Festat e fundvitit, policia në shërbim të përforcuar

policaaaaaaaaaaaPolicia shton masat për natën e ndërrimit të viteve, edhe për ditët e para të vitit të ri. Duke filluar nga sot deri më datë 4 janar 2017 do të ketë shtim të  prezencës policore në të gjithë territorin e vendit. Në  të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe është vendosur  një grup i FNSH-së, të cilët po ashtu do të patrullojnë akset kryesore.

Në të gjitha Pikat e Kalimit të Kontrollit Kufitar janë marrë masat për shtim të sporteleve dhe të burimeve njerëzore ndërsa për monitorimin e situatës në të gjithë vendin, në gadishmëri janë edhe efektivët e Drejtorisë së Antiterrorit si dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm.

Gjatë 72 orëve, do të angazhohen në patrullim gjithsej 4500 punonjës policie në 2460. Patrulla të Përgjithshme, 780 punonjës të policisë rrugore, 21 grupe të FNSH-së , 54 forca të Repartit Special RENEA, 40 forca të Forcës së Posaçme Operacionale, 50 forca të Drejtorisë së Antiterrorit dhe Njësia Operacionale Antiterrorizëm, 760 punonjës të Policisë Kufitare dhe 155 agjentë e specialistë të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Sektorit kundër Krimeve të Rënda.

Një orë para momentit të ndërrimit të viteve në sheshet kryesore të qyteteve të vendit do të shtohen policët nën drejtimin e  vetë drejtorëve të drejtorive vendore , shefa komisariatesh etj.

Policia u bën dhe një herë thirrje të gjithë prindërve që të mos lejojnë fëmijët të përdorin fishekzjarret pa praninë e tyre, ndërsa drejtuesit e mjeteve të mos përdorin alkool. / Top Channel

 

Festa në acar, nata e vitit të ri me temperatura deri në -10 gradë Celcius

temperaturaNata e ndërrimit të viteve do të jetë me temperatura të ftohta dhe ngricë të cilat do të vijojnë edhe në ditet e para të vitit 2017. Meteorologët parashikojne që në datën 31 temperaturat do të shënojnë -10 gradë celcius në zonat malore dhe deri në -8 në zonat e ulëta dhe bregdet.

“Orët e para të vitit 2017 do të karakterizohen nga një mot i kthjellët por i ftohtë si pasojë e rrymave të ftohta arktike që kanë prekur Europën Lindore, Ballkanin dhe vendin tonë. Qytetet me temperatura të ulëta do të jenë Korça, Peshkopia dhe Kukësi deri në-10 gradë Celcius. Edhe në zonat e ulëta, Tirana, Berati, Gjirokastra, do të shënojën temperatura -2 deri në -8 gradë Celcius. Në fillimin e javës pritet të ketë një rritje të lehtë të temperaturave ”, thotë meteorologia Rezarta Xhakollari.

Dita e tretë e vitit është parashikuar me reshje bore në verilindje dhe juglindje të vendit. Temperaturat pritet të pësojnë një rritje të lehtë në mesin e javës ndërsa në fundjavën e parë të vitit 2017 rikthehen temperaturat e ftohta në vlera negative në të gjithë vendin tonë.

/ Top Channel

Përsëri po na servohet një çorbë e re me shije të vjetër.

Nga takimi me Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama, i cili është për tu përshëndetur doli një vjetërsi e re.

Departament, Sektor ose Ministri e Komuniteteve. Kryetarë e Komisionit parlamentar për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve është ajo Monstra Bozhinovska që për shqiptarët kërkoi thika të gjata.

Derdimeni Gjorge Ivanov e tha shumë bukur. Kushtetuta e vendit e garanton sistemin Unitarist të vendit.

Sistem unitarist do të thotë: një shtet një komb.

Dmth, bartës i sovranitetit në Fyrom janë fyromistët. Të tjerët janë vetëm numra.

O-o-o nj-e-e-e-r-e-z, sistemi unitarist është problemi kryesor. Që të ekzistojë Fyromi duhet të ndryshohet Kushtetuta e vendit bashkë me emrin. Në rast se shqiptarët nuk janë në Preambulën e Kushtetutës edhe më tutje do të l-y-p-i-n të drejta dhe departamente. Tema kryesore e të gjitha aktiviteteve politike tek shqiptarët duhet të jetë ndryshimi i Kushtetutës. Në rast se nuk bëhet kjo punë, shqiptarët edhe më tutje do të jenë dekor Fyromist.

