Grindje tregtare mes Sllovenisë dhe Kroacisë

MercatorAnalistët ekonomikë në Slloveni dhe Kroaci mendojnë se afera e fundit për Merkatorin nuk do të cënojë raportet mes Sllovenisë dhe Kroacisë. Por tendosjet janë evidente.

Tendosjet e fundit në marrëdhëniet Slloveni-Kroaci kanë prishur atmosferën e festave të fundvitit mes këtyre dy shteteve. Por raportet nuk janë tendosur si në kohën e mosmarrëveshjeve rreth linjës kufitare mes tyre, ndonëse edhe tani kemi të bëjmë më një problem shumë kompleks ekonomik. Bëhet fjalë për Merkatorin – sipërmarrjen më të madhe tregtare sllovene, të cilën para pesë vitesh e ka blerë koncerni kroat Agrokor. Agrokori ndërkohë ka falimentuar, ndërsa pronësinë mbi të e kanë tani aksionarët më të mëdhenj – banka ruse dhe një fond amerikan.

Agjencia sllovene shtetërore për mbrojtje nga konkurrenca ka kërkuar nga mesi i dhjetorit që të merren aksionet e Merkatorit, në vlerë prej rreth 140 milionë euro. Këto aksione do të duhej t’i kalonin sipërmarrjes së themeluar së fundmi Fortenova. Por gjendja është komplikuar.

Lojërat ekonomike dhe politike

Merkatori është pjesa më potente e Agrokorit, me rreth 40 % të të ardhurave. Ndaj lënda ka shkuar në gjykatë, ku do të shihet se cili ishte në fakt motivi i shtetit slloven për të blerë aksionet e Merkatorit dhe cilat janë pasojat për raportet mes Lubjanës dhe Zagrebit. „Nuk mund të them, se cili është qëllimi i autoriteteve sllovene dhe cili do të jetë vendimi i gjykatës. Por personalisht mendoj se gjërat do të sqarohen. Sllovenia ndoshta ka për qëllim vetëm ruajtjen e interesave të veta”, thotë ekonomisti kroat, Guste Santini.

Nëse ky ka qenë qëllimi, atëherë ekonomisti ka mirëkuptim për kërkesat e politikanëve dhe ekonomistëve të Sllovenisë. Shikoni se çfarë po bën, apo nuk po bën, Kroacia. Gjërat duhet të vendosen në gjykatë, por është e qartë se ato do të influencojnë edhe zhvillimet politike. Ekonomistët kroatë mendojnë se autoritetet kroate “kanë lënë pas dore interesat ekonomike të Kroacisë”.Kroacia nuk po i mbron sa duhet interesat e vetaSantini mendon se autoritetet kroate kanë bërë gabime në rastin e Agrokorit. “Gjërat janë shikuar vetëm në bazë të pronësisë dhe jo të interesave të vendit. Me Agrokorin janë bërë gabime të ngjashme, sikur me rastin e shitjes në duart e ndërkombëtarëve të bankave, të cilat janë stabilizuar më parë me paratë e taksapaguesve kroatë. Ndërkohë që është dëmtuar edhe prodhimtaria në vend, ndërsa sllovenët kanë shënuar sufiçit në shkëmbimin e mallrave.”

Santini nënvizon se në Kroaci nuk ekziston një qëndrim unik për të ardhmen e Agrokorit. Ai mendon se mosmarrëveshjet e fundit rreth Merkatorit do të komplikojnë edhe raportet mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ndërsa ekonomisti slloven Jozhe Mencinger, ish-ministër i ekonomisë dhe nënkryetar i qeverisë sllovene thotë: „Merkatori po shet gjithnjë e më pak mallra sllovene. Unë nuk jam nacionalist, por interesat lokale duhet të mbrohen. Duhet të kemi prioritete”, thotë Mencinger për Deutsche Wellen. „Do të shohim se në duart e kujt do të përfundojë Merkatori. Por me rëndësi është profilimi i autoriteteve sllovene. Ndërsa për raportet mes Sllovenisë dhe Kroacisë nuk kam frikë fare. Nuk do të ketë pasoja të rënda”, mendon ai. Vendimi i gjykatave pritet pas festave të fundvitit.

