Lugina e Silikonit, në shënjestër

facebookIndustria e teknologjisë e reklamon veten si një forcë e së mirës, duke e lidhur botën dhe duke ndihmuar rrjedhjen e lirë të informacionit. Por Lugina e Silikonit, siç quhet qendra e teknologjisë së lartë në Kaliforni, është vënë në shënjestër kohët e fundit, pas njoftimeve se disa persona në Rusi i kanë përdorur këto shërbime që ofron teknologjia për të vënë në shënjestër dhe për të ndikuar te opinioni publik në SHBA. Michelle Quinn e Zërit të Amerikës ishte në një konferencë të madhe për teknologjinë të mbajtur në San Francisko, për të parë se si kompanitë e ndryshme e shohin rolin e teknologjive të reja në shoqëri.

Në konferencën e quajtur TechCrunch Disrupt kanë ardhur themelues të kompanive të shumta për të reklamuar idetë e tyre tek investitorët dhe klientët. Debatet në Uashington për gjigandin Facebook dhe për përdorimin nga Rusia të medias sociale për të ndikuar mbi zgjedhjet amerikane duken të largëta.

Megjithatë, këta sipërmarrës shpesh pyesin veten se çfarë mund të kontrollojnë dhe çfarë jo, kur bëhet fjalë për teknologjinë që po krijojnë.

“Teknologjia i lejon njerëzit të kenë më shumë liri për të krijuar dhe për të komunikuar. Një mesazh keqdashës mund të ketë qenë i pabujshëm në të kaluarën, por sot krijon mjaft zhurmë.”

Kompania e zotit Lachlan Phillips ndihmon bizneset të bëjnë video reklama dhe t’i shpërndajnë ato në mediat sociale. Shqetësimet për përdorimin e Facebookut nga rusët për të përhapur mesazhe përçarëse në shoqërinë amerikane e bëjnë atë të mendohet thellë.

“Integriteti është absolutisht i rëndësishëm për mua dhe për kompaninë time. Unë nuk do të doja të shpërndaja informacione me të cilat personalisht nuk jam dakord në një farë mase. Dhe mendoj se është e rëndësishme që kompanitë ta bëjnë këtë. Sidomos në klimën e ndjeshme që është krijuar.”

Amy Chen krijoi kompaninë 99 Voices për të lejuar njerëzit të vlerësojnë politikanët dhe bizneset. Ajo ende përpiqet të gjejë mënyra teknike për ta bërë sistemin e saj të vlerësimit të padepërtueshëm nga ata që përpiqen ta hakerojnë atë.

“Nuk e di nëse teknologjia mund ta zgjidhë këtë çështje. Do të ishte mirë nëse kjo bëhet një platformë me të cilën të mund të shprehet me vërtetësi opinioni i publikut”.

Disa sipërmarrës thonë se ajo që ka rëndësi është objektivi i një kompanie, e jo mënyrat me të cilat një teknologji mund të përdoret ose të keqpërdoret.

“Mendoj se deri në njëfarë mase duhet të ketë një lloj kontrolli, por kjo mund të thuhet për çdo industri. Nëse shohim teknologjinë me të cilën unë merrem, hapësira e mesazheve të koduar, njerëzit thonë se në këtë fushë ekzistojnë mjaft mangësi, që mund të shfrytëzohen për gjëra negative. Por kjo mund të thuhet edhe për një kompani makinash apo avionësh. Nëse kompania ka qëllime të mira, kjo si fillim është gjë e mirë.”

Facebook njoftoi se do të shtojë masat për një mbikëqyrje njerëzore të procesit të automatizuar të reklamave. Qëllimi: fshirja e reklamave që rezultojnë të jenë kundër racave, etnive, feve apo grupeve të caktuara.

“Ne jemi ende një shoqëri njerëzore dhe kemi nevojë për elementin njerëzor në komunikimin me njëri-tjetrin”.

Edhe në këtë konferencë, ku e ardhmja shihet me mjaft entuziazëm, ekziston njëkohësisht ndjesia se kufijtë dhe fuqia që mund të arrijë teknologjia është herë-herë shqetësuese, gati e frikshme. (voa)

Twitteri do të dyfishojë gjatësinë e komenteve

twitterTwitteri do të dyfishojë gjatësinë e komenteve në këtë rrjet social, nga 140 shkronja që lejohen aktualisht në 280.

Sipas njoftimit të kompanisë vendimi do të prekë vetëm “një grup të vogël” përdoruesish.

