Konferenca e Sigurisë: Ka filluar rendi i ri botëror?!

mseNë Konferencën e Sigurisë në Mynih do të trajtohen shumë sfida aktuale në botë. Përgjigje deri tani nuk ka, ndërsa organizoatorët presin debate shumë të hapura.

Kriza e demokracisë liberale, terrori i grupeve xhihadiste, çështjet e pazgjidhura territoriale në Paqësor dhe vakuumi i pushtetit që do të linte pas vete tërheqja e SHBA-së nga arkitektura e tanishme e sigurisë – janë vetëm disa nga temat që do të trajtohen në Konferencën e Sigurisë në Mynih, që prezantohen edhe në “Munich Security Report 2017 (MSR)”.  Konferenca e Sigurisë zhvillohet më 17 deri më 19 shkurt dhe konsiderohet si takimi më i rëndësishëm i vitit, kushtuar gjendjes së sigurisë.

Drejtuesi i Konferencës, Wolfgang Ischinger, shkruan në fjalën hyrëse, se siguria ndërkombëtare aktualisht është në gjendjen më të rëndë që nga koha e Luftës së Ftohtë. Kjo ka të bëjë ndoshta me tezën kryesore se ka përfunduar era perëndimore në dominimin e rendit liberal botëror. Autorët shohin si shkak për këtë dobësimin e unitetit brenda Bashkimit Evropian dhe riorientimin e politikës amerikane pas ardhjes së Donald Trump-it në postin e presidentit të SHBA-së.

Kthesa?

Trump-i në fjalën e tij inauguruese nuk i ka përmendur demokracinë, lirinë dhe as të drejtat e njeriut – vlerat kryesore liberale. Edhe drejtori i Konferencës Ischinger i sheh në ofensivë kundërshtarët e shoqërisë së hapur. Njerëzit në Perëndim po e humbasin besimin tek modeli liberal i shoqërisë dhe vlerat elementare. Kështu thuhet në një prej studimeve për këtë Konferencë. Në shumë vende – ndër to edhe në SHBA, Spanjë dhe Gejrmani – njerëzit sot në dallim nga koha para 15 vitesh e konsiderojnë sundimin autoritar si një sistem më të mirë se sa demokracinë.

Asgjë nuk është e vërtetë dhe të gjitha janë të mundura

Një rol të rëndësishëm këtu luan përhapja e lajmeve të gabuara. Fake news paraqesin një sfidë të madhe për debatin e hapur – në veçanti ato në mediat sociale. Kjo është vënë re në fushatën paraelektorale në SHBA dhe po shihet edhe në luftën e Ukrainës. “Rreziku më i madh është humbja e besimit të qytetarëve tek mediat dhe politika”, thuhet në këtë dokument. Problemi është që edhe qeveritë e kanë shumë të vështirë të reagojnë, sespe ndalimi i këtyre burimeve të lajmeve do të ishte cënim i vlerave liberale.

Siria

Rreziqet për shoqërinë e hapur shihen edhe tek konfliktet e shumta, si për shembull në Siri. Prej vitit 2011, sipas OKB-së, kanë humbur jetën mbi 300.000 vetë atje. Ndërsa gjysma e popullit të Sirisë është në arrati. Lufta e Sirisë kaherë është shndërruar në një konflikt ndërkombëtar, thuhet në dokumentet e Konferencës së Sigurisë. Në këtë konflikt janë përzier edhe shumë vende të tjera të rajonit, ndërsa Perëndimi kryesisht po bën sehir. Epoka post-perëndimore duket se ka filluar.

IschingerWolfgang Ischinger , kryetar i Konferencës së Sigurisë në Mynih

Sfidat e tjera

Sfida më e madhe vjen nga grupi xhihadist “Shteti Islamik”. Mbështetësit e tij po i shkelin me këmbë vlerat perëndimore. Disa atentate dhe sulme terroriste të kryera në Evropë dëshmojnë për përzierjen e tyre edhe këtu. Vedet e Evropës po reagojnë në forma të ndryshme. Franca ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme. Ndërsa Gjermania mjaftohet me aksione policore dhe bastisje. Në shtigje afatgjata, Evropa duhet të ketë një reagim të përbashkët dhe unik, thuhet në këtë dokument. Shkaku kryesor i shtimit të sfidave ëshë rekrutimi i luftëtarëve brenda Evropës. Propaganduesit e xhihadizmit i kanë shtuar aktivitetet, ndërkohë që ka dhe një ndërlidhje mes kriminalitetit klasik dhe terrorizmit.

