VV-ja e vendosur për të kundërshtuar marrëveshjet Kosovë-Serbi

Kuvendi i KSPas rreth dy muajve kur partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e bojkotuan Kuvendin e Kosovës, sot Lëvizja Vetëvendosje si e vetme iu kthyen sërish Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje para se të hynin në sallën ku pritej të fillonte seanca e rregullt, janë shprehur do të marrin pjesë në seancë pasi kur kanë dalë kanë thënë se do të kthehen sërish në Kuvend. Por kanë potencuar që do të veprojnë varësisht prej çështjeve që do të diskutohen në Kuvend por nëse diskutohet demarkacioni me Malin e Zi.

Dërguti tha se do të reagojnë, ndërsa e pyetur nëse do të gjuajnë gaz apo ndryshe ajo u shpreh se do të shihet në vazhdim.

“Ne në momentin kur kemi dal kemi thënë se do të kthehemi. Ne do ta luajmë rolin opozitarë dhe varësisht prej çështjeve të cilat do të vijnë në agjendë të Kuvendit do të veprojmë. Pra, nëse vjen demarkacioni ne do të veprojmë si zakonisht, si kemi kundërshtu ar. Çdo aksion politik i cili e pengon vazhdimin e seancës normale kur të vjen te demarkacioni ne do të përdorim”, tha Dërguti.

Dërguti ka shtuar se me pjesëmarrjen e tyre në Kuvend do të pasurohet edhe debati.

Edhe Glauk Konjufca deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se janë kthyer në Kuvend dhe do të marrin pjesë derisa zhvillohen të gjitha pikat tjera pa demarkacion me Malin e Zi dhe “Zajednicën, komuanve serbe në Kosovë, ku ka theksuar se kjo do ta radikalizonte Vetëvendosjen dhe nuk do të lejonin që këto marrëveshje të kalonin.

Përndryshe në tema tjera, ku flitet për ligje tjera gjitha ato vendime dhe punë të cilat merret natyrshëm Kuvendi i Republikës së Kosovës ne do të veprojmë brenda kornizave normale të një parlamentarizmi demokratik.

Ai shtoi se Demarkacionin dhe “Zajednicën” nuk do t’i lejojnë në asnjë mënyrë të kalojnë.

Mënyra se si do të kundërshtohen tha se do të vendoset dhe shihet në të ardhmen.

“Po kthehemi në Kuvend që të bëjmë opozitarizimi dhe në të njëjtën kohë ta paralajmërojmë pushtetin që të mos të sjellë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, të cilat sipas argumentimeve tona e cenon territorin e Kosovës, dhe që të mos e sjellë kurrfarë marrëveshje..Nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë që ajo të bëhet . Kur të vij koha do të specifikojmë dhe do t’i shpjegojmë veprimet tona nuk mund të i paragjykoj prej ditës së sotme, ka edhe një kohë ku pritet demarkacioni të vij. Vetëm se jemi shumë të vendosur që kjo gjë të mos ndodh në asnjë mënyrë”, tha Konjufca.

Ndërsa deputetja nga e pozitës nga radhët e LDK-së. Vjosa Osmani para fillimit të seancës së rregullt të Kuvendit ku po merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje, tha se është mirë që opozita është kth yer në Kuvend.

Sipas Osmanit nuk është mirë të kthehen skenat e kaluara që kanë qenë në Kuvend pasi sipas deputetes Osmani ato pamje e kanë dëmtuar Kosovën shumë para botës dhe ato vende që kanë pas ndërmend të na njohin si shtet tashmë hezitojnë ta bëjnë këtë.

“Më vjen mirë që kolegët nga Vetëvendosje kanë vendosur që të vijnë në Kuvendin e Kosovës dhe aty të shprehin qëndrimet e tyre rreth çështjeve të ndryshme…Mendoj që nuk e ndihmon askënd, asnjë parti politike, mbi të gjitha mendoj që nuk e ndihmon Kosovën, pamjet që skena politike kosovare pa e fajësuar dikë në veçanti i kanë dhënë botës në muajt e kaluar nuk kanë qenë vetëm të pahijshme por mendoj se na kanë dëmtuar substancialisht sa i përket mënyrës se si na shohin miqtë tonë ndërkombëtar dhe në një periudhë shumë të rëndësishme kur ne po përpiqemi t’i bindim edhe ato pak shtete në Bashkimin Evropian që mund të kenë hezitime për në Këshillin e ministrave rreth liberalizimit të vizave mendoj që pamja që ne duhet të prodhojmë nga ky Kuvend i Kosovës duhet të jetë pamje e debatit demokratik”, tha Osmani. KosovaPress

Deputetët të shqetësuar me vendimin për zonën rreth manastirit të Deçanit

Manastiri i DecanitNë Kuvendin e Kosovës, disa deputetë, qoftë nga radhët e partive në pushtet, apo edhe në opozitë,kanë ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shpalljen antikushtetuese të dy vendimeve të qershorit të vitit 2015 të Gjykatës Supreme në lidhje me pronat e manastirit të Deçanit.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese kishte sjellë si efekt kthimin e 24 hektarëve tokë në pronësi të këtij manastiri.