Ndërsa u njoftua vendimi, nuk u tha nëse Presidenti Trump, një prej përdoruesve më të bujshëm të tij, do të jetë një prej personave që do të lejohet të postojë twitte më të gjata.

Japonishtja, koreançja dhe kinezçja përjashtohen nga vendimi për tweete të gjata sepse këto gjuhë u mundësojnë njerëzve të thonë shumë më tepër duke përdorur pak shkronja. (voa)

Përdorimi i teknologjisë për të zhdukur analfabetizmin

googleA mund të mësojnë fëmijët që nuk kanë qenë kurrë në shkollë shprehi themelore për lexim, shkrim dhe matematikë duke përdorur vetëm një kompjuter tabletë?

Banka Botërore dhe XPrize po japin 15 milionë dollarë për këtë ide.
“Ka diçka të vërtetë në këtë”, thotë Matt Keller, drejtor i përgjithshëm i XPrize Global Learning, konkurs i financuar nga Fondacioni XPrize, një organizatë jofitimprurëse që nxit shpikësit për të trajtuar problemet globale të tilla si ndryshimi i klimës dhe kujdesi shëndetësor universal.

Konkursi Global Learning XPrize [[https://learning.XPrize.org/]] shpërblen me 10 milionë dollarë atë ekip ose kompani që zhvillon aplikacionin më të mirë edukativ për fëmijët që nuk kanë shkuar kurrë në shkollë. Sipas Institutit të Statistikave të UNESCO-s, rreth 263 milionë fëmijë në mbarë botën nuk shkojnë në shkollë.

“A mund të zhvilloni diçka që është kaq intuitiv, kaq tërheqës, kaq dinamik saqë ia jepni fëmijës që është analfabet në një pjesë shumë të largët të botës – ai/ajo e merr atë, e prek dhe fillon të mësojë si të lexojë? Kjo është sfida që kemi paraqitur,” thotë zoti Keller.

Të paktën 198 ekipe u përfshinë në këtë sfidë. Pesë finalistë u përzgjodhën kohët e fundit dhe secilit iu dha 1 milion dollarë.

Finalistët do të fillojnë testimin e aplikacioneve të tyre arsimore këtë nëntor. Afërsisht 4.000 fëmijë nga 150 fshatra në rajonin Tanga të Tanzanisë do të përdorin tableta të dhuruara nga Google për të hyrë në aplikacionet dhe për të mësuar veten. (dw)

Motoja e Tetorit gjerman 2017: 30 vjet marrëdhënie diplomatike Gjermani – Shqipëri

ambasadorja gjermane ne ALTradita e Tetorit Gjerman, si njihen javët e kulturës gjermane, vijon sivjet me edicionin e saj të 11-të.

Që nga viti 2006, kur kjo traditë filloi, këto javë ndërtuan,vit pas viti, një urë të fuqishme bashkëpunimi kulturor dhe njërëzor mes dy vendeve dhe prezantuan maja të kulturës dhe artit  për dashamirët në rritje që Tetorët gjermanë fitojnë çdo vit.

Bashkëpunim i ndërsjelltë në produktin artistik – shkëmbim përjetimesh dhe përvojash

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz, në një konferencë shtypi, në mjediset e Ambasadës Gjermane në Tiranë prezantoi (28.09.2017) synimet e programit të Tetorit gjerman 2017. “Shkëmbimi i mendimeve dhe përvojave mes gjermanëve dhe shqiptarëve do të jetë edhe këtë herë ideja qendrore dhe elementi lidhës i Tetorit Gjerman 2017. Edhe këtë vit dëshirojmë të arrijmë që shqiptarët dhe gjermanët bashkarisht të jenë krijues, aktivë, të përjetojnë së bashku dhe të shkëmbejnë përjetimet e tyre, të punojnë për një produkt, të ngrenë ura ndërlidhjeje e në rastin më të mirë të mësojnë prej njëri-tjetrit”.

Risi artistike kulmore në programin e larmishëm Tetori gjerman 2017

Teatër, Balet, Muzikë, Kinematografi, Letërsi, Arte Figurative dhe workshop-e do të synojnë të plotësojnë kërkesën në rritje të publikut shqiptar për kulturën dhe artin bashkëkhor gjerman. Koncerti  “Rekuiem Gjerman”, vepra madhore për kor dhe orkestër e kompozitorit Johannes Brahms, do të bëjë hapjen festive të aktiviteteve të Tetorit gjerman 2017. Dirigjenti gjerman Ekhart Wycik,profesor në shkollën e lartë të muzikës në Weimar do të drejtojë korin dhe orkestrën. Drama  “Draußen vor der Tür” ( në shqip ‘Jashtë derës’) e autorit Wolfgang Borchert do të jetë premierë dhe vihet në skenë përmes bashkëpunimit gjermano-shqiptar.