Duke thënë me mijëra here se Maqedonia kurrë nuk do të federalizohet dhe nuk do ta ndërrojë karakterin unitarist, ai në mënyrë të kristaltë u tregoi shqiptarëve se cilën rrugë duhet ta ndjekin. Projekti për federalizim të Fyromit është i gatshëm që një vjet e gjysmë. U poqën kushtet qe ai të shtrohet në tavolinë. (Shpëtim Pollozhani)

Ekskluzive: Deklarata parasheh zbardhje të “Kumanovës”, “Monstrës”, “Sopotit” dhe “Brodecit”

ramaDraft Deklarata e darkorduar mes liderëve të partive politike shqiptare te kryeministri Edi Rama parashikon zbardhjen e disa rasteve për të cilat në opinion vite të tëra janë ngritur…

Draft Deklarata e darkorduar mes liderëve të partive politike shqiptare te kryeministri Edi Rama parashikon zbardhjen e disa rasteve për të cilat në opinion vite të tëra janë ngritur dyshime se janë raste të montuara. Kështu, draft versionin e Deklaratës të cilën e ka parë gazeta KOHA, taksativisht përmend zbardhjen e Sopotit, Brodecit, Monstrës dhe Kumanovës, përmes një trupe hetimorë ose komisioni ndërkombëtar. “Zbardhje e plotë e cështjeve dhe proceseve gjyqësore si Sopoti, Brodeci, Monstra, Kumanva nëpërmjet një komisioni hetimor ose një trupe të pavarur ndërkombëtare”, thuhet në draft versionin e Deklaratës së dokorduar mes Ali Ahmetit, Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës te kryeministri Rama. Ky obligim parashihet në pikën e quajtur “Përforcimi i sundimit të së drejtës, si parakusht për ecurinë e procesit të integrimit euro-atlantik”. Gjithashtu në këtë pjesë parashihet edhe përkrahja e plotë e punës së Prokurorisë Speciale të prokurores Katica Janeva si dhe zbatim të planit të reformave në përputhje me Marrëveshjen e Shkupit. Një pikë tjetër në sferën e drejtësisë është edhe realizimi i përfaqësimi i drejtë në organet e drejtësisë dhe të sigurisë. Në pjesë e reformavd është edhe ajo e ” Kodit zgjedhor dhe rishikimi i zonave elektorale për të siguruar barazinë e distrikteve të zonave me shumicë shqiptare në krahasim me distriktet tjera”.

Shqipëri: Të ndëshkuarit e parë nga zbatimi i ligjit të dekriminalizimit

Dy anëtarëve të parlamentit dhe një kryetari bashkie iu është ndërprerë mandati nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve. Shkak e kaluara kriminale, pasi rezultonin të dënuar jashtë Shqipërisë.

drejtesiaNjë vit më parë parlameti shqiptar miratoi ligjin e dekriminalizimit, i përshkruar nga faktori ndërkombëtar si “ligji më i ashpër në Europë kundër depërtimit të kriminelëve në politikë”. Në thelb ligji pengon kandidimin në zgjedhjet vendore apo të përgjithshme, si dhe emërimin në funksione të larta të personave me të kaluar paligjshmërie, do të thotë të dënuar nga gjykatat brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Mazhoranca dhe opozita, pavarësisht pozicioneve partizane dhe me akuza të ndërsjella, arritën nën presionin e fortë të diplomatëve perëdimorë të akredituar në Tiranë, të bashkonin votat në sallën e parlamentit duke e miratuar ligjin, që paraprakisht ishte konsultuar dhe nga ekspertë të BE-së dhe SHBA-ve.

Por një vit pas këtij akti të vullnetit të mirë të deputetëve të majtë dhe të djathtë, konkretizimi i procesit të dekriminalizimit u shdërrua në retorikë politike, duke humbur shumë kohë dhe energji me “gjetjen e fajit tek kundërshtari” për  mbipopullimin e institucioneve në rang kombëtar dhe lokal me të zgjedhur apo emëruar me të kaluar të errët, deri dhe pjesmarrje në organizata kriminale për trafiqe të qënieve njerëzore, lëndëve narkotike etj. Shpërndarja e një formulari për pastërtinë penale të zyrtarëve të lartë u kthye në një proces gati qesharak, ku rezultonin shumë persona të prezantoheshin me disa emra në të kaluarën, sidomos gjatë periudhave të emigracionit pas viteve ’90. Dyshimeve se ndërrimi i identitetit ishte për fshehje nga organet e drejtësisë, mjaft nga këta zyrtarë i justifikonin me rrethana familjariteti apo gustoje.