Por, ky aktgjykim, nga disa deputetë të Kuvendit u cilësua si diskriminues dhe i padrejtë. Pavarësisht faktit se vendimet e Kushtetueses nuk mund të kontestohen, ata kërkuan nga Kuvendi që të intervenojë dhe t’i anulojë ato.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka deklaruar se institucionet në nivel qendror e lokal nuk janë treguar të vëmendshme në lidhje me këtë çështje.

“Qytetarët e Deçanit, jo vetëm ata që kanë të drejtën pronësore, historike, por edhe të tjerët në përgjithësi, e kanë parë këtë pjesë të Deçanit si të vetmen arterie për zhvillim ekonomik dhe krijimit të kushteve më të mira për jetesë për banorët e atjeshëm”, ka thënë Zemaj.

Sipas tij, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë zonë ishte i padrejtë. Ndërkaq paraqet edhe, si deklaroi ai, një vazhdimësi të vendimeve të mëhershme që kishin marrë institucionet e Serbisë në Kosovë në kohën e regjimit të Slobodan Millosheviqit.

Për të njëjtën temë ka folur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, sipas të cilit, deputetët kanë të drejtë të ngritin shqetësime edhe në lidhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, pasi që anëtarët e saj i zgjedh vet Kuvendi.

Konjufca tha se Gjykata Kushtetuese në fakt, ka vendosur që t’ia jap manastirit të Deçanit, 24 hektarë tokë nga pronat shoqërore me arsyetimin se këtij manastiri po i kthehet një hapësirë tokësore që i ishte marrë më 1946.

“Ajo që po ndodh është legjitimimi i vendimeve të Milosheviqit, të viteve të ’90-ta”, ka thënë Konjufca.

Ky vendim, ka vijuar ai, është diskriminues dhe i padrejtë dhe si i tillë do të duhej anuluar.

“Si rrjedhojë, të gjitha këto vendime që janë të kohës së Millosheviqit dhe kohës së viteve ’90-ta, duhet të anulohen këtu në Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca.

Ndryshe, aktgjykimi i Kushtetueses në lidhje me këtë zonë që është vënë nën mbrojtjen dhe pronën e manastirit të Deçanit është përcjellë edhe me disa protesta të banorëve të asaj zone.

Këto shqetësime, deputetët i kanë ngritur gjatë pjesës së parë të seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën pas një bojkoti prej afërsisht 90 ditësh, është kthyer edhe subjekti më i madh opozitar, Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkohë që dy partitë tjera opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën po e vazhdojnë bojkotin e seancave. (rel)

Fjalimi i Visar Ymerit në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës

VisarTash e sa kohë përballemi me dy lloj uzurpimesh të territorit, tokës, e pronës në Kosovë.

Në njërën anë ky regjim koncesionarësh i krijon Zajednicë Serbisë, i fal toka Malit të Zi, ndërsa në anën tjetër pjesën e mbetur e ndajnë mes vete.

Kjo është e vërteta e këtij vendi – i cili do të duhej të ishte Republikë e qytetarëve, por u shndërrua në plaçkë të pushtetarëve.

Tash, 17 vite pas, filluan aksionet e policisë. Kemi parë një sërë arrestimesh, bastisjesh e çlirimesh të pronave të uzurpuara.

Këto prona të uzurpuara të stërshitura janë hajni e kulluar e pasurisë së popullit të Kosovës.

Opinioni publik u përqendrua te dy emra të përveçëm: Azem Syla në njërën anë, e Bedri Selmani në anën tjetër.

Kështu po mëtohet të krijohet përshtypja se lufta kundër krimit e korrupsionit ka marrë hov.

Çlirimi i pronave të uzurpuara e arrestimi i uzurpatorëve është i domosdoshëm.

Por mos të mendojmë se ky është luftim i krimit. Kjo fushatë më shumë I ngjanë shpërlarjes së kryekriminelit.

Krimi e korrupsioni luftohet nga koka e jo nga bishti.

E kokën e tij e kemi në krye të Kuvendit. Kadri Veseli po sillet sikur ky e inicioi këtë luftë kundër krimit e korrupsionit. Sikur ky e nxiti çlirimin e pronave të uzurpuara.

Pra po do të paraqitet sikur ky po e shpëton Kosovën.

Çfarë ironie. Koka e ShIK-ut që e ka zaptuar, uzurpuar e kapur Republikën e Kosovës, tash po paraqitet sikur shpëtimtari i saj.

Nuk ka rrezik më të madh për një vend se sa instalimi i kreut të nëntokës në krye të shtetit.

Dhe kur po ky ka bashkëpunëtorë gjithandej në institucione. Sikur në Qeveri. Tash e 1 vit e gjysmë të kësaj qeverie krejt çfarë kemi parë është intensifikimi i kapjes së shtetit nga Isa Mustafa me shokë. Bashkëpunimin në uzurpim që kishte ndodhur në terren tash e kanë instaluar edhe në qeveri.

A është e çuditshme? Aspak.

E vërteta e plotë e Kosovës së pasluftës është e vërteta rreth 3% dhe Vendlindjes thërret. Vjedhja e këtyre fondeve nga Isa me shokë e Kadriu po ashtu me shokë e kanë pamundësuar edhe demokracinë, edhe zhvillimin, edhe tregun në Kosovë.

Kjo klikë kriminelësh duhet luftuar e duhet ndalur. Këtë do a bëjmë këtu në Kuvend, jashtë tij me qytetarët, çdo kund dhe në çdo kohë.

