Së shpejti formohet qeveri e re, ministra do të ketë edhe LSDM-ja

Sipas tij Shumë shpjet do ët formohet qeveri e re ku do të marrë pjesë edhe opozita ku ministrat tonë nuk do të mund të kenë obstruksione në çdo hap.
Stevo Pendarosvki para protestuesve vlerësoi qëndresën e jashtëzakonshme që ata kanë bërë gjatë këtyre dy muajve të fundit kundër kësaj qeverisje diktatoriale.
Pendarovski deklaroi se nuk ka kurrfarë dileme në suksesin e “Revolucionit të Larmë” dhe se sipas tij tashmë kemi hyrë në fazën e fundit të demontimit të qeverisjes diktatoriale të Gruevskit.
“Pas materialeve të përgjuara nuk ka kurrfarë kuptimi që të kthehet e njëjta garniture e korruptuar qeveritare”, tha Pendarovski.
Sipas tij Shumë shpjet do ët formohet qeveri e re ku do të marrë pjesë edhe opozita ku ministrat tonë nuk do të mund të kenë obstruksione në çdo hap. (ina)

Nga takimi i kryetarit Visar Ymeri, me presidentin e Republikës së Shqipërise, Bujar Nishani

nishani vetevendosjeDeklarimi i kryetarit të VETËVENDOSJE!-s, Visar Ymeri, pas takimit me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. 

 

Sot, takuam Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani. Gjatë bashkëbisedimit, në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! i bëra të ditur Presidentit qëndrimet e shqetësimet tona për situatën politike në Kosovë, por edhe gjendjen e shqiptarëve në rajon.

I thashë Presidentit se kufijtë e Kosovës janë kufij kombëtarë për të cilët është i obliguar edhe shteti shqiptar. Biseduam për nevojën e koordinimit të dy shteteve për çështjet rajonale, duke filluar nga mekanizmat për bashkëpunim ekonomik, të sigurisë dhe politikës së jashtme. Kemi ndarë me z. Nishani përvojën e Kosovës në çështjen e drejtësisë me ç’rast treguam se “drejtësia ndërkombëtare” ka rezultuar si legjitimuese e korrupsionit lokal.

Drejtësia për Shqipërinë duhet të burojë nga brenda, e kusht për këtë janë politikanët e pakorruptueshëm e kurajoz. Kemi ndarë shqetësimin mbi privatizimet e koncesionet që po e dëmtojnë ekonominë andej e këndej kufirit, duke shkaktuar papunësi e rënie të prodhimit vendor.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Shqipëri-Kosovë, qeveritë diskutojnë rrugën e përbashkët të së ardhmes

Qeveri-Shqiperi-KosoveKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se në këto dy vite “fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën amë me të njëjtën abetare, duke njehsuam sistemin parauniversitar, kurrikulat tona, duke hedhur themelet e një arsimi mbarëkombëtar”. “Kemi nxitur bashkëpunimin universitar në fushën e kërkimit shkencor”, tha ai.

Më pas, duke folur në hapje të mbledhjes së dy qeverive të Shqipërisë e Kosovës, ai shtoi se Shqipëria e Kosova kanë krijuar edhe një treg të përbashkët bujqësor, duke njehsuar standardet dhe duke përshtatur metodat e legjislacioni në fushën e kontrollit ushqimor.

“Në Prizren në 2014 qeveritë tona nisën një rrugëtim që tashmë ka krijuar një hapësirë të re bashkëpunimi. Kemi transformuar së bashku kufirin, nga një hendek i madh ndarës, në një urë të re bashkëpunimi që forcohet dita ditës. Nga ky bashkëpunim lindi ideja për krijimin e hapësirës së përbashkët energjetike mes dy vendeve. Brenda pak javëve ne do të jemi së bashku në Tiranë për të vënë në punë linjën e interkonjeksionit që lidh përfundimisht autostradën energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo është një fazë e re për këtë bashkëpunim është projekt i përbashkët lidhja e Kosovës me gazsjellësin TAP”, vijoi Rama.

“Në këtë hark kohor kemi bërë edhe marrëveshje të tjera, atë për mjedisin, si dhe policinë. Tani nuk e shoh më me zili policinë e Kosovës, pasi edhe ne arritëm që të jemi të mirë sa ata”, shtoi Rama.

