Me porosi të rusëve?

BE ALBNë mes të nëntorit shefat e qeverive të vendeve të BE-së do të vendosin nëse Bashkimi Evropian do t’i hapë dyert për Shqipërinë.

Ndërkohë që shumica e vendeve evropiane i vlerësojnë përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, qeveria dhe opozita në Tiranë po zhvillojnë një luftë të pisët mediatike, e vlefshme për një film me agjentë. Në qendër të tij: një nga lobuesit më me influencë në botë, një agjenci offshore dhe pronarët e saj rusë. Një shembull tipik për mënyrën se si punojnë lobuesit globalë.

Shqipëria gjendet para ndryshimeve historike: Në mes të nëntorit shefat e qeverive dhe shteteve të BE-së do të vendosin, nëse do të çelin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për shumicën e shteteve në Evropë nuk ka diskutim, që përpjekjet e shteteve të Ballkanit në luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit kanë përparuar aq shumë sa M,und të kryhet ndërkohë përafrimi me BE-në.

Ndërkohë që kryeministri shqiptar Edi Rama shpreson për një vullnet të mirë të BE-së, në vendin e tij ai po has në një rezistencë të fuqishme.

Opozita shqiptare, e kryesuar nga konservatorët e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), përpiqet me të gjitha mjetet që të rrëzojë kryeministrin socialist gjatë rrugës së tij për në Bruksel. Për këtë përdoren jo vetëm mjete demokratike: fushata të dyshimta në internet, leaked documents (dokumente sekrete) dhe regjistrime të kompromentuara shpërndahen me qëllim. Mbas tyre fshihet me sa duket një nga lobuesit më me influencë në botë: ashtu sikurse e dëshmojnë edhe dokumentet e Ministrisë së Drejtësisë së USA, opozita shqiptare mbështetet nga strategu politik i famshëm kanadez, Nick Muzin.

Rrjetet e Muzin shtrihen përtej gjithë kufijve dhe brenda sistemeve të ndryshme politike. Lista e klientëve që konsiderohen të lidhur me të është impresionuese: Republikanët George W. Bush, Ted Cruz, John McCain , madje edhe Donald Trump janë mbështetur prej tij gjatë fushatës zgjedhore në USA. Në vitin 2017 ai u kontraktua nga Katari. Me porosi të Emirit ai duhej të përmirësonte marrëdhëniet midis vendit arab me delegacionit e Trump-it dhe me komunitetit çifut në USA. Misioni dështoi: duke qenë se Muzin nuk arrit të regjistrohet si këshilltar i një shteti të huaj tek FARA, një autoritet që i përket Ministrisë amerikane të Drejtësisë, iu desh që hiqte dorë nga mandati i Katarit.

Atëherë erdhi klienti tjetër, opozita shqiptare, që donte të pengonte me çdo kusht hyrjen e Shqipërisë në BE – dhe ishte gatshme të paguante koston për punën e Muzinit. Sipas dokumenteve të autoriteteve amerikane të FARA, Muzin do të merrte 675.000 EUR për angazhimin e tij tremujor. Këto të dhëna vijnë nga ai vetë.

Shuma e këtij honorari dhe burimi i parave e kanë vënë në vështirësi dhënësin e porosisë: Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, e ka nënshkruar kontratën me Muzin-in. Si honorar atëherë është dakordësuar shuma 25.000 US Dollar. Por në fakt është paguar shumë më tepër. Prandaj dhe në qershor në Shqipëri nisën hetimet ndaj liderit të opozitës Basha. Ai vetë mohon që të ketë shpërdoruar para dhe të mos ketë paguar taksa, ndërsa flet për një fushatë të ndyrë dhe i akuzon akuzuesit për korrupsion.

Por nga është burimi i parave për Muzin-in?

Sipas dokumenteve: Muzin konfirmon vetë kundrejt autoriteteve amerikane të FARA pagesën e parave. Si dhënës porosie shfaqet në një njoftim të mëvonshëm të FARA një ndërmarrje, që e ndan kutinë e saj postare në St. Vincent Street në Edinburgh të Skocisë me 1200 kompani të tjera: Biniatt Trade LP. Gjurmët e Biniatt Trade të çojnë një herë nëpër botë: nga Skocia në Belizën amerikano-jugore – dhe nga aty në Rusi. Edhe pse ka degëzime në të gjithë botën, kjo firmë ka më pak para se çdo Start-up i vogël: sipas regjistrit tregtar britanik Biniatt Trade zotëron një kapital kompanie pre 100 paund britanik.

