Shkup, pritet hapja e Universitetit “Nënë Tereza”, mësim edhe në gjuhën shqipe

shkupiQeveria e maqedonase ka sjellë vendim për hapjen e një universiteti të ri në Shkup që do të mbajë emrin e Nënë Terezës.

Sipas kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski mësimet në këtë universitet do jenë në tre gjuhë, atë maqedone, shqip dhe anglisht.

“Morëm vendim që të hapet edhe një universitet në Shkup, që do të quhet Universiteti ‘Nënë Tereza’. Do të jetë në tre gjuhë, në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Do të ketë dimension serioz internacional, pasi do të ketë edhe profesorë dhe studentë shqiptarë, maqedonas, por edhe të huaj. Do të ketë profesorë të huaj, është e mundur të ketë dekan dhe rektor të huaj, pasi ligjin e lejon këtë gjë” u shpreh Gruevski.

Kryeministri maqedon gjithashtu ka paralajmëruar se  do të ndërtohen edhe tre shtëpi studentore, njëra prej të cilave do jetë për studentët e Universitetit të Tetovës.

/ Top Channel

Mali i Zi i gatshëm për rishikimin e kufirit me Kosovën

demarkacioni vjeneQeveria e Malit të Zi serish ka shprehur gatishmëri për rishqyrtimin e kufirit me Kosovën, ndonëse në muajin gusht në Vjenë u nënshkrua demarkacionin.

Këshilli Ligjvënës i Kuvendit të Malit të Zi mbështeti sot Marrëveshjen për kufirin shtetëror të Malit të Zi me Kosovën, si dhe Marrëveshjen për kufirin me Bosnjë e Hercegovinën (BeH), të cilat janë nënshkruar në Vjenë më 26 gusht.

Marrëveshja për kufirin me BeH-në është mbështetur njëzëri nga ana e anëtarëve të Këshillit, ndërsa për Marrëveshjen për kufirin shtetëror me Kosovën votuan shtatë anëtarë të Këshillit, ndërsa dy anëtarë ishin të përmbajtur.

Negociatat lidhur me kufizimin dhe vërtetimin e kufijve shtetërorë mes Malit të Zi dhe Kosovës filluan në nëntor të vitit 2012, ndërsa përfunduan sivjet. Në takimin përmbyllës të komisionit për kufijtë të Malit të Zi dhe Kosovës, më 8, 9 dhe 10 qershor të vitit 2015 në Prishtinë, u harmonizuan dhe parafuan të gjitha dokumentet kufitare lidhur me kufizimin dhe vërtetimin e kufijve në mes dy shteteve.

“Marrëveshja për kufirin shtetëror do të kontribuojë në implementimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara për vendkalimet kufitare, zbatimin e regjimit të përcaktuar të komunikacionit kufitar, bashkëpunimin tejkufitar policor dhe zbatimin e patrullimit të përbashkët në mbikëqyrjen e kufijve shtetëror dhe me rëndësi të veçantë është për shkatërrimin e të gjitha llojeve të krimit tejkufitar”, theksohet në Marrëveshjen e kufirit të Malit të Zi me Kosovën.

Përfaqësuesit e partive opozitare në Kosovë kundërshtojnë Marrëveshjen e propozuar për kufirin me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës ftoi ekspertë nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për të kryer revidim të Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, shkruan Gazeta Express.

Qeveria e Malit të Zi kohë më parë shprehu gatishmëri për rishqyrtimin e kufirit me Kosovën, ndonëse në muajin gusht në Vjenë u nënshkrua demarkacioni.

Millan Paunoviq nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi, duke sqaruar Marrëveshjen për demarkacion me Kosovën, si dhe kyçjen potenciale të ekspertëve të BE-së dhe SHBA-ve në revidim të marrëveshjes, tha se në vetë aktin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje në Vjenë “BE-ja ka dhënë qëndrimin lidhur me këtë çështje”.