Përgjigjet e Konferencës

Në 90 faqet e Munich Security Report, të përpiluar nga shumë think-tank, flitet për sfidat e shumta aktuale në botë, të cilat mund t’i japin fund rendit të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore. Në Raport flitet për mospajtimet brenda aleancave të vjetra dhe konfliktet me pjesëmarrje ndërkombëtare si dhe zhvillimet në vende të ndryshme.

Autorët nuk kanë formuluar ndonjë përgjigje, të cilat do të formulohen në fund të kësaj jave në Konferencën e Sigurisë. Ambasadori Ishinger shpreson se në Konferencë “do të flitet hapur dhe sinqerisht për dallimet në mendime, interesat dhe vlerat e përbashkëta.”

LewisSanders / Jan David Walter

Kurti: Me Pakon e Ahtisarit shqiptarët e Kosovës janë refugjatë në shtëpitë e tyre

KurtiLëvizja Vetëvendosje organizoi sot tribunë me temën “Plani i Ahtisarit dhe tezat e Vetëvendosjes”, ku drejtues të kësaj partie opozitare numëruan padrejtësitë që besojnë se iu bënë shtetit të Kosovës me Pakon Ahtisari.

Ata kërkuan që të ndërrohet edhe Kushtetuta e Kosovës. Tribuna është mbajtur në 10 vjetorin e protestës ku humbën jetën Arben Xheladini dhe Mon Balaj.

Deputeti Albin Kurti duke folur për mangësitë e Pakos së Marti Ahtisartit, tha se u krijua një fiksim me Pavarësinë si fjalë, shtetin pa e konsideruar në përmbajtjen e saj.

Dhe sipas tij, në krejt pakon e Ahtisarit një herë përmendet fjala ‘shqipja’, ‘te gjuha shqipe’, askund fjala ‘shqiptar’ përveç te fjala ‘komunitetet jo shqiptare’ dhe 37 herë fjala ‘serbe’.

Kurti tha se ishin kritikë para dhjetë viteve se shqiptarët dhe serbët konsiderohen komunitete edhe pse shqiptarët janë mbi 90 për qind e serbët 6 për qind. Pra, ai tha se sipas Pakos së Ahtisariit shqiptarët e Kosovës nuk janë as popull e as komb, sepse njerëzit në Kosovë kjo pako i quan banorë e jo qytetarë. Kurti tha se qytetari është burim i sovranitetit, ndërsa banor është status që mund ta fitojnë edhe refugjatët. Sipas tij, kosovarët po trajtohen si refugjatë në shtëpinë e tyre.

Sipas Kurtit janë gjashtë padrejtësi themelore të Pakos së Ahtisarit.

“Gjashtë padrejtësitë themelore që ne i kemi identifikuar atëherë. Dhe e cila paraqet thelbin e kritikës dhe kundërshtimit tonë që merr shprehjen më të mirë në demonstratën e 10 shkurtit të vitit 2007. Padrejtësia e parë është privilegjet për pakicën serbe për shkak se kështu kërkonte Serbia, e dyta është trashëgimia kulturore me 45 zona eksterritoriale me gjithsej qindra hektarë dhe e cila serbizonte dhe fetarizonte kulturën te ne. E treta është decentralizmi që përmban tri të katërtat e Pakos së Ahtisartit. Padrejtësia e katërt është betonimi i sundimit ndërkombëtar, padrejtësia e pestë është pjesëmarrja e Kosovës në borxhin e jashtëm të Serbisë, ndërkohë që ne nuk kemi marrë pjesë në suksesionin e Jugosllavisë. Dhe krejt në fund është çështja e shuarjes së TMK-së, në vend se të çarmatoset ushtria jugosllave u çarmatos UÇK-ja”, tha Kurti.