Zaev: Nuk besoj që do të kemi koalicion deri kah mes i muajit shkurt

ZaevKryeministri Zoran Zaev deklaroi se në mbledhje të LSDM-së të premten do të diskutohet për të gjithë çështjet politike duke përfshirë këtu edhe marrëdhëniet me të gjithë në koalicion.

“Të premten kemi mbledhje qendrore ku do ta shqyrtojmë të gjithë çështjet politike. Marrëveshje koalicionesh, apo marrëveshje parazgjedhore nuk besoj të ketë deri kah mesi i muajit shkurt për shkak të listave të kandidatëve, që duhet të dorëzohen nëse nuk gaboj deri më 12 mars. Duke marrë parasysh këtë do t’i përdorim të gjithë mundësitë në dispozicion që të pozicionohemi më mirë para qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme kuvendare”, hta Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.

I pyetur nëse në partinë e tij është hapur tema për koalicionin me BDI, kryeministri tha se do të shqyrtohen të gjitha marrëdhëniet me të gjithë.

Ndryshe, Zoran Zaev do të japë dorëheqje nga kryeministri më tre janar kur nis të formohet Qeveria teknike sipas Marrëveshjes për Qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve./Telegrafi/

“Minishengeni ballkanik”, Kurti: Gjithmonë do jemi një popull dhe askush s’mund të qëndrojë mes nesh

AlbinKreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në Twitter sa i takon samitit të tretë të “minishengenit ballkanik” dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit me mospjesëmarrjen në takim, Kosova po humb respekt, po humb mbështetje, po humb reputacion dhe se ka hyrë në një rrugë qorre!

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, shkruan Albin Kurti.

Top Channel

Marrëveshjet Kosovë – Shqipëri nën hijen e “Mini-Shengenit” ballkanik

MinishengenNisma rajonale e ashtuquajtur “Mini-Shengeni” ballkanik ka tensionuar raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duke lënë nën hije edhe dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme të nënshkruara ndër vite mes dy shteteve.

Marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, që përfshijnë fusha, deri më tani nuk kanë gjetur zbatim në tërësi dhe sipas analistëve politikë në Tiranë dhe analistëve ekonomikë në Prishtinë, kjo tregon se marrëdhëniet mes dy shteteve janë në një pikë mjaft të ulët.

Opinionisti nga Tirana, Armand Shkullaku në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se raportet mes dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, janë tensionuar pas takimeve që po mbahen në kuadër të nismës rajonale “Mini-Shengeni” ballkanik, por sipas tij, kjo nismë nuk është arsyeja e vërtetë që po pengon zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara.

Shkullaku thotë se marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve janë në pikën zero të zbatimit, kështu që ato nuk mund të dëmtohen, pasi që nuk janë zbatuar fare.

“Marrëveshjet mes dy shteteve do të dëmtoheshin në rast se ato do të funksionin më së miri. Janë nënshkruar disa marrëveshje mes dy vendeve, por deri më tani kanë mbetur vetëm në letër. Pengohet diçka që është duke u zhvilluar jo diçka që është akoma në projekt. Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë në një pikë mjaft të ulët”, thotë Shkullaku.

Kosova dhe Shqipëria kanë të nënshkruara dhjetëra marrëveshje të cilat kanë për qëllim bashkëpunimin dhe lehtësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve në të gjitha fushat, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi thotë për Radion Evropa e Lirë se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i analizojnë marrëveshjet e nënshkruara deri më tani, në veçanti ato nga fusha e ekonomisë.

“Politika e fqinjësisë së mirë nga Tirana zyrtare duhet të fillojë nga Prishtina dhe të vazhdohet më tutje, e jo të shikohet që të shkohet me marrëveshje të reja si “Mini-Shengeni”, të cilat në fakt paraqesin privilegje për ekonominë më të madhe të Ballkanit, siç është Serbia që ka GDP-në 48 miliardë euro, që është dukshëm me e madhe se e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor së bashku”, thotë Gashi.

“Prapa idesë për “Mini-Shengenin” fshihet një union doganor i cili për herë të tretë po iniciohet nga Serbia për arsye se ky është një obstruksion që po i bëhet Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit që vendet e Ballkanit kanë nënshkruar me Bashkimin Evropian dhe ka për qëllim të krijojë hapësira të reja në Ballkan për ndikimin rus dhe aleatin kryesor të saj, Serbinë”, thotë Gashi.

