Sot votojnë 716 persona me Covid-19 dhe në vetizolim

ygjedhjet 2020Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se Komisionet zgjedhore komunale kanë pranuar 716 kërkesa për votim nga ana e personave që janë në karantinë ose izolim për shkak të Covid-19, të cilët do të votojnë sot, ndërsa nesër do të votojnë 8.852 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe të sëmurë kronikë, si pjesë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik.

Sipas informacioneve të KSHZ-së, nga 9.499 persona të sëmurë, të pafuqishëm dhe me sëmundje kronike të regjistruar në KZK, janë pranuar kërkesat e 8.852 personave të cilët, në përputhje me udhëzimet e Komisionit, dorëzuan dokumentacionin e duhur mjekësor për të dëshmuar se ata kanë nevojë për të votuar në shtëpinë e tyre. Nesër, votimin do ta realizojnë këshillat zgjedhorë.

Për krahasim, në zgjedhjet e kaluara, për të votuar u regjistruan vetëm 3.540 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Njohja e Zotit

carl-jungZoti është përvojë e përgjithshme, të cilën vetëm racionalizmi i dobët dhe teologjia e përshtatshme e mjegullojnë. Shkenca gjurmon pas të vërtetës. Kisha e ka dhe për atë arsye nuk gjurmon pas saj.

Zoti është, dukshëm, faktor psikik e jo fizik, respektivisht ai mund të njihet vetëm psiqikisht e jo edhe fizikisht.

Për fenë flitet vetëm kur humbet njohja. Besimi dhe mosbesimi në Zot janë vetëm substitute (latsubstituere= ndërrim vendesh). Njeriu primitiv nuk beson, ai di, pasi që për të përvoja e brendshme vlenë sa edhe ajo e jashtme. Ai akoma nuk ka teologji dhe nuk është i verbuar me nocione habitëse. Ai jetën e tij detyrimisht e orienton kah faktorët e jashtëm dhe të brendshëm të cilat, për dallim nga ne, i ndien ndaras. Ai jeton në një botë, e ne jetojmë vetëm në një gjysmë të tij dhe, a besojmë apo jo, në gjysmën tjetër.

Në mesin e të gjithë pacientëve të mi të moshës së mesme, respektivisht mbi moshën 35 vjeçe, nuk ka pasur asnjë prej tyre i cili nuk ka poseduar vështërsi me religjionin dhe asnjëri deri në fund nuk është shëruar po qe se nuk e ka mësuar religjionin.

Shpirti i njeriut dhe vuajtjet shpirtërore në shumë mënyra nënvlerësohen sikur Zoti po t’iu kishte lajmëruar njerëzve ekskluzivisht përmes radios, gazetave dhe predikimeve. Zoti njerëzve kurrë nuk iu ka paraqitur ndryshe përpos me shpirtë dhe përmes shpirtit. Shpirti këtë e kupton dhe ne e përjetojmë si diçka shpirtërore. Kush këtë e quan psikologjizëm fsheh sytë që shikojnë në diell.

Një ditë të bukur vere të vitit 1887 jam kthyer nga shkolla pasdite dhe kam shkuar në sheshin e katedralës. Qielli qe shkëlqyeshëm i kaltër dhe dielli rrezonte. Kulmi i katedralës shkëlqente nga shndritja e diellit dhe reflektohej në tjegullat e posa ngjyrosura. Kam qenë i xhindosur me bukurinë e kësaj pamjeje dhe mendova: “Zoti është i bukur edhe kisha është e bukur, Zoti të gjitha i ka krijuar dhe qëndron sipër, larg në Qiellin e kaltër, në fronin e artë”. E mandej u shfaqë zbrazëtia dhe ndjenja e gulçitjes. Kam qenë si paralizuar dhe e vetmja që më ka ra ndërmend ka qenë: e tash mos mendo më! Është shfaqur diçka e tmerrshme të cilën nuk dëshiroj ta rikujtoj, në afërsi të së cilës fare nuk guxoj të qëndroj…