Një seksion i posaçëm i Prokurorisë së Republikës filloi verifikimet më të thelluara për rastet e raportuara si aktivitete kriminale. Dhe pas një viti erdhi rezultati i parë: dy deputetë të parlamentit, Shkëlqim Selami i LSI-së dhe Dashamir Tahiri i PDIU-së, si dhe kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, do të duhet të lenë mandatet e tyre, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, në Tiranë ka marrë në konsideratë një kërkesë nga Prokuroria se të tre personat preken nga ligji i dekriminalizimit.

Vendimi i së enjtes (29.12.2016) i KQZ-së është përshëndetur nga të gjtha palët politike. Ambasada e SHBA-së në Tiranë menjëherë publikoi në faqen e saj online një deklaratë mbështetëse duke e vlerësuar si “një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë  në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve”, thuhej mes të tjerave në qëndrimin zyrtar të amabsadës së SHBA-së në Tiranë.

Dy deputetët, Selami dhe Tahiri thanë se do ta apelojnë vendimin e KQZ-së, ndërkohë që një qëndrim të tillë ka shprehur dhe avokati mbrojtës i kryebashkiakut Roshi. Kryeministri Edi Rama vetëm pak kohë pas verdiktit të KQZ-së firmosi shkarkimin nga detyra të Elvis Roshit, siç arsyetohej “për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit”, një vendim qeveritar që ka efekt të menjëhershëm.

Fillimi i një procesi të pashmangshëm

Analisti i medias Aleksandër Çipa, kryetar i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë e përshkruan si historik vendimin e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një rast historik. Është akti i parë i këtij lloji në historinë e munguar të politikës postkomuniste, thotë ai për Deutsche Welle-n.

“Nuk ka një arsye politike, por thjesht për shkak të kriterit dekriminalizues të përfaqësimit politik në nivelet e larta. Unë mendoj se ky është thjesht një fillim i një procesi që pashmangshmërisht do t’i japë fund stanjacionit të ndyrë shqiptar. Kjo është nisje në zbatimin e një reforme, vonesa e së cilës e ka futur në depresion të rëndë shoqërine shqiptare. Në një kontekst tjetër, kjo është fillesë reale e shembjes së një Parlamenti, i cili duhet të themi se shembjen morale e ka mbartur qysh në fillim të mandatit të tij”.

Për Aleksandër Çipën kjo reformë nuk ka të bëjë me vullnetin e anëtarëve të Parlamentit, por me një meritë të madhe të dy faktorëve strategjikë të vendit,  SHBA-ve dhe BE-së.

“Ky parlament dhe partitokracia e vjetër e vendit i konsumuan të gjitha mjetet penguese e vonuese të kësaj reforme. Unë kam besuar se faktori ndërkombëtar do t’ia dilte ta vinte në lëvizje zbatuese reformën dekriminalizuese të politikës shqiptare”.

Zbatimi i dekriminalizimit afron më shumë të rinj në institucione

Ilir Aliaj, drejtor i Qendrës për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, një organizatë joqeveritare e njohur në Shqipëri, mendon se vendimi i së enjtes i KQZ- së ka qenë pritur prej kohësh.

“Ligji i dekriminalizimit ka një periudhë prej një viti që është miratuar në parlament dhe vetëm tani filloi të funksionojë. Askush nuk e di se pse gjithë kjo kohë e gjatë pritjeje, megjithatë, më mirë vonë së kurrë. E rëndësishme është që ligji filloi të zbatohet. Unë besoj që për botën e krimit nuk do të ketë më vend në institucionet publike ç’ka do të sjellë hapësirë për njerëz të rinj dhe të shkolluar dhe që janë të gatshëm për të shërbyer më mirë për qytetarët” – thotë Aliaj për Deutsche Welle-n..

