Pakt për detin? Kotzias: Kemi rënë dakord për zgjerimin me 12 milje të ujërave greke

Ditmir NikosMinistri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias deklaron se është arritur dakordësi me Shqipërinë përsa i takon vijës së kufirit detar mes dy vendeve dhe thotë se Greqia do të përfitojë nga kjo 12 milje detare.

Nikos Kotizas: Për Zonën Ekonomike Ekskluzive bëmë 13 orë negociata në fazën përfundimtare. Kishim filluar të diskutonim më përpara dhe më pas i pamë gjërat më hollësisht në Kretë në negociatat katërditore dhe në Korçë.

Gazetari: Për Zonën Ekonomike Ekskluzive?

Nikos Kotzias: Kemi rënë dakord.

Gazetari: …sepse ka bërë deklarata z. Bushati që bënte përgjegjëse për marrëveshjen qeverinë e kaluar. Pra kur thoni keni rënë dakord, do të zgjeroni kufirin detar në 12 milje?

Nikos Kotzias: Bëhet fjalë për zgjerimin e zonës bregdetare kombëtare. Po do ta bëjmë, por këto janë zonat bregdetare kombëtare.

Gazetari: Dhe më pas do të shpallni Zonën Ekonomke Ekskluzive?

Nikos Kotzias: Sa per ZEE mund ta shpallim, pasi pala tjetër ka pranuar që gjithsesi kemi të drejtë 12 milje dhe këtë e ka pranuar pala shqiptare.

Kotzias ka deklaruar edhe njëherë se nuk është diskutuar çështja çame.

“Nuk e diskutuam. Pala shqiptare e shtroi, pala greke tha nuk e diskutojmë dhe aty mbaruam”, deklaroi ai.

Kotzias ka thënë gjithashtu se në marrëveshjet e bëra është edhe ajo e korrigjimit në bazë të udhëzimeve të komisioneve dypalëshe të teksteve shkollore në Shqipëri, të cilat do të fillojnë të qarkullojnë nga shtatori i këtij viti.

I pyetur për ndryshimin e qëndrimit të Kryeministrit shqiptar brenda pak muajve, Kotzias ka shtuar se kjo është pasojë e negaciatave që u bënë me qartësi dhe durim, ndërsa ka mohuar zërat për ndërhyrje nga faktorë të huaj.

Duke quajtur arritje të mëdha çështjen e varrezave të ushtarëve grekë, rindërtimin e Kishës në Himare dhe dhënien e nënshtetësisë kryepeshkopit Anastas, Kotzias ka bërë me dije se vizita e Tsipras në Tiranë për t’u takuar me homologun e tij shqiptar do të bëhet pak ditë para Pashkëve ortodokse.

Top Channel

Reagime pas publikimit të listës me emrat e njerëzve të afërt me Kremlinin

KremlinDepartamenti amerikan i Thesarit publikoi listën e politikanëve dhe biznesmenëve rusë të afërt me qeverinë e presidentit rus Vladimir Putin, lidhjet me udhëheqësit e lartë, si dhe pasuria e tyre. Hartimi i listës bëhet me kërkesë të Kongresit në kuadër të sanaksioneve amerikane ndaj zyrtarëve rusë. Por lista e fundit nuk shoqërohet me saanksisone të reja.

Lista me më tepër se 200 emra nuk përmban sanksione të reja, megjithëse një numër i figurave të përfshira në të kanë qenë objekt sanksionesh të mëparshme. Në listë përfshihen 114 politikanë rusë dhe 96 “oligarkë”, të cilët janë bërë të sukseshëm në vitet kur në pushtet ka qenë presidenti Vladimir Putin.

Kremlini reagoi të martën, duke thënë se publikimi i listës me zyrtarë dhe biznesmenë rusë, si pjesë e një ligji për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, tregon se Uashingtoni e konsideron të gjithë qeverinë ruse si armike.

Gushtin e kaluar, Presidenti Trump nënshkroi me hezitim një ligj të miratuar njëzëri nga Kongresi, i cili kërkonte ndëshkimin e Rusisë me sanskione, për shkak të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Presidenti u shpreh në atë kohë se “ligji shkelte në mënyrë të paligjshme fuqitë ekzekutive të Presidentit, krijonte dizavantazh për kompanitë amerikane dhe dëmtonte interesat e aleatëve europianë”.

