Meta takon bashkëraporterët e KiE: Zgjedhjet i arritën standardet

meta-APKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti të hënën bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans dhe Andrej Hunko.

Ky takim u përqendrua në punën e deritanishme për avancimin e reformës në drejtësi, në zhvillimin e zgjedhjeve të fundit të pushtetit vendor dhe në zbatimin e reformës së ndarjes së re administrativo-territoriale.

Kreu i Kuvendit vuri theksin në arritjen e standardeve të suksesshme të zgjedhjeve për pushtetin vendor, të cilat, sipas tij, i dhanë jetë ndarjes së re administrative e territoriale dhe konfirmuan vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë për të zgjedhur kryetarët e 61 bashkive të reja.

/ Top Channel

Gjermania tërheq Ballkanin, Bieber dhe Partosh komentojnë vizitën e Kancelares Merkel në rajon

Florian Bieber nga Qendra e Studimeve për Europën Juglindore në Universitetin e Grazit në Austri, i cili ndodhet në Tiranë, në një intervistë për Top Channel jep këtë opinion për vizitën e 8 korrikut të Kancelares Angela Merkel në Tiranë.

Bieber-Partosh-analistet“Mendoj se kjo vizitë lidhet me ripërfshirjen e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor. Tani ne shohim një interes të shtuar të Gjermanisë, e cila i vlerëson si tejet të rëndësishme marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit. Gjermania tashmë e ka kuptuar rëndësinë e Ballkanit dhe dinamikën pozive të rajonit”, thotë Florian Bieber.

Top Channel: Por përse pikërisht tani ky interes në rritje nga Gjermania për rajonin e Ballkanit?

Florian Bieber: Mendoj se kjo bazohet më së shumti në të kuptuarin se zgjerimi BE-së nuk është duke funksionuar siç duhet për momentin. Dhe për këtë ne shikojmë disa vende antare që përfshihen në këtë çështje. Kështu, disa vende janë duke marrë rol udhëheqës. Një prej tyre është Gjermania, që ka kuptuar se nuk është e rëndësishme vetëm çuarja përpara e procesit të zgjerimit, por gjithashtu se ka edhe lojtarë të tjerë në këtë histori, siç është Rusia. Ne e dimë që marrëdhëniet e BE-së me Rusinë janë përkeqësuar dhe se Rusia mund të luajë një rol negativ në rajon dhe është nevoja në dërgimin e një sinjali të qartë se, me reforma dhe një bashkëpunim më të mirë rajonal këto vende mund të avancojnë rrugën e tyre drejt Unionit Europian dhe se nuk ka alternativa të tjera. Gjermania dhe BE-ja duan që rajoni të jetë në BE. Europa nuk e shikon me shqetësim pse investitorë rusë i afrohen Ballkanit. Problemi lidhet me frikën e aplikimit të modelit autoritar rus në rajon, të cilin ne e kemi parë në Maqedoni, ku Rusia është duke mbështetur qeverinë aktuale. Jo se ata janë pro Rusisë, por se duken më afër atij lloj autoritarizmi në Rusi. Prandaj, në këtë këndvështrim roli Rusisë në rajon shihet si negativ.

Ndërsa Gabriel Partosh, analist për rajonin në “The Economist Intelligent Unit” në Londër, jep këtë përkufizim për ardhjen e Merkel në rajon.

“Rëndësia e kësaj vizite të Kancelares Merkel lidhet me faktin se Gjermania tani është duke marrë një rol më pro-aktiv në Ballkanin Perëndimor. Këtë ne e pamë me Konferencën e Berlinit vitin e shkuar. Gjermania është duke dhënë inkurajimin e duhur për reformat në këto vende të rajonit për të përshpejtuar hapat e antarësimit në BE. Prandaj, mendoj se kjo vizitë, përfshihet në të tilla përpjekje që parashtrova më sipër që Gjermania tani është duke marrë një rol aktiv e të shtuar në rajon”, thekson Gabriel Partosh.

Top Channel: Përse ky rol aktiv dhe i shtuar nga Gjermania pikërisht tani?