Kriminelët nuk do të fitojnë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Aeroporti i ri i Erdoganit

Turqia po ndërton aerportin e tretë në Stamboll, që do të jetë më i madhi në botë. Ky aeroport do të mbajë emrin e presidentit Rexhep Taiyp Erdogan.

aeroporti stambollAeroporti pason pas ndërtimit të pallatit pompoz presidencial me 1000 dhoma, gjashtë herë më i madh se Shtëpia e Bardhë. Megaprojektet e ndërtimit në Turqi janë shpallur si prioritetit i presidentit Erdogan. Në mbarë vendin po realizohen ndërtime gjigande. Më 2023 republika e Turqisë feston 100 vjetorin e saj. E deri atëherë duhet të kenë përfunduar këto projekte, me të cilat Erdogani synon të sigurojë vendin e tij në histori.

Aeroportin gjigand shumë e shohin si simbol të një Turqie ambicioze. Por ai do të jetë edhe një simbol i pushtetit në rritje të Presidentit Erdogan. Rregullisht, presidenti i shtetit interesohet personalisht në kantierin e ndërtimit, si po ecin punët. Aeroporti do të mbajë më vonë emrin e tij.

aeroporti stamboll 1Pro dhe kundra aeroportit të ri të Stambollit

Shtetëzimet e tokave përreth u bënë me detyrim, sepse sipas autoriteteve ato i shërbejnë një qëllimi më të lartë: aeroporti i madh do ta bëjë më në fund Stambollin kryqëzimin më të rëndësishëm midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Evropës dhe Azisë. Vetëm pista për uljen dhe ngritjen e avionëve do të ketë gjashtë. Që pas dy vjetësh do të përurohet segmenti i parë i ndërtimeve.

“Territori i aeroportit do të arrijë deri 300 metra pranë fshatit tonë. Bujqësinë atëherë mund ta harrojmë. Më shumë se dy të tretat e tokave tona na i morën thjesht pa na dhënë asnjë shpërblim”, thotë një blegtor në fshatin Yenikoy pranë kryeqytetit.

Mbrojtësit e mjedisit ankohen për humbjen e sipërfaqeve gjigande me pyje. Por për konsorciumin e ndërtimit, këto janë ankesa që frenojnë përparimin. Në fshatin Yenikoy në Detin e Zi kanë mendime të ndryshme për aeroportin gjigand fare pranë fshatit.

Shumë vetë kanë gjetur punë në kantierin e ndërtimit dhe presin impulse ekonomike nga aeroporti. Disa i shikojnë fshatarët që ankohen si bukëshkalë: “Si qytetarë të këtij vendi ne jemi krenarë për aeroportin e ri. Me të ne do të jemi përfundimisht një vend i zhvilluar plotësisht. Për këtë na kanë zili jashtë vendit. Dhe prandaj përpiqen të flasin keq.”

Yusuf Akcayoglu: “Kur e morën ne këtë zonë ajo ishte djerrë. Me një pamje të shëmtuar. Ne tani po ia ngremë vlerën, duke bërë punime. Në këtë kuptim, mbrojtësit e vërtetë të ambjentit jemi ne.”

Autostradat që të sjellin në aeroport presin sipërfaqen më të madhe pyjore të bashkuar të Stambollit. Shumë lloje zogjsh i kërcënon humbja e njërës prej zonave më të rëndësishme të pushimit. Dhe stambollasit i kërcënon humbja e mushkërive të gjelbra të metropolit të madh. (dw)

Juratoviç: BE të pozicionohet qartë për Ballkanin Perëndimor

Komisioni i Politikës së Jashtme në Bundestagun gjerman pati në rend të ditës (08.06) edhe zhvillimet në Maqedoni. Për DW flet deputeti socialdemokrat Josip Juratoviç.

deputeti JosipDW: Në rendin e ditës të Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme ishte edhe gjendja aktuale në Maqedoni, çfarë të reje ka pas bisedimeve të zhvilluara?

Josip Juratoviç: Për fat të keq nuk ka detyrimisht të reja. Kjo do të thotë, se ishte më shumë një shkëmbim mendimesh për t’u informuar, ku ne na u përshkrua edhe një herë gjendja nga ana e Ministrisë së Jashtme dhe se si do të ecet më tej. Unë personalisht e përshëndes faktin, që edhe angazhimi i Gjermanisë ka qenë gjithmonë mjaft i fortë në rajon, dhe kjo u përforcua edhe një herë me ambasadorin Haindl, si i dërguar i posaçëm për Maqedoninë. Po bëhen përpjekje, që kriza në Maqedoni, e cila po zgjat shumë, të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Cilat janë kërkesat konkrete apo dëshirat, që i paraqiten qeverisë maqedonase edhe nga ana e politikës në Gjermani?

Së pari është e qartë, që marrëveshja e Përzhinos duhet të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që reformat të avancohen, e në radhë të parë të përmbushen kushtet për zgjedhjet – pra pastrimi i listave elektorale duhet të realizohet sa më shpejt. Së dyti duhet të garantohet qëndrimi korrekt me mediat dhe ndarja e partisë nga shteti – kur të realizohen këto ne duhet të ndihmojmë. Por në radhë të parë për këtë janë përgjegjëse forcat në vend: duhet të bëhet presion, që të gjitha këto të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Në mënyrë që së pari të zgjidhet parlamenti, sepse në fakt ky është institucioni më i lartë në një shoqëri demokratike. Dhe shteti nuk mund të funksionojë pa parlamentin. Kjo duhet të ketë prioritet absolut.