Ligji i jepte në dispozion adminsitratës Trump 180 ditë për të hartuar listën, ku përfshihen kryeministri rus Dmitry Medvedev, Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe zyrtarë të lartë të agjencisë ruse të zbulimit. Në listë përfshihen edhe figura të njhohura të biznesit rus, si manjati i industrisë së aluminit Oleg Deripaska, drejtori bankës shtetërore ruse Sberbank German Gref dhe shefi ekzekutiv i kompanisë së energjisë Gazprom, Alexei Miller.

Ligji po ashtu i kërkonte administratës Trump të vendoste sanksione ndaj çdo individi që ka lidhje të konsiderueshme biznesi me sektorët e mbrojtjes, apo të zbulimit të qeverisë ruse.

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se publikimi nga Shtetet e Bashkuara i listës së biznesmenëve të afërt me Kremlinin ishte një veprim jo miqësor:

“ Sigurisht që është një akt jo-miqësor. Ai ka për t’i komplikuar më tej situatën e vështirë të marrëdhinive të vështira ruso—amerikane që ekzistojnë tashmë. Ky akt ka për dëmtuar marrëdhëniet ndëkombëtare në përgjithësi,” - tha zoti Putin në një takim me zyrtarë të fushatës së tij zgjedhore në Moskë.

Ai shtoi se është “një veprim prej budallai që t’i trajtosh rusët sikurse Korenë e Veriut dhe Iranin. Por ai tha se ai përsëri dëshiron që marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit të përmirësohen dhe se nuk do nxitohej me një veprim hakmarrës.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, emri i të cilit është i përfshirë gjithashtu në listë, tha se publikimi i emrave të njerëzve të afërt me Kremlinin është një veprim i paprecedent:

“Publikimi i një liste me kaq shumë emra mund të dëmtojë imazhin dhe reputacionin e firmave, biznesmenëve dhe zyrtarëve rusë, dhe se gjithë personat e përfshirë në të “de facto” janë etiketuar si armiq të Shtetetve të Bashkuara.”- tha zëdhënësi.

Ai tha se Moska do ta analizonte raportin amerikan, para se të arrinte në përfundime të mëtejshme.

Në Shtetet e Bashkuara, ligjvënësit demokratë e kritikuan presidentin që nuk vendosi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe që nuk paraqiti një plan i cili do ta frenonte ndërhyrjen e mëtejshme ruse, pasi agjencitë amerikane të zbulimit arritën në përfundimin se Moska pati ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. (voa)

BE-ja rikonfirmon kundërshtimin e nismës për Specialen

peshorja drejtesisaKërkesa e 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që njihen si Gjykata Speciale për krime të luftës, tashmë gjendet në Qeverinë e Kosovës, ka konfirmuar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Kryesia e Kuvendit të Kosovës rreth një javë më parë ia ka dërguar Qeverisë së Kosovës nismën e deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, në mënyrë që ekzekutivi ta japë mendimin e fundit lidhur me këtë nismë.

Kryeministri Haradinaj, ka thënë se kjo çështje ende është duke iu nënshtruar aspektit procedural në ekzekutiv.

“Ajo ka ardhur në Qeveri. Është në procedurë të zakonshme. Do të thotë, çdo gjë është procedurë e zakonshme në Qeveri. Nuk kam ndonjë përgjigje. Kurdo që procedura e sjellë në rend të ditës, ne do ta trajtojmë”, ka thënë Haradinaj.

Në anën tjetër, qysh kur Kryesia e Kuvendit të Kosovës, më 22 dhjetor të vitit të kaluar, kishte dështuar në dy tentime të thërrasë seancë të jashtëzakonshme për të votuar lidhur me nismën e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, Bashkimi Evropian kishte reaguar ashpër lidhur me këtë nismë.

Në reagimin e saj, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, pati thënë se çdo përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale “do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në”.

Autoritetet ndërkombëtare dhe sidomos përfaqësuesit e vendeve të Kuintit i kanë paralajmëruar mbështetësit e nismës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale për masa të ashpra që mund të ndërmerren ndaj tyre.