Gabriel Partosh: Sepse askush në Europë nuk e ka vullnetin ta bëjë një gjë të tillë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshira me zhvillimet në Lindjen e Mesme. Unioni Europian është i tejmbushur me problemet e brendshme, si Greqia apo edhe Britania me referendumin. E gjithë kjo situatë e largon vëmendjen nga Ballkani përveç gjermanëve, të cilët edhe ata kanë probleme me BE-në, por të paktën tregojnë se kanë energji të merren me Ballkanin. Por përse dhe përse tani? E veçanërisht që prej vitit të shkuar. Mendoj se kjo lidhet me rrezikun që i kanoset BE-së, e në veçanti integrimit të vendeve aspirante, duke humbur shpejtësinë siç ndodhi me Maqedoninë, një vend që pret e pret pafundësisht, pasi ka 10 vite që është vend kandidat. E kështu, gjermanët mendojnë se ky mbase është rasti për t’u dhënë fund zvarritjeve të BE-së, duke u siguruar se progresi të paktën për Kosovën mund të arrihet. Prandaj Merkel do të vizitojë edhe Beogradin, dhe Tiranën, e në këtë rast merr rëndësi të posaçme. Merkel kërkon të sigurojë mbajtjen e premtive nga serbët dhe ata kontribuojnë në normalizimin e marrëdhënieve. Nga ana tjetër, Shqipëria duhet të luajë një rol të përgjegjshëm në lidhje me shqiptarët e Kosovës, ata në Maqedoni dhe rajon.

Top Channel: Ardhja e Merkel në Tiranë e çon në tre numrin e takimeve me Ramën në harkun kohor të një viti. A mendoni se Merkel është duke kërkuar një lider për rajonin dhe se Edi Rama a mund ta përmbushë një rol të tillë?

Gabriel Partosh: Ajo nuk ka shumë zgjedhje në këtë rast. Qartësisht Edi Rama potencialisht mund të jetë një prej udhëheqësve. Natyrisht për Gjermaninë dhe rajonin, Serbia është padiskutim me rëndësi, është një prej vendeve më të forta, i cili është parë në citimet ruse me një lloj flirtimi në distancë. Merkel kërkon siguri që Serbia mos të dalë nga rrugëtimi europian. Vuçiç shihet si një kryeministër pragmatist. Unë nuk do t’i vendosja të gjitha paratë në një bast për Edi Ramën, për atë që ju më pyesni, por natyrisht për Merkel, Rama shihet si një figurë e rëndësishme në rajon, sëbashku me kryeministrin Vuçiç.

/ Top Channel

Çfar do të ndodh me Maqedoninë dhe Shqipërinë nëse Greqia largohet nga eurozona

Derisa bota është në pritje të përgjigjes së Bankës Qendrore Evropiane (BQE) për të vazhduar furnizimin e Greqisë me para të freskëta, dhe derisa vijnë deklaratat e shefave të shteteve të eurozonës se Greqia nuk do të dalë nga eurozona, dhe po bëhet thirrje që të negociohet me Athinën, është zbuluar një plan që deri më tani ishte ruajtur mirë dhe që quhet “Operacioni Shqipëria”, që kishte për qëllim parandalimin e përhapjes së mundshme të krizës greke, sidomos në Rumani, Bullgari, Qipro dhe Maqedoni

Ky është një plan i përgatitur me kujdes në rast se Greqia duhet të largohet nga eurozona, propozim ky të cilin aktualisht po e kundërshtojnë kryeministri francez Manul Vals dhe disa zyrtarë të shteteve dhe institucioneve të eurozonës.

Është e rëndësishme që të ndihmohen në tejkalimin e problemeve financiare edhe Rumania, Bullgaria, Qipro dhe Maqedonia, në rast se Greqia del nga eurozona, duke pasur parasysh se degët e bankave greke janë pjesë e rëndësishme e sistemeve të tyre financiare dhe të tregjeve, transmeton lajmi.net.

Bashkimi Evropian sipas këtij plani do të kishte gjasa të nisë shtetëzimin e filialeve të bankave greke në këto vende, që do t’i nënshtroheshin mbikëqyrjes dhe kufizimit të lëvizjeve të kapitalit dhe pagesave bankare.

Tani për tani këtë gjë nuk e dëshiron askush, sepse “zgjerimi i infektimit” do të mund pastaj të godiste vende që janë ende të rrezikuara si Portugalia por madje edhe Spanja. Por nëse BQE ndërprenë dërgimin e “parave të freskëta” bankës qendrore greke, ekziston mundësia që kjo bankë automatikisht të pezulloi mundësinë që nga ajo të furnizohen me para bankat komerciale.