Sipas kryeministrit, janë bërë marrëveshje edhe në tregun e ekonomisë, “pasi duam që të integrojmë ekonominë e vendeve tona”. “Shqipëria e Kosova do të rrisin më tej ekonominë, duke krijuar organizata moderne, sipas kushteve të Bashkimit Europian”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare. Sipas Ramës, arritje ka edhe në fushën e turizmit, ku Liqeni i Fierzës u fut në listën e zonave të mbrojtura.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi ndër të tjera se Europa u çlirua nga turpi me vendimin për liberalizimin e vizave, ndërsa theksoi se ky ishte një lajm i mirë për gjithë shqiptarët. Sipas Ramës, takimi i tretë i qeverive tona sot vjen si një ushtrim i zakonshëm pune për të programuar vitin pasues. “Është moment paqe për të shkuar më tutje, por ka ende punë për t’u bërë. Për të përshpejtuar të gjitha heqjen e barrierave dhe për të mbushur të gjitha ambiciet tona të përbashkëta. Rezultatet e punës deri tani janë inkurajuese”, vijoi kryeministri.

“Shqipëria është avokati më i fuqishëm i Kosovës në Aleancën e NATO-s. Na duhet të jemi të vetëdijshëm që të jemi bashkë që t’i nxisim aleatët dhe për nevojën e integrimit në BE, si një domosdoshmëri për një Europë më të sigurt. Për shumë vite me radhë ne kemi bashkuar zërin tonë me tuajin për padrejtësinë e madhe të izolimit të Kosovës, si vendi i fundit evropian që kishte nevojë për viza për të udhëtuar në kontinentit. Lajmi për çlirimin e vizave na ka çliruar të gjithëve, por dhe Evropën nga një turp i madh. Era e re e marrëdhënieve e Shqipërisë me Serbinë i shërben dhe gjeneratës tjetër për të jetuar në paqe dhe në bashkëpunim. Nga ana tjetër, Shqipëria e mbështet pa asnjë ngurrim avancimin e dialogut të Kosovës me Serbinë, duke na imponuar një koordinim të ngushtë mes nesh. Ne e kemi inkurajuar dhe do ta inkurajojmë gjithmonë lidershipin tuaj për të shkuar para me kurajo në këtë dialog. Ky dialog e lartëson Kosovën si një vend i paqes dhe harmonisë”, tha Rama.

Bushati: Do të kujdesemi që Serbia të mos jetë pengesë për anëtarësimet e Kosovës

Minstri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e dy qeverive që zhvillohet në Prishtinë, theksoi se Shqipëria do të kujdeset që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat rajonale. “Në rrafshin diplomatik kemi dashur që kjo tavolinë të jetë shembull në rajon. Anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat rajonale është sukses i joni i përbashkët, sepse besojmë se parimi gjithëpërfshirës është rajonal. Ne do të inkurajojmë dhe do të ndjekim nga afër dialogun e Serbisë me Kosovën dhe do të angazhohemi që ajo mos të pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale”, tha Bushati.

Më pas fjalën e mori ministri i sapozgjedhur i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili përmendi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohje ndaj Shqipërisë për përkrahjen që i ka dhënë gjatë kësaj periudhe Kosovës.

Në një ndërhyrje të tij, kryeministri Rama kërkoi nga të ministrat Bushati dhe Hoxhaj të punojnë për hapjen e konsullatave dhe ambasadave të përbashkëta. Rama tha se do të hapet në Mynih një konsullatë e përbashkët, pas asaj të Milanos, por duhet që të dy ministrat të bashkëpunojnë më tepër për zgjerimin e rrjetit ë përbashkët të selive diplomatike.

Haxhinasto: Do të rrisim standardet e qarkullimit rrugor

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, u shpreh se kjo mbledhje tregon kushtet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes dy vendeve. Në fjalën e tij, ai tha se “bashkëpunimi mes dy ministrive do të rrisë standardin e sigurisë në transport”. “Mbetet një objektiv i vazhdueshëm për të rritur standardet në qarkullimin rrugor. Kemi si qëllim integrimin e shërbimeve në fushën e transportit. Ne kemi arritur progres në forumin e liberalizimit të tregut, heqjen e barrierave jo fizike”, tha Haxhinasto.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se, “platforma do të jetë në lehtësimin e tregtisë dhe të bërit biznes mes nesh e vendeve të tjera”. “Kryeministri Rama iu referua fondeve dhe ka mjaftueshëm që ne të ecim përpara”, nënvizoi ministri i Financave të Shqipërisë.

Ministrja e Inovacionit Milena Harito u shpreh se “një administratë publike moderne është garancia e qëndrueshmërisë së ligjeve tona”. Ajo shtoi se bashkëpunimi ka të bëjë me “motivimin e punonjësve, vlerësimin e performancës, sfidat për të gjithë punonjësit publik. Do të ofrojmë kurse të ndryshme për punonjësit, që të kemi sa më shumë arritje”.