Ju thoni, se kjo duhet të ndodhë shpejt. Për çfarë hapësirash kohore e keni fjalën? A ka afate konkrete?

Kësaj here nuk janë përmendur afate të fiksuara kohore, sepse dy herë ato nuk u respektuan. Por duhet të bëhet presion – pa përmendur një datë – ndaj të gjitha palëve, që kushtet të përmbushen sa më shpejt dhe zgjedhjet të mund të zhvillohen sa më parë që të jetë e mundur.

Demonstruesit megjithatë kanë vendosur afate konkrete. Ata kërkojnë që deri më 18.06 të shqyrtohet kushtetushmëria e ligjit për prokurorinë dhe të shfuqizohet edhe ndjekja penale ndaj demonstruesve. Si e shihni ju këtë?

Kjo është padyshim një kërkesë e mençur – për të bërë presion, për të vendosur një datë e natyrisht edhe që të funksionojë shteti ligjor. Më e rëndësishmja është, që në këtë kontekst të jetë e pandëshkueshme e drejta për të demonstruar. Nga ky këndvështrim kjo është një kërkesë e drejtë. Por se si ajo do të zbatohet unë nuk e di dhe as nuk mund ta them tani, po ne natyrisht japim mbështetjen tonë.

Çfarë i këshilloni ju partrisë simotër socialdemokrate në Maqedoni? Në të gjitha bisedimet, në BE si dhe me ambasadorin Haindl përfshihet gjithmonë opozita. Ç’qëndrim duhet të mbajë opozita?

Sa i përket opozitës, ajo duhet të veprojë në mënyrë kooperuese me shoqërinë civile për të arritur, që dikur të përcaktohet koha, se kur mund të zhvillohen zgjedhjet. Pra kjo do të thotë, që opozita mban bashkëpërgjegjësi dhe duhet të jetë e vetëdijshme për këtë, që edhe zgjedhjet – natyrisht me kushte të qarta – të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ndryshe ato do të mbeten varur.

A ka një konsultim dhe mbështeje konkrete nga ana e socialdemokratëve?

Natyrisht që kemi lidhje me partitë simotra edhe në nivel europian. Natyrisht ne i mbajmë lidhjet edhe përmes Fondacionit Friedrich Ebert. Unë vetë javën e ardhëshme do të jem në Shkup, më 20 qershor. Atje do të vendos kontakte dhe do të njihem me situatën në vend e të dëgjoj bashkëbiseduesit dhe konform gjendjes do të përforcojmë bashkëpunimin.

Në fillim ju thatë, se duhet të vazhdohet të bëhet presion. Ndërkohë amnestia është shfuqizuar dhe të krijohet përshtypja, se ka lëvizje. A janë shmangur tani nga diskutimi kërkesat për sanksione?

Unë mendoj, se me sanksione duhet të jemi të kujdesshëm, në radhë të parë ky është mendimi im personal, sepse nuk e di se çfarë efekti mund të arrijnë ato në të vërtetë. Shumë më e rëndësishme është, që të forcohet dialogu, të përforochet presioni dhe që BE-ja të tregojë vendosmëri. Kjo është bërë deri tani.

Ajo që sipas meje është e rëndësishme, këtë e kam shprehur qartë, në përgjithësi sa ka të bëjë me Ballkanin Perëndimor: dikur edhe BE-ja, pra Brukseli, duhet të verë thekse të qarta, që ka vullnetin t’i integrpjë këto shtete në BE – që ta verë faktikisht në jetë premtimin e Selanikut. Unë jam i mendimit, se gjendja aktuale në Maqedoni është krijuar ndër të tjera edhe sepse Maqedonia që nga viti 2008 pret një perspektivë në BE dhe është e përgatitur, por kjo e gjitha bllokohet nga Greqia. Në këtë drejtim duhet menduar seriozisht, nëse BE-ja mund të arrijë diçka. Kjo është urgjentisht e domosdoshme, jo vetëm në Maqedoni, por në të gjithë rajonin. Nëse është vendosur, që këto vende të pranohen në BE, atëherë duhet të fillohet të negociohet edhe me kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e pavarur, sepse përmes procesit të negociatave krijohen edhe kritere e norma. E të gjitha këto gjëra, për të cilat ka nevojë popullsia në rajon, duhet të vihen në udhë për të dhënë sinjale të qarta politike dhe për të vepruar konform në nivelin politik.

Përgjegjësia në radhë të parë është e popullsisë maqedonase dhe qeverisë së saj, por nga ana tjetër edhe e jona si europianë, që duhet ta themi qartë: duam apo nuk duam tani? Nëse duam, atëherë duhet edhe të angazhohemi më shumë.

Kjo do të thotë më shumë angazhim i politikës gjermane dhe europiane lidhur me integrimin e Ballkanit Perëndimor?

