Kurti për protestënt: Zemrën të mbushur me gëzim, sytë me shpresë

KurtiKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i është kthyer sërish protestës së 29 shtatorit, për të cilën thotë se nuk dihet saktë sa ishte numri i pjesëmarrësve, por e din se në Shesh dhe në Bulevardin “Nëna Terezë” nuk kishte vend për më shumë njerëz.

Nuk e dimë sa njerëz kishte në protestën e 29 shtatorit në Prishtinë, por e dimë se ishin dhjetëra e dhjetëra mijëra, s’e nuk ka fotografi që ta ketë përthekuar tërë masën, se nuk kishte vend për më shumë njerëz në Shesh dhe në Bulevardin ‘Nëna Terezë’.

Protestë paqësore, masovike, madhështore. Qyetarë të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm, të bashkuar. Populli nuk është turmë, aq më pak i paarsyeshëm, aq më pak i dhunshëm, aq më pak i paditur. Në anën tjetër ishte një individ – iracional, i dhunshëm, injorant, aq më shumë që rastis të jetë president.

S’lanë gjë pa i bërë këtij populli. E gënjyen, e fyen, e vodhën, e rrudhën. E sa i mirë, i dlirë, i dashur, i pjekur, që u shfaq. Zemrën e kam të mbushur me gëzim e sytë me shpresë. Ju falenderoj ashtu siç do t’ju shërbej – përjetësisht!

Ndërkohë, kënga e parullave të asaj dite ende më jehon në kokë e krahëror:

Jo pazare me troje kombëtare!

Nuk jepet Ujmani, Nuk lejon Sovrani, Nuk thahet Vatani!

Pazaret le t’i ndalim Trepçën nuk e falim!

Duam shtet, Me sovranitet! Pa vasalitet!

Bisedime me parime: Shtet me shtet! – me dinjitet! – me reciprocitet!

Presidenti s’ka mandat, Kot endet poshtë e lart!

Për problemet akute, Një kut, e jo dy kute!

Duam president! Jo precedent!

Duam Kryetar! Jo kryetuxhar!

Pazaret e Hashimit Pazare të Nasradinit!

Bakshishet rreth kufinit, Gozhdë e Nasradinit!

2.000 hektarë Maqedonisë, 8.000 Malit të Zi, Sa është haraçi I pazarit me Serbi?

Zbato Kushtetutën! Ose hape rrugën!

Dikur Rankoviqi,  Dje Milosheviqi, Sot Vuçiqi!

Çobani batakçi, E sjell ujkun në shpi!

Republika – Demokraci! Pazaret – Autokraci!

S’e qesim në pazar Luginën E duam sa Prishtinën

Rinia, Gratë  dhe Diaspora,  janë Fitorja!

Mërgata atdhetare, Evropa jonë shqiptare!

Duam hyrje në Evropë Jo dyndje nëpër botë!

Pa punë rinia,  Kur vjedh qeveria.

Pa art e pa kulturë, Qeveri e sëmurë.

Qeveria pa gra,  Po as burra s’ka.

Punë për krejt Rrogë e njëjtë.

Dy vjet luftë, 10 vjet festë, 20 vjet pazare…  Koha për protestë!

The people won’t give in to one man!

Democracy is not ethnic demography!

The people are one, Thaçi is alone!

“Peaceful ethnic cleansing”? A perverted Fascist dream!

The poëer of the people is stronger than the rulers in poëer!

Cut their dirty finances, not our land!

rtk

Ekonomia shqiptare, në test. Të martën, dalja në tregjet ndërkombëtare për eurobondin

Ekonomia shqiptare pritet të përballet me një test të rëndësishëm këtë të martë, teksa qeveria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për të marrë 500 milionë euro huà përmes emetimit të një eurobondi.

