Rinia shqiptare ik në Evropë dhe Amerikë

AZILShkupi, Ohri dhe Tetova, janë qytetet e Maqedonisë, ku shumica e qytetarëve kanë emigruar. Kështu thonë statistikat e publikimit “Migracioni 2014″. Enti Shtetëror i Statistikave të Maqedonisë ka publikuar të dhënat e para për emigrimin e brendshëm dhe të jashtëm në Maqedoni në periudhën nga viti 2010 deri 2014, raporton Zhurnal.

Sipas këtij dokumenti zyrtar për një periudhë 5-vjeçare prej Maqedonisë emigruan 17 912 persona.
Qyteti nga i cili vitin e kaluar emigruan më së shumti është Shkupi – 1786 njerëz, e ndjekur nga Ohri me 643 persona, 446 nga Tetova, në Kumanovë 399, 353 Strugë, Manastir 321, Gostivar 278, Prilep dhe Shtip nga 240. Mirëpo, supozimet e ekspertëve është se shifrat janë shumë të larta për shkak se shumë prej emigrantëve janë pa qëndrim të ligjshëm dhe se në Maqedoni regjistrimi i fundit i popullsisë dhe ekonomive familjare është kryer në vitin 2002.
Përveç kësaj, dhe Banka Botërore ka publikuar të dhënat në mes 1998-2012, ku thuhet se 447.137 qytetarë nga Maqedonia u larguan nga vendit. Edhe statistikat e “Eurostat-it” thuhet se të njëjtën periudhë janë larguar 230 mijë njerëz nga Maqedonia, duke siguruar vendbanim ligjor jashtë vendit, nga të cilat rreth 50 për qind janë më të rinj se 30 vjet. Dhe shumica e sondazheve, sipas VoA, gjatë viteve ka treguar se shumica e të larguarve janë të rinjtë të papunë, duke kërkuar jetë më të mirë.
Tendenca e qytetarëve të Maqedonisë për të emigruar jashtë vendit nuk është e re. Ajo filloi në periudhën e tranzicionit dhe vazhdon sot e kësaj dite. Vetëm vitin e kaluar u largua nga vendi 839 persona. Shumica e tyre janë në mes të 30 dhe 60 vjet. Arsyet kryesore për braktisjen e vendit janë papunësia, pagat e ulëta, martesat, shkollimi i përkohshëm ose për punë të përhershme jashtë shtetit.
Të dhënat zyrtare nga Entit Shtetëror i Statistikës tregojnë se destinacioni i preferuar për ata që lënë vendin për një jetë më të mirë janë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania në Evropë.

Jozyratrisht pjesa me  e madhe e qytetareve qe kane braktisur Maqedonine jane te rinje shqiptar nga Kercova, Dibra, Tetova, Gostivari, Struga dhe Kumanova. (ina)

LSDM-ja nesër kthehet në Parlament, Prokurori special më 15 shtator

deputetet e sdsmDeputetët e LSDM-së opozitare kthehen nesër në Kuvend, një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare të 2014-tës. Sipas LSDM-së, kthimi i tyre është para se gjithash respektim i Marrëveshjes së Përzhinos, me qëllim mundësimin e kushteve për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Deputeti Petre Shilegov theksoi se VMRO DPMNE tashmë demonstroi frikë nga kthimi i opozitës, me miratimin e qindra ligjeve pa debat javën e kaluar.

“LSDM-ja kthehet në Parlament siç parashikon marrëveshja, me qëllim që më në fund në Maqedoni të mundësohen kushte për zgjedhje korrekte dhe demokratike në prill të vitit 2016. Pritjet tona janë sikurse pritjet e VMRO DPMNE-së për ne, të kemi paraqitje superiore. Për këtë shkak ata në mënyrë qesharake, komike dhe të mos them delikuente miratuan mbi 400 ligje në javën e kaluar”, deklaroi Petre Shilegov, deputet i LSDM-së.

Pavarësisht kthimit në Kuvend, Shilegov tha se mos-respektimi i marrëveshjes nga partia e Gruevskit do të gjejë përgjigje adekuate nga opozita. Testi i parë është 15 shtatori, kur duhet zgjedhur prokurori special.

“Më 15 shtator patjetër të zgjidhet prokurori special i Maqedonisë. LSDM-ja me asgjë nuk do të kontribuojë për shkeljen e marrëveshjes. I përket Nikolla Gruevskit ta respektojë ose jo marrëveshjen, nëse ai mendon se mund ta shkelë marrëveshjen, menjëherë do të vjen përgjigjja jonë më datë 16-të”, tha Petre Shilegov, deputet i LSDM-së.

Edhe kreu i opozitës Zoran Zaev paralajmëroi se nëse nuk ka marrëveshje për prokurorin special në afatin e parashikuar me marrëveshje, përgjimet e pa publikuara LSDM-ja nuk do t’ia dorëzojë Zvërlevskit, por do t’i publikojë në opinion. Benjamin Arifi 

Rama-Vuçiç: Bashkëpunimi shqiptaro-serb, e vetmja rrugë për rajonin

rama-vucicGjatë punimeve të Samitit të Vjenës, kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç ishin të ftuar në një debat përballë njëri-tjetrit në emisionin “Fqinjësia” (Okruzenje), ku folën për sfidat ekonomike dhe politike në marrëdhëniet mes dy popujve.