Ajo që u zbulua nga revista amerikane “Mother Jones“ në mes të këtij viti e vuri PD dhe liderin e saj të opozitës, Lulzim Basha, përsëri në vështirësi argumentuese. Sepse mbas Biniatt Trade fshihet një rrjet i ndërthurur i firmave – në fundin e të cilave qëndrojnë shumë biznesmenë të suksesshëm nga Rusia. Njëri prej tyre është Evgeny Sheremetyev.

Ai ka aksione në disa kompani rues. Minimalisht njëra prej tyre i merr punët nga qeveria ruse. Për shefin e qeverisë shqiptare Edi Rama ky është një sinjal i qartë, që Rusia qëndron pas angazhimit të top-lobuesit Nick Muzin. Në fakt Rusia ka pak interes për afrimin e Shqipërisë me BE-në –anëtarësimi do të dobësonte ndikimin e Rusisë në Ballkan.

Në një prononcim zyrtar PD sqaronte: “Partia Demokratike nuk pa patur dhe nuk ka lidhje direkte ose indirekte me individë ose kompani ruse.”

Një deklaratë, që duke iu referuar lidhjeve të dokumentuara midis PDSH, të top-lobuesit dhe biznesmenëve rusë, nuk është sqaruese. Megjithatë makinacionet e dyshimta mund të kenë sukses: Delegacioni i BE-së e kishte paralajmëruar opozitën, që bojkoti i saj parlamentar dhe destabilizimi politik i krijuar prej tij mund të rrezikonte seriozisht rrugën e Shqipërisë për në BE. Por kjo ishte pikërisht ajo që kërkonte PD.

Artikulli origjinal: https://www.theeuropean.de/malte-biss/trumps-ehemaliger-wahlhelfer-soll-albaniens-weg-in-die-eu-stoppen/

Top Channel

Simovski: Regjistrimi të bëhet në prill të vitit 2021

SimovskiRegjistrimi do të bëhet në prill 2021, kjo vonesë po kërkohet nga Enti Shtetërorë për Statistika për shkak të periudhës së zgjedhjeve.

“Metodologjia mbetet e njëjtë, nuk ndryshohet as koncepti, por fondet janë ende të nevojshme për të filluar përgatitjet”, tha drejtori i Entit Shtetërorë për Statistika, Apostoll Simovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i statistikave,  Apostol Somoovski pret që të ndahen 3.5 milion euro nga buxheti i vitit 2020.

Simovskit disa herë ju ka bërë apel partive politike që sa më shpejt të miratohet Ligji për regjistrimin e popullsisë ndërsa regjistrimi i popullsisë, sipas tij, është i rëndësishëm për shtetin dhe për qytetarët e vendit/Telegrafi/

Kosovë: Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

zgjedhjetLëvizja Vetëvendosja është partia fituese e zgjedhjeve parlamentare. Por për krijimin e qeverisë asaj i duhet një partner koalicioni.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas një muaji numërimi, rinumërimi të votavenë disa qendra elektorale dhe shqyrtimi procedural, më në fund shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Lëvizja Vetëvendosja doli partia e parë fituese e këtyre zgjedhjeve, por ajo nuk ka mandate të mjaftueshme për ta krijuar e vetme qeverinë.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për media tha, se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 44.72%, shifër kjo mjaft e lartë në krahasim me zgjedhjet e shkuara.

“Në bazë të rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 26.12% të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 24.45 %, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 21.16 %, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në koalicion me Partinë Socialdemokrate ka marrë 11.47 %, Lista Serbe 6.74 përqind të votave dhe Nisma Socialdemokrate 4.98  përqind”, tha Valdete Daka. Nisma Socialdemokrate në bazë të ligjit elektoral nuk e kaloi pragun prej 5% për t’u përfaqësuar në parlament. Kjo parti tha, se do ta apelojë tërë procesin zgjedhor në Gjykatën Kushtetuese.

Bazuar në numrin e votave të fituara, Lëvizja Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës do të ketë 32 deputetë, LDK-ja 29, PDK-ja, 25 deputetë, koalicioni AAK-PSD, 14, Lista Serbe 10 deputetë, si dhe 10 vende të rezervuara, kanë fituar partitë e minoriteteve.