Gjermania ndërkohë ka filluar me Konferencën e Berlinit që ta trajtojë çështjen e zhvillimit ekonomik rajonal të Ballkanit Perënidmor. Vazhdimi i saj ishte në Vjenë, e tani pason Parisi. Mendoj, se Gjermania ka treguar një angazhim të mirë. Unë dëshiroj më shumë, që jo vetëm nga Gjermania, por edhe nga këndvështrimi europian të përforcohet ky angazhim. Mendoj, se duhet të angazhohen më shumë nga Europa, sepse tek e fundit këto vende, nuk kufizohen me Gjermaninë, por me Bashkimin Europian. Ndaj kjo duhet të jetë edhe në interesin e unionit. (dw)

“Gjermania nuk është zonë luftimesh e Erdoganit”

Në internet ata i kërcënojnë me vdekje. E gjitha kjo kundërshtohet me vendosmëri në Gjermani – dhe është e pakuptueshme.

OzdemirÇem Özdemir, deputeti me origjinë turke i partisë “Të Gjelbërit”

Ato që thotë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan për deputetët e Parlamentit gjerman me origjinë familjare turke kanë shkaktuar zemërim në Gjermani. Erdogani shpalli se deputetët Özan Mutlu (Të Gjerlbërit), Mahmut Özdemir (SPD), Cemile Giousouf (CDU) dhe të tjerë nuk kanë identitet turk. Shkaku: të enjten ata votuan së bashku me shumicën e Bundestagut për një rezolutë, e cila i njeh si gjenocid masakrat ndaj armenëve në Perandorinë Osmane para 100 vjetësh. Veç kësaj, rezoluta pranoi “bashkëfajësinë” e Perandorisë Gjermane për krimet e shtetit pararendës të Turqisë, në të cilat e humbën jetën më shumë se 1,5 milionë armenë.

Meqenëse Erdogani e kundërshton rreptësisht një kategorizim si gjenocid të krimeve të atëhershme, deputetët gjermano-turq të Bundestagut janë kthyer tani në tabelë qitjeje të tërbimit të tij. Erdogani u kërkoi që të bëjnë “një test gjaku”. Duhet të kontrollohen për identitetin e tyre turk, bubulliu Erdogan. “Gjaku i tyre është i papastër”. Më parë, shumë deputetë patën marrë kërcënime me vdekje.

Komuniteti turk: “E pështirë dhe pa vend”

“Kërcënimet me vdekje dhe testet për gjakun na duken të pështira”, i tha kryetari federal i Bashkësisë Turke, Gökay Sofuoglu, agjencisë gjermane të lajmeve dpa. “Mendoj se përkufizimi i njerëzve në bazë të gjakut mori fund në vitin 1945. Kjo është absolutisht pa vend”. Më parë, Erdogani i pati quajtur deputetët zëdhënës të Partisë së ndaluar të Kurdistanit, PKK. Ata janë sipas tij “krahu i zgjatur i terroristëve në Gjermani”.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert e komentoi këtë të hënën ftohtë dhe në mënyrë objektive: “Kur parlamentarë gjermanë me rrënjë turke vihen pranë kësaj organizate terroriste, kjo për ne është në çdo pikëpamje e pakuptueshme”. Kryetari i Partisë së Gjelbër, Cem Özdemir, i cili si njëri prej inisiatorëve të rezolutës së javës së kaluar ndodhet që prej fundjavës së kaluar nën mbrojtjen e policisë, kërkon një përgjigje të përbashkët. “Në këtë rast unë pres që i gjithë Bundestagu të thotë se ky është vendimi ynë i përbashkët”, i tha Özdemir stacionit SWR2. Kolegu i partisë së tij, Özcan Mutlu, i cili gjithashtu ka marrë e-maile me urrejtje dhe kërcënime me vdekje, tha “Unë shqetësohem seriozisht, sepse këtë nivel kërcënimi nuk e kam përjetuar kurrë”. Ai shton se do të gjenden “ca të çmendur jashtë kontrollit”, që do të dëgjojnë nxitjen e Presidentit të Turqisë dhe do ta kuptojnë atë si urdhër nga lart: “Kështu e kanë humbur jetën shumë njerëz në Turqi.”

Poster në internet me legjendën e thikës pas shpine

Veç kësaj, një poster me fotografitë e parlamentarëve u përhap shpejt në internet dhe u klikua me “pëlqej” nga mijëra vetë. Titulli i posterit është “SIRTIMIZDAN VURDULAR”, shqip: “Këta (deputetë) na e kanë ngulur thikën pas shpine”. Jo rastësisht gjermanëve u kujtohet “legjenda e thikës pas shpine”. Me këtë teori komploti, nacionalistët gjermanë e quajtën më 1918 disfatën në Luftën e Parë Botërore jo si pasojë të dobësisë ushtarake, por si pasojë e një “nguljeje thike në shpinë”. Socialdemokratët, hebrenjtë në botë dhe “demokratët pa atdhe” e patën dobësuar atëherë Perandorinë Gjermane dhe e patën çuar në fatkeqësi.