Kam mbledhur guxim sikur të hedhem në zjarrin e ferrit dhe iu kam dorzuar mendimeve: para syve të mi ka qenë katedrala e mrekullueshme, mbi të – qielli i kaltër; Zoti rrin i ulur në fronin e artë, lartë në kozmos, e nga froni shtriheshin gjymtyrët gjigante, mbi çatinë e kuqreme të posa ngjyrosur dhe i mbulonin muret e kishës…

Tash më është bërë shumë më e qartë ajo të cilën më heret nuk kam mundur ta kuptoj. Kam kuptuar atë të cilën babai im nuk ka mundur ta kuptojë: Vullnetin e Zotit të cilës ai nga qëllimet më të mira dhe besimit më të thellë iu ka kundërvu. Për këtë arsye ai kurrë nuk e ka përjetuar Mrekullin e Mëshirës e cila të gjitha i shëron dhe të gjitha i bën të kuptueshme. Ai si orientim i ka marrë urdhërat e Biblës, ka besuar në Zot në mënyrën siç shkruan në Bibël dhe në mënyrën siç e kanë mësuar paraardhësit e tij. Por ai nuk e ka njohur Zotin e gjallë të pashprehur i cili është i plotëfuqishëm dhe jasht Biblës dhe kishës, i cili i ftonë njerëzit në lirin e tyre dhe i cili mund t’i detyroj t’i mohojnë pikëpamjet dhe bindjet e tyre personale për t’u zbatuar pakusht vullneti i Tij…

Atëherë ka filluar përgjegjësia ime personale. Ideja për të cilën kam qenë i detyruar të mendoj më është dukur e tmerrshme, dhe me të ka protestuar parandjenja se Zoti mund të jetë diçka i tmerrshëm. Kjo ka qenë fshehtësi e dhimbshme të cilën e kam përjetuar dhe, për mua, shqetësuese dhe gjë e errët. Ajo ka vu hije në jetën time dhe unë kam menduar thellë. Krejt këtë e kam pranuar si ndjenjë poshtorsie. A jam unë dreq apo derr, mendova, diçka e çmendur. Atëherë kam filluar fshehurazi ta studioj Biblën e babait tim. Me kënaqësi jam thelluar në Ungjillin e farisejit dhe doganjerit, dhe jam bindë se të zgjedhurit kanë qenë të çmendur. Mbresë të pashlyer në mua kanë lënë Toma mburracaku i pabesueshëm dhe Petri i pavendosur i cili i afrohet greminës.

Esenca humbet kur gjykon në frymën perëndimore, pasi që ai, nga mosdija, as nuk e vërenë e as nuk e njeh; ai harron se njeriu e ka edhe përjetimin e brendshëm, se ndihmohet edhe nga përjetimet subjektive të natyrës iracionale, të cilat i asgjësojnë argumentet racionale, dëshmitë shkencore dhe i ç’fuqizojnë diagnozat.

Ne nuk e njohim sakt Lindjen; nga kjo del pyetja qesharake: sa i duhet dikujtë kohë për ta gjetur rrugën e shpëtimit nëse ai Zotin e do, e sa nëse Zotin e urrenë? Më përpara do të kishte menduar se i nevoitet shumë ma shumë për ta urrejtur Zotin. Por hindusët thonë: “Për ta dashur Zotin shtatë vjet njeriut i duhen tre për ta urrejtë atë. Sepse po qe se e urrenë Zotin ai në të mendon shumë më gjatë. Çfarë ateizmi i rafinuar! Por kjo pyetje është plotësisht e drejtë, pasi që është e menduar mirë.”

– Carl Gustav Jung, “Njohja e Zotit”

kultplus

COVID-19: 216 RASTE TË REJA, 1 TË VDEKUR DHE 40 TË SHËRUAR

IKSHPKInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se më sot, më 12 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 12 korrik 2020, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.

stop covidTë nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!
Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Shqiptarët, njerëz që e kanë pasion spiunllëkun, militantizmin dhe konspiracionin

shqiptaretPedagogia Jonila Godole ka publikuar një pjesë nga shkrimi i gazetarit dhe shkrimtarit austriak Joseph Roth, se si i karakterizon shqiptarët ai.