Sipas KQZ-së, subjektet politike kanë 24 afat orë për të paraqitur ankesat e tyre të mundshme, pastaj, në fund të këtij procesi bëhet certifikimi i zgjedhjeve. Dy partitë e para që morën më së shumti vota, lëvizja Vetëvendosja dhe LDK-së tashmë janë deklaruar për koalicion qeveritar dhe tashmë grupet punuese të të dyja partive janë duke harmonizuar programin qeveritar.

Sidoqoftë, për krijimin e qeverisë së re të Kosovës ende duhet pritur certifikimi i rezultatit tyre. Pas konstituimit të Kuvendit dhe betimit që duhet të bëjnë deputetët e rinj, presidenti i Kosovës i kërkon partisë fituese të zgjedhjeve apo koalicionit paszgjedhor që duhet formuar me partinë fituese, nominimin e kandidatit të saj për kryeministër i cili duhet të marë të paktën 61 vota nga 120 vende në parlament në mënyrë që të mandatohet për krijimin e qeverisë së re. Pakicat kombëtare kanë 20 vende të garantuara në kuvend, ndërsa, në qeverinë e re të paktën një dikaster qeveritar duhet t’i takojë përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.

Sfida e parë që e pret qeverinë e re është përballja në dialog me Serbinë që me ngulm po kërkohet nga faktori ndërkombëtar në mënyrë të veçantë nga SHBA-së. Albin Kurti gjatë fushatës parazgjedhore vazhdimisht ka deklaruar se ai si kryeministër do ta udhëheqë vet dialogun me Serbinë dhe jo Presidenti i Kosovës, dhe ka paralajmëruar rishikimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri tani në dialogun Kosovë-Serbi.

dw

Kosovë: Kadri Veseli ftohet nga Gjykata Speciale

Kadri VejseliIsh-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli më 4 dhjetor do të udhëtojë për në Hagë. Ai njoftoi se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

Kryetari i PDK-së dhe ish-kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njoftoi se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Kosovë dhe në fillim të dhjetorit ai do të udhëtojë për në Hagë. Ai nuk bëri të ditur se në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale, por, tha se do t’i përgjigjet ftesës, duke mos pranuar pyetjet e gazetarëve.

“Epoka e UÇK-së është pjesa më krenare e jetës sime. Kam qenë i bekuar që isha ideator dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së. Nga prilli i vitit 1999 deri në qershor të 2008-s kam udhëhequr SHIK-un (Shërbimi Informativ i Kosovës). Lufta e kombit ka qene vet jeta jonë, lufta e drejtë për liri ka qenë e sulmuar gjithmonë. Duke filluar nga UNMIK, EULEX, drejtësia vendore e tash Dhomat e Specializuara. Nuk besoj se në histori të ketë pasur një shembull të tillë edhe ky proces duhet të ketë një epilog. Jam i bindur se edhe kjo gjykatë do ta vërtetojë luftën e drejtë. Unë do t’i përgjigjem kësaj ftese”, tha Kadri Veseli.

Katër muaj më parë Gjykata Speciale e ftoi në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje nga posti që e çoi vendin në zgjedhje. Deri tash, Gjykata Speciale ka ftuar dhjetëra ish-pjesëtarë të UÇK-së, disa nga ata si të dyshuar e disa nga ata në cilësinë e dëshmitarëve, por, deri tash nuk ka ngritur asnjë aktakuzë. Kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës së ish-UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se gjykata special ka shpërndarë me dhjetëra ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

“Deri tash për ish-ushtarë janë shpërndarë mbi 80 ftesa nga Gjykata Speciale. Këto të dhëna janë nga vetë ish-pjesëtarët që na kanë njoftuar neve si shoqatë”, thotë Hyseni Gucati.

Gjykata Speciale apo, siç njihet me emrin zyrtar “Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar” është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në Kosovë në periudhën 1998-99. Kjo u mundësua në gusht të vitit 2015, kur Parlamenti i Kosovës me shumicë votash miratoi ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, e cila selinë e saj tashmë e ka më Hagë dhe në të do të punojnë tërësisht prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë. Ideja për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë, doli pas një rezolute në Këshillin e Evropës që kërkonte hetime mbi supozimet e një senatori zviceran, Dick Marty, i cili pretendonte se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime lufte dhe kanë trafikuar organe të serbëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Asnjë aktakuzë akoma nuk është ngritur mbi bazën e këtyre pretendimeve, ndërsa, hetimet në shkallë të gjerë akoma apo vazhdojnë.

dw

PSD-ja mbetet veç me 1 deputete

psdPartia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit, ka mbetur me veç një deputet. Është Natyra Kuçi që do të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e shtatë.