Kjo është hera e tretë, që Shqipëria del në tregjet ndërkombëtare të financave. Por, Top Channel mëson se, ndryshe nga dy herët e mëparshme, këtë radhë Ministria e Financave mund të emetojë një eurobond 7-vjeçar.

Emetimi i eurobondit me afat 7 vite përbën një risi për Shqipërinë, çka nëse do të rezultonte i suksesshëm do të pasqyronte një rritje të besimit të investitorëve të huaj tek ekonomia.

Huaja e marrë përmes eurobondit do të përdoret për të plotësuar nevojat e buxhetit për financim, por edhe për të shlyer para kohe 200 milionë euro borxhe të marra përmes eurobondit të emetuar në vitin 2015.

Këto borxhe u morën në vitin 2015 me një interes 5.75 për qind dhe duhet të shlyheshin në vitin 2020.

Por, Ministria e Financave beson se eurobondi i ri do të rezultojë me interesa më të ulëta, ndaj ka vendosur që një pjesë të tij ta përdorë për të shlyer eurobondin e vjetër, një operacion që do të ulte koston e borxhit për buxhetin dhe qytetarët.

Top Channel

Salafizmi – Pyetje dhe përgjigje për një fenomen

SalafistetSalafistë, islamistë, xhihadistë – të gjithë janë një? Jo. Salafistët nuk janë një grupim homogjen. Por si duhen dalluar grupimet e ndryshme të tij?

Çfarë nënkuptohet me salafizëm?

“Salafizmi” është një nocion që mbledh shumë aspekte brenda për një fenomen modern, që praktikohet në mënyra të ndryshme. Në tërësi nën salafzmin kuptohet përkushtimi për ta kuptuar dhe jetuar islamin, ashtu si e kanë jetuar tre gjeneratat e para myslimane. Salafizmi e ka origjinën si fjalë nga arabishtja, “salaf” që lidhet me paraardhësit e një besimi të pastër. Por salafistët nga shumica e myslimanëve nuk i dallon vetëm kjo , sepse edhe myslimanët e tjerë i japin një rol të rëndësishëm gjeneratave të para.

Salafistët të quajtur puritanë përpiqen të orientohen nga profeti Mohamed dhe fjalët e tij, duke parë në fazën e hershme të islamit, “epokën e artë” për fenë e tyre. Që në shekullin e 19-të ka pasur lëvizje reformuese teologjike, që e refuzonin laicizimin e shoqërisë dhe iu referoheshin rikthimit të vlerave islamike.

Salafistët aktualë nuk bazohen vetëm tek mënyra e jetesës së profetit dhe kurani. Ata refuzojnë çdo lloj devijimi nga “besimi i vërtetë”, sipas tyre. Të drejtë ekzistence ka vetëm praktika e besimit nga historia më e hershme e islamit. Devjimet dhe ndryshimet nuk lejohen. Elementë sipërfaqësorë si mbajtja e një mjekre apo pantallonat e gjata deri në kyçet e këmbës janë esencialisht të rëndësishme për salafistët.

Si mund të dallohen rrymat e ndryshme?

Salafizmi në një ndarje të përgjithshme mund të kategorizohet në grupimin tradicionalist, aksionist dhe xhihadist. Tradicionalistët i referohen pastërtisë së besimit islam dhe përpiqen të përjashtojnë nga jeta e tyre çdo lloj influence jo-islamike nga jashtë. Ata përqëndrohen tek besimi dhe spiritualiteti.

Grupimi i dytë është salafizmi politik. Përkrahësit e tij duan që botëkuptimin e tyre për islamin t’ua injektojnë jo vetëm myslimanëve të tjerë, por të gjithë shoqërisë. Përkrahës të këtij grupimi salafist i refuzojnë proceset demokratike si zgjedhjet. Por edhe kjo nuk vlen për të gjithë. Në Egjipt për shembull në vitin 2011 ka pasur një parti politike salafiste.

