Ndotja e ajrit në Maqedoni, OJQ-të kërcënojnë qeverinë

OJQ shkup protestaTë paktën 20 organizata joqeveritare nga vendbanimet më të ndotura në Maqedoni janë kërcënuar se nga 15 janari do të bllokojnë qytetet më të mëdha të vendit nëse pushteti nuk ndërmerr masa urgjente kundër ndotjes alarmante të ajrit.

Gjatë protestës që u zhvillua para ndërtesës së qeverisë në Shkup, përfaqësuesit e sektorit civil bënë thirrje që shteti të miratojë një plan për të stimuluar qytetarët që të përdorin transportin publik.

Ata gjithashtu kërkojnë që kapacitetet industriale dhe kompanitë e ndërtimit të detyrohen nga qeveria që të mbajnë llogari për ndotjen e ajrit, kurse një pjesë e tyre të ndërpresin përkohësisht punën.

“Kërkojmë monitorim të plotë që të kemi të qartë se çfarë ajri thithim. Kush na ndotë dhe pse nuk ndëshkohet. Sot ka vetëm një gjë që është më e ndotur se ajri këtu tek ne dhe ajo është ndërgjegjja e këtyre që asgjë nuk ndërmarrin për të pastruar ambientin”, deklaroi Kiril Arsovski, ambientalist.

Mijëra qytetarë akuzuan qeverinë se deri tani nuk ka bërë asgjë për të ulur nivelin e lartë të ndotjes së ajrit. Protestuesit nga Tetova thanë se mbyllja e përkohshme e kombinatit metalurgjik “Jugohrom”  nuk është e mjaftueshme.

“Nga Tetova kemi një porosi për qeverinë: Vendosni ato dreq filtra në ‘Jugohrom’, qofshin edhe barokë. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, duam vetëm ajrin tonë dhe për këtë të drejtë nuk do të bëjmë asnjë kompromis të vetëm, do të luftojmë deri në fund për jetët tona”, tha Arjanit Xhaferi nga OJQ “Eco Guelira”.

Ministria e Ekologjisë ka paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme situata me ajrin e ndotur do të përkeqësohet. Gjendja më e rëndë paraqitet në Tetovë, Shkup dhe Manastir.

/ Top Channel

Koment: vit thyerjesh të forta

Heqja e interesave, fluksi gjigand i parasë, naftë e lirë, tregje aksionesh në bum: viti 2015 ishte plot thyerje. Ka shumë simptoma që edhe viti 2016 do të jetë i ngjashëm, mendon Henrik Böhme.

euroI humburi i vitit 2015 është Mario Draghi. Në librat e historisë dikur do të lexohet: ai ishte njeriu, që hapi digat, kur në pranverë shpalli një program gjigand të blerjes së bonove të thesarit, për të derdhur çdo muaj miliarda e shumë miliarda Euro në treg. Kryembrojtësi i monedhës së përbashkët europiane e kurorëzoi këtë me një nivel interesi bankar pothuajse zero. Kjo duket si një përzierje e rrezikshme dhe në fakt është e tillë. Qëllimi i magjistarit italian nga kulla fringo e re e Bankës Qendrore Europiane (BQE) në Frankfurt mbi Main është që bankat paranë pak të kushtueshme t’ia japin si kredi ekonomisë, që sipërmarrjet të investojnë, që të ripërtërihet koniunktura, të rritet inflacioni dhe njerëzit të blejnë, të blejnë dhe të blejnë.

Por problemi është, se kjo nuk funksionon. Bankat preferojnë më mirë t’i ruajnë paratë, ndonëse për këtë u duhet të paguajnë interesa gjobe. Ekonomia nuk investon, sepse ekonomia botërore nuk është e qendrueshme si duhet. Koniunktura në Eurozonë çalon, inflacioni ka mbetur në zero. Përse duhet ndërmarrë patjetër gjithçka për të arritur sërish tek kuota e dëshiruar e dy përqindëshit? A ka kjo kuptim në një kohë, që çmimi i naftës është vazhdimisht në rënie? A mos vallë problemi qendron pikërisht këtu?