Të gjithë shpresojnë që të mos ndodhë një gjë e tillë, por një ekip i ekspertëve të Komisionit Evropian të BQE-së, që në vitin 2012 kishin hartuar planin e koduar “Operacioni Kroacia” që fatmirësisht nuk ka pasur nevojë të implementohet, tani ka hartuar planin tjetër të quajtur “Operacioni Shqipëria”, që ka për qëllim të parandalojë frikën dhe lëvizjet e pakontrolluara të tregut dhe bursës, si në disa raste të mëparshme në fillim të krizës në eurozonë. (lajm)

Çfarë ndodh nëse Greqia del nga Eurozona?

greqia ftSkenari profetizohet prej kohësh, por çfarë ndodh saktësisht kur një vend lë Eurozonën? “Financial Times” e nis shpjegimin e saj nga situata në tregjet financiare, ku një monedhe të re do t’i duhet më së pari një kod i ri, i cili të identifikohet nga kompjuterët për shkëmbime tregtare e pagesa.

Me këtë çështje merret International Standards Organisation, një organizëm botëror me seli në Zvicër. Ai ofron një kod prej tre gërmash: dy të parat përfaqësojnë vendin, e treta emrin e monedhës.

Në rastin e Greqisë nuk do të mund të ketë kthim në kodin e vjetër të dhrahmise, GRD, sepse ka ende disa pagesa të vonuara që duhen shlyer.

Në këtë rast janë të mëdha gjasat e vendosjes së një kodi të ri, i cili mund të jete GRN. Duket e lehtë për t’u thënë, por në tregje, hyrja e një monedhe të re është goxha e ndërlikuar, sidomos kur vjen fjala tek kontratat financiare afatgjata.

Për Greqinë vetë, monedha në fjalë mund të sjellë disa përfitime, por megjithatë nuk do të jetë fare pa kosto. Kur procesi kompleks i hedhjes në treg bëhet në mënyrë të rreptë e të befasishme, atëherë rreziku për pasoja të padëshiruara e të paparashikueshme është i madh.

Por, përtej aspektit teknik dhe anës greke të sagës, çfarë ndodh konkretisht me euron? Edhe monedha e përbashkët europiane, sipas “Financial Times”, nuk do ta kalojë paq këtë situatë.

Grexit-i hedh në erë parimin e shenjtë të BE-së se, Eurozona është një klub ku mund të hysh, por nga ku nuk del më kurrë. Shembja e këtij boshti do të prekë investitorët, korporatat dhe të tjerë me një ekspozim të barabartë ndaj një shpërbërjeje të mundshme të Eurozonës.

I tillë do të ishte përshembull rasti i një sipërmarrësi italian, asetet dhe burimet e të ardhurave të të cilit janë në Itali, por financimi bëhet në euro.

/ Top Channel

“Heshtje” apo pushtet konkret për Asociacionin?

MitrovicaÇështja e formimit të Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, pritet të jetë një nga temat, për të cilat do të bisedohet në takimin e radhës, më 29 qershor në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit të 23 qershorit, të dy kryeministrat kanë theksuar se lidhur me çështjen e Asociacionit është arritur përparim gjatë bisedimeve, por ata nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se në ç’masë është ai përparim.

Për më tepër, të dy kryeministrat kanë theksuar se janë marrë vesh që të mos ketë deklarata për medie lidhur me atë se në cilat pika është arritur pajtimi ose jo lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në mbledhjen e ekzekutivit, ka theksuar se bisedimet do të vazhdojnë, por nuk ka ofruar detaje lidhur me këtë temë.

Jemi marrë vesh që të vazhdojmë kësaj të hëne, për arsye se dialogu është lënë të vazhdohet për të njëjtat tema dhe të mos dalim publikisht dhe të themi se kush çka i tha kujt, sepse kjo nuk na ndihmon që ne të zhvillojmë një dialog konstruktiv”, ka deklaruar Mustafa .

Deklaratë të ngjashme, lidhur me çështjen e Asociacionit, pati dhënë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, menjëherë pas takimit të 23 qershorit.

“Disa çështje të rëndësishme kemi arritur t’i zgjidhim, por për këtë nuk mund të flas dhe marrëveshja është që për to të mos flasim në publik”, pati theksuar Vuçiq.