Deri më tani në kuadër të nismës rajonale të njohur si “Mini-Shengeni” ballkanik janë mbajtur tri takime të liderëve të Ballkanit Perëndimor, ndërkohë që Kosova nuk ka qenë e përfaqësuar, pasi që një iniciativë e tillë rajonale është kundërshtuar nga përfaqësuesit politikë në Prishtinë, përfshi ata në qeveri dhe opozitë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, këtë iniciativë rajonale e ka quajtur të pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Me qëndrim refuzues ndaj kësaj nisme, ishte shprehur edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor që është mbajtur në Tiranë e ka quajtur të pakuptimtë mospjesëmarrjen e Kosovës, ndërkaq në një prononcim për media pas mbylljes së takimeve me liderët e Ballkanik, Rama e ka quajtur kryeministrin e Kosovës e ka quajtur “gënjeshtar”.

“Haradinaj është një gënjeshtar dhe vazhdon të gënjejë. Nuk e di nëse e bën nga padija, por është gënjeshtar”, ka thënë Rama.

Drejtuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që është kandidat për kryeministër, përmes rrjetit social Twitter i ka reaguar kryeministrit Rama.

“Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin nismat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë shkon përmes Prishtinës. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne na duhet më shumë bashkëpunim e jo konfrontim”, ka shkruar Kurti.

Deklaratat e tilla të kryeministrit Rama, thotë Armand Shkullaku kanë prekur opinionin në Kosovë, për faktin, siç thotë ai, se Kosova pret që Shqipëria përpara se të bisedojë me Serbinë, Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi, do të duhej të kishte arritur një unifikim qëndrimesh me faktorin politik në Kosovë.

“Pavarësisht klimës së krijuar së fundi, sidomos pas deklaratave që kryeministri Edi Rama bëri në krah të Vuçiqit për disa nga liderët politik të Kosovës, është e vërtetë se ka një tension mes Tiranës dhe Prishtinës, por nuk besoj që kjo klimë e tensionuar së fundi do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve për faktin se përpjekjet e Edi Ramës në Tiranë janë përpjekje të një lideri politik që kërkon protagonizëm në një kohë kur qeveria e tij dhe vendi (Shqipëria) ndodhet në një krizë politike”, thotë Shkullaku.

Gjuha që përdori kryeministri Edi Rama, së fundi shton Shkullaku, më tepër është tentativë e tij, për tu faktorizuar si një lider.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë që moti të qartë pozicionin e tyre në lidhje me nismën për “Mini-Schengenin’ ballkanik, përmes një komunikate ku thuhet se “ne besojmë se në mënyrë që kjo iniciativë të jetë e suksesshme, duhet të përfshihet i gjithë rajoni, bashkë me Qeverinë e Kosovës”.

Kosova dhe Shqipëria tani e sa kohë synojnë ta heqin kufirin ndërmjet dy vendeve me qëllim të lehtësimit të procedurave të kalimit të njerëzve dhe mallrave, por kjo ende nuk është jetësuar.

Ndërkohë, shkëmbimeve tregtare mes dy shteteve ishin konsideruar se po iu vihen barriera pas vendosjes e taksës rrugore nga 5 euro deri në 22.5 euro në autostradën “Rruga e Kombit”, nga Qeveria e Shqipërisë.

rel

 

Tiranë: SPAK merr kallzimin e parë. Nisma “Thurje” denoncon koncensionin e sterilizimit

UrgjencaNisma “Thurje” bëri sot kallëzimin e parë te Prokuroria e Posaçme SPAK për koncensionin e sterilizimit, pas dyshimeve se kjo është një aferë korruptive.

Përfaqësuesit e kësaj organizate dorëzuan kallëzimin në institucionin e sapokrijuar, ku shprehin disa dyshime; së pari, pse ky shërbim iu dha një privati, kur prej shumë vitesh e bënin vet spitalet; së dyti, se kostot janë shumë të larta – çmimi i sterilizimit për një set kirurgjikal ishte 2.4 euro nga spitalet publike, ndërsa koncensionari merr sipas kontratës mesatarisht 190 euro.

