“Fletërrufeja, njollë turpi e shekullit XXI”/ Vizita dyditore në Kosovë, reagon Rama

rama thaciDitën e sotme, kryeministri Edi Rama nisi një vizitë dyditore në Kosovë.

I gjendur në Prishtinë, Rama shkroi në Twitter se ndodhet aty për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi e shekullit xxi në historinë botërore të drejtësisë, duke iu referuar aktakuzave të ngritura nga Prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për krime lufte.

“NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!”

Top Channel

Zëdhënësi i qeverisë greke: Në këtë datë do të hapen kufijtë me Shqipërinë!

vendkalimi kufitarLajmi i shumëpritur për hapjen e kufijve të Greqisë me Shqipërinë është komunikuar nga vetë zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas në konferencën e zakonshme të shtypit që jep çdo fillim jave.

Sipas tij, Greqia duke bërë hapin vendimtar për rikthimin në normalitet do të hapë 41  porta hyrjeje të saj për turistë nga mbarë bota.

Konkretisht sa u përket kufijve tokësorë, zëdhënësi i qeverisë ka sqaruar se prej datës 1 korrik hapen shtatë pikat kufitare me fqinjët. Madje ai ka komunikuar edhe doganat përkatëse që janë dy pika me Shqipërinë, një me Maqedoninë e Veriut, dy me Turqinë dhe dy me Bullgarinë.

“Njëkohësisht hapen gjithë pikat kufitare tokësore të Evzonit (Maqedonia e Veriut) , Kakavijës, Kapshticës (Shqipëri), Promahonës, Nimfeos (Bullgari), Kastanjës dhe Kipousit (Turqi)”, u shpreh Stelios Petsas, zëdhënës i qeverisë.

Sa u përket protokolleve shëndetësore, do të përdoret procesi i njëjtë që ka hyrë në fuqi edhe në aeroportet apo portet e vendit. Do të ketë një ekip mjekësor, i cili do të kryejë teste të rastësishme te një përqindje e vogël e personave që hyjnë në tokën greke dhe vetëm këta të fundit do të plotësojnë një formular ku do të japin adresën ku do të shkojnë dhe një numër telefoni, për t’u kontaktuar nga organet mjekësore vetëm në rast se dalin pozitivë pas një ose dy ditësh.

Pjesa tjetër e udhëtarëve do të hyjë në Greqi ashtu si edhe më parë.

Qeveria greke shpreson të shpëtojë dëmin e madh që ka shkaktuar pandemia te motori i saj kryesor i ekonomisë, që është turizmi. Sidomos Greqia e veriut pret çdo vit nga 10-12 mln turistë nga kufijtë e saj tokësorë me shtete ballkanike, si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Rumania Bullgaria etj. Ndërkohë hapen edhe gjithë aeroportet periferike të vendit, ndërsa prej 1 korrikut gjithë portet e vendit do të presin anije turistike nga shtetet e tjera .

Ndërkohë thuhet se do të jenë gjatë gjithë kësaj periudhe në gatishmëri ekipe të posçame mjekësore, spitalet dhe klinika, ndërsa gjithë bizneset turistike do të kontrollohen rreptazi për zbatimin e protokolleve të caktuara.

Duke përfituar nga numri i ulët i rasteve me koronavirus është bërë me dije orët e fundit se te disa prej agjencive më të mëdha turistike në Gjermani dhe Britani është rritur kërkesa e pronotimeve në Greqi në mbi 270%. 

Top Channel

Komisioni i Venecias mbi Shqipërinë: Nuk ka vend për interpretime

Prof. Angelika NußbergerKomisioni i Venecias e dha opinionin për Gjykatën Kushtetuese. Do të hapë ai më në fund rrugën e dialogut në Shqipëri? Anëtarja e Komisionit Prof. Angelika Nussberger shpjegon për DW se çfarë duhet bërë tani në Shqipëri.

Deutsche Welle: Prof. Nußberger, ju jeni anëtare gjermane e Komisionit të Venecias dhe merreni edhe me çështjet e hapura juridike në Shqipëri. A keni qenë vetë në Shqipëri?