Megjithatë, Hashim Thaçi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, në një intervistë dhënë medieve vendore, e cila është publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ka theksuar se në takimin e 23 qershorit “është arritur përparim i rëndësishëm edhe në çështjet e ndjeshme si ajo e formimit të Asociacionit të Komunave”.

“Mund të themi se e kemi çimentuar qëndrimin tonë se Asociacioni duhet të formohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me Ligjin për qeverisje lokale të Republikës së Kosovës, si dhe dokumentet tjera relevante evropiane për qeverisjen lokale”, ka theksuar zëvendëskryeministri Thaçi.

Në anën tjetër, Goran Rakiq, kryetar i komunës së Mitrovicës së veriut, i cili ka qenë i pranishëm së fundmi në Bruksel, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja për të mos diskutuar në publik lidhur me atë që është biseduar në Bruksel, është shkelur nga zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

“Kësaj marrëveshje i përmbahet vetëm kryeministri Vuçiq, ndërkaq që zoti Thaçi e ka shkelur këtë marrëveshje. Ai ka dalë në opinion me disa deklarata, për të cilat me përgjegjësi mund të them se nuk janë të sakta”, thotë Rakiq.

Ai shton se nuk mund të flasë për atë se për cilat çështje janë arritur përafrime të qëndrimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, lidhur me çështjen e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, sipas tij, pritjet e serbëve të Kosovës që ky asociacion të ketë edhe pushtet mbi disa segmente, janë reale.

“Unë pres që kjo Bashkësi të ketë pushtet konkret. Normalisht, ne nuk kërkojmë kompetenca që prekin diçka që nuk është ingerencë e një komune. Pra, kërkojmë kompetenca konkrete për sa i përket planifikimit hapësinor, arsimit, shëndetësisë. Do të thotë, bashkëpunimet lokale reciproke, të këtij lloji. Nuk kërkojmë asgjë më tepër dhe nuk po kërkojmë diçka të pamundur dhe të parealizueshme”, thekson Rakiq.

Në takimin e 29 qershorit, ndërmjet kryeministrave, Mustafa dhe Vuçiq, të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pritet të vazhdojnë bisedimet për temat, për të cilat tashmë është diskutuar, siç janë: krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, energjia, telekomi, dhe liria e lëvizjes.

Kryeministri Mustafa, pati theksuar se, në takimin e 29 qershorit në Bruksel, do të bëhen përpjekje për përmbylljen e disa marrëveshjeve. (rel)

Si funksionojnë kontrollet e lëvizjes së kapitalit?

Gjithnjë e më shpesh flitet për kontrollin e lëvizjes së kapitalit në rastin e Greqisë. Qipro ka patur përvoja të mira me të. A mund ta ndihmojë kontrolle të tilla Greqinë për të dalë nga kriza?

euro1Sapo kryeministri grek Alexis Cipras u tha bashkëkombasve të tij në orën 01:00 të mëngjezit se do të mbante një referendum për të penguar marrëveshjen e planifikuar me donatorët, u formuan rradhë të gjata para bankave, në mes të natës. Të shtunën në mëngjez rradhët u bënë edhe më të gjata.

Qeveria deklaroi madje se bankat do të qëndrojnë të hapura edhe të hënën. Por shumë grekë me sa duket nuk besojnë. Gjithsesi ato duan t’i kenë paratë më mirë në shtëpi se sa në bankë. Sepse po të vijë një grexit, pra dalja e vendit nga eurozona, vendi do të kete një monedhë të re.

Atëherë eurot, që do të gjenden ende në bankat greke, pritet të konvertohen në një kurs këmbimi shumë të pafavorshëm. Euro pritet që do të konvertohet në monedhën e re në një shkallë këmbimi të pafavorshme për pronarët e tyre. Paratë e fshehura nën jastëk, apo të deponuara në bankat e huaja mund të këmbehen me një kurs me humbje.

Ndihma nga Banka Qendrore Evropiane

Dalja e vazhdueshme e depozitave i rëndon shumë bankat. Me qëllim që të ruajnë likuiditetin, vjen në ndihmë Banka Qendrore Evropiane. Përmes të së ashtuquajturës “Emergency Liquidity Assistance” (ELA) BQE u ofron mbështetje likuiditeti institucioneve kombëtare kredidhënëse përmes sigurive, si transferimi i garantuar i borxhit. Por për Greqinë Këshilli i Bankës Qëndrore Evropiane e ka ngritur së fundi përsëri tavanin për ndihmën për Greqinë Ela në 89 miliardë.