Ora e spekulantëve

E vetmja arsye përse njerëzit blejnë, blejnë dhe blejnë është, se ata preferojnë më mirë ta shpenzojnë paranë, se sa ta depozitojnë atë në bankë me interesa praktikisht zero. Eksperimenti gjigand i Draghit është një operacion në zemrën e hapur, që në radhë të parë jep vetëm një efekt: atë të zhvelftësimit të parasë në përmasa historike. Politika e interesit zero është receta e gabuar, ajo i drejton paranë dhe kapitalin vetëm atje, ku mund të shkaktojë gjëmën më të madhe: në duart e spekulantëve. Për njerëzit, që duan të sigurojnë jetesën në pleqëri me kursimet e tyre, kjo politikë është vetëm perversitet. Natyrisht tani mrekullisht mund të investosh në imobilje. Por kjo fluskë do të pëlcasë, më shpejt nga sa do të preferonte ndokush.

Sidoqoftë efekti i operacionit riskant të Draghit dhe padyshim i qëllimi të tij është, se Euro ka humbur dukshëm vlerë kundrejt Dollarit të SHBA-së, kjo i bën eksportet nga Eurozona më të favorshme. Së paku kjo ka funksionuar, e parashikueshme është për vitin e ardhshëm një barazi mes dy valutave. Por kujt i ndihmon kjo përveçse ekonomisë gjermane të orientuar fort nga eksporti? Pozitive është edhe se të paktën fluksi i parasë së lirë i mban në biznez vendet europiano-jugore si Italia. Një dhuratë e Draghit kjo për bashkëatdhetarët e vet. Vetëm se edhe sa kohë do të duhet që politika monetare të marrë përsipër detyrat e politikës reale?

Nuk ka plan kundër ndonjë krize

E të ndalemi tani edhe tek diga tjetër e çarë, që ka prekur Greqinë. A e ka numëruar ndokush, se sa samite të jashtëzakonshme iu deshën BE-së derisa më në fund u derdhën sërish ndihma të reja miliardash në kompensim të premtimeve për reforma të qeverisë së majtë në Athinë? Në fund pati një paketë ndihmash, e sërish u vendos qetësia. Por në të vërtetë diçka thelbësore që ky vend më në fund të mund të qendrojë sërish mbi këmbët e veta këtë vit nuk ka pasur në Greqi. E pra një kapitull ky që do të rihapet edhe në vitin 2016.

Por kjo temë me siguri që nuk do të tërheqë kaq shumë vëmendjen sa sivjet, kur vëmendja e aktorëve politikë u zhvendos drejt çështjes tjetër madhore: dyndjes masive të refugjatëve. Përderisa destinacioni kryesor i shumicës së refugjatëve, që kanë kaluar vështirësi të shumta, është Gjermania, dhe përderisa vala e tyre nuk do të ndalet as vitin e ardhshëm, kjo do të mbetet një sprovë e madhe për shoqërinë gjermane – e po ashtu do ta çojë në limitet e veta edhe kapacitetin e rendimentit të ekonomisë gjermane. Por ndonëse ekonomia sivjet ka ecur në një farë mase mirë, kjo nuk do të thotë që automatikisht do të vazhdojë kështu edhe vitin e ardhshëm.

Gjermania është e varur nga ekonomia botërore, e ndërkohë nuk ka shenja, që vendi do t’i bëjë ballë një recesioni të mundshëm mbarëbotëror. Vala e refugjatëve, edhe nga Gjermania ishte e pritshme, por atë nuk donte ta shihte askush. Kriza tjetër do të vijë me siguri. Por qeveria gjermane preferon më shumë bamirësitë miliardëshe sociale si pensioni në moshën 63 vjeçare. Mbetet të shpresojmë, që kriza e ardhshme të mos prekë ekonominë botërore. Sepse, për t’u kthyer sërish tek Mario Draghi: ai ka shkarkuar të gjithë barutin, i ka konsumuar të gjitha instrumentat për stimulimin e koniunkturës. Agjenda e tij e politkës monetare është helm për Europën, sepse ajo pengon reformat. Ndaj motoja për vitin 2016 është: ndaleni Draghin! (dw)

Gallup: Barack Obama, Hillary Clinton më të admiruarit

Clinton HillaryPresidenti Barack Obama dhe kandidatja demokrate për presidente, Hillary Clinton janë në krye të listës së personave “më të admiruar” në Shtetet e Bashkuara, të shpallur nga organizata e sondazheve Gallup.

17 për qind e amerikanëve zgjodhën zotin Obama si më të admiruarin mes burrave, ndërsa 13 për qind votuan për zonjën Clinton si gruan më të admiruar.

