COVID-19: 187 RASTE TË REJA, 6 TË VDEKUR DHE 103 TË SHËRUAR

IKSHPKSot më 13 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 424 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 187 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.640.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime.

MaskaTë nderuar qytetarë!
Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

IKSHPK: Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2

Maska• Bartja e maskave mbrojtëse është obligative
• Mbajta e distancës prej 2 m obligative
• Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme
• Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00)
• Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore)
• Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private
• Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura
• Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke respketuar në tërësi Manulin për mbrojtje nga COVID-19
• Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve
• Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS
• Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme
• Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal
• Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS

IKSHPK

Votime të rëndësishme në kohë pandemie

zgjedhje 2Me një shtyrje prej tre muajsh për shkak të pandemisë në Maqedoninë e Veriut zhvillohen zgjedhjet parlamentare, që mund të jenë kyç për të ardhmen e vendit. Pandemia mund të ndikojë pjesëmarrjen në votime.

Të votosh apo të qendrosh në shtëpi? Rritja në kuota alarmuese e numrit të infeksioneve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut i ka vënë shumë zgjedhës në dilemën e pjesëmarrjes ose jo në votime më 15 korrik. Këto janë zgjedhjet e nënta parlamentare në këtë vend të Ballkanit që pas shpalljes së pavarësisë nga ish-Jugosllavia më 1991.

Një vend që ka ndryshuar shumë, madje edhe emrin e tij, qëëkurse socialdemokrati Zoran Zaev mori pushtetin në maj 2017, qytetarët  e Maqedonisë së Veriut tani mund të zgjedhin mes vazhdimësisë në të njëjtin shteg, që u solli atyre antarësimin në NATO dhe perspektivën e antarësimit në BE, ose të ndjekin narrativën nacionaliste për identitetin e humbur, kurs ky që ndjek partia më e madhe në opozitë VMRO-DPMNE.

Në tetor, pasi BE-ja e shtyu vendimin për hapjen e negociatave të antarësimit me Maqedoninë e Veriut pavarësisht se vendi ndryshoi emrin nën presionin e Greqisë,  Zaev bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme të përcaktuara fillimisht për më 12 prill, por që u shtynë për në korrik për shkak të masave të izolimit prej rrezikut të pandemisë. Kompromisi për ndryshimin e emrit u shpërblye me antarësimin e Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30 në aleancën mbrojtëse të Atlantikut të Veriut, NATO. Ndërsa në mars BE-ja e ndryshoi pozicionin duke i dhënë dritën e gjelbër hapjes së procesit të negociatave të antarësimit me këtë vend. I cilësuar si një vend “captured state” nga Komisioni i BE-së gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE, qeveria e re e socialdemokratëve menaxhoi realizimin e agjendës së reformave përpos problemeve të vazdhueshme me sundimin e ligjit në vend dhe korrupsionit endemic.

A është mjaft kjo që ka bërë deri më tani Zaevi për të merituar edhe një mandate të ri? Rezultati i këtyre zgjedhjeve do të ketë një ndikim të madh në rrugën e ardhshme politike të vendit. Sondazhet e fundit me elektoratin lenë të kuptohet, se mund të ketë diferencë të ngushtë votash.

“Këto zgjedhje mund të jenë si një pikë kthese pë rtë ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, i tha DW-së analisti politik Petar Arsovski. “Zgjedhja do të përcaktojë përfundimisht nëse vendi do të vazhdojë kursin enisur disa vjet më parë. Po ashtu vota kësaj here do të përcaktojë nëse do të mbijetojë akordi me Greqinë për ndryshimin e emrit të vendit si dhe integrimi actual në strukturat euro-atlantike”, thotë ai.

