Covid 19: 150 raste të reja, 9 të vdekur dhe 30 persona të shëruar

Diagrami 27 qershorMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 1086 teste dhe janë regjistruar 150 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 93– Tetovë 12 – Ohër 9 – Kërçovë 8 – Kumanovë 7 – Resnjë 5 – Prilep 4 – Shtip 3 – Strugë 3 – Gostivar 3 –  Koçani 1 – Negotinë 1 dhe Manastir 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 9 viktima edhe atë 6 nga Tetova dhe 3 nga Shkupi :

– Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, vdiq një pacient 79-vjeçar nga Shkupi. – Në Spitalin “8 Shtatori ” në Shkup, vdiqën 3 persona: 2 pacient njëri 58-vjeçar dhe tjetri 81-vjeçar, të dy nga Shkupi  dhe një pacient 58-vjeçar, nga Tetova. – Në Tetovë vdiqën 5 persona të moshës: 63-vjeçar, 60-vjeçar, 77-vjeçar, 72-vjeçar dhe 69 vjeçar.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 30 pacient të shëruar në – Shkup 21 – Shtip 3 – Tetovë 3  – Prilep 2 dhe  Manastir 1.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 5906, numri i pacientëve të rikuperuar është 2236, numri i të ndjerëve është 277 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3393.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 12 raste të reja, 6 të vdekur dhe 3 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 374.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 2893, aktiv 1931 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 640, aktiv 374 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 732aktiv 276 (me 109.228 banorë) .
  • Shtip – 306, aktiv 181 (me 43.625 banorë) .
  • Ohër- 149, aktiv 125 (51.591 banorë).
  • Strugë – 196, aktive 114 (me 65.801 banorë) .
  • Resnjë – 94aktiv 90 (me 16.313 banorë)
  • Gostivar – 104, aktiv 63 (111.252 banorë) .
  • Dibër  – 89, aktiv 37 (me 20.863 banorë)
  • Veles – 173, aktiv 30 (me  54.384 banorë)
  • Koçani – 67, aktiv 30 (me 37.758 banorë)
  • Prilep – 246, aktiv 23 (me 75.132 banorë)
  • Manastir – 46aktiv 15 (me 91.983 banorë)
  • Kërçovë – 24, aktiv 20 (me 56.937 banorë)
  • Probishtip – 14, aktiv 9 (me 15.085 banorë)

Tritan Kalo: MOS vijoni të bëheni pre e IDIOTËSIRAVE të mos ekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19

kalo-1JETËT tona janë të pakthimta dhe shumë të vlefshme…..MOS vijoni të bëheni pre e IDIOTËSIRAVE të mos ekzistencës së Sars-Cov2/Covid-19…..Bëhet fjalë për një virus dhe një sëmundje me DY kuptimshmëri njëthelbësore, e cila DUHET marë sa më seriozisht…..CORONA-VIRUS = Virus me Kurorë mbi kokën e tij, POR edhe mbi KOKËN tonë nëse largohemi nga kjo jetë e NUKU tregojmë kujdes ndaj një virusi të tillë…..CO-VID = Bashkë – Zbrazëse e shëndetit si dhe e jetëve tona, nëse përsëri NUKU bëjmë kujdes ndaj një infeksioni të tillë shëndet dhe jetëmarrës….BESOJ se dëgjoni dhe informoheni se çfarë po ndodh në botën mbarë, por MË PAK vëmëndje ndaj lojrave me shifrat dhe interpretimin e tyre shpesh konfuz prej shumë GJITHOLLOGËVE….Ju rikujtojmë se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË….Një sëmundje e tillë MUNDET të marë jetën e pacientëve të çdo moshe….FLAS nga ajo që unë dhe kolegët e mi të nderuar në COVID-1/Shëbimin e Sëmudjeve Ibfektive të QSUT “Nënë Tereza”, po vijojmë të përjetojmë në vijën e parë të përplasjes me këtë infeksion….DURIMI dhe PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe të tjerëve, mbeten thelbësore edhe sot e kësaj dite për tu përballur me këtë sfidë….MIRËKUPTIMI dhe MIRËBESIMI reciprok në këtë sfidë, me këtë “flamë mbarëbotërore” duhen vlerësuar për çdo sekondë, sepse JANË dy “armët” tona më të sigurta në këtë betejë sociale….MOS e zhbëni për asnjë çast për ndonjë qejfmbetje jo thelbësore, vlersimin tuaj ndaj heroizmit dhe vetësakrifikimit të mantelbardhëve, infermjerëve, farmacistëve, sanitareve, barrelmbajtësve, teknikëve të imazherisë, punonjësve të koordinimit e administratës si dhe punonjësve të rendit, të cilët venë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar shendetin dhe jetët tuaja…..BASHKË dhe vetëm BASHKË do mundemi me siguri të mbrijmë në fund të tynelit pak sa të gjatë, POR ku edhe drita jeshile për daljen mbanë në këtë sfidë Sars-Cov2/Covid-19 vijon të ndrijë….Together forever!!!

Tritan Kalo

SHBA vendos një tjetër rekord një-ditor për rastet e reja të koronavirusit

Nënpresidenti Mike PenceShtetet e Bashkuara kanë vendosur një tjetër rekord ditor për rastet e reja me koronavirusit, duke tejkaluar shifrën 40,000 raste në ditë, për herë të parë.

Përditësimi nga gazeta Washington Post tregon se numri i rasteve të reja ditore në Shtetet e Bashkuara e tejkaloi rekordin e mëparshëm të vendosur të enjten, me pesë shtete që shënuan rekorde të reja – Florida, Xhorxhia, Karolina e Jugut, Tenesi dhe Juta.

Shtimi i rasteve bëri që Florida dhe Teksasi të njoftojnë se po rimbyllin përsëri baret dhe po vendosin kufizime të reja në përpjekje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Nënpresidenti Mike Pence tha gjatë një konference për shtyp të Grupit të Punës së Shtëpisë së Bardhë për Koronavirusin se 16 shtete po përjetojnë rritje të infeksioneve ndërsa 34 të tjera kohët e fundit kanë raportuar një stabilizim të rasteve të reja.

Ai tha se ishte “një lajm shumë inkurajues” që gjysma e rasteve të reja në Florida dhe Teksas janë mes amerikanëve nën moshën 35 vjeç, pasi të rinjtë kanë më pak të ngjarë të kenë pasoja serioze nga virusi.

Pence tha se qeveria federale po e përqëndron vëmendjen në shtetet jugore që po shohin shtimin e rasteve dhe inkurajoi njerëzit që të respektojnë udhëzimet lokale, shtetërore dhe federale për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

Grupi i Punës së Shtëpisë së Bardhë për Koronavirusin mbajti konferencën e tij të parë publike në gati dy muaj të premten. Presidenti amerikan Donald Trump nuk mori pjesë në të.

Shtetet e Bashkuara vazhdon të udhëheqin botën për nga numri i rasteve me koronavirus, me më shumë se 2.4 milion, rreth një e katërta e të gjitha infeksioneve në të gjithë botën. Kjo sipas Qendrës Kërkimore të Koronavirusit në Universitetin Johns Hopkins.

Organizata Botërore e Shëndetit tha të premten se i duhen më shumë se 30 miliardë dollarë gjatë vitit të ardhshëm për të zhvilluar dhe prodhuar teste për COVID-19, vaksina dhe trajtime të tjera.

Eksperti më i lartë i sëmundjes infektive në Sh.B.A lëshoi një paralajmërim për të rinjtë pasi rastet e koronavirusit vazhdojnë të rriten, veçanërisht në 16 shtete.

