Njëqind ditë vetmi

greqiaShumica e grekëve duan një kompromis të balancuar me kreditorët, edhe në qoftë se ky nuk përputhet me premtimet elektorale të Partisë së Majtë.

Që akti i parë zyrtar i politikanit të majtë shkaktoi tronditje: disa orë pas fitores së tij zgjedhore më 25 janar, Tsipras zgjodhi si partnere koalicioni partinë populiste të djathtë “Grekët e Pavarur”. Ajo që i bashkon të majtët dhe të populistët e djathtë janë qëndrimet e përbashkëta armiqësore sidomos ndaj trojkës së BE-së, Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Qendrore Evropiane (BQE) . Koalicioni premtoi fundin e politikës së kursimit, rritjen e “menjëherëshme” të pagës minimale në 751 euro, apo heqjen e “taksës së unifikuar të pasurive të patundshme” ENFIA, të futur nga qeveria e mëparshme.

Njëqind ditë më pas, bilanci është esëll: falimentimi i Greqisë është më afër se kurrë. Ngritja e pagës minimale do të shtyhet për vitin 2016, taksa ENFIA do të mbetet në fuqi. Kostas Hrysogonos, deputet i partisë Syriza, shprehet për një bilanc “me aspekte pozitive dhe negative”. Pozitive ishin masat urgjente për të luftuar varfërinë dhe ligji për gjatjen e periudhave të shlyerjes së taksave të prapambetura. Sigurisht, që nuk mund të prapësohen të gjitha masa kursimi brenda tre muajve tha Hrysogonos në një intervistë për DW – njerëzit duhet ta kuptojnë se Syriza u zgjodh për katër vjet.

Si arritje të qeverisë së re si vlerëson se negociatat me donatorët tani kanë një kurs të ndryshëm dhe se ka marrë fund “rituali ndëshkues i inspektimeve” në ministritë e Athinës. Mungesln e një kompromisi ai e sheh si negativ, por kjo lidhet vetëm me qëndrimin e papajtueshëm të huadhënësve, thotë Hrysogonos.

Thuajse asnjë burim alternativ financimi

Politologu Jorgos Tzogopoulos mendon ndryshe: “Gjatë 100 ditëve të fundit, kryeministri Tsipras ka kërkuar vazhdimisht për donatorë alternativë, qoftë në Rusi, në Kinë apo edhe në Iran. Por ai nuk arriti të ketë sukses dhe tani nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm se të zbatojë marrëveshjet me donatorët.” Me vizitën e tij në Qipro, në fillim të shkurtit Tsipras filloi një diplomaci të furishme për të formuar një front në BE kundër masave të kursimit. Kjo u pasua nga shumë takime në Romë, Paris dhe Bruksel, por pa ndonjë sukses. Në të njëjtën kohë ministri i Financave Yanis Varoufakis përdori një ton agresiv në bisedimet me homologët e tij evropianë. Për fat të keq, kjo ishte strategjia e gabuar, mendon analisti ekonomik dhe gazetari Makis Andronopoulos. “100 ditët e fundit kanë qenë Waterloo për anëtarët e Syrizës. Në negociatat me donatorët ata kanë bërë gjithë gabimet e mundshme. Analiza e tyre ishte i pasaktë dhe i gabuar ishte dhe kursi i konfrontimit apo madje edhe i provokimeve” thotë analisti në një intervistë me DW.

Brenda partisë Syriza ka një opozitë të brendshme, e cila drejtohet prej Panagiotis Lafazanis, i cili si ministër është përgjegjës edhe për energjinë dhe ambjentin. Ai mban qëndrim refuzues ndaj privatizimeve në Greqi, por për investitorët rusë bën përjashtim dhe u shpreh gjatë një vizite në muajin prill në Moskë për një kooperim të madh mes dy vendeve në fushën e energjisë.

Lafazanis gjithashtu u shpreh së fundi në gazetënKathimerini (3.5.), se nëse Syriza nuk e vë dot në jetë programin e saj radikal, duhet më mirë të heqë dorë nga qeverisja e vendit.