Grupimi i tretë dhe më i rrezikshëm i salafistëve janë xhihadistët apo siç njihen terroristët salafistë. Ndryshe nga shumica e salafistëve ata nuk e refuzojnë përdorimin e dhunës, por e shohin atë si mjet legjitim, dhe duan që përhapjen e ideve të tyre fetare dhe politike ta bëjnë me mjete jo ligjore. Në botëkuptimin e tyre armik nuk është vetëm perëndimi, por edhe myslimanët që mbajnë një qëndrim tjetër. Refuzimi i plotë i qëndrimeve të tjera ndaj islamit dhe pretendimi se besimi prishet njihet si “takfir”. Me këtë ata legjitimojnë dhunën edhe kundër besimtarëve të besimit të vet.

Çfarë shifrash për salafizmin njihen në Gjermani?

Ekspertët e shohin skenën salafiste si një nga rrymat e grupimeve islamiste që po rritet me shpejtësinë më të madhe. Sipas Zyrës Federale të Mbrojtjes Kushtetuese (dhjetor 2017) në Gjermani ka rreth 10.800 salafistë. Shumica i përkasin salafizmit politik, që përqëndrohet tek misionarizmi. Për shembull “Shoqata Feja e Vërtetë”, që ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë e ndaloi dhe e shpërbëu para dy vjetësh. u bë e njohur përmes aksionit të shpërndarjes së kuranit “lexo” në të gjithë Gjermaninë.

Shumica e grupimeve salafiste nuk bëjnë thirrje hapur për dhunë, disa madje e refuzojnë atë. Zyra Federale e Kriminalistikës në Gjermani kategorizon vetëm 690 persona të gatshëm për dhunë, të ashtuquajtur rrezikues islamistë. Këta janë persona, ku autoritetet mendojnë, se ata janë të gatshëm, për akte dhune me motive politike. Në vitet e kaluara rreth 960 salafistë nga Gjermania shkuan të luftojnë në Siri dhe Irak. Një e pesta e tyre janë femra. Ndërkohë që një e treta e tyre është rikthyer në Gjermani. (dw)

Zhgënjim në Athinë – Votimi për emrin në Maqedoni

parlamenti grekReagimet pas dështimit të referendumit për çështjen e emrit në Maqedoni tregojnë zhgënjimin e palës greke. Megjithatë Greqia mbetet e ndarë për këtë çështje.

Më shumë se 90% e votuesve në Maqedoni votuan të dielën për kompromisin e arritur me marrëveshjen e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev me atë grek, Aleksis Tsipras, që zgjidhi grindjen për emrin me Greqinë. Por ky sukses e ka një kleçkë: Pjesëmarrja në votime në Maqedoni ishte shumë e ulët, nën 50%. Me këtë referendumi quhet i dështuar.

Nga pala greke nuk fshihet zhgënjimi, por edhe pak çorientim. Gazeta e Athinës me tirazhin më të lartë, Ta Nea kryetitullon të hënën “Stuhi në Liqenin e Prespës”. Ndërsa gazeta e majtë, Ethnos e quan fitoren e Zaevit “një fitore të Pirros”. Portali To Vima nënvizon pa emocione se Zaev “do t’i mbetet kursit politik të ndryshimit të kushtetutës.” Nënkuptimi – pjesëmarrja e ulët në zgjedhje për referendumin e dështuar në Shkup nuk është detyruese. Prandaj Zaev ende e ka në dorë mundësinë për të vazhduar politikën e afrimit me fqinjin jugor, dhe marrëveshjen e kontestuar ta kalojë jo me referendum, por përmes parlamentit. Këtë shpresë e kanë jo pak politikanë grekë që angazhohen për një kurs afrimi më Shkupin.

Njëri prej tyre edhe Nikos Filis, ish-ministër i Arsimit dhe deputet i partisë së majtë, Syriza. “Për të gjithë rajonin tonë është e rëndësishme që fqinji ynë verior të njihet nga ana ndërkombëtare dhe të stabilizohet, ndryshe mund të kthehet në një mollë sherri të fuqive të huaja”, thotë Filis.