Ish-sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka qenë në krye të listës 20 herë, dhe kjo është hera e 14 radhas, ndërsa Presidenti Obama është emëruar tetë herë.

Në vend të dytë e të tretë mes burrave janë Papa Françesku dhe kandidati republikan për President Donald Trump, secili me nga pesë për qind. Zoti Trump ka qenë edhe më parë ndër dhjetë më të admiruarit, nga viti 1988 deri në 1990 ndhe përsëri në vitin 2011.

Aktivistja pakistaneze, Malala Yousafzai dhe Oprah Winfrey ishin në vend të dytë dhe të tretë mes grave me 5 për qind dhe 4 për qind respektivisht. (voa)

“Dil për ajër të pastër”, protesta kundër ndotjes së ajrit në Shkup

eco protesta“Mjaft ngufatjes”, “Shkupi u bë Peking”, “Stop Smog”, “Qeveria subvencionon vdekjet ne Tetovë”, ishin vetëm disa nga parullat që mbanin në duar qytetarë që protestuan kundër ajrit të ndotur para Qeverisë. Qytetarët kërkuan që Qeveria urgjentisht të marr masa për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ka shumë, nuk është vetëm nji, duhet të rregullohet industria rreth Shkupit dhe të organizohet trafiku publik në qytet”.

“Gjëja më e mirë është të vendosen rregullat e transportit çift dhe tek, sikurse dikur në ish Jugosllavi, kjo është sa për fillim për diçka tjetër nuk e di”.

“U bashkëngjitëm të gjithëve, normal e shohim se në çfarë gjendje jetojmë dhe çfarë ajri thithim edhe normal duhet Qeveria të ndërmerr ndonjë masë. Veçanërisht e dimë se si helmues kryesor momentalisht është Jugohromi”.

Përfaqësuesit e OJQ-vë, organizatorët e kësaj proteste madje kërkuan nga Qeveria ti detyroj të gjitha fabrikat, në tërë teritotin e vendit të vendosin filtra. Sipas të dhënave të OJQ-vë niveli më i lartë i ndotjes arrin kulmin pas orës 15 deri në orën 3 të mëngjesit.

“Sipas të dhënave që ka mbledh “Moj vozduh”për këtë vit, për qytetin e Shkupit është e qartë se gjatë sezonit të dimrit ndotja arrin kulmin pas orës 15 ndërsa zvogëlohet pas orës 3 të mëngjesit. Shkaku është i njohur, ngrohja e shtëpive që për fat të keq gjatë ngrohjes së ambienteve familjare përdoren substanca nga më të ndryshmet që nuk janë të përshtatshme për ngrohje”, u shpreh Gorjan Jovanovski, aplikacioni “Moj vozduh”.

“Ka vetëm një gjë që është më e fëlliqur dhe më e ndotur se ajri në Shkup, Tetovë dhe Manastir e ajo është ndërgjegjja e atyre që nuk ndërmarrin asgjë”, tha Kirill Arsovski, biolog-ekolog.

“Na ktheni jetën tonë, na ktheni tokën tonë, ujin tonë, na ktheni ajrin, ajrin tonë e duam. Modernizoni fabrikat, respektoni kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare, investoni në të ardhmen në vend që të ndërtoni të kaluarën, barok i bardh për shpirtrat e zi është kot nuk na kryen punë. Por, nga Tetova kemi një porosi për Qeverinë, vëndoni ato dreq filtra në Jugohrom po qofshin edhe barok”, tha Arianit Xhaferi, Eco Guerilla.

Organizatorët gjatë protestës madje propozuan masa që mund të parandalojnë ndotjen e ajrit: përpunim të planit të regjimit në trafik, të ndalohet lëvizja e makinave me standard më të ulët se EURO4 dhe dizell, të përmirësohet efikasiteti energjetik, në sektorin e industrisë të ndalohet përkohësisht puna për kategoritë A dhe B si dhe të mbrohen sipërfaqet gjelbëruese dhe të krijohen parqe të reja.

Melihate Rrustemi

Pushteti nuk mbahet me represion ndaj opozitës

albin kurtiGjykata Themelore në Prishtinë sot vazhdoi masën e arrestit shtëpiak për deputetin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, deri më 17 shkurt të vitit 2016. E njëjta Gjykatë, i shqiptoi sot masën 30 ditë paraburgim koordinatorit të sekretariateve të VETËVENDOSJE!-s, Nol Nushit.