Prof. Angelika Nußberger: Herën e fundit kam qenë në shkurt me delegacionin e Komisionit të Venecias në Shqipëri, pak kohë para shpërthimit të Coronës.

E cila ishte përshtypja nga takimet tuaja?

Në takimet e shumta me përfaqësues nga politika dhe shoqëria civile pata përshtypjen se është shumë urgjente që reforma e drejtësisë të përmbyllet sa më shpejt dhe me sukses.

Së fundmi Komisioni i Venecias ofroi rekomandimet e tij për shqetësimet ekzistuese në Shqipëri lidhur me Gjykatën Kushtetuese në Shqipëri. Cili është hapi tjetër që duhet ndërmarrë tani?

Për Shqipërinë ka një rëndësi të jashtëzakonshme të ketë një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Kështu që hapi tjetër i nevojshëm është të ecet përpara me emërimet e tjera të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Mbi bazën e opinionit të Komisionit të Venecias rruga përpara tani duhet të jetë e qartë.

Por edhe më parë Komisioni i Venecias ka publikuar rekomandimet e veta për mosmarrëveshje të tjera. Rezultati ka qenë shpesh interpretimi politik, ku secila palë thotë, se Komisioni i jep të drejtë dhe grindjet vazhdojnë. Çfarë efekti kanë atëherë rekomandimet tuaja? A përbën një problem fakti që opinionet tuaja nuk janë të detyrueshme?

Është e vërtetë që teknikisht opinionet e Komisionit të Venecias nuk janë të detyrueshme; ato ofrojnë atë që shpesh quhet si “soft law” – “ligji i butë”. Por kjo nuk do të thotë, që ato mund të neglizhohen. Përkundrazi, të dy, kryetari i Parlamentit të Shqipërisë edhe Presidenti i Shqipërisë e kanë kërkuar opinionin, që do të thotë ata që kanë qëndrime të ndryshme në lidhje me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese  Opinioni i Komisionit të Venecias jep një përgjigje për pyetjet e kërkuara. Prandaj nuk mund të ketë asnjë dyshim që do të merret seriozisht. Përgjigjet e dhëna përfaqësojnë komunitetin ligjor europian; ato kanë një autoritet të veçantë.

Pas dëgjimit të të gjithë aktorëve relevantë, Komisioni i Venecias e shpjegon pozicionin e tij ligjor sa më qartë të jetë e mundur. Kështu që nuk ka vend për interpretime.

Ka kohë që Gjykata Kushtetuese nuk funksionon në Shqipëri. Çfarë duhet bërë për të përshpejtuar procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese?

Kushtetuta e Shqipërisë vendos një mekanizëm të komplikuar për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Parashikimet kushtetuese çuan në mosmarrëveshje, se si kuptohen ato në kushte të caktuara – në një situatë, ku ka shumë vende bosh në të njëjtën kohë, ku procedura e vetting-ut është ende në vazhdim e sipër dhe ku ka vetëm shumë pak kandidatë. Komisioni i Venecias ka dhënë shpjegimin si të operohet në kushte të tilla. Kështu, bazuar në këtë opinion, aktorët e ndryshëm politikë duhet të fillojnë bashkëpunimin në mirëbesim. “Për të kapërcyer krizën kërkohet dhe është thelbësore arritja e një konsensusi të gjerë për një dialog konstruktiv, ndërinstitucional dhe bashkëpunimi mes institucioneve të shtetit.”

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese do të ketë një efekt pozitiv në zhvillimin e vendit. Çështjet e diskutueshme mund të zgjidhen kështu mbi baza ligjore. Në një rast të mosmarrëveshjeve mes aktorëve të ndryshëm politikë Gjykata Kushtetuese do të jetë arbitri që do të tregojë rrugën përpara.

Komisioni dha rekomandime për disa ndryshime kushtetuese. Megjithatë nuk është i vogël rreziku, që ju të dëgjoni sërish për grindje politike lidhur me to, me rezultatin e një bllokade të re politike. Cila është qasja juaj në këtë rast?