Në këtë tribunë me simpatizantët dhe aktivistët e Lëvizjes, kryetari Visar Ymeri, tha se me Pakon e Ahtisarit kompetencat për sovranitetin e Kosovës mbeten në duar të të huajve dhe Kosova mbeti pa sovranitet, pa demokraci, pa drejtësi, në varfëri, pa shkolla pa punë dhe pa ushtri.

“Ne kërkuam sovranitetin si demokraci, si shoqëria jonë e kombi ynë të kenë po aq sovranitet sa vendet fqinje e sa vendet tjera të botës, as një grimë më shumë dhe as një grimë më pak. Fundi fundit kemi pësuar aq shumë në histori, jemi përpjekur dhe luftuar aq shumë në histori sa që sot ta meritojmë këtë dinjitet dhe këtë liri. Pakoja e Ahtisarit nuk u shqetësua për dinjitetin dhe lirinë tonë. Ajo u implementua dhunshëm, madje, duke e nxitur policinë e OKB-së të vrasë protestues paqësorë. Neve na trajtuan si popull të dorës së tretë, këtë nuk kemi për ta harruar kurrë, por jo se duam të hakërrehemi”, tha Ymeri.

Kryetari i VV-së, Ymeri tha se duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës ngase është shteti më i zymtë në botë.

Ndërsa profesori Sadri Fetiu duke kujtuar protestën e 10 shkurtit ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së dy protestuesve.

Për të kujtuar protestën e 10 shkurtit 2007 dhe vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt sot Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar një varg aktivitetesh. Fillimisht janë bërë homazhe tek varrezat e të rënëve në Prishtinë përkatësisht në Podujevë, si dhe janë bërë homazhe tek vendi i rënies, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Për të kujtuar ndodhitë e para dhjetë viteve po ashtu është mbajtur edhe një ekspozitë me fotografi nga protesta e 10 shkurtit. (koha)

Shqipëri-Mali i Zi-Kroaci, dakord për Gazsjellësin Adriatiko-Jonian

gazi ALB-MZ-HRKyediplomatët e Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi ranë dakord në Split për të bashkëpunuar në ndërtimin e Gazsjellësit Adriatiko-Jonian dhe projekte të tjera rajonale me mbështetjen e BE-së.

Takimi trepalësh u fokusua edhe në zgjerimin e dialogut politik mes vendeve, diskutimin mbi bashkëpunimin në fushën sigurisë, ekonomisë, infrastrukturës, transportit, mjedisit, turizimit dhe energjisë.

Sa i takon sigurisë, në fokus të takimit ishte lufta ndaj kërcënimit terrorist. Ministri Bushati vlerësoi bashkëpunimin tashmë të konsoliduar në këtë format trepalësh dhe riafirmoi qëndrimin dhe rolin e Shqipërisë në funksion të forcimit të bashkëpunimit rajonal.

Tre ministrat ranë dakord për konsultime të ngushta dhe qasje të përbashkët në përgatitje të samitit të ardhshëm të NATO-s në Bruksel, si dhe diskutuan mbi mundësinë e kryerjes së takimeve trepalëshe me administratën e re në SHBA. Takimi tjetër i këtij formati trepalësh do të mbahet në Durrës.

/ Top Channel

Lehne: Ballkani nuk është prioritet i Donald Trump

Trumpi serbRoli i ambasadorëve të huaj në rajon ka traditë, thotë Stefan Lehne, ekspert për politikën e Jashtme të BE-së në fondacionin e njohur “Carnegie Europe” në Bruksel, pas disa përplasjeve publike në rajon.

Deutsche Welle: Në disa vende në Ballkan, ambasadorët amerikanë akuzohen nga figura publike për përzierje, madje ushtrim presioni. Në Shqipëri kryeprokurori i vendit bën fjalë për presion, në Maqedoni u fol për ndikim direkt në politikë. Më parë nuk dëgjoheshin kaq hapur zëra të tillë. Si e shpjegoni këtë?