Tjetër dyshim i shprehur në kallëzim është afati për 10 vjet i koncensionit, që i tejkalon mandatet e dy qeverive. Nisma “Thurje” dyshoi për korrupsion, sepse në mënyrë të pazakontë sterilizimi mund të jepej me një tender të hapur publik si edhe shumë tendera të tjerë, dhe jo me një koncension të shtrenjtë.

Ndërsa pjesa e fundit është zbatimi konkret i konsensionit; pra, kërkohet një hetim edhe mbi cilësinë e këtij koncensioni, nëse realisht solli ndryshim rrënjësor sterilizimi i sotëm nga i mëparshmi, krahas me kostot.

Përfaqësuesi i Nismës “Thurje” Endri Shabani thotë se “Pandëshkueshmëria duhet të marrë fund ndaj kemi ardhur te institucionet e reja të drejtësisë. SPAK duhet të provojë veten me këtë kallëzim të parë dhe nuk duhet të zhgënjejë pritshmëritë e të gjithëve”.

Ministria e Shëndësisë lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë konçesionare për 100 milionë dollar me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”.

Konkurrentë të tjerë në garë kundërshtuan procesin, duke u shprehur se oferta e konsorciumit fitues kishte qenë përtej fondit limit.

Drejtuesi i kompanisë fituese të themeluar në Prishtinë është Ilir Rrapaj, i cili ka drejtuar një firmë të vogël ndërtimesh në Umbria të Italisë. Ai është pjesë e konsorciumit, që përfshin “Investal LLC”, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. “Investal LLC”.

Shtetasi shqiptar Ilir Rrapaj zotëron 40 për qind të aksioneve në konsorciumin për koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, ndonëse nuk ka përvojë dhe as kapital të mjaftueshëm për të justifikuar këtë masë aksionesh në një koncension të këtyre përmasave.

Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj, për favorizime në koncensionet, duke thënë se janë pjesëtarët e tjerë të konsorciumit, që kanë përvojë të madhe në fushën e shëndetësisë.

Koncensioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale u cilësua menjëherë nga gazetarët investigativë të Rrjetit BIRN si “një garë e dyshmitë me shkelje flagrante”.

Qysh në ditët e para ajo u padit publikisht nga gazetarët investigativë BIRN si një aferë korruptive, edhe për shkak se Rrapaj mori pjesë në disa takime të ministrit shqiptar të shëndetësisë me biznesmenë italianë të fushës së shëndetësisë.

Katër vjet më parë prokuroria shqiptare nisi hetimet, duke regjistruar procedim penal për të paktën tre tendera nnë fushën e shëndetësisë: “kontrolli shëndetësor falas”, “hemodializa” dhe “sterilizim i pajisjeve kirurgjikale”.

Koncesioni për kontrollin shëndetësor falas për qytetarët 40-65 vjeç, koncesioni i hemodializës dhe ai i sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale shkojnë të treja në një vlerë mbi 250 milion euro.

voa

Teknologjia e re në ndihmë të pacientëve me kancer të pankreasit

PankreasiKanceri në pankreas është ndër më vdekjeprurësit, pasi zbulohet gjithnjë pothuajse shumë vonë. Ky lloj kanceri është i vështirë të diktohet dhe simptomat shfaqen vetëm kur kanceri ka avancuar shumë. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson, tashmë shkencëtarët kanë filluar të arrijnë progres edhe ndaj kësaj sëmundjeje që diagnostikohet me vështirësi.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, Bader Ginsburg është ndoshta personi më i famshëm që i ka mbijetuar kancerit të pankreasit. Madje dy herë. Kanceri i saj u zbulua herët, gjë që është e rrallë.

Kimioterapia është pjesë e kurës për kancerin e pankreasit, por vetëm 9% e të diagnostikuarve me këtë sëmundje jetojnë pas pesë vitesh. Vendndodhja e pankreasit e bën të vështirë pikasjen e kancerit.

Pankreasi ndodhet në pjesën e pasme të barkut. Mbulohet nga stomaku dhe mëlçia. Tumoret kancerogjene dhe cistet nuk shikohen dhe nuk ndjehen. Madje ka edhe më…

“Ky kancer nuk jep simptoma në fazat e para”, thotë Dr. Somashekar Krishna, i Qendrës Mjekësore “Wexner” të Universitetit të Shtetit Ohajo.