Rekomandimet mbi ndryshimet kushtetuese prekin rregullat e paqarta. Njëherë për njëherë, megjithatë Komisioni i Venecias ka shpjeguar si funksionojnë mekanizmat kushtetues. Kështu që edhe nëse nuk ka konsensus për ndryshimin e Kushtetutës, nuk ka asnjë arsye për një bllokadë politike.

A e ndiqni ju edhe implementimin e rekomandimeve tuaja, apo puna juaj merr fund sapo të jepet opinioni?

Po, Komisioni i Venecias gjithmonë i ndjek nga afër deri në ç’pikë janë implementuar opinionet e tij. Sekretariati i raporton mbledhjes plenare mbi zhvillimet gjatë takimit në Venecia.

Reforma e drejtësisë në Shqipëri është një sfidë që po zgjat me vite, e po të flasësh me njerëzit në vend ata janë të lodhur, sepse institucionet kryesore të ligjit nuk funksionojnë prej vitesh. Çështje të rëndësishme ende presin përgjigje. A ka diçka që do të thonit tani më pas, për reformën, se kjo do duhej të ishte organizuar më mirë vitet e kaluara në Shqipëri?

Komisioni i Venecias i ka analizuar problemet e reformës ligjore në Shqipëri. Lidhur me çështjen e mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë, Komisioni i Venecias i ka dedikuar tre kapituj të opinionit të tij mbi faktorët e ndryshëm, influencën e procesit të vetting-ut, influencën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe rrethanat konkrete të të ashtuquajturit “incident procedural”.

Në të ardhmen është i mundur një fillim i ri. Të gjithë aktorët politikë duhet të marrin si pikë startimi nevojën urgjente për të rithemeluar Gjykatën e Lartë. Ky duhet të jetë një qëllim politik i përbashkët, në të cilin nuk duhet të interferojnë interesat personale dhe politiko-partiake.

A keni shembuj, se ku e kanë hapur derën e dialogut rekomandimet tuaja?

Ka shembuj interesantë, ku shtetet që kanë pasur shqetësime kanë ndjekur opinionin e Komisionit të Venecias. Një shembull mund të jetë adoptimi i Aktit të Sistemit Juridik në Bullgari, ku në fund një nga rekomandimet u adresua pjesërisht, dhe rishikimi i Kushtetutës në Gjeorgji, ku opinioni i Komisionit të Venecias u mor për bazë në disa aspekte.

A mendoni se Shqipëria është pranë kësaj?

Gjatë vizitës sonë ne kemi parë se të gjithë aktorët politikë janë të vetëdijshëm për situatën e vështirë të vendit dhe duan të tejkalojnë situatën e krizës. Shqipëria ka juristë të shkëlqyer dhe mund të ngrejë me lehtësi institucione shtetërore që funksionojnë mbi bazën e sundimit të ligjit. Vullneti politik është aty. Nga perspektiva jashtë duket, se problemet janë “self-made” -të krijuara vetë dhe çdo gjë do të rregullohet sa më shpejt që aktorët politikë të bashkojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje të mira të përbashkëta.

Po tani që nuk mund të vizitoni vendin, si merren vendimet për opinionin?

Për shkak të Coronës, anëtarët e Komisionit të Venecias nuk mundën të takoheshin as në mars, e as në qershor. Megjithatë ne mundëm të pranonim opinione të rëndësishme në formë të shkruar.

 

Prof. Angelika Nußberger, është anëtare gjermane e Komisionit të Venecias, më parë zëvendëspresidente e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, drejtoreshë e Institutit për Ligjn Europiano Lindor në Universitetin e Kölnit.