Me qëllim që të mos e jetë e nevojshme, që kjo shumë të ngrihet edhe një herë dhe bankat greke ta ruajnë sipas mundësive likuiditetin, po diskutohet për të ashtuquajturin kontroll i lëvizjes së kapitalit. Ai kufizon shumën e parave, që klientët, në këtë rast ato grekë, mund të tërheqin, ose të transferojnë në bankë.

Në parim, rrjedhja e lirë e kapitalit konsiderohet si një prej katër lirive themelore të Bashkimit Evropian. Ajo mund të kufizohet vetëm në rast emergjence, “në rast të vështirësive serioze në politikën ekonomike dhe monetare”, siç thuhet në ligjin për tregun e brendshëm të përbashkët të BE. Madje edhe në këtë rast ai duhet të vlejë për një kohë të kufizuar, të paktën në teori. Kufizimi kohor do të shërbejë jo vetëm që të kufizimi i lirive të qytetarëve të zgjasë një kohë sa më të shkurtër. Ajo duhet edhe të garantojë që kompanitë të kenë akses sa më parë te kapitali i nevojshëm..

Përvojat në Qipro

Në praktikë kjo duket ndryshe. Qipriotët kanë patur së fundi përvojë me kontrollet për qarkullimin e kapitalit. Edhe në Qipro bankat qenë në rrezik falimentimi në fillim të vitit 2013. Për këtë arsye tërheqjet e parave në automate u kufizuan në 300 Euro në ditë. Nëse qipriotët udhëtonin jashtë vendit, nuk kishin të drejtë të merrnin me vete më shumë se 1000 euro për njëri. Nëse donin të ndihmonin fëmijët e tyre, që studjonin jashtë, kjo lejohej deri në një kufi prej 5000 euro për tremujor. Pagesat me me karta EC dhe karta krediti u kufizuan gjithashtu deri në kufirin 5000 euro për tremujor. Për transferimin jashtë vendi të një shumë më të lartë se 500 euro nevojitej leje e posaçme. Firmat duhet ta dokumentonin çdo transferë parash. Kontrollet janë tërhequr përsëri gradualisht pas një farë kohe. Përfundimisht ato janë hequr përsëri në prill të këtij viti.

Përveç kontrollit të drejtpërdrejtë ka edhe forma indirekte të kontrollit të kapitalit. Kështu mund transferat e parave mund të tatohen.

Nëse në Greqi futen kontrollet e lëvizjes së kapitalit, këto masa duhet të bazohen në përvojat e Qipros. Ndryshe nga Qipro, ekonomia e të cilit e ka marrë mjaft veten, pas krizës së vitit 2008, në Greqi ka të ngjarë të debatohet për një kohë të gjatë për mbajtjen e euros. Për sa kohë vendi varet nga kreditë ose transferimet, euro që nuk dihet sa zgjat. (dw)

Fillon raundi i ri i bisedimeve Kosovë – Serbi

Telekomi, energjia, liria e lëvizjes dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe janë temat kryesore të bisedimeve të sotme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

bisedimet Kosove SerbiNë Bruksel filloi raundi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Në raundin e sotëm do të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me energjinë, telekomunikimet, lëvizjen e lirë në veriun e Kosovës dhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Javën e kaluar palët dështuan të arrijnë marrëveshje për këto cështje.

Prishtina pohon se Kosova do ta marrë kodin e saj telefonik 383 drejtpërdrejtë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikimeve dhe se kërkesa në emër të Kosovës do të bëhet nga ana e Austrisë. Por, Beogradi mohon të ketë një marrëveshje të tillë. Zyrtarët serbë thanë se janë të gatshëm të pajtohen me këtë zgjidhje, nëse një kompanie serbe i lejohet operimi në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Qëndrime të kundërta kanë përshkuar edhe debatet rreth energjisë për shkak të refuzimit të Serbisë që të lërë nën kontrollin e qeverisë së Kosovës të liqenit të Gazivodës, që shtrihet përgjatë kufirit verior të Kosovës dhe Serbisë në rajonin e Zubin Potokut, një nga komunat me shumicë serbe ne veri të Kosovës. Ky liqen vlerësohet me rëndësi thelbësore për prodhimin e energjisë elektrike, pos tjerash për faktin se Termocentralet e Kosovës varen nga furnizimi me ujë prej tij. Beogradi ka pohuar se ka ofruar ndarjen e pronësisë 50 me 50 për qind, por Prishtina këtë nuk e ka pranuar.