E shkruar në vitin 1946 ajo paraqet mungesën e  shpresës së Beckmann, një ushtari gjerman pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe kthimit të tij nga Rusia, kohë kur ai zbulon se ka humbur gruan, shtëpinë dhe gjithçka, ku ai besonte, bashkë me iluzionet. Të gjitha dyert ku ai troket nuk i hapen. Madje edhe lumi Elba i refuzon vetëvrasjen duke e nxjerrë atë në breg.  Drama përfundon me supozimin e vdekjes së Beckmann-it. Drama është vlerësuar si një vepër teatrale përtej kombësisë dhe ideologjisë. Ajo tregon sesi njeriu i zakonshëm, egoist dhe i vetëkënaqur, është përgjegjës për tmerret, vuajtjet dhe dhimbjen që sjellin konflikte të mëdha si Lufta e Dytë Botërore, mesazh që ruan aktualitetin edhe sot e kësaj dite.

Një tjetër risi u ofron dashamirësve të kulturës gjermane në Shqipëri ekspozita e arteve figurative “Rosemarie Trockel”, nga Instituti për Marrëdhëniet me Jashtë. Autorja është profesore në Akademinë e arteve në Düssseldorf  dhe fituese e çmimit Wolf Prize në pikturë. Rosemarie Trockel është autorja e monumentit ” Engjëlli i Frankfurtit”  i vendosur në Frankfurt. Ajo vlerësohet si artiste shumë dimensionale, e famshme në nivel ndërkombëtar  që nga vizatimet, fotografitë, tablotë e famshme me thurje e deri tek videoinstalacionet.

Letërsia do të sjellë në Shqipëri me ftesë të Ambasadës Gjermane dhe Qendrës Gëte, dy autorë gjermanë, poeten Daniela Danz dhe autorin e vlerësuar me çmime të librave për fëmijë Jürgen Banscherus.

Muzika do të jetë e pranishme përmes këngësh të vjetra popullore shqiptare të paraqitura në një mënyrë të re interpretimi nga këngëtarja me banim në Berlin, Fatime Kosumi dhe grupi i saj ANDRRA. Meloditë tradicionale do të sillen me një interpretim elektronik të përshkruar nga melankolia. Pjesë e Tetorit Gjerman 2017 janë edhe vepra kinematografike të sukseshme të kineastëve gjermanë.

Vepra dhe aktivitetet e larmishme kulturore artistike, të përzgjedhura për Tetorin gjerman 2017 pritet të flasin me gjuhën e artit për përfitimet e mëdha që po gëzojnë dy popujt në 30 vjet marrëdhënie diplomatike Gjermani-Shqipëri. (dw)

Edi Rama: Kosova duhet ta zgjidh sa më parë problemin e Demarkacionit

ramaKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova duhet ta zgjidh sa më parë problemin e Demarkacionit me Malin Zi, pasi që sipas tij, ky problem, ka kthyer në ngërc marrëdhënien e Kosovës me Bashkësinë ndërkombëtare.

“Interesi i Kosovës është zgjidhja sa më parë e këtij problem i c ili, është kthyer në një ngërc në marrëdhëniet me Bashkësibnë Ndërkombëtare. Natyrisht ka një proces të natyrishëm fiziologjik nga opozita në qeveri, kështu që kryeministri kërkon edhe pak kohë për tu ndarë nga pozicioni opozitarë ndaj këtij problem. Natyrisht nuk do të doja kryeministri Haradinaj të kalonte si opozitarë për një cështje të cilën e ka përkrahur më herët”, ka thënë Rama, transmeton zeri.info.

Më tutje, Rama ka thënë se sa i përket marrëdhënieve me Malin e Zi, nuk ky shtet është një vend mik me të cilin shqiptarët kanë marrëdhënie të shkëlqyera.

”Shqiptarët kanë shpëtuar dy herë Malin e Zi gjatë historisë dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me këtë shtet”, ka thënë Rama, transmeton zeri.info.