Covid 19: 132 raste të reja, 12 të vdekur dhe 112 persona të shëruar

diagrami 29 qershor

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 868 teste dhe janë regjistruar 132 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 57 – Tetovë 19 – Shtip 13 – Kumanovë 10 – Prilep 7 – Gostivar 6 – Ohër 5 – Veles 4 – Strugë 3  – Probishtip 2 – Sveti Nikollë 2  – Dibër 1 –Manastir 1  Kavadarci 1 – dhe Resnjë 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 12 viktima edhe atë 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 2 nga Struga, 1 nga Gostivari , 1 nga Shtipi dhe 1 nga Velesi.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 112 pacient të shëruar në  – Shkup 42 – Shtip 40 – Tetovë 16 – Gostivar 5 – Probishtip 3 – Koçani 2  – Sveti Nikollë 2 –Prilep 1 dhe  Veles 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 6212, numri i pacientëve të rikuperuar është 2427, numri i të ndjerëve është 298 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3599.

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 19 raste të reja, 2 të vdekur dhe 16 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 364.

COVID-19, disa vende rikthejnë masat kufizuese

maskaIndia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rikthyer masat kufizuese në disa pjesë të vendit për shkak të rritjes së fundmi të rasteve të reja me koronavirus. India njoftoi të hënën një rritje tjetër rekord një-ditore në raste të reja, rreth 20 mijë të infektuar.

Një pjesë e shtetit Assam të Indisë ka vendosur sërish masat kufizuese deri më 12 korrik, ndërsa shteti i Bengalit Perëndimor i ka zgjatur ato deri në fund të korrikut.

Në Shtetet e Bashkuara, Florida, Teksasi, Kalifornia dhe Arizona janë ndër shtetet që kanë shënuar një rritje të numrit të të infektuarve. Guvernatori i Floridës Ron DeSantis njoftoi të dielën se ai ka vendosur t’i mbyllë përsëri plazhet, duke fajësuar të rinjtë si nxitës të rritjes së numrit të të infektuarve për shkak të mos respektimit të masave të distancimit fizik.

Zyrtarët shtetërorë kanë vendosur gjithashtu kufizime për konsumin e alkoolit në bare, si vende të grumbullimit në masë të të rinjve. Edhe guvernatorët e Teksasit e të Kalifornisë kanë bërë të njëjtën gjë. Guvernatori i Teksasit Greg Abbott tha se “gjatë javëve të fundit COVID-19 ka marrë një kthesë shumë të shpejtë e tejet të rrezikshme në këtë shtet“.

Në SHBA numri i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë llogaritet në mbi 2 milionë e 549 mijë dhe ai i të vdekurve në mbi 125 mijë.

voa

Ambasada e RF të Gjermanisë në Shkup: Zyra konsullore dhe e vizave nga data 22 qershor 2020 filloi përsëri me ofrimin e shërbimeve!

Zyra konsullore dhe e vizave nga data 22 qershor 2020  filloi përsëri me ofrimin e shërbimeve!

Viza
Edhe më tej vlen rregulli i posedimit të terminit të caktuar për të parashtruar kërkesë për vizë. Të gjitha terminet e caktuara deri më 30.05.2020 u anuluan për shkak të mbylljes të repartit të vizave dhe u transferuan në listën e pritjes të termineve. Personave të regjistruar do t‘ju ricaktohet termin i ri sipas rendit kronologjik. Konfirmimin e terminit të ri do ta merrni në kohë të duhur përmes emailit. Terminet e caktuara para 30.05.2020 nuk janë më të vlefshme dhe për këtë arsye nuk do t’ju lejohet hyrja në repartin e vizave.

Prandaj Ju lutemi për mirëkuptim.

Ju lutemi mos u paraqitni personalisht  ose përmes telefonit në Ambasadë dhe mos parashtroni kërkesa me shkrim.