Ky sistem i kapur i drejtësisë, është vënë në shërbim të kësaj Qeverie kriminale, e cila përmes marrëveshjeve antikushtetuese po do ta instalojë “Zajednicën” në Kosovës.

I bëjmë thirrje Qeverisë që t’i ndalë përpjekjet për ta shtypur opozitën. I bëjmë thirrje Gjykatave që të vihen në shërbim të Republikës, dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kriminelët e pushtetit, ata të cilët shkelën Kushtetutën, e për të cilët nuk vlen asnjë ligj në Kosovë.

Pushteti nuk mbahet me represion ndaj opozitës. Ne nuk ndalemi. Përpjekjet tona për ta mbrojtur Republikën e Kosovës nga marrëveshjet e dëmshme dhe nga kjo Qeveria, nuk do të ndalen. Më 9 janar, populli i Kosovës do ta thotë fjalën e vetë.


28 dhjetor 2016

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Raporti për Shqipërinë, Fleckenstein: Progres e dështime. Drejtësia, prioritet

knut fleckensteinPas festave nis puna për përgatitjen e raportit për Shqipërinë. Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, i cili do merret vetë me këtë raport në një intervistë për Top Channel flet për një situatë pozitive, por sipas tij ka patur edhe dështime si në rastin e zgjedhjeve lokale. Ndërsa thekson se detyra kryesore e klasës politike të Tiranës tani ngelet reforma në drejtësi.

TCH: Zoti Fleckenstein, Komiteti i Jashtëm i PE-së ka diskutuar tashmë raportet për të gjitha vendet e tjera të rajonit. Kur do ta paraqisni ju raportin për Shqipërinë dhe çfarë shqetësimesh do të jenë në fokus të tij?

Fleckenstein: Kam disa mendime, por pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri do të filloj të përgatis raportin. Nuk kam shumë shqetësime, pasi është e dukshme se ka patur mjaft progres të mirë, por kemi patur edhe dështime, si në rastin e zgjedhjeve lokale. Për momentin, reforma kryesore mbetet ajo e drejtësisë, sigurisht.

TCH: Përpara prezantimit të raportit në Komitetin e Jashtëm, siç pritet, në fund të Shkurtit, a parashikoni të shkoni sërish në Shqipëri?

Fleckenstein: Po, por jo për të pyetur në lidhje me raportin. Mbase do të shpjegoj pak se çfarë kam shkruar në të, sepse nuk është e rëndësishme vetëm që Parlamenti Europian të dijë se çfarë mendoj unë, por dhe kolegët shqiptarë duhet ta dinë se çfarë kam shkruar dhe përse. Së dyti, në këtë vizitë do të jem i shoqëruar nga kolegu Eduard Kukan, për të biseduar mbi hapat e mëtejshëm të reformës në drejtësi, pasi të gjithë e ndjejmë, tashmë, se kjo është reforma më e rëndësishme për vendin, veçanërisht, kur një sërë reformash të tjera nuk mund të zbatohen pa patur këtë reformë të gjyqësorit.

TCH: Në qëndrimin tuaj të fundit të përbashkët, ju përgëzuat Kuvendin vetëm për miratimin e ligjit të njohur si dekriminalizimi, por në të njëjtën ditë, Kuvendi votoi dhe paketën fiskale, ndërsa opozita vijoi protestën kundër qeverisë. A keni ndonjë koment për këto zhvillime?

Fleckenstein: Është një detyrë e qartë e Parlamentit që të marrë vendime dhe qeveria duhet të zbatojë atë çfarë vendos Parlamenti. E kuptoj se jo gjithmonë vendimet e tij janë të mira për qeverinë, pasi deputetët kanë mendimet e tyre. Gjithësesi, në fund të fundit, Parlamenti është ai që vendos dhe qeveria është ajo që zbaton vendimet. Nga ana tjetër, unë do të thoja se është e drejtë e opozitës për të iniciuar protestat në rrugë. Pse jo?! Për sa kohë që ato janë të paqta, njerëzit kanë nevojë t’i tregojnë qeverisë se nuk pajtohen me njërin vendim të saj, apo tjetrin. Kështu që, këtu s’ka asgjë spektakolare. Mesazhi im kryesor, në këtë pikë, është që të ruhet qetësia dhe të flitet më qartë. Unë e kuptoj shumë mirë se çdo opozitë dëshiron të ndryshojë rregullat dhe të qeverisë. Por, për fatin e tyre të keq, zgjedhjet bëhen çdo katër vjet dhe ato të fundit çuan një parti në pushtet dhe tjetrën në opozitë. Gjithësesi, nëse ata kanë ide të mira e konstruktive për mënyrën e trajtimit të problemit, ne duhet t’i mbështesim ata, por nuk nevojitet detyrimisht një ndryshim qeverie, thjesht që qeveria të dëgjojë opozitën.