Patricia Beatty pati një dhimbje në stomak dhe gjatë një sonogrami, doktori zbuloi një cist.

“Më tha se kisha një cist në fazën parakancerogjene”, tregon zonja Beatty.

Doktorët mund të testojnë lëngjet nga brenda cistit. Por, është e vështirë të thuhet se cili cist do të bëhet kanceroz. Doktor Krishna drejtoi një studim për mënyra të reja diagnostikimi që u japin doktorëve pamje mikroskopike të cistit, një lloj biopsie virtuale që rezulton shumë e saktë.

“Mund t’i diagnostikojmë cistet me nivel saktësie 96-97%”, thotë Dr. Krishna.

Me këtë mjet të ri, doktorët mund të shpëtojnë jetë, por cistet dhe tumoret në pankreas ende diktohen rastësisht nga imazheritë që bëhen për diçka tjetër. Këto teste janë të shtrenjta dhe nuk mund të përdoren për kontrolle rutinë. Pra, kjo nuk u vjen në ndihmë shumicës së njerëzve të diagnostikuar me kancer në pankreas.

Dr. Krishna thotë se mënyra më logjike për ta diagnostikuar sa më herët kancerin e pankreasit është nëpërmjet analizave të gjakut. Shkencëtarët po punojnë për të krijuar një analizë të tillë, por nuk e kanë arritur ende.

Ndërkohë, Beatty i shpëtoi kancerit, pasi një mjet i ri diagnostikues zbuloi cistin e saj përpara se të bëhej malinj.

voa

Studime të reja mbi kancerin e gjirit

High Low RiskShkencëtarët në laboratorin kërkimor të kompanisë IBM në Zyrih në bashkëpunim me Universitetin e Zyrihut kanë analizuar miliona qeliza të kancerit të gjirit nga mostra të marra nga 140 tumore. Siç shpjegojnë studiuesit, nga këto kërkime ka dalë “atlasi” i tumoreve.

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në 2018, kanceri i gjirit është kanceri që ndeshet më shpesh tek gratë dhe çdo vit diagnostikohen 21 milionë raste të reja.

Johanna Wagner, studiuese në Universitetin e Zyrihut thotë se kurimi i sëmundjes është i vështirë.

“Kanceri përbëhet nga komponentë të ndryshëm. Ne kishim si synim t’i identifikonim hollësisht këto komponentë, pasi e dimë se nëse njohim me hollësi si përbëhen tumoret, do të dimë të përgatisim terapi individuale për t’i luftuar”.

Studiuesja dhe kolegët e saj analizuan 26 milionë qeliza kanceroze nga 140 paciente:

“Nga studimi arrijmë të nxjerrim spektrin e proteinave të pranishme në qelizë dhe sasinë e tyre. E realizojmë këtë proces për të 26 milionë qelizat që kemi analizuar dhe kjo na jep mundësi të kemi një ide shumë të saktë të përbërjes së qelizave kanceroze dhe si ndryshojnë nga një pacient tek tjetri, po ashtu edhe dallimet në mes të indit kanceroz dhe atij jo kanceroz”.

Për të interpretuar këto informata të mbledhura, studiuesit përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar kancerin e gjirit si një “ekosistem” ku qelizat e ndryshme të kancerit trajtoheshin si specie të veçanta.

Studimi, i botuar në revistën shkencore Cell, arrin në përfundimin se tumoret agresive shpesh dominohen nga një lloj i vetëm qelizash kanceroze që në shumë raste shfaq një nivel të lartë anomalie. Më parë mendohej se tumoret agresive ishin më të larmishëm në përbërje.

Studiuesja Marianna Rapsomaniki thotë se kjo anomali mund të shpjegojë përse paciente të ndryshme kanë rezultate të ndryshme ndaj terapisë kuruese dhe përse në disa raste mjekimi nuk jep rezultat.

“Këto qeliza karakterizohen nga një nivel i lartë anomalie dhe nga plasticitet i lartë. Këto karakteristika u japin mundësi qelizave të përshtaten më mirë dhe t’i rezistojnë mjekimit”.