Kuçi ka marrë gjithsej 4.452 vota.

Asnjë nga ish 12 deputetët e Partisë Social Demokrate, dikur të LVV-së, nuk ka arritur të bëhet përsëri deputet.

koha

Franca jep sinjale tërheqjeje, ambasadorja: Për Shqipërinë vendimin e marrim në samitin e Zagrebit

Ambasadorja e FrancesAmbasadorja e Francës në Shqipëri, Christina Vasak reagon për herë të parë pas vendimit të Francës kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Nga qyteti i Elbasanit, ambasadorja Vasak theksoi se vendimi për vendin tonë do të merret në maj të 2020-s, në samitin e Zagrebit.

 Ambasadorja franceze theksoi se presidenti Emmanuel Macron është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe vendeve të tjera që kërkojnë hapjen e negociatave.

“Vendimi i Këshillit Evropian nuk i mbyll dyert Shqipërisë. Është vendim solemn, por jo mbyllje e dyerve definitive për Shqipërinë. Është lënë një takim në vazhdim gjatë Samitit të Zagrebit. Ky samit është i rëndësishëm sepse Kroacia merr Presidencën e Këshillit Evropian dhe të gjitha vendet e BE-së do të luajnë një rol të rëndësishëm sepse duhet të ketë një vendim unanim. Në këtë takim të rëndësishmë do të diskutohet për ecurinë e Shqipërisë dhe të ardhmen e saj. Presidenti i Francës është shprehur qartë për mbështetjen që do t’i japë Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera pretendete për hapjen e negociatave”, është shprehur ambasadorja.

Parisi është vendosur në qendër të kritikave sa i përket vetos së vendosur për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin. Përveç shteteve anëtarë të BE-së, kritikat kanë ardhur nga Uashingtoni, duke paralajmëruar se vendimi francez i hap rrugë depërtimit të Rusisë, Kinës dhe Turqisë në Ballkanin Perëndimor.

Top Channel

Kosovë/ KQZ: Nesër shpallen rezultatet përfundimtare

auto_Albin-Kurti-Vjosa-Osmani-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme lidhur me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor.

Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.

Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte (7 nëntor).

Top Channel

Modeli norvegjez – trumcaku në dorën e Ballkanit Perëndimor apo pëllumbi në degë?

Ballkani NorvegjezZgjerimi i BE ka vdekur me kohë, Macron vetëm e ka varrosur, thotë njëra palë. Politikë shkatërrimtare, thonë të tjerët. Tani po ravijëzohet ideja e një „modeli norvegjez“ për BP. Çfarë është kjo e a mund të ketë sukses?

Gerald Knaus duhet ta dijë se ç’ po ndodh. Ai është drejtor i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, një “think tank” me shumë ndikim në Bruksel. Knaus ka qenë ideatori kryesor i marrëveshjes mes BE dhe Turqisë për refugjatët, që uli ndjeshëm valën e refugjatëve në Ballkan. Në tekstin e publikuar javën që shkoi Knaus e quan veton, me të cilën Emanuel Makron bllokoi fillimin e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën – që në fakt ngriu gjithë procesin e zgjerimit të BE, dhënie fund të torturës (coup degrâce). Sikur afrimi i Ballkanit Perëndimor të kishte qenë një dem, shkruan Knaus, atëherë pikadorët e shumtë ndër vite e kanë vrarë kafshën pak nga pak. Makron u shfaq si matador për t‘i dhënë fund mundimit.

BE do të duhej t‘u ofronte të gjitha shteteve të BE mundësinë e aderimit në një treg të përbashkët, si Norvegjia apo Islanda“, shton analisti me ndikim.

Macron e ndërpreu lojën

Knaus nuk është i vetmi. Po shtohen zërat, që thonë se ka rënë ora zero e politikës evropiane në Ballkan, momenti që të varroset koncepti i vdekur prej kohësh i zgjerimit dhe të gjëndet diçka e re. Diçka më pak se zgjerimi, por joshëse sa duhet për t‘i mbajtur shtetet e vogla të Ballkanit në oborrin e BE.