Ndërsa në lidhje me bashkëpunimin ndërkufitar, zëvendëskryeministri kosovar, Baram Geci tha se kjo marrëveshje nuk ka kuptim vetëm si nocion gjeografik, por edhe integrimin tonë në Euopë. “Kjo marrëveshje është një promovim kulturor e social. Nxitja e ekonomisë dhe promovimi i trashëgimisë kulturore, është një parakusht kryesor për integrimin në BE”, tha ai.

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, shprehu urimet më të mira për rekomandimet e Bashkimit Europian për liberalizimin e vizave. Ajo tha se “marrëveshjet mes Shqipërisë e Kosovës sjellin më afër njerëzit, kulturën dhe trashëgiminë e dy vendeve”.

Mustafa: Arritjet e Kosovës janë edhe falë ndihmës së Shqipërisë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka hapur mbledhjen e tretë mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. “Ndihem i gëzuar dhe iu uroj mirëseardhje vëllazërore ju z.Rama dhe delegacionit shqiptar. Dua që në fillim të uroj se takime të tilla në të ardhmen të jenë të zakonshme”, e nisi fjalën Mustafa.

Sipas kryeministrit kosovar, thellimi mes dy qeverive është në interes të popullit dhe duhet që të gjendet një gjuhë e përbashkët për të ecur përpara. “Falënderoj të gjithë për mbështetjen vëllazërore që na keni dhënë në çështjen kryesore, sidomos nga njohja e organizatave europiane. Me këtë rast dua edhe të inkurajoj edhe komunitetin serb, që të respektojnë ligjet e Kosovës, që është një parakusht për një Kosovë të barabartë për të gjithë. Po kurorëzojmë arritje të mëdha, si asocimi me Bashimin Europian. Kemi marrë rekomandimin për vizat, jemi pranuar në FIFA E UEFA”, tha Mustafa. Ai shtoi se, “jemi të vetyëdijshëm se kjo është edhe falë ndihmës së Shqipërisë. I përjetojmë si suksese të përbashkëta”.

Prishtinë, nis mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës

Ka nisur mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës në Prishtinë. Mbledhja u hap nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Më parë u zhvillua  ceremonia e pritjes së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku u bë edhe ekzekutimi i Himneve Kombëtare.

(10:35) Mbledhja Kosovë-Shqipëri, delegacioni shqiptar mbërrin në Prishtinë

Delegacioni shqiptar sapo ka arritur në Prishtinë, ku do të zhvilloj mbledhjen e tretë të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

(10:21) Sot, mbledhja Kosovë-Shqipëri 

Prishtina do të presë sot kabinetin qeveritar të Shqipërisë në një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Kosovës. Mësohet se takimi do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare, në orën 11:00.

Kjo është e treta mbledhje e dy qeverive shqiptare. Mbledhja e parë është zhvilluar në Prizren më 11 janar 2014, ndërsa mbledhja e dytë u zhvillua në Tiranë, më 23 mars 2015.

Bëhet e ditur se në mbledhjen e sotme qeveria kosovare dhe ajo shqiptare pritet të firmosin gjithsej 7 marrëveshje e ku përfshihen marrëveshjet doganore, ato për partneritet kufitar, për reformat në fushën e administratës publike, marrëveshjet për krijimin e qendrës së përbashkët trajnuese.

/Shekulli/

Bundestagu miraton rezolutën për Armeninë, Turqia tërheq ambasadorin

Rezoluta në Parlamentin gjerman u miratua thuajse njëzëri. Nuk përjashtohet mundësia që ajo t’i keqësojë marrëdhëniet me Turqinë.

bundestaguDebati për rezolutën për Armeninë

Bundestagu Gjerman miratoi një rezolutë, e cila i quan “gjenocid” vrasjet e armenëve në Perandorinë Osmane. Në rezolutë thuhet se vrasjet e armenëve dhe të minoriteteve të tjera të krishtera para 100 vjetësh kanë qenë sistematike dhe të qëllimshme – gjë që e justitifikon kategorizimin e tyre si “gjenocid”.

Rezulota u miratua thuajse njëzëri, me një votë kundër dhe një abstenim. Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert foli për një “shumicë të konsiderueshme”.

Në votim nuk ishin të pranishëm, për shkak të angazhimeve të tjera Kancelarja gjermane Angela Merkel, ministri i Jashtëm Frank-Walter Steinmeier si dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate, Sigmar Gabriel. Kritikët thanë se ata iu shmangën qëllimisht një vote të vështirë. Kancelarja Merkel theksoi megjithatë menjëherë pas miratimit të rezolutës vlerën e marrëdhënieve gjermano- turke dhe forcën e tyre për t’u rezistuar edhe kohëve të krizave. Edhe kur për një çështje mendimet janë të ndryshme, marrëdhëniet miqësore dhe strategjike janë të mira, u deklaroi Kancelarja gjermane agjencive të lajmeve.