Hristijan Mickoski dhe partia e tij konservatore VMRO-DPMNE e kritikojnë Zaevin se ka bërë shumë lëshime ndaj Greqisë e Bullgarisë duke nënshkruar marrëveshje bilaterale që hapën rrugën për antarësimin në NATO dhe në BE. Duke e injoruar emrin  “Republika e Maqedonisë së Veriut” dhe duke përdorur emërtimin “Maqedonia” gjatë fushatës elektorale, Mickoski i është adresuar kryesisht maqedonasve etnikë duke i quajtur këto lëshime si padrejtësi dhe duke premtuar se partia e tij do t’i anulojë këto marrëveshje dhe do t’i rikthejë identitetin kombëtar vendit. Duke iu referuar të tilla deklaratave ministry i Jashtëm gjerman Heiko Maas,në një intervistë dhënë më parë DË-së, është shprehur, se “nuk mund ta imagjinoj që ndokush do t’I shkatërrojë të gjitha këto” dhe ta “çojë Maqedoninë e Veriut në fund në një vend të vdekur ndërkombëtarisht.”

Qeverisja e socialdemokratëve, të cilët për herë të parë kanë hyrë në koalicion electoral me një parti politike shqiptare, pëërdorin tani si parrulë, që një votë për opozitën tani nënkupton kthimin e vendit pas në ‘në epokën e errët’. Shumë politikanë europianë duket se e kanë këtë frikë gjithashtu dhe vendosën ta mbështesin publikisht partinë social-demokrate gjatë fushatës, duke përfshirë këtu edhe ministrin gjerman të shtetit pranë Ministrisë së Jashtme Michel Roth dhe ministrin e Jashtëm të Luksemburgut Jean Asselborn. Kryeministri i Hungarisë  Viktor Orban ishte I vetmi udhëheqës europian, që ka mbështetur fare hapur VMRO-DPMNE gjatë fushatës.

Kriza e virusit Corona ka hedhur hijen e saj gjatë luftës elektorale duke bërë që partitë t’u drejtohen ekraneve televizive dhe rrjeteve sociale në vend të manifestimeve elektorale. Maqedonia e Veriut është vendi i tretë në rajon që zhvillon zgjedhjeve parlamentare gjatë pandmesisë pas Kroacisë dhe Serbisë, vende këto që patën një ndër pjesëmarrjet më të ulëta në histori gjatë votimeve.

Sipas të dhënave nga Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Infekstive , Maqedonia e Veriut bën pjesë ndër pesë vendet më të prekura në Europë prej virusit me numrin e lartë të infeskioneve ndër 100.000 banorë përgjatë muajit qershor. Ndërkohë që numri i infeksioneve të reja në dy javët e para të korrikutështë katër herë më i lartë  krahasuar me vendet e BE-së. Si politikanët edhe ekspertët po përpiqen t’i bëjnë të qartë qytetarëve se gjatë votimit do të jenë të sigurtë. Ekspertët mjekësorë argumentojnë, se “risku gjatë blerjeve nëpër dyqane është shumë më i lartë se san ë qendrat e votimit”, sikurse u shpreh për DW epidemiologu Aleksandar Stojanov. Por sipas tij, “problem është para dhe pas votimit. Nëse votimi do të celebrohet me evente apo protesta, këto grumbullime mund të jenë të rrezikshme”, shton ai.

Ekonomistja 33 vjeçare  Ana Kimovska-Georgievska nga Shkupi, thotë për DW, se “dua të jem e sigurtë dhe nuk do të shkoj në votim”. Ndonëse ajo nuk ka munguar në asnjë votim qëkurse ka mbushur moshën 18 vjeç, kësaj here është e vendosur për sigurnë e saj që të mos votojë. “Ata na thonë, ‘mos kini merak është e sigurtë’. Por a mund të jem e sigurtë se ç’bëjnë njerëzit në komisionin elektoral?”
Një sondazh e realizuar së fundi nga Instituti Kombëtar i Demokracisë rezutloi, se është rritur numri I njerëzve që nuk duan të votojnë. Analisti politik Arsovski thotë, se pjesëmarrja përcaktohet prej frikës nga pandemia si dhe nga apatia e zgjedhësve. Megjithatë “pjesëmarrja e ulët nuk do të jetë dramatike dhe nuk do të ketë influencë në legjitimkitetin e zgjedhjeve”, vëren ai.

dw

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi intervistohet në Hagë

HTH

Më 24 qershor kjo prokurori publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Para se të hynte në ndërtesën e prokurorisë ai tha se ndodhet në Hagë për të respektuar “atë që kam ëndërruar dhe kam luftuar – Kosovën e pavarur, të bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri shumetnike dhe sundim të ligjit. Jam i gatshëm të përballem me këtë sfidë të re dhe të dal i suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin tim dhe shtetin tim”, tha presidenti Thaçi.