Duke identifikuar përbërjen unike qelizore të tumoreve, atlasi që po krijojnë studiuesit mund të ofrojë në të ardhmen një hartë më të detajuar për terapi të reja për të luftuar kancerin.

voa

Kroaci: Milanoviç – fituesi i raundit të parë të zgjedhjeve

Kitarovic MilanovicSocialdemokrati Zoran Milanoviç doli fitues i raundit të parë në zgjedhjet presidenciale të dielën në Kroaci para Kolinda Grabar-Kitaroviçit. Në janar kroatët vendosin në balotazh për presidenten apo presidentin e ri.

Socialdemokrati opozitar Zoran Milanoviç doli fitues i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci të dielën (22.12) duke fituar afër 30% të votave pas numërimit të gati të gjitha votave, bëri të ditur Komisioni Zgjedhor në Zagreb në orët e vona të natës. Presidentja aktuale, Kolinda Grabar-Kitaroviç renditet e dyta. Kandidatja e partisë konservatore të djathtë, që qeveris aktualisht vendin, HDZ arriti vetëm 27% të votave. Për shkak se asnjëri nga kandidarët nuk ka arritur më shumë se 50% të votave në raundin e parë, më 5 janar pritet të zhvillohet balotazhi mes dy konkurrentëve, shkruan agjencia e lajmeve dpa.

Në shumicën e sondazheve, Kitaroviç kryesonte, por me një distancë të vogël kundrejt socialdemokratit, Milanoviç. Në vend të tretë u rendit kandidati i pavarur dhe i njohur si këngëtar, Miroslav Skoro me 24%.

Kitaroviç ende shpreson

Kreu i shtetit në Kroaci ka më shumë kompetenca ceremoniale përfaqësuese, megjithatë zgjedhjet konsiderohen si një tregues i fuqisë në elektorat të kampeve të majtë e të djathtë. Anëtarja më e re e BE-së, Kroacia merr kryesinë e radhës së BE më 1 janar. Në fushatën zgjedhore tema si drejtimi joefektiv i qeverisë dhe largimi masiv i njerëzve nga vendi luajtën një rol të madh. Grabar-Kitaroviç hyri në garë me avantazhin e presidentes.

Vëzhguesit janë të mendimit, se Grabar-Kitaroviç në balotazh mund t’ia dalë të rikonfirmohet edhe njëherë në postin e presidentes, për shkak se votuesit e kandidatit të tretë në renditje, Skoros, shihen si votues të spektrit konservator, që votën mund t’ia japin kandidates së partisë konservatore, HDZ. Kritikët e presidentes Grabar-Kitaroviç shprehen, se gjatë mandatit të parë, presidentja kroate u shfaq si një figurë e zbehtë dhe pa substancë politike.

 

la/(dpa,rtr)

 

Trump i vendos sanksione gazsjellësit gjermano-rus

TrumpRusia dëshiron të sjellë gaz në Gjermani përmes gazsjellësit Nord Stream 2, por kjo nuk i pëlqen SHBA-së. Sanksionet të cilat i vendosi tani presidenti Trump, synojnë të bllokojnë gazsjellësin në metrat e fundit.

Në një ceremoni në bazën ushtarake ajrore, Andrews në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi buxhetin e ri ushtarak, në të cilin janë planifikuar masa ndëshkuese kundër ndërtimit të gazsjellësit rus, Nord Stream 2. Më parë ishte Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati që i kishin miratuar sanksionet. Ato prekin kryesisht firmat që punojnë për vendosjen e gazsjellësit në Detin Balltik, si edhe pronarët e tyre. Parashikohet ndalimi i hyrjes në SHBA dhe ngrirja e pasurisë së tyre në këtë vend.

Trump akuzon Gjermaninë, se me Nord Stream 2 krijon një varësi të madhe të gazit nga SHBA. Edhe në Europë ky projekt i drejtuar nga koncerni rus, Gazprom has në kritika. Argumenti kryesor kundër tij është, se me këtë gazsjellës dobësohen gazsjellës të tjerë alternativë dhe vendet që tradicionalisht janë vende tranziti. Kurse vendet që e përkrahin projektin, thonë, se ky gazsjellës rrit sigurinë e furnizimit në Europë dhe sjell çmime të leverdsishme për konsumatorët edhe në krahasim me gazin e lëngshëm nga SHBA, që është më i shtrenjtë.