Postimi i Godoles: Shqiptari siç ka qenë, është dhe do të jetë?!! Ja si i karakterizon Joseph Roth, gazetari dhe shkrimtari austriak, në një nga reportazhet e tij gjatë vizitës në Shqipëri në korrik 1927:“Dëshira e këtyre njerëzve për të spiunuar është po aq e madhe sa frika për të thënë mendimin e tyre. Dhe aq rrallë e shprehin ndonjë mendim, sa me kalimin e kohës heqin dorë nga mendimet e tyre dhe dëgjojnë vetëm mendimin e të huajve.

Se fundja për çfarë i duhet mendimi një gojëkyçuri? Në vend të bindjes politike hyn militantizmi në partitë politike, në vend të një beteje – konspiracioni, në vend të një fjale – aluzioni, në vend të kujdesit – frika. Në këtë vend, asnjë qeverisës dhe asnjë i qeverisur nuk është i sigurt.Nuk do të kishte një opinion publik, edhe sikur ai të lejohej. Me kalimin e shekujve, shqiptarët kanë humbur çdo dëshirë për të drejtën e opinionit publik. Edhe mendimet më të sinqerta i marrin për mistere alla shqiptarçe.”(cituar nga Paul Lendvai, Das einsame Albanien, fq. 94, 1986).Joseph Roth gjatë vizitës nëpër Shqipëri me veshje popullore dibrane (?).

KultPlus

“Duhet të njohësh shpirtin e njeriut, që të mund t’i admirosh fytyrën”

Victor-Hugodisa thënie me shumë vlerë nga njerëz të famshëm.

1. Depresioni është si një grua me të zeza. Nëse shfaqet, mos e dëbo. Ftoje brenda, ofroi një karrige, trajtoje si mysafire dhe dëgjo atë që dëshiron të thotë –Carl Jungu

2. Nëse mjeti juaji i vetëm është çekiçi, keni tendencën ta shihni çdo problem si një gozhdë –Abraham Mazlou

3. Është më e thjeshtë të luftosh për një parim, sesa të jetosh sipas tij –Alfred Adler

4. Unë nuk jam ajo që më ka ndodhur, unë jam ajo që kam zgjedhur të bëhem –Carl Jungu

5. Të jesh praktik në politikë, do të thotë të injorosh faktet – Henri Bruk Adams

6. Kush mendon shumë që të bëjë të mira, nuk gjen kohë të jetë i mirë për vete – Rabindranath Tagore

7. Barra më e rëndë për një fëmijë janë jetët e pa jetuara të prindërve –Carl Gustav Jung

8. Nëse mendoni se edukimi është i shtrenjtë, prisni të shikoni sesa kushton injoranca – Barack Obama

9. Nëse doni të jetoni një jetë të lumtur, lidheni atë me një synim, dhe jo me njerëz apo objekte – Albert Ajnshtajn

10. Ju duhet të jeni vetë ndryshimi, që dëshironi të shihni në botë – Mahatma Gandi

11. Gjithçkaje ia dimë çmimin, asgjëje vlerën – Friedrich Nietzsche

12. Vetëm kur e braktisni dikë, bëheni plotësisht të hipnotizuar nga gjithçka që sillet rreth tij. Ky është paradoksi i dashurisë – Erich Maria Remarque

13. Duhet të njohësh shpirtin e njeriut, që të mund t`i admirosh fytyrën – Victor Hugo

14. Ata që nuk bëjnë asgjë, zakonisht janë të parët që kritikojnë për çdo gjë- Charles Spurgeon

15. Mos u mbaj fort pas dikujt që po ikën, përndryshe nuk do të takosh atë që po vjen –Carl Gustav Jung

16. Ti dhe vetëm ti mund t’i ndryshosh situatat e tua. Mos fajëso asgjë dhe asnjë për to –Leonardo Dicaprio

17. Të çuditshëm jemi ne njerëzit, harrojmë sa të mëdhenj jemi kur dashurojmë e sa të vegjël kur urrejmë- Azem Shkreli

18. Po nuk foli i marri, nuk dallohet dot nga i urti –Sami Frashëri

19. Kam tri gjëra për t’ju mësuar: thjeshtësi, durim, dhembshuri. Këto janë tre thesaret më të mëdha – Lao Tzu

20. Gjithçka në lidhje me njerëzit e tjerë që nuk na kënaq, na ndihmon që të njohim dhe kuptojmë më mirë veten tonë  –Carl Jungu. 

