një orë duhet t’i shkatërrojmë, por idea është që të mos tregojmë muskuj.

Biseda mes Sasho Mijallkovit dhe Gordana Jankullovskës;
Zëri 1 (Mijallkov): Zgjidhje ka, por ne nuk kemi konsensus kombëtar, kurse zgjidhje menjëherë gjendet.
Zëri 2 (Jankullovska): Edhe unë jam për një zgjidhje të tillë, për hir të së vërtetës. T’i pastrojmë përgjithmonë.

Kreu i opozitës maqedonase publikoi edhe disa biseda të tjera të përgjuara, që sipas tij zhvillohen midis Jankullovkës dhe ndihmësit të saj, Ivo Kotevski, lidhur me vrasjen e dy shqiptarëve nga një pjesëtar i Policisë maqedonase në vitin 2012, në qytetin e Gostivarit. Gjatë bashkëbisedimit, ata nuk kursejnë fyerjet ndaj shqiptarëve, për të cilët urojnë të kenë fatin e dy bashkëkombësve të tyre të vrarë.

Biseda midis Ivo Kotevskit dhe Gordana Jankullovskës;
Zëri 1 (Ivo Kotevski): Neve na votojnë maqedonasit dhe reagimi i tyre është “ashtu duhet, që herën tjetër të mendohen se çfarë bëjnë”.
Zëri 2 (Jankullovska): Po, po.
Zëri 1: Sepse ata llogariten si të egër. Nëse e provojnë përsëri, do të humbin edhe dy të tjerë.
Zëri 2: Po, po. Kështu u ngjajnë egërsirave. Pajtohem.

Udhëheqësi i opozitës, Zoran Zaev tha se këto materiale zbulojnë faktin, se qeveria e Gruevskit është nxitësi kryesor i tensioneve ndëretnike në vend.

“Gruevski, ti je krijuesi i krizave në Maqedoni. Nuk ke fytyrë t’i mbrosh forcat e sigurisë, pasi para disa ditëve humbën jetën 8 policë, kurse tani e kemi të qartë pse. Ti krijon kriza të sigurisë së vendit. Punon fshehurazi për shkatërrimin e Maqedonisë, në kundërshtim me vullnetin e shumicës së qytetarëve, që dëshirojnë një Maqedoni të qëndrueshme, të sigurt dhe me perspektive evropiane”, është shprehur Zoran Zaev.

Udhëheqësi i opozitës maqedonase tha se protestat masive, që do të fillojnë të dielën, do të vijojnë deri në rrëzimin e kryeministrit Gruevski nga pushteti.

/ Top Channel

Lavrov: Ngjarjet në Kumanovë, mirë të përgatitura

lavrovMinistri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se incidentet e fundit në Maqedoni dhe situata në Kosovë nuk japin kurrfarë optimizmi.

Shqetësuese, sipas tij, janë edhe dëshirat e udhëheqjes shqiptare për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Lavrov i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiq. “I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, që përmes pranisë së tij në Ballkan, t’iu kushtojë vëmendje të veçantë këtyre tendencave shqetësuese, e veçanërisht shprehjes së qartë të terrorizmit”, ka thënë Lavrov. Sipas tij, asnjë politikan i arsyeshëm nuk mund të qëndrojë gjakftohtë ndaj këtyre thirrjeve. Lavrov ka këmbëngulur se ngjarjet në Kumanovë kanë qenë “aksione terroriste, të përgatitura mirë”. Alsat-M

Zaev: Bombën e 32-të

ZaevLideri i opozitës, Zoran Zaev sot ka publikuar bombën e 32-të më dëshmi të shumta që sipas tij nxjerrin në shesh fytyrën e vërtetë të pushtetit aktual, i cili paraqitet si nxitësi kryesor i tensioneve ndëretnike në vend. Janë publikuara biseda të shumta mes zyrtarëve të lartë të cilët shprehin mos-durimin e tyre në veçanti ndaj shqiptarëve. Si protagonistë e fyerjeve të rënda sërish paraqiten, Gordana Jankullovska, Sasho Mijallkov, Ivo Kotevski, e të tjerë përfshirë edhe kryeministrin Gruevski.