Lammert: Turqia përgjegjëse për të ardhmen

Tone të ngjashme qetësuese u dëgjuan më parë edhe në Bundestag. Presidenti i Bundestagut, Norbert Lammert tha se gjermanët kanë “bashkëfajësi” për masakrat e armenëve, prandaj nevojitet një përgjigje gjermane. Historikisht: Perandoria Gjermane ishte atëherë aleatja kryesore e Perandorisë Osmane dhe sipas mendimit të historianëve ndërkombëtarë e ka ngarkuar veten me bashkëfajësi duke kthyer kokën mënjanë, duke toleruar dhe pjesërisht duke e mbështetur makinerinë e vrasjes. “Bundestagu Gjerman nuk mundet dhe nuk dëshiron t’u shmanget pyetjeve dhe përgjigjeve të parehatshme – aq më tepër kur si në rastin e masakrës ndaj armenëve dhe minoriteteve të tjera të krishtera 100 vjet më parë në Perandorinë Osmane, Perandoria Gjermane e ka ngarkuar veten me bashkëfajësi”, tha Lammert.

Presidenti i Bundestagut tha më tej se “Qeveria e sotme turke nuk është përgjegjëse për atë që ndodhi 100 vjet më parë – por ajo është përgjegjëse për atë si do të veprohet me këto ngjarje në të ardhmen”.

Deri tani, politika turke e refuzon rreptësisht kategorizimin e ngjarjeve si gjenocid dhe u referohet trazirave të luftës në Luftën e Parë Botërore, ku akte mizore kanë ndodhur nga të gjitha palët. Por për historianët jashtë Turqisë ndërkohë konsiderohet e dëshmuar se masakrat qenë pogrome të qëllimshme dhe sistematike, me synim spastrimin etnik dhe dëbimin.

Reagimet

Ministri i Jashtëm i Armenisë, Edward Nalbandian e vlerësoi vendimin e Bundestagut. Ai tha se ai përfaqëson”kontributin me vlerë të Gjermanisë jo vetëm për pranimin dhe dënimin ndërkombëtar të gjenocidit ndaj armenëve, por edhe për luftën universale për parandalimin e gjenocidit, të krimeve kundër njerëzimit.”

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier tha pas vendimit se kemi të bëjmë “me një vendim të pavarur të Bundestagut Gjerman.” “Turqia reagoi si pritej”, tha ai. “Shpresoj se në ditët e ardhshme do të jemë në gjendje të sigurojmë që të mos kemi mbireagim”

Menjëherë pas miratimit të rezolutës, zëdhënësi i qeverisë turke shkroi në twitter se rezoluta “është një gabim historik”. Për zëdhënësin e qeverisë turke vendimi i Bundestagut është “zero dhe inekzistues” dhe për vendin e tij “pa vlerë”.

Yildirim: Turqia krenohet me të kaluarën e saj

Pak më vonë qarkulloi edhe lajmi se Turqia do të tërheqë edhe ambasadorin e saj nga Gjermania. Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim akuzoi “lobin racist armen” për miratimin e rezolutës dhe tha se ka thirrur për konsultime dhe raportim në Ankara Ambasadorin e Turqisë në Berlin, Hüsein Avni Karslioglu. Yildirim deklaroi se Turqia nuk ka asgjë në të kaluarën e saj, për të cilën duhet të turpërohet.

“Vendi ynë është një vend që krenohet me të kaluarën e tij”, deklaroi Yildirim dhe shtoi në twitter se rezoluta “po e vë me të vërtetë në provë miqësinë e Gjermanisë me Turqinë.”

Para miratimit të rezolutës, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pati deklaruar se rezoluta mund të dëmtojë “lidhjet diplomatike, ekonomike, tregtare, politike dhe ushtarake” midis Turqisë dhe Gjermanisë. Tërheqja e Ambasadorit është vetëm “një hap i parë”, tha Erdogan.

Ndërkohë, njësi të armatosura të policisë janë vendosur para Konsullatës gjermane në Stamboll, për rastin e protestave eventuale të dhunshme. Disa vëzhgues megjithatë nuk besojnë se rezoluta do të shkaktojë vërtet një krisje në marrëdhëniet e Gjermanisë me Turqinë, sepse ajo nuk pasohet nga hapa juridikë.  (dw)

Obama paralajmëron për rreziqet e izolimit

ObamaNë fjalimin e tij të fundit për të diplomuarit e Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së, Presidenti Barack Obama foli për atë që ka mësuar rreth sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme gjatë shtatë viteve të fundit.