KultPlus

Covid 19: 136 raste të reja, 6 të vdekur dhe 123 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 991 teste dhe janë regjistruar 136 raste të reja të covid-19 edhe atë në – Shkup 46 – Shtip 14 – Gostivar 13 – Tetovë 12 – Strugë 9 – Dibër 7 – Kumanovë 6 – Sveti Nikollë 5 – Resnjë 4  – Kërçovë 4 – Radovish 3 – Krushevë 2 –  Ohër 2 – Strumicë 2 – Demir Hisar 2 – Prilep 1– Veles 1 – Probishtip 1 – Probishtip 1 dhe Kratovë 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 6 viktima : 2 nga Shkupi, 2 nga Struga , 1 nga Kumanova  dhe 1 nga Gostivari.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 123 pacient të shëruar në – Shkup 77 – Tetovë 15 –  Resnjë 11 – Shtip 7– Veles 4 – Manastrir 2 – Koçani 2 – Kërçovë 2 – Strugë 1 – Gjevgjeli  1 dhe Pehçevë 1.

maskatNumri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 8111, numri i pacientëve të rikuperuar është 4203, numri i të ndjerëve është 382 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend për momentin është 3526.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 12 raste të reja dhe 15 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 320.

Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim, si pasojë, rritja e numrit të të infektuarve, kufizon lëvizjen e qytetarëve jashtë vendit, si dhe pengon ardhjen e bashkatdhetarëve në vendlindje, mosardhja e gurbetçarëve, ndikon drejtpërdrejtë në ekonominë tonë në çdo familje.

Çdo gjë është në dorën tuaj, zgjidh vetë dhe vepro.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

 

Koment: Mohimi i gjenocidit të Srebrenicës na godet ne të gjithëve

SrebrenicaTë mbrosh të vërtetën dhe t‘u japësh drejtësi viktimave, është shansi më i mirë për të penguar përsëritjen e gjenocideve, mendon komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatoviç.

Që në qytetin e Srebrenicës para 25 vjetësh është kryer gjenocid, është e pamohueshme. Disa vendime të gjykatave ndërkombëtare e kanë bërë të qartë këtë. Megjithatë shumë politikanë vazhdojnë ta mohojnë këtë të vërtetë duke thelluar vuajtjen e të mbijetuarve dhe rrezikuar paqen.

Gjenocidi i Srebrenicës u mori jetën më shumë se 8.000 njerëzve, shumica burra dhe djem boshnjakë. 30.000 të tjerë u dëbuan. Ai u krye nga ushtria e Republikës Srpska nën komandën e një krimineli lufte tashmë të dënuar dhe me shoqërimin e një bashkësie ndërkombëtare pasive. Në vend që ta njohin këtë krim si një nga më të ulëtit në historinë bashkëkohore evropiane dhe të punojnë për pajtimin, shumë politikanë dhe personalitete të shquara të jetës publike në Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi ushqejnë flakët e nacionalizmit dhe mbjellin qëllimisht farën e urrejtjes. Kjo është një situatë e rrezikshme.

Mohuesit në funksione publike

Mohimi i gjenocidit dobëson aftësinë e çdo shoqërie për ta dalluar ringjalljen e diskutimeve dhe veprimeve, që mund të çojnë në mizori të reja. Ai u heq dinjitetin njerëzor viktimave si dhe të mbijetuarve dhe i privon ato nga mirëkuptimi dhe nga drejtësia. Ai pengon luftën kundër pandëshkueshmërisë për krimet e luftës dhe fundja edhe mundësinë e pajtimit.

Siç tregon një raport për mohimin e gjenocidit, i publikuar së fundmi në Srebrenica Memorial Centre, retorika politike që mohon gjenocidin, delegjitimon gjykatat dhe glorifikon kriminelët e luftës, vazhdon të ekzistojë. Në disa raste kriminelët e luftës mbajnë poste të larta publike në Republikën Srpska brenda Bosnjë-Hercegovinës, kandidojnë për poste publike në Serbi, apo kanë një jetë aktive publike. Duke përhapur të njëjtat pikëpamje dhe gënjeshtra të neveritshme, që u kanë shkaktuar aq shumë vuajtje njerëzve 25 vjet më parë.