Fletë informacionin lidhur me respektimin e rregullave të higjienës gjatë vizitës në Ambasadë:

Fletë informacion për fluksin e vizitorëve Për vizitë në ambasadë Ju lutemi vini re rregullat e mëposhtme:

  • Ju lutemi të mos vini ne ambasadë më herët se 30 minuta para caktimit te terminit, sepse hyrja në Zyrën e vizave do të lejohet jo më herët se 10 minuta para terminit të caktuar.
  • Për shkak se hyrja është e lejuar vetëm për aplikuesin, Ju lutemi mos sillni me vete anëtarë të familjes ose miq në ambasadë. Të miturit mund të shoqërohen nga kujdestarët e tyre.
  • Kur të mbërrini para ambasadës, Ju lutemi radhituni dhe respektoni rregullat e distancës dhe higjienës.
  • Gjithmonë mbani një distancë prej 2 m para ambasadës, si dhe në Zyrën e vizave midis vetes dhe personave tjerë që presin.
  • Pritja para ambasadës dhe hyrja në Zyrën e vizave lejohen vetëm me maskë mbrojtëse (mbrojtje e hundës/gojës). Ju lutemi sillni gjithmonë maskën Tuaj.
  • Temperatura Juaj do të matet para se të hyni ne Zyrën e vizave. Hyrja ndalohet për personat me temperaturë prej 37.6 ° C.
  • Në interes të shëndetit Tuaj dhe shëndetit të stafit të ambasadës, Ju lutemi të jeni të disiplinuar dhe të kujdesshëm, para dhe brenda në ambasadë.
  • Udhëzimet e kolegëve të sigurisë duhet patjetër të ndiqen.

Hyrja në Gjermani
Gjermania bashkë me partnerët e saj të BE-së vendosi kufizime të reja të zgjeruara të udhëtimit për qytetarë nga vendet jashtë BE-së, të cilët mund të udhëtojnë vetëm në raste urgjente. Përjashtim nga ky rregull bëjnë shtetas gjerman ose shtetas të vendeve të treta të cilët posedojnë të drejtë  qëndrimi afatgjatë (leje qëndrimi ose vizë me afat më të gjatë), të cilët tashmë kanë qëndrim të rregullt në Gjermani (ose në ndonjë shtet tjetër anëtar i BE-së) dhe tani përsëri kthehen në vendin e tyre të zakontë të qëndrimit. Nëse bëhet fjalë për arsye urgjente të udhëtimit, udhëtarët luten të marrin me vete dëshmi përkatëse për të justifikuar urgjencën e kalimit të kufirit.  Shtetas nga vendet e treta (jashtë BE-së) të cilët nuk e plotësojnë këtë kusht, nuk mund ta kalojnë kufirin.

Në veb faqen e re https://reopen.europa.eu/de tani mund t’i gjeni informacionet e përditësuara lidhur me udhëtimet dhe pushimet në BE, mes tjerash, mjetet e transportit, kufizimet e udhëtimeve dhe rregullat për mbrojtjen e shëndetit publik, si edhe rregullat e mbajtjes së distancës dhe maskave mbrojtëse.

“Ja edhe një nga pasojat e mosrespektimit të masave mbrojtëse ndaj covid-19 nga personat e papërgjegjshëm “:

Detyrim për karantinë
Maqedonia e Veriut aktualisht është cilësuar si vend i rrezikuar nga virusi korona, listën e vendeve të rrezikuara e gjeni në https://www.rki.de/DE/Content/InfAZ/N/Neuartiges_Coronavirus/Risikogebiete_neu.html . Të gjithë personat, të cilët 14 ditë para udhëtimit kanë qëndruar në ndonjë vend të rrezikuar nga virusi korona, parimisht pas hyrjes në Gjermani duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë. Ky detyrim për zbatimin e karantinës vlen pavarësisht nga nënshtetësia, përjashtim bëjnë personat që udhëtojnë transit.

Përjashtime nga ky rregull janë të mundshme me rezultat negativ të testit PCR të virusit SARS-CoV-2,  jo më i vjetër se 48 orë para hyrjes në Gjermani. Vendimin nëse vërtetë bëhet fjalë për përjashtim ose jo, e sjellin Entet shëndetësore. Këshilla nga Ambasada në këtë drejtim nuk mund të merren.

Fletë informacionin për detyrimin e karantinës, me mundësi shkarkimi, mund ta gjeni në https://skopje.diplo.de/blob/2354250/b7eb9a5b22589ec0109c69447fcd46cd/neuer-inhalt-data.pdf.