Në opinion është përfolur si mundësi që zyrtarëve që qëndrojnë prapa kësaj nisme, të mos u lëshohen viza për vendet e Bashkimit Evropian.

Por, një masë e tillë nuk është konfirmuar nga Maja Kociançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se BE-ja mbetet pranë qëndrimit të shprehur më herët.

“Ka pasur deklaratë të zyrës sonë në Prishtinë dhe ky është qëndrimi ynë”, ka thënë Kociajnçiq.

Në anën tjetër, javë më parë, kryeministrit Haradinaj nuk i ishte mundësuar marrja e vizës për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai tashmë është në pritje të një vize edhe nga ambasada e Britanisë së Madhe.

Duke folur rreth masave eventuale kundër politikanëve nga Kosova, përfshirë edhe mundësinë e bllokimit të vizave për të udhëtuar në vendet e BE-së, kryeministri Haradinaj tha se bllokimi i vizave më shumë i godet qytetarët se politikanët.

“Shumë keq është nëse ndodhë. Mirë do të na e bënin politikanëve sikur të na i refuzonin vizat, por ato t’ua japin qytetarëve. Shumë më keq është që ata kanë mbetur në një vend. Politikanët i marrin vizat. Besoni, mos ua mbani dertin. Sigurt po u them që i marrin. Problemi dhe ajo që është e dhimbshme, është që Kosova është e izoluar”, tha Haradinaj.

Ditë më parë, Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delwie u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë në Kosovë që të heqin dorë nga shfuqizimi apo ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ai ka theksuar se “deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj përkundër mohimeve të tyre, do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra”. (rel)

Maqedoni: ligji i gjuhëve, përsëri në rend të ditës në Parlament

parlamentimkParlamenti i Maqedonisë vendosi në rend dite të seancës së ditës së hënë, ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ky ligj ka hyrë në parlament në lexim të tretë, me që presidenti Gjorgje Ivanov refuzoi ta dekretojë atë, pasi shumica parlamentare e miratoi atë më 11 janar.

Deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE po përpiqen ta bllokojnë miratimin e ligjit. Ata janë kthyer në parlament pas një bojkoti prej disa javësh, ndërkohë që kanë propozuar mbi 30 mijë amendamente ndaj ligjit për gjuhët. Ata, po ashtu e quajnë ligjin si anti-kushtetues dhe që “dëmton interesat e Republikës së Maqedonisë”.

Ligjvënësit opozitarë, edhe pa i ardhur radha ligjit të gjuhëve, përdorin taktika të ndryshme, duke kërkuar secili prej tyre ndryshimin e vendit të pikave të rendit të ditës së seancës parlamentare.

Nga ana tjetër, dhjetra protestues u mblodhën jashtë parlamentit, për ta kundërshtuar atë që në opinionin pubik, njihet si ligji për gjuhën shqipe.
Ligji për gjuhët parashikon zgjerimin deri në zyrtarizim të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Nëse parlamenti nuk gjen ndonjë mënyrë për anashkalimin e mijëra amendamenteve të opozitës, sipas ekspertëve, procesi do të zgjaste jo me muaj, por për vite të tëra. (voa)

Tiranë – Protesta test për mbështetjen e qytetarëve ndaj opozitës

protestaDrejtuesit e partive opozitare mbajtën fjalime para protestuesve me thirrje për  të  vazhduar protestat në gjithë vendin deri në rrëzimin e qeverisë Rama 2, e cila sipas tyre nuk është legjitime pasi “ka blerë me paratë e drogës dhe të krimit 20 përqind të 71 deputeve të PS” në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të kaluar. Para protestuesve mbajtën fjalime të njëjtët drejtues të forcave politike, të paktën në dy dekadat e fundit. Narrativa e fjalimeve të tyre kishte edhe mesazhe antikomuniste duke u kthyer pas 27 vjet gjë që evidentoi për të panumërtën herë status quonë e elitës politike opozitare.