Zaev ka publikuar të dhëna edhe për vrasjen e dy shqiptarëve në Gostivar nga një polic maqedonas. Jankullovska dhe Kotevski flasin duke për plane për ta bërë dramë të vërtetë rastin në fjalë. Jankullovska sërish ofendon shqiptarët ndërsa Kotevski rrëfen se si maqedonasit dëshirojnë që të gjithë shqiptarët të kenë fatin e njëjtë.

Në disa biseda tjera janë publikuar edhe biseda për plane dhe kërcënime ndaj gazetarëve dhe të gjitha atyre që nuk mendojnë njëjtë si pushteti. Plane për likuidime në veçanti janë bërë ndaj gazetarit Bozhinovski ndërsa në një bisedë tjetër Protuger thotë se ai personalisht do ta vrasë gazetarin Llatas.

Kreu i LSDM-së tha se dëshmitë e prezantuara flasin qarë për kriminalitetin e pushtetit aktual i cili duhet të ikë sa më parë. Zaev foli edhe për protestën e së dielës duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive të të gjithë qytetarëve pa dallim përkatësinë e tyre etnike dhe fetare.

alsat

 

Ahmeti në ‘Rruga drejt…’ flet për Kumanovën

thaci ahmeti‘Na ndihmo që të dalim të gjallë prej këtu sepse kemi gabuar dhe më kurrë s’do ta bëjmë këtë gabim’. Me këtë kërkesë grupi i armatosur iu kishin drejtuar liderit të BDI-së Ali Ahmetit, të shtunë kur po zhvilloheshin luftime në lagjen e trimave në Kumanovë.

Ahmeti, në Rruga Drejt, tha mbrëmë se grupi i armatosur kishin kërkuar një korridor për tu larguar nga vendi i luftimeve. Por, Ahmeti thotë se nuk kishte mundur të merr një përgjegjësi të tillë nga frika se dikush do të mund ti kishte vrarë. Pas një kohe, siç shpjegon Ahmeti kishin qenë vetë pjesëtarët e grupit të armatosur ata që kishin kërkuar të dorëzohen, që të mos digjen të gjallë në flakët e luftimeve që u zhvilluan në lagjen e trimave në Kumanovë për dy ditë radhazi.

“Unë asnjëherë nuk kërkova që ata të dorëzohen. Ata vetë e paraqitën opsionin e dorëzimit dhe pasi ja kam propozu organeve, ekipi që unë e dërgova, pas dy orësh më ka thirr Nikolla Gruevski. Më tha çka mendon për gjendjen, thash unë njerëzit i dërgova propozimin projektin e dorëzova, tha ajo a mund të bëhet. Thash sigurisht se mund edhe të bëhet sepse nuk është mirë as për shtetin as për banorët dhe kështu duhet të marrë fund kjo përleshje”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ahmeti thotë se para përleshjeve në Kumanovë, gjegjësisht pas sulmit në Goshincë kishte dërguar Sadulla Durakun që të bind komandant Sokolin të heqin dorë nga veprime të këtilla, por i njëjti kishte mohuar çdo përfshirje eventuale në atë sulm. Ahmeti tha se ai kishte qenë kundër një konflikti të armatosur pasi vlerëson se kjo shkon në dëm të shqiptarëve.

