Mustafa: S’kemi nevojë për mësim nga Shqipëria

mustafa-isa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar që Shqipëria të mos kalojë asnjëherë nëpër atë që është duke kaluar për momentin Kosova.

“Uroj që në Shqipëri të mos ketë gaz lotsjellës”, ka thënë Mustafa, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, Qeveria me të cilën udhëheq nuk ka nevojë për mësime nga Shqipëria.

Këto komente të shefit të qeverisë kosovare erdhën pas polemikave që u bënë kohëve të fundit nga personalitete të ndryshme në Shqipëri të jetës politike e publike, kur u arrestua deputeti opozitar Albin Kurti.

klankosova.tv

Lunacek: Me pamjet e dhunës rrezikohet liberalizimi i vizave

ulrike-lunacekLunacek porosit të dy palët që të gjejnë mënyra për t’u ulur në tavolinë dhe për t’i zgjedhur mospajtimet me anë të dialogut.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, në intervistën për KosovaPress-in ka shprehur qëndrimet e saj për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, si pasojë e acarimit të situatës mes Qeverisë dhe opozitës mbi dy marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi.

Lunacek porosit të dy palët që të gjejnë mënyra për t’u ulur në tavolinë dhe për t’i zgjedhur mospajtimet me anë të dialogut, pasi, siç thotë, dhuna dëmton proceset e rëndësishme të Kosovës drejt BE-së, siç është, mes tjerash, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Lunacek ka shprehur shqetësim për mënyrën e ardhjes së shefit të përgjithshëm të KFOR-it, Ljubisha Dikoviq në Prishtinë, pa lejen e institucioneve të Kosovës. Sipas saj, KFOR-i është dashur të jetë më i kujdesshëm për të mos lënduar ndjenjat e kosovarëve dhe kujtimin për viktimat, duke e ftuar Dikoviqin në Kosovë.

Raportuesja për Kosovën ka potencuar se arrestimi i deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti është bërë në rrethana të papërshtatshme kohore, njëkohësisht duke e kritikuar opozitën për skena dhune në Kuvendin e Kosovës, që sipas saj nuk përçojnë mesazhe të mira jashtë vendit.

Sa i përket dështimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESO, Lunacek ka theksuar se Serbia ka përçuar një mesazh të lartë urrejtjeje duke e penguar Kosovën drejt anëtarësimit në këtë organizatë, derisa kritika nuk ka munguar për Ministrinë e Jashtme, nga e cila kërkon që të shikojë me kujdes se ku ka gabuar dhe të marrë mësim për të ardhmen.

Në vazhdim lexoni intervistën e plotë të KosovaPress-it me Ulrike Lunacek, të realizuar përmes postës elektronike:

KosovaPress: Si e komentoni ardhjen e shefit të përgjithshëm të Ushtrisë Serbe Ljubishia Dikoviq në Prishtinë për ta nënshkruar marrëveshjen për relaksimin e Zonës së Sigurisë Ajrore me komandantin e KFOR-it, Guglielmo Luigi Miglieta, duke e pasur parasysh raportin e aktivistes për të drejtat e njeriut dhe themelueses se Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH), Natasha Kandiq, të publikuar në vitin 2012, në të cilin ngrihen akuza serioze ndaj Dikoviqit për kryerje të krimeve të luftës në katër fshatra të Kosovës në vitin 1999? Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se Qeveria e tij nuk ishte në dijeni për vizitën e Dikoviqit dhe se do të ishte më mirë sikur ai të përballej me drejtësinë së pari. A mendoni se kjo shpërfillje e institucioneve të Republikës së Kosovës dëmton të arriturat e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel?

Lunacek: Është e qartë se komanda e KFOR-it do të mund dhe do të duhej të veprojë në një mënyrë më të kujdesshme, pasi ka qenë e parashikueshme se vizita e Ljubisha Dikoviqit do të lëndojë ndjenjat e kosovarëve. KFOR-i do të duhej të veprojë në bashkëpunim me autoritetet kosovare në mënyrë që të shmangë ofendimin mbi kujtimin për viktimat, si dhe të mos dëmtojë procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit. Këtë do ta përfshij në raportin tim të ardhshëm.

KosovaPress: Konfrontimi mes Qeverisë dhe deputetëve të opozitës në Kuvendin e Kosovës sa vjen e rritet dita ditës, derisa dhuna shfaqet edhe në rrugët e kryeqytetit si pasojë e mungesës së një konsensusi mes opozitës dhe Qeverisë në lidhje me mospajtimet për marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi. Gjykata Kushtetuese tashmë e ka pezulluar marrëveshjen mbi Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por opozita, veçmas Lëvizja Vetëvendosje, shfaq dyshime rreth vendimeve të kësaj Gjykate, kështu që vendimi për pezullimin e Asociacionit nuk e ka ndalur atë që të bllokojë seancat në Parlament dhe të protestojë në rrugë. Ju i keni dhënë dritën e gjelbër një propozimi pesë pikësh të dy deputetëve, ku thuhet se marrëveshja për Asociacionin do të duhej të dërgohej në Komisionin e Venedikut nëse opozita nuk u beson vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. A mendoni se Komisioni i Venedikut është zgjidhja përfundimtare për ta definuar legjitimitetin e marrëveshjes për Asociacionin të arritur mes Kosovës dhe Serbisë?