Kryeministri Rama tha se është hapur një faqe e re në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne nuk kemi shpikur këtë nismë. Ne themi gjënë e duhur kur themi që Shqipëria dhe Serbia, por edhe shqiptarët dhe serbët në tërësi, mund të bëjnë për Ballkanin atë që bënë francezët me gjermanët pas Luftës së Dytë Botërore. Bashkëpunimi rinor ishte një nga instrumentat e atij procesi historik që solli formësimin e BE-së dhe ne e kemi vendosur këtë”, tha Rama.

Edhe Vuçiç i mëshoi bashkëpunimit.

“Ka shqiptarë që janë racistë ndaj serbëve, ashtu siç ka serbë që janë racistë ndaj shqiptarëve. Qëndrimet raciste janë dhe nuk kanë ndryshuar tërësisht. Në mënyrë që të ndryshojmë duhet të bashkëpunojmë. Jemi dy popujt më të shumtë në Ballkanin Perëndimor dhe do të jemi edhe për 50 vite të tjera, ndaj duhet të bashkëpunojmë”, tha Vuçiç.

Njëra prej fushave më të rëndësishme ku potenciali për të përfituar dy vendet është i madh, është energjia.

“Të kemi një treg të përbashkët dhe administrim të përbashkët të energjisë, do të shikojmë që do të fitojnë të dyja palët dhe nëse ky treg është rajonal, rajoni ka potencial të shesë energji më të ulët me të tjerët”, tha Rama.

Lidhur me ndeshjen e kthimit, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç ripohoi vendimin për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Rama më ka ftuar në atë ndeshje dhe unë do të shkoj në Elbasan të shoh ndeshjen, unë me flamurin serb, Rama me atë shqiptar. Pas kësaj të merremi vesh sesi ndërtuesit serbë të ndërtojnë hotele në bregdetin shqiptar, sesi të eksportojmë disa gjëra të tjera në Shqipëri dhe sesi turistët të vizitojnë dy vendet. Flasim për të rregulluar ekonomitë tona. Kjo është zgjidhja më mirë. Politika normale sjell zhvillim për rajonin, vetëm ajo. Nëse nuk ka politikë normale jemi të humbur politikisht dhe ekonomikisht”, deklaroi Vuçiç.

Kosova është ndasia e madhe mes Tiranës dhe Beogradit, por që dy kryeministrat thanë se nuk e shohin si një pengesë për të mos biseduar.

“Ka një mosdakortësi për Kosovën, por ajo që ka rëndësi është që kjo nuk është një arsye për të qenë barrikadë kundër njëri-tjetrit. Është një aspekt që na ndan pa na penguar që të bashkëpunojmë dhe vazhdojnë të hidhen hapa konkretë në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, hapa që shkojnë në të mirë të një procesi që kërkon kohën e vet”, deklaroi kryeministri Rama.

Rama e cilësoi si turp për Bashkimin Europian që Kosova është i vetmi vend ku njerëzit udhëtojnë me viza brenda Europës.

“Pse Kosova sot është i vetmi vend dhe i vetmi popull pa të drejtë për të lëvizur lirisht në BE? Është një turp dhe një padrejtësi që BE e mban mbyllur atje brenda, një popull që është i vetmi në Europë që nuk lëviz dot pa viza”, u shpreh ai.

Vuçiç ripërsëriti qëndrimin serb sa i takon statusit të Kosovës, por tha se ajo nuk duhet të përbëjë pengesë për të dialoguar.

Dy kryeministrat folën edhe për “Shqipërinë e Madhe”. Rama tha se ëndrra e shqiptarëve është që të jetojnë në të njëjtën hapësirë, por kjo ëndërr nuk duhet të lihet në dorë të nacionalizmave primitive.

“Ëndrra e shqiptarëve është që të jetojnë në të njëjtën hapësirë. Këtë ëndërr nuk duhet t’ua lëmë në dorë atyre që ushqehen me nacionalizmin e  së shkuarës. Ne jemi duke diskutuar një union ekonomik që do të transformojë gjithë hapësirën tonë të përbashkët në një hapësirë pa asnjë barrierë, njësoj si hapësira brenda BE-së. Mundësitë për të qenë bashkë janë tërësisht të tjera sot. Besoj që të gjitha këto vite të të shkuarës janë ushqim për barkun e një nacionalizmi primitiv që nuk ka lidhje me botën që kërkojnë të rinjtë që nuk kanë akoma atë që meritojnë”, u shpreh Rama.

Nga ana e tij, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç tha se askush nuk kërkon dhe dëshiron ndryshime kufijsh në rajon.

“Unë e respektoj kryeministrin Rama dhe besoj me siguri vetëm që ai dëshiron Shqipërinë në BE. Ajo që mendoj se është më e rëndësioshme është që askush nuk dëshiron të shohë Shqipërinë e Madhe, Serbinë e Madhe apo Kroacinë e Madhe, besoj që kërkojnë shtete të suksesshme”, tha ai.

/ Top Channel

Jabllanoviq: Asociacioni me kompetenca, por jo me autonomi të veçantë

Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, gjithsesi që do të ketë kompetenca ekzekutive, por jo një autonomi të veçantë brenda Kosovës, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Aleksandar Jablanoviq, kryesues i Listës Serbe për Kosovën.