Në Colorado Springs, ai u tha 800 të diplomuarve të Forcave Ajrore të mos tërhiqen prej angazhimit në botë dhe rolit udhëheqës amerikan.

Ai tha: “nuk mund të jemi mbështetës të izolimit. Kjo nuk është e mundur në këtë botë të ndërlidhur dhe të globalizuar”.

Megjithëse nuk i përmendi votimet paraprake, komentet e presidentit Obama ishin një kritikë indirekte për kandidatin republikan Donald Trump, i cili ndër të tjera ka bërë thirrje për ngritjen e një muri përgjatë kufirit SHBA – Meksikë dhe për rishikimin e kontributit të Amerikës në NATO.

Presidenti u rikujtoi të diplomuarve se vetëm forca ushtarake e SHBA-së nuk mund t’i zgjidhë të gjitha problemet, dhe theksoi nevojën për diplomacinë dhe marrëveshjet ndërkombëtare. (voa)

Tuluza bëhet gati për EURO 2016

euro2016Tuluza po bëhet gati të shkëlqejë si qyteti mikpritës i katër ndeshjeve të Kampionatit Evropian të Futbollit që fillon më 10 qershor. “Qyteti rozë” i Francës, që e ka marrë këtë emër nga arkitektura e tij, ka në qendër një ishull, ku ndodhet edhe stadiumi i tij kryesor.

Stadiumi Municipal do të mirëpresë ekipet e Suedisë së Zlatan Ibrahimovicit, Spanjës, Rusisë, Italisë, Republikës Çeke dhe Wellsit në fazën e ndeshjeve në grupe, ashtu si edhe një raund të 16es.

Stadiumi me kapacitet 33 mijë vetë, u ndërtua në vitin 1938 për Kampionatin Botëror dhe është bazë e Klubit të Futbollit të Tuluzës, që ka nxjerrë shumë lojtarë ndërkombëtarë si sulmuesi i krahut Vincent Candela dhe portieri Fabien Barthez. Të dy ata luajtën në kombëtaren e që fitoi kampionatit botëror në vitin 1998.

Barthez, ambassador i Tuluzës për kampionatin që ndihmoi Francën të fitonte në Euro 2000, tha se lojrat e këtij viti do të jenë shumë interesante.

“Për mua Kampionati Evropian është një ngjarje e madhe dhe të gjitha ndeshjet do të jenë të rëndësishme dhe interesante. Prandaj nuk ka ndonjë ndeshje që e pres me më padurim sesa të tjerat. Ndoshta raundin e 16es sepse është eliminator. Por në përgjithësi, do të ketë vetëm ndeshje të forta me ekipe të mrekullueshëm. Jemi me fat që ekipe të mëdhenj si Italia, Spanja, Suedia, Rusia dhe Uellsi luajnë këtu. Dhe mendoj se gjithmonë është më e vështirë të fitosh Euron sesa Botërorin”.

Tuluza quhet qyteti rozë për shkak të relievit të ndërtesave me tulla terrakote dhe shpesh është përzgjedhur si vendi më i dëshirueshëm në vend për të jetuar dhe kryebashkiaku i saj, Jean-Luc Moudenc thotë se banorët presin me kënaqësi ta ndajnë kulturën e qytetit të tyre me tifozët nga e gjithë bota gjatë kampionatit.

“Do t’i presim ngrohtësisht njerëzit, qyteti do të gjallërohet. Është një qytet jugor, me shumë student, shumë aktivitete. Dyqanet do të jenë të hapura, muzeumet do të jenë të hapura, muzikë në gjithë qytetin. Pra kushdo që të vijë do të zbulojë mënyrën tonë të jetesës. Por do të zbulojnë edhe pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të qytetit të katërt më të madh të Francës”, thotë Moudenc.

Shqetësimet e sigurisë janë shtuar pas sulmeve që shkaktuar vdekjen e 130 vetëve në Paris, nëntorin e kaluar, përgjegjësinë e të cilave e mori Shteti Islamik.

Autoritetet kanë përforcuar sigurinë në stadium dhe veçanërisht në zonat e tifozëve, gjë që mund të jetë një sfidë për forcat e sigurisë.

Kryebashkiaku Moudenc tha se këto zona të përcaktuara në bulevardin Allee Jules Guesde do të sigurohen me masa të forta, për të mbrojtur mijëra tifozët që do të grumbullohen në qytet.