“Kur janë në pyetje SHBA-të, presidenti Barack Obama tha se kjo është ‘marrëveshje historike’, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetëror John Kerry theksoi se ‘kjo marrëveshje duhet të mbetet’. Duhet pasur durim. Demokracia është proces i pjekurisë, doemos duhet pasur mirëkuptim”, tha Paunoviq.

Negociatat lidhur me demarkacionin, vendosjen e kufijve dhe përgatitjet për firmosjen e marrëveshjes ndërkombëtare mbi kufijtë shtetërorë ndërmjet Malit të Zi dhe BeH-së, filluan në tetor të vitit 2008, ndërsa përfunduan në maj të vitit 2014. Në takimin përmbyllës të komisionit për kufijtë të Malit të Zi dhe BeH-së më 26 dhe 27 maj të vitit të kaluar në Sarajevë, u harmonizuan dhe parafuan të gjitha dokumentet kufitare nga komisioni dhe grupi i ekspertëve.

Këshilli për marrëdhënie ndërkombëtare dhe emigrantë të Kuvendit të Malit të Zi gjatë muajit të kaluar mbështeti marrëveshjen për kufijtë të Malit të Zi me Kosovën dhe BeH-në. Këto dokumente duhet të verifikohen nga parlamenti malazez. (rtk)

DASH: Kufiri me Malin e zi – në pajtim me Kushtetutën e Kosovës

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se kufiri i Kosovës me Malin e Zi i përshkruar që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, përputhet me kufirin e propozuar në vitin 2015.

DASHDepartamenti Amerikan i Shtetit thekson se vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës për shënimin e kufirit është në pajtim me dokumentet dhe hartat e përdorura që nga vitit 1940 e deri më sot.

Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Prishtinë, thuhet se “baza e Komisionit për shënimin e kufirit ka qenë Kushtetuta jugosllave e vitit 1974, e cila e ka definuar kufirin e Kosovës me anë të kufijve administrativë komunalë, që janë të ndarë në zona kadastrale. Kjo bazë e përcaktimit të vijës kufitare është përdorur edhe në Propozimin Gjithëpërfshirës të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaarit dhe në Kushtetutën e vitit 2008 të Republikës së Kosovës”.

Në njoftim thuhet se pas një rishikimi të hartave që nga viti 1940 e deri më tani, përfshirë edhe ato që janë përdorur nga komisioni për përcaktimin e kufirit, Departamenti Amerikan i Shtetit “ka kuptuar se vija e përcaktuar së voni përputhet ngushtë me kufirin e definuar në Kushtetutën e vitit 1974. Kufijtë që ne i kemi përshkruar që nga viti 2008, përputhen në hollësi me kufirin e propozuar në vitin 2015”.

Në përfundim të njoftimit tërhiqet vëmendja se “përfundimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit është një kusht i BE-së për liberalizimin e vizave dhe është një hap i rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane”.

Më 26 gusht, Kosova dhe Mali i Zi, nënshkruan marrëveshjen për shënimin e kufirit, e cila nxiti reagimet e partive opozitare në Kosovë, të cilat vlerësojnë se me të Kosova humbë rreth 9 mijë hektarë tokë.

Duke kundërshtuar këtë marrëveshje si dhe atë të arritur me Serbinë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, partitë opozitare  bllokuan punën e parlamentit që nga 22 shtatori, duke hedhur gaz lotsjellës.

Ato i kërkojnë qeverisë të anulojë marrëveshjet apo t’i hedh ato në referendum, në të kundërtën sipas tyre vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Qeveria u ka bërë thirrje partive opozitare që të hapin dialogun, ndërsa është zotuar se do të pres dhe do të respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe, zbatimi i së cilës është pezulluar në pritje të këtij vendimi. Ajo është shprehur e gatshme që duke përfshirë edhe ekspertë ndërkombëtarë, të diskutojë lidhur me shënimin e vijës kufitare më Malin e Zi.

Kriza politike bëri që edhe sekretari amerikan i shtetit John Kerry të bëjë thirrje kundër dhunës në parlament. Gjatë vizitës së dy dhjetorit në Prishtinë ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbështesnin asnjë marrëveshje “që do të kërcënonte sovranitetin, sigurinë apo pavarësinë e Kosovës.