Kërcënim për referendum

Një pjesë e anëtarëve të Syrizës kërcojnë me organizimin e një referendumi në rast se dështojnë bisedimet me kredorët. Eurodeputeti i majtë Kostas Hrysogonos thotë se kjo parti e mori përgjegjësinë qeverisëse për ta ushtruar dhe jo për ta dorëzuar, por ai ka mirëkuptim për mosmarrëveshjet brenda partisë, sepse Syriza është koalicion zërash dhe rrymash të ndryshme.

Hrysogonos u shpreh pak pas krijimit të qeverisë së re për një referendum në Greqi. Kjo ide i pëlqen tani edhe kryeministrit Tsipras. Sipas analistit politik Giorgos Tzogopoulos: “Të gjitha sondazhet tregojnë se shumica e grekëve duan një kompromis të balancuar me huadhënësit, edhe në qoftë se ky nuk përputhet me premtimet elektorale të Partisë së Majtë.” (dw)

Eurozona parashikime pozitive

EurozonaBashkimi Evropian ka ngritur parashikimin për rritjen ekonomike në të gjithë 19 vendet e eurozonës pavarësisht nga një opinion shumë i errët për Greqinë.

Në parashikimin e tij të pranverës, publikuar të martën, dega ekzekutive e BE-së tha se parashikon një rritje prej 1.5 për qind për eurozonë në vitin 2015,  0.2 pikë më lart nga parashikimi i mëparshëm në muajin shkurt.  Për 2016, Komisioni ka mbajtur parashikimin e tij për një rritje prej 1.9 për qind për eurozonën. Pierre Moscovici është komisioner për ekonominë në BE.

Në BE, rritja reale e PBB-së është parashikuar të rritet nga 1.4 për qind në 2014-ën në 1,8 për qind këtë vit duke u përshpejtuar më tej, në 2.1 për qind në vitin 2016. Në eurozonë tritja pritet të shkojë nga 0,9 për qind vitin e kaluar në 1,5 për qind këtë vit dhe 1.9 për qind në vitin 2016. “

Komisioni tha se eurozona, si një e tërë është duke përfituar nga një numër faktorësh, duke përfshirë çmimet më të ulëta të naftës, një parashikim i qëndrueshëm global, euroja e dobët, stimulimi monetar nga Banka Qendrore Evropiane dhe politikat më pak të rrepta buxhetore .

Një vend që me sa duket po shkon në drejtimin tjetër është Greqia, e cila po lufton për të zhbllokuar fondet e ndihmës nga kreditorët evropianë.

Pa 7,8 miliardë dollarë Greqia mund të përballet me falimentim dhe një dalje të mundshme nga eurozona.Komisioni Evropian tani parashikon një rritje prej 0.5 për qind këtë vit.

Kjo është 2 për qind më e ulët se parashikimi i bërë vetëm tre muaj më parë. Për 2016, Komisioni parashikon që Greqia të ketë një rritje prej 2.9 për qind.

Pierre Moskoviçi, komisioneri evropian për marrëdhënie ekonomike dhe financiare pranoi se parashikimi për Greqinë është subjekt i një “shkalle të lartë të pasigurisë” dhe bazohet në një përfundim të suksesshëm të bisedimeve aktuale midis qeverisë greke dhe kreditorëve. (voa)

POLICIA USHTRON DHUNË NDAJ PROTESTUESVE

protestatSituatë tensionesh po mbretëron para Qeverisë në Shkup, dhe se policia ka përdorur gaz lotësjellës dhe topa uji kundër protestuesve.

Situatë tensionesh po mbretëron para Qeverisë në Shkup, dhe se policia ka përdorur gaz lotësjellës dhe topa uji kundër protestuesve.

Një pjesë e turmave protestuese janë shpërndarë para Qeverisë, pasi që qeveria ka ushtruar dhunë ndaj tyre. Deri tani informohet për të plagosur në mesin e protestuesve, të cilët nuk janë larguar nga gazi lotësjellës dhe topat e ujit të forcave speciale.