“Ne bashkëpunuam me qeverinë për një sistem mbrojtës videoje, një sistem kontrolli në hyrje të zonës së tifozëve, dhe mobilizimin e agjentëve të sigurisë. Ne përdorëm maksimumin e buxhetit dhe masave të sigurisë në këtë drejtim”.

Mbi 7 milionë vetë pritet të grumbullohen në zonat e tifozëve në gjithë Francën, ku ata mund të shohin ndeshjet në ekrane gjigande përjashta.

Kampionati Evropian i Futbollit do të mbahet nga 10 qershori në 10 korrik dhe 24 kombëtare nga e gjithë Evropa do të jenë në garë për titullin që herën e fundit u fitua nga Spanja në vitin 2012.

Franca parashikon që në stadium të ketë 2.5 milionë spektatorë dhe miliarda të tjerë t’i shohin ndeshjet në ekranet e televizionit. (voa)

Clinton-Trump shkëmbejnë akuza

clinton-trumpPak ditë na ndajnë nga zgjedhjet paraprake në gjashtë shtete amerikane, ndërkohë që gara mes dy pretendentëve demokratë: Hillary Clinton dhe Bernie Sanders vazhdon. Dje zonja Clinton mbajti një fjalim mbi politikën e jashtme në Kaliforni, ku theksoi përvojën e saj dhe tha se zgjedhja e Donald Trumpit do të ishte një “gabim me përmasa historike”.

Veshur me një bluzë ngjyrë portokalli, në shenjë respekti për viktimat e dhunës me armë zjarri, zonja Clinton tha para audiencës në San Diego se Donald Trumpi nuk është i përgatitur dhe nga temperamenti nuk është i përshtatshëm për detyrën e presidentit që kërkon njohuri, dhe një karakter gjakftohtë e të përgjegjshëm:

“Idetë e Donald Trumpit nuk janë thjesht ndryshe nga të tjerët, por janë të pakuptimta në një masë të rrezikshme. Në fakt nuk janë as ide, janë një mori fjalish plot mllef, zënkash personale dhe gënjeshtrash të hapura”, - tha zonja Clinton.

Zonja Clinton tha se biznesmeni që flet pa dorashka do të ishte i rrezikshëm në detyrën e presidentit që ka në dorë kodet e armëve bërthamore, pasi mund ta çonte vendin në luftë, thjesht nëse e irriton dikush:

“Ky person ka thënë se një numër më i madh vendesh, përfshirë Arabia Saudite, duhet të kenë armë bërthamore. Ai ka thënë se mund të braktisë aleatët e NATO-s, ato vende që luftojnë përkrah nesh për të çrrënjosur terroristët në botë, para se të godasin Amerikën”.

Zonja Clinton tha se Donald Trumpi do të shkatërronte ekonominë amerikane, ashtu siç ka falimentuar me disa prej kazinove të tij.

Zoti Trump u përgjigj menjëherë në Twitter, duke e cilësuar si paraqitje e dobët fjalimin e zonjës Clinton dhe duke shtuar se ajo nuk dukej presidenciale.

Mbrëmë vonë, zoti Trump mbajti një fjalim në Sah Jose të Kalifornisë me kritika mjaft të ashpra për zonjën Clinton.

Deri kohët e fundit, republikanët e kanë kritikuar Donald Trumpin, por me shtimin e mbështetjes për të, shumë republikanë e shohin atë si e vetmja shpresë që partia e tyre të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Dje, Donald Trumpi mori mbështetjen e republikanit më të lartë në Kongres, Kreut të Dhomës së Përfaqësueve, Paul Ryan:

“Nuk është sekret që unë dhe Donald Trumpi kemi pasur mosmarrëveshje. Nuk është sekret që jemi përplasur për disa tema herë pas here. Kjo ndodh mes çdokujt, ndodh edhe mes republikanëve. Lind pyetja: a mund të punojmë bashkarisht për një proces që do të ndihmonte për të bashkuar partinë, në mënyrë që në vjeshtë të dalim të fortë në zgjedhje?”

Zonja Clinton vazhdon garën me rivalin Bernie Sanders për emërimin e Partisë Demokrate si kandidate në zgjedhje. (voa)

Ekzpozitë ajrore në Berlin

aeroplaniNjë avion i ndërtuar me printim tre dimensional, një tjetër me telekomandë, apo siç njihet ndryshe, dron, dhe modeli i saktë i një avioni pa motor, me të cilin u krye një fluturim 125 vjet më parë, janë duke tërhequr vizitorë të shumtë në Ekspozitën Ajrore që është hapur këto ditë në Berlin. Në ekspozitë janë paraqitur 200 avionë të mbi 1 mijë ekspozuesve nga 37 vende të ndryshme të botës. Ekspozita në periferinë e kryeqytetit gjerman do të qëndrojë e hapur deri të dielën.