Lunacek: Siç thatë edhe ju, unë e vlerësoj lart këtë përpjekje dhe kam kërkuar nga të gjitha partitë në Kosovë, pavarësisht se a janë qeveritare apo opozitare, që të pajtohen mbi këtë propozim. Dhe po, mendoj se është propozim valid ta sjellësh Komisionin e Venedikut në këtë proces, nëse duhet patjetër. Megjithatë, kërkoj nga Qeveria dhe opozita të ulen dhe të dialogojnë, siç është propozuar nga Osmani dhe Deda, dhe të kthehen tek rrugët paqësore dhe të civilizuara të të negociuarit, në debatin në Kuvend, në mënyrë që të mos dëmtohet edhe më shumë imazhi i Kosovës jashtë nga përshkallëzimi i situatës në dhunë, dhe kështu ta rrezikojë procesin drejt liberalizmit të vizave.

Duke i parë protestat e dhunshme në Kuvendin e Kosovës, unë edhe njëherë kërkoj nga partitë opozitare dhe Qeveria përgjegjësi politike që të mos ketë edhe më shumë përshkallëzime në dhunë. Arrestimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe dhjetëra aktivistëve të tjerë të shtunën, mund të jetë zbatuar sipas procedurave penale, por duke marrë parasysh situatën e tensionuar, koha dhe shtrirja e këtij aksioni nuk ishin të dobishme për të përkrahur një fillim tepër të nevojshëm të dialogut në mes opozitës dhe Qeverisë.

Për këtë arsye, e ripërsëris thirrjen time për dialog si të vetmin mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet, dhe po ashtu inkurajoj të gjitha palët që të shfrytëzojnë mundësi të ndryshme për të dialoguar, përfshirë Kuvendin, si dhe propozimin e paraqitur nga dy deputetët Deda dhe Osmani.

Tash, të gjitha partitë duhet të presin për vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese në janar. Më pastaj, të gjitha marrëveshjet duhet të diskut ohen dhe të raportohen në Kuvend. Si një mike e mirë e Republikës suaj të re, apeloj që të ktheheni në mënyrat paqësore të të negociuarit dhe të bërit politikë, dhe tek puna konstruktive e opozitës e jo tek veprimet e dhunshme.

KosovaPress: Qeveria e Kosovës është duke u zotuar vazhdimisht se 2016-ta do të jetë viti kur qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), e arritur mes Kosovës dhe BE-së, bëri të dukej se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është edhe më afër. A mund të thuhet se kjo marrëveshje është një indikator për liberalizim vizash, dhe deri në çfarë niveli Qeveria e Kosovës ka përmbushur kriteret që do të mundësonin lëvizje pa viza për kosovarët në vitin 2016?

Lunacek: Po. Marrëveshja për Stabilizim-Asociim ka qenë një hap i rëndësishëm i Kosovës drejt së ardhmes evropiane. Sa i përket liberalizimit të vizave: Komisioni Evropian aktualisht është duke e përgatitur vlerësimin e vet që do të publikohet dhe do të prezantohet përpara shteteve anëtare nga mesi i dhjetorit. Shpresoj se do të paraqesë rekomandime pozitive para ministrave të brendshëm të shteteve anëtare. Qeveria e Kosovës më ka informuar se ka për synim përmbushjen e kritereve përfundimtare për liberalizim vizash javën e ardhshme. Vendimi përfundimtar, siç e dini, duhet të merret në një përpjekje të përbashkët të Parlamentit Evropian (kjo votë do të jetë pozitive), si dhe 28 ministrave të brendshëm të vendeve anëtare të BE-së. Por më lejoni ta them shumë hapur, siç u thashë edhe partive opozitare në Kosovë: me pamjet e dhunës në Kuvend, procesi i liberalizimit të vizave do të rrezikohet. Pasi këto pamje dëmtojnë imazhin e Kosovës jashtë vendit: të vetmet pamje televizive nga Kosova janë ato të dhunës në Kuvend. Gj endja rëndohet edhe më shumë pas sulmeve terroriste ndaj qytetarëve parisienë, kur qeveritë në BE janë në gjendje alarmi, dhe në këtë mënyrë pamjet e dhunës definitivisht nuk e prezantojnë Kosovën në mënyrë pozitive. Prandaj kam kërkuar nga opozita që të heqë dorë nga dhuna, pasi dhuna mund ta dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu i bëj thirrje partive në koalicionin qeverisës që të ndalojnë arrestimet e tepruara siç ndodhi në Ditën e Flamurit, më 28 nëntor, për arsyen e njëjtë. Dialogu dhe jo eskalimi në konflikt janë rruga drejt liberalizimit të vizave. Dua që kosovarët të jenë të lirë të udhëtojnë lirshëm në BE nga viti i ardhshëm.