 

jablanoviqRadio Evropa e Lirë: Zoti Jabllanoviq, tashmë ekziston marrëveshja për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Cili është mendimi i juaj, ka apo nuk ka ky organ kompetenca ekzekutive, të formës së një nivelit të pushtetit të tretë në Kosovë?

Aleksandar Jabllanoviq: Është mirë që më në fund është arritur në Bruksel marrëveshja për formimin e Bashkësisë apo Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe Bashkësia e komunave serbe gjithsesi që do të ketë kompetenca ekzekutive.

Ato kompetenca, para së gjithash, do të pasqyrohen në kryerjen e veprimtarive në shëndetësi dhe arsim, në komunat me shumicë serbe në Kosovë, por edhe në disa segmente të jetës publike, të cilat do të jenë të afërta me statusin që do të bëhet në periudhën e ardhshme.

Ndryshe, se a do të jetë ky nivel i tretë i pushtetit ose jo, kjo është pak e rëndësishme në këtë moment. Sado qofshin nivele të pushtetit që të ekzistojnë, kjo është një shoqëri e ndërtuar shumë më demokratike dhe e orientuar drejt bashkëjetesës. Askush nuk po e bën Bashkësinë e komunave serbe, për të bërë një autonomi të veçantë brenda Kosovës dhe kjo, për asnjë moment, nuk ka qenë qëllimi apo detyra jonë.

Radio Evropa e Lirë: Kjo do të thotë se nuk do të ketë nivel të tretë të pushtetit në Kosovë, apo siç e quajtët autonomi?

Aleksandar Jabllanoviq: Ju gjithmonë do të gjeni njerëz që do t’ju japin interpretime të ndryshme. Por, unë po ju them se Bashkësia e komunave serbe është e orientuar ekskluzivisht për përmirësimin e mënyrës dhe kushteve të jetesës në komunat ku serbët e përbëjnë shumicën.

Ato përmirësime që do t’i sjellë Bashkësia, po shpresoj, do të ndikojnë për një jetesë më të mirë jo vetëm të serbëve në ato komuna, por edhe të banorëve tjerë të nacionaliteteve tjera, boshnjakëve, shqiptarëve, romëve e të tjerë…

Radio Evropa e Lirë: Për themelimin e Asociacionit apo Bashkësisë është përcaktuar afati kohor prej 4 muajsh. A kanë nisur përgatitjet për statutin e këtij organi dhe kush do të jetë i përfshirë në përgatitjen e tij?

Aleksandar Jabllanoviq: T’ia rikujtojmë opinionit ekipin për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit ose siç është i njohur në opinion me emrin: Ekipi për menaxhim, i cili është formuar në vitin 2013 me pajtimin e delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit, si dhe nën patronazhin e Bashkimit Evropian.

Qëllimi i atij ekipi ka qenë zbatimi i marrëveshjes në terren apo zbatimi i marrëveshjeve për të cilat është arritur pajtimi, si dhe hartimi i statutit për formimin e Bashkësisë së komunave serbe. Ekipi për menaxhim, në periudhën e kaluar i ka hartuar tre apo katër drafte për statutin, por asnjë nga ato drafte nuk e ka parë dritën, për shkak të kundërshtimeve të Prishtinës që të bisedohet në mënyrë serioze për formimin e Bashkësisë së komunave serbe.

Tash është arritur një kornizë tjetër kohore, brenda së cilës duhet të sillet statuti përfundimtar për formimin e kësaj Bashkësie. Por, bazuar në përvojën nga e kaluara, unë nuk mund të shpresoj shumë që ky afat do të respektohet, sepse deri më tash kemi qenë dëshmitarë të asaj që të gjitha afatet e mundshme janë thyer me një obstruksion të vrazhdë që fatkeqësisht ka ardhur nga partnerët tanë të koalicionit.

Vet marrëveshja e jonë e koalicionit ka qenë e bazuar në disa pika dhe pika e parë ka qenë formimi i Bashkësisë së komunave serbe, për të cilin ishte paraparë afati deri në maj të vitit 2015.

Unë, po e përsëris se po shpresoj që kësaj radhe të dyja palët do t’i përmbahen kornizave kohore për të cilat janë pajtuar. Por, në anën tjetër, më duhet të mbaj dyshimet lidhur me këtë, sepse i mësuar me përvojën nga periudha e kaluar, do të ishte naive për mua që të besoj që tash gjithçka për të cilën është arritur marrëveshje, do të respektohet pa ndonjë problem.

Radio Evropa e Lirë: Kush do të jetë i përfshirë në përgatitjen e statutit?

Aleksandar Jabllanoviq: Për përgatitjen e statutit ekziston ekipi që për një gjë të tillë është obliguar nga ana e Beogradit dhe Prishtinës. Por, mendoj që për përgatitjen e një statuti serioz për një organizatë serioze, siç do të duhej të jetë Bashkësia e komunave serbe, është e domosdoshme që të përfshihen juristët ndërkombëtarë, politikanët relevantë aktual ose ish-politikanë që do ta japin kontributin e tyre dhe do ta vulosnin atë në këtë dokument.