Dekriminalizimi paralel me Vetting-un

Analisti Aleksandër Çipa i shikon të lidhur me njeri-tjetrin zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe atë të Vetting-ut në sistemin e drejtësisë, sipas tij, të dy aktet do ta nxjerrin shoqërinë dhe shtetin institucional shqiptar nga kthetrat e kapjes së gjatë. Vetting-u, ose procesi i kontrollit mbi figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të shembë përfundimisht absolutizmin e drejtimit dhe zotërimit politik prej liderëve dhe nënshtrimin e shumëkujt me pasje apo me autoritet nga ligji, thotë ai për Deutsche Welle-n.

“Parashikoj pengesa dhe manovra bllokuese nga kasta e vjetër e politikës dhe e gjyqtarëve e prokurorëve, nga avokatët dhe gjithë sistemi që po shembet, por sistemit i është ndryshuar arkitektura dhe koha në favor të kapësve të rinj apo të vjetër, është në disfavor dhe e pamjaftueshme për ta. Ky është një moment që ligji i Vetting-ut mundëson përfshirjen në sistem të gjeneratës së re të juristëve dhe ekspertëve të pamolepsur dhe të ardhur nga jeta e kalifikimi në vendet perëndimore. Faktori ndërkombëtar duhet jo vetëm të monitorojë, por të selektojë dhe implementojë kriteret e pastërtisë, transparencës dhe së pari meritokracisë kualifikuese për pjestarët që do të përfshihen në sistemin e ri të drejtësisë shqiptare”. (dw)

Aktakuzë politike, e montuar dhe në shkelje të Kodit të Procedurës Penale

lvv_Aktakuza për terriorizëm ndaj katër aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është shkelje e procedurave te Kodit Penal të Republikës së Kosovë Kosovës. Prokurori i rastit Abdurrahim Islami, i cili e ka ngritur aktakuzën, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi qëndron jashtëligjshëm në Prokurorinë Speciale. Prezantimin e këtyre fakteve dhe fakteve të tjera në lidhje me aktakuzën e ngritur ndaj Adea Batushës, Atdhe Arifit, Egzon Halitit dhe Frashër Krasniqit, por edhe një raporti të forenzikes të ditarit të Astrit Deharit, e bëri permes një konference për media Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj.

Historiku i gjithë këtij procesi gjyqësor tregon se ky rast është i montuar dhe ketë më së miri e dëshmojnë konferencat e shumta për media nga organet e rendit dhe drejtësisë për këtë rast. E së fundi, edhe aktakuza e ngritur ndaj katër aktivistëve, u paralajmërua nga Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

“Pas katër muaj hetime, prokuroria ka dështuar sa i përket posedimit të çfarëdo prove apo fakti që dëshmon se aktivistët tanë kanë qenë të përfshirë në rastin për të cilin po akuzohen”, theksoi Dardan Molliqaj, duke treguar më tej se akuza është ngritur pa përfunduar hetimet dhe ende pa e marrë raportin e forenzikës, si dhe duke shtuar se ka pasur edhe fshehje të provave shfajësuese.

Tutje, Molliqaj tha se një shkelje tjetër është se edhe pas ngritjes së aktakuzës, prokurori i rastit nuk ia ka dorëzuar provat fizike as të pandehurve e as mbrojtësve të tyre. Ai tha po ashtu se asnjëri nga dëshmitarët nuk ka kredibilitet, kurse prokurori për katër muaj nuk ka treguar për asnjërin nga të arrestuarit asgjë të vetme. Si dhe, tha se prokurori nuk është marrë fare me alibitë e aktivistëve.

“Dëshmitë për alibinë tonë, pra se ku ka qenë vendndodhja e aktivistëve tane është e pamohueshme, por prokurori i rastiti as që i ka marr në ekzaminim ato, pasi që ajo do të dëshmonte që asnjëri prej aktivistëve tanë nuk është i përfshirë në këtë rast”, shtoi Molliqaj, duke kërkuar tutje sqarime se pse për rastin e Kuvendit ka pasur kaq shumë spekulime, teksa pë rastet e tjera si sulmi ndaj RTK’së, nuk është bërë asgjë e vetme.

Ndër të tjera, Molliqaj prezantoi edhe raportin e forenzikës i cili konstaton se nga ditari i Astritit nuk vërehet askund gjendje e rëndë emocionale e tij, e as ndonjë plan me determinim negativ, si dhe lexoi pjesëza që kundërshtojnë thelbësisht interpretimet spekuluese që disa media tentuan t’ia bëjnë pjesëzave të ditarit. Nga pjesët e lexuara nga ditari, Astriti e përshkruan vizitën e Molliqajt si të këndshme dhe tregon se është i bindur në pafajësinë e tij dhe të bashkaktivistëve.