Stefan Lehne: Në fakt më duhet të them, se gjatë angazhimit tim prej 10 vjetësh në Ballkan e kam dëgjuar shpesh këtë. Grindje me politikanëve lokalë dhe ambasadorëve amerikanë ka pasur herë pas here. SHBA janë një vend i fuqishëm, ambasadorët luajnë rol aktiv, kjo sjell herë pas herë fërkime. Nuk shoh ndonjë zhvillim të ri këtu. Roli i diplomacisë ndërkombëtare nuk është aq i fortë si në vitet 90-të, rajoni është stabilizuar, prandaj edhe roli nuk është më aq vendimtar si atëherë, por ky ndikim është prapë i madh, ka prezencë ndërkombëtare, edhe këto vende ndjekin politikën e afrimit me BE-në, këtu ambasadorët luajnë rol të rëndësishëm.

Këtë e kupton shpejt në rajon, ambasadorët i ke mjaft prezentë në media, në vende të tjera nuk është kështu, a është kjo shenja më e qartë edhe e demokracive të brishta në këto vende?

Kjo është një trashëgimi e së shkuarës. Sigurisht roli i bashkësisë ndërkombëtare në vitet 90-të ka qenë i fortë dhe i pazëvendësueshëm, Kosova ka qenë protektorat, Bosnja-Hercegovina po ashtu. Kjo trashëgimi me sa duket vazhdon ende. Por faktikisht ky rol ka ardhur duke u zvogëluar e natyrisht forcat e ndryshme politike në rajon bazohen si edhe më parë tek mbështetja e personaliteteve të huaja, por edhe profilizohen në kurriz të tyre pjesërisht.

Sa kanë të bëjnë zhvillimet e lartpërmendura me ardhjen e një presidenti të ri në SHBA, Donald Trump? Mund të flasim për formacione politike të reja në rajon që duan, le të themi, të fitojnë mbështetjen e Trump për arritjen e projekteve të tyre politike?

Më duket se kemi spekulime më shumë këtu se një bazë të vërtetë. Ajo që mund të thuhet me shumë gjasa është që Ballkani nuk gjendet në prioritetet e administratës së re. Ata kanë shqetësime të tjera, Kina, Meksika, Rusia. Ballkani zë një vend të vogël aty. Ndoshta me zonjën Clinton mund të ishin ndryshe gjërat, për shkak të përvojave të saj personale, si gruaja e ish-presidentit amerikan në vitet 90-të, ajo mund të kishte pasur një lidhje më të fortë me këtë rajon.

Por nga ana përmbajtësore, nuk mendoj se politika amerikane do të ndryshojë shumë, nuk kemi deri më tani ndonjë deklaratë nga ndonjë funksionar. Mendoj se angazhimi do të jetë më i vogël, por kjo nuk do të thotë që s’do të ketë vendin e vet, sepse amerikanët një influencë shumë të madhe në rajon, e mendoj se ambasadorët do të mbeten aktorë të rëndësishëm, edhe ndoshta nëse kanë më pak mbështetje nga Uashingtoni, gjithsesi roli i tyre do të jetë i fortë.

Çfarë ndryshimesh mund të priten në politikën e Trumpit për Ballkanin?

Teorikisht po, por para së gjithash do të ketë shumë më pak angazhim. Besoj do të ketë më pak aktivizëm, por edhe më tej influencë në sfera të caktuara. Ndërsa lidhur me përmbajtjet, tani spekulohet shumë, se si do të jetë marrëdhënia me Rusinë, do të ketë pajtim apo një përplasje të re, kjo mund të ketë ndikime edhe pse jo të drejtpërdrejta në politikën për Ballkanin.

Në ç’kuptim?

E kuptoj se në Serbi ka njerëz që shpresojnë se Trump do të largohet nga mbështetja tradicionale për Kosovën, por unë do të habitesha shumë nëse do të kishte ndryshime tejet themelore në politikën amerikane në këtë drejtim.

Në media flitet edhe për mundësinë e ndryshimit të kufijve në Ballkan, një temë tabu deri më tani. Mendoni se kjo mund të kthehet në një temë nën administratën Trump?