TCH: Këshilli i BE-së ftoi Komisionin për të vlerësuar Shqipërinë mbi përmbushjen e prioriteteve kyçe, përveç raportit vjetor të progresit, në 2016. A do të nxisni Komisionin me anë të kësaj rezolute të Parlamentit Europian, për ta bërë këtë vlerësim brenda gjysmës së parë dhe jo në fund të vitit të ardhshëm?

Fleckenstein: Unë dua të shtyj Komisionin, por nëse shohim përparim në reformën e drejtësisë, sepse është mëse e rëndësishme. Në rast se do të shohim se ka një votim të reformës nga parlamenti, atëherë do të nxis Komisionin, pasi mendoj se do të ishte koha e duhur për nisjen e negociatave. Për këtë arsye, na nevojitet ky vlerësim. Kështu që, PO, por së pari, kolegët tanë shqipëtarë në parlament duhet të bëjnë ca detyra shtëpie. Unë do ta përmend në raport se nëse ata e bëjnë këtë, atëherë, automatikisht, kjo duhet të pasohet me hapin e radhës nga ana jonë.

TCH: Ju sapo mbushët 62 vjeç, kush ishte risia e këtij viti?

Fleckenstein: rreth 350 përgëzime në facebook vinin nga Shqipëria dhe kjo ishte diçka e re. M’u be qejfi me të vërtetë. U jam përgjigjur me gishtin lart, pasi ishin shumë për t’i shkruar secilit personalisht. Ishte një ndjesi e mirë. U ndjeva më pranë njerëzve dhe vendit, me të cilin merrem.

TCH: Vërejmë se ju keni marrë dhe dhurata nga Shqipëria…

Fleckenstein: Po dhe e mbaj me shume krenari.

TCH: Urimi juaj?

Fleckenstein: Urimi im është të përfundoj këtë intervistë, të vrapoj për në aeroport, të kaloj kohë të këndshme pranë familjes në prag të vitit të ri dhe  ju uroj juve dhe atyre, që po na ndjekin, Gëzuar Vitin e Ri (në shqip)!

Intervistoi: Arta Tozaj

/ Top Channel

Stuhi vdekjeprurëse në Amerikë

tornadoStuhitë goditën pjesën jugore dhe qendrore të Shteteve të Bashkuara gjatë fundjavës së Krishtlindjes, me përmbytje dhe tornado që shkaktuan vdekjen e të pakën 43 vetëve, shkatërrime godinash dhe bllokims transporti për miliona vetë në një kohë të ngarkuar udhëtimesh.
Moti i keq ose parashikimet për stuhi, sollën si rezultat vendosjen e gjendjes së emergjencës në shtetet e Mizurit dhe Nju Meksikos.
Përmbytjet shkaktuan vdekjen e 13 vetëve në Mizuri dhe Ilinoi. Në Teksas të paktën 11 vetë gjetën vdekjen në zonën e Dallasit gjatë fundjavës nga tornadot.

Këto stuhi, pasuan ato të para Krishtlindjes, ku gjetën vdekjen 18 vetë.Guvernatorët e disa shteteve kanë evakuuar banorët nga shtëpitë.
Moti i keq solli si rezultat anullimin e afro 1 mijë e 500 fluturimeve të dielën. (voa)

Mot i pazakontë në SHBA

tornadoMoti gjatë këtij sezoni festash në SHBA po shkakton viktima dhe po lë pas shkatërrime. Një front i ftohtë i ardhur nga pjesa perëndimore e Shteteve të Bashkuara po ndërvepron me të nxehtin nga pjesa jugore e vendit.

Gjatë sezonit të festave, Shtetet e Bashkuara po përballen me një mot të pazakontë që ka shkaktuar viktima dhe shkatërrime në pjesë të mëdha të vendit.

“Po binte një shi me erë dhe papritur të gjithë kuptuam që po vinte një tornado dhe se duhet të mbroheshim,” thotë një e mbijetuar nga tornado në Teksas.