Deputetët e Partisë “E Majta” thonë se me thirrjen që deputetët turq të bëjnë një test për gjakun, është kaluar çdo kufi. Sara Wagenknecht dhe Ditmar Bartsch kërkuan që Kancelarja të përgjigjet me një deklaratë qeveritare, në mënyrë që Gjermania të mos kthehet në një “zonë luftimesh për Presidentin turk”. (dw)

Takimi Rama-Basha, SHBA: Zhgënjim për dështimin

Ambasada USADeklaratë e ambasadës amerikane: Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë. Reagon PD, publikohen emailet me OPDAT dhe EURALIUS për modelin e emërimeve nga parlamenti. Bylykbashi: Këto fakte dëshmojnë fleksibilitetin e PD-së

Në Shqipëri ambasada e Shteteve të Bashkuara shprehur sot “zhgënjimin e saj që takimi i 6 qershorit mes Kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha nuk arriti një vendim përfundimtar mbi reformën në drejtësi”

Deklarata e ambasadës thekson se “Qeveria shfaqi fleksibilitet, por, në fund, opozita nuk bëri të njëjtën gjë, prandaj, Qeveria e Shteteve të Bashkuara mbështet përpjekjet e Qeverisë shqiptare për ta çuar draftin drejt miratimit”. Më tej deklarata vë në dukje se “do të jetë përgjegjësia e anëtarëve individualë të parlamentit të vendosin nëse duan të mbajnë sistemin e sotëm të drejtësisë të korruptuar dhe të politizuar apo nëse do ta mbështesin këtë reformë”.

Ambasada i bën më pas një përshkrim të shkurtër procesit që ka ndjekur Reforma në Drejtësi. “Për më shumë se 18 muaj, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, politikanë, shoqëria civile, dhe publiku, janë angazhuar në një debat të rëndësishëm mbi reformën e drejtësisë në Shqipëri. Ky proces shterues e ka përmirësuar draft-paketën e reformës dhe e afroi qeverinë dhe opozitën drejt një marrëveshjeje”. Ambasada rithekson se “kjo reformë, të cilën e mbështesin shumica dërrmuese e shqiptarëve, mbetet një prioritet kyç për Shtetet e Bashkuara” duke saktësuar se ato “do të punojnë për t’u siguruar që drafti përfundimtar i paraqitur në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe në Parlament, të jetë një draft i drejtë, që përfaqëson idetë më të mira të ekspertëve vendas, ekspertëve ndërkombëtarë, dhe Komisionit të Venecias”.

Keqardhje për dështimin e takimit Rama-Basha, shprehur sot dhe delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare të BE-së në Tiranë. Në deklaratën e tyre theksohet se “ne e mbështesim fort vazhdimin e procesit demokratik për të siguruar miratimin e propozimit aktual legjislativ, i cili përputhet plotësisht me standardet evropiane dhe angazhimet e Shqipërisë ndaj BE-së.Të gjithë anëtarët e Kuvendit mbajnë përgjegjësi të veçantë para shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që kërkojnë një gjyqësor të pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv”.

Reagimi i Partisë Demokratike

Në mbrëmje Partia demokratike reagoi ndaj deklaratës së ambasadës së Shteteve të Bashkuara duke publikuar këmbimet e emaileve me misionet amerikane dhe europiane të Ndihmës ligjore OPDAT dhe EURALIUS për Reformën në Drejtësi dhe veçanërisht çështjen e modelit të emërimeve të zyrtarëve të intitucioneve kryesore të sistemit të Drejtësisë nga ana e parlamentit. “Janë fakte që dëshmojnë katërcipërisht fleksibilitetin e PD-së gjatë negocimit dhe dialogut jo vetëm me palët politike por dhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Oerd Bylykbashi.

Në një email të datës 10 shkurt “ne na u paraqitën një numër zgjidhjesh e propozimesh lidhur me modelin e emërimit. Janë disa alternativa që përfshijnë dhe modelin e vendeve të rezervuara. Na u dha mundësia të zgjidhnim njërin prej modelit që garantnte përfaqësimin e opozitës. Mes modeleve të mbështetura dhe në nivele politike ajo që zgjodhi PD ishte modeli i vendeve të rezervuara ku dy përzgjidhen nga kandidatura profesionistësh nga kandidatura të shumicës, dy nga opozita dhe një me 3 të pestat”, shpjegoi zoti Bylykbashi duke shtuar se më 17 Shkurt “PD-ja ka kthyer përgjigje zyrtare duke përgjedhur modelin e vendeve të rezervuara”. Më 21 Prill “pas daljes së raportit të Venecias, ekspertët ndërkombëtarë bëjnë një komunikim të fundit duke thënë se të vetmet sugjerime janë dy: sistem proporcional i komplikuar, i përgzjedhur nga shumica dhe sistemi me vende të rezervuara i përzgjedhur nga opozita”, tregoi zoti Bylykbashi duke theksuar se “këto fakte vërtetojnë katërcipërisht fleksibilitetin maksimal të PD-së e cila në procesin e dialogut e konsensusit ka bërë hapa përpara për të gjetur pikat e takimit. Eshtë shumë e thjeshtë, është fare e qartë se i vetmi që pengon është kryeministri, i cili në momentin që vendos të përgjedh këtë model, e mbyll procesin e Reformës”. (voa)

Johannes Haindl: Riafirmoni marrëveshjen e Përzhinos

I ngarkuari i posaçëm i Gjermanisë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës në Maqedoni Johannes Haindl brenda një muaji e vizitoi për herë të tretë Maqedoninë. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Përzhinos.

Johannes Haindl“Ka dalje për krizën politike, dhe ky është lajmi i mirë. Është këtu marrëveshja e Përzhinos. Lajmi i keq është se procesi është bllokuar dhe koha po kalon. Vlerësimi im është se Marrëveshja e Përzhinos duhet të riafirmohet, sepse garanton kornizë për procesin dhe përparim në proceset euro-atlantike.” Kështu u shpreh i dërguari i posaçëm i Gjermanisë, diplomati Johannes Haindl pas vizitës dy ditore në Maqedoni dhe takimeve me krerë të institucioneve më të larta në vend dhe liderë të partive.