“Kam qenë njeriu që kam shpjeguar që nuk është në interes të shqiptarëve ndarja e Maqedonisë, nuk është në interes të shqiptarëve në tërësi çdo veprimtari që ushtrohet dhunë apo përdoret arma. Në këtë rast ne jemi të dëmtuar si shqiptarë në tërësi, edhe Kosova edhe Shqipëria, sepse mund të keqpërdoret nga dashakeqas të shqiptarëve se ja shqiptarët janë ata që e destabilizojnë vendin. Dhe unë po e them këtu përpara jush dhe u them gjithë shqiptarëve se nuk është në interes të gjithë shqiptarëve as ndarja e Maqedonisë, sepse nuk ke si e ndan, nuk ke vija demarkacioni”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

I pyetur për protestën e 17 majit të thirr nga opozita, Ahmeti tha se BDI nuk do t’i mbështeste në rast se përdoret dhunë. Në të kundërtën, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ftoi që lirshëm të dalin dhe të protestojnë në mënyrë paqësore të gjithë ata që kanë pakënaqësi.

“E drejtë e çdo subjekti është që të protestojë, paqësisht, pa ushtrim dhune le ti shprehe kërkesat e veta. Në atë moment që ushtrohet dhunë nuk kanë përkrahje të bashkimit Demokratik për Integrim. Të gjithë le të dalin në protesta le të shprehin pakënaqësitë e tyre, pa përdorur dhunë”, u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Duke folur për Sulejman Osmanin, personi i cili kishte arritur ti arratisej policisë, Ahmeti ngre dyshime madje se si është e mundur që me pranga në duar tu ikë policëve. Ahmeti tha se personi në fjalë, në vitin 2001 ka qenë i arrestuar nga UÇK si person i dyshimtë. Arben Zeqiri

Sylejman Osmani: Ja si arrita tu iki 20 policëve maqedonas

Sylejman Osmani, të cilin policia maqedonase e arrestoi gjatë luftimeve në Kumanovë, por ai arriti tu ikë policisë, rrëfen se si mundi të ik i lidhur me pranga dhe i plagosur.

Ai në pjesën e dytë të intervistës në RTK ka treguar se në detaje se si ka arritur tu ikë 20 policëve të Maqedonisë.

Omsani po ashtu ka treguar se si ka ndodhur zënka mes Policisë së Maqedonisë dhe asaj shqiptare, e qe thotë se ky moment i shërbeu për tu arratisur.

“Aty ishte një vend strategjik menjëherë me hy në breg edhe ishim në breg. Edhe ky më ka brit mas atje stoj, unë hiq s’jam nal. Thash le të m’vrasin. Dhe jam hi në mal, ata mas janë nis stoj stoj”, tha ai.

Frika se po hasin në mina apo po u dalin në prit grupet shqiptare, policia kishin frik ta ndiqnin.

“Pse nuk iu ndjeken ata prapa. Se tjerët ishin të zantë. E unë këtu nuk e di,s e erdhen rreth malit, folshin kshyrshin e kishin edhe atë (identifikuesin e minave) se mu më thanë se mundet me pas edhe ndonjë grop që ka mina knej ka hina. Me atë aparatin e minave ecshin e kshyrshin”, tha ai.

Pas ikjes i arrestuari thotë se prangat ia hoqën disa banorë të zonës.

Për ikjen se Osmanit ka folur mbrëmë edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai ka thënë se nuk e njeh atë por se ka qenë i arrestuar në vitin 2001 nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Ahmeti tha se ai person tash gjendet në Kosovë, ndërsa pranon se disa nga familjarët e të arrestuarve nga Kosova e kanë thirrur për të marrë më shumë informata për ngjarjet në Kumanovë. (rtk)

Këta janë 10 personat e vrarë në Kumanovë

kumanovaAutoritetet kosovare dhe ato maqedonase kanë mundur që sot të bëjnë identifikimin e dhjetë personave të vrarë nga policia maqedonase, gjatë aksionit të sajë në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Përveç, Nusret Kaloshit i cili është nga Maqedonia, të gjithë tjerët janë nga Kosova.

Ata janë:

Xhafer Zymberi,

Valon Kabashi,

Turgaj Gashi,

Arben Rexhaj,

Samit Kastrioti,

Hisen Rushiti,

Fatlum Vishesella,

Mirsad Ndrecaj,

Beg Rizaj dhe

Nusret Kaloshi.

rtk