KosovaPress: Gjatë dialogut në Bruksel, Prishtina dhe Beogradi janë zotuar se nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në përpjekjet e tyre për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Pasi Kosova dështoi për t’u anëtarësuar në U NESCO, a mendoni se Qeveria e Kosovës do të duhej ta rishikonte qasjen ndaj Serbisë, duke e pasur parasysh faktin se diplomacia serbe vazhdon ta pengojë progresin dhe zhvillimin e Kosovës si shtet sovran, duke e bllokuar që t’i bashkohet organizatave ndërkombëtare, siç bëri në UNESCO?

Lunacek: Siç e dini, e kam kritikuar ashpër sjelljen e Serbisë si dhe abstenimin apo votimin kundër të disa shteteve anëtare të BE-së. Mospranimi në UNESCO nënvizon një bllokadë të vazhdueshme politike të Serbisë ndaj Kosovës, që e komplikon edhe më shumë qasjen e saj në organizatat regjionale dhe ndërkombëtare. Edhe pse në marrëveshjen e dialogut përfshihet vetëm mosbllokimi për anëtarësim në organizatat regjionale, veprimet e drejtpërdrejta të Serbisë kundër Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO nuk ishin në frymën e fqinjësisë së mirë, që janë substanciale për dialogun dhe procesin e zgjerimit. Serbia dhe disa nga liderët e saj definitivisht përçuan mesazhe me nivel të lartë urrejtjeje, që janë të papranueshme – e edhe më keq, sepse anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do ta kishte vendosur trashëgiminë kulturore dhe religjioze të Serbisë nën mbrojtjen dhe monitorimin absolut të UNESCO-s! Kështu që Serbia do të duhej ta përshëndesë dhe ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës!

Dialogu megjithatë duhet të vazhdojë, por pa e futur në agjendë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtarë! Më lejoni të bëhem konkrete, mendoj se Qeveria e Kosovës, më saktësisht Ministria e Punëve të Jashtme duhet të shikojë në detaje se prej ku dhe prej cilës pikë strategjia e saj filloi të përmbyset – dhe të marrë mësim për herën tjetër.

Po ashtu kam kërkuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politika të Sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian Frederica Mogherini që të përgatisë raportime të rregullta mb i statusin e implementimit të marrëveshjeve të dialogut në Parlamentin Evropian, si dhe për Kuvendin e Kosovës dhe atë të Serbisë. /KosovaPress/

Luftë ekonomike midis Turqisë dhe Rusisë

turqia aeroplaniPas goditjes së avionit ushtarak rus nga Turqia presidenti rus Putin nënshkroi një urdhër për kufizimin e veprimtarisë tregtare të firmave turke në Rusi.

Papritmas të gjithë po flasin për Turqinë. Por shumica e tyre nuk e dinë se për çfarë janë duke folur, për shkak se shumë gjëra ende nuk janë të qarta. Shoku im Maksimi erdhi dje për një birrë dhe solli me vete një shishe “Stari Melnik”. “Stari Melnik” dhe “Zolotaja Boshka” janë birrat e preferuara të rusëve dhe dy nga 25 llojet që i përkasin prodhuesit turk EFES. 25 lloje përbëjnë 17 për qind të konsumit të birrës ruse dhe ato janë në duart e firmave turke.

Urdhëri për kufizimin e veprimtarisë tregtare të firmave turke në Rusi, që nënshkroi presidenti Putin do të kufizojë jo vetëm prodhimin e birrës nga firma EFES në Turqi, por edhe veprimtarinë e firmave të tjera. Kështu shumë prej rrokaqiejve në Moskë janë ndërtuar nga sipërmarrje turke si p.sh. kulla “Evolucion” që e ka ndërtuar koncerni turk “Renaissance Construction”. Në Rusi veprojnë më tepër se 100 firma turke dhe janë të përfshira në ndërtimin e autostradës Moskë Shën-Peterburg, në terminalin e ri të aeroportit të Shën-Peterburgut etj.

Turqia si destinacion turistik

Rreth 4,5 milionë rusë kanë kaluar vitin e kaluar pushimet e tyre në Turqi. Rusët e preferojnë shumë Turqinë. Ministria e Turizmit e Izraelit po bën tani reklamë të madhe në Moskë duke reklamuar Detin e Vdekur. Në Izrael ka shumë që flasin rusisht, thotë në bisedë me DW-në Larisa Akhanova nga agjencia turistike Tez Tou, por sipas saj do të jetë e vështirë të gjehet një alternativë e vërtetë që të zëvendësojë Turqinë. Në Rusi edhe pas anektimit të Krimesë nuk ka kapacitete për kaq shumë turistë. Si destinacione të mundshme Akhanova numëron Abu Dabin, Qipron dhe Tunizinë.