“Pra, nëse infektoheni, do të infektoni dikë tjetër i cili do të infektojë qartë dikë tjetër. Ne e dimë se kjo ndodh sepse elementi i riprodhimit të virusit nuk është më pak se një,” tha ai.

Guvernatori republikan Greg Abbott ka mbyllur baret në Teksas dhe ka pakësuar hapjen e restoranteve, në një kthim dramatik të planeve të rihapjes ndërsa konfirmohen rastet e reja të koronavirusit.

Për më tepër, Florida ka ndaluar konsumin e alkoolit në bare pasi rastet e konfirmuara ditore të koronavirusit shkuan afro 9,000, gati dyfishin e rekordit të mëparshëm të vendosur vetëm dy ditë më parë.

Ndërkohë, nënpresidenti Mike Pence u përpoq të anashkalonte disbalancën mes këshillave urgjente të autoriteteve të shëndetit publik që njerëzit të vazhdojnë të praktikojnë distancimin shoqëror, me kthimin e fushatës Trump / Pence në mitingje të mëdha në vende të mbyllura.

Gazetarët i bënë pyetje pikante nënpresidentit Pence në lidhje me atë që duket si një shkëputje e dukshme mes këshillave dhe praktikës së ndjekur nga fushata.

Pence u përgjigj duke cituar vlerat amerikane të grumbullimit dhe fjalës së lirë.

“Edhe në një krizë të shëndetit publik, populli amerikan nuk heq dorë nga të drejtat kushtetuese,” tha Pence.

Infeksionet e reja

Një numërim nga Universiteti Johns Hopkins tregon se numri i rasteve të reja janë 2.5 milion. Megjithatë, numri i vërtetë i rasteve të vlerësuara sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve CDC është rreth 20 milion.

Zyrtarët kanë kohë që besojnë se numri aktual i rasteve është raportuar më pak nga sa ç’është aktualisht.

CDC thotë se e bazon vlerësimin e saj të ri pas studimit të mostrave të gjakut nga i gjithë vendi. Ajo thotë se shumë raste nuk u kapën sepse testimi i hershëm ishte i kufizuar ose u krye vetëm për ata njerëz që shfaqnin simptoma.

CDC vlerëson se 6% e popullsisë amerikane ka pasur COVID-19.

Zyrtarët raportojnë se numri i vdekjeve një-ditore në Sh.B.A ra javën e kaluar, por numri i rasteve të reja duket se po ritet.

Drejtori i Institutit Shëndetësor Global të Harvardit, Ashish Jha tha në një intervistë të enjten për emisionin “Today” të rrjetit NBC se rritja e fundit e infeksioneve në Sh.B.A ishte për shkak të rihapjes së parakohshme të ekonomisë së vendit, ndërsa mungojnë procedurat e duhura të sigurisë.

Virusi në botë

Portugalia njoftoi të enjten se banorët në disa pjesë të Lisbonës do të duhet të fillojnë të qëndrojnë përsëri në shtëpi javën e ardhshme pasi autoritetet panë një rritje të rasteve të koronavirusëve në periferi të qytetit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të enjten se ka pasur një rritje javore të rasteve në 11 vende evropiane për herë të parë në disa muaj.

Amerika Latine është bërë epiqendra më e re në botë për COVID-19 me numrin rajonal të vdekjeve që tejkalon shifrën 100,000, me më shumë se gjysmën, 54,000, në Brazil.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus thotë se numri i rasteve të koronavirusëve në të gjithë botën mund të arrijë në 10 milion javën e ardhshme, një rritje e mprehtë nga 9.3 milion raste, përfshirë mbi 482,000 vdekje, të raportuara aktualisht.

voa

Ursula von der Leyen: Të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi

Ursula von der LeyenPër herë të parë që nga marrja e postit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen takoi veçmas politikanë të lartë nga Kosova dhe Serbia në Bruksel.

Që nga marrja e postit si presidente e Komisionit të BE, kjo ishte hera e parë që Ursula von der Leyen ka takuar krerë të lartë të politikës nga Kosova e Serbia. Ka qenë „diskutime të mira”, është shprehur von der Leyen pas takimeve të veçanta që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti si edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në selinë e Komisionit Europian në Bruksel, shkruan agjencia e lajmeve, dpa.

Von der Leyen theksoi në bisedimet me të dy partnerët nga rajoni nevojën e rifillimit të dialogut, bëri të ditur të premten zëdhënësja e saj, sipas dpa. Dialogu Kosovë-Serbi ka ngrirë nga fundi i vitit 2018. Një përpjekje e qeverisë amerikane nën Donald Trump për bisedime më 27 qershor në Uashington, por duke e anashkaluar BE, dështoi pasi Prokuroria e Posaçme ngriti aktpadi për krime lufte, të cilën pritet ta rrëzojë ose konfirmojë Gjykata Speciale në Hagë akuzoi

Ndërkohë Franca dhe Gjermania janë shprehur, se presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti. “Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”, ka shkruar të premten ambasada e Francës në Kosovë në  ‘Twitter’.

la/dpa/

Studimet: Përse vdesin më shumë burra nga COVID-19?

covid19 brisBurrat, gratë dhe fëmijët infektohen njëlloj nga virusi i ri i koronës. Por burrat sëmuren shpesh më rëndë me COVID-19 dhe vdesin më shpesh prej tij. Ndërsa gratë dhe fëmijët janë më pak të rrezikuar.

Që nga fillimi i pandemisë ka spekulime lidhur me arsyen, se përse burrat vuajnë më shumë nga infeksioni me virusin e ri korona: Burrat i kushtojnë më pak vëmendje shëndetit, pijnë më shpesh duhan, ushqehen më keq. Pikërisht brezi i vjetër kishte një mënyrë jo të shëndetshme jetese. Përveç kësaj supozohet se burrat shkojnë me shumë vonesë tek mjeku.

Të dhënat e nismës kërkimore Global Health 50/50 nga më shumë se 20 vende konfirmojnë se gratë infektohen po aq shpesh sa burrat. Por burrat shpesh sëmuren më rëndë nga COVID-19 dhe gjasat që të vdesin nga infeksioni janë më të mëdha. Po të shihet niveli i vdekshmërisë, shpërndarja është një e treta me dy të tretat.

Sigurisht që ndikim kanë edhe me sëmundjet e mëparshme. Për shembull, burrat vuajnë shumë më shpesh nga sëmundjet kardiovaskulare, nga të cilat vdesin më shpesh se gratë.

Përveç kësaj vendimtare është struktura e moshës: sipas Institutit Robert Koch (RKI) në të gjitha grupmoshat deri te 70 deri 79 vjeçarët kanë vdekur dy herë më shumë burra sesa gra. Vetëm pas kësaj moshe raporti fillimisht përafrohet, dhe pastaj në grupmoshën 90 deri 99 vjeç rikthehet siç ishte fillimisht.

Kjo ndoshta ka të bëjë në radhë të parë me faktin se ka më shumë gra të moshuara sesa burra të moshuar. Arsyet e këtij dallimi gjinor nuk i shpjegon dot as RKI.

Receptori ACE2 si porta hyrëse?

Një rol të rëndësishëm luan ndoshta edhe receptori ACE2, sepse ai shërben si një portë hyrëse për sëmundjet e shkaktuara nga koronaviruset COVID-19, SARS dhe MERS. Burrat kanë qenë më të prekur edhe nga MERS, thotë Bernhard Zwißler, Drejtor i Klinikës së Anestesiologjisë në klinikën LMU.