“Në emrin tuaj , të të gjithë shqiptarëve dhe të opozitës kërkojmë që Edi Rama dhe qeveria e tij ilegjitime të ikë” tha në protestë kryetari i PD-së, Lulzim Basha. (

Në fjalën e tij ai tha se reforma në drejtësi nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe u kërkoi protestuesve të “vazhdojnë luftën” për një qeveri anti-mafie që do të ҫojë vendin “drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”

Protesta – test për mbështetjen e qytetarëve ndaj opozitës

Protesta e sotme konsiderohet  si  një tregues se sa mbështetës ka forca kryesore opozitare PD pas humbjes së  rëndë në  zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit të kaluar. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve PD-ja mori në ato zgjedhje vetëm 30,63 të votave të elektoratit  kurse PS 41,6 %. Përjashtimi prej listës së deputetëve nga lideri i PD-së Lulzim Basha i personaliteteve të kësaj partie, që nga ish-kryetarja e Parlamentit Topalli, ish-kryetari i grupit parlamentar Patozi, ish-ministrja e Integrimit Europian Bregu, që kanë qëndrime kritike ndaj Bashës për mungesë demokracie dhe manipulim të votave në rizgjedhjen e tij kryetar pas humbjes së zgjedhjeve të verës së kaluar, konsiderohen nga analistët e Tiranës si faktorë që kanë ulur ndjeshëm mbështetjen e elektoratit të djathtë ndaj PD-së.

Burime të pavarura nga gazetarë dhe vëzhgues që ndoqën protestën e vlerësojnë diku në rreth 10 mijë numrin e protestuesve, pothuajse të njëjtë me atë në protestat e PD-së verën e kaluar, në “Çadrën e Lirisë” të ngritur për tre muaj përballë ndërtesës së Kryeministrisë për të kërkuar të njëjtën gjë: dorëheqjen e qeverisë Rama 1, e cila sipas PD nuk garantonte “zgjedhje të lira dhe të ndershme” për shkak të lidhjes me krimin e organizuar.  Edhe në protestën e sotme protestuesit ishin në shumicën e tyre militantë dhe mbështetës të PD dhe pative të tjera në opozitë.

Burime nga PD u shprehën për 30 herë më shumë pjesëmarrës duke e ngritur numrin e tyre në 300 mijë vetë. Policia e shtetit nuk ka dhënë asnjë shifër zyrtare për numrin e pjesëmarrësve. Në një njoftim për shtyp, Ministria e Brendshme bëri me dije se policia e shtetit ia doli mbanë të administrojë lëvizjen në akset rrugore “të 70 autobuzëve dhe 90 minibuzëve, furgonave dhe automjeteve të tjera që sollën nga 12 qarqet e vendit protestuesit në Tiranë”.

Policia e shtetit në gatishmëri të lartë.

Rreth 1.500 forca policore dhe misionet ndërkomnbëtare që asistojnë policinë e shtetit siguruan zhvillimin e protestës pa incident.

Ato kishin krijuar një kordon para ndërtesës së kryeministrisë dhe përreth saj ndërkohë që në tarracën e kryemnistrisë kishin zënë vend snajperat. Vendi i protestës së sotme risolli në kujtesën e qytetarëve 21 janarin 2011 kur u në protestën e organizuar nga PS, atëhere në opozitë, u qëlluan me armë zjarri nga policia dhe mbetën të vrarë 4 protestues të paarmatosur, kur ministër i Brendshëm ishte lideri aktuali PD, Lulzim Basha.  Forcat e policisë qëndruan në gatishmëri deri në shpërndarjen e protestuesve.

Akuza të opozitës ndaj ambasadorit amerikan dhe kreut të delegacionit të BE në Tiranë

Protesta e sotme u parapri nga akuza e ish-kreut të PD-së, Sali Berisha ndaj ambasadorit të SHBA dhe ndaj kreut të Delegacionit të BE-së në Tiranë. Në një program të ndjekur televiziv Berisha deklaroi se ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin “janë bërë palë me kryeministrin Rama, e mbrojnë atë dhe nuk lënë rast pa sulmuar opozitën”.