Ndërsa prodhuesi i avionëve “Airbus” po dominon ekspozitën, një prej objekteve fluturues për të cilin po flitet më tepër, është ky avion i vogël tre metra i gjatë, i quajtur THOR.

Ai nuk duket si novacion. Avioni i vogël pa pilot, vetëm 3.7 metra i gjetë, i ngjan paksa një modeli avioni të madh.

THOR, thuajse i printuar plotësisht me teknologjinë tre dimensionale, peshon pak më tepër se 21 kilogramë, përfshirë motorin elektrik, baterinë dhe trupin.

“Ky është një avion i printuar i tëri. Është hera e parë që ne në firmën Airbus jo vetëm printojmë pjesë të vogla, por një sistem të tërë, një avion të madh fluturues,” – thotëinxhinieri i Airbus-it, Gunnar Haase.

“Airbus” dhe kompania rivale amerikane “Boeing” tashmë kanë filluar teknologjinë e printimit tre dimensional në avionët e tyre ekzistues, por vetëm për disa pjesë të veçanta.

I gjithë avioni THOR – përveç motorit, baterisë dhe rrotave të zbritjes, është realizuar me printim tre-dimensional.

Inxhinieri Haase thotë se ky është një eksperiment, i cili mund të vazhdojë të zbatohet gjerësisht në prodhimin e avionëve në të ardhmen.

“Avantazhi i printimit tre dimensional është se ata janë shumë të shpejtë. Me të marrë projektin, çdo pjesë e tij printohet shumë shpejt dhe secila prje tyre është 100 për qind e riprodhueshme.” – thotë ai.

Firma Airbus ka paraqitur në ekspozitë avionin e tipit A320 Neo.

Varianti Neo i modelit A320 ka një motorr të përmirësuar, më efiçent në përdorimin e energjisë.

Unë mendoj se prirja që kemi për të parë në industrinë e aviacionit në vitet e ardhshme, është e qartë. Ka të bëjë me ndërtimin e një numri përherë e më të madh avionësh efiçentë dhe përdorimin e komponentëve më të lehtë. Kjo do ta ndryshojë mënyrën e ndërtimit të avionëve në të ardhmen,”- thotë Hasse.

Ekspozita ajore në Berlin ze një sipërfaqe prej 250 mijë metrash katrore dhe konsiderohet si një nga më të rëndësishmet për Europën. Atje ekspozohen teknologjitë më të reja. Këtë vit ka një numër të madh kompanish të avionëve pa pilot që kanë paraqitur prodhimet e tyre më të fundit.

Firma gjermane “Aerolution Systems” ka ekspozuar dronin hibrid

“Songbird”, i cili mund të ngrihet vertikalisht dhe pastaj, në ajër shndërrohet në një avion të zakonshëm pa motorr.

Avioni mund të pajiset me kamera të ndryshme, si ato termale, ose kamera që përdoren për të matur distancat.

“Songbird është një dron hibrid, sepse ai mund të ngrihet dhe ulet vertikalisht, por ai njëkohësisht, mund të rrëshqasë si avion,”- shpjegon

Matthias Meyer, shef ekzekutiv i kompanisë “Aerolution Systems”.

Avantazhi i tij është se mund të fluturojë për një orë, ndryshe nga dronët e tjerë, që fluturojnë vetëm për 20 minuta, maksimumi deri në gjysëm ore. (voa)

korupcioni percepcioniSondazhi, 89 përqind e qytetarëve mendojnë se ky fenomen është i përhapur ose shumë i përhapur. Ambasadori Lu: Korrupsioni në drejtësi jo vetëm që lejon gjykatësit e politikanët të mbushin xhepat me para të pista por po shkatërron dhe jetët e njerëzve të thjeshtë

Në Shqipëri, një sondazh mbi nivelin e korrupsionit tregon se pothuajse 89 përqind e qytetarëve mendojnë se ky fenomen është i përhapur ose shumë i përhapur, dhe 1 në 3 shqiptarë mendojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me tre vite më parë. Doganierët, gjykatësit, prokurorët dhe drejtuesit politik konsiderohen si më të korruptuarit. Për ambasadorin amerikan, korrupsioni në drejtësi jo vetëm që lejon gjykatësit e politikanët të mbushin xhepat me para të pista por po shkatërron dhe jetët e njerëzve të thjeshtë

Studimi i kryer nga Istituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi konfirmoi dhe një herë tjetër se korrupsioni mbetet një fenomen shqetësues në Shqipëri. Vetëm 8 përqind e qytetarëve mendojnë se nuk ekziston ose është fare pak i përhapur, ndërkohë që 38 përqind mendojnë se është i përhapur, ndërsa më shumë se gjysma, 51 përqind, se është shumë i përhapur. 1 ndër 3 shqiptarë vlerësojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me 3 vjet më parë, ndërsa 37 përqind janë të mendimit se është në të njejtin nivel.