Koronaviruset përdorin receptorin ACE2 si një lloj porte për të hyrë në qelizën mikpritëse.

Sipas një studimi të University Medical Center Groningen  ky receptor ACE2 gjendet në një përqendrim më të lartë te burrat. Këtë ndryshim mes gjinive studjuesit e zbuluan, kur shqyrtuan një lidhje të mundshme ndërmjet receptorit ACE2 dhe dobësisë, insuficiencës kronike të zemrës.

Sipas Bernhard Zwißler momentalisht është duke u studjuar, nëse dhënia e ACE inhibitorëve për uljen e tensionit të gjakut bën që qelizat të krijojnë më shumicë receptorin ACE2 dhe në këtë mënyrë të jenë më të ndjeshme ndaj një infeksioni. Kjo supozohet, por akoma nuk është dëshmuar asgjë.

A i mbron gratë estrogjeni dhe sistemi më i fortë imunitar?

Sistemi imunitar femëror është më rezistent se ai i burrave. Arsye për këtë është hormoni seksual femëror estrogjen, i cili stimulon sistemin imunitar duke vepruar më shpejt dhe masivisht kundër patogjenëve. Testosteroni mashkullor nga ana tjetër pengon mbrojtjen e trupit.

Që sistemi imunitar i grave reagon në përgjithësi më shpejt dhe më fort ndaj infeksioneve virale se ai i burrave, konstatohet edhe tek sëmundje të tjera virale, si gripi apo edhe ftohjet e lehta, pohojnë virologët.

Me sa duket edhe te shakatë lidhur me “ftohjen e meshkujve” ka diçka të vërtetë. Por gratë vuajnë më shpesh nga sëmundjet autoimune, në të cilat sistemi imunitar reagon me tepri dhe sulmon qelizat e veta – një komplikacion i mundshëm edhe për COVID-19.

Përveç kësaj janë edhe “shkaqe gjenetike”, që favorizojnë gratë, thotë virologu molekular  Thomas Pietschmann për DW. Arsyeja është se disa gjene, që kanë të bëjnë me imunitetin, për shembull gjenet që janë përgjegjës për zbulimin e patogjenëve, kodohen te kromozomi X”. Meqenëse gratë kanë dy kromozome X dhe burrat vetëm një, gratë janë në avantazh.

India një rast i veçantë

Studimet nga India tregojnë çuditërisht se atje për gratë rreziku, që të vdesin nga Covid-19, është më i lartë se tek burrat. Sipas studimeve shkalla e vdekshmërisë te gratë e infektuara është gjithsej 3,3 përqind, ndërsa te burrat e infektuar 2,9 përqind. Në grupmoshën e 40 deri 49 vjeçareve 3,2 përqind e grave të infektuara kanë vdekur, në krahasim me 2,1 përqind tek burrat. Në grupmoshën e 5 deri 19 vjeçarëve kanë vdekur vetëm gra.

A i kushtohet më pak vëmendje shëndetit të grave se sa të burrave në Indi?

Arsyet për këtë rast specifik indian po hetohen intensivisht. Ndër të tjera supozohet se gratë janë më të prekurat, meqenëse në Indi ka më shumë gra se burra në moshë të thyer.

Përveç kësaj shëndetit të grave i kushtohet më pak vemendje se shëndetit të burrave. Gratë shkojnë edhe më rrallë te mjeku dhe provojnë të kurohen fillimisht me metoda shtëpie. Ato shkojnë për t’u testuar apo kuruar relativisht më vonë se burrat.

“Se sa ka të bëjë kjo me faktorët biologjikë dhe sa me faktorët socialë, është e paqartë. Gjinia në mjedisin indian mund të përbëjë një faktor kritik”, thotë  SV Subramanian, profesor i shëndetit publik në Universitetin e Harvardit, për BBC.

Edhe nga gripi spanjoll në 1918, në Indi patën vdekur dukshëm më shumë gra se sa burra. Gratë ishin më të prekshme nga infeksioni, sepse shumë prej tyre ishin të paushqyera, qëndronin shpesh të mbyllura në shtëpi të paajrosura dhe me kushte jo të mira higjenike dhe gratë kujdeseshin për të sëmurët e tjerë më shumë se burrat.

Përse fëmijët janë më pak të rrezikuar?

Në rastin e koranavirusit të ri, fëmijët çuditërisht nuk hyjnë më tek më të dobëtit e shoqërisë – për shumicën e fëmijëve sëmundja është relativisht e lehtë dhe shpesh edhe pa simptoma. Nga 8882 personat, që vdiqën në Gjermani që nga fillimi i pandemisë COVID-19, vetëm tre ishin nën moshën 18 vjeç.

Arsyeja për këtë nuk është sqaruar përfundimisht. Mjekët supozojnë se tek fëmijët e vegjël funksionon “sistemi jospecifik” i lindur. Për ta mbrojtur nga patogjenët e parë, nëna i jep fillimisht fetusit, dhe më vonë të porsalindurit përmes qumështit të gjirit, mbrojtjen e veçantë imune.

Në sistemin e lindur imunitar bëjnë pjesë për shembull, fagocitet dhe qelizat vrasëse – këto janë qeliza të bardha të gjakut që sulmojnë të gjithë patogjenët, që hyjnë në trup përmes mukozës ose lëkurës.

Ky “imunizim pasiv” zgjat zakonisht, derisa fëmijët të krijojnë sistemin e tyre imunitar. Deri rreth moshës dhjetë vjeç fëmijët zhvillojnë mbrojtjen e tyre specifike imune. Por edhe pas kësaj sistemi imunitar i tyre është i aftë të adaptohet gjatë gjithë jetës, kur shfaqen patogjenë të rinj.

Fëmijët nuk janë “shpërndarës infeksioni”

Përhapja e COVID-19 sipas moshave ndryshon shumë nga sëmundjet e tjera infektive, ku fëmijët shpesh konsiderohen si “shpërndarës të infeksionit”, meqë ata e përhapin shpejt një virus në të gjithë popullatën.

Që në rastin e koronavirusit nuk është kështu, e dëshmon një studim i kryer me porosi të qeverisë së landit gjerman Baden-Württemberg. Ai po shërben tani si bazë për një kthim sa më të shpejtë dhe gjithëpërfshirës të fëmijëve në kopshte dhe shkolla, në rast se respektohen standardet e higjenës dhe rregullat e distancës.

Por ende mbetet e pasqaruar, nëse fëmijët e infektuar janë po aq ngjitës sa të rriturit e infektuar. Në një studim të shumë diskutuar virologu Christian Drosten nga Charité në Berlin tregoi se fëmijët kanë në fyt po aq viruse sa edhe të rriturit. Në këtë përfundim arritën edhe studime të tjera ndërkombëtare.

Megjithatë vetëm ekzistenca e viruseve në traktin respirator nuk është ende dëshmi, që këto viruse përcillen po edhe aq fort tek të tjerët. Meqenëse fëmijët kanë më pak simptoma, si për shembull më pak kollitje, ndodh që ata janë të infektuar, por infektojnë më pak njerëz, bëjnë të ditur mjekë pediatër dhe mjekë specialistë të higjienës në një deklaratë të katër shoqatave të specializuara.

dw

Kufijtë e BE-së mbeten të mbyllura për vendet e Ballkanit, përveç Malit të Zi dhe Serbisë

kufiriBashkimi Evropian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, pas 1 korrikut, pos për Malin e Zi dhe Serbinë.