Pakënaqësi në kampin qeveritar grek

Për kujtesë: Marrëveshja e nëshkruar në qershor nga kryeministri Zoran Zaev dhe ai grek, Aleksis Tsipras ishte një marrëveshje për ndryshimin e emrit në “Maqedoni të Veriut” dhe heqje dorë nga të gjitha pretendimet territoriale për provincën veriore greke, Makedoni. Në këmbim Greqia nuk e pengon integrimin e Maqedonisë në BE dhe anëtarësimin në NATO.

Megjithatë në Greqi ende ka disa rezerva ndaj fqinjit verior, madje edhe në qeveri. “Rezultati i referendumit në Shkup ishte zhgënjyes”, thotë Kostas Chrysogonos, jurist kushtetues dhe europarlamentar i partisë Syriza. Vetëm mbështetësit më të mëdhenj të qeverisë Zaev dhe shqiptarët vendosën për kompromisin për emrin, thotë ai. Sipas europarlamentarit, me sa duket një pjesë e madhe e opinionit ka rënë pre e qëndrimeve nacionaliste.

E patundur vazhdon të tregohet partia populiste e djathtë, ANEL, partner koalicioni i kryeministrit Tsipras. Panos Kamenos, kreu i partisë dhe ministër i Mbrojtjes deklaron se nuk do ta mbështesë marrëveshjen. Ai është kundër që fqinji verior ta mbajë edhe me ndryshimin e bërë emrin Maqedoni. Një referendum në Athinë nuk do ta marrë si rrezik përsipër askush, votimi për marrëveshjen me Shkupin zhvillohet më së herëti në mars 2019. Deri atëherë Tsipras dhe kundërshtari i tij për këtë çështje, Kamenos kanë marrëveshje “armëpushimi”. Tsipras ka dy mundësi, nëse nuk ka një ujdi – ose të kërkojë zgjedhje të reja, ose të kalojë marrëveshjen me mbështetjen e deputetëve të pavarur.

“Edhe mospjesëmarrja është një zgjedhje”

Për momentin Tsipras nuk mund të llogarisë me mbështetjen e partive opozitare. Kreu i opozitës konservatore, Kyriakos Mitsotakis është shprehur ndërkohë kundër emrit “Maqedoni e Veriut”. Edhe kryetarja e socialistëve, Fofi Gennimatas nuk do të votojë pro marrëveshjes në parlament. Madje as komunistët që tradicionalisht janë kundër çdo lloj nacionalizmi, nuk do ta mbështesin Tsiprasin për marrëveshjen e emrit.

Megjithatë topi është në anën tjetër, thotë eksperti Konstantinos Fili, drejtor studimor në Institutin e Athinës për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. “Edhe mospjesëmarrja në referendum është një zgjedhje dhe kjo duhet respektuar”, thotë Filis. Sipas tij, “Greqia duhet ta respektojë vendimin e vendit fqinj dhe nuk ka asnjë arsye të përzihet në çështjet e brendshme.” (dw)

Dёshtimi i referendumit nё Maqedoni njё mёsim i hidhur

ZaevPjesёmarrja e ulёt nё referendumin pёr emrin nё Maqedoni ёshtё njё pikёnisje e keqe pёr zhvillimin e mёtejshёm tё vendit, mendon Adelheid Feilcke.

Dёshtimi qartazi i referendumit nё Maqedoni si rrjedhojё e njё pjesёmarrjeje  shumё tё ulёt ёshtё njё mёsim i hidhur pёr shumё palë: Pёr qeverinё nё Shkup, pёr qeverinё nё Athinё, pёr mbёshtetёsit nё BE dhe nё NATO dhe pёr rajonin. Edhe pse referendumi jo detyrues nuk kishte ndonjё peshё tё veҁantё, prej tij varej diҁka e madhe: bёhej fjalё pёr emёrtimin e ri tё shtetit tё Ballkanit, pёr pajtimin me Greqinё dhe kёsisoj pёr anëtarёsimin nё NATO dhe nё BE, shkurt pra pёr tё ardhmen e republikёs sё vogёl nё bashkёsinё e shteteve dhe tё vlerave europiane dhe perёndimore.