Protestues të revoltuar po qëndrojnë disa metra larg qeverisë duke bllokuar rrugët dhe duke qëndruar pranë njësiteve speciale. (INA)

 

Tensione në Shkup, protesta para qeverisë

protestaNë Shkup kanë shpërthyer protesta para qeverisë së Maqedonisë lidhur me vrasjen e një të riu maqedonas, vrasja e të cilit u bë objekt i aferës së përgjimeve të publikuara nga opozita.

Para godinës janë tubuar disa mijëra persona duke brohoritur parulla si “Vrasës”, “Gruevski ik” e të tjera.

Ata kanë gjuajtur me gurë dhe vezë në drejtim të ndërtesës, ndërsa pati edhe përpjekje për hyrje brenda ndërtesës, por protestuesit u ndaluan nga forca të shumta speciale të qeverisë.

protesta 1Nuk ka raportime për të plagosur, përveç për dëme materiale, që duken nga thyerja e xhamave të qeverisë.

Në protestë kanë marrë pjesë pjesëtarë të të gjitha komuniteteve, ndërsa veçohet për herë të parë valëvitja së bashku e flamurit shtetëror maqedonas dhe atij shqiptarë.

Ndryshe,  protesta ka filluar rreth tre orë pas konferencës për shtyp të liderit të opozitës Zoran Zaev, i cili publikoi dëshmi të reja nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve ndërsa kishte të bënte kryesisht me vrasjen e një të riu maqedonas, në vitin 2011.

Zaev tha se Martin Neshkovski ishte vrarë nga policia, por rasti ishte fshehur nga pushteti. Për këtë ai publikoi biseda mes kryeministrit, Nikolla Gruevskidhe ministres së Brendshme, Gordana Jankullovksa, por edhe mes zyrtarëve të tjerë se si merren vesh për të fshehur rastin.

“Nikolla Gruevski në mënyrën më jo njerëzore ka gënjyer tërë opinionin maqedonas, nënën, familjen e të vrarit Martin Neshkovski. Që të shpejtoj sigurimin personal dhe veten e tij, ai Ministres së Punëve të Brendshme Jankullovska i sugjeron se çfarë epilogu duhet të ketë vrasja e këtij të riu”, ka deklaruar Zoran Zaev.

Por, pretendimet e kreut të opozitës janë kundërshtuar nga partia e kryeministrit, Nikolla Gruevski. VMRO DPMNE-ja sërish ka dalë me akuza ndaj Zaevit për destabilizim të vendit.

“Është më se e qartë se Zoran Zaev dhe LSDM-ja janë të vetëdijshëm për forcën e argumenteve të punës së tyre të jashtëligjshme dhe dështimin e skenarit të tyre të errët, andaj përmes materialeve të montuara që nuk kanë asgjë të përbashkët me kontekstin politik dhe nuk dëshmojnë asgjë joligjore, tentojnë që të tërheqin vëmendjen e opinionit. Zaev nuk mund të manipulojë​, të përvetësojë​ apo të shtrembërojë​ të vërtetën ashtu siç atij i konvenon madje as me materiale të montuara”, thuhet të reagimin e VMRO DPMNE-së.

Ka reaguar edhe ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska, e cila në momentin e nisjes së protestës po mbante një konferencë për mediat brenda qeverisë. Ajo tha se pretendimet e opozitës janë monstruoze, pasi sipas saj, policia ka vepruar në përputhje me ligjin, duke nxjerr para drejtësisë autorin e vrasjes. (rel)

‘Bomba’ e opozitës, në fokus vrasja e Martin Neshkovskit

ZaevBomba e 29-të e opozitës ka të bëjë me vrasjen e të riut Martin Neshkovski. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev publikoi sot biseda, në të cilat sipas tij, dëgjohen kryeministri Nikolla Gruevski, ministrja e brendshme Gordana Jankullovska dhe drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov. Zaev akuzoi pushtetin se ka fshehur vrasjen e Martin Neshkovskit në mbrëmjen kur VMRO DPMNE-ja po festonte fitoren në sheshin e Shkupit.