Kjo supozohet në bazë të një liste, që si aneks i është bashkangjitur një rekomandimi të Këshillit të BE-së, për të cilin ambasadorët e vendeve anëtare, kanë diskutuar në Bruksel, të premten në mbrëmje, për më shumë së gjashtë orë.

Ata në fillim ka miratuar kriteret që duhet të merren parasysh për të hequr kufizimet për hyrjen e shtetasve të huaj në territorin e BE-së, pastaj në bazë të këtyre kritereve, është përpiluar edhe lista në të cilën janë vëtëm 15 shtete.

Kjo do të thotë se për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën kufizimet do të mbeten, edhe pas ditës së parë të korrikut.

Para më shumë se dy javësh Komisioni Evropian kishte propozuar që për të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të hapen kufijtë e BE-së nga 1 korriku, duke marrë parasysh, se atëherë, situata epidemiologjike e koronavirusit ishte e ngjashme, apo edhe më e mirë sesa në vendet e Bashkimit Evropian.

Por, prej atëherë situata është përkeqësuar dukshëm dhe janë shënuar raste të shumta të personave me koronavirus në këto shtete. Kjo ka bërë që ato të bien nga lista e vendeve për të cilat rekomandohet heqja e kufizimeve nga data 1 korrik.

Poashtu, me kusht të reciprocitetit, kufizimet nuk do të hiqen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por do të hiqen për Kinën. Kjo mund të zemëroj administratën amerikane, por në BE thonë se i kanë marrë parasysh vetëm kriteret reale që kanë të bëjnë me rrezikun nga pandemia, dhe jo ato politike.

Kriteri kryesor për heqjen e kufizimeve për hyrje në BE, ka qënë ai që të ketë pasur më pak se 16 raste për 100.000 banorë në dy javët e fundit.

Burimet e BE-së pohojnë se për një kategori të konsiderueshëm të qytetarëve nuk do të duhej të vlejnë kufizimet, Si shembull, përmenden udhëtimet në BE për punë sezonale në bujqësi, udhëtimet për studime, pastaj për diplomatët, punëtorët shëndetësorë dhe disa kategori tjera.

Po ashtu kufizimet nuk do të vlejnë për personat të cilët do të kalojnë tranzit.

Për personat që kanë vendbanim në shtetet e Bashkimit Evropian nga 1 korriku nuk do të duhej të vlejnë më kufizimet për hyrje në territorin e BE-së.

Lista nuk është përfundimtare dhe ajo mund të ndryshohet në bazë të zhvillimit të situatës epidemiologjike. Për këto rekomandime, deri të shtunën në mbrëmje, duhet të pajtohen qeveritë e vendeve anëtare, ose të mos dërgojnë vërejtje në mënyrë që rekomandimi të konsiderohet si i aprovuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Por edhe kur ky rekomandim të bëhet zyrtar në emër të BE-së, u takon shteteve anëtare që të vendosin a do ti hapin, apo jo, kufijtë e tyre për këta shtetas të huaj.

rel

Sokrati: I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë

SokratiSokrati ishte një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është Platoni.

Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit të tij.
Ai besonte se filozofia duhet të arrijë rezultate praktike në mirëqenien më të madhe të shoqërisë. Ai besonte gjithashtu se zgjedhja e njeriut është e motivuar nga dëshira për lumturi, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me njohuri të drejtë të vetes – kjo është më shumë mundësi për të bërë zgjedhje që do të na sjellin lumturi të përjetshme që ne e dëshirojmë.
Dënimi me vdekje
Në vitin 399 para erës sonë, Sokrati dënohet me vdekje nga qeveria e Athinës nën akuzat se mohonte perënditë dhe kishte korruptuar të rinjtë me mësimet e tij.
Trupi gjykues i ofroi Sokratit dy zgjedhje; 1) të hiqte dorë nga bindjet e tij; 2) të vdiste duke pirë helm – filozofi zgjodhi të dytën.
Nxënësi i tij, Platoni, ishte i pranishëm në vdekjen e Sokratit dhe e përshkroi ngjarjen: “Pasi piu kupën me helm, Sokrati filloi të ecte nëpër dhomë për të ndihmuar përhapjen e helmit në organizëm, derisa këmbët iu mpinë. Mpirja iu përhap më lart, arriti në zemër, rrahjet e saj u ndalën dhe Sokrati vdiq”.
Sokrati ishte 70 vjeç. Në shekullin XVIII, artisti francez Jacques Louis-David realizoi një pikturë nga kjo skenë duke u mbështetur në përshkrimet e Platonit dhe të një sërë autorësh të periudhës klasike.

Piktura ndodhet e ekspozuar në Muzeun e Artit Metropolitan të Nju Jorkut.
Njih vetveten: Jeta e pashqyrtuar është më mirë të mos jetohet
Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për jetën që jetojmë, është jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih vetveten”.
Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria, dhe jo unaza e deshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të hetonin besimet personale.
Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë, kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar.
THËNIET MË TË BUKUA NGA SOKRATI (Përzgjedhur nga Tirana Observer)
1- Urtësia fillon në mrekulli.
2- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
3- Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria.
4- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis
5- Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij.
6- Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten.
7- Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës.
8- Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë.
9- Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron.
10- Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë.
11- Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën.
12- Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar.
13- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof.
14- Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.
15- Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë.
16 -Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit.
17- Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj.
18- Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar.
19- Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar.
20- Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet.
21- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.
22- Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre.
23- Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita.
24- Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak.
25- Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh.
26- Mençuria fillon nga habia.
27- Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton.
28- Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi.
29- Mos i zër miqtë me lajka, por duke u dhënë dhurata të prekshme dashurie.
30- Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën.
31- Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira.
32- Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh se si e shfrytëzon atë.
33- Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm njerëzor.

Presidenti Thaçi ulet në Rinas-të dielën i drejtohet opinionit

HTHPresidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha nga aeroporti i Tiranës se “ditë të mira janë përpara për Kosovën dhe kombin shqiptar”. Ky është reagimi i parë i Thaçit, prej aktakuzës për krime lufte kundër tij.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bëri të ditur se sot ka arritur në Aeroportin e Tiranës, ndërsa, të dielën në mbrëmje ai do t’i drejtohet opinionit. Në një postim në profilin e tij, Thaçi shkroi se ai mbetet me shpresë që “ditë të mira për Kosovës dhe kombin shqiptar janë përpara”.

“Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara”, shkroi Thaçi në Facebook. Më herët, në një postim tjetër në Instagram, Thaçi shkroi se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte jashtë Kosovës dhe ndërpreu udhëtimin drejt Shteteve të Bashkuara, pasi Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë, paraqiti të mërkurën një aktakuzë për krime lufte kundër tij, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve. Aktakuza përmban dhjetë pika për shqyrtim e cila duhet të konfimohen ose jo, nga një gjykatës i procedurës paraprake.

Në aktakuzë, Thaçi dhe Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

“Krimet e paraqitura në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të identifikuara, shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”, thuhej nga zyra e Prokurorit Special.

Kryetari i PDK-se Kadri Veseli, gjatë një konference për medie i ka quajtur “politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit të Prokurorisë Speciale, ndërsa, e ka cilësuar “veprim të paprecedent, pse prokurori ka lëshuar deklaratën para se Gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura që ai pretendon”.

“Në këtë deklaratë, Prokurori përpiqet ta arsyetojë vendimin e tij të padrejtë dhe të pazakonshëm, duke pretenduar se unë dhe Presidenti kemi tentuar të pengojmë punën e Dhomave të Specializuara. Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Një tjetër shqetësim është dyshimi i bazuar se motivet e vërteta të këtij Prokurori janë krejtësisht politike. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, pak ditë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, me të drejtë janë ngritur dyshime se kjo është rastësi”, tha Kadri Veseli.