Ka pasur artikuj që sinjalizojnë një hapje për riorganizimin territorial të Ballkanit. Kjo është absolutisht e pakuptueshme për mua, për administratën e re kjo nuk do të jetë një temë parësore. Ata kanë shqetësime të tjera, një politikë e re e ndryshimit të kufijve kërkon një angazhim të jashtëzakonshm e intensiv. Kjo nuk pritet aspak tani. Mendoj, se administrata e Trumpit, kur të zhvillojë politikën për këtë rajon, e kjo do zgjasë disa muaj, sepse ende nuk është përcaktuar personeli, do të ecë në drejtimin mundësisht të ruajë stabilitetin në Ballkan. Jam gati i sigurtë që tendenca e politikës amerikane do të jetë në drejtim të ruajtjes së statusquosë.

Pa harruar që ndryshimi i kufijve nuk do të thotë patjetër paqe, sidomos në Ballkan…

Po, këto janë gjoja-zgjidhje që në fakt rindezin konflikte të reja. Edhe aktorët kryesorë politikë në rajon janë të mendimit se rindarja e territoreve do të sillte më shumë tragjedi se zgjidhje.

Tensionimet e fundit në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, gjendja në Maqedoni, zhvillimet e fundit të bëjnë të pyesësh a po rizgjohen fantazmat e së shkuarës në Ballkan?

Shqetësimi im nuk është ringjallja e konflikteve, por stanjacioni i përgjithshëm, pra kur rajoni nuk ecën përpara, as ekonomikisht, as nga strukturat politike, ose që problemet e mbetura nga e shkuara vazhdojnë të mbeten të ngrira pa bërë progres. Letargjia është rreziku më i madh.

Si e shikoni rolin e BE-së në Ballkan aktualisht. Perceptimi i unionit ka ndryshuar pas krizave brenda BE-së, duket një lloj paralizimi, po e konkurrojnë BE fuqi të tjera si Turqia, SHBA?

Nuk mund të flitet për paralizim. Natyrisht për shkak të krizave të brendshme, influenca e BE-së është zvogëluar, edhe perspektiva e anëtarësimit ka humbur mjaft besueshmërinë, prandaj është e rëndësishme që jo vetëm Komisioni, por edhe vende të tjera si Gjermania apo vende pranë si Italia të mbeten të angazhuara. As vendet e rajonit nuk kanë një alternative tjetër strategjike se orientimi në BE, e as unioni nuk ka alternativë tjetër, pasi ai ka investuar shumë, për t’i hedhur poshtë këto investime. Si në anën ekonomike, ndihma teknike e të tjera, BE është në mënyrë të pakrahasueshme më e angazhuara, se sa vende të tjera, më shumë se SHBA, Rusia, Turqia do të jenë ndonjëherë.

 

Stefan Lehne është studiues i fondacionit “Carnegie Europe” me qendër në Bruksel. Politika e jashtme e BE-së edhe marrëdhëniet e vendeve anëtare si edhe Ballkani janë në fokus të studimeve të tij. (dw)

Rumunët zotohen të demostrojnë deri në dorëheqjen e qeverisë

RumaniaRumunët mbushën përsëri sheshin “Fitorja”, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë Social Demokrate lidhur me një dekret për korrupsionin. Presidenti rumun ka kritikuar ashpër qeverinë në parlament për nxjerrjen e një dekreti sekret pa u konsultuar me parlamentin.
Presidenti i qendrës, Klaus Iohannis, mbështeti qeverinë për të qëndruar në pushtet mes protestave më të mëdha në vend që nga rënia e komunizmit në vitin 1989. Disa protestues janë zotuar për mbajtjen e trysnin deri sa kryeministri të japë dorëheqjen, megjithëse numri i protestuesve ka rënë si në kryeqytetin Bukuresht ashtu edhe në qytete të tjera. Protestuesit brohorisnin në kryeqytet “Të bashkuar ne do të shpëtojmë Rumaninë”. Një protestues thotë se dorëheqja e qeverisë është zgjidhja.

Po mbajmë pozicionet tona dhe duam që qeveria të japë dorëheqjen sepse nuk mund të kemi besim tek kjo qeveri sepse fshehurazi në mes të natës po miratojnë ligje për të mbrojtur politikanë të korruptuar. Nuk e besojmë më këtë qeveri. E vetmja gjë që na jep kënaqësi tani sëthë dorëheqja e kryeministrit dhe qeverisë.”