Shumë degë të ekonomisë të prekura

Duke filluar nga 1 janarimes Turqisë dhe Rusisë do të rihyjë në fuqi regjimi i vizave. Po ashtu do të ndërpriten fluturimet e avionëve charter. Ndaj mallrave “mady in Turkey” do të vendoset embargo – fjala është kryesisht për agrume, por edhe për tekstile dhe pjesë këmbimi për makina. Që tani ka njoftime se disa prej qeverive lokale, po e vënë në zbatimin urdhërin e presidentit para kohe. Flitet p.sh. për një kolonë të tërë kamionësh me mallra turke që janë ndalur në kufirin Bjellorusi-Rusi, apo për 39 tregtarë turq që janë dëbuar nga rajoni i Krasnodarit, sepse gjoja nuk i kanë pasur dokumentet në rregull.

Mediat besnike ndaj qeverisë si gazeta “Izvestia” përpiqen ta zbusin situatën. Gazeta “Izvestia” citon ministrin rus të Bujqësisë Aleksander Tkatshovse, i cili thotë se qytetarët e Rusisë nuk do ta ndjejnë embargon ndaj Turqisë dhe se mallra të tilla mund të importohen nga Azerbajxhani, Uzbekistani, Maroku dhe Izraeli. (dw)

Problemi Asad

Pro AsaditSidomos pas sulmeve të Parisit presidenti Asad u përpoq t’i ofrohet Perëndimit si partner në luftën kundër IS-it. Por ai nuk duket të jetë pjesë e zgjidhjes, por e problemit.

 

Që nga fillimi i luftës civile në Siri, para thuajse pesë vjetësh presidenti sirian Bashar al-Asad u ofrohet vendeve perëndimore si aleat i mundshëm në luftë kundër terrorizmit xhihadist. Së fundi ai u përpoq të hynte sërish në lojë një ditë pas sulmeve të 13 nëntorit me 130 të vdekur në Paris. “Ne kishim paralajmëruar para tre vjetësh se çfarë mund të ndodhë në Europë,” tha ai për stacionin televiziv Europe 1. “Për fat të keq, udhëheqësit evropianë nuk na kanë dëgjuar. Të bësh vetëm deklarata kundër terrorizmit nuk ka kuptim. E nevojshme është ta luftosh atë,” – tha presidenti sirian.

“Ne do t’i zhdukim”

Në thelb në mënyrë të ngjashme e shohin këtë gjë edhe qarqet politike dhe të sigurisë në Perëndim. “Ne do t’i zhdukim ata, do t’i vrasim”, citon gazeta franceze “Le Monde” një këshilltar të Presidentit François Hollande. Në zgjedhjen e mjeteve nuk jemi të butë, citon gazeta një burim tjetër. “Ne do të vazhdojmë të kryejmë veprime sekrete, për të cilat nuk mund të na vënë publikisht para përgjegjësisë. Është e rëndësishme të vazhdojmë me to.” Presidenti Hollande, tha agjenti i sigurisë për gazetën “Le Monde”, është në pajtim të plotë me këtë strategji. Për këtë u ra dakord para sulmeve në Paris. Gazeta “Le Monde” e botoi këtë strategji në fillim të nëntorit, disa ditë para sulmeve në Paris.

Presioni për të luftuar terroristët, është shtuar sërish. Prej dy javësh presidenti francez po përpiqet për një koalicion ndërkombëtar kundër IS-it. Pengesa më e madhe këtu, pavarësisht gjithë fushatës reklamuese të Damaskut, është vetë Bashar al-Asadi. Franca nuk do të bashkëpunojë me të, edhe pas sulmeve në Paris. Edhe pse në parim mund të imagjinohet një bashkëpunim me ushtrinë siriane. Por, para se të bëhet kjo, tha ministri i Jashtëm Laurent Fabius në kanalin francez Inter France, Assadi duhet ta ketë dorëzuar komandën e ushtrisë. “Nën Assad kjo nuk është e mundur,” tha ai.

“Një bretkocë tepër helmuese”

Edhe qeveria gjermane, e cila dëshiron të marrë pjesë me avionë zbulues dhe dërgimin e rreth 1.200 trupave në luftë kundër IS-it, ka të njëjtin qëndrim në lidhje me personin e Assadit, si dhe francezët. Diskutimi në lidhje me çështjen, nëse lufta kundër IS-it mund të fitohet edhe pa mbështetjen e Asadit, vazhdon. Ish-diplomati dhe kryetari i Konferencës së Sigurisë në Mynih, Wolfgang Ischinger, tha të hënën (3011.) për gazetën “Handelsblatt” se “të vetmet trupa tokësore që mund të merren në konsdieratë janë forcat qeveritare të Asadit”. Prandaj na duhet ta “gëlltisim ende bretkocën Asad”.