Sidoqoftë, paraqitja e një aktakuze nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaci dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, bëri që të dështojë një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i paraparë të mbahet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington i ndërmjetësuar nga Richard Grenell. Ky i fundit pas anulimit të vizitës në SHBA edhe nga ana e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se takimi do të mbahet në një kohë tjetër.

Nga ana tjetër, Franca dhe Gjermania presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti. “Franca dhe Gjermania presin që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë së shpejti. Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”, shkroi ambasada e Francës në Kosovë përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e ka kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës që nuk u mbështet as nga faktori ndërkombëtar.

dw

Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

uckPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shkroi të premten në rrjetet sociale se “askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”, në një postim te shoqëruar më një fotografi të emblemës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Deri tani ky është edhe reagimi i tij i parë që kur të mërkurën zyra e Prokurorit të Posaçëm në Hagë, njoftoi se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Publikimi i akuzave të pakonfirmuara, bëri që të dështojnë planet për një takim në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, meqë presidenti Thaçi ndërpreu udhëtimin dhe të premten po kthehet në shtëpi.

Më pas edhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, tha se nuk mund të marrë pjesë për shkak të situatës së re.

Ndërmjetësuesi i takimit tashmë të anuluar, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump, tha se po pret përcaktimin e kohës për një takim të radhës.

Publikimi i akuzave nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë dhe kritika të rrepta ndaj prokurorisë së posaçme.

Analistët thanë se situata e re ka vënë në pikëpyetje rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse Bashkimi Evropian po ngulë këmbë se ato duhet të rifillojnë muajin që vjen.

Të premten në Bruksel, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç tha se pret që muajin e ardhshëm të intensifikohen bisedimet, ndërsa kërkoi që Serbia të jetë e përmbajtur sa i përket publikimit të akuzave ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

“Gjëja më e rëndësishme për ne është të jemi të përmbajtur. Ne e dimë që kanë ndodhur krime të tmerrshme kundër serbëve, mirë që ekziston drejtësia dhe kjo është në rregull dhe lajm i mirë. Në çdo gjë tjetër, duhet të tregojmë përmbajtje, pasi kështu mbrojmë popullin serb në Kosovë nga çdo dhunë, incident dhe sulm”, tha ai.

Ai nënvizoi se është me rëndës që të avzhdojnë përpjekjet për të biseduar për temat që janë me rëndësi jetike dhe të gjendet një kompromis me shqiptarët në fusha të ndryshme të jetës shoqërore.

Presidenti i Serbisë po qëndron në Bruksel ku po takohet me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, një ditë pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.

Për datën 10 korrik është paralajmëruar që në Paris palët të bisedojnë në një takim të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Por, ende mbetet e paqartë nëse ky takim do të mbahet për shkak të zhvillimeve të brendshme politike në Kosovë pas publikimit të akuzave që duhet të konfirmohen apo të hidhen poshtë brenda gjashtë muajsh, që nga ngritja e tyre më 24 prill të këtij viti.

voa

Musliu: Me vrasjen e Rizajt dhe Ndrecajt nuk u zhdukën të gjitha sekretet rreth ngjarjeve në Kumanovë

Erolld MusliuDrejtori i Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut, Erolld Musliu në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thekson se me anëtarësimin e vendit në NATO kërcënimet për sigurinë e vendit paraqesin kërcënime edhe për Aleancën, dhe anasjelltas. Sa u përket zhvillimeve lidhur me ngjarjet e Kumanovës, ku janë të përfshirë shtetas të Kosovës, Musliu thekson se nuk janë zhdukur të gjitha sekretet me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Musliu, tashmë një vit jeni në krye të Agjencisë për Zbulim, institucion ky që për herë të parë drejtohet nga shqiptarët, pikërisht në këtë kohë kur sfidë mbeten reformat, të cilat i kanë apostrofuar si tejet të domosdoshme në sektorin e sigurisë, qendrat vendimmarrëse si Brukseli dhe Uashingtoni. Çka është ndryshuar, realizuar nga këto obligime në Agjencinë për Zbulim me ardhjen tuaj?

Erolld Musliu: Një nder i veçantë për mua është fakti që për herë të parë në historinë e vendit tonë është emëruar një profesionist shqiptar që të udhëheqë me këtë institucion që është me interes thelbësor për sigurinë e shtetit. Patjetër se kjo duhet të ndërlidhet me zgjedhjen për president të shtetit z. Stevo Pendarovski, një person kozmopolit dhe me kapacitet demokratik të shquar. Kemi punuar shumë dhe kemi bërë shumë, por neve në Agjenci na mbetet ende për të bërë. Njëra nga anët më të forta të Agjencisë për Zbulim, ishte imazhi i ndërtuar në planin ndërkombëtar, gjatë realizimit të operacioneve të suksesshme në fushën e zbulimit.

Fatkeqësisht, kjo njohje, për çka kemi dhënë shumë mund para disa vitesh e humbi vlerën e saj, për shkak të individëve të catuar të cilët, duke e shfrytëzuar statusin e privilegjuar dhe lidhjet me struktura politike në shtet përziheshin në punën profesionale të Agjencisë. E dini, në lëmin e zbulimit, besimi i humbur vështirë kthehet te partnerët.Prandaj, që nga maji i vitit 2019, në Agjencinë për Zbulim punojmë që ta kthejmë besueshmërinë në nivel strategjik, rajonal dhe ndër-institucional.

Arritëm që Agjencia për Zbulim të jetë e pavarur, gjë që është shumë e rëndësishme, si dhe të ketë rol autonom në kryerjen e detyrave, e liruar nga ndikimet politike dhe partiake. Sot Agjencia është më mobile dhe ju përshtatet rrethanave për të vepruar. Me rëndësi është që fituam një kualitet të ri, ne tani jemi më objektivë. Me ndryshimet në organizimin e punës dhe sistematizimin e brendshëm e përmirësuam strukturën organizative dhe procesin e punës, përmirësuam modusin e veprimit në teren, mënyrën e përpunimit të informacioneve të grumbulluara deri te mënyra e informimit të palëve të interesuara.

Radio Evropa e Lirë: Flisni për reforma, ndërkohë që Agjencia për Zbulim funksion në bazë të ligjit që është i vjetër më shumë se dy dekada,… është paradoksale kjo?

Erolld Musliu: Projektligji i ri për Agjencinë e Zbulimit ishte një prej projekteve më të mëdha për çka kemi punuar që nga emërimi im si drejtor, pasi një gjë e tillë paraqiste nevojë thelbësore, sepse ligji aktual i vitit 1995 (në bazë të të cilit funksionon Agjencia për Zbulim) nuk korrespondon me nevojat reale të funksionimit të këtij institucioni.

Me projektligjin e ri do të pritet të definohet vendi dhe roli i Agjencisë për Zbulim si institucion me kompetenca në lëmin e zbulimit jashtë vendit, duke pasur si detyrë grumbullimin e të dhënave dhe informacioneve për kërcënimet asimetrike, ata hibride si dhe kërcënimet kibernetike që vijnë nga jashtë. Mes tjerash, me këtë ligj rregullohet edhe lëmia e statusit social dhe të drejtave të punëtorëve, që ka qenë një kërkesë dhe nevojë disavjeçare e të punësuarve në këtë institucion. Fatkeqësisht, ligji nuk e kaloi procedurën në Komisionin përkatës në Kuvend për shkak të mbi 1,000 amendamenteve absurde, të cilat i parashtroi gjatë procedurës parlamentare opozita.