“Shteti i Kosovës, policia dhe klani ‘Pronto’ e ka parasysh që e gjithë kjo që ka ndodhur është një montim politik, dhe që e gjitha është në favorin e aktivistëve tanë. Këta kanë kanë ngritur një aktakuzë që në fakt po del që vetëm aktakuzë nuk është.  Ky tekst është në fakt teksti që është publikuar nga gazeta Express në fillim kur janë arrestuar aktivistët, pra asnjë provë e as një dëshmi e re”, përfundoi Molliqaj. (LVV)

 

“Dekriminalizimi” në Kushtetuese, avokati i Roshit: Padi kundër ligjit

dekriminalizimiVendimi i së enjtes i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për heqjen e mandatit për kryetarin e Bashkisë së Kavajës Elvis Roshi dhe dy deputetëve Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, ka sjell dhe një tjetër ngërç juridik, i cili mund të çojë deri në rrëzimin e gjithë ligjit të Dekriminalizimit.

I kontaktuar nga Top Channel, avokati mbrojtësi i Elvis Roshit, Theodhori Sollaku ka konfirmuar se do të ankimohet vendimi i KQZ-së, referuar nenit 115 të Kushtetutës së Shqipërisë.

Por ajo që Sollaku ka konfirmuar tjetër, është se kërkesa që ai pritet të depozitojë në Gjykatë, do të përmbajë papajtueshmërinë e ligjit, të ashtuquajtur të dekrimnalizimit, me Kushtetutën. Duke marrë parasysh dhe faktin se shumë herë është thënë, nga juristë por edhe politikan se ky ligj është më i ashpri në botë dhe në kufjitë e anti-kushtetueshmërisë, një analizë e tij nga Gjykata Kushtetuese mund të çonte dhe në rrëzimin e ligjit.

Më e komplikuar duket situata për deputetët Dashamir Tahiri dhe Shkëlqim Selami, të cilët për shkak të mosparashikimit në ligj të ankimimit, ende nuk janë të qartë se ku do depozitojnë kërkesën e tyre, në kolegjin zgjedhor, siç parashikon Kodi Zgjedhor apo në Gjykatën Administrative, duke qënë se vendimi i KQZ, konsiderohet si akt administrativ.

Por pavarësisht përplasjeve ligjore dhe ankimimeve të mundshme, Kryeministri Rama ka firmosur pasditen e së enjtes shkarkimin e Elvis Rroshit, i cili do t’i dërgohet Presidentit Bujar Nishani. Ky i fundit, duhet të shpallë zgjedhjet në Kavajë jo më parë se 30 ditë e jo më vonë se 45 ditë nga marrja e njoftimit zyrtar. Por ky afat më shumë gjasa do të shtyhet, duke marrë parasysh dhe vendimin e Rroshit dhe avokateve të tij për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese. Edhe mbledhja e KQZ për zëvendësimin e deputetëve Tahiri dhe Selami do të jetë në varësi të ankimimeve të dy deputetëve.

/ Top Channel“

Serbia vazhdon modernizimin e ushtrisë, blenë 9 helikopterë të rinj

vuciclavrovSerbia e ka nënshkruar një kontratë të re për modernizimin e ushtrisë së saj, duke blerë edhe nëntë helikopterë nga kompania Airbus. Kjo vetëm sa do të rrisë më shumë garën ushtarake që u nxit nga vendimi paraprak i Rusisë për t’i falur këtij shteti ballkanik disa aeroplan luftarak, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.

Ministria e mbrojtjes së Serbisë ka njoftuar se marrëveshja thotë se Beogradi do të blejë helikopterët e llojit H-145-M për shfrytëzime të ndryshme, edhe nga ushtria edhe nga policia serbe.

Në kuadër të marrëveshjes përfshihen pjesë rezervë, trajnime për pilotët dhe ekipe të mirëmbajtjes për helikopterët.