Ende kёto nuk janё humbur, por rezultati i referendumit pasqyron atmosferёn nё popull, gjё qё tё fut nё mendime. Edhe pse tani shumё pёrpiqen ta zbukurojnё situatёn, pёr faktin se 90 pёrqind e votuesve u shprehёn pro, shumica e madhe nё vend heshti dhe bojkotoi nё mёnyrё aktive. E kёsisoj mungon miratimi i gjerё i shpresuar pёr njё proces, qё nё referendum kishte ndёrlidhur qartazi tre ҁёshtje tё sё ardhmes: Marrёveshja me Greqinё. Integrimi nё BE dhe nё NATO. Ndaj dёshtimi i referendumit ёshtё edhe njё sinjal paralajmёrues jo vetёm pёr zhvillimet nё vend, por edhe pёr orientimin e ardhshёm gjeopolitik tё Balllkanit.

Pavarёsisht mbёshtetjes masive nga politikanё tё nivelit tё lartё si kancelarja Merkel, presidenti i Kёshillit tё BE-sё Kurz, Sekretari i Pёrgjithshёm i NATO-s Stoltenberg, kryeministri Zoran Zaev dhe qeveria e tij gjatё javёve tё fundit nuk ia arritёn ta mobilizojnё sa duhet popullin dhe ta bindin atё pёr avantazhet e marrёveshjes. Mjaft emocionale dhe rigoroze ёshё rezistenca e kundёrshtarёve, tё cilёt donin pjesёrisht tё ndёshkonin qeverinё dhe pjesёrisht tё mos pranonin emrin Maqedonia e Veriut. Bojkoti masiv i referendumit tregon pёrҁarjen politike tё shoqёrisё maqedonase dhe njё pasiguri tё madhe lidhur me ҁёshtjen e identitetit kombёtar dhe atij europian: Llogaria se ndjenjat kombёtare do tё pakёsoheshin nё favor tё njё perspektive europiane, nuk doli. Pёrkundrazi: konfrontimi edhe mё emocional pёr ҁёshtjen e emrit stilizohet si temё e kombit dhe identitetit maqedonas.

Tani po shpaguhen dekadat e humbura, gjatё tё cilave brenda vendit dhe nё nivel ndёrkombёtar ёshtё bёrё shumё pak pёr ta zgjidhur grindjen mes Greqisё dhe Maqedonisё pёr emrin e Maqedonisё dhe trashёgiminё e perandorisё antike. Kёmbёngulja, frika dhe plagёt nё Shkup janё tё thella. Euforia e deritanishme pёr BE-nё dhe NATO-n tani po vishet prej dyshimit.

Edhe nёse frikёrat prej influencёs ruse nuk u vёrtetuan nё referendum, narrativa antiperёndimore po zgjerohet. Lufta pёr kokat nё Maqedoni ёshtё nё kulmin e saj. Pas referendumit tё dёshtuar, kryeministri i Maqedonisё tani tё gjitha shpresat i var tek e vetmja kartё qё i mbetet, raundi vendimtar, kur parlamenti i Maqedonisё tё votojё pёr marrёveshjen me Greqinё, pёr tё cilёn janё tё nevojshme dy tё tretat e votave tё deputetёtve. Tё dielёn nё mbrёmje ai u bёri thirrje deputetёve tё opozitёs qё ta mbёshtesin. Nё rast tё kundёrt nё dhjetor do tё shpallen zgjedhjet e reja.