Se cila është prapaskena e një veprimi të tillë të opozitës maqedonase për të bllokuar miratimin e ligjit në fjalë, me të cilin Agjencia për Zbulim definohet si shërbim profesional sipas standardeve të NATO, këtë gjë do ta tregojë koha.Ne nuk jemi dekurajuar, por vazhdojmë me punën tonë drejt rrumbullakimit të procesit reformues. Jam i bindur se ne së shpejti do të kemi ligj të ri për Agjencinë e Zbulimit sepse këtë e kërkojnë NATO dhe Bashkimin Evropian.

Radio Evropa e Lirë: Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, cilat janë pritjet e vendeve anëtare të NATO-s nga Agjencia për Zbulim? Të precizoj, është intensifikuar bashkëpunimi juaj me agjencitë e mëdha të vendeve të Aleancës?

Erolld Musliu: Po, më duhet të theksoj se tani e kemi kthyer besueshmërinë dhe bashkëpunimin me partnerët më të fuqishëm. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO nënkupton një qasje dhe fokus më të gjerë gjeostrategjik për ballafaqimin me sfidat dhe kërcënimet. Maqedonia e Veriut tanimë nuk është e vetmuar, ajo është pjesë e Aleancës më të fuqishme ushtarako-politike me çka kërcënimet për sigurinë tonë kombëtare janë kërcënime edhe për Aleancën, dhe anasjelltas.

Si shtet përfitojmë shumë në aspektin e sigurisë. Përfitojmë , sa i përket qasjes në informacionet që disponon Aleanca, kemi shkëmbim më të shpejtë dhe më të hapur të dhënave dhe bashkëveprim për sa i përket ballafaqimit me sfidat dhe kërcënimet. Do të thotë i shkëmbejmë njohuritë tona, analizat, qëndrimet dhe mendimet për të gjitha çështjet në interes të sigurisë.

Tani, si pjesë e Aleancës, Agjencia për Zbulim e Maqedonisë së Veriut fokusohet edhe në kërkesat dhe prioritetet që vijnë nga Brukseli, kapacitetin tonë e ndërtojmë në atë drejtim, ju përshtatemi procedurave dhe standardeve, dhe të jem i sinqertë, tani kemi më tepër punë edhe në aspektin administrativ.

Në nivel bilateral, aleatët tanë e dinë dhe e njohin kapacitetin operativ të Agjencisë sepse një periudhë të gjatë kemi bashkëpunuar me shërbimet e tyre të sigurisë dhe zbulimit në nivel operativ.Por, duhet theksuar se rëndësi të veçantë ka edhe pozita gjeografike e vendit tonë, pastaj përbërja shumetnike, shumë religjioze dhe kulturologjike e popullatës është një prej kualiteteve me rëndësi në përvojën e Agjencisë në lëmin e zbulimit, që është një cilësi e veçantë për NATO.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë sfidat me të cilat ballafaqohet tani Maqedonia e Veriut në aspektin e sigurisë, në çka fokusohet Agjencia, këtu do të kisha fokusuar dhe bashkëpunimin me shërbimet botërore relevante në luftën kundër terrorizmit.

Erolld Musliu: Siç thashë, Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e NATO-së, punon së bashku në të njëjtat prioritete, siç është rivaliteti gjeopolitik (këtu kemi të bëjmë me shtete që zhvillojnë strategji dhe kërcënime hibride, konfliktet e brendshme dhe ndërkombëtare që mund të ndikojnë në sigurinë kombëtare, armët për shkatërrim masiv, terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm i të gjitha aspekteve (ai politik, etnik, fetar etj), migracioni ilegal si dukuri, por edhe si element i strategjisë hibride të aktorëve rajonalë, kërcënimet kibernetike, si dhe rreziku aktual nga COVID-19 me të cilin ballafaqohet e tërë bota, një realitet i ri për të cilin ne si shërbime të inteligjencës do të duhet të fokusohemi në të ardhmen.

Do theksuar se Agjencia për Zbulim ka rol preventiv, që do të thotë identifikimin e rreziqeve, por nuk ka kompetenca ekzekutive policore. Sigurisht që me partnerët tanë kemi marrë pjesë në operacione të ndryshme në territorin e Ballkanit si dhe në zona tjera jostabile (jo të qëndruesme) dhe zona të përfshira nga lufta, këtu mendoj në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore, Ukrainën etj.

Radio Evropa e Lirë: Ardhja e juaj në krye të Agjencisë për Zbulim, është përcjellë me shumë kundërshtime, si nga partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim, por edhe VMRO-DPMNE në opozitë, parti këto të cilat kanë bashkëqeverisur në kohën kur përfaqësues të Agjencisë për Zbulim ishin apostrofuar për përfshirje në zhvillimet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, po edhe në ngjarjet e 27 prillit në parlament. Çfarë është zbardhur deri më tani për këto dy raste?

Erolld Musliu: Po, asokohe kishte reagime. Për sa i përket Bashkimit Demokratik për Integrim, mendoj se reagimet e tyre ishin për shkak të informimit të shtrembëruar sa i përket profilit tim profesional në fushën e zbulimit, por kjo tani është e tejkaluar.

Siç e dini, deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim përkrahën projektligjin për punën e Agjencisë së Zbulimit, po ashtu ministrat e kësaj partie i dhanë përkrahje edhe sistematizimit të Agjencisë për Zbulim në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me reagimet e VMRO-së, ata organizuan disa konferenca për shtyp, dhe mua më vjen keq që ata e zgjodhën këtë formë të komunikimit me Agjencinë, një institucion sensitiv, që merret me çështje thelbësore, sigurinë e qytetarëve dhe të shtetit. Por, në këtë rast mendoj se kemi të bëjmë me dezinformim nga ana e individëve të cilët nuk janë më pjesë përbërëse të Agjencisë. Në lidhje me dy ngjarjet që përmendët, duhet theksuar se Agjencia për Zbulim , përkatësisht pjesëtarë të Agjencisë për Zbulim ishin të implikuar në dy ngjarje, atë të Kumanovës dhe ndërhyrjen e dhunshme në Kuvend.

Bëhet fjalë për dy ngjarje që në fakt paraqesin dy njolla të zeza në historinë më të re të vendit tonë dhe janë dy shembuj të hidhur për përbërjen dhe udhëheqjen e Agjencisë. Për të dyja ngjarjet, këtu në Agjencinë për Zbulim, formuam komisione përkatëse që kanë për detyrë të bëjnë verifikimin e gjendjes faktike nga aspekti i rolit të Agjencisë, në këto ngjarje. Komisionet kanë konstatuar mosrespektim të procedurave nga ana e drejtorëve të mëparshëm. Paramendoni, ata kanë vepruar vetëm përmes personave të afërt të tyre duke mosinformuar dhe duke i anashkaluar drejtuesit dhe sektorët e caktuar në bazë të hierarkisë në këtë lëmi. Në lidhje me rastin e Kumanovës është konstatuar mungesë e sinqeritetit drejt prokurorisë publike , kjo është e pakuptimtë.