Gjykata Penale përsëri refuzon “bombat” në rastet “Toplik”, “Tenderët” dhe “Tortura”

Gjykata-PenaleGjykata Penale me kërkesë të mbrojtjes refuzoi që bisedat telefonike të përdoren si dëshmi në rastet e PSP-së, “Tenderët”, “Toplik” dhe “Tortura”.

Në arsyetim shkruan se bisedat telfonike nuk pranohen së dëshmi, pasi janë të siguruar në mënyrë jolidjore dhe në kundërshtim me Kushtetutën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin “Tenderët” e akuzuar është ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, për manipulime me tenderin për ndërtimet në muzeun e OBRM-PDUKM-së nga projekti “Shkupi 2014”.

Në rastin “Toplik” të dyshuar janë gjasët persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve për ndërtimin e “Sonçev Grad”, ndërsa rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Ljube Boshkoski.

Kundër këtyre vendimeve, është e lejuar e drejta e ankesës në afat prej 3 ditësh në Gjykatën e Apelit në Shkup./Telegrafi/

Rama: Viti i Skënderbeut, busull e rrugës së përbashkët Shqipëri-Kosovë

ramaKryeministri Edi Rama, në takimin e Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut, nën kryesinë e dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe të Kosovës, theksoi se ky vit do të shërbejë si “yll orientues të rrugës sonë të përbashkët krah për krah njëri-tjetrit në funksion të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët”.

“Vitin e Skënderbeut e duam si motiv për të ripërtërirë lidhjet tona me njëri-tjetrin dhe si yll orientues të rrugës sonë të përbashkët krah për krah njëri-tjetrit në funksion të një të ardhmeje më të mirë për të gjithë shqiptarët. Komisioni për organizimin e vitit të Skënderbeut do të ketë një kuadër pune të përbashkët nën kujdesin simbolik të Presidentëve të Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se “nuk do të jetë vit qokash përkujtimore, por viti i shqiptarit të zakonshëm dhe i fëmijëve të kombit shqiptar, në sensin që t’i japim më të mirën tonë, duke çuar përpara procese dhe nisma që i shërbejnë të ardhmes, ku krenaria kombëtare vendoset në funksion të së ardhmes”.

/ Top Channel

Zemërohet Erdogan, u kujton kurdëve Kosovën…si dështim

erdoganUdhëheqësi i kurdëve të Irakut shpalli fitoren e votës “po” në referendumin e pavarësisë të mbajtur me gjithë kundërshtimin e qeverisë qendrore në Bagdad, vendeve fqinje dhe Shteteve të Bashkuara.

Kurdët, të cilët e kanë qeverisur rajonin autonom që prej pushtimit amerikan të vitit 2003 dhe përmbysjes së Saddam Husseinit, e konsiderojnë votimin e së hënës si një hap historik drejt përpjekjeve për krijimin e një shteti të tyre.

Autoritetet irakiane e konsiderojnë antikushtetues referendumin, e mbajtur jo vetëm brenda rajonit kurd, por edhe në një territor të shumëkontestuar që kontrollohet po nga kurdët në një zonë në veri të vendit.

Përpjekjet e tyre për shkëputje nuk shqetësojnë vetëm Bagdadin. Turqia, armike e vjetër e idesë së një shteti të pavarur kurd në kufirin e saj, reagoi ashpër përmes presidentit Recep Tayyip Erdogan, që kërcënoi se njerëzit atje do të vuajnë nga uria nëse nuk heqin dorë nga mëvetësia, ndërsa hoqi edhe paralele me Kosovën.

“Kush e mbështeti referendumin, kush i njohu rezultatet? Vetëm Izraeli. Kosova u pranua nga 114 vende dhe sërish nuk arriti të bëhet shtet. Çfarë të mire do të sjellë njohja e Izraelit? Ju nuk keni as dijeni për politikën, as sesi bëhet shteti. Sapo ne të nisim sanksionet e të mbyllim valvulat e naftës, çdo gjë do të marrë fund. Sapo kamionët të reshtin së shkuari në veri të Irakut, atje nuk do të ketë më asgjë për të ngrënë”, tha Erdogan.

Mediet lokale pretendojnë se 90% e personave që hodhën votën e tyre u shprehën pro pavarësisë. Si Turqia, ashtu edhe Irani, e kanë ngritur vazhdimisht zërin kundër krijimit të shtetit kurd, nën pretekstin e arsyeve të sigurisë.