Marrëveshjet me Serbinë që çuan në shtim të tensioneve politike në Kosovë, ishin pjesë e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve që janë edhe kusht për afrimin e tyre me strukturat evropiane. Ato i siguruan Serbisë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat u hapën më 14 dhjetor, ndërsa Kosovës Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, e cila u nënshkrua me 27 tetor. (voa)

Blatter dhe Platini – tetë vjet jashtë futbollit

Presidenti i i FIFA-s, Sepp Blatter dhe udhëheqësi i UEFA-s, Michel Platini, janë pezulluar për një afat tetë vjeçar nga të gjitha veprimtaritë e futbollit

Blatter PlatiniKomisioni i Etikës i trupit qeverisës të futbollit FIFA, a ka ndaluar presidentit Sepp Blatter dhe të përkëdhelurit të tij përfshirjen në veprimtari sportive për tetë vjet.

Komisioni mori të hënën këtë vendim kundër zotit Blatter and Michel Platinit, shef i trupit qeverisës së futbollit evropian UEFA,  lidhur me një pagesë prej dy milionë dollarësh që Baltter i kishte bërë Platinit në vitin 2011. Prokurorët zviceran kanë hapur hetime penale lidhur me këtë pagesë.

Vendimi me siguri të pengojë përpjekjen e Platinit për të pasuar zotin Blater në postin e tij në zgjedhjet që mbahen në muajin shkurt. Të dy burrat, të cilët kanë mohuar çdo keqbërje, pritet të apelojnë në komisionin e ankesave të FIFA-s dhe në Gjykatë e Arbitrazhit për sport.

Blatter dhe Platini ishin pezulluar përkohësisht që prej tetorit për shkak të pagesës së diskutueshme.

FIFA u përfshi në një skandal pasi që 14 zyrtarë të saj u arrestuan në Cyrih në muajin maj dhe u akuzuar në Shtetet e Bashkuara me rreth 50 akuza për korrupsion, duke përfshirë shantazhin, mashtrimin dhe pastrimin e parave. Zyrtarët zviceranë kanë hapur edhe një hetim të veçantë penal që përfshinë përzgjedhjen Rusisë dhe Katarit nga ana e FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës në vitin 2018, përkatësisht në vitin 2022. (voa)

Mbi 90 të zhdukur në një rrëshqitje dheu në Kinë

kine reshqitje dheuAutoritetet kineze thonë se 91 njerëz llogariten të zhdukur pasi që një rrëshqitje masive e dheut varrosi një park industrial të dielën në qytetin jugor Shenzhen në Guangdong.

Dëshmitarët thanë se “sasi të mëdha” balte përfshinë parkun industrial, duke shkatërruar ose dëmtuar 33 godina, përfshirë 14 fabrika, dy ndërtesa zyrash dhe tri konvikte. Më shumë se 1 mijë e 500 punëtorë të emergjencës janë përfshirë në përpjekjet e kërkimi – shpëtimit, duke punuar në një zonë prej 50 mijë metrash katrorë.

Në një deklaratë të ministrisë së burimeve thuhet se një mal prej 100 metrash të mbeturinave dhe mbetjeve ndërtimore që ishin varrosur në një gurthyes, rrëshqitën pas shirave të rrëmbyeshëm në zonë. Rrëshqitja shkaktoi edhe një shpërthim në një tubacion të gazit natyror aty pranë, në pronësi të PetroChina, prodhuesi kryesor i naftës dhe gazit të vendit.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua, tha se në mesin e të zhdukurve janë 59 burra dhe 32 gra. Mbi 900 veta janë evakuuar nga zona para rrëshqitjes së dheut.