Do të ishte gabim të mendosh se ky problem është i kufizuar vetëm në Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi. Sigurisht këto dy vende duhet të bëjnë shumë më tepër për të luftuar mosndëshkueshmërinë dhe mohimin e gjenocidit. Por në të njëjtën kohë vendet e Europës, të vetme apo si pjesë të organizatave ndërkombëtare, duhet të largojnë indiferentizmin dhe të vënë theksin në përpjekjet për drejtësi dhe pajtim në Ballkan.

Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare

Megjithëse është krijuar Gjykata e Lartë Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, bashkësia ndërkombëtare ka hezituar një kohë të gjatë të shtyjë vendet e rajonit për të nxjerrë me të vërtetë para drejtësisë autorët e gjenocidit. U deshën vite, derisa të gjithë personat e akuzuar të paraqiteshin në Hagë. Shumë autorëve nuk u ka ardhur akoma akuza. Por në ditet e sotme bashkësia ndërkombëtare hesht lidhur me nevojën për të ndaluar dhe ndëshkuar mohuesit e gjenocidit.

Mohimi i gjenocidit na prek ne të gjithëve. Sepse i heq të drejtën e ekzistencës drejtësisë, që u arrit me aq mundim për viktimat. Ajo mbjell mosmarrëveshje dhe mosbesim mes njerëzve, duke i bërë më të mundshme konfliktet në shoqëri dhe ndërmjet vendeve. Kjo gjë duhet marrë seriozisht pikërisht tani, kur partitë neonaziste dhe nacionaliste në Europë janë në rritje gati në gjithë kontinentin.

Mohimi të jetë i dënueshëm me ligj

Hapi i parë është miratimi në nivel kombëtar i ligjeve, që dënojnë mohimin e gjenocidit. Ligje të tilla do të ndihmonin shumë për t‘i vënë gjërat në perspektivën e duhur dhe për të zvogëluar shanset, që udhëheqësit politikë dhe opinionistët të zhvillojnë diskutime të turpshme për gjenocidet. Ligje të tilla ekzistojnë tani në disa vende europiane.

Një tjetër hap do të ishte caktimi i një dite ndërkombëtare në përkujtim të gjenocidit të Srebrenicës. Kjo është një kërkesë e kahershme e nënave të Srebrenicës dhe gjëja më e vogël, që mund të bënte bashkësia ndërkombëtare. Për fat të keq në vitin 2009 vetëm Parlamenti Europian pati guximin ta pranojë këtë kërkesë, kur i bëri thirrje Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Komisionit Evropian, “që të përkujtohet në mënyrë të denjë genocidi në Srebrenica-Potoçari” duke propozuar shpalljen e 11 korrikut si ditë përkujtimore. Thirrja për një ditë përkujtimore u përsërit vitin e kaluar nga Munira Subashiç dhe Kada Hotiç – dy nëna nga Srebrenica, të cilat vitin e kaluar erdhën për herë të parë në Këshillin e Evropës.

Të nderohen viktimat me një ditë përkujtimore ndërkombëtare

Caktimi i një dite përkujtimore ndërkombëtare kërkon në radhë të parë vullnet politik. Organizatave ndërkombëtare s‘do t‘u kushtonte asgjë, por për të mbijetuarit do të nënkuptonte shumë. Sidomos këtë vit, kur festimet duhet të kufizohen shumë për shkak të pandemisë së coronës, caktimi i një dite të tillë do të ishte një shenjë e angazhimit për drejtësinë dhe të vertetën. Në të njëjtën kohë dinjiteti njerëzor i viktimave dhe i të mbijetuarve të gjenocidit do të njihej.

Sidoqoftë ligjet e nevojshme, që ndalojnë mohimin e gjenocidit, si dhe caktimi i një dite përkujtimore, nuk do të mjaftojnë për kundërshtimin afatgjatë të mohimit të gjenocidit. Nevojitet në radhë të parë punë sqaruese, për të arritur rezultat të qëndrueshëm.