Pjesa e dytë e bisedave të publikuara, sipas Zaevit dëshmon se polici që kishte vrarë të riun Martin Neshkovski ka qenë në detyrë zyrtare, ndryshe nga ajo që kishte deklaruar policia.  Sipas LSDM-së, për Jankullovskën nuk ka rëndësi jeta e humbur, por për popullarizimin e rastit në media.

Zaev publikoi edhe një bisedë mes Gruevskit dhe Jankullovskës, që sipas tij dëshmon se kryeministri ka qenë i informuar në detaje për rastin, por ka dhënë urdhër që MPB-ja të del me të dhëna të rrejshme rreth përfshirjes së policisë në vrasjen e Neshkovskit. Ai kërkon opinionit dhe mediave tu thuhet se polici Spasov nuk ka qenë në detyrë në momentin e vrasjes.

Bisedat e plota…

 

 

 

Sulmohet BFI-ja! Policia nuk ndërhyn, analizon situatën

Të shkarkuarit e javës së kaluar Myftiu Ibrahim Shabani sekretari i BFI-së Afrim Tahiri dhe bashkëpunëtoret e tyre të shoqëruar nga një grup prej 50 personash dhunshëm janë futur mëngjesin e sotëm në hapësirat e BFI-së duke sulmuar fizikisht madje disa prej të punësuarve.

Incidentin e rënd nuk e ka parandaluar policia dhe organet shtetërore. Në momentin e incidentit në seli nuk ka qenë i pranishëm kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi.

Grupi që është futur në selinë e BFI-së është futur edhe në zyrën e kryetarit të këtij institucioni duke marrë vulat,  mandej ka formuar një këshillë të udhëhequr nga Myftiu i shkarkuar i Shkupit Ibrahim Shabani dhe kanë vetëshpallur për kryetar të ri të BFI-së Afrim Tahirin, ish sekretarin e këtij institucioni i cili u shkarkua nga ky postë javën e kaluar nga Rijaseti i BFI-së, si organ më i lartë .
Gazetarëve më pas iu drejtua Myftiu i shkarkuar i Shkupit Ibrahim Shabani i cili ka udhëhequr grupin qe dhunshëm është futur ne selinë e BFI-së.

“Nga sot Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë do të udhëhiqet nga një Këshill i përkohshëm në krye me myftiun e Shkupit, Ibrahim Shabanin. Brenda këtyre ditëve formohet komision financiar të asistuar nga revizorë profesional të cilët do të konstatojnë gjendjen faktike financiare në Bashkësinë Islame të Republikës së Maqedonisë, pas së cilës xhemati dhe besimtarët do të jenë të njoftuar detajisht”, deklaroi Ibrahim Shabani, ish myfti i Shkupit.

Ministria e Brendshme e konfirmoi incidentin, por nuk dha detaje për atë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Ata nuk spjegojnë as arsyet se pse policia edhe pse ka qenë prezentë në vendngjarje, ka qëndruar indiferente dhe nuk ka penguar hyrjen e sulmuesve në objektin e BFI-së. Deri tani nuk ka të arrestuar apo të ndaluar në stacion policor lidhur me këtë incident. Policia për momentin është para objektit te BFI-së duke mbrojtur dhe përkrahur ata që dhunshëm sot u futën në institucionin më të larët të myslimanëve në Maqedoni.

Ndryshe sulmi I sotëm mbi institucion fetar erdhi pas zënkës mes Sulejman Rexhepit dhe Ibrahim Shabani që një javë më parë. Konfrontimet kishin filluar gjatë një manifestimi në garat e leximit të Kuranit.  Myftiu i shkarkuar Shabani dhe bashkëpunëtorët e tij janë akuzuar nga Rijaseti i BFI-se për keqpërdorimin e mbi gjysmë milion eurosh mjete të Myftenisë.Benjamin Arifi

Nishani, në Nju Jork për rezolutën dedikuar kombit shqiptar

bujar nishaniPresidenti i Republikës, Bujar Nishani po zhvillon një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, kreu i shtetit është i ftuar për të ndjekur votimin e rezolutës për rolin e kombit shqiptar, e kërkuar nga anëtari i Asamblesë së Nju-Jorkut, Mark Gjonaj.
Pas votimit të kësaj rezolute, Presidenti Nishani do t’u drejtohet më një fjalim të pranishmëve në punimet e Asamblesë dhe Senatit të Shtetit të Nju-Jorkut.