Qëndrimet janë kundërthënëse edhe për lëvizjen e lirë në veri, përkatësisht largimin e pengesave nga ura kryesore mbi lumin Ibër që shënon edhe vijën ndarëse të Mitrovicës në veriun me shumicë serbe dhe jugun me shumicë shqiptare.

Pjesë e vështirë e bisedimeve pritet të jetë edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Prishtina ngulë këmbë se ky asociacion nuk do të ketë pushtet ligjvënës e as ekzekutiv, ndërsa Beogradi kërkon më shumë autonomi të asaj që ai e quan Bashkësia e komunave serbe.

Gjatë ditës pritet të diskutohet edhe shkalla e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash. Nga ky zbatim varet edhe ritmi i hapjes së kapitujve të negociatave për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Në fillim të korrikut në Beograd pritet të qëndrojë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ngulë këmbë në qëndrimin se hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim duhet të pasojë një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Paraprakisht ajo të martën më 30 qershor pret në takim kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Serbia përfitoi hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian pas marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën me gjithë kundërshtimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008. (voa)

Një herë euro – gjithmonë euro

Sipas Marrëveshjes së BE, mundësia e një “Grexit”, pra daljes së plotë të Greqisë nga Eurozona, është vështirë e paramendueshme. Përderisa ajo mbetet anëtare e BE.

euro“Grexit” – kompilimi më i njohur i fjalëve “Greqi” dhe “exit”, në kohën e krizës së tanishme, është një mosmarrëveshje e madhe – të paktën përderisa Greqia mbetet anëtare e Bashkimit Evropian. E njëjta gjö vlen edhe për fjalën artificiale “Graccident”, e cila nënkupton daljen e pavullnetshme të Greqisë nga kjo hapösirë. Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, ka paralajmëruar të shtunën Eurogrupin për këto pamundësi, pasi që Eurogrupi vendosi të mos vazhdojë programin e ndihmave për Greqinë. Shkurt Marrëveshja e BE parashikon: një herë euro, gjithmonë euro. Sepse në Marrëveshje qëndron edhe fjala “vendim i pakthyeshëm”.

Për këtë ka folur edhe nënkryetari i Bankës Qendrore Evropiane, (BQE), Vitor Constancio, në prill të këtij viti, kur tha se “Marrëveshja e BE nuk parashikon largimin formal të një vendi nga Eurozona.” Sipas Komisionit të BE ky vlerësim theksohet në disa vende të Marrëveshjes.
Vendet pjesëmarrëse e kanë nënvizuar “pakthyeshmërinë”, që në protokollet e Marrëveshjes së Mastrihtit, në vitin 1992. Në Marröveshjen e Lisbonës në vitin 2007, në nenin 3 thuhet: “BE do të ndërtojë një union ekonomik dhe monetar. Ndërsa monedha e tij është euro.” Në këtë mënyrë të gjitha vendet e BE do të duhej të fusin këtë monedhë në përdorim. Përjashtime janë bërë vetëm pwr Britaninw e Madhe dhe Danimarkwn, të cilat nuk duan të fusin euron. Në shumë pjesë të Marrëveshjes, në pjesët për funksionomin e BE-sö, nënvizohet obligimi për futjen e euros (si në nenin 119). Në veçanti neni 140 i Marröveshjes së Lisbonës është i rëndësishëm, sepse përcaktimi i kursit të këmbimit mes monedhës së deritanishme vendore dhe euros, përcaktohet si i “pakthyeshëm”.