Informacione për gjendjen në Gjermani mund të gjeni në veb faqen e Qeverisë Federale në https://www.bundesregierung.de/breg-de/themen/coronavirus/ausbreitung-coronavirus-1716188.

Informacionet në këtë web faqe vazhdimisht përditësohen. Ju lutemi ta vizitoni rregullisht, për tu informuar me gjendjen aktuale.

Covid 19: 176 raste të reja, 9 të vdekur dhe 80 persona të shëruar

e diellMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 870 teste dhe janë regjistruar 176 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 61– Tetovë 22 – Strugë 19 – Ohër 14 – Shtip 14 – Kumanovë 8 – Gostivar 7 – Kërçovë 6 – Resnjë 5– Veles 5 – Prilep 5 –Manastir 3  – Koçani 2 – Dibër 1 – Strumicë 1  – Probishtip 1 – Demir Hisar 1 dhe Pehçevë 1 .

diagram 28 qershorGjatë 24 orëve u regjistruan 9 viktima edhe atë 7 nga Shkupi, 1 nga Tetova dhe 1 nga Struga.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 80 pacient të shëruar në – Tetovë 30 – Shtip 18 – Gostivar 8 – Koçani 8 – Shkup 5 – Manastir 2   – Resnjë 2 – Valandovë 2 – Kumanovë 1 – Gjevgjeli 1 – Strumicë 1 – Berovë 1 dhe  Kërçovë 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 6080, numri i pacientëve të rikuperuar është 2315, numri i të ndjerëve është 286 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3479.

Në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 22 raste të reja, 1 të vdekur dhe 30 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 363.

103 vjet nga lindja e Prenk Jakovës, kompozitori i madh që i rezistoi sistemit

prenk-jakova-konica.al_Kompozitori i njohur shkodran lindi më 27 qershor të viti 1917 në një familje jo vendase por me prejardhje nga Gjakova.

Prenka ishte i biri i Kolë Jakovës, dhe një burim artistësh që në prejardhjen e tij, nga vendburimi.

Në tërësi Prenk Jakova është njohur si arsimtar, muzikant dhe kompozitor.

Në familjen e tij gjyshi i tij Deda ishte një adhurues i mad hi muzikës, ai i binte klarinetës në Kolegjin Saverian, dhe në të njëjtën mënyrë edhe i ati Kola ishte një ndër pjesëmarrësit dhe organizatorët në frontin e Luftës së Koplikut.

Për më tepër dhe dy vëllezërit e Prenkës, Deda dhe Çesku do të bëheshin fotograf dhe muzikant.
Prenk Jakova, i nisi hapat e tij në rrugën e arsimit pas shkollës fillore në liceun Illyricum në Shkodër.

Që në shkollë u bë anëtar i bandave muzikore të shkollës dhe madje nisi të aktronte në shoqëritë teatrore Bogdani dhe Vllaznia.

Jakova më pas kaloi si klarinetist i bandës së qytetit prej ku filloi dhe të shkruante motive muzikore që mbështeteshin në ato të këngëve popullore.

Në moshën 18-vjeçare Prenga u caktua drejtor artistik i bandës së shkollës, ku luanin asokohe të vegjlit Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Simon Gjoni dhe kompozitorë të tjerë të ardhshëm shqiptarë.

prenk-jakova-konica.al_-1Jakova nisi të kompozojë marshe dhe kantata. Më 2 janar 1936 u dërgua që të jepte mësim në Bërdicë, ku dha mësime muzike dhe për vete nxuri kitarrën. Përgjatë verës së 1939 bleu një fizarmonikë dhe mësoi t’i binte edhe asaj; vjeshtën e po atij viti u caktua që të jepte mësim në internatin e Oroshit, ku shkroi një pjesë muzikore për fizarmonikë të titulluar Malli dhe më pas Fyellin e bariut, shkruan Konica.al

Më 1940 Jakova u transferua në Shkodër, ku shkroi pjesë muzikore për fëmijë dhe operetën me dy hapje Kopshti i Xhuxhmaxhuxhëve.