Qindra mijëra rumunë kanë protestuar nëpër qytete të ndryshme duke mbushur sheshe e bulevarde, skena që nuk kanë kaluar pa vëmendje në vende të tjera të Evropës Lindore të kapluara nga korrupsioni dhe lidhjet e dyshimta mes biznesve dhe politikës që nga rënia e komunizmit.

Dekreti që nxiti protestat do të kishte dekriminalizuar një numër veprash penale dhe mbrojtur shumë zyrtarë nga akuzat për korrupsion. Protestat pritet të vazhdojnë të paktën deri sa parlamenti të votojë për shfuqizimin e dekretit, që pritet të zhvillohet në fund të javës. Qeveria, e cila ka shumicën e mjaftueshme, përballet me votën e mosbesimit në parlament. (voa)

Shtypi gjerman: Kosova dhe “pavarësia e klasit të dytë”

Shtypi gjermanKosova do të ketë kodin e saj telefonik, e Serbia pushtetin – shkruan gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung, e cila analizon edhe gjendjen e brendshme në veri të Kosovës.

Mediat gjermane i kanë kushtuar së fundi vëmendje të madhe gjendjes në Ballkan dhe në veçanti raporteve shqiptaro-serbe, pas murit, arrestimit të Haradinajt, trenit  dhe dështimit të raundit të fundit të dialogut. Gazeta Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ) shkruan se Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 por rezultoi që kjo të jetë një “pavarësi e klasit të dytë”.

“Anëtarësimin e Kosovës në OKB po e eviton Serbia përmes vetos së mikut të saj Rusisë në Këshillin e Sigurimit. Pasi anëtarësimi në OKB është kusht për anëtarësim edhe në shumë organizata të tjera, shkaktohet një reagim zinxhir që rezulton me mbylljen e dyerve në shumë prej tyre”.  Kosova është anëtarësuar në Bankën Botërore, në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe në federatat e futbollit FIFA dhe UEFA. Por jo edhe në organizatat e tjera siç janë Unioni i Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU), një nënorganizatë e OKB-së. Në negociatat e Brukselit palët janë marrë vesh që Kosova të ketë një prefiks telefonik, të cilin Serbia e quan ‘gjeografik’, jo ndërkombëtar. FAZ nënvizon se Serbia i arrin marrëveshjet me Kosovën vetëm nëse bëhet fjalë për Kosovo/a* – pra me një fusnote, që dëshmon se Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës.

Gazeta FAZ shkruan se Kosova ka paguar deri tani rreth 220 milionë euro për shfrytëzimin e prefiksit të Monakos dhe të Sllovenisë për dy rrjetet e telefonisë mobile. Po ashtu për çdo bisedë apo mesazh telefonik Monaco Telecom dhe Telekom Slovenija arkëtojnë mes 20 deri 50 për qind të shumës. Ndonëse Kosova do të ketë prefiks telefonik, bisedat me Serbinë do të zhvillohen me tarifë lokale. Serbët e Kosovës mund të kenë në të ardhmen edhe rrjetin e tyre të telefonisë mobile.

Në anën tjetër, komunat dhe enklavat e pakicës serbe në Kosovë në të ardhmen edhe formalisht do të jenë një lloj shteti brenda shtetit të Kosovës, shkruan gazeta. Për këtë kanë rënë dakord qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë në negociatat e Brukselit. Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të ketë stemën dhe flamurin e vet dhe do të administrojë vetë politikën arsimore, shëndetësore dhe sociale. Gazeta shkruan se serbët e Kosovës do të kenë një ‘parlament’ të vetin me ‘qeveri’ dhe ‘president’, të cilët do t’i përfaqësojnë ata ndaj Prishtinës.

Ata po ashtu mund të zgjedhin shefin e tyre të policisë, ndonëse ai formalisht do të emërohet nga autoritetet kosovare.  Por si “më i rëndësishmi” vlerësohet financimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe drejtpërdrejt nga Serbia, që të kujton Republikën Serpska në Bosnje-Hercegovinë”. (dw)

Kongresisti Rohrabacher ia kujton Maqedonisë rastin e ndarjes së Çekosllovakisë

RohrabacherKongresisti amerikan, Dana Rohrabacher vazhdon ta mbrojë qëndrimin e tij se Maqedonia duhet të ndahet në mes shteteve fqinje. Përmes rrjeteve sociale ai iu rekomandon qytetarëve të Maqedonisë ta ndjekin shembullin e çekëve dhe sllovakëve.