Sa u përket motiveve të Grupit të Kumanovës, tanimë është e qartë se motivi politik ka mbisunduar për angazhimin e pjesëtarëve të këtij grupi të armatosur, edhe pse përmendet edhe momenti financiar. Është e paqartë arsyeja e kontakteve të operativës (së Agjencisë për Zbulim) me udhëheqësit e grupit të armatosur dhe mungesa e informacionit për veprimet në Goshincë dhe depërtimit të grupit në zonën urbane të qytetit të Kumanovës. Por më duhet të theksoj se tanimë opinioni e ka kuptuar realitetin e ri në Agjenci, autonominë dhe objektivitetin në punë, kështu që filluam të pranojmë të dhëna të cilat më parë ishin të panjohura për Agjencinë. Mendoj që një pjesë e konsiderueshme e të dhënave të nevojshme për kompletimin e këtij rasti të komplikuar ende gjenden tek disa pjesëtarë të grupit që janë në burg.

Nuk mendoj se u zhdukën të gjitha sekretet me vrasjen e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt. Kurse në lidhje me “ndërhyrjen e dhunshme në Kuvendin më 27 prill 2017” janë bërë një varg gabimesh në procesin e udhëheqjes dhe përzgjedhjen e operativës së angazhuar. Në këtë rast është e paqartë se pse është involvuar (përfshirë) Agjencia dhe pjesëtarët e saj në këtë ngjarje (ngjarjet e 27 prillit në Parlament) që është kompetencë e organeve të rendit publik, sepse ne jemi Agjenci Zbulimi dhe ne veprojmë jashtë kufijve të shtetit.

Në fushën e veprimit janë dërguar pjesëtarë me përvojë minimale të punës në Agjenci ose të punësuar që posa e kishin kaluar provimin e profesionalitetit. Këta pjesëtarë të Agjencisë janë dërguar në fushën e veprimit , pa qëllim të qartë, pa përgatitje operative për “identifikimin e prezencës së huaj”, për të cilët nuk është ditur identiteti, përshkrimi apo fotografia e tyre. Me rëndësi është që të dijë opinioni, por edhe ju si media se për këto ngjarje komisionet e Agjencisë për Zbulim e kryen punën e tyre dhe ne tashmë kemi dërguar dy analiza voluminoze në Prokurorinë Publike.

Radio Evropa e Lirë: Cili është bashkëpunimi juaj me kolegët e juaj nga shërbimet e inteligjencës (Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë) në Kosovë për këtë ngjarje?

Erolld Musliu: Që nga themelimi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, që ka rezultuar edhe me kryerjen e operacioneve të përbashkëta. Fatkeqësisht, bashkëpunimi u ndal me rastin e incidentit të ndërhyrjes së grupit të armatosur në Kumanovë. Vitin e kaluar me iniciativën tonë janë realizuar takime në nivel më të lartë të të dyja agjencive, pas të cilëve bashkëpunimi vazhdoi në drejtim pozitiv dhe ne në Agjencinë për Zbulim për këtë bashkëpunim jemi shumë të kënaqur.

Duhet theksuar se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka shprehur gatishmëri që bashkëpunojmë në drejtim të shkëmbimit të informacioneve për zbardhjen e ngjarjes në Kumanovë.

Radio Evropa e Lirë: Këto struktura (të cilat ishin të përfshira në ngjarjen e Lagjes së Trimave në Kumanovë dhe ngjarjet e dhunshme te 27 prillit në Parlament) mbeten edhe më tej në Agjencinë për Zbulim? Ka filluar spastrimi i agjencisë në përputhje me standardet që kërkohen nga NATO-ja?

Erolld Musliu: Nga të gjithë ata që kanë qenë të kyçur në procesin e udhëheqjes, dhënies së instruksioneve dhe veprimit në fushën operative lidhur me rastin e Kumanovës, mund të them që tani disa pjesëtarë nuk janë më pjesë përbërëse e Agjencisë kurse drejtori i atëhershëm aktualisht është Ministër i Brendshëm në Maqedoninë e Veriut. Në lidhje me rastin e ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend, opinioni e di fare mirë që një pjesëtar i Agjencisë sot gjendet në burg, një pjesë tjetër që kanë qenë të angazhuar nuk janë më pjesë përbërjes së agjencisë, kurse drejtori i atëhershëm po ashtu nuk është më pjesë e strukturave të sigurisë dhe të ushtrisë.

Me sistematizimin e ri për të gjitha vendet e punës parashihet niveli më i lartë i certifikimit, në këtë rast “sekret shtetëror”. Duhet theksuar se në këtë proces kemi ndihmë permanente nga zyrat adekuate të sigurisë në NATO, kurse në nivel kombëtar bashkëpunojmë me institucionet kompetente për procesin e verifikimit dhe dhënies së certifikatave të sigurisë. E kam fjalën për Drejtorinë për sigurinë e informacioneve të klasifikuara dhe për Agjencinë për siguri kombëtare.

Radio Evropa e Lirë: Mandati juaj është pesë vjet. Ku e shihni Agjencinë e Zbulimit për këtë periudhë,… çka do të mbetet në fokus të këtij institucioni?

Erolld Musliu: Përgjigja në këtë pyetje kushtimisht mund të them përmban dy komponenta:

E para përfshin aspektin e brendshëm për të cilin fola pak më parë e që ka të bëjë me rumbullaksimin e kornizës ligjore për Agjencinë, ndërtimin dhe përmirësimin e kapaciteteve njerëzore dhe teknike. Puna në grup është formula e suksesit. E dyta, ka të bëjë me vendndodhjen institucionale të Agjencisë për Zbulim dhe perceptimi i palëve të interesuara, partnerëve tanë dhe qytetarët. Palët e interesuara saktësisht do ta dinë çka mund të presin prej Agjencisë dhe do ta kuptojnë rolin e saj thelbësor në sigurinë e shtetit. Partnerët tanë do të mund ta bëjnë përzgjedhjen e duhur në procesin e vendimmarrjes gjatë shkëmbimit të informacioneve dhe zhvillimit të operacioneve të përbashkëta. Qytetarët do të mund ta njohin Agjencinë dhe të kenë besim në punën që e bëjmë për mbrojtjen dhe sigurinë e shtetit.

Bolton për VOA-n, Presidenti Trump ‘i paparashikueshëm dhe i rrezikshëm’

Bolton
Former US National Security Advisor John Bolton talks to VOA, June 24, 2020.

“Unë mendoj se mënyra se si ai merr vendime është e rrezikshme,” i tha zoti Bolton gazetares Greta Van Susteren, drejtuese e një programi televiziv të “Zërit të Amerikës” që trajton çështje të politikës së jashtme amerikane.

Përpilimi i gënjeshtrave

Bolton po promovon librin e tij të ri, mjaft të diskutueshëm, Dhoma Ku Ndodhi, me kujtime nga koha e tij në administratën Trump. Në libër, Bolton, një njeri me përvojë të gjatë në politikën e jashtme, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë në shtator pas gati 18 muajsh si këshilltar i Sigurisë Kombëtare, bën akuza të zgjeruara për sjellje të gabuar presidenciale dhe dështime të politikës së jashtme – kritika që kanë tërhequr reagime të mprehta nga presidenti dhe ndihmësit e tij të lartë.

Bolton e portretizon Trumpin si impulsiv, të paaftë dhe të gatshëm për të bërë lëshime për kundërshtarët si Irani dhe Koreja e Veriut, që janë të dëmshme për amerikanët, në mënyrë që të forcojë qëndrimin e tij politik.

“Ai është vazhdimisht në prag të nënshtrimit ndaj tundimit për t’u ulur me ajatollahë, apo ashtu si donte të ulej me Kim Jong Unin”, tha ai, duke iu referuar marrëdhënieve të administratës me Iranin dhe Korenë e Veriut.