T’i trajtosh viktimat si të tuat

Librat shkollorë të të gjitha shteteve anëtare të Këshilllit të Evropës duhet të përfshijnë një pasqyrim objektiv të Srebrenicës, që shpjegon, se çfarë ka ndodhur, përse, dhe me çfarë pasojash. Ato duhet të shpjegojnë të kaluarën, të zbulojnë mitet, të përshkruajnë luftën për drejtësi dhe barazi për të gjithë. Dhe ata duhet të edukojnë që viktimat të trajtohen sikur të ishin tonat – pavarësisht nga origjina apo identiteti.

Mbrojtja e së vërtetës prej atyre që e mohojnë, dhe dhënia e drejtësisë për viktimat e gjenocidit të Srebrenicës – ky është shansi më i mirë për të penguar që gjenocidet të përsëriten.

Dunja Mijatoviç, e lindur dhe e rritur në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës Sarajevë, është komisionerja e Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut.

dw

Koment: Hagia Sophia sërish xhami – një trik i Erdoganit për të ruajtur pushtetin

Hagia SophiaTurqit konservatorë islamikë janë të entuziazmuar nga vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative. Por vetëm ato. Sepse ky gjykim nuk ka lidhje me parimet e shtetit të së drejtës, mendon Erkan Arikan.

Prindërit e mi, të cilët kanë qënë të dy pelegrinë në Mekë, më kanë edukuar sipas vlerave islame. Po, unë jam mysliman besimtar, elhamdülillah! (Falë Zotit!) Në të njëjtën kohë në edukimin tim kanë luajtur rol të rëndësishëm edhe vlerat e Mustafa Kemal Ataturkut. Për familjen time dhe mua sekularizmi, ndarja e shtetit nga feja, që Ataturk solli në Turqi, është një arritje e shkëlqyeshme dhe një pasuri e madhe.

Si mysliman i devotshëm nuk mund ta kuptoj në asnjë mënyrë vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative të Turqisë. Pyes veten, se çfarë ligji i ka bërë avokatët të lejojnë që Hagia Sofia të shndërrohet në xhami. Hagia Sofia është një kryevepër arkitektonike, që bashkon kulturat dhe fenë në botë. Tani kësaj i jepet fund. Kjo nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës.

Mbajtja e pushtetit me çdo kusht

Përgjigja, se përse gjykatësit e lartë administrativë gjykuan (apo duhej të gjykonin) kështu, është sërish politike. Ekonomia në Turqi jo vetëm lëngon, ajo ka rënë gati përtokë. Thuajse çdo sektor në vend është i prekur nga pandemia e coronës. Papunësia rritet me shpejtësi. Presioni mbi Erdoganin shtohet vazhdimisht. Çfarë mund të bëjë një president islamist-konservator, me qëllim që t‘i kthehen përsëri mbështetësit, që po i largohen? Si mund t‘i mobilizojë ai sërish votuesit?

Një ofensivë e re ushtarake, për t‘i bërë apel vetëdijes kombëtare? Nuk është e mundur, kushton shumë! Dhe mbi të gjitha shtrohet pyetja: Kundër kujt duhet të veprojë ushtria? Zgjedhje të parakohshme? Shumë e rrezikshme, sepse demoskopët momentalisht nuk parashikojnë sukses për Erdoganin.

Po sikur thjesht të zhbëjmë arritjet e Ataturkut? Kjo është zgjidhje! T‘i prekësh myslimanët e devotshëm pikërisht aty, ku reagojnë me ndjeshmërinë më të madhe: Apel ndërgjegjes fetare! Sepse për këtë grup të popullsisë Hagia Sofia, që prej pushtimit të Konstantinopojës nga osmanët, ka qenë gjithmonë xhami. Kur Ataturku në vitin në 1935 e ktheu në muze Hagia Sofian, e cila gati për 400 vjet kishte shërbyer si ndërtesë kulti e fesë islame, përçoi me këtë një mesazh: Turqia moderne është një vend laik! Por për Erdoganin kjo nuk ka rëndësi. Atij i intereson vetëm pushteti. Me çdo kusht.

Përse edhe një tjetër xhami në Stamboll?