Në anën tjetër, ne presim që të përfshihen edhe përfaqësuesit e caktuar të organeve të Prishtinës, gjegjësisht, juristët e tyre. Ne madje, disa herë një gjë të tillë edhe ua kemi ofruar partnerëve tonë të koalicionit në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe në Partinë Demokratike të Kosovës, që të japin disa propozime se kush do të ishin juristët nga ana e tyre, me të cilët ne së bashku do të mund të uleshim dhe të shkruanim draftin e statutit, madje para se të përfundonte kjo pjesa e fundit e dialogut në Bruksel.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Jabllanoviq, në marrëveshjen e arritur në Bruksel, ky organ bart emërtimet Asociacion dhe Bashkësi. A do të figurojë kështu edhe në statut?

Aleksandar Jabllanoviq: Unë mendoj se kështu do të jetë dhe kjo është lënë kështu në mënyrë që të respektohet vullneti i të dyja palëve. Njëra palë do ta thërras Asociacion e tjetra, Bashkësi. Askujt prej nesh nuk do t’i bie kurora nga koka për këtë shkak. Për serbët kjo do të jetë Bashkësi, ndërkaq për shqiptarët do të jetë Asociacion apo diç tjetër. Nuk është i rëndësishëm emërtimi, por esenca se çfarë do të qëndrojë në atë tekst dhe çfarë kompetencash ekzekutive do të ketë Bashkësia e komunave serbe.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Jabllanoviq, emri juaj është duke u përfolur si kryetari i mundshëm i parë i Asociacionit apo Bashkësinë së komunave me shumicë serbe. Sa ka të vërtetë në këtë?

Aleksandar Jabllanoviq: Unë, personalisht, nuk jam i njoftuar me informacion të tillë. Kam dëgjuar edhe unë, si dhe kam parë shkrimet në mediet elektronike. Por, ajo për të cilën unë mund t’ju garantoj me siguri, është se asnjë emër nuk dihet paraprakisht dhe askujt nuk i është premtuar asnjë funksion në këtë Bashkësi.

Ajo që do të jetë e zbatueshme për kualitetin e punës së një organizate të tillë, është niveli i demokracisë së saj. Kjo do të shihet vetëm kur njerëzit, të cilët do të zgjidhen në Bashkësinë e komunave serbe, do të zgjidhen nga ana e delegatëve apo Kuvendit, të cilin do ta ketë Bashkësia.

Kështu që, në qoftë se flasim paraprakisht për emrin e parë, të dytë apo të tretë, kjo e jep një fotografi joserioze për krejt idenë e formimit të Bashkësisë së komunave serbe. Ky nuk është kurrfarë procesi i programuar dhe kush do ta udhëheqë Bashkësinë dhe çfarë kompetenca dhe organe do t’i ketë ajo, mbetet të shihet në periudhën e ardhshme.

Radio Evropa e Lirë: Dhe në fund, zoti Jabllanoviq, si e shihni ju Asociacionin apo Bashkësinë, si nxitëse të kundërshtimeve ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve apo si faktor që do t’i amortizojë këto kundërshtime?

Aleksandar Jabllanoviq: Unë, megjithatë, mendoj se Bashkësia e komunave serbe dhe e gjithë ajo që kanë bërë në Bruksel përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesit e Prishtinës është e orientuar kah ajo që t’i amortizojnë mos-durimet që ekzistojnë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë dhe mendoj se Bashkësia e komunave serbe do tu japë një kornizë serbëve që ta mbajnë një nivel të pavarësisë së tyre në komunat ku janë shumicë.

Në anën tjetër, shqiptarët do të mund të thonë se në këtë mënyrë kanë arritur t’i integrojnë të gjithë serbët e Kosovës në shoqërinë e Kosovës. Por, siç thonë, e vërteta është diku në mes dhe mendoj që rezultati më i rëndësishëm i formimit të Bashkësisë së komunave serbe dhe zbatimit të gjithë asaj, për të cilën është arritur marrëveshja në Bruksel, do të jetë ajo që ndërmjet nesh, madje edhe ato mos-durime që me siguri do të ekzistojnë edhe në të ardhmen, do të duhet të zgjidhen në mënyrë institucionale dhe demokratike, pa e rrezikuar sigurinë qoftë të shqiptarëve, qoftë të serbëve në hapësirën e Kosovës.  (rel)

Rama i kundërpërgjigjet Athinës

Prishja e kishës në Dhërmi. Kryeministri shqiptar: Anjë vend fqinj nuk ka të drejta mbi ortodoksët shqiptarë. Ata nuk janë grekë

ramaNë Tiranë, kryeministri Edi Rama ripërsëriti sot qëndrimin e tij se Greqia nuk mund të ndërhyjë në cështjet që lidhen me ortodoksinë në Shqipëri, pas reagimeve të Athinës për prishjen e një kishe në Dhërmi javën e shkuar

Përmes zëdhënësit të saj ministria e jashtme greke kishte kërkuar shpjegime zyrtare, ndërsa më pas e karahasoi prishjen e kishës me sulmet e xhihadistëve të ISIS-it ndaj objekteve të kultit. Por kryeministri shqiptar tha se “hapësira e ushtrimit të besimit për besimtarët ortodoks është një hapësirë sovrane dhe asnjë shtet fqinj nuk ka të drejtë mbi këtë hapësirë”, deklaroi zoti Rama duke shtuar se “ortodoksët shqiptarë nuk janë grekë, janë shqiptarë, ndërkohë që për ortodoksët grek që i përkasin minoritetit grek, është e garantuar njësoj me ortodoskët shqiptarë që të ushtrojnë lirisht besimin e tyre”, u shpreh kryeministri.