Axhenda e qëndrimit në Shtetet e Bashkuara parashikon takime të kreut të shtetit me pjesëtarë të Asamblesë dhe të Senatit të Nju Jorkut, vizita në Hebrew Union College, një ligjëratë në Manhattan College, si dhe takime me politikanë të Nju Jorkut e personalitete të njohura shqiptaro-amerikane.

Gjithashtu, Nishani do të ketë takime edhe me drejtuesit e Fondacionit “Raoul Wallenberg”, me organizatën “Sisterhood of Salam” dhe ‘’Ethnic Understanding”, të cilat punojnë në promovimin e dialogut ndërfetar.

Në përfundim të vizitës së tij, Nishani do të mbajë edhe një fjalim mbi tolerancën fetare, si dhe do të përshëndesë aktiviteti, që do të mbahet në B’nai Jeshurun Sinagogue, që organizohet në shenjë vlerësimi ndaj ndihmës së vyer që dhanë shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve. / Top Channel

EnterpreiseTre vjet më parë anija e hapësirës Enterprise u bë pjesë e relikeve historike, kur u përfshi në fondin e Muzeut të Detit, Ajrit dhe Hapësirës në Nju Jork. Më 27 prill të këtij viti, kjo anije iu dedikua kujtimit të astronautëve që kanë dhënë jetën në misionet e njerëzimit për të zbuluar misteret e gjithësisë.

Të afërm të astronautëve të anijeve Apollo 1, Challenger dhe Columbia u mblodhën më 27 prill në Nju Jork për ceremoninë e dedikimit të anijes Enterprise. Në pllakën përkujtimore thuhet “Enterprise – prototipi që hapi rrugën për programet hapsinore, i dedikohet sot ekipeve të guximshme që u shërbyen programeve amerikane të hapësirës dhe dhanë jetën në ndjekje të dijes, ekslorimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Enterprise ishte anija e parë orbitale e NASA-s. Ajo ishte prototipi që zhvilloi teste brenda atmosferës së Tokës në 1977, të cilat më pas hapën rrugën për fluturimet në hapësirë.

June Scobbee Rodgers ishte bashkëshortja e Francis Dick Scobee, komandant i misionit hapsinor të anijes Challenger që shpërtheu pak pas nisjes më 28 janar

 “Im shoq Dick Scobee ishte komandant i anijes Challenger, por ai ishte edhe një ndër pilotët e testimit të anijes Enterprise. Prandaj ky dedikim është shumë kuptimplotë për ne”.

Një tjetër mision fatal ishte ai i anijes Columbia që shpërtheu gjatë kthimit në atmosferën e Tokës më 1 shkurt 2003, duke vrarë ekuipazhin me shtatë pjesëtarë. Evelyn Husband-Thompson, e veja e komandantit të anijes Columbia, Rick Husband shprehu mirënjohjen për ceremoninë dhe nderin që i bëhet familjes:

“Është një nder shumë i veçantë që jemi mbledhur me familjet e tjera. Ne kemi qenë shumë afër me njëri-tjetrin, pasi kaluam tragjedi të ngjashme. Prandaj ka rëndësi të veçantë që jemi së bashku për dedikimin”.