Qytetarët e Maqedonisë duhet të vendosin se si ta zgjidhin krizën e tyre. Unë vetëm iu sugjerova atyre që ta ndjekin shembullin e çekëve dhe sllovakëve. Çekët dhe sllovakët nuk mundën të vazhdonin bashkë, prandaj u ndanë. Zviceranët themeluan kantone vetëqeverisëse. Maqedonas bëni çfarë të dëshironi, – ka thënë Dana Rohrabacher, kongresist amerikan.

Deklarata e kongresistit, Rohrabacher bëri bujë edhe në mediat botërore. E përditshmja britanike, “Independent” në artikullin e publikuar me titull “Maqedonia e tërbuar pas deklaratës së Republikanit të lartë amerikan se nuk është shtet” e përshkruan Maqedoninë si një nga vendet trashëgimtare të ish-Jugosllavisë, që e shpalli pavarësinë në vitin 1991 dhe që u bë anëtare e Kombeve të Bashkuara dy vite më vonë. “Independent” citon republikanin John McCain, sipas të cilit kongresisti Rohrabacher është “ekstremist i çmendur” dhe mbështetës i fuqishëm i Rusisë.

Ditë më parë Rohrabacher tha se krijimi i Maqedonisë si shtet ishte një projekt i dështuar dhe se shqiptarët e Maqedonisë duhet t’i bashkohen Kosovës, ndërsa qytetarët e tjerë t’i bashkohen Bullgarisë dhe shteteve tjera fqinje. Këtë deklaratë Ministria e Jashtme e Maqedonisë e konsideroi si “retorikë nacionaliste, shqetësuese, që e kthen vendin prapa në të kaluarën”. Departamenti Amerikan i Shtetit, nga ana tjetër, e hodhi poshtë deklaratën e kongresistit Rohrabacher, duke siguruar se qëndrimi i SHBA-së ndaj Maqedonisë nuk ka ndryshuar dhe se SHBA-ja e mbështet sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Republikës së Maqedonisë. (koha)

Shtyhet me një muaj “Reforma Zgjedhore”

komisoniPartitë politike do të kenë afat edhe një muaj për të gjetur gjuhën e përbashkët për reformën zgjedhore, në të kundërt në 18 qershor do të shkohet në votime me Kodin aktual.

Me 76 vota pro vetëm të mazhorancës, u miratua këtë të enjte shtyrja e mandatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Kjo shtyrje vjen në kohën kur opozita dhe mazhoranca janë larg konsensusit për të bërë ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Partia Demokratike kërkon votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit, ndërsa Qeveria, por edhe OSBE thotë se nuk ka kohë për të aplikuar teknologjinë.

Seanca e së enjtes pati numrin më të vogël të deputetëve të pranishëm. Gjatë ditës pati debate mes deputetit Asllan Dogjani dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja.

Ndërkohë, ish-Kryeministri Sali Berisha mbajti një fjalimi 90 minutësh, ku siç tha renditi 40 mashtrimet e Qeverisë “Rama”, si premtime të bëra gjatë fushatës elektorale të 2013-s.

/ Top Channel

Marrëveshjet me TAP, miratohen në qeveri përfitimet shtesë

TAPMarrëveshjet e ndryshuara me konsorciumin e gazsjellësit Transadriakt kanë kaluar në qeveri. Përmes këtyre amendimeve vendi ynë mund të përfitojë deri në 80 milionë euro më shumë nga investimi i TAP.

Më konkretisht, Shqipërisë i jepet e drejta të marrë më shumë tatim-fitimi përgjatë periudhës operacionale të projektit. Kjo pritet të ketë një efekt pozitiv në arkën e shtetin me rreth 60 milionë euro.

Po ashtu, rrien investimtet në komunitet nga 7 në 14 milionë euro. Edhe fondet për trajnime në sektorin e gazit natyror dyfishohen nga 350 mijë në 700 mijë euro.