Gazeta Večernje Novosti, duke iu referuar burimeve anonime, informoi se Parisi dhe Berlini janë duke përgatitur ofertën për në pranverë. Në maj liderët e shteteve të rajonit do të mblidhen në samitin e BE në Zagreb. A do të jetë modeli norvegjez mbi tryezë? „Vetoja e Makronit e ka torpeduar të gjithë procesin e zgjerimit. Mendoj se ky ishte qëllimi i tij“, thotë Andreas Ernst, gazetar me përvojë i Neue Züricher Zeitung, i cili për vite me rradhë ka qenë korrespondent i kësaj gazete në Beograd. „Por e mira e kësaj është, se është bërë evidente natyra e gënjeshtërt e marrëdhënieve të BE dhe Ballkanit Perëndimor.“

Makron qe i gatshëm të ndërmarrë rolin e matadorit. Disa thonë, sepse i druhet forcimit të Marin Lepen në vendin e tij – 58 përqind e francezëve e kundërshtojnë zgjerimin e BE. Të tjerë mendojnë, se Makron po e merr Ballkanin Perëndimor peng, derisa të realizojë vizionin e tij për Evropën.

Mes rreshtave lexohet se presidenti francez dëshiron një BE të disa shpejtësive apo qarqeve koncentrike. Bërthama do të rëndonte rreth boshtit Paris-Berlin, jashtë do të ishin vendet e integruara ne treg, dhe krejt jashtë vendet e asociuara, mes tyre ndoshta Ballkani Perëndimor.

Makron nuk është vetëm. Ai mori mbështetje diskrete nga Hollanda dhe Danimarka. Kritikat nga Berlini për Makronin vijnë me një të shkelur syri – është dashur t‘i lejojmë Shkupit e Tiranës të hapin bisedimet, gjithsesi ata nuk do të hyjnë në BE për të paktën dhjetë vjet. Kjo loja gjermane, thotë Ernst, është edhe më perfide.

Rregullat, thotë gazetari zviceran, janë prej vitesh të tilla: BE bën sikur dëshiron të pranojë vendet ballkanike si anëtare, dhe udhëheqjet e këtyre vendeve sikur zbatojnë reformat. „Kjo do të kishte mundur të zgjaste edhe dhjetë vite të tjera ose përgjithmonë. I gjithë ky teatër dhe gjuha politike për ‘perspektivën evropiane’ dhe ‘vlerat evropiane’ kanë marrë tani goditje të rëndë dhe është mirë kështu“, shton ai për DW. „Tani duhet të vijë oferta e re dhe ajo duhet të jetë e mirë.

Justifikim për pushtetarët e Ballkanit?

Kur dy dekada të rrugëtimit evropian me sa duket po përfundojnë në qorrsokak, nuk është e lehtë ta kuptosh atë brenda natës. Të gjitha karrierat politike, skenat e organizatave joqeveritare dhe analistëve kanë qëndruar mbi idenë se rruga drejt Bashkimit Evropian është e vetmja e mundshme dhe nëse të gjithë bëjmë përpjekje, ajo përfundon me anëtarësimin e plotë. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq përdori një analogji futbolli: gjyqtari ndryshon rregullat gjatë lojës, terreni është i rrëshqitshëm e duhet ndryshuar taktika, por qëllimi strategjik mbetet i njëjti – hyrja në BE. Homologu i tij maqedonas Stevo Pendarovski kërkoi madje një samit rajonal, në të cilin „të gjitha alternativat ndaj integrimit evropian do të refuzoheshin“.

Ky është momenti i ngazëllimit të nacionalistëve dhe euroskeptikëve në të gjithë rajonin në stilin: A ju kemi thënë se BE nuk na do.

„Nuk ndjehem i tradhëtuar“, thotë për DW Vladimir Paviçeviq, njeriu i cili në dy shtete ka mbrojtur politikën e hyrjes në BE. Fillimisht ka qenë nënkryetar dhe deputet i partisë së Re në Serbi dhe tani në Podgoricë është lider i partisë së vogël Crnogorska. „Askush nga BE nuk ka thënë se nuk do të pranohemi, nëse i plotësojmë të gjitha kriteret. Iluzionin se BE sillet në mënyrë të pandershme, mundohen ta krijojnë strukturat qeverisëse, që të fshehin simulimet e reformave dhe të justifikojnë mungesën e suksesit në procesin e bisedimeve“ pohon Paviçeviq.