Burime të pavarura nga gazetarë dhe vëzhgues që ndoqën protestën e vlerësojnë diku në rreth 10 mijë numrin e protestuesve, pothuajse të njëjtë me atë në protestat e PD-së verën e kaluar, në “Çadrën e Lirisë” të ngritur për tre muaj përballë ndërtesës së Kryeministrisë për të kërkuar të njëjtën gjë: dorëheqjen e qeverisë Rama 1, e cila sipas PD nuk garantonte “zgjedhje të lira dhe të ndershme” për shkak të lidhjes me krimin e organizuar.  Edhe në protestën e sotme protestuesit ishin në shumicën e tyre militantë dhe mbështetës të PD dhe pative të tjera në opozitë. (dw)

Ceremonia e Çmimeve Grammy

Bruno MarsNju Jorku shtroi tapetin e kuq mbrëmë për yjet e muzikës që ishin mbledhur për ceremoninë më prestigjoze të arritjeve muzikore të vitit, Çmimet Grammy. Emri më i lakuar ishte Bruno Mars, i cili fitoi në kategorinë e albumit më të mirë, regjistrimit më të mirë dhe këngës më të mirë të vitit.

Kur “24k Magic” u zgjodh si albumi më i mirë i vitit, Bruno Mars u ngjit në skenë dhe tha se këngët e tij kanë një fill të përbashkët frymëzimi:

Bruno Mars, kantautor

“Këto këngë janë shkruar me një gëzim të thellë në shpirt dhe për një arsye të vetme, nga dashuria. Atë desha të sjell në këtë album dhe shpresoj se do t’ju shoh të gjithëve duke kërcyer,” tha artisti.

Bruno Mars fitoi edhe në kategorinë e albumit më të mirë R-and-B, interpretimit më të mirë R-and-B dhe këngës më të mirë R-and-B.

Në kategori të tjera, Alessia Cara u përzgjodh si artisja e re më e mirë e vitit, ndërsa Kendrick Lamar mori çmimin Grammy për albumin më të mirë rep, këngën më të mirë rep dhe interpretimin më të mirë rep.

Edhe politika nuk mungoi në skenën e çmimeve Grammy. Artistja Janelle Monae iu drejtua sallës me fjalët se industria muzikore duhet të ballafaqohet me problemin e abuzimeve seksuale dhe diskriminimit gjinor.

“Ne veprojmë në paqe, por jemi të mobilizuara seriozisht. Atyre që duan të na mbyllin gojën, u themi se u ka mbaruar koha”.

Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila humbi në zgjedhjet presidenciale përballë Donald Trumpit, u shfaq në një skeç të regjistruar ku është një ndët konkurrentët për të regjistruar në formë zanore librin “Zjarr e Furi” për problemet brenda administratës Trump.

Skeçi u pasua me revoltim nga ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley e cila postoi një koment në Twitter ku thoshte se gjithmonë i kishte pëlqyer ceremonia për çmimet Grammy, por “mbaroi për mua, kur artistët filluan të lexojnë pasazhe nga libri Zjarr dhe Furi”.

Edhe djali i Presidentit Trump reagoi përmes Twitterit me komentin “Leximi i pasazhit nga një libër i sajuar gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy më duket shpërblim shumë i mirë për ta ngushëlluar (Hillary Clintonin) që humbi zgjedhjet presidenciale”. (voa)

Një aplikacion i ri, shqetësim për Pentagonin

aplikacionNjë hartë e aplikacionit Strava tregon një fushë aviacioni në Kandahar të Afganistanit

Ushtria amerikane thotë se ka filluar procesin e rivlerësimit të praktikave të saj, pasi një hartë e aktivitetit fizik e realizuar përmes aplikacionit Strava, ka shkaktuar shqetësime për sigurinë. Përmes këtij aplikacioni të aktivitetit fizik të njerëzve, mund të zbulohet vendndodhja e bazave ushtarake dhe lëvizja e ushtarëve jashtë vendit.

Në faqen në internet Strava, nëntorin e kaluar, u publikua e ashtuquajtura hartë për aktivitetin e përdoruesve, që tregon rrugët ku kanë kaluar miliona vetë, duke ecur, vrapuar, apo me biçikletë; rrugët më të frekuentuera paraqiten me ngjyra më të ndezura. Kompania thotë se ka përjashtuar nga harta aktivitete, të cilat përdoruesit i kanë shënuar si private, ose ato që kanë ndodhur në zona që përdoruesit nuk donin t’i bënin publike.