/ Top Channel

Katalonja një “Brexit” spanjoll?

KatalonjaMë 1 tetor rajoni i Katalonjës voton në referendum për shkëputjen nga Spanja. Rezistenca kundër pavarësisë së rajonit vjen jo vetëm nga qeveria qendrore në Madrid, por edhe nga vetë katalonjasit dhe pushteti lokal.

Nё Esparreguera krenohen me kishёn, ritualin e shfaqjeve fetare dhe bashkёekzistencёn sociale. Por kisha ёshtё tani e rrezikuar, qёkurse qeveria e Katalonjёs ka vendosur pёr referendumin pёr pavarёsinё e rajonit nga Spanja. Nё epiqendër tё konfliktit ёshtё Eduard Rivas. Si kryetar bashkie ai ka vendosur qё tё mos verё nё dispozicion mjedise publike pёr votimin. “Si kryetar bashkie unё duhet tё kujdesem pёr konsensusin social dhe mund tё mbёshtes vetёm atё çfarё nuk e pёrçan shoqёrinё. Pёrderisa kjo iniciativё nxit pikёrisht pёrçarjen, unё nuk mund ta mbёshtes referendumin. Ai rrezikon postin e kryetarit tё bashkisё dhe tё punёsuarit nё shtet”, thotë ai.

Ndaj votimi tani do tё zhvillohet nё „Teatrin e Kishёs”, sepse pёrkrahёsit e tij duan patjetёr tё mbahet referendumi. Nё kёshillin bashkiak ka pasur konflikte tё mёdha pёr shkak tё vendimit tё kryetarit tё bashkisё. Veçanёrisht kritike ёshtё partia radikal-demokratike CUP, Candidatura D’Unitat Popular, forca mё e madhe politike. Raquel Montoya është në këshillin bashkiak për CUP të Esparregueras: “Fjala ёshtё pёr tё drejtёn e vetёvendosjes, qё sёrish duhet shprehur nё njё referendum dhe popullsia mund tё vendos e lirё, nёse e do ose jo pavarёsinё.”

Por krejt ndryshe mendon grupi politik „Ciudadanos” duke qenё nё linjёn e qeverisё nё Madrid. Josep Maria González, në këshillin bashkiak argumenton: Eshtё ilegale, sepse shkel kushtetutёn spanjolle e me kёtё edhe ligjet nё fuqi, pra ky vendim ёshtё ilegal.

Qytetarёt mes arsyes dhe emocioneve

“Sigurisht do tё votoj. Nё radhё tё parё pёr mua bёhet fjalё pёr demokracinё dhe lirinё e mendimit.”

“Unё nuk jam dakord, kjo e pёrçan shoqёrinё.”

“Mё mirё ne mbetemi bashkё.”

Nё tё gjitha lagjet e qytetit pёrkrahёsit e pavarёsisё bёjnё thirrje pёr versionin e tyre politik. Pavarёsia ёshtё pёr ne njё mjet i pashmangshёm pёr njё republikё katalonjase, qё do tё shёrbejё pёr krijimin e njё shoёrie tё re. Ky kёndvёshtrim gjen gjithnjё e mё shumё pёrkrahёs nё Esparreguera. Kryebashkiaku Eduard Rivas: “Natyrisht kjo mё prek mua si kryetar bashkie dhe si fqinj…Tragjike, sepse kjo nuk sjell as unitet dhe as konsensus social. Katonjasit janё tё pёrçarё thellё.”

Eduard Rivas kёrkon mirёkuptimin, por ai ёshtё njё europian i bindur, e nuk do njё Brexit katalonjas. “Pavarёsia nuk na ndihmon as pёr arritjen e qёllimeve tona si vend dhe as nё nivelin e komunёs. Pёrkundrazi, ne duhet tё bёhemi mё europianё dhe tё organizohemi mё shumё nё nivel kontinental.”

Debat mbizotёron edhe nё emisionet e radios lokale. Qё pas vendimit tё kryetarit tё bashkisё, kёtu ёshtё ndezur atmosfera. Zёdhёnёsja e partisё sё tij Maria Mas deklaron pёr DW: “Rrjetet sociale janё mbushur me fyerje dhe shprehje tё mungesёs sё respektit. Unё besoj, se kjo ka tё bёjё edhe me deklarimet e qeverisё lokale kundrejt kryetarёve tё bashkive, qё nuk duan tё marrin pjesё nё referendum. Kjo ёshtё shqetёsuese.”