Vitin shkollor 1941-42 Jakova u caktua që të jepte mësim në Katërkollë të krahinës së Krajës, sot në Mal të Zi.
Më vonë kompozitori Jakova u zhvendos në Romë ku edhe nisi mësimin për klarinetën.

Por fundi i vitit 1944 e gjeti Jakovën mësues po prapë në Shkodër, e më vonë u caktua përgjegjës në korin e Brigadës Sulmuesenë Shtëpinë e Rinisë.

Në atë periudhë Prenka u arrestua dhe u mbajt në hetuesi për shkak të vrasjes së vëllait të tij duke luftuar kundër partizanëve komunistë.

Me grupet e amatorëve, instrumentistëve, solistëve dhe korit që kishte në patronazh, Prenka dha shfaqe jo vetëm në Shkodër, por edhe në Ulqin, Cetinjë e Titograd.

Vepra “Mrika” ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenk Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti, e që u vu në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës.

prenk-jakova-konica.al_-3Opera e dytë e Prenk Jakovës, “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, u prit shumë mirë nga kolegët e dashamirësit e artit, që në shfaqjen e tij të parë në Tiranë, por kritika zyrtare mediokre me qëllime keqdashëse e tundoi mjaft i cili u detyrua të ripunojë disa pjesë.

Gjithsesi vepra Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” ishte shumë më solide se “Mrika” e cila vuante fatkeqësinë e subjektit dhe tematikës së artit skematik, ku duhet të frynte patjetër era revolucionare e kohës së absurditetit.

Prenk Jakova ishte një kompozitor që shkroi me sukses romanca, kantata dhe këngë.

Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit. Këtu ai bëri shkollën e parë të artit. Doli mësues dhe shkoi të japë mësim në shkollat e fshatrave të Shkodrës dhe të Mirditës por nga të shkruarit e veprave muzikore nuk u nda asnjëherë.

Ndërkohë i vëllai i Prenkës që ishte në moshë të re, gjatë Luftës së Dytë Botërore, mori pjesë në lëvizjen shqiptare nacionaliste, dhe me ardhjen në pushtet të komunistëve u detyrua të merrte malet. Për shkak të vëllait, i cili kërkohej, komunistët arrestojnë Prenk Jakovën dhe e mbajnë disa kohë burgjeve.

Ndërsa Prenka, që nuk kishte ushtruar kurrfarë veprimtarie veç detyrës së tij si mësues, lirohet shpejt nga burgu, fati i të vëllait do të ishte tepër tragjik. Kapet nga komunistët dhe pushkatohet pa mëshirë.

Prenk Jakova ishte një artist i madh, që megjithë tragjedinë, dhe dhembjen që kishte, arriti të mbijetonte dhe të shkruante duke iu imponuar regjimit monist me forcën e gjenisë së tij.

Megjithë karrierën e tij të suksesshme artistike, për të cilën fitoi respekt e admirim nga artdashësit shkodranë, fundi i Prenkës do të ishte disi i ngjashëm me atë të vëllait të ekzekutuar, sepse duke mos e duruar dot mjedisin përreth tij, duke e parë vehten në një gjendje pesimizmi të pashpresë, ai zgjodhi rrugën e vetvrasjes, pikërisht në Shtëpinë e Kulturës në Shkodër, pikërisht në atë institucion ku ai kishte punuar e shkruar një jetë të tërë.

Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operas së parë shqiptare “Mrika”, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës Enver Hoxha, u takua me Prenkën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun.

Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezent në atë bisedë të Prenkës me Enver Hoxhën, dëshmon: Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenka iu përgjigj: “Po mor shoku Enver, por puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë”.

Pas përgjigjes së Prenkës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t’i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën “Skënderbeu”, kujton ish-funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkë Jakovën.

Pas atij takimi, Prenka iu vu punës duke punuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha.

Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas “Skënderbeu” dhe për disa muaj me radhë u muar vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkës i nxorën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për shikimin e saj, i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin.

Prenka refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë gjë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit.

prenk-jakova-konica.al_-5Ndonëse opera “Skënderbeu” u shfaq dhe pati sukses të madh, e Prenka pati përgëzime edhe nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjendjen shpirtërore të Prenkës.