Kina është goditur nga një numër aksidentesh industriale, për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë, mbikëqyrjes së dobët dhe korrupsionit. Afro 160 veta humbën jetën në muajin gusht pas disa shpërthimeve në një depo kimike në qytetin Tianjin. Autoritetet arrestuan 12 punonjës të kompanisë dhe 11 zyrtarë qeveritarë në lidhje me ato shpërthime. (voa)

Ku është Pranvera Afrikane?

Janë bërë pesë vjet që nga “Pranvera arabe”. Arsye për të festuar nuk ka, sepse Tunizia është e vetmja shpresë. Por shpirti i revolucionit ka infektuar edhe vendet e tjera në Afrikë.

ushtar afrikeNë Tunizi gjithçka filloi më 17 dhjetor 2010: tregtari i ri i perimeve Mohammed Bouazizi djeg veten në qytetin e vogël Sidi Bouzid, pasojnë protestat e para masive kundër pushtetarit Ben Ali. Rezistenca e kryengritja infektojnë edhe vendet fqinje, qytetarët heqin qafe diktaturat e Muammar al-Gaddafit në Libi dhe Hosni Mubarakut në Egjipt.

Edhe në jug të kontinentit kjo ndiqet me vëmendje, me skepticizëm, pasiguri, por edhe me shumë admirim. Megjithatë për një kohë të gjatë nuk ndodh asgjë. Pastaj në verën e vitit 2014 një lëvizje masive paqësore, kryesisht e popullsisë së re në moshë në Burkina Faso e detyron sundimtarin Blaise Compaoré të japë dorëheqjent. Pas 27 vjetësh në pushtet ai dëshironte të siguronte një mandat të ri duke ndryshuar kushtetutën. Për shkak të protestave Compaoré u arratis në vendin fqinj në Bregun e Fildishtë. Pas zgjedhjeve në fund të nëntorit shpresat për një fazë të gjatë demokracie janë të mëdha.

Modeli Burkina Faso

Nryshimi radikal në Burkina Faso ishte revolucioni i parë në Afrikë në jug të Saharës, diçka e ngjashme me fillimin e “Pranverës Afrikane”. Paralelet me Arabelionin (Pranverën Arabe) nuk mund të kalojnë pa u vënë re. “Në Burkina Faso grupe të shumta të shoqërisë civile kanë ndjekur me vemendje se si mund të arrihet, që në një vend, i cili nuk e kishte njohur kurrë demokracinë, të sigurohet më shumë pjesëmarrje“, thotë politologu Robert Kappel i institutit GIGA në Hamburg. Përsëri këtu mediat sociale kanë luajtur një rol të rëndësishëm. “Kështu u organizuan mbledhje të vogla“, thotë Kappel. Në këtë mënyrë janë krijuar hapësira të reja, që kanë nxjerrë në rrugë demonstruesit e rinj. Ata kanë mësuar edhe nga opozitarët burkinas, që jetojnë në Francë. Madje nga opozitarët kinezë, që jetojnë në Francë është marrë shembull: Nga këta të fundit, se si shmanget censura në internet dhe në mediat sociale.

Pranvera Arabe në vitin 2011 shkaktoi “një lloj euforie te aktivistët në të gjithë kontinentin”. Madje në Zimbabve, ku Robert Mugabe qeveris prej gati 30 vjetësh me dhunë, Arabelioni ka lënë gjurmët e veta, mendon Na’eem Jeena, drejtor i institutit kërkimor afrikanojugor AfroMiddle East Centre. Tani të paktën ekziston ndjesia, se njerëzit mund të arrijnë diçka me protestat masive në rrugë, edhe pse opozitarët dhe aktivistët në Zimbabve kanë qenë deri tani të pasuksesshëm në rezistencën e tyre. Edhe në Sudan pati protesta në vitin 2012, edhe pse jo të atilla si në vendin fqinj Egjipt. Sudanezët dolën në rrugë për herë të parë për shkak të varfërisë dhe mjerimit ekonomik. Presidenti Omar al-Bashir reagoi ashpër: Policët përdorën shkopinjtë e gomës dhe gazin lotsjellës, opozitarët u arrestuan, protesta u shtyp.