Ai ritheksoi se askush nuk mund ta rishkruajë historinë, ndërsa nënvizoi besimin e tij “në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Unë besoj në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është histori suksesi, gjë për të cilën jam shumë krenar. E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti Thaçi.

Publikimi i akuzave muajin e kaluar nxiti reagime në shkallë të gjerë dhe kritika ndaj prokurorisë, veprimi i së cilës u cilësua nga vëzhgues në Kosovë si politikisht i motivuar.

Njoftimi për akuzat bëri që të anulohet edhe një takim Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë që pritej të mbahej më 27 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Richard Grenell.

Gjykata e Posaçme, që vepron në bazë të ligjeve të Kosovës e që njihet me emrin “Dhomat e Specializuara”, e ka selinë në Hagë. Ngritja e saj u miratua në gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet rreth pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen në krime të disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë viteve të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Hetimet, sikurse edhe ngritja e gjykatës, janë shoqëruar me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.

Një vit më parë në prokurorinë e posaçme u thirr edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

voa

Tre ditë heshtje parazgjedhore në Maqedoninë e Veriut

zgjedhje

Një ekip i posaçëm zgjedhor duke shkuar drejt votuesve të vetëizoluar nga COVID-19 në Shkup, Maqedonia e Veriut (13 korrik 2020)

Nga mbrëmë, në Maqedoninë e Veriut ka filluar heshtja parazgjedhore. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen më 15 korrik janë të dhjetat me radhë që nga pavarësia e këtij vendi. Partitë janë përpjekur që të zhvillojnë një fushatë në përputhje me rrethanat e imponuara nga koronavirusi, por nuk duket se i janë përmbajtur këtyre kushteve, sidomos në ditët e fundit të fushatës.

Votuesit në Maqedoninë e Veriut për herë të parë që nga pavarësia do të votojnë gjatë një dite pune dhe në kushtet e një krize shëndetësore me koronavirusin që çdo ditë merr mesatarisht 5 – 6 jetë njerëzish.

Mbi 1 milion e 814 mijë votues janë në regjistrin zgjedhor në shtetin me popullsi rreth dy milionë, ku censusi i fundit është bërë para 18 vjetësh.

Sot votojnë personat e prekur nga COVID-19 dhe të izoluarit. Nesër votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të mërkurën, më 15 korrik për të gjithë të tjerët qendrat e votimit do të hapen nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes, dy orë më tepër se zakonisht.

Partitë dhe kandidatët e mbyllën mbrëmë fushatën parazgjedhore me takime me mbështetësit e tyre ose përmes konferencave për shtyp. Fushata ka kaluar kryesisht e qetë, por nuk ka munguar gjuha e urrejtjes, sidomos nëpër rrjetet sociale nga aktivistë dhe militantë të partive.

Shqiptarët dalin të ndarë, përveç një koalicioni midis Aleancës dhe Alternativës. Bashkimi Demokratik për Integrim garon me moton “Për kryeministrin e parë shqiptar” dhe ish-politikanin Naser Ziberi për në këtë post. Lëvizja Besa ka hyrë në koalicion me Lidhjen Social Demokrate dhe mbi njëzet parti të vogla e entitete politike të përkatësisë joshqiptare, një zhvillim i ri ky që për herë të parë ndodh zyrtarisht në një palë zgjedhje parlamentare këtu. E vetme në garë është edhe Partia Demokratike Shqiptare.

Të gjitha partitë shqiptare në zgjedhjet e fundit kishin njëzet deputetë së bashku dhe dy të tjerë të Lidhjes Social Demokrate, në parlamentin prej 120 vendesh. Njohësit e rrethanave nuk parashikojnë ndonjë rritje të konsiderueshme të numrit të ligjvënësve shqiptarë pas zgjedhjeve të 15 korrikut për shkak të përçarjes së partive të tyre që, sipas analistëve çon edhe drejt defaktorizimit të politikës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Lidhja Social Demokrate në zgjedhjet vendore të 2017-ës mori dhjetëra mijë vota të shqiptarëve dhe kështu shpreson të ndodhë edhe më 15 korrik.

Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja synon votat e elektoratit konservator dhe me pikëpamje nacionaliste maqedonase që nuk e pranojnë dot ndryshimin e emrit të vendit në Maqedonia e Veriut.

Procesi vëzhgohet nga dhjetra përfaqësues të ODIHR-it dhe qindra vëzhgues vendas.

voa

Pasojat e pandemisë tek shëndeti i grave dhe fëmijëve

shtatezeneDeri më tani, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar më shumë se gjysmë milioni vdekje në mbarë botën. Në këto shifra nuk përfshihet ndikimi në shëndetin e nënave, të porsalindurve, fëmijëve të vegjël dhe adoleshentëve. Për shkak të pandemisë, kujdesi shëndetësor për gratë dhe fëmijët është ulur me 20%, dhe rezultati është rritja e niveleve të vdekjes dhe e shëndetit më të dobët në këto grupe.

Është natë në Nairobi dhe një grua shtatzënë po lind. Një shërbim ambulance i ofruar nga punonjësit e shëndetësisë e çon atë në spital. Kur qeveria vendosi ndalim-qarkullimin për të frenuar pandeminë e koronavirusit, mjekët vunë re një rritje të vdekjeve të grave që lindin vetëm në shtëpi, kështu që ata u hodhën në veprim për të shpëtuar jetën e grave.

Rastet e lidhura me nënat shtatzëna kanë shkuar më lart. Mesatarisht ne po marrim dy telefonata në natë“, thotë Richard Namu, operator i ekipit të emergjencave.

Ajo që po ndodh në Nairobi po ndodh në të gjithë botën, madje edhe në vendet e pasura. Një raport i OKB-së tregon se shërbimet shëndetësore po u largohen grave, fëmijëve nën moshën 5 vjeç dhe adoleshentëve në mënyrë që të luftohet pandemia e koronavirusit. Pasojat janë shkatërruese.

Vlerësimet fillestare tregojnë se do të shohim një ndikim të madh në nivelin e vdekshmërisë në moshat nën 5 vjeç, në shkallën e vdekshmërisë për të sapolindurit dhe nënat. Gjithashtu, numrat e fëmijëve të kequshqyer, fëmijëve që janë të ekspozuar ndaj abuzimit dhe dhunës, humbjes kritike të qasjes në shëndetin e grave, etj. etj., kështu që vlerësimet janë mjaft të rënda“, thotë Dr. Nicholas Alipui, anëtar i panelit të raportit të OKB-së.

Raporti vlerëson se afro 400 milionë fëmijë janë të uritur sepse u mungon ushqimi nga shkollat që janë të mbyllura. Trembëdhjetë milionë fëmijë nuk po vaksinohen. Disa prindër kanë frikë t’i çojnë fëmijët e tyre për tu vaksinuar dhe disa vende kanë mungesë të vaksinave.

Rreziku i një shpërthimi të ri të fruthit, poliomielitit dhe të gjitha këtyre sëmundjeve të tjera infektive, është tashmë i vërtetë, dhe është diçka për të cilën duhet të përgatitemi“, thotë Dr. Alipui.

Raporti gjithashtu zbulon se gratë dhe vajzat në të gjithë botën po përjetojnë shkallë më të lartë të abuzimit, shtim të shtatzënive, më pak akses në shërbimet riprodhuese dhe së bashku me këtë, më shumë nëna po vdesin nga komplikacionet gjatë lindjes.