Po ashtu nuk kanë ndryshuar as percpetimet mbi zyrtarët më të korruptuar. Mësuesit e shkollave, drejtuesit fetar, presidenti i Republikës dhe mediat, janë të vetmet të cilat vlerësohen si më pak të korruptuara, të gjithë zyrtarët e tjerë janë në zonën negative të vlerësimit, ku në majë gjenden doganierët, gjykatësit, prokurorët dhe drejtuesit politik, si kategoritë më të korruptuara.

Megjithatë sondazhi ka treguar se ka një rënie të përvojave personale me korrupsionin, nga 57 përqind në 2010 në 44 përqind në vitin 2015.

Ne Shqipëri vijon të mbetet problem transparenca, ku të dhënat dëshmojnë se të gjitha isnstitucionet vlerësohen me më pak se mesataraja e pikëve, me ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Jashtme që kanë vlerësimin më pozitiv. Edhe besimi në institucione mbetet shumë i ulët, me një mesatare prej 37 pikësh, nga 100 që tregon maksimumin e besimit. Përvec policisë së shtetit, të gjitha të tjerat janë poshtë mesatares. Vlerësimin më negativ, e kanë sërish Gjykatat, parlamenti sindikatat dhe partitë politike.

I pranishëm në publikimin e këtyre rezultateve, ambasadori amerikan Donald Lu tha se “studimi vazhdon të tregojë se problemet më të mëdha të korrupsionit mbeten tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Nuk habitem aspak nga ky përfundim që tregon se populli shqiptar e kupton vërtet se çfarë ndodh me korrupsionin në vendin e tij. Ka ardhur koha që politikanët të fillojnë ta dëgjojnë”.

Ambasadori Lu duke ju referuar historisë së një gruaje e cila kishte humbur pasurinë dhe të drejtën mbi fëmijët, në gjyqin e divorcit përballë një bashkëshorti të dhunshëm e të dënuar më parë për krime seksuale u shpreh se “korrupsioni në drejtësi jo vetëm që i lejon gjyqtarët dhe politikanët të mbushin xhepat me para të pista; ai po shkatërron jetët e njerëzve të zakonshëm e të ndershëm. Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, ndërsa gratë, të varfërit dhe ata pa pushtet politik janë viktimat”. (voa)

Brukseli Shqipërisë: të përfundojë reforma në drejtësi

Bashkimi Europian i bën thirrje Shqipërië të përfundojë paketën ligjore për reformën në drejtësi, në qfotëse dëshiron të hapen negociatat për antarësim në BE.

HahnDuke iu referuar prezantimit të Shqipërisë për herë të parë në Kampionatin Europian të Futbollit në Francë, komisari i BE-së për zgjerimin Johannes Hahn, në deklaratën e tij të martën (01.05) tha, se “ditët e ardhëshme do të jenë përcaktuese për Shqipërinë, nëse ajo do të avancojë në Kampionatin Europian apo të të qendrojë në vend.”

BE-ja dhe SHBA-ja e kanë mbështetur Tiranën në hartimin e draftit për paketën e reformës në drejtësi, e cila konsiderohet si kyç në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet, e veçanërisht në sistemin e drejtësisë.

Parlamenti i Shqipërisë ndodhet nën presion për ta kaluar reformën në drejtësi deri në fund të muajit, në mënyrë që Brukseli të bindet për të autorizuar negociatat e antarësimit.

Por në parlament ka mosmarrëveshje. Koalicioni qeverisës i socialistëve nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama nuk e arrin shumicën e domosdoshme prej dy të tretave nga 140 deputetët që ka parlamenti për miratimin e ndryshimeve kushtuetse.

Pavarësisht vizitave të rregullta të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së, partia demokratike në opozitë nën drejtimin e Lulzim Bashës reziston në miratimin përfundimtar të draftit.

Hahn u bëri thirrje të gjitha partive “të vendosin interesin e vendit dhe të qytetarëve të tyre mbi atë individual dhe të gjejnë kompromise.”

“Miratimi i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj me konseguencë është tani kyç”, tha Hahn. “Kjo jo vetëm që do të gjejë mbështetjen e madhe publike në Shqipëri për reformimin e sisitemit të drejtësisë, por njëkohësisht do të jetë edhe një sinjal i qartë për angazhimin për standardet europiane dhe procesin e integrimit europian.” (dw)