Kriza libiane destabilizon rajonin

Në vendet e origjinës së Arabelionit nuk ndjehet më asgjë nga zgjimi demokratik: Në fakt Tunizia ka bërë përparime të mëdha, por pjesa tjetër e rajonit është e dërmuar. Në Egjipt presidenti ushtarak Al Sisi shtyp opozitën, në Libi po bëhet një luftë e madhe për pushtet dhe nga kaosi përfitojnë edhe terroristët e „Shtetit Islamik“. Ky destabilizim ka infektuar fqinjët jugorë. Me shpërbërjen e Libisë armët dhe luftëtarët islamikë kanë depërtuar edhe në Mali, kur rebelët tuareg luftojnë prej shumë vitesh për një shtet të vetin.“Këtu është shfrytëzuar dobësia e qeverisë nga grupimet terroriste, për të zmadhuar fushëveprimin për krijimin e njeështeti islamik”, analizon eksperti për Afrikën Robert Kappel. Kjo betejë është ende larg përfundimit.

Pranvera Arabe në këndvështrime lokale

Në Afrikën e Jugut nuk bëhet fjalë për ndryshimin e madh, por edhe këtu Arabelioni është i dukshëm. “Ne këtu flasim herë pas here për pranverën afrikanojugore“, thotë Na’eem Jeena. Në lagjet e varfëra periferike, ku banorët prej vitesh demonstrojnë kundër mungesës së strehimit, furnizimit të keq me energji dhe kundër papunësisë, është ringjallur sërish fryma e dikurshme luftarake e protestave masive të fundit të viteve 80-të kundër regjimit të aparteidit. Si në protestat e mijëra studentëve në mbarë vendin kundër tarifave për shkollimin këtë vit. “Besoj se këto ndjenja të besimit dhe të protestës, që kanë lindur në Afrikën e Veriut, kanë infektuar në këto pesë vite pjesë të tjera të kontinentit afrikan. “Kudo njerëzit flasin për „versionet e tyre lokale“ të Pranverës Arabe. Ky besim i thellë në fuqinë e qytetarëve do të sjellë edhe në të ardhmen ndryshime. (dw)

Xhaferi: Gruevski po na helmon, ultimatum qeverisë deri më 25 dhjetor

arianit xhaferiKryetari i shoqatës Eco Guerilla, Arianit Xhaferi sot para mijëra qyetarëve, tha se ne nga ky shesh i japim ultimatim qeverisë që deri më datën 25 dhjetor në ora 12 të mesnatës, që të ndalojë tërësisht ndotësin kryesor të Tetovës, Jugohrom.

“Qeverisë së Gruvskit i japim ultimatim, që deri më 25 dhjetor në ora 12 e natës, kërkesa e parë që të ndërpriten menjehërë punët në fabrikën Jugohrom deri në vendosjen e filtrave. Kërkesa e dytë, zhvendosje e deponisë nga qyteti, dhe pika e tretë të zgjidhet kaosi në trafik dhe të cilat pa standarde në lëvizin në qytet”, theksoi Xhaferi.

“Nuk e mbaj mend kurrë, në këtë shesh ka pasur kaq shumë njerëz, përveç se në koncertet e Elitës 5, të cilët kanë ardhur vullnetarisht, jo me autobusa jo me hamburgera. Bravo Tetova”, tha Ariani Xhaferi, njofton TetovaSot.

Ai më tej theksoi, se kësaj ministria e mjedisit dhe qeveria i ka dhënë afar Jugohromit deri në dhjetor të vitit 2016, dmth deri në dhjetor duhet të shfrytëzojnë afatet e Nurhanit, Gruevskit dhe Peshevskit. (ina)

Programimi i kompjuterave në SHBA

programimi i pcApple Chief Executive Officer Tim Cook (C) attends an event for students to learn to write computer code at the Apple store in the Manhattan borough of New York December 9, 2015.