Me këtë pajtohet edhe Andreja Stojkovski, analist politik nga Shkupi. Ai nervozohet sidomos, kur politika e zgjerimit shpallet e „dështuar“. „Në Ballkanin Perëndimor ka shtete, që janë të vendosura për të bërë reforma, disa që kryejnë herë pas here reforma dhe ato, që herë pas here thonë se po bëjnë diçka“, shton Stojkovski për DW.

Paviçeviq dhe Stojkovski arrijnë në përfundimin se do të ishte fatale të hiqej dorë nga premtimi, që BE u ka dhënë vendeve ballkanike në Selanik në vitin 2003 – që BE nuk është i plotë pa Ballkanin. „Vetëm procesi i pranimit i sjell kësaj hapësire stabilitet dhe perspektivën e vendosjes së rregullit, ndërsa Evropës forcim të mëtejshëm. Gjithçka tjetër do të ishte një eksperiment i pamatur“, shton Paviçeviq.

Megjithatë duhet theksuar se Makron nuk e justifikoi veton me mungesën e reformave, por me problemet e brendshme të BE. Sipas kritereve tashmë të rrepta të Komisionit Evropian, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë merituar të hapin bisedimet, ashtu siç e ka merituar prej kohësh Kosova liberalizimin e vizave. Në vend që të ecet në shtigjet e çelura nga Bullgaria, Rumania apo Kroacia – që patën kritere shumë më të zbutura – tani Ballkanit Perëndimor i ofrohet diçka, për të cilën mediat janë ende në kërkim të emrit më të mirë. Flitet për partneritet të privilegjuar, për zgjerimin “light”, por më shpesh për modelin norvegjez.

“Nuk është një model humbës”

Çfarë është modeli norvegjez? Vendi nordik është krahas Islandës dhe Lichtenshteinit anëtar i Hapësirës Ekonomike Evropiane (EEA), një mekanizëm i krijuar në vitin 1992, në të cilin bëjnë pjesë të gjithë anëtarët e BE-së. Një opcion është, që kur Britania e Madhe të largohet përfundimisht nga BE, të mbetet prapë pjesë e EEA. Tregu është i hapur, ekziston liria e lëvizjes, nuk ka dogana – përveçse për ushqimet dhe pijet, prodhime që subvencionohem shumë në BE, kështu që Norvegjia nuk do që t‘ua hapë krejtësisht dyert. „Pasaporta e Kosovës do të kishte në EEA të njejtën vlerë si ajo norvegjeze dhe shljivovica serbe do të kishte të njëjtin akses në tregun evropian si brandy zvicerian“, shkruan publicisti kosovar Veton Surroi për Koha Ditore. „Një investitor belg do të kishte të njëjtën siguri juridike në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, si në Islandë.“

„Ky nuk është aspak një model humbës për Ballkanin“, thotë edhe gazetari Andreas Ernst. „Është më mirë që në një afat të shkurtër të bëhen hapa të vegjël integrimi, se sa të shpresosh për anëtarësim në BE dhjetë apo njëzet vjet”. Gerald Knaus në tekstin për Iniciativën Evropiane për Stabilitet propozoi që shtetet ballkanike të integrohen gradualisht në fondet evropiane. P.sh. nëse Serbia do ta rregullonte në mënyrë shembullore sektorin e peshkimit, atëherë në këtë fushë mund të trajtohej thuajse si pjesë e BE. Dhe anasjelltas – nëse gjendja përkeqësohet, mund të përjashtohet përsëri nga ky sektor. Këto janë joshje, që mund ta bënin Makronin dhe qeveritarët në Balkanin Perëndimor të dalin me një propozim të tillë. Vuçiqi dhe fqinjët, momentalisht të zënë me planet e Shengenit të Vogël, do të fitonin perspektivë për të futur shpejt vendet e tyre në tregun e një gjysëm miliard njerëzve. Nga ana tjetër presidenti francez do të kishte rast ta ngrinte nën zero historinë e zgjerimit klasik të BE, së paku deri në një rast më të përshtatshëm. Lajtmotivi i kritikave të shumta në drejtim të Makronit është se po ia lë në dorë rajonin Rusisë, Kinë, Turqisë. „Nga gjeopolitike është e pamundur ta kalosh pa e parë betejën në Ballkanin Perëndimor“, tha Anna Wieslander nga Këshilli Atlantik për New York Times. „Franca ose nuk e sheh, ose kjo është e pranueshme për të.”