Po Asadi është një bretkocë tepër helmuese, i komentoi gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” fjalët e Ischingerit. Sepse Asadi u la për një kohë të gjatë fushë xhihadistëve, të cilët sikurse ai vetë luftonin opozitën laike. Pra bashkëpunimi me Asadin do t’i zemëronte forcat slaike që kanë mbi katër vjet që luftojnë presidentin sirian dhe mund t’i bënte ato armike të Perëdnimit, shkruan gazeta.

Rreziqe të pallogaritshme

Aleanca me Asadin përmban dhe rreziqe të tjera të pallogaritshme, sepse në Siri është aktive edhe Rusia, partnerja më e angazhuar e Asadit. Rusia vepron me rigorozitet kundër të gjithë kundërshtarëve të Asadit – edhe kundër opozitës laike. Po ashtu Rusia nuk e vret mendjen për popullsinë civile dhe gjatë bombardimeve ndaj pozicioneve të xhihatistëve kanë gjetur vdekjen edhe mjaft civilë.

Edhe aviacioni ushtarak sirian nuk e vret shumë mendjen për civilët gjatë bombardimeve të pozicioneve të xhihatistëve. Sipas medieve këtë vit prej bombave të Asadit duhet të jenë vrarë rreth 3000 civilë. Me këtë qëndrim ndaj popullsisë civile

Asadi rrezikon që në radhët e xhihadistëve të kalojnë edhe më shumë përkrahës.
Prandaj për Perëndimin bashkëpunimi me Asadin nuk është vetëm një çështje morale por edhe strategjike. Në rast se Perëndimi prezantohet si partner i regjimit që nuk merr parasysh jetën e civilëve, ai humbet reputacionin në rajon, dhe jo vetëm në Siri, sepse në sytë e opinionit publik arab prezantohet si partner i një diktatori kriminel. (dw)

Charlie SheenNjerëzit në mbarë botën po zhvillojnë aktivitete, po testohen dhe promovojnë ndërgjegjësimin për Sidën në Ditën Botërore të sëmundjes. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carol Pearson, mosinformimi dhe stigma ende pengojnë luftën ndaj epidemisë.

Më shumë se 35 milion njerëz në mbarë botën kanë virusin Hiv që shkakton Sidën. Sida është e trajtueshme dhe e parandalueshme.

Me ilaçet dhe kujdesin e duhur shëndetësor, njerëzit me virusin Hiv mund të bëjnë një jetë normale.

Në nëntor, aktori Charlie Sheen njoftoi se është i prekur nga virusi.

Rodney McCoy është aktivist për Sidën me Nova Salud, një organizatë që jep këshilla dhe shërbime edukimi për virusin në rrethinat e Uashingtonit.  Reagimi i tij ndaj intervistës së Charlie Sheen? – Pozitiv.

“Ajo që më pëlqeu ishte çiltërsia dhe sinqeriteti i tij”.

“Jam në një industri ku nuk është problem dhe bile ke përfitime të jetosh me virusin Hiv. Shumë nga njerëzve nuk e kanë këtë luks,” thotë aktivisti McCoy.

Sheen njoftoi gjendjen e tij pasi po i bëhej shantazh nga një grua që mori foto të ilaçeve të tij dhe kërcënoi t’i shiste.

“Mendoj se çështja këtu është stigma. Fakti që atij i bëhej shantazh të tregon se të flasësh për virusin Hiv nuk është e lehtë,” thotë McCoy.

Në një letër, Sheen përshkruan turpin që ndjeu kur u diagnostikua.

“Ka shumë njerëz dhe këtu përfshij edhe veten, që kur diagnostikohen, gjëja e parë që u duhet të përballojnë është turpi, si do t’u thuash njerëzve? A do t’u thuash njerëzve? Si do t’u thuash?,” thotë aktivisti McCoy.

Ai thotë gjithashtu se është e vështirë të kapërdish fjalën me tre shkronja.

“Më ra si bombë. U diagnostikova 14 vjet më parë. Të dëgjosh fjalët ‘ke virusin HIV’. Po po. Ajo fjalë dhe çdo gjë që lidhet me të është vështirë të kapërdihet,” tregon aktivisti McCoy.

“Të tjerë vijnë dhe thonë, ‘faleminderit Charlie. Faleminderit që fillove diskutimin,'” thotë aktori Sheen.

“Mendimi im i parë ishte amator. Je një qënie tjetër. Je i ri në lojë. Por në të njëjtën kohë, kuptova se Charlie përfaqëson një komunitet që ne nuk e lidhim me virusin Hiv. Pra si një heteroseksual i bardhë me para, ai do të arrij tek njerëz, që unë si afrikano-amerikan homoseksual nuk mundem”.

Nuk mund të thuash se kush ka virusin Hiv, dhe shumë nga ata që e kanë nuk e dinë. Në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e shëndetësisë, llogarisin se më shumë se 10 përqind e të infektuarve me virusin Hiv nuk e dinë që e kanë atë. (voa)

Një skaner i ri i avancuar

scanerShkencëtarët po ndërtojnë një skaner që mund të zbulojë shumë të panjohura në trupin e njeriut dhe të çojë në trajtime më të mira për kancerin, sëmundjet e zemrës dhe çrregullime të trurit.