Në SHBA po rriten me shpejtësi vendet e punës në sektorin e shkencave kompjuterike, por shumica e studentëve nuk marrin kurse kompjuteri deri në shkollën e mesme apo në universitet. Një nxënëse e shkollës së mesme, e cila u tërhoq nga programimi i kompjuterave, dëshiron të frymëzojë fëmijët të merren me programim. Swetha Prabakaran u vlerësua nga Shtëpia e Bardhë për kontributin e saj.

Të shtunave, nxënës të shkollave fillore mblidhen në një bibliotekë lokale pranë Uashingtonit. Ata janë të përqëndruar në ekranet e kompjuterave.

“Është fantastik ky kurs. Mësova si të programoj. Është ngazëlluese.”

Kursi ofrohet nga organizata “Të gjithë të Programojmë”, e krijuar nga Swetha Prabakaran. Ajo është nxënëse e vitit të tretë të shkollës së mesme Thomas Jefferson në Virginia.

“Kur mëson programim kompjuterash në moshë të re, të bën më krijues. Ata mësojnë më shumë, dhe ndërkohë edhe e shijojnë.”

Ajo thotë se u dashurua me programimin pas një kursi fillestar që ndoqi në vitin e parë.

“E thënë thjesht, programimi është një mënyrë për t’i treguar kompjuterit çfarë të bëjë. Megjithëse jam vetëm një nxënëse, unë mund të krijoj diçka për të ndihmuar mijëra njerëz nëpërmjet një aplikacioni. Kjo mundësi për të përdorur imagjinatën dhe idetë është çfarë me apasionoi pas shkencave kompjuterike.”

Swetha filloi para një viti të mësojë nxënës të rinj se si të programojnë. Tashmë OJQ-ja e saj ka aktivitet në 12 shtete.

Andrew Guenther solli në kurs vajzën e tij 7-vjeçare. Ai beson se sa më herët të fillohet me programimin, aq më mirë është.

“Është më tepër një mundësi për të zhvilluar të menduarit kritik për të zgjidhur një problem dhe për të zhvilluar një mekanizëm për zgjidhjen.”

15-vjeçarja u nderua së fundmi në Shtëpinë e Bardhë, si një ndër 11 vajzat “Kampione të Ndryshimit”.

“Po flasim me prindër nga e gjithë bota, si nga India, Ghana, Bangladeshi etj. Shpresojmë ta zgjerojmë për të ndihmuar fëmijët e të gjithë botës.” (voa)

Nuk ka marrëveshje për emrin e Maqedonisë

Poposki KociasMinistri i Jashtëm maqedonas Nikola Poposki vizitoi (17.12.) Athinën, por marrëveshje ende nuk ka. Shkupi dhe Athina mbeten në qëndrimet kontradiktore për emrin, por ato kanë edhe interesa të përbashkëta.

Vizita e shefit të diplomacisë greke Nikos Kocias në Shkup, në korrik të këtij viti, ku paraqiti dhjetë kushtet nga katalogu për përmirësimin e raporteve, si dhe vizita e fundit (17.12) e ministrit të Jashtëm maqedonas në Athinë, janë sinjalet e para drejt përmirësimit të klimës mes Shkupit dhe Athinës. Këto raporte mund të jenë edhe shumë më të mira, sikur të mos kishte një problem shumë të madh: të cilin e ka përmendur Poposki edhe në konferencën për shtyp – mosmarrëveshjet rreth emrit.

Greqia konteston emrin Republika e Maqedonisë me konstatimin se ky emër nënkupton pretendime territoriale, për shkak të një province me emrin e njëjtë në veri të Greqisë. Greqia akuzon Maqedoninë edhe për uzurpimin e historisë antike. Ndërsa Maqedonia ka ndryshuar flamurin, ku ka pasur edhe një simbol antik dhe zyrtarisht ka deklaruar se nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. Për shkak të mosmarrëveshjeve rreth emrit, Greqia është duke e bllokuar afrimin e Maqedonisë në BE dhe në NATO. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se Greqia në këtë mënyrë është duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

A ka vend për kompromis?