Gjatë dhjetorit, Rusia ka njoftuar se ka vendosur t’ia fal Serbisë gjashtë aeroplanë të vjetër MiG-29, për të cilat Beogradi duhet të harxhojë 180 milionë për riparimin e tyre. Modernizimi i nisur i ushtrisë serbe ka nxitur garë me Kroacinë, vendin anëtar të NATO-s me të cilën Serbia ka qenë në luftë gjatë viteve të ’90-ta.

Zagrebi ka njoftuar se ka vendosur të zëvendësojë flotën e saj të vjetër të aeroplanëve luftarak, MiG-21 me aeroplanë të shteteve perëndimore.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës së fund vitit ka hedhur poshtë kritikat e perëndimit për kontratat e reja ushtarake.

“Jam krenar që më në fund e kemi një forcë ajrore e cila do të mbajë qiellin tonë të lirë”, ka thënë ai dhe ka shtuar: “Serbia tani do jetë një vend më i sigurt se dje”.

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit, Serbia nuk dëshiron anëtarësim në NATO-, ndonëse është në proces të afrimit me Bashkimin Evropian. (rel)

Mblidhet parlamenti i Maqedonisë

kuvendi-irmTë premten u bë konstituimi i parlamentit të Maqedonisë, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Megjithatë, ende nuk dihet se kush do të jetë kryetar i tij. Nga ana tjetër, asgjë zyrtare për bisedime në lidhje me formimin e qeverisë së re.

Parlamenti i ri i Maqedonisë i dalë nga zgjedhjet e 11 djetorit u mblodh sot, për të verifikuar mandatet e secilit prej deputetëve. Por seancës i paraprinë pakënaqësi, të shprehura sidomos nga Lidhja Social-Demokrate maqedonase për shkak të drejtimit me të nga ish-kryetari i parlamentit Trajko Velanovski dhe jo nga deputeti më i moshuar siç është tradita. Deputeti më i moshuar në këtë rast është Branko Manojlovski, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ai është shqiptar nga Reka e Epërme në Maqedoninë perëndimore. Por, me që seancat parlamentare nuk drejtohen në gjuhën shqipe, VMRO-DPMNE-ja dhe ish-kryetari i parlamentit Velanovski e thyen traditën, duke u thirrë në ndryshimet e ligjit për parlamentin.

Sidoqoftë, në seancën e sotme nuk u arrit as të zgjidhjet kryetari i ri i parlamentit. Kjo për shkak se ende nuk dihet se kush do ta formojë qeverinë e vendit. Sipas pritjeve, ky post mund t’i takojë ndonjërës prej partive shqiptare.

Ndërkohë, pati edhe reagime nga Lëvizja Besa, përkatësisht ligjvënësi i ri Zeqirja Ibrahimi kërkoi që të mos i verifikohej mandati i deputetit Johan Tarçullovskit, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, i cili ish i akuzuar nga Gjykata për krime në Hagë për shkak të vrasjes së dhjetë civilëve në fshatin Lubeten në Shkupit pak ditë para arritjes së Marrvëshjes së Ohrit në vitin 2001. Tarçullovski për këtë ka vuajtur 2/3 e kohëzgjatjes së dëmimit ose tetë vjet burg.

Në seancë nuk morën pjesë dy deputetët e Partisë Demokratike Shqiptare, një nga ta vetë Menduh Thaçi, i cili përmes Fejsbukut ka njoftuar dorëheqjen nga kreu i partisë.

Në ditët e para të Vitit të ri 2017 parlamenti pritet të zgjedh kryetarin dhe organet tjera drejtuese.

VMRO-DPMNE ka 51 mandate, por ka shumë paqartësi nëse do të arrijë ta formojë qeverinë, për çka nevojiten 61 vota. Lidhja Social Demokrate ka 49 deputetë, BDI 10, Lëvizja Besa 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 deputetë. (voa)

Srpska “ngrin” çdo lidhje me institucionet qendrore të Kosovës

parlamenti-ksDeputetët serbë në kuvendin e Kosovës thonë se ata njohin si kryeministër të tyre vetëm Aleksandër Vuçiqin. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa kundërpërgjigjet: Vendimet e “Srpska” – destruktive e të papranueshme.

Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, pas një takimi që zhvilluan një ditë më parë në Beograd me kryeministrin e Serbisë, vendosën që të ngrijnë çdo bashkëpunim me institucionet e Kosovës. Nëpërmjet një komunikatë për media të publikuar më datën 28.12, thuhet se “përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ngrijnë pjesëmarrjen në institucionet qendrore të Kosovës, që përfshin si ekzekutivin dhe legjislativin”.