Këto aktivitetet u zbuluan përmes pajisjve të Sistemit Global të Pozicionimit, GPS, prodhime të firmave Fitbit, Garmin dhe Polar; Strava tha se duke veçuar përjashtimet e bëra, harta e saj përfshinte 1 miliard aktivitete në periudhën mes vitit 2015 dhe shtatorit 2017.

Gazeta “The Washington Post” njoftoi për hartën e lëvizjes së njerëzve dhe implikimet e saj të mundshme, duke theksuar një postim në Twitter nga studenti australian Nathan Ruser, që e shpërndau linkun në Strava.

“Duket shumë e bukur, po jo edhe aq e mahnitshme kur është fjala për sigurinë e operacioneve, Op-Sec. Duket qartë që bazat amerikane janë të identifikueshme dhe mund të shihen në hartë”, shkruan Ruser.((https://twitter.com/Nrg8000/status/957318498102865920))

Harta tregon pjesën më të madhe të aktivitetit në vende si Shtetet e Bashkuara, Europën Perëndimore, Japoni dhe Brazil. Në Irak, Siri dhe Afganistan, aktivitetet duket me ngjyra të ndezura kundrejt terrenit të errët, përfshirë shumë vende ku ushtria amerikane dihet se ka bazat e veta, apo që është aktive.

Pajisjet që transmetojnë të dhëna mund të përdoren në mënyra të ndryshme, përfshirë për shembull për të shënuar një vrapim të shkurtër, ose për të regjistruar numrin e hapave të një personi gjatë ditës. Rezultati mund të paraqitet në formën e disa vijave në hartën e të dhënave, duke treguar kurba përreth perimetrit të instalimeve ushtarake, ku njerëzit stërviten, ose duke treguar lëvizjet e tyre nga njeri vend në tjetrin në të gjithë objektin, apo në pika të tjera.

“Departamenti i Mbrojtjes, i merr shumë seriozisht çështje të kësaj natyre dhe është duke e analizuar situatën, me qëllim që të përcaktojë nëse nevojitet trajnim, ose udhëheqje shtesë dhe nëse duhet të dalim me masa të tjera, në mënyrë që të garantojmë sigurinë e vazhdueshme të personelit të Pentagonit brenda, ose jashtë vendit”, – tha zëdhënësja e Departamentit të Mbrojtjes, Majorja Audricia Harris. (voa)

Metoda të reja për ndalimin e duhanit

duhaniAdministrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave do të flasë për alternativat e pirjes së duhanit pasi po diskuton të vendosë nëse do të miratojë një produkt të ri të ofruar nga kompanitë e duhanit, që u jep përdoruesve nikotinë pa pirë duhan. Shoqata Amerikane e Mushkërive njofton se normat e pirjes së duhanit në Shtetet e Bashkuara janë në nivele historikisht të ulëta. Pak më shumë se 15 për qind e amerikanëve pinë duhan.

Cigarja është e dëmshme. Ky është një fakt i provuar dhe është arsyeja që zyrtarët amerikanë të shëndetësisë janë përpjekur t’i bindin njerëzit për dekada me rradhë të ndalin pirjen e duhanit.

Si rezultat, kompanitë e duhanit po përqëndrohen për të prodhuar produkte nga të cilat njerëzit nuk do të thithin tymin kancerogjen.

“Ata parashikojnë se në të ardhmen, duhanpirësit do të kalojnë nga produktet tradicionale në produktet e reja që e japin nikotinën pa ndezur duhanin dhe pa marrë sëmundjet që shoqërohen nga pirja e duhanit. Ne po mundohemi ta përshpejtojmë këtë kalim”, thotë Scott Gottlieb, komisioner me Administratën për Ushqimin dhe Barnat.

Këtë javë zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po shqyrtojnë mundësinë e miratimit të një produkti nikotine “që zvogëlon rrezikun” të quajtur IQOS.

Ndryshe nga avulluesi që e dërgon nikotinën në formë të lëngshme, IQOS përdor duhanin e vërtetë – duke e ngrohur në vend që ta djegë duhanin, duke zvogëluar kësthu tymin e dëmshëm toksik.

“Ne ende duhet të krijojmë mundësi të rriturve të cilët dëshirojnë të kenë qasje në nivele të caktuara të nikotinës për ta bërë këtë përmes produkteve të tjera që me sa duket nuk do të kishin të gjitha rreziqet që lidhen me ndezjen e duhanit”, thotë zoti Gottlieb.