Grindjet rreth emrit kanë qenë në qendër të vëmendjes edhe në takimin mes ministrave. Përparime nuk ka, tha Poposki, sepse “dallimet janë esenciale”. Ndërsa ministri i Jashtëm grek tha se të dy palët “po kërkojnë një zgjidhje të ndershme kompromisi, që do të ishte në kundërshtim me irredentizmin dhe nacikonalizmin ekstrem të të dyja palëve.” Përparime të mëdha në këtë moment nuk janë pritur, ndonëse Poposki në prag të takimit pati deklaruar se janë pjekur kushtet për marrëveshje. Pozita e partisë Siriza në pushtet është më e butë se ajo e nacionalistëve. Por analistët si Tanis Dokos thonë se në Athinë është krijuar një bindje se “kryeministri Gruevski nuk ka menduar kurrë seriozisht për gjetjen e një kompromisi dhe në këtë mënyrë po cënon interesat afatgjatë të vendit të tij”.

Mundësitë për bashkëpunim

Poposki dhe Kocias biseduan edhe për krijimin e mirëbesimit. Të dy palët janë të mendimit se vendet e tyre kanë interesa të përbashkëta strategjike. Kocias pohon se ka hapsirë për bashkëpunim në shumë sektorë – prej ekonomisë e deri tek turizmi dhe kriza e refugjatëve. Të dy vendet duan të bashkëpunojnë për zgjidhjen e krizës me refugjatët, vendosjen e rendit dhe ligjit, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Poposki thotë se barrierat kufitare të krijuara aktualisht mes këtyre dy vendeve janë me karakter të përkohshëm, deri sa të gjendet një zgjidhje e përhershme për refugjatët. Por për mosmarrëveshjet rreth emrit ende nuk ka ndonjë kompromis. (dw)

Fetullah Gulen, thirrje myslimanëve: Jo terror në emër të fesë

fetullah gulenDijetari mysliman dhe mendimtari Fetullah Gulen, në një shkrim të botuar në prestigjiozen franceze “Le Monde” ka theksuar edhe njëherë se terrori dhe feja nuk kanë asgjë të përbashkët dhe se janë shumë larg njëra-tjetrës.

Gjatë komentit për ngjarjet e fundit terroriste në Paris, Gulen deklaron se teologët dhe myslimanët e zakonshëm duhet të dënojnë me forcë te gjitha aktet barbare të kryera në emër të fesë.

Duke mos mbetur vetëm me kaq, dijetari mysliman shkruan se duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë mes udhëheqësve fetarë, autoriteteve shtetërore dhe aktorëve të shoqërise civile që të luftohen dhe kundërshtohen me forcë rekrutimet terroriste.

Gulen i bën thirrje të gjithë myslimanëve të japin kontributin e tyre në riparimin e imazhit të njollosur të fesë islame dhe njëkohësisht t’i bashkohen pjesës tjetër të botës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Në shkrimin e botuar në “Le Monde”, Gulen del kundër tezës së përplasjes së qytetërimeve dhe thekson se ripërsëritja e kësaj retorike i shërben vetëm përpjekjeve rekrutuese të rrjeteve terroriste.

Sipas tij, situata aktuale nuk është një përplasje e qytetërimeve, por përplasje e humanizmit me barbarinë në qytetërimin tonë të përbashkët.

Gulen i bën thirrje të gjithë myslimanëve që të rishqyrtojnë në mënyrë kritike të kuptuarit, të jetuarit dhe të praktikuarit të Islamit.

Fethullah Gulen, dijetari islamik, i cili prej shumë vitesh jeton në SHBA, është lideri i lëvizjes Hizmet, që promovon arsimin dhe mbështet demokracinë dhe dialogun ndërfetar.

“Le Monde” shkruan se më parë Gulen ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të politikave demokratike të ish-kryeministrit, aktualisht presidentit turk, Erdogan.

Por pas publikimit të skandaleve të fundit të korruspionit në nivelet e larta të qeverisë turke, Gulen është kthyer një nga kundërshtarët më të mëdhenj të tij.

/ Top Channel