Lista Srpska: Vuçiq është kryeministër i qeverisë tonë të vetme

“Aleksandar Vuçiq është kryeministër i qeverisë tonë të vetme dhe autoriteti i tij, si për ne, ashtu edhe për të gjithë serbët në Kosovë, është i padiskutueshëm. Për këtë arsye, ne, deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e institucioneve të përkohshme në Kosovë, shpallim se do të zbatojmë të gjitha vendimet e kryeministrit Vuçiq dhe do ta ngrijmë pjesëmarrjen në punën e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Acarimi i raporteve ndërmjet qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Isa Mustafa dhe Listës Srpska, erdhi pasi Mustafa shkarkoi ministrin serb të Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Maric, ndërsa, në vend të tij, emëroi Mirjana Jevtic, me të cilin nuk u pajtua Lista Srpska. Në komunikatën për media të këtij subjekti politik, thuhet se, ”në përputhje me kërkesën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, Mirjana Jevtiq do të tërhiqet nga posti i ministres së Administrimit të Pushtetit Lokal”. Kjo e fundit akoma nuk është deklaruar nëse do të tërhiqet nga detyra e ministres, mirëpo, lista Srpska, thotë se “tërheqja e Jevtiqit nga posti i ministres, bëhet për faktin se ajo është serbe e Kosovës dhe e respekton autoritetin dhe kërkesën e kryeministrit të Republikës së Serbisë”.

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili vendimin e Listës Srpska dhe “direktivat e qeverisë së Serbisë janë destruktive dhe të papranueshme. “Do të angazhohemi të gjithë që ata të kthehen në Kuvend, që Kuvendi të vazhdojë punën e tij të rregullt, që të kemi ministra serbë në Qeverinë e Kosovës, por jo me çdo kusht individë të caktuar. Sa i përket ndryshimeve, Mariq është shkarkuar si ministër dhe shkarkimi i tij sa i përket këtij mandati është i përhershëm dhe në asnjë rast nuk vjen në shprehje që ne të pendohemi për vendimet, sepse nuk e kam sjellë vendimin që ta kthejë mbrapsht, por që të mos kthehet më sepse ai nuk e meriton, e as e ka merituar të jetë anëtar i Qeverisë së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa në një konferencë të fundvitit për gazetar.

Mustafa: Serbët e Kosovës t’i përfaqësojnë interesat në Parlamentin e Kosovës

Veprimet e listës Srpska, kryeministri Mustafa i quajti të pakuptimta dhe u bëri thirrje atyre që të kthehen në institucionet e Kosovës dhe sipas tij, ata aty duhet të shfaqin dhe të realizojnë interesat e sebëve të Kosovës dhe kjo nuk duhet të bëhet në Serbi. “Serbët në Serbi mund t’i përfaqësojnë interesat e tyre në Parlamentin e Serbisë, pra ata që jetojnë në territorin e Serbisë, ndërsa, serbët që jetojnë në territorin e Kosovës duhet t’i përfaqësojnë interesat e banorëve, qytetarëve të Kosovës në Parlamentin dhe Qeverinë e Kosovës, qofshin ata shqiptarë, turq, malazez, boshnjak, e të tjerë”, tha kryeministri Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa, paralajmëroi se për këto zhvillime do të njoftohet Brukseli zyrtar që është i përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se ai do ta paraqes qëndrimin se “kemi të bëjmë me një qeveri dhe një shtet i cili nuk po i respekton marrëveshjet elementare të arritura dhe nuk është i interesuar përmirësojë raportet”.

Lista “Srpska”, zbehu raportet e saja me institucionet e Kosovës qysh në kohën kur parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për Trepçën. Poashtu Lista Srpska, bojkotoi edhe punimet e kuvendit në kohën kur qeveria tentonte ta kalojë demarkacionin me Malin e Zi. Lista Srpska vazhdon të kërkojë që qeveria të nisë hartimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, si pjesë e marrëveshjes nga dialogu Kosovë-Serbi. Mirëpo, qeveria e Kosovës tashmë disa herë është deklaruar se asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të krijohet vetëm atëherë kur në Kosovë të jenë shuar të gjitha strukturat paralele të Serbisë, disa nga të cilat akoma funksionojnë në Kosovë. (dw)