Ceremonia u zhvillua edhe në kujtim të anijes Apollo 1, ku tre astronautë gjetën vdekjen nga një zjarr që shpërtheu në kabinë gjatë një udhëtimi-provë. Aksidenti çoi në zhvillime të rëndësishme teknologjike dhe parametra të reja sigurie për udhëtimet në hapësirë. Lowell Grissom është vëllai i Virgil Grissom, pilot i anijes Apollo që vdiq nga aksidenti:

“Ndjej një kënaqësi dhe nder të madh që këta heronj po nderohen sot. Ata kanë dhënë shumë për përparimin e programeve hapësinore dhe fakti që ndodhem këtu me familjet e tjera të fluturimeve në hapësirë është nder i madh për mua”.

NASA e mbylli programin e saj të fluturimeve në hapësirë në fund të vitit 2011. Që nga krijimi i tij e deri në mbylljen në vitin 2011, programi kishte regjistruar 135 misione për vajtje-ardhje në hapësirë. (voa)

Kosovë: Krimi, korrupsioni dhe migrimi – pengesa për liberalizimin e vizave

viza kosovaPërfaqësuesi i posaçëm i BE- Samuel Zbogar tha se Kosova duhet të luftojë krimin e korrupsionin dhe të sigurohet se nuk do të ketë krizë të re migrimesh

Përfaqësues të lartë vendas e ndërkombëtarë thanë të hënën se deri në fillim të muajit qershor, Kosova synon të përmbushë kriteret e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, por ata tërhoqën vërejtjen se koha shumë e shkurtër kërkon vullnet politik.

Gjatë një debati në Këshillin Kombëtar për integrime evropiane, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, shfaqu shpresën që migrimi i paligjshëm i fundvitit të kaluar dhe fillimit të këtij viti, nuk do të ndikojë negativisht në proces.

Por, mungesa e rezultateve në vendosjen e rendit dhe ligjit dhe krijimin e shtetit të së drejtës do të jetë faktori përcaktues për shpejtësinë me të cilën Kosova do t’iu hapë rrugë investimeve të huaja në vend aq të nevojshme për krijimin e vendeve të punës dhe të ecë drejt Bashkimit Evropian për ta realizuar vizionin tonë që na bashkon”, tha presidentja Jahjaga.

Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa tha se përparimi i deritashëm është vlerësuar edhe nga ana e përfaqësuesve më të lartë të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, jemi po ashtu të vetëdijshëm për kriteret e mbetura dhe të pa adresuara për të cilat institucionet tona janë zotuar t’i përmbyllin deri më 15 maj. Jemi zotuar që institucionet tona ta dorëzojnë raportin final deri në fund të majit, ku do të pasqyrohet progresi në përmbylljen e kritereve të mbetura”, tha kryeministri Mustafa.

Ministri i integrimeve Bekim Collaku tha se gjatë kësaj jave pritet miratimi i rregulloreve që kanë të bëjnë me programet e ri integrimit si dhe të vazhdohet me përmbushjen e kritereve tjera për këtë proces.

Po ashtu duhet të përmbyllet procesi i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe të lansohet sistemi i avancuar i gjendjes civile duke përfshirë edhe certifikatat e gjendjes civile me elemente të lartë të sigurisë. Pastaj duhet të miratohet strategjia kundër trafikimit me qenie njerëzore, funksionalizimi i qendrës së mbajtjes për të huajt, funksionalizimi i sistemit informativ për evidencë penale dhe çështje tjera”, tha ai.

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian, Samuel Zbogar, tha se vonesa e formimit të institucioneve dhe kriza e migrimit kanë ndikuar në tërë procesin.

Kosova duhet të përkushtojë burime shtesë dhe të miratojë masa për të siguruar që njerëzit që kthehen të mos provojnë të ikin sërish në rastin e parë”, tha zoti Zbogar.

Ne kërkojmë po ashtu një seri masash që synojnë përmirësimin e sundimit të ligjit dhe përballjen e me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, tha zoti Zbogar, duke nënvizuar se Komisioni Evropian do të dërgojë një mision faktmbledhës para fillimit të verës më kusht që raporti i institucioneve të Kosovës të dorëzohet deri në fillim të muajit qershor. Pas vlerësimit të Komisionit, u mbetet Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian që të informojnë ministrat e brendshëm të vendeve të zonës Shengen të cilët do të japin fjalën e fundit për këtë çështje.