Vërshimi i mundshëm i padive

Për Greqinë e cila është pjesë e BE prej vitit 1981 dhe e Eurozone prej vitit 2001, mund të ketë pasoja të paparshikueshme juridike, nëse qeveria e këtij vendi vendosë të dal nga Eurozona. Athina kështu do të shkelte edhe Rregulloren e BE 974/98, nga 2.05.1998, për futjen e euros si monedhë përdorimi në këtë vend, pohon Matthias Kullas, nga Qendra për Politikë Evropiane, në Freiburg. “Në një rast të këtillë, secili në Greqi dhe jashtë saj, mund të ngrejë padi me kërkesë që pagesat të kryhen në euro.” Për secilin nëpunës shteti apo pensionist, do të ishte një humbje tepër e madhe nëse rruga apo pensioni i paguhet me një monedhë të re greke dhe jo me euro. Rregullorja 974/98 wshtw si një rrugë njëkahëshe për futje në Eurozonë, por është dokumenti i vetëm, në të cilin mund të thirren ata të cilët duan të largojnë euron nga përdorimi, pohon Christoph Herrmann, nga Universiteti në Passau. Greqia mund të fshihet nga shtojca e Rregullores. Ky ndryshim mund të bëhet edhe në një fundjavë dhe pa pjesëmarrjen e Parlamentit Evropian. Por Herrmann është skeptik se Greqia do të pranonte një shpjegim të këtillë. “Nëse vjen deri tek një Grexit apo Graccident, kjo do të thotë se Greqia mund të përballet me një valë të tërë procesesh gjyqësore dhe mund të futet në një pasiguri juridike, e cila mund të zgjatë me vite.”

Dalja dhe futja e menjëhershme

Eksperti i CEP Kullas mendon se ekziston vetëm një mundësi juridike për daljen e Greqisë: dalja nga BE dhe nga Eurozona. Në nenin 50 të Marrveshjes së Lisbonës, parashikohet mundësia e daljes vullnetare të një vendi nga BE. Greqia do të mund të kërkonte më pas menjëherë pranimin nw BE, por pa e futur euron si monedhë zyrtare në vend. “Mendoj se kjo është pak e mundur”, shton Kullas. Kryetari i PE, Martin Schulz ka deklaruar në kornizat e samitit të BE të enjten: “Në Marrëveshje nuk kemi ndonjë përgjigje nëse një vend mund të mbetet pjesë e BE, në qoftë se largohet nga Eurozona.”

Kullas mendon si shumë ekspertë të tjerë: në rast falimentimi, në Greqi duhet të futet kontrolli i qarkullimit të kapitalit. Edhe zëvendëspresidenti i BQE, Constancio e përmendi këtë opsion. Ai përmendi rastin e Qipros, ku janë futur disa kufizime të përkohshme, në kohën e krizës financiare në vitin 2013, por pa u larguar nga Eurozona. Kontrolli, i cili është pezulluar prap në prill të këtij viti, mund të nxirret nga fuqia vetëm nga qeveria e vendit dhe jo nga BQE apo organet e tjera të BE.

Ekspertët thonë se në rastin e Greqisë, më i munduri është transferimi i borxheve. “Këto lloj kartmonedha për të cilat nuk ka ndonjë përqindje interesi, do të përdoreshin edhe si kartmonedha paralele”, thotë Kullas. Besimi i njerëzve tek këto kartmonedha do të ishte i vogël, ndërsa influenca në gjendjen ekonomike dhe politike në vend shumë e madhe. Në një rast të këtillë, Greqia do të vazhdonte të mbetej pjesë e Eurozonës. Ministri grek i Financave do të merrte pjesë pra edhe më tej në seancat e Eurogrupit, ndërsa Banka Qendrore do të ishte pjesë e BQE. Ndonjë zgidhje korrekte për këtë rast ende nuk duket në horizont. (dw)

Shëndeti dhe ndryshimet klimatike

thatsiraEkspertë të shëndetit dhe të mjekësisë u takuan të martën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi ndryshimin e klimës dhe shëndetin publik. Ky takim pason raportin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të SHBA-së të hënën, ku analizohen përfitimet shëndetësore dhe ekonomike nga pakësimi i çlirmit të gazrave të dëmshëm. Zbulime të ngjashme janë bërë edhe nga Komisioni Lancet mbi Shëndetin dhe Klimën, një grup i pavarur kërkimor ndërkombëtar.

Ndikimi i ndryshimeve klimatike është aq i madh sa mund të dëmtojë përfitimet e arritura 50 vitet e fundit në shëndetin global, sipas raportit të Komisionit Lancet. Moti ekstrem i keqësuar edhe më shumë nga ndryshimi i klimës mund të jetë katastrofik dhe i papranueshëm, thotë udhëheqësi i projektit të Komisionit, Nicolas Watts, i cili foli për Zërin e Amerikës përmes Skypit.