Skaneri me përmasa të mëdha, i quajtur “Explorer,” do të marrë imazhe të papara të brendësisë së trupit të njerëzve. Tani për tani, skanerat përqëndrohen vetëm në pjesë të veçanta të trupit.

Një skipi studjuesish të Universitetit të Kalifornisë iu dha një grant prej 15,5 milionë dollarësh nga Institutet Kombëtare të Shëndetësisë për ndërtimin e skanerit të plotë të trupit. ​

“Trupi i njeriut përmban një sistem organesh dhe të gjitha ato bashkëveprojnë me njëri tjetrin. Më parë nuk kemi qenë në gjendje ta zbulojmë këtë përmes imazheve, ndërsa tani do ta kemi këtë mundësi.” thotë profesori  Badaui.

Ndryshe nga skanerat me rreze X dhe ato MRI, me rezonancë manjetike, të cilat marrin imazhe të kockave dhe organeve, PET skanerat ilustrojnë funksionimin e organeve dhe të indeve në nivel molekular, për diagnostikimin dhe zbulimin e sëmundjeve. Skaneri i ri do ta bëjë këtë edhe më mirë.​

“PET skanerat shohin funksionimin e organeve. Përmes tyre ne jemi në gjendje të dallojmë “punën” e qelizave në trupin e njeriut, aktivitetin e tyre. Do të mund të dallojmë se si reagojnë organet e një personi me kancer kur atij i jepet një medikament, nëse tumori pushon së zhvilluari.”

Skaneri i ri përdor substancë radioaktive për lokalizimin e tumoreve. Skaneri “Explorer” përdor një dozë më të vogël rrezatimi se sa procedurat e tjera dhe i merr imazhet më shpejt.

“Skanimi që aktualisht kërkon 20 minuta do të mund të kryhet për vetëm 30 sekonda. Po ashtu, skaneri i ri funksionon me shumë më pak rrezatim.”

Një pamje e plotë si kjo e trupit mund të sjellë zbulimin e ilaçeve të reja me fokus specifik dhe të minimizojë efektet e dëmshme, duke ndjekur hap pas hapi rezultatet e terapisë tek trupi i njeriut. (voa)

Ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar, të Francës dhe të Italisë në Kosovë

Rexhep-QosjaAmbasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të Mbretërisë së Bashkuar, të Francës dhe të Italisë në Kosovë

Zotërinj të nderuar!

Në vlerësimin për protestën e tri partive opozitare – të Vetëvendosjes, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nismës, më 28 nëntor 2015, Ju shprehët gëzimin pse ajo protestë ishte paqësore.

Por, njëkohësisht Ju shprehët gëzimin edhe për, si thatë, përfshirjen, domethënë për sjelljen e Policisë së Kosovës ndaj asaj proteste.

Ky vlerësim i Juaji, duke përfshirë me të edhe vlerësimin për sjelljen e Policisë ndaj protestuesve, sa u solli gëzim ‘sundimtarëve’ aq më shumë u solli dëshpërim të ’sunduarve’ në Kosovë.

Nuk mund ta di a e keni shikuar protestën deri në fund, kur me blic krig u pushtuan zyrat e Vetëvendosjes prej Policisë së Kosovës. Por, në qoftë se e keni shikuar protestën deri në fund, apo në qoftë se i keni parë pamjet që kanë dhënë disa televizione për epilogun e saj, atëherë nuk besoj se do të mund të shprehej gëzim për përfshirjen e Policisë së Kosovës në atë protestë.

Jo.

Policia e Kosovës nuk u soll vrazhdë, jo: Policia e Kosovës u soll armiqësisht ndaj protestuesve. Ajo përgjaku sa e sa protestues! Ajo përgjaku edhe plakun – baba të dy dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës! Ajo shtriu përtokë edhe avokatin e deridjeshëm të popullit! Ajo i ngarkoi në automjetin e saj – burg, fyeshëm, krye e trup përtokur, shumë të rinj! Ajo mori në biseda të ashtuquajtura informative, si u tha, rreth 180 protestues! Në të gjitha këto raste Policia e Kosovës u soll, pra, siç sillej policia e Millosheviqit kur futej nëpër shtëpitë e të rinjve shqiptarë të cilët gjatë protestave brohorisin parullën Kosova Republikë.

E si u soll Policia e Kosovës kur e arrestoi Albin Kurtin? U soll armiqësisht siç u soll Policia e Sllobodan Millosheviqit kur e arrestoi atë para shumë vitesh!