Doktor Alipui thotë se një vaksinë, pasi të zhvillohet, do t’i japë fund krizës së COVID-19, por vendet e pasura, thotë ai, do të duhet të ndihmojnë vendet e varfërra të forcojnë sistemin e tyre shëndetësor, sepse pandemia do t’i lërë të varfërrit edhe më të rrënuar se më parë.

voa

Covid 19: 88 raste të reja, 3 të vdekur dhe 123 persona të shëruar

SB2pamja para Bankës “Stopanska Banka” në Rr. “Ilinden” në Tetovë

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 973 teste dhe janë regjistruar 88 raste të reja të COVID -19 edhe atë në: -Shkup 30 -Shtip 13 -Strugë 11 -Kërçovë 8 – Kumanovë 8 -Prilep 5 -Tetovë 3 -Ohër 2 -Dibër 1 -Veles 1 -Manastir 1 -Kavadari 1 -Gostivar 1 -Probishtip 1 -Kratovë 1 dhe Sveti Nikole 1

Gjatë 24 orëve u regjistruan 3 viktima: 2 pacientë nga Shkupi dhe 1  pacientë nga Shtipi.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 336 pacient të shëruar në: -Shkup 70 -Tetovë 31-Shtip 6 -Resnje 4 -Prilep 4 -Veles 3 -Koçanë 2 -Probishtip 1 -Kërçovë 1 dhe Negotinë 1

Deri më tani, janë kryer gjithsej 78.133 teste për COVID -19 në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 8197, numri i pacientëve të rikuperuar është 4326 numri i atyre që humbën jetën është 385 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3486.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 3 raste të reja dhe 31 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 296.

SB1

Këto pamje janë para dhe rreth Bankës “Stopanska Banka” në Rr. “Ilinden” në Tetovë, që është dukuri e përditshme, vazhdon me javë të tëra , mbizotëron kaosi me grumbullimin e njerëzve, tani u bënë disa javë që kjo pamje vazhdon prej orës 07:00– 18:00. Mbi 100 persona, çdo ditë mblidhen tek hyrja dhe rreth bankës.

SBFatkeqësisht asnjë masë e vetme nuk është ndërmarr për evitimin e këtij burimi potencial të infektimit të qytetarëve edhe përkundër sensibilizimit të pandërprerë nga ana e qytetarëve.

Një papërgjegjësi totale të partive politike, komunës së Tetovës, organeve përgjegjëse, institucioneve, shtetit…

Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit të keq të tyre.

TURP!!!

 

Vazhdon rrezikimi i shëndetit të qytetarëve para “Stopanska Banka”

SB2

Këto pamje janë para dhe rreth Bankës “Stopanska Banka” në Rr. “Ilinden” në Tetovë që është dukuri e përditshme, vazhdon me javë të tëra të mbizotërojë kaosi me grumbullimin e njerëzve, tani u bënë disa javë që kjo pamje vazhdon prej orës 07:00– 18:00. Mbi 100 persona, çdo ditë mblidhen tek hyrja dhe rreth bankës.

SB

Fatkeqësisht asnjë masë e vetme nuk është ndërmarr për evitimin e këtij burimi potencial të infektimit të qytetarëve edhe përkundër sensibilizimit të pandërprerë nga ana e qytetarëve.

SB1

Një papërgjegjësi totale të partive politike, komunës së Tetovës, organeve përgjegjëse, institucioneve, shtetit…

Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit të keq të tyre.

TURP!!!

117 raste të reja, 2 humbje jete dhe 68 të shëruar në 24 orët e fundit

Dr. Eugena TominiMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 585 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet e rënduar. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve, të tregojnë kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike, shmangni kontaktet dhe vendosni maskat kur nuk është e mundur të ruhet distanca.
Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.
Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.
Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

COVID-19 – Statistika (13 Korrik 2020)
Testime totale 32938
Raste pozitive 3571
Raste të shëruara 2014
Raste Aktive 1462
Humbje jete 95 (Qarku Tiranë 49, Durrës 15, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 16, Kukës 1, Elbasan 4, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 635
Durrës 218
Shkodër 186
Vlorë 108
Lezhë 75
Kukës 47
Berat 41
Korçë 40
Elbasan 35
Fier 33
Gjirokastër 24
Dibër 20

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi intervistohet nga Prokuroria Speciale në Hagë

Hashim ThaçiPresidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një aktakuzë ende të pakonfirmuar akuzohet nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë “për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi udhëtoi për në Hagë ku të hënën me (13.07) ai intervistohet nga Prokuroria Speciale e cila funksionon në kuadër të Dhomave të Specializuara. Presidenti Thaçi, akuzohet nga Prokuroria Speciale për Krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse aktakuza ndaj tij deri të dielën (12.07) në mbrëmje nuk është konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake. Thaçi, për në Hagë udhëtoi nga aeroporti Nënë Tereza në Tiranë dhe nga aty tha, se ai “është nisur drejt Hagës për të filluar e fituar një betejë të re, kësaj here  me drejtësinë ndërkombëtare”. Në një intervistë për mediumin shqiptar Top Chanel,  Thaçi tha se  “sikur të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë të UCK-s që i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes të Dhomave të Specializuara edhe ai i është përgjijgur njejtë.