Që pas faljes së të premtes pasdite, kur nga minareja e Hagia Sofias u dëgjua muezini dhe pastaj turmat e njerëzve para ndërtesës, që shpërthyen në lot, duke i bërë nderime Erdoganit dhe duke e falenderuar atë për vendimin, më mungojnë, të them të drejtën, fjalët. E gjitha kjo është më shumë se një provokim. Edhe pse përkrahësit e bindur të xhamisë festojnë rrugëve vendimin e gjykatësve, pikërisht në Stamboll ka edhe shumë njerëz, që pyesin: Përse duhet një xhami më shumë? Kjo pyetje është plotësisht e justifikuar, sepse në Stamboll, qytet me mbi 15 milion banorë, në të cilin është e përfaqësuar çdo fe, ekzistojnë ndërkohë 3.200 xhami. Dhe sinqerisht, jo secili prej këtyre 15 milion njerëzve lutet pesë herë në ditë në një xhami. Dhe sa kisha ka ende në Turqinë laike? Shumë më pak!

Në Turqi thellohen ndarjet

Për një kohë të gjatë kam shpresuar se Erdogani një ditë do ta bashkonte përsëri popullsinë në Turqi. Që do të bëhet një kryetar shteti me vlerat që ka përfaqësuar në fillim të karrierës së tij nacionale politike si kryeministër. Por kjo shpresë fatkeqësisht do të vazhdojë të jetojë vetëm në zemrën time. Sepse realiteti duket ndryshe. Ku të mundet, ky president përçan. Hendeqet bëhen gjithnjë e më të thellla.

Patriarku Bartholomeo i Konstantinopojës, kreu i të gjitha kishave ortodokse, kishte shprehur qëndrimin e tij të prerë kundër shndërrimit të Hagia Sofia në xhami. Hagia është një nga monumentet më të rëndësishme të civilizimit dhe nuk i përket vetëm pronarëve të drejtpërdrejtë, por „gjithë njerëzimit”, kishte thënë patriarku. Por Erdogani i injoron fjalët e mendimet e tilla. Për të vlen vetëm një gjë: pushteti dhe mbajtja e pushtetit. Unë vetëm mund të shpresoj, që çmimin për shndërrimin përsëri të Hagia Sofias në qendër islame kulti të mos detyrohen ta paguajnë pakicat myslimane jashtë Turqisë.

dw

Takimi virtual Hoti-Vuçiq shënon vazhdimin e dialogut

Joseph BorellShërbimi Evropian për Punë të Jashtme (EEAS) ka organizuar një video-konferencë mes kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka rifilluar sot në Bruksel, me një video-konferencë. Ky është takimi i parë i nivelit të lartë, pas ndërprerjes së dialogut në vitin 2018. Ndërsa takimi i drejtpërdrejt i nivelit të lartë në Bruksel do mbahet të enjten më 16 korrik.

Konsultimet e Parisit

Takimi i ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak po kryesohet nga përfaqësuesi i Lartë i BE’së për Politikë të Jashtme dhe siguri, Josep Borrel. Të premten u mbajt konsultimi i Hotit dhe Vuçiqit, i organizuar nga presidenti Macron dhe kancelarja Merkel, i cili përfundoi pa ndonjë sukses. Palët kanë prezantuar qëndrimet e tyre diametralisht të kundërta. Kryeminisri Hoti ka kërkuar që dialpogu të përfundojë me njohjen reciproke, ndërsa Vuçiq ishte kundër. Merkel dhe Macron duan që dialog të rifillojë dhe të zhvillohen nën patronatin e BE. Gjermania dhe vendet kryesore të BE janë shprehur kundër idesë së ndarjes apo shkëmbimit të territoreve. Dialogun ka mbështetur edhe i ngarkuari amerikan për këtë çështje, Richard Grenell, por ai ka kërkuar prej BE që sa më shpejtë të heqë vizat për shtetasit e Kosovës.

Borell: Synimi është normalizimi i raporteve

Diskutimi i sotëm po drejtohet nga Brukseli prej vet Borrellit, i cili është i shoqëruar nga Lajçaku. Ndërsa marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë Vuçiq nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës Hoti nga Prishtina.

Shefi për Politikë të Jashtme Josep Borrell tha se ka nderin që të rinisë bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit edhe pse në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, nëpërmjet videokonferencës.