Zoti Rama saktësoi se në Dhërmi do të rindërtohet “shëmbëlltyra e kishës së vjetër dhe do jetë një hapësirë ku do të ekspozohet historia e jashtëzakonshme shqiptare e pararilindjes që ka marre jetë mbi atë truall”.

Për prishjen e objektit në Dhërmi reagoi ashpër edhe Kisha ortodokse duke e cilësuar ndërhyrjen si një akt vandal. Por sipas zotit Rama  ky ishte “një moment ku për fat të keq ka patur një keqkuptim nga ana e tyre, që është keqpërdorur nga të tjerët”. (voa)

Koment: skllevërit e epokës moderne

Në bazë të dy studimeve të fundit, shumica e gjermanëve ankohen se kanë shumë pak kohë për familjen dhe shokët. Përpara se ta kërkojnë fajin tek të tjerët, ata duhet të analizojnë sjelljen e tyre, mendon Marcel Fürstenau

colourbox

Si e trajtojnë gjermanët kohën e tyre të lirë? Ministrja gjermane e Familjes, Manuela Schwesig donte ta dinte këtë me saktësi. Përgjigjen asaj dhe neve na e dha Zyra Federale e Statistikave në një studim të fundit. Ajo që të tërheq më shumë vëmendjen: shumë dëshirojnë të kenë më shumë kohë të lirë dhe kontakte sociale. Fjala është për kontakte të drejtpëdrejta njerëzore, jo për kontakte virtuale në të ashtuquajturat rrjete sociale. Por në mënyrë paradoksale shumica kalon shumë orë në internet – ose para televizorit. Në këtë përfundim arrin, jo për herë të parë, Fondacioni për Çështjet e së Ardhmes në një vëzhgim të publikuar për vit për kohën e lirë.

Nëse në bazë të studimit, çdo ditë mbeten mesatarisht gati katër orë si kohë e lirë, atëherë këtu nuk duhet të kishim problem të madh kohe. Në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me mënyrën si e trajtojmë këtë mall të çmuar. Të bezdisur, të nevrikosur, të tensionuar ndihen gjermanët (dhe me siguri edhe njerëz në vende të tjera). Kjo ka të bëjë natyrisht edhe me përshpejtimin e shoqërisë moderne në përgjithësi. Dendësimi i punës në ambjentin privat dhe profesional nuk është ide fikse, por realitet. Megjithatë mundet dhe duhet filluar nga vetja, po të duash të ndryshosh diçka në këtë.

Flisni me njerëzit në vend që t’u flisni aparateve

A duhen lexuar menjëherë të gjitha e-mailet që vijnë? Uleni sinjalin e celularit, me të cilin informoheni për çdo informacion të ri. Me këtë ruani edhe nervat e ambjentit përreth. Luani më pak me telekomandën e televizorit dhe më shumë me fëmijët dhe me shokët tuaj! Lexoni më mirë një libër se sa të lexoni fletëpalosje me reklama. Pyesni për rrugën më parë një kalimtar në rrugë dhe vetëm atëherë navigatorin e telefonit, kur i panjohuri nuk iu ndihmon dot.

Dakord: teknika moderne, aplikacionet e dobishme nuk janë vegël e djallit. Po ajo që ka rëndësi është përdorimi me vend i tyre. Se çfarë kuptohet me këtë, këtë duhet ta interpretojë secili për vete. Por nuk duhen bërë përgjegjës të tjerët se gjoja nuk ke kohë. Edhe më parë dita kishte vetëm 24 orë. Njerëzit punonin më gjatë, kishin më pak leje vjetore – por megjithatë kishin më shumë kohë. Një kontradiktë? Në asnjë mënyrë, ata vetëm e trajtonin në mënyrë më sovrane kohën e tyre të lirë. Natyrisht që ata e kishin edhe më të lehtë, sepse kishin më pak ofertë, më pak tërheqje të vëmendjes dhe më pak presion për konsum.

Kini guxim për të lënë gjëra pa bërë!

Po të mbajmë parasysh se numri i llojeve të sporteve është pesëfishuar që prej vitit 1980 dhe hapësira e metrave katrorë të qendrave tregtare madje është gjashtëfishuar, e gjitha kjo ju kushton potencialisht jo vetëm më shumë para, por edhe më shumë kohë. Por edhe këtu vlen: a duhen provuar me të vërtetë të gjitha, çdo tendencë e re, duhet ndjekur çdo modë? Kini guxim për të lënë gjëra pa bërë! Në vërshimin e të ashtuquajturave informacione dhe të reja ju jo vetëm që humbisni nga sytë tablonë e përgjithshme, por edhe kohë. Në fund pastaj dini më pak se ata që nuk ua lejojnë të tjerëve t’i vëeë nën presion kohor. (dw)

 

ENI zbulon rezerva shumë të mëdha gazi natyror

eniGjigandi energjitik italian, ENI, njoftoi se ka zbuluar në detin Mesdhe, pranë ujërave territoriale egjiptiane, rezervat më të mëdha nëntokësore të gazit natyral.