“Do të sillem në përgjegjësi të plotë me rrethanat e krijuara me obligimet tona qytetare, obligimet tona kushtetuese dhe ligjore. E di se ka qenë një padrejtësi historike kur janë themeluar këto dhoma të specializuara, por dua të theksoj edhe sot se ka qenë një vendim shumë i rëndë i Kuvendit të Republikës së Kosovës por një vendim strategjikisht i drejtë”, tha presidenti Thaçi.

Para se të nisej për në Hagë, në Kosovë, Thaçi vizitoi kompleksin e varrezave të familjes Jashari dhe varrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke kujtuar siç tha “të gjithë ata që kontribuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës”.

“Me këtë respekt e mirënjohje do të nisem për në Dhomat e Specializuara që i krijuam vet si vendim strategjik si besim, respekt ndaj SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, për t’u kthyer kurdo qoftë prej andej me gjithë pastërtinë e pohuar edhe të bashkëluftëtarëve të tjerë botërisht dhe jetës sime për Kosovën e lirë dhe demokratike”, tha Thaçi.

Më 24 qershor Prokuroria Speciale me Seli në Hagë publikoi një aktakuzë ende të pakonfimuar nga gjykata ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli  dhe disa të tjerëve, të cilët akuzohen për  krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Krimet e dyshuara përfshijnë: vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura. Pas prezantimit të kësaj aktakuze, presidenti në një adresim publik, siç tha “njoftimin e prokurit special për aktakuzë ndaj tij e cilësoi si një “ngutje e rrufeshme”,  dhe “shkelje flagrante e rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor”. Prezantimi i aktakuzës ndaj presidentit Thaçi, ndodhi në kohën që ai ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë në Uashington për  ta rifilluar dialogun Kosovë-Serbi, ku do të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq. Sipas Thaçit, “komunikata e prokurorit”, e pamundësoi takimin në Shtëpinë e Bardhë,  që organizohej  nga i ngarkuari i presidentit amerikan për dialogun, Richard Grenell.

“Ajo komunikatë hodhi në erë dhe pamundësoi takimin shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë, duke i dhënë goditje të fortë mundësisë së arritjes së paqes Kosovë-Serbi. Prandaj apeli me të cilin dua ta mbyll ketë mesazh është: Kosova duhet të sigurojë funksionimin stabil të institucioneve shtetërore, në çdo rrethanë. Në këtë kapitull të ri e të vështirë vetëm të bashkuar mund të ecim përpara, si në rrafshin kombëtar, ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, pati thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se ai “do të konsultohet me liderët politikë për hapat e mëtejmë”.

“Ju siguroj edhe një herë, me drejtësinë nuk do të përballem nga kjo zyrë. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat”, tha Thaçi.

Edhe udhëtimi për në Hagë i Thaçit  për t‘u intervistuar nga Prokuroria Speciale të hënën (13.07) ndodh në kohën kur rifilloi dialogu Kosovë-Serbi, me një takim vitual të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa të enjten (16.07) në Bruksel takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Gjykata Speciale i cila përbëhet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë e që e ka selinë e saj në Hagë, është themeluar me këmbëngulësinë e bashkësisë ndërkombëtare në vitin 2015, ku kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për këtë Gjykatë. Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët e Gjykatës Speciale janë ndërkombëtar. Ideja për themelimin e Gjykatës, pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen e ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë. Që nga viti 2019 mbi 200 ish- pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje nga prokurorët  e Prokurorisë së Specializuar. Në mesin e të intervistuarve nga Prokuroria Speciale si i dyshuar për krime lufte ishte edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

dw