“Synimi është i qartë është që të kthehemi në punën serioze dhe intensive për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve. Bashkimi Evropian ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që ta mbështesë dhe të lehtësojë gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore”, ka thënë Borrell, para nisjes së konferencës. Ai tha se marrëveshja Kosovë-Serbi do të zgjidhte të gjitha çështjet në mes të dyja vendeve.“Kjo marrëveshje është vendimtare për popullin e Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo marrëveshje është vendimtare për BE-në”.

“E dimë që nuk është proces i lehtë, por është urgjencë që të punojmë për stabilitet për hir të së ardhmes. Kërkojmë kurajën politike të të dy palëve, angazhim në frymën e pragmatizmit dhe kompromisit. Kurrë s’ka qenë e lehtë të gjendet zgjidhje, por kjo është pse jemi këtu, që të provojmë përsëri”.

dw

Kosova dhe Serbia rifilluan bisedimet me ndërmjetësimin e BE-së

BE flamujtKryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i dhanë fund një video takimi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me të cilin u shënua edhe rifillimi i bisedimeve të pezulluara që nga vjeshta e vitit 2018.

Ndonëse ishte planifikuar që sot të uleshin përballë njeri tjetrit në Bruksel, takimi fizik u shty për më vonë, ndërsa në video konferencën e sotme palët janë pajtuar se çfarë do të bisedojnë në takimin e radhës.

I dërguari i posaçëm për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak tha se me këtë takim procesi u kthye në binarë pas 20 muajsh.

“Si rezultat i takimit të sotëm, jemi pajtuar rreth elementeve kryesore të procesit dhe agjendës së takimit të ardhshëm që do të mbahet të enjten këtu në Bruksel”, tha zoti Lajçak duke falënderuar të dyja palët për siç tha, angazhimin konstruktiv gjatë video takimit të sotëm.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha para fillimit të takimit se bisedimet synojnë një marrëveshje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

“Një marrëveshje e tillë është thelbësore për të ardhmen më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë, është thelbësore për të ardhmen e tyre evropiane, për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e rajonit. Por, tërë kjo është po ashtu thelbësore për Bashkimin Evropian”, tha ai, duke theksuar se nuk është një punë e lehtë por është emergjente që të punohet për paqen e përparimin për hir të së ardhmes së përbashkët.

“Kjo detyrë kërkon guxim politik nga të dyja palët. Kërkon përkushtim dhe angazhim në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit”, tha zoti Borrell.

Dy ditë më parë, Kosova dhe Serbia diskutuan në një video konferencë të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe aty u pajtuan për rifillimin e bisedimeve por nuk pajtuan në asnjë pikë për rrugët e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Kryeministri i Kosovës, tha gjatë asaj konference se suksesi i procesit të normalizimit duhet të mbështetet në parimet se “tërësia tokësore e Kosovës është e pa negociueshme, organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket dhe marrëveshja duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”.

Ai tha se Kosova synon “një marrëveshje gjithëpërfshirëse të paqes me Serbinë që duhet të çojë në njohje të ndërsjellë”. Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të sigurojë njohjen nga pesë vendet anëtare që nuk e njohin Kosovën. Pjesë e marrëveshjes duhet të jetë anëtarësimi i Kosovës në OKB, tha ai.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cilësoi si ultimatum qëndrimet e tilla.

“Pala shqiptare doli me kërkesa që janë: ruajtja e tërësisë tokësore dhe kushtetuese të Kosovës, njohja e ndërsjellë dhe jo modelin e dy Gjermanive, anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe që shtetet tjera ta pranojnë Kosovën, e pastaj do të merren me çështjet e të zhdukurve dhe dëmet e luftës”, tha ai, duke i cilësuar si maksimaliste kërkesat e Prishtinës, ndërsa theksoi siç tha gatishmërinë e Beogradit për të hedhur hapa të vegjël.

Plani për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua pak ditë pasi që Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi i akuzave bëri që të dështojnë planet për një takim Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë me 27 qershor, me ndërmjetësimin e ambasadorit Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.

Bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga BE-ja që filluan në vitin 2011 siguruan një varg marrëveshjesh por nuk përmbushën synimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

voa