“Për tejkalimin e krizës duhet të riafrimohet dhe ringjallet marrëveshja e Përzhinos, si një kornizë e detyrueshme, e vlefshme për procesin reformues që vjen, ndaj nuk duhet të ketë zvarritje në zbatimin e saj”, ka porositur Haindl.

Prioritetet sipas Haindl

Sipas tij politikëbërësit në Shkup duhet t’i përcaktojnë prioritetet, që do të mundësonin tejkalimin e krizës politike. Gjithnjë sipas diplomatit gjerman Johannes Haindl këto janë hapat e ardhshëm që duhen hedhur domosdoshmërisht. “Fillimisht partitë duhet të arrijnë pajtueshmëri për datën e zgjedhjeve dhe të bëjnë ç’është e nevojshme që të përmbushen kushtet për zgjedhje të lira dhe korrekte. E dyta, prokurorit special duhet t’i mundësohet që ta përmbushë mandantin lirisht dhe pa kurrfarë obstruksionesh. Dhe e treta, partitë duhet të dakordohen pa kurrfarë prolongimi për zbatimin e prioriteteve reformuese urgjente dhe t’i adresojnë mangësitë e theksuara në Raportin e Pribesë. Kjo mund të arrihet dhe realizohet. Duhet të shfrytëzohet momenti pozitiv. Megjithatë, ajo që është e domosdoshme tani është që të gjithë liderët politikë t’i vendosin në rend të parë interesat e vendit dhe ta bëjnë atë që është e domosdoshme që shteti të shkojë përpara dhe reformat të realizohen”, deklaroi Haindl.

Takimet e ambasadorit gjerman

I dërguari i posaçëm i Gjermanis për krizën në Maqedoni Johannes Haindl e përshëndeti vendimin e Presidentit Gjorge Ivanov për tërheqjen e vendimit të mëhershëm për faljen e politikanëve, të cilët janë nën hetime. Me tërheqjen e abolimit nuk ka më vend për alibi, justifkime dhe shmangie të detyrimeve nga marrëveshja e Përzhinos.

Diplomati gjerman gjatë qëndrimit në Shkup realkizoi takime të veçanta me katër liderët nënshkrues të marrëveshjes së Përzhinos Nikolla Gruevski kryetar i VMRO-DPMNE-s, Zoran Zaev kryetar i LSDM-s. Ali Ahmeti kryetar i BDI-s dhe Menduh Thaqi kryetar i PDSH-s

Ali Ahmeti konsideron që tërheqja e tërësishme e faljeve nga presidenti Ivanov mundëson dialog për përpilim dhe miratim të reformave prioritare.

“Partitë politike duhet të angazhohen për miratimin e ligjeve dhe plotësimin e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare si dhe të mbështesin Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe Prokurorinë Speciale që ta bëjnë punën e vet të përcaktuar me ligj”, ka thënë Ahmeti pas takimit me ambasadorin gjerman Haindl.

Opozita shqiptare skeptike për tejkalimin e krizës

Ndërkaq, Thaçi tha se dyshon që përpjekja e Haindël do të rezultojë me ndonjë sukses dhe rezultat. “Nuk kam diçka të re t’ju them. Çështja është në vend. Rikthimi i Qeverisë së vjetër VMRO-DPMNE dhe BDI e ka komplikuar situatën”, është shpreh kryetari i opozitës shqiptare Menduh Thaqi.

Për VMRO-DPMNE-në zgjedhjet janë të pranueshme në çdo kohë, por nga ana tjetër nuk do të lejohet shteti dhe qytetarët sërish të jenë pengje të ankandit të ri me afatet kohore, siç ishte kjo në periudhën e fundit. “Me qëllim që të shmangen arsyet për justifikime për mosmbajtjen e zgjedhjeve, LSDM-ja do të duhet të japë konfrmim dhe të obligohet se lista zgjedhore është pastruar, ndërsa në periudhën e cila vijon me përkushtim të punojnë në forcimin e besimit ndaj listës zgjedhore, edhe pse ajo për VMRO-DPMNE-në asnjëherë nuk ka qenë segment kontestues”, ka thënë lideri i VMRO-DOMNE-s Nikolla Gruevski.

Në takimin e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev me Haindl u theksua, se dalja e vetme nga kriza politike është realizimi i detyrimeve të ndërmarra me marrëveshjen e Përzhinos nga ana e nënshkruesve dhe se prioritet i lartë për Maqedoninë është organizimi dhe zbatimi i zgjedhjeve të drejta dhe të rregullta. “Për këtë qëllim është e domosdoshme të formohet qeveria për plotësimin e kushteve për zgjedhje dhe zbatimin e tyre dhe të përcaktohen afatet e sakta për kushtet kyçe për zgjedhje të drejta dhe të rregullta, ndërsa ato janë para së gjithash pastrimi i listës zgjedhore dhe sigurimi i raportimit objektiv nga mediat”, ka thënë lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev.