Ju, ndoshta, nuk e kuptuat pse Policia e Kosovës u soll aq armiqësisht ndaj protestuesve, ndaj Vetëvendosjes dhe ndaj Albin Kurtit. Dhe, nuk e kuptuat sepse mund të mos e dini jetëshkrimin politik të urdhërdhënësit të ndërhyrjes policore në protesta: të kryeministrit të Kosovës. Kryeministri i sotëm i Kosovës ishte shërbëtor politik dhe administrativ i Sllobodan Millosheviqit, pjesëmarrës në dhunën dhe në terrorin e regjimit të tij ndaj popullit shqiptar të Kosovës, në dy mandate kryetar i qeverisë së Prishtinës e, mandej, anëtar i Qeverisë që atëherë quhej Këshilli Ekzekutiv i Kosovës, që në fund të vitit 1989 dhe në fillim të vitit 1990 kishte shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë kur ishin vrarë disa dhjeta të rinj e kur ishin plagosur rëndë qindra të tjerë. Ai ishte formuar për një përdorim të tillë stalinist, të policisë ndaj protestuesve!

Për të gjitha këto arsye, gëzimi juaj, Zotërinj të nderuar, për përfshirjen e Policisë së Kosovës në atë protestë më bëri të vetëpyetem: a është e mundshme që diplomatët e popujve që i kanë sjellë aq të mira shkencore, politike, demokratike, kulturore, qytetëruese njerëzimit të gëzohen kur policia vendos “demokraci” në parlament, kur policia qëron hesape aq armiqësisht me vëllezërit, me baballarët, me atdhetarët e vet, me qytetarët e vet?

Unë, natyrisht, nuk pajtohem me përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Por, ky mospajtim nuk më bën të arsyetoj përfshirjen e tillë të Policisë së Kosovës në protestë; nuk pajtohem as me burgosjen e atyre që e përdorën gazin lotsjellës; dhe nuk pajtohem as me përjashtimin e deputetëve të opozitës nga mbledhjet e parlamentit! Jo. Unë shtroj pyetjen që Ju, si duket, nuk e keni shtruar: ku qëndron shkaku kryesor për krizën e sotme politike dhe institucionale në Kosovë? Po të shtrohet kjo pyetje do të jepet edhe përgjigjja e duhur: shkaku kryesor për këtë krizë qëndron në qeverinë e Kosovës.

Republika e Kosovës me këtë qeveri nuk është Republikë parlamentare. Jo, Republika e Kosovës me këtë qeveri është Republikë partiake. Në këtë Republikë partiake, Qeveria është organi suprem shtetëror! E shteti ku qeveria është organi suprem nuk mund të jetë shtet demokratik. Dhe, sjellja sulltanore e kësaj qeverie, shpërfillja e Kuvendit nga kjo qeveri, përdorimi privat i Policisë nga kjo qeveri, miratimi sulltanor duke përbuzur Kuvend e opinion i marrëveshjeve për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe për ricaktimin e kufijve me Malin e Zi kanë sjellë mospajtimet e pashmangshme çfarë i kemi parë, po i shohim e do t’i shohim të Opozitës dhe, të jeni të sigurt, të pjesës më të madhe të popullit shqiptar. Po, nuk vihet ashtu lehtë, ashtu krye më vete, ashtu papërgjegjshëm, pa u këshilluar as në Kuvend, as në popull, nënshkrimi për marrëveshje të tilla, që kanë të bëjnë me të sotmen e të ardhmen e Kosovës. Përvoja tragjike historike e ka bërë popullin shqiptar të jetë pamatshëm i ndjeshëm, pamatshëm i frikësuar ndaj “marrëveshjeve” të tilla. Përshtrirja e shteteve fqinje në tokat ku shqiptarët ishin popullatë e vetme a shumicë e madhe etnike dhe rrëmbimi i këtyre tokave me kufij të ricaktuar me vendimin e shteteve evropiane si Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Rusia e jo mospuna, jo përtacia e kanë bërë popullin shqiptar të varfër, si kanë thënë dikur diplomatë e shkencëtarë tuaj, popull pa kushte natyrore për mbijetesë!

Në reagimin e gëzueshëm ndaj protestës Ju, zotërinj ambasadorë, thoni se jeni të përkushtuar: për “fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, se “asnjëri nuk është mbi ligjin”, se të gjithë, edhe përfaqësuesit politikë, “i nënshtrohen ligjit pa marrë parasysh cilës parti ata i takojnë”.

Për Kosovën sot dhe për Kosovën gjithmonë këto që thoni janë tepër të rëndësishme.

Do t’ju duhen shumë ditë e shumë përpjekje, që të bëhen njëmendësi këto mendime tuajat për Kosovën.

Ju e dini, besoj – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të eurokomisarit për zgjerim, Johanes Hanit – se në Kosovë zotëron korrupsion pandemik. Numër i madh i pushtetarëve të lartë dhe i poltronëve të tyre politikë sot kanë pasuri të tundshme e të patundshme milionëshe. Me rroga natyrisht nuk e kanë krijuar atë pasuri. E kanë krijuar me korrupsion e me mënyra të tjera të paligjshme në procesin e privatizimeve, duke vjedhur, duke plaçkitur, duke rrëmbyer pasuritë kombëtare të Kosovës. Asnjëri prej tyre nuk është nxjerrë në gjyq. Të gjithë me “kushtetutë” e kundërshtojnë çdo ide për miratimin e ligjit mbi hulumtimin e prejardhjes së pasurisë. Pa u nacionalizuar pasuria e krijuar me korrupsion dhe në mënyra të tjera të jashtëligjshme Kosova nuk do të mund të demokratizohet e as do të mund të qetësohet. Ndihmojeni Kosovën që të shpëtojë prej këtyre të korruptuarve.