“Në kushtet e thatësirës, shpesh shohim ulje të prodhimit bujqësor, që ka një ndikim të thellë në kequshqyerje, veçanërisht për fëmijët. Në kohn e përmbytjeve, shpesh shohim një shtim të sëmundjeve infektive, si kolera dhe diarrea, që ndodhin si pasojë e këqësimit të kushteve sanitare.

Dhe, gjithnjë e më shumë, është nxehtësia, e cila mund të jetë vdekjeprurëse. Një valë e të nxehtit ekstrem në vitin 2003 la 70.000 njerëz të vdekur në të gjithë Evropën.

“Dhe me kalimin e kohës pritet të rritet intensiteti i këtyre ngjarjeve”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se nëse nuk merren masa të mëdha për të pakësuar emetimet e ngrohjes globale deri në vitin 2030, rreth 250,000 njerëz do të vdesin çdo vit nga efektet e ndryshimit të klimës. Ndotja e ajrit në natyrë është e lidhur me rreth tre milionë vdekje në mbarë botën, 1.2 milionë vetëm në Kinë.

Dr. Watts thotë se një kalim nga qymyri në energji të ripërtëritshme mund ta zvogëlojë këtë rrezik.

“Ne shohim rënie të menjëhershme të shtrimeve në spital dhe në shpenzimet e kujdesit shëndetësor, që redukton barrën e tanishme të buxheteve shëndetësore. Por ka edhe përfitime të tjera. Nëse ulim varësinë nga mjetet motorike dhe përdorim biçikletat dhe ecjen për të reduktuar çlirimin e karbonit ne mund të ulim edhe nivelet e diabetit dhe mbipeshës.”

Mes rekomandimeve, Komisioni mbështet uljen e veprimtarisë në termocentralet me qymyr, zgjerimin e energjisë së rinovueshme, investimet në sistemet shëndetësore dhe një angazhim për një traktat të fuqishëm global mbi klimën. Dr. Watts thotë se shëndeti publik është në thelbin e një marrëveshjeje të re globale.

“Shumica e asaj që doni të bëni për t’iu përgjigjur ndryshimeve klimatike është e mirë për shëndetin publik dhe në fakt kjo është për një të ardhme shumë më të mirë.”

Profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të jenë avokatë në luftën kundër ndryshimeve klimatike, dr. Watts thotë: “Çfarë është e mirë për planetin, është e mirë për kujdesin e pacientit.” (voa)

Shpërthen raketa hapësinore SpaceX Falcon

RaketaNjë raketë pa njerëz në SHBA, e cila do të dërgonte furnizime në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, shpërtheu pak pas ngritjes sot, duke shpërndarë nëpër oqeanin Atlantik pjesët e masës së saj prej 2300 kilogramësh, si dhe të ngarkesës që mbante.

Është hera e tretë në tetë muajt e fundit që ka dështuar transportimi i ngarkesave. Një anije hapësinore ruse humbi kontrollin gjatë kthimit në muajin prill, si dhe në muajin tetor të vitit të kaluar një tjetër anije furnizimi shpërtheu në mënyrë aksidentale.

Shpërthimi i sotëm ndodhi 2 minuta dhe 19 sekonda pasi raketa ishte nisur nga Cape Canaveral, në Florida. Raketa që shpërtheu në qiell ishte e gjatë 63 metra dhe ishte ndërtuar nga Space Exploration Technologies. Në momentin e shpërthimit, ajo po udhëtonte me një shpejtësi prej 4600 kilometrash në orë, dhe ndodhej në një distancë prej 43 kilometrash nga Toka.

Ngarkesa e humbur përmbante edhe ngarkesën zëvendësuese për dy misione të mëparshme të dështuara. Kjo është një humbje e madhe për NASA-n, e cila po mbështetet tek industria private për të furnizuar Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar. Kompania SpaceX është një ndër firmat që po konkurojnë për të marrë raundet e furnizimit. Ajo ka kryer shtatë misione të suksesshme që nga viti 2012.

Sipas George Diller, që komenton misionet hapësinore të NASA-s, nuk dihet ende se çfarë ndodhi saktësisht, dhe po studiohen materiale filmike për të kuptuar më shumë. (voa)