“Gazetari zviceran Andreas Ernst është i bindur se modeli zviceran është i mjaftueshëm, që BE të mos ia lërë Ballkanin lojtarëve të tjerë. „Aksesi në EEA është esenciali – këtu është aksesi në fondet e infrastrukturës, është një instrument që i bën më pak tërheqëse për shembull projektet kineze të infrastrukturës apo marrëveshjen me Unionin Euroaziatik. Pra kjo i jep BE pushtet dhe ndikim“, thotë ai për DW.

Llogaritja ka shumë të panjohura. A është e gatshme Gjermania të pranojë? Si do t‘ua shesin këtë histori qytetarëve stabilokratët ballkanas? A është më mirë për Ballkanin Perëndimor të ketë trumcakun në dorë apo pëllumbin në degë?

Sidoqoftë statusi quoja është prishur, por vakuum në politikë nuk ka. Diçka e re po vjen. Një njohës i rajonit kujtoi këto ditë fjalët, që i atribuohen Churchillit: „Është gjynah ta çosh dëm një krizë të mirë.”

NASA synon banesat për në Hënë, Mars dhe më tej

HenaKur astronautët të rrotullohen në orbitën e hënës, ose të jetojnë në sipërfaqen e saj në dekadat e ardhshme, duket se do të jenë në kabina të fryra me ajër të cilat janë duke u prodhuar tashmë. Dhjetëra zyrtarë të NASA-s dhe astronautë veteranë janë duke vlerësuar pesë makete të këtyre strehëzave të prodhuara nga kompani të ndryshme.

Agjensia amerikane e hapësirës, NASA, po shqyrton disa ide dizenjimi për të ashtuquajturën “Gateway” – stacionin e ardhshëm kërkimor që do të vendoset në orbitën rreth Hënës.

Gateway do të shërbejë edhe si shtëpi e përkohshme për astronautët që do të presin për të udhëtuar drejt sipërfaqes së Hënës, ose ndoshta edhe Marsit.

Maketi u ngjan ballonave, por është shumë më i komplikuar.

Gateway, do të jetë terreni parapërgatitor ku do të mbledhim të gjitha mjetet hënore që do të shkojnë në sipërfaqe dhe ndoshta në të ardhmen të ndalet aty edhe mjeti i tranzitit drejt Marsit. Është një lloj platforme orbitale më e afërt”, thotë Mike Gernhardt, astronaut i NASA-s.

Brenda banesave gjenden paisjet që mundësojnë punën kërkimore, si dhe mjediset që u duhen njerëzve për të jetuar dhe punuar.

Ekspertët po studiojnë moketet për të parë se cili variant funksionon më mirë.

“Qëllimi është të përcaktojmë çfarë na pëlqen dhe çfarë jo nga këto banesa. Në vazhdim mund të analizojmë të dhënat dhe të paraqesim rekomandime apo kërkesa për gjërat që dëshirojmë të shohim në fluturimin hapësinor”, thotë zoti Gernhardt.

Përpjekja për të projektuar dhe ndërtuar banesa hapësinore vjen prej dëshirës së administratës Trump që NASA të rikthejë astronautët në Hënë brenda vitit 2024.

Axhenda e përshpejtuar krijoi programin Artemis, ku parashikohet ndërtimi nga kompani private të Lunar Gateway (Portali Hënor), si dhe për mjete që do të ulen në sipërfaqe, apo dhe makina robotike.

Ky stacion modular që do të rrotullohet rreth Hënës do të strehojë njerëzit dhe punën kërkimore.

Një takim u organizua në Las Vegas, të shtetit Nevada, në zyrat qendrore të kompanisë Bigelow Aerospace, një kompani për banimin e hapësirës e themeluar nga miliarderi i hotelerisë Robert Bigelow. Ai shpreson që klientët të priten në një mënyrë krejt të re.

“Gateway na ofron mundësinë t’i testojmë të gjitha këto struktura në një mjedis të hapësirës së thellë… si një parathënie e udhëtimit drejt Marsit”, thotë sipërmarrësi Bigelow.

Banesa B330 e kësaj kompanie do të lëshohet nga Toka e palosur brenda një kapsule. Ajo është e përbërë nga një material i ngjashëm me pëlhurën dhe është projektuar për të mbrojtur banorët nga radiacioni i hapësirës së thellë dhe nga inertet që lëvizin me shpejtësi në hapësirë.