Gazsjellësi në përfundim

Ndërtimi i Nord Stream 2 është gati i përfunduar. Rrugëkalimi i tij, që mënjanon Poloninë dhe Ukrainën, kalon në shumë pjesë paralelisht me gazsjellësin ekzistues Nord Stream. Pika e nisjes është në bregdetin rus, në perëndim të Shën Peterburgut. Stacioni i fundit është Lubmini, në Graifsvald, Gjermani. Më shumë se 2000 kilometra të gazsjellësit janë vendosur ndërkohë, 300 kilometra kanë mbetur pa u vënë. Ky projekt ka kohë që ka shkaktuar tensione mes Berlinit dhe Uashingtonit. Merkel ka thënë këtë javë në Bundestag, se „nuk shoh mundësi tjetër, vetëm të zhvillojmë bisedime, por bisedime të vendosura, që ne nuk i miratojmë sanksionet.”

Efekti i sanksioneve duket që tani. Një firmë holandeze-zvoceranie, Allseas, që ishte përgjegjëse ndër të tjera për gazsjellësin i pezulloi ndërkohë punimet. Por Kremlini sipas të dhënave të veta nuk llogarit me atë që do pengohet përfundimi i gazsjellësit.

 

 

la/wa/se (afp, dpa)

Zgjidhja e problemit të mbeturinave ushqimore

mbeturinat ushqimoreSipas një studimi të OKB-së, bota prodhon mbetje ushqimore të mjaftueshme për të ushqyer deri në 2 miliardë njerëz çdo vit. Një kompani e re teknologjike synon t’ua dërgojë këtë ushqim njerëzve në nevojë.

Në ishullin e Gjirit të San Françiskos, një kompani e vogël po zbulon pa zhurmë zgjidhjen për një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballemi: të ardhmen e ushqimit në një epokë ndryshimesh klimatike dhe mbetjesh masive.

Ata i përqasen problemit nga pikëpamja teknologjike.

“Po përpiqemi të udhëheqim një revolucion burimesh, një ndryshim të të menduarit, nga mbeturinat drejt rigjenerimit”, thotë Timothy Childs, bashkëdrejtues në kompaninë “Treasure8”.

Timothy Childs është ndër pionerët e realitetit virtual që ka zhvilluar paisjet e NASA-s. Ai mendon se trajtimi i krizës së ushqimit kërkon shqyrtimin e problemit në mënyrë novatore.

“Duhet parë gjithë sistemi, nga pika e hyrjes, deri në pikën e daljes, dhe të revolucionarizojmë çdo pjesë të tij. Pastaj duhet t’ia japim këtë zgjidhje të gjitha tregjeve ku ekzistojnë mbeturinat”, thotë zoti Childs.

Objektivi i tij fillestar janë frutat dhe perimet që deri më tani lihen të kalben.

“Sistemet e avancuara të tharjes do të na mundësojnë të përpunojmë produkte të shumëllojshme bujqësore dhe ta transformojmë të gjithë sistemin e ushqimit, duke e bërë më të shpejtë dhe me përmbajtje më të lartë vlerash ushqimore se sistemet e deritanishme”, thotë zoti Childs.

Mollët jo shumë të paraqitshme janë duke u përpunuar tashmë nga makina tharëse dhe do të bëhen pjesë e linjës së produkteve të quajtur “Ground Rules”.

Dhe ky është vetëm fillimi.

“Kompania jonë nxjerr me shpejtësi prototipin, e teston dhe pastaj e nxjerr e para në treg”, thotë zoti Childs.

Ata po shqyrtojnë çdo hap të zinxhirit ushqimor.

“Një pjesë konvertohet në energji për të furnizuar paisjet me të cilat trajtojmë ushqimet. Ajo çfarë mbetet shkon sërish në tokë”, thotë Derk Hendriksen, bashkëdrejtues i kompanisë “Treasure8”.

Ata synojnë t’i përhapin këto sisteme në mbarë globin. Por fillimisht, gjithçka simulohet.

“Projektojmë godina, procese dhe paisje në kompjuter dhe i testojmë përmes realitetit virtual”, thotë zoti Childs.

Nga ky realitet virtual dalin produkte me shije të shkëlqyer.