Ju e dini besoj – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të zotëri Hanit, se në Kosovë zotëron krim i organizuar. Ndihmojeni Kosovën të shpëtojë prej kriminelëve që i bëjnë krimet ashtu organizueshëm.

Në Raportin e Progresit të zotëri Hanit u tha se Gjyqësori në Kosovë është i përdorur prej strukturave të larta politike. Ndihmojeni Kosovën, zotërinj ambasadorë, që Gjyqësori i Kosovës të bëhet çka është në vende vërtet demokratike: të bëhet i pavarur, institucion i së drejtës.

Ju e dini – e kjo u tha edhe në Raportin e Progresit të zotëri Hanit – se mediat në Kosovë, në mënyrë të veçantë RTK-ja, u shërbejnë pushtetarëve e jo opinionit. Ndihmoni, zotërinj ambasadorë, që mediat kosovare, në mënyrë të veçantë ato të rëndësishmet – ato elektronike, të kontrollojnë pushtetin e jo të jenë të kontrolluara prej pushtetit.

Nuk jam i sigurt se e dini së Kosova me më pak se dy milionë banorë ka sot shtatë universitete publike dhe mbi tridhjetë universitete private. Të gjitha këto universitete, përpos të tjerash, i shërbejnë edhe punësimit të njerëzve të pushtetarëve. Ndihmojeni Kosovën që numrin e universiteteve publike e private t’ia përshtasë nevojave e mundësive, nevojave e interesav e të veta reale.

Ju mund të keni dëgjuar e mund të keni lexuar, zotërinj ambasadorë, se nepotizmi është kriteri kryesor për përzgjedhjen e njerëzve për punësim në të gjitha fushat e jetës shoqërore, politike, ekonomike, universitare, madje edhe diplomatike. Vëllezërit, motrat, tezet, hallat, xhaxhatë, dajat, nipat, mbesat, kushërinjtë, miqtë janë të privilegjuarit e sundimtarëve të sotëm në Kosovë.

Numri më i madh, larg më i madh, i qytetarëve të Kosovës nuk gëzojnë liri dhe, nuk gëzojnë liri, sepse nuk janë në punë, nuk kanë me çka t’i mbajnë familjet e tyre, nuk kanë siguri ekzistenciale. Nuk ka liri pa siguri. Sepse siguri nuk mund të quhen vetëm siguria në aeroportet dhe ne vendtubimet e qytetarëve. Siguri e plotë, e vërtetë, është siguria ekzistenciale, që nuk ekziston sot për shumicën e kosovarëve.

Pasojat e kësaj pasigurie të numrit më të madh të qytetarëve të Kosovës, zotërinj ambasadorë, do t’i pësojnë vendet tuaja dhe do t’i pësojnë, sepse kosovarët e pa punë, të shpërfillur, të diskriminuar do të bëjnë çmos që të gjejnë shpëtimin në vendet tuaja.

Të këqijat politike, pushtetore, partiake, në Kosovë, të prodhuara prej sundimtarëve të sotëm, janë të shumta e të ndryshme. Mënjanimi i këtyre të këqijave dhe parandalimi i prodhimit të këqijave të reja mund të arrihet.

Dy marrëveshjet e sipërpërmendura, si shkaktare të krizës së sotme politike dhe institucionale në Kosovë, janë prodhim posaçërisht shqetësues i gjithë këtyre të këqijave që me vite rëndojnë Kosovën dhe i revoltojnë fort qytetarët.

Mënjanimi i të këqijave ekzistuese dhe parandalimi i të rejave do të fillojë atë ditë kur do të dorëhiqen pushtetarët më të komprometuar në Kosovë, e kjo domethënë kur të dorëhiqet Qeveria e Kosovës. Me dorëheqjen e Qeverisë fillon edhe zgjidhja e krizës politike dhe institucionale. Pa këtë dorëheqje, siç duken punët, kriza mund të përthellohet duke u shprehur edhe në mënyra më rënduese e më shqetësuese.

Deklarimi i Juaj, zotërinj ambasadorë, për të ndëshkuar opozitën qoftë edhe me polici në Kuvend e për të rehabilituar Qeverinë, në supet e protagonistëve të së cilës rëndojnë përgjegjësi jo vetëm për këtë krizë, e bën njëmendësinë e Kosovës tepër të ftohtë dhe të errët.

Ndihmojeni Kosovën të mos zhytet edhe pas luftës në atë të ftohtë dhe në atë terr!

I keni të gjitha mundësitë.

Me nderimet më të përkushtuara.

Akademik Rexhep Qosja.