Kompania ENI thotë se depozita nëntokësore shtrihet për 100 kilometra katrorë dhe mund të përmbajë 850 miliardë metër kub gaz. Pusi ku u bë është në thellësi 1450 metra në det, dhe në një distancë prej 190 kilometra nga bregu egjiptian.

Lajmi u bë i ditur në vijim të një vizite të drejtorit të ENI në Kajro, ku u takua me presidentin egjiptian dhe udhëheqës të tjerë. Kompania ENI mendon se ky zbulim do të transformojë skenarët energjitikë për Egjiptin, dhe synon që të marrë rolin e prodhuesit fillestar.

ENI radhitet ndër 11 kompanitë më të mëdha industriale të botës, dhe ka zhvilluar aktivitet në Egjipt për dekada me radhë. (voa)

Kriza politike në Maqedoni

shkupiKryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, nuk heq dorë nga pjesmarrja e diasporës në zgjedhjet për parlamentin e vendit. Pavarësisht kundërshtimeve nga të gjithë faktorët e tjerë politik që diaspora të mos ketë ligjvënës në Parlamentin e Maqedonisë, kryeminsitri duket se nuk po tërhiqet.

Bisedimet e grupeve të punës të katër partive kryesore mbi reformat zgjedhore, kanë për temë debati, mes tjerash edhe këtë çështje. Zoti Gruevski, i cili është dhe kryetar i partisë VMRO-DPMNE, duket se është i bindur për një fitore të radhës në zgjedhjet e parakohshme dhe ai dëshiron që tre deputetët nga diaspora, Australi, Evropë dhe Amerikë, të vazhdojnë të “përfaqësojnë interesat e maqedonasve të atjeshëm në vendin amë”.

Diaspora e Maqedonisë u përfshi në votime në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2011 dhe që të tre vendet i fitoi VMRO-DPMNE. Por, kritikët në Shkup vërejnë pabarazinë e votës, me që deputetët nga diaspora u zgjodhën vetëm me disa qindra vota, për dallim prej kolegëve të tyre brenda në Maqedoni, të cilëve rëndomë u duhen mbi shtatë mijë vota për të fituar një vend në parlament.

Ndërkohë, partitë politike në Maqedoni duket se nuk po pajtohen as për prokurorin e posaçëm që duhet të emërohet deri më 15 shtator. Drejtuesi në opozitë, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se nëse kjo nuk ndodh brenda afatit të parashikuar, atëherë ai do të vazhdojë me publikimin e atyre që i quan “bomba”, përkatësisht bisedat e përgjuara telefonike të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Zoti Zaev thotë se ka mijëra regjistrime nga përgjimet që shërbimi sekret i vendit ua ka bërë qytetarëve, politikanëve, biznesmenëve dhe të tjerëve, një pjesë të të cilave tashmë i ka bërë publike. (voa)

60 vjetori i librit Guinness

Libri GuinnessKanë kaluar 60 vjet që kur u botua për herë të parë libri Rekordet Botërore Guinness. Qysh atëherë, janë shitur më shumë se 134 milionë kopje të tij, ku përfshihen të dhëna të cilat variojnë që nga ndërtesa më e lartë në botë, këpucët më të mëdha e deri te njerëzit më të moshuar në tokë.

112 vjeçari Yasutaro Koide njihet zyrtarisht si njeriu më i moshuar në botë, sipas librit të Rekordeve Guinness. Koide ka lindur në 13 mars, 1903 dhe ka punuar si rrobaqepës.

Ai u bë njeriu më i moshuar në botë pas vdekjes së Sakari Momoit nga Tokioja në korrik, në moshën 112 vjecare.

Po nga Japonia është Misao Okawa, vajza e rrobaqepëses së kimonove. Okawa vdiq në qershor të këtij viti dhe ishte gruaja më e moshuar në botë. Ajo ishte 117 vjeç.

Thyesit e rekordeve janë mes atyre që shpalosen në 60 vjetorin e librit Guinness. Si Koide dhe Okawa ishin të rinj kur Hollivudi realizoi filmin Gone with the Wind.

Filmi me aktorët Vivien Leigh dhe Clark Gable doli në vitin 1939, por edhe sot, ky film për Luftën Civile Amerikane është filmi me më shumë të ardhura në të gjitha kohërat.

Avatar – filmi i parë tredimensional – vjen në vendin e dytë me 2.78 miliardë.Kur Guinness u publikua fillimisht në vitin 1955, ndërtesa Empire State ishte më e larta e ndërtuar ndonjëherë.

Ajo dominonte në Nju Jork me një lartësi prej 448.6 metrash, më saktë 443 metra deri në majë.

Sot Rekordi Botëror Guinness i takon ndërtesës Burj Khalifa, në Dubai që është 828 metra e lartë.

Kryeredaktori i tanishëm i librit Guinness Craig Glenday është i rrethuar këtu nga disa çmime.

Këpucët janë të Robert Wadlow, njeriu më i gjatë ndonjëherë, ndërsa ky është modeli i bretkocës më të madhe të gjetur ndonjëherë.