Mbrëmjen e së shtunës, shteti i Teksasit u godit nga disa tornado, të cilat shkaktuan shtatë të vdekur dhe shkatërruan disa shtëpi në zonën e Dallasit.

“Kur dola nga shtëpia dëgjova vetëm kaos. Pashë njerëz të bllokuar në makinat e tyre. Ndihmova një grua që kishte ngelur në makinë prej pemëve që ishin rrëzuar,” thotë një i mbijetuar nga tornado.

Sipas kanalit televiziv për kohën, ky mot u shkaktua prej frontit të ftohtë të ardhur nga pjesa perëndimore e SHBA-së dhe ndërveprimit me të nxehtin e pahasur më parë në pjesën jugore të vendit.

Në Teksas dhe në Oklahoma banorët po përgatiten për një furtunë bore që pritet të sjellë të deri në 45 cm dëborë.

Edhe në jugun e Shteteve të Bashkuara kushtet e pazakonta të motit kanë shkaktuar dhjetë viktima në Misissippi. (voa)

Rezistenca ndaj antibiotikëve

antibiotic resistant

Multiple antibiotic-resistant strains of Clostridium difficile have recently emerged, posing a worldwide health threat. Researchers have identified a nonantibiotic drug that could help combat C. difficile infection. (Credit: V. Altounian/Science Translati

Që kur u zbulua penicilina në vitin 1928,  antibiotikët janë përdorur kundër shumë lloje infeksionesh. Por tani mjekët po zbulojnë se gjithnjë e më shumë bakterie janë rezistente edhe ndaj antibiotikëve më të fuqishëm. Siç shpjegon materiali në vazhdim, praktika mjekësore do të ndryshojë rrënjësisht nëse nuk bëhen ndryshime në përdorimin e antibiotikëve në spitale dhe nga mjekët privatë.

Në vitin 2015,  Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se po shkojmë drejt një “periudhe post-antibiotike” kur më shumë njerëz do të vdesin për shkak të infeksioneve të zakonshme.

Vetëm në Indi, llogaritet të kenë vdekur 58 mijë foshnja vetëm në një vit, për shkak të një infeksioni resistent ndaj antibiotikëve

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve vlerëson se 23 mijë vetë vdiqën në Shtetet e Bashkuara në vitin 2014 për shkak të rezistencës ndaj ilaçeve. Michael Bell i kësaj qendre thotë se ky është problem i madh.

“Për një kohë të gjatë, kemi pasur disa lloj antibiotikësh rezervë në çdo kohë, kështuqë sa herë që humbnim aftësinë për të përdorur njërin, fillonim të përdornim tjetrin. Për fat të keq tani, numri i antibiotikëve rezervë është zero”.

Bakteriet shndërrohen vazhdimisht, kështuqë ato që i rezistojnë ilaçeve që duhet t’I luftojnë, riprodhohen. Kjo është diçka normale dhe aktibiotikët vetë nuk shkaktojnë rezistencë por përdorimi i gabuar i tyre, është një nga faktorët kryesorë për zhvillimin e mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve.

Ajo që e rëndon më shumë situatën, është fakti që shumë njerëz nuk e kuptojnë se antibiotikët janë efektivë vetëm kundër infeksioneve bakteriale, jo për viruse si gripi ose i ftohti.

Për ta zgjidhur këtë krizë, shkencëtarët po punojnë për zhvillimin e ilaçeve të reja.

Por më e rëndësishme është të ruajmë ato që kemi”, thotë Dr. Bell.

Sipas një studimi të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve, Spitalet amerikane po japin ilaçe më të forta dhe më të shumta se ç’është e nevojshme. Agjencia u ka kërkuar mjekëve në spital të jenë më të kujdesshëm kur japin recetat për antibiotikët. Qendra po shqyrton gjithashtu edhe shkaqet e infeksioneve.

“Rezistenca ndaj antibiotikëve po shkaktohet jo vetëm se po përdoren shumë antibiotikë por edhe nga përhapja e shumë infeksioneve, mungesa e higjienës, kontakti aksidental me sipërfaqe të ndotura, prandaj kontrolli për infeksionet është i rëndësishëm”.