Partia nё opozitё VMRO DPMN triumfon pas dёshtimit tё referendumit dhe e shpall qeverinё e Zaevit e po ashtu edhe Marrёveshjen e Prespёs me Greqinё tё dёshtuar. Pavarёsisht pёrbetimit, se ёshtё gjithashtu pёr integrimin nё BE dhe nё NATO, opozita tregohet lidhur me ҁёshtjen e emrit e palёkundshme dhe pas suksesit tё bojkotit tё sotёm e inkurajuar.

Me luftrat nё politikёn e brendёshme ajo po mban peng tё gjithё vendin. Ajo qё duket e pamundur duhet tё ndodhё tani, disa deputetё nga radhёt e opozitёs duhet tё ndryshojnё mendjen pёr arritjen e shumicёs sё nevojshme tё dy tё tretave. Nё rast tё kundёrt marrёveshja me Greqinё ёshtё e dёshtuar, antarёsimi nё NATO dhe nё BE do tё jetё sёrish i largёt. Pasojat pёr Maqedoninё do tё ishin fatale. E ardhmja e vendit sёrish do tё jetё mё shumё se e pasigurtё. (dw)

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

nobel mjekesi fotoAmerikani, James Allison dhe japonezi,Tasuku Honjo, u shpallën të hënën fitues të çmimit Nobel për fiziologji dhe mjekësi, për shkak të zbulimeve që kanë bërë në fushën e ‘përdorimit të sistemit imunitar për të luftuar kancerin”.

Puna e shkencëtarëve që në vitet e 90-ta coi në përmirësimin dramatik të terapive për kanceret si melanoma apo kanceri i mushkërive, që në të kaluarën ishte jashtëzakonisht e vështirë të trajtoheshin.

“Zbulimet themelore të të laureatëve, përbëjnë një pikë referimi në luftën tonë kundër kancerit”, tha Asambleja e Nobelit në Institutin Karolinska të Suedisë, pasi ndau çmimin prej nëntë milionë koronave suedeze (afërsisht 1 milion dollarë).

Çmimi Nobel në fushën e mjekësisë, është i pari që ndahet çdo vit.

Ai mori emrin nga zbuluesi i dinamitit, Alfred Nobel, që ishte edhe themelues i tij dhe është ndarë që nga vitit 1901 për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe, sipas amanetit të tij. (voa)

Çmimi Nobel për mjekësinë për një amerikan e japonez

Nobel mjekesiÇmimi Nobel për Mjekësi iu dha amerikanit James P. Allison dhe japonezit, Tasuku Honjo. Ata kryen zbulime të rëndësishme në fushën e imunologjisë në luftë kundër kancerit.

Të dy shkencëtarët ia kanë dalë të vendosin një gurthemeli të ri në luftën kundër sëmundjes së kancerit, deklaroi juria e Çmimit Nobel në Stokholm të hënën (01.10). James P. Allison dhe Tasuku Honjo kanë bërë zbulime inovative, se si mund të përdoret sistemi imunitar i njeriut për të luftuar qelizat kanceroze. Prej kohësh të dy kandidatët njihen si shkencëtarë në fushën e mjekësisë dhe konsideroheshin si pretendentë për Çmimin Nobel.

Terapia e imunitetit është një trend i viteve të fundit në fushën e mjekësisë. Synimi i saj është që të aktivizojë sistemin imunitar të njeriut për të luftuar qelizat malinje, pra në momentin që qelizat mbrojtëse të sistemit imunitar, (qelizat T) i identifikojnë qelizat tumorale në trup, atëherë ato fillojnë t’i luftojnë ato. Problemi ishte se ishte e vështirë për sistemin imunitar t’i dallonte këto qeliza. Pikërisht kësaj ia dolën dy shkencëtarët, Allison dhe Honjo – ata zhvilluan një metodë, që i bën të “dukshme” qelizat kanceroze për sistemin imunitar.