Bolton rrëfen biseda shqetësuese ku thotë se ka qënë dëshmitar, ku presidenti Trump i kërkoi ndihmë Presidentit kinez Xi Jinping për të fituar rizgjedhjen, se ai ishte i gatshëm të ndalonte hetimet penale për të dhënë “favorizime personale për diktatorët që i pëlqyen”, dhe se ai ndryshoi mendimin e tij se do të ishte “mirë” për të pushtuar Venezuelën, në vlerësimin e liderit autoritar të Venezuelës, Nicolas Maduro si “të zgjuar” dhe “të ashpër”. Ai gjithashtu tha se ishte dëshmitar i presionit sipas tij që presidenti Trump i bëri presidentit të Ukrainës për informacione dëmtuese ndaj rivalit të tij politikë në vend, një akuzë që çoi në gjyqin e fajësimit të presidentit Trump në fillim të këtij viti.

Presidenti Trump e ka quajtur librin e Boltonit një “përmbledhje gënjeshtrash dhe tregimesh të sajuara”, ndërsa e akuzoi Boltonin për shkelje të ligjit duke publikuar informacione shumë të klasifikuara.

Javën e kaluar një gjykatës federal hodhi poshtë kërkesën e administratës Trump për të urdhëruar bllokimin e botimit të librit, por gjykatësi gjithashtu deklaroi se “sjellja e njëanshme e zotit Bolton ngre shqetësime të rënda për sigurinë kombëtare.”

Në një deklaratë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, e dënoi Boltonin si një “tradhtar” për përhapjen e “trillimeve gjysmë të vërteta, dhe të rreme” dhe që “shkel besimin e shenjtë” me popullin amerikan.

Sjellja e pahijshme

Në librin e tij, Bolton pretendon se presidenti Trump i kërkoi në mënyrë të qartë Presidentit Kinez Xi Jinping të ndihmojë në përpjekjen e tij për tu rizgjedhur duke rritur importet kineze të produkteve bujqësore amerikane. Ai gjithashtu tha se Trump miratoi planet e presidentit Xi për të ndërtuar kampe burgimi për më shumë se një milion ujgurë dhe anëtarët e pakicave të tjera kryesisht muslimane.

Peter Navarro, një negociator kryesor për tregëtinë në Shtëpinë e Bardhë, kundërshton pohimin e Boltonit se Trump është i butë ndaj presidentit Xi dhe mbron vendimin e presidentit Trump për vendosjen e tarifave ndaj Kinës si pasojë e tregtisë së tpadrejtë dhe abuzimeve njerëzore në Hong Kong.

Këtë muaj administrata Trump vendosi sanksione ndaj zyrtarëve të zgjedhur kinezë për shkelje të të drejtave të njeriut të lidhura me burgosjet masive të ujgurëve kinezë.

Akuzat për procesin e shkarkimit

Bolton gjithashtu pajtohet me akuzat në zemër të gjyqit për shkarkimin e presidentit Trump në fillim të këtij viti, duke pretenduar se presidenti kërkoi në mënyrë të padrejtë ndihmë nga Ukraina për të rritur shanset e tij për rizgjedhje.

“Fokusi në Ukrainë kishte gjithçka të bënte me dëmtimin e kundërshtarëve politikë të Trumpit, si të Hillary Clinton ashtu edhe të Joe Biden. Ajo nuk kishte asnjë lidhje me çështjen e korrupsionit në Ukrainë”, tha ai në intervistë.

Trump u akuzua për pezullimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën në mënyrë që ti bëhej presion udhëheqjes së Kievit për të zbuluar informacione të dëmshme për rivalët e tij politikë demokratë. Senati me shumicë republikane e liroi presidentin Trump nga akuzat. Bolton mbrojti refuzimin e tij për të dëshmuar, duke thënë se nuk do të kishte bërë ndonjë ndryshim pasi gjyqi u bë një mosmarrëveshje tejet partiake.

Këndvështrimi i politikave

Në themel të kritikës së tij për të metat e politikës së jashtme të Trumpit është pozicioni i palëkundur i Boltonit se vetëm presioni i fortë ekonomik dhe frenimi ushtarak do t’i detyrojnë udhëheqësit autoritarë në vende si Irani, Koreja e Veriut dhe Venezuela të ndryshojnë. Por shumë ekspertë në komunitetin e politikës së jashtme nuk pajtohen me këtë botëkuptim të linjës së ashpër.

“John Bolton ka qenë kryesisht gabim gjatë gjithë karrierës së tij,” thotë Michael O’Hanlon, një hulumtues me përvojë i politikës së jashtme në Institutin Brookings, duke shtuar se regjimet ekstremiste që janë të detyruar të mbeten pa asnjë opsion, zakonisht nuk kapitullojnë plotësisht.

Bolton kundërshtoi vendimin e Presidentit Trump për t’u takuar me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në Samitin e Singaporit në vitin 2018. Ai gjithashtu tha se i gjithë ekipi i sigurisë kombëtare u kap i papërgatitur kur presidenti njoftoi se SHBA do të ndalonte në mënyrë të njëanshme stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, nën dritën e pezullimit të provave bërthamore dhe raketave nga Veriu.

Në Singapor të dy udhëheqësit arritën një marrëveshje historike mbi denuklearizimin eventual të Koresë. Sidoqoftë, negociatat vijuese më vonë u bllokuan dhe një samit i dytë në Hanoi vitin e kaluar përfundoi befas për shkak të refuzimit të Uashingtonit për të lehtësuar sanksione të ashpra ekonomike ndaj premtimit të Phenianit se më vonë do të bënte shkurtime të thella në programin e tij bërthamor.

Në lidhje me Iranin, Bolton kundërshtoi një takim të mundshëm midis presidentit Trump dhe presidentit iranian Hassan Rouhani që ai tha se po shqyrtohej në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me një propozim për të lehtësuar sanksionet iraniane për të filluar bisedimet.

Bolton gjithashtu argumentoi kundër tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani pasi u arrit një marrëveshje paqeje me Talibanët, dhe ndihmoi të anulonte një takim të nivelit të lartë të presidentit Trump me Talibanët me në Camp David pranë Uashington, DC.

Ndërsa të gjithë presidentët amerikanë përdorin arritjet e politikës së jashtme për të rritur mbështetjen ndaj politikave të brendshme, Bolton shprehu shqetësimin se Trump duket se është shumë i gatshëm të bëjë kompromis për përparësitë afatgjata të sigurisë kombëtare për të qenë në gjendje të pretendojë një arritje diplomatike.

Mark Simakovsky, një analist i sigurisë kombëtare në Këshillit Atlantik, ndan këtë shqetësim.

“Unë mendoj se ajo që e largon Presidentin Trump nga paraardhësit e tij është se shumë prej vendimeve që ai merr, jo vetëm që drejtohen nga interesat e tij personale politike, por ato shprehen në mënyrë të veçantë në bashkëveprimet e tij me udhëheqësit e huaj,” tha ai.

Bolton u largua nga Shtëpia e Bardhë shtatorin e kaluar menjëherë pasi nuk u pajtua me vendimin e presidentit Trump për të anuluar një sulm ajror të planifikuar ndaj Iranit në shenjë hakmarrjeje për rrëzimin e një droni të mbikqyrjes amerikane. Ndërsa Bolton tha që dha dorëheqjen, Trump këmbëngul se ai u pushua nga puna.

Bolton më vonë miratoi urdhrin e Trumpit në janar për një sulm me dron që vrau gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani, pas sulmeve nga grupe të mbështetur nga Irani në Irakq ë vranë një kontraktues amerikan dhe plagosën katër anëtarë të shërbimit amerikan

voa