Memorandumi i Mirëkuptimit synon të mbështesë kompaninë e sapokrijuarm, “Albgaz”, që është Operatori i Sistemit të Transmetimit të Gazit në Shqipëri, në ngritjen e kapaciteteve për të qenë pjesë e ofrimit të shërbimeve të mirëmbajtjes për TAP në fazën operacionale.

Duke qenë se Shqipëria ishte vendi i parë që firmosi me TAP në prill të 2013-s, shtetit ynë kishte të drejtën të kërkonte përshtatjen e termave të marrëvshjes me ato të vendeve të tjera. Projekti i gazsjellësit Transadriatik është aktualisht investimi më i madh i huaj në vend.

/ Top Channel

HahnKomisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, tha të enjten në Shkup se ‘politikanëve të Maqedonisë nuk iu ka sjellë një sugjerim konkret për formimin e Qeverisë’. Ai tha se megjithatë “është e domosdoshme që sa më shpejtë të formohet Qeveria e re e vendit dhe drejtuesit e partive politike parlamentare të tregohen të përgjegjshëm”.

“Jam këtu që t’i dëgjoj politikanët. Më herët nuk kam pasur takime për këtë çështje. Nuk do t’i jap këshilla asnjërës parti se si të veprojë në të ardhmen. Por që të gjithë duhet ta dinë se janë përgjegjës për vendimet që do t’i marrin”, tha Hahn.

Ai tha se Qeveria e re do ta ketë për detyrë ‘vendosjen e Maqedonisë si shtet në binarët e integrimeve’.

“Qeveria e re duhet të ndjekë rrugën euroatlantike. E përsëris se unë realisht nuk kam sjellë asnjë sugjerim konkret për partitë. Por ata duhet të mbajnë përgjegjësi për vendimet e tyre dhe të vendosin në të mirë të perspektivës së popullit. Kjo nënkupton se kanë shumë sfida përpara. Pra mendimi ynë është sa më shpejtë të ketë Qeveri aq më mirë”, tha komisioneri i BE-së Johannes Hahn, që mori pjesë në takimin e gjashtë ministror të vendeve të Ballkanit Perëndimor në fushën e energjetikës.

Hahn gjatë orëve të pasdites do të realizojë takime me të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë si dhe me përfaqësues të sektorit civil për të diskutuar, siç pritet, përpjekjet për formimin e Qeverisë si dhe kthimin e vendit drejt euro- integrimeve euroatlantike.

Njohësit e çështjeve politike thonë se vizita e komisionerit Johannes Hahn është në vazhdën e përafrimit të dallimeve të partive politike për formimin e një Qeverie gjithëpërfshirëse, por pa figura të cilat hetohen nga Prokuroria Speciale Publike.

“Ajo që mund të pritet nga aktiviteti i komisionerit Johannes Hahn në Maqedoni është që të sigurojë një shumicë të tillë parlamentare, që nënkupton një koalicion të gjerë qeverisës, ku natyrisht nuk do të ketë vend për persona të cilët janë nën hetime nga Prokuroria Speciale Publike. Pra për personat të cilat hetohen nga Specialja nuk do të ketë vend në Qeverinë e zgjeruar. Një Qeveri e gjerë, gjithëpërfshirëse është synimi i vizitës së komesionerit Hahn dhe tejkalimi i dallimeve të partive politike në këtë drejtim”, thekson Xhelal Neziri njohës i çështjeve politike.

Ndërkohë, kabineti i kryeministrit të Maqedonisë Emil Dimitriev, pas takimit kokë më kokë me komisionerin për zgjerim të Bashkimit Evropian Johannes Hahn, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se janë prezantuar mendimet dhe pikëpamjet e tyre për aspekte të ndryshme të situatës politike në të cilën ndodhet Maqedonia.

“Eurokomisari Hahn theksoi se Bashkimi Evropian e respekton integritetin e vendit dhe të ardhmen evropiane të shtetit të Maqedonisë. Bashkëbiseduesit theksuan se është me shumë rëndësi që të respektohet sovraniteti në vendimin e çështjeve me interes kombëtar dhe shtetëror”, thuhet në komunikatën për media. (rel)