Mё pas konflikti pёrshkallёzohet. Nё kryeqytetin e Katalonjёs policia spanjolle arreston njё pёrfaqёsues tё qeverisё lokale. Me sa duket me kёtё Madridi kёrkon ta pengojё mё forcё referendumin. Indinjatё e madhe – vetёm pak kanё mirekuptim pёr kёtё. Josep Maria González nënvizon: “Qeveria rajonale duhet tё mbajё pёrgjegjёsi pёr pasojat e veprimeve tё saj. Njё nga kёto pasoja ёshtё pikёrisht arrestimi i bёrё tani.”

Ndonёse edhe vetë ёshtё kundёr referendumit, kryetari i bashkisё e konsideron si kundёr-produktiv aksionin e policisё. Për kryebashkiakun Eduard Rivas: “Nga sot ёshtё bёrё edhe mё e largёt mundёsia pёr njё dialog pёr zgjidhjen e problemit.” Demonstrimi i pushtetit nё Madrid i bashkon kundёrshtarёt dhe pёrkrahёsit e referendumit – edhe nё Esparreguera. Kёtu ata tani janё sёrish tё sigurtё, se ai do tё zhvillohet, nё njё farё mёnyre. (dw)

Dëmtimet e trurit dhe futbolli amerikan

ragbistKëtu në Shtetet e Bashkuara vitet e fundit ka patur një rënie drastike të numrit të fëmijëve që luajnë futboll amerikan. Një nga arsyet kryesore është frika nga lëndimet e trurit që shkaktohen nga përplasjet e shpeshta me helmeta mes lojtarëve. Një studim i ri sjell më shumë prova se futbolli amerikan po dëmton seriozisht trurin e lojtarëve.

Në këtë laborator shkencëtarët po studiojnë dëmtimet traumatike të trurit, që në gjuhën mjekësore quhet encefalopatia kronike traumatike ose CTE.

Ajo shkaktohet nga goditjet që shkaktojnë lëvzjen e trurit brenda kafkës.

Shkencëtarët studiuan trurin e më shumë se njëqind lojtarve të futbollit amerikan që nga niveli profesionist, universitar dhe deri tek shkollat e mesme.

“Lëvizjet e trurit të lojtarëve gjatë përplasjeve janë nga më të ndryshmet dhe këto shkaktojnë zgjatimin dhe tendosjen e trurit brenda kafkës. Zgjatimi ushtron forcë të madhe fizike mbi qelizat nervore tek sportisti, sidomos mbi neuronet dhe aksonet.”

Çdo përplasje zbërthen proteinat “tau” që formojnë skeletin rreth një neuroni.

Sa më shumta goditje në kokë aq më i madh është dëmtimi.

Ekipi hulumtues nuk gjeti prova të dëmtimit traumatik të trurit vetëm në një nga 111 sportistët profesionistë të studiuar. Ata gjetën prova dëmtimi në 90 për qind të lojtarëve universitar dhe 20 për qind të lojtarëve të shkollave të mesme.

“Në rrethana jo normale, si ato pas traumës kur qelizat nervore janë dëmtuar, kur ekziston një forcë e dhunshme dhe kur ka zgjatim të qelizës nervore, proteina “tau” shkëputet dhe fillon të mblidhet në pjesën e poshtme të qelizës.”

Këto dëmtime mund të shkaktojnë humbje të kujtesës, çrregullim të sjelljeve, ndryshim të personalitetit dhe depresion.

“Mund të shihet hapësira afër hipokampusit, pjesa e trurit që është e rëndësishme për të mësuar dhe për kujtesën, dhe aty mund të shihet se ka edhe tkurrje. Është befasuese kur sheh këtë tek truri i një individi të ri”.

Zonja McKee thotë se helmetat sigurojnë një mbrojtje, por kushdo që përdor kokën në sport, do të pësojë dëmtime.

“Helmetat janë pjesë e zgjidhjes por nuk do të jenë zgjidhja për lëndimet në tru (CTE). Ato mund ta zbusin goditjen dhe ulin shanset, por gjithmonë do të ketë rrezik nga përplasjet në kokë”.

Sëbashku me ekipin esaj, ajo po përpiqet të gjejnë mënyra për të diagnostikuar CTE-n (dëmtimin traumatik të trurit) përpara se një lojtar të humbasë jetën si dhe ilaçe që mund ta trajtojnë sëmundjen. (voa)