Libri tërheq lexues nga mbarë bota. Që nga viti 1955 janë shitur më shumë se 134 milion kopje në 21 gjuhë në më shumë se 100 vende – Guinness pretendon se kjo është mjaftueshëm për të mbështjellë me libra ekuatorin.

Njeriu pas idesë së këtij libri ishte Sir Hugh Beaver, drejtori menaxhues i Birrarisë Guinness.

Ai po merrte pjesë në një mbrëmje në Wexford kur filloi një debat për zogun më të shpejtë në Evropë. Duke mos e gjetur përgjigjen në librat ekzistues, ai ftoi binjakët Norris dhe Ross McWhirter të përpilonin një libër me fakte dhe shifra.

“Ishte një lojë gjuetie dhe drejtori menaxhues i birrarisë Guinness filloi të thotë për një zog se ishte ndoshta më i shpejti në Evropë. Por askush nuk mund ta gjente përgjigjen. Ai debatoi me miqtë dhe i erdhi ideja për një libër. Rezultati ishte Libri Guinness i Rekordeve.”

Disa gjëra asnjëherë nuk ndryshojnë. Kemi dëgjuar për njeriun më të pasur në botë, John D. Rockefeller. Pasuria e tij llogaritej në gati 900 milion dollarë në vitin 1913, baraz me 189.6 miliardë sot.

Përpjekjet e njeriut kanë qënë gjithmonë përbërësi kryesor në Librin Guiness të Rekordeve. Një nga atletët më të famshëm në libër është vrapuesi amerikan Jesse Owens.

Ai shënoi rekordin në Olimpiket e Berlinit në 100 metërsh në vitin 1936. Gati një shekull më vonë Usain Bolt shënoi rekordin e ri me 9.58 sekonda. Ai u arrit më 16 gusht të vitit 2009.

Yje të tjera të sportit të përfshirë në librin e rekordeve janë: Gareth Bale, futbollisti më i shtrenjtë për të cilin Real Madridi i pagoi Manchester United gati 132 milion dollarë në vitin 2009.

Sir Roger Bannister i Britanisë u bë i pari që përshkoi një milje në më pak se 4 minuta në vitin 1954.

Ndërsa njeriu më i shkurtër në botë është Chandra Bahadur Dangi nga Nepali.

“Rekordi Guinness për njeriun më të gjatë në botë mbahet nga Robert Wadlow me 2 metra e 72 centimetra dhe asnjëherë nuk është mundur nga një i dytë. Tani kemi Sultan Kosen që mban rekordin e tanishëm me 2 metra e 51 centimetra pra disa centimetra më i shkurtër. Është e mahnitshme të mendosh kur krahasohesh me Sultanin se ka patur një njeri që ka qënë edhe më i gjatë se ai.”

Duhet të jesh tip i veçantë për të hyrë në librin Guinness. E tillë është Lee Redmond e cila zgjati thonjtë për 30 vjet me radhë. Fatkeqësisht ato iu thyen në një aksident me makinë.

Kafshët janë gjithmonë popullore për lexuesit e librit Guinness dhe pronarët e tyre janë entuziastë t’i regjistrojnë në librin e rekordeve, në rrugën drejt famës.

Zeus, është përshembull qeni më i gjatë në botë – 1 metër e 12 centimetra.

“Për mua kënaqësia e librit Guiness të rekordeve është tek shumëllojshëmria e materialeve të përfshira. Shumë gjëra kanë ndryshuar dhe i takojnë së kaluarës, por thelbi qëndron në faktin se libri pasqyron sesi është aktualisht bota. “

Disa rekorde nuk janë të papritura. Albumi Thriller i Michael Jackson-it është ende më i shituri deri më sot me mbi 65 milion kopje.

Edicioni i 60-të i librit do të ketë disa të reja si ky libër komik gjigand. Ashtu siç e thotë edhe titulli “Libri më i Madh Komik në Botë”. (voa)

Divorci dhe ndryshimi i konceptit të familjes

divorciDivorci sjell pasoja negative, duke shkaktuar sëmundje psikosomatike, stres dhe depresion. Por terapistët dhe ndërmjetësit e marrëveshjeve pas divorcit thonë se ekziston një jetë edhe pas një martese të shkurorëzuar në qoftë se pranojmë se forma tradicionale e familjes ka ndryshuar.

Ylli i muzikës rrok Gwen Stefani dhe bashkëshorti i saj muzikant Gavin Rossdale konsideroheshin një çift ideal në Hollivud.

Por pas një martese 12 vjeçare çifti iu bashkua shumë të tjerëve në Hollivud që divorcohen.

Dokumentat e dorëzurara në gjykatë citojnë dallime të papajtueshme mes tyre por shtohet se:

“Ndërsa të dy ne kemi arritur në vendimin e përbashkët se nuk do të jemi më partnerë në martesë, do të mbetemi partnerë si prindër dhe jemi të vendosur të rrisim bashkë tre djemtë tanë në një ambjent të gëzueshëm dhe të shëndetshëm.”

Ndarje të tjera të personazheve publikë përfshijnë Ben Affleck dhe Jennifer Garner të cilët kërkuan divorc në qershor pas një martese 10 vjeçare.

Po në qershor yjet e muzikës kantri Miranda Lambert dhe Blake Shelton vendosën të ndahen pas një martese 4 vjeçare.