Kritikët thonë se kjo nuk do t’i bëjë njerëzit më të shëndetshëm, por është një mënyrë për t’i mbajtur njerëzit të varur nga nikotina.

“Çdo gjeneratë industria e duhanit ka prodhuar një seri produktesh të reja të cilat ata pretendojnë se janë më pak të dëmshme. Deri tani, ndikimi kryesor i futjes dhe marketingut të këtyre produkteve në treg ishte që t’i mbanin njerëzit të vazhdojnë të pinë duhan”, thotë Matthew Myers, me fushatën Tobacco Free Kids.

Alternativat si produkti i ri IQOS janë pjesë e një plani më të madh të Administratës për Ushqimet dhe Barnat për të pakësuar nivelin e nikotinës në cigare në një pikë ku përdoruesit e varur prej saj të arrijnë ta lënë duhanin. (voa)

Ministria e Brendshme: Protesta, monitorim nga ekspertët e huaj

MB trMinistria e Brendshmë bën të ditur se protesta e të shtunës do të monitorohet nga ekspertë të huaj të atashuar pranë këtij institucioni.

Njoftimi për shtyp bën të ditur se plani i masave është realizuar me mbështetjen e misioneve të vendeve partnere, që asistojnë policinë e Shtetit.

“Policia e Shtetit ka të gjitha kapacitetet për të garantuar të drejtën e tubimit. Në të njëjtën kohë, ajo do të veprojë sipas përcaktimeve ligjore ndaj kujtdo që cenon rendin dhe sigurinë dhe do t’i përballë ata me ndëshkimin e duhur ligjor”, thuhet në njoftim.

Top Channel

Tirana Smart City, Veliaj: Shumë shpejt 4 mijë biçikleta të reja

bicikleta-trKa përfunduar korsia për biçikleta në Bulevardin “Zogu I”, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt do të vijnë 4 mijë biçkleta të reja në Tiranë. Kjo korsi është e para e projektit prej 10 km.

“Më në fund shohim dallëndyshen e parë të projektit prej 10 km korsi. Ky është segmenti i parë, më shumë sesa 1 km, në të gjithë gjatësinë e Bulevardit ‘Zogu I’, një rrugë ekskluzive, ndoshta rruga më romantike për biçikletat, e rrethuar nga pemë, e mbrojtur nga makinat, si kurrë më parë në Tiranë. Sigurisht, korsia do të lidhet më pas edhe me Bulevardin e Ri, ndërsa nga ana tjetër, kemi sheshin “Skënderbej”, një hapësirë të madhe pedonale për biçikletat. Mandej, do të vijojmë me korsitë e Unazës së Vogël, për të vijuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku siç e keni parë, jemi duke vendosur trafikndarëset e kuqe, për një korsi ekskluzive biçikletash”, u shpreh entuziast Veliaj.

Ai shtoi se synimi është që brenda një kohe të shkurtër, Tirana të ketë një rrjet minimal korsish të mbrojtura për biçikletat, çka natyrisht do të nxisë edhe më shumë përdorimin e tyre në kryeqytet.

“Duam që brenda pranverës të kemi 10 km rrjet minimal korsi biçikletash, pra një rrjet të lidhur nga fillimi deri në fund për pjesën qendrore të Tiranës. Me ardhjen e 4 mijë biçikletave të reja në Tiranë, prej projektit që kemi me Bashkinë e Firences, qytetarët do mund ta përdorin atë më lirë se sa një biletë autobusi”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku theksoi se qytetarët duhet të respektojnë sinjalistikën për korsitë e dedikuara. Ai tha se për këtë do të angazhohen disa vullnetarë. “Vullnetarët tanë do të tregohen të vëmendshëm për t’i orientuar qytetarët, por do të jemi të rreptë me shoferët, sidomos me ata që nuk respektojnë kthesën e biçikletës, që nuk i japin prioritet çiklistëve teksa dalin nga korsia për të kaluar kryqëzimin. Na duhet një sforco nga të gjithë, të tregojmë mirësi dhe dashamirësi për të respektuar një qytet me një milion banorë”, theksoi Veliaj.

Top Channel