Kjo është vizita e tretë e Johannes Haindl-it në Shkup gjatër një muaji qëkurse ai u ngarkua si i dërguar i posaçëm i ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë Frank-Walter Shteinmeier me mandat që të ndihmojë në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni. (dw)

Tiranë: Polemika qeveri – KLD mbi gjyqtarin që pezulloi kryepolicin Çako

polici CakoPërfaqësuesit e qeverisë dhe ata të drejtësisë shkëmbyen akuza të ashpra të mërkurën lidhur me vendimin e gjykatës së Tiranës për pezullimin nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në qendër të kritikave u vendos gjyqtari Arjan Aliaj, i cili vendosi dy ditë më parë, pas kërkesës së prokurorisë, që zoti Çako të pezullohej nga detyra e kreut të policisë dhe nga çdo detyrë tjetër publike apo shtetërore e mundshme, deri në përfundimin e hetimeve.

Drejtuesi i lartë i policisë Çako e apeloi vendimin, i cili, sipas prokurorisë, bazohet në shpjegimin se ai nuk mori masat ligjore për të siguruar hyrjen, administrimin dhe përdorimin për përgjim të pajisjes IMSI Catcher.

Zyrtarët e policisë pohojnë se pajisja u soll në Shqipëri nga autoritetet italiane për qëllime trajnimi dhe me të nuk u bë përgjim.

Kryeministri Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se gjykatësi që pezulloi nga detyra drejtorin e policisë Haki Çako është zhytur në kënetën e drejtësisë aq sa Këshilli i Lartë i Drejtësisë e shkarkoi për korrupsion dhe mospërmbushje të detyrës.

Zoti Rama shtoi se “ky killer me pagesë apo me flamur partie i drejtësisë ka liruar nga burgu të paktën 7 herë njerëz të dënuar për vepra të rënda penale; vrasje, përdhunime, grabitje me armë”.

Kryeministri Rama tha se ai gjyqtar u kthye në detyrë sepse u duhej atyre që sot nuk e duan reformën në drejtësi dhe e përdorin atë për interesat e tyre.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, akuzoi publikisht gjyqtarin Aliaj se ka liruar vrasës dhe kjo e ka demaskuar Këshillin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas tij, gjyqtari Arjan Aliaj që dha vendimin ndaj Çakos nuk duhej të merrte në shqyrtimin e çështjes, sepse ai nuk ishte gjyqtar i gatshëm, por dikush tjetër atë ditë.

“Shorti u mënjanua dhe çështjen e mori gjyqtari Arjan Aliaj”, – tha ministri Tahiri.

Sipas tij, drejtësia po mbahet peng nga një front i së keqes, kryetari i gjykatës së Tiranës duhet të shpjegojë pse u shkel ligji, ndërkohë që po kryhet reforma në drejtësi.

Akuzat publike nga qeveritarët e shtynë Këshillin e Lartë të Drejtësisë të publikojë edhe ai një deklaratë, ku theksohet se shprehjet e kryeministrit dhe ministrit të punëve të brendshëm, janë një kërcënim i hapur ndaj gjyqtarit dhe ndaj të gjithë trupës gjyqësore.

“Kryeministri Rama dhe ministri Tahiri përdorën një arsenal të padenjë fjalësh ndaj një gjyqtari, për ‘gabimin’ e tij të vetëm se miratoi kërkesën e prokurorit, për dhënien e masës së pezullimit nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.” – thuhet në deklaratën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku kritikohen deklaratat qeveritare për fjalor i papërshtatshëm.

Këto deklarime në procesin e reformës në sistemin e drejtësisë, sipas KLD, japin mesazhin që kjo reformë mund të jetë vetëm fasadë.

Në deklaratën e KLD-së shpjegohet se gjyqtari Arjan Aliaj u kthye në sistemin e drejtësisë, me vendim të Gjykatës Kushtetuese në 2003.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kërkoi kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të ndalojnë ndikimin, presionin apo kërcënimin ndaj drejtësisë, sepse ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet shtetit të së drejtës. (voa)

Shqipëria dhe Islanda: vende të vogla, heronj të mëdhenj

Shqipëria merr pjesë për herë të parë në një kampionat ndërkombëtar futbolli. Edhe Islanda ka një premierë të tillë në Francë. Çfarë efrojnë ekipet e këtyre vendeve të vogla?

futbol DE-ALB 67Fotografia ilustruese: Ndeshja Shqipëri-Gjermani në Tiranë më 17.12.1967 sulmuesi gjerman Peter Meyer (majtas) i paraprin mbrojtësit shqiptar Rogami në gjuatjen e topit. Kombëtarja gjermane duke luajtur para 28.000 tifozëve shqiptarë në Tiranë me rezultatin 0:0 nuk arriti të kualifikohet për Kampionatin Europian në garën e eliminatoreve. Kjo ndeshje ka hyrë në historinë e futbollit gjerman, sepse ishte hera e parë që Gjermania nuk arriti të kualifikohet në komepticion ndërkombëtar.

futbol AU-ALB 15Ndeshja Shqipëri-Austri më 2015

Kick off! – Speciale: vende të vogla heronj të mëdhenj

Shqipëria dhe Islanda kanë pak gjëra të përbashkëta. Por ato ndajnë një fat të përbashkët në Kampionatin Europianë të Futbollit në Francë. Që të dy vendet marrin pjesë për herë të parë në një kompeticion ndërkombëtar futbolli. Rastësi? A janë këto ekipe të afta ta përballojnë konkurrencën e fortë? Një ish-lojtar ndërkombëtar shqiptar na thotë, se çfarë mendon ai…klikoni linkun më poshtë të parë dokumentarin e DW: “Kick off! – Special: Small Countries, Big Heroes” (dw)