Gjithnjë e më i zakonshëm dhe shpesh i trajtuar si diçka normale në filma dhe revista, divorci e ka humbur etiketimin e dikurshëm.

Por nuk është vetëm shkëlqimi verbues që i vë marrëdhëniet në rrezik. Shkencëtarët gjithashtu janë tani duke marrë në shqyrtim ndikimin e divorcit mbi çiftet e ndara dhe fëmijët e tyre.

Ata po shtrojnë pyetjen në se divorci është një dëm i pashmangshëm.

Në hulumtimet e publikuara këtë vit, shkencëtarët zbuluan se ka një rrezik të problemeve psikosmatike mes fëmijëve me prindër të divorcuar.

Një studim i kryer në Suedi vëzhgoi 150 mijë adoleshentë dhe përdori një shkallë të standartizuar të problemeve psikosomatike duke i pyetur të rinjtë të përqëndrohen në gjëra si dhimbjet e kokës, marrje mendsh dhe humbja e oreksit.

Fëmijët që arritën nivelin më të mirë ishin nën kujdesin e të dy prindërve.

Një studim tjetër në universitetin Linkping të Suedisë zbuloi se ngjarjet serioze në jetë përfshi divorcin mund të kenë një ndikim negativ tek shëndeti i fëmijës.

Avokatja britanike Hazel Wright pranë firmës Hunter shërben edhe si negociatore për çiftet që duan të divorcohen.

“I dëgjojmë fëmijët t’u dhëmbë stomaku, të mungojnë në shkollë. Për prindërit mund të jetë e vështirë të marrin leje nga puna kur fëmija nuk ndihet mirë. Në të njëjtën kohë u duhet të marrin leje për t’u takuar me avokatin, për të lëvizur nga shtëpia, për të bërë gjithcka dhe është një kohë shumë e vështirë dhe stresuese. Shohim çifte me depresion dhe ankth. Për këto çifte në shumicën e rasteve situata përmirësohet. Ka mjaft ndihmë, shërbime këshilluese, organizata ndihmash. Por për shumë njerëz është shumë stresuese dhe situata mund të ketë ndikime fizike.”

Avokatët si zonja Wright argumentojnë se megjithëse shifrat e divorcit në Britani janë të larta, një ndër tre martesa, numri i atyre që martohen ka rënë, kështu që shifrat e ndarjeve nuk shërbejnë më si një tregues real.

Meqenëse shumica e çifteve janë martuar në moshë më të madhe, të moshuarit po divorcohen më shumë se kurrë më parë.

Chris Sherwood, drejtor ekzekutiv i organizatës Relate për bamirësi thotë se këto çifte tani quhen “të ndarët e thinjur”.

“Aktualisht divorci është bërë gjithnjë e më i zakonshëm, por është gjithmonë i vështirë si më parë. Shumica e njerëzve e marrin veten nga zhbërja e familjes apo nga divorci, por për disa ajo mund të ketë pasoja të pariparueshme jo vetëm për palët, por edhe për fëmijët. Ajo shfaqet në keqësimin e notave të tyre dhe në problemet e shëndetit mendor që mund të vuajë një fëmijë pas ndarjes.”

Avokatët dhe terapistët besojnë gjithashtu se një kontribues në shtimin e divorcit mund të jetë rritja e pavarësisë financiare mes grave.

Avokatja Sherwood thekson se divorci po ndryshon formën e njësisë së familjes, por njësi të reja mund të funksionojnë me sukses për të gjithë anëtarët e familjes.

“Sot shohim familje të formave dhe përmasave të ndryshme, familje të çifteve të martuar me fëmijë, familje me fëmijë nga martesa të ndryshme. Pra duhet të mendojmë për familjen si një njësi e transformuar, me kombinime të ndryshmedhe gjithashtu duhet të kuptojmë se në Evropën perendimore dhe Amerikën e Veriut kostoja e kujdesit për fëmijët është duke u rritur dhe gjyshërit dhe anëtarë të tjerë të familjes ndihmojnë. Pra nuk duhet të mendojmë më për familjen si mamaja, babai dhe dy fëmijët por si një njësi më të gjerë familjare.”

Gwyneth Paltrow shtoi një frazë të re në fjalorin e divorcit.

Duke njoftuar ndarjen miqësore nga bashkëshorti muzikant Chris Martin ajo e quajti atë “ndarje të vetëdijshme”.

“Mendoj se është një përkufizim interesant nga Gwyneth Paltrow. Edhe pse e pranon se është goxha e vështirë të divorcohesh, ndarja miqësore dhe e njerëzishme është ende një proces i vështirë. Martohesh pasi parashikon se do të jesh me të për gjithë jetën përndryshe s’ke pse e bën këtë veprim dhe t’i shohësh gjërat ndryshe është shumë e vështirë. Mendoj se ideja e çifteve publikë se mund të ndahesh duke ruajtur mirësjelljen dhe miqësinë është e rrallë. Bruce Willis duket t’ia ketë arritur kësaj me Demi Moore, por për shumicën është e vështirë.”

Të ndahesh është e vështirë, por kur je i ri, të biesh në dashuri është shumë më e lehtë.

Shpresa është e pavdekshme dhe këta çifte në bazilikën e Shën Valentinit në Itali shpresojnë se bekimi i shenjtorit do t’i ndihmojë. (voa)