Sapo të ankorohet pranë moduleve të tjera në Gateway-in e gjendur në orbitën e Hënës, banesa do të shpaloset në godinë 2-katëshe me shtrirje 16 metra që mund të strehojë deri në gjashtë astronautë.

Programi për banimin e hapësirës dhe programi i kolonizimit pritet të kushtojë mbi 1 miliardë dollarë deri në vitin 2028.

voa

A ka ndёrhyrё Rusia pёr Brexitin?

BrexitRusia me gjasё ka ndёrhyrё nё referendumin pёr Brexit nё vitin 2016. Moska i hedh poshtё akuzat, opozita britanike ngre zёrin: Ajo kёrkon pubikimin e raportit qё i ёshtё paraqitur kryeministrit Johnson.

Nё Britaninё e Madhe ёshtё hapur njё debat i ri pёr Brexitin. Rusia me gjasё ka ndёrhyrё nё referendumin pёr Brexit nё vitin 2016. Komisioni parlamentar pёr shёrbimet sekrete ka paraqitur tashmё njё raport. Por kryeministri, Boris Johnson nuk e bёn atё publik. Opozita britanike e akuzon qeverinё Johnson, se po e mban tё fshehtё raportin, nё mёnyrё qё opinioni tё mos mёsojё asnjё detaj tё rёndёsishёm pёrpara zgjedhjeve parlamentare tё 12 dhjetorit.

“Kjo nuk ёshtё gjё tjetёr veҁse pёrpjekje pёr ta heshtur tё vёrtetёn ndaj parlamentit dhe pёr t’iu kundёrvёnё demokracisё sonё”, tha zёdhёnёsja e politikёs sё jashtme tё Partisё Laburiste, Emily Thornberry. Ajo mendon, se raporti eventualisht mund tё ngrejё edhe ҁёshtje tё tjera, si p.sh. raportet mes Johnsonit dhe njё tё dyshuari si spiun rus. Ky e ka cilёsuar Johnsonin si mik tё mirё. “Raporti mund tё shtrojё edhe ҁёshtjen e kёshilltarit politik tё Johnsonit, Dominic Cummings, i cili nё vitet 1990 ka punuar nё Rusi ose edhe temёn e financimeve ruse pёr partinё konservatore”, ёshtё shprehur mё tej Thornberry. Edhe zёdhёnёsi i politikёs sё jashtme tё liberal-demokratёve ёshtё shprehur lidhur me temёn: “Vjen erё retushimesh”, schkruan ai nё Twitter.

“Asnjё provё pёr ndёrhyrje ruse”

Sekretari i shtetit pёr Europёn, Christopher Pincher i hodhi poshtё akuzat: “Nuk ka asnjё provё, qё tё vёrtetojё se ka pasur ndёrhyrje tё suksseshme ruse nё procesin elektoral britanik. Moska i hedh poshtё akuza tё tilla. Por edhe anёtarёt e partisё konservatore kёrkojnё publikimin e raportit. Duke mos e bёrё publik raportin, Boris Johnson le hapёsirё pёr ndjenjё persekutimi tё opozitёs, tha ish-ministri i Brexit, David Davis.

Sa e madhe ёshtё influenca e Rusisё ndaj referendumit pёr Brexit?

Raporti iu dёrgua mё 17 tetor Johnsonit. Normalisht shqyrtimi i njё raporti tё tillё kёrkon dhjetё ditё, sipas ish-prokurorit tё pёrgjithshёm, Dominic Grieve. Por atij i kundёrvihet Pincher, qё thotё, se pёrpunimi kёrkon pёr tё qenё realist tri deri nё katёr javё, veҁanёrisht duke iu referuar debateve tё vazhdueshme pёr Brexitin dhe zgjedhjeve të reja. “Gjatё javёve tё kaluara kryeministri ka pasur mjaft impenjime nё disa ҁёshtje.”

Grieve thotё, se raporti mund tё pёrmbajё informacione, qё mund t’i preokupojnё zgjedhёsit. AI u pёrjashtua nga grupi parlamentar i Torive, sepse nё grindjen pёr Brexitin iu kundёrvu qeverisё. Nё zgjedhjet e ardhёshme ai konkurron si kandidat i pavarur.

 

 

jp/gri (dpa, rtr)