Edhe individidët mund të ndihmojnë. Në faqen e saj të internetit, Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve këshillon që antibiotikët të përdoren sipas recetës dhe të merren deri në fund, edhe nëse ndjehesh më mirë. Megjithatë, duhen marrë masa urgjente në nivel global për të parandaluar katastrofën që mund të shkaktojë një periudhë post-antibiotike. (voa)

Goditje e fortё ndaj korrupsionit nё Serbi dy javё pas hapjes sё negociatave me BE-nё

Pёrmes njё aksioni nё shkallё tё gjerё tё policisё nё Serbi u arrestuan (26.12) nёn dyshimin pёr korrupsion 79 vetё.

policia serbeGjatё aksionit tё pёrbashkёt tё policisё dhe prokurorisё nё Serbi u arrestuan 79 vetё, ndёr ta edhe njё ish-minstёr, dy ish-zёvendёsministra, disa shefa tё sipёrmarrjeve shtetёrore dhe ish-shefja e autoritetit pёr luftёn kundёr korrupsionit. Pёrmes pastrimit tё parave, abuzimit me postin dhe ryshfeteve ky grup ka mashtruar shtetin qё nga viti 2004 duke shkaktuar njё dёm prej rreth 100 milionё Eurosh, komunikoi ministri i Brendshёm Nebojsa Stefanovic nё njё konferencё shtypi nё Beograd. Ky ёshtё deri mё sot aksioni mё i madh i policisё kundёr korrupsionit, tha ministri mё tej. “Pёrmes njё operacioni tё pёrbashkёt policia dhe prokuroria e Serbisё arrestuan 79 vetё dhe pesё tё tjerё janё ende nё kёrkim. Po ashtu po kryhen hetime ndaj 39 personave tё tjerё. Ky ёshtё njё aksion i ndёrmarё pёr tё parandaluar kriminin financiar dhe korrupsionin nё radhёt e zyrtarёve publikё. Dyshimet kanё tё bёjnё me larje parashё, abuzim me detyrёn, falsifikim dokumentash, ҁertifikime tё rreme, punё e paskrupult, ryshfet, abuzim me prokurimet publike dhe tё tjera vepra penale. Shumica e veprave penale kanё tё bёjnё me makinacione nё sektorin e ndёrtimit, gjё qё i ka shkaktuar miliona Euro dёm buxhetit. Por të gjitha këto veprime, pavarësisht nga shkalla e dëmit financiar, që kanë shkaktuar, paraqesin rrezik për shoqërinë tonë”, deklaroi ministri i Brendshёm nё konferencёn pёr shtyp.

Lufta kundёr korrupsionit kushti numёr njё pёr antarёsimin nё BE

Serbia është një vend, ku korrupsioni ka depërtuar në të gjitha poret e shoqërisë. Në indeksin e korrupsionit të Transparency International Serbia renditet në vendin e 78-të, mes Malit të Zi dhe Tunizisë. Së fundi gazeta më e madhe serbe “Blic” ka publikuar një “listë të çmimeve të korrupsionit”. Në bazë të saj për 300 Euro mund të realizohet ndryshimi i shkollës. Një punim për mbrojtjen e doktoraturës kushton rreth 3000 Euro dhe një leje ndërtimi 1000 Euro. Për trajtimin me preferencë gjatë lindjes nëna duhet të paguajë 1000 Euro.

Para pesë vjetësh u themelua në Serbi një agjenci kundër korrupsionit, por mundësitë e saj për kufizimin e korrupsionit janë shumë të pakta. “problemi ynë më i madh ka të bëjë me faktin, se kemi raste, që i zbulojmë dhe nuk mund t’i nxjerrim në gjyq ose t’i sanksionojmë në një mënyrë tjetër”, ankohet Vladan Joksimovic, zëvendësdrejtor i agjencisë. Kush akuzohet për korrupsion, duhet të paguajë një gjobë të vogël dhe rasti me kaq mbyllet. Sivjet janë njoftuar 11 raste korrupsioni në nivele të larta politike apo në nivelin e administratës e vetëm njëri prej këtyre rasteve përfundoi në gjykatë.

Para dy javёsh Bashkimi Europian nisi zyrtarisht bisedimet e antarёsimit me Serbinё. Njё ndёr kёrkesat e BE-sё ёshtё, qё Serbia t’i kundёrvihet me vendosmёri korrupsionit dhe kriminalitetit tё organizuar. Ky vend i Ballkanit konsiderohet si njё ndёr mё tё korrruptuarit nё Europё. (dw)