Kosova është vendi i vetëm në Evropën Juglindore, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Bashkimit Evropian. Ajo mori udhërrëfyesin për këtë çështje në qershor të vitit 2012, por ende askush nuk e di edhe sa kohë duhet pritur për këtë proces, pavarësisht pohimeve që u përsëritën edhe të hënën se ajo është në hapin e fundit të saj. (voa)

Përvjetori i Luftës së Dytë Botërore

lufta e II botrorePërvjetori i 70-të i fundit të Luftës së Dytë Botërore do të përkujtohet në të gjitha vendet evropiane, me përjashtim të Gjermanisë, e cila e humbi luftën. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Al Pessin vizitoi Berlinin për të raportuar se si e shikojnë luftën atje dhe efektet që ajo vazhdon të ketë.

Një memorial madhështor për gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë nga nazistët, zë një hapësirë të madhe në qendër të Berlinit. U ndërtua vetëm dhjetë vjet më parë mes kundërshtimesh të konsiderueshme. Rreth 200 metra më tutje, prapa pemëve, ndodhej bunkeri ku Adolf Hitleri drejtonte luftën, dhe ku mendohet se vrau veten.

Nuk ka mbetur më asgjë nën këtë vend parkimi, por për vizitorë si Tina nga Britania, mësimet mbeten.

“Edhe sot, ka në vendin tonë grupe ekstremiste që gjallojnë. Dhe mendoj se nëse njerëzit e zakonshëm nuk veprojnë për t’i kundërshtuar, atëherë ekziston gjithnjë mundësia që historia të përsëritet.”

Ky është edhe mesazhi drejtuar berlinezëve nëpërmjet një videoje dhe një ekspozite fotografish të vendosura në vende të ndryshme të këtij qyteti që dikur ishte i ndarë.

Bjoern Weigel është përgjegjësi i fushatës.

“Kjo ka ndodhur 70 vjet më parë, por në pjesë të tjera të botës, madje edhe në Evropë, kjo është jeta e tyre e përditshme.”

Tema i prek evropianët që vizitojnë Berlinin, të cilët e dinë shumë mirë se maji i vitit 1945 nuk ishte edhe fundi i telasheve të kontinentit.

“Për ne, popullin polak, ishte fundi i shkatërrimit të vendit tonë, por ne vazhduam të kontrolloheshim nga sovjetikët, kështu që nuk ka domethënie shumë të madhe për ne. Sidoqoftë, ne e festojmë,” thotë një student nga Polonia.

“Nuk dimë se çfarë do të kishte ndodhur nëse gjërat do të zhvilloheshin tjetërsoj. Ndoshta do të kishte qenë një botë krejt tjetër, këtu në Gjermani, në Francë, në të gjithë Evropën,” thotë një mësues nga Franca.

“Për gjermanët, dhe për mua, është një ditë që nuk do të harrohet, që nuk mund të harrohet,” thotë ish-botuesi gjerman Gerd Appenzeller.

Zoti Appenzeller është anëtar i bordit editorial të gazetës berlinezeTagesspeigel. Ai shqetësohet për faktin që aleancat e pasluftës që siguruan dhe ribashkuan Gjermaninë po ndryshojnë formë, ashtu siç edhe Rusia po bëhet më kategorike, ndërkohë që një brez i ri gjermanësh e marrin paqen për të qenë.

“Shumica janë të rehatuar me lirinë. Nuk mendojnë se si kjo liri është vazhdimisht në rrezik. Amerika po ndryshon; marrëdhëniet globale po ndryshojnë, dhe gjermanët dhe evropianët duhet të bashkohen, të qëndrojnë së toku, qoftë edhe për të qenë thjesht një partner i përshtatshëm për Shtetet e Bashkuara.”

Ndërtesa e re e ambasadës amerikane në Berlin duket se thekson këtë partneritet, e pozicionuar në krah të Portës së Brandenburgut, një ndër simbolet kombëtare gjermane, dhe dikur një simbol i çarjes perëndim-lindje. (voa)