Veprimtaria muzikore që la Prenk Jakova është shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat.

Nisur nga virtuoziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenk Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të gjitha kohërat.

Teatri i Operas e Baletit e shpalli vitin e shkuar 2017-ën, si vitin e kompozitorit Prenk Jakova, pasi ky vit përkoi me 100-vjetorin e lindjes së Artistit të Popullit.

Historiani Romak Valer Patekuli… Ja kush ishin Ilirët!

iliret

Populli trim ilir ndër shekuj është shquar për efikasitetin e tij në luftë. Një trimëri e tillë e shoqëruar me aftësi të shkëlqyera luftarake pasqyrohen edhe tek shqiptarët si pasardhësit e denjë të tyre në çdo episod të historisë ku pikërisht ne, shqiptarët, luftuam për qëllime të larta fisnike.

Një nga të parët që vlerësoi pathyshmërinë e ilirëve ish historiani romak Valer Patekuli (19 pr.K-31 ps.K), i lindur në Kapua. Shërbeu për një kohë të gjatë në ushtri dhe më pas u zgjodh senator.

Mori pjesë në ekspeditat ushtarake të komanduara nga Tiberi. Shkroi veprën “Historia Romana” (Historia e Romës) në dy libra, ku përshkruan gjithë historinë e Romës deri në vitet 30.

Libri i parë trajton shkurtimisht historinë e Romës që nga krijimi i saj deri tek shkatërrimi i Kartagjenës dhe i Korinthit, ndërsa te libri i dytë përshkruhet gjërësisht historia e Romës deri në vitin 30 të e.r.

Në veprën e tij gjejmë të dhënë mbi luftën e ilirëve të Veriut kundër pushtimit romak dhe sidomos për kryengritjen e madhe në Iliri në vitet 6-9 ps.K lidhur me këtë kryengritje nënvizion: “Ilirët ishin të pathyeshëm në sajë të pozitës të vendeve dhe të maleve të natyrës së tyre të egër dhe të zotësisë së çuditshme që kishin për të luftuar.”

Libri 11- 111, 114, 121

…U shpall mobilizimi i nga të gjitha anët u thirrën edhe veteranët. Burra e gra, sipas pasurisë u detyruan të jepnin ushtarë nga skllevërit që kishin lëruar. Në senat u dëgjua zëri i prijësit (Oktavian Augusti). “Në dhjetë ditë, tha ai, po të mos merren mas mbrojtëse, armiku mund të hyjë brenda në Romë”…

Në verën e ardhshme e gjithë Paionia kërkoi paqe dhe lufta u përqundrua në Dalmati. U pa atëherë kjo shumicë e madhe ushtarësh krenarë, që më parë kërcënonte Italinë, duke çuar në breg të lumit Batin armët, me të cilët luftoi kundër nesh, duke rënë në këmbët e komandantit tonë; nga dy udhëheqësit kryesorë Batua dhe Pini, njëri u kap, tjetri u dorëzua.

Me kthimin e tij në Romë, Tiberi festoi triumfin mbi paionët dhe dalmatët, nderin që e meritonte që më parë, por që ekspeditat e pandërprera e kishin penguar… Tiberi shkoi në Iliri për të rregulluar provincat që kishte pushtuar.

konica

 

Bylisi, ILIR apo GREK ? Historia që duhet njohur nga të gjithë. La storia vera

A eshte Bylisi qytet grek siç e konsideron kritiku i njohur Vittorio Zgarbi ? A eshte pushtuar Bylisi prej grekeve ?

A ka patur nje koloni te tyren ketu ? Cfare thone historianet, burimet e lashta, por edhe objektet arkeologjike ?

Pak javë më parë kritiku i njohur italian Vitorio Zgarbi e quajti Bylisin qytet grek…

Por si qendron e verteta ? Cfare fsheh historia e ketij qyteti ?

Si e identifikojne autoret dhe burimet e lashta ? Një histori e jashtezakonshme dhe e harruar.

Top Channel