Të enjten në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

Kordinatorët nga Kosova dhe Serbia të enjtën në Bruksel, diskutojnë temat që u biseduan në takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi që u mbajt javën e shkuar nën ndërmjetësimin e BE-së.

Në Bruksel do të takohen (me 23.07) përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe Serbisë, për të diskutuar temat që janë hapur në takimin e nivelit të lartë, që u mbajt javën e shkuar ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kështu tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë në BE, Nabila Massrali.

“Ne i kemi dërguar ftesat, presim që të dëgjojmë nga palët. Takimi i nivelit të ekspertëve do të fokusohet në temat që janë diskutuar”, thotë Massrali. Eksperët e të dyja vendeve, sipas Prishtinës zyrtare, do ta përgatisin draftin e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi. Ndërsa kundërshtojnë pohimet që dialogu i së enjtes në Bruksel ka karakter teknik. Kryeministri Hoti, tha në mbledhjen e qeverisë, se “objektivat janë të qarta për ta përmbyllur këtë proces dhe jo të vazhdon si dialog teknik”.

“Nuk ka dialog teknik”

“Mbi bazën e platformës janë mbajtur diskutime deri më tash duke filluar nga Samiti i Parisit dhe të dy palët jemi ulur dhe kemi dhënë qëndrimet tona. Unë kam prezantuar platformën tonë që janë parimet kryesore dhe objektivat tona që i kemi ne në këtë proces. Objektivi i jonë është të përmbyllim procesin, e jo dialogu teknik. Dje e kam emëruar koordinatorin për dialog që ka marr përsipër të gjitha”, tha kryeministri Hoti.

Koordinator nga Kosova në dialog është emëruar Skender Hyseni, i cili në Bruksel udhëton së bashku me Ibrahim Makollin. Siipas kryeministrit, ata “do ta bëjnë draftimin e marrëveshjes finale, sa i përket çështjes së të pagjeturve”.

Ndër temat tjera të grupeve të ekspertëve, sipas kryeministrit Hoti, përfshihen edhe dëmet e luftës, borxhi shtetëror, pensionet, kursimet në banka si dhe dëmet e pronës private në kohën e luftës. Skender Hyseni ka qenë ministër i Jashtëm i Kosovës në vitin 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë trajtoi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Asokohe Gjykata konstatoi se “shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Sot një dekadë më vonë, Skender Hyseni, para nisjes për në Bruksel, shkroi se “nga Serbia, dhe jo vetem nga ajo, bëhen përpjekje që ora të kthehet mbrapa, duke bërë thirrje absurde që të bisedohet për statusin e Kosovës”. Kjo sipas tij, “nuk bën të ndodhë”.

Gjykata konfirmoi pavarësinë

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010, me një votë bindëse prej 10 me 4, erdhi në përfundim “se deklarata e pavarësisë së Kosovës, e miratuar me 17 shkurt 2008, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ky Mendim i Gjykatës ishte konfirmim dhe afirmim i qëndrimit të Kosovës dhe argumenteve ligjore përgjatë gjithë procesit këshillëdhënës. Pra mendimi nuk lë asnjë dyshim se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe është legjitime dhe në harmoni me të drejten ndërkombëtare”, shkroi koordinatori i qeverisë së Kosovës në dialog, Skender Hyseni. Sipas tij, edhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ishte  i qartë edhe me Rezoluën 1244 të KS, mbi bazën e së cilës u vendos Administrata e OKB-së në Kosovë.

“Deklarata e pavarësisë nuk ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244, thuhet aty duke dhënë arsyetim të drejtpërdrejtë se Rezoluta 1244 e KS të OKB ishte në thelb e disenjuar për të krijuar një regjim të përkohshëm për Kosovën. Rezoluta nuk ka përmbajtur ndonjë dispozitë që merret me statusin final të Kosovës, prandaj, ekzistenca e Kosovës si shtet sovran nuk mund të shkelë rezolutën 1244 të KS të OKB-së”, shkroi Skender Hyseni.

Serbia kundërshton pavarësinë

Autoritet e Serbisë nga ana e tyre vazhdojnë ta kundërshtojnë  pavarësisë e Kosovës, sikundër që bëjnë thirrje që çdo marrëveshje Kosovë-Serbi, duhet ta ketë për bazë rezolutën 1244 të KS të OKB.

Mundësia e rinisjes së një dialogu “teknik”, Kosovë-Serbi, po kundërshtohet në Prishtinë edhe nga përfaqësues të presidencës së Kosovës. Shefi i kabinetit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh këshilltari kryesor politik i presidentit, Bekim Çollaku, thotë se “qëllimi i dialogut me Serbinë, duhet të jetë marrëveshja përfundimtare për njohje reciproke dhe jo rinisja e një dialogu teknik të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”.

“Rinisja e dialogut teknik të udhëhequr nga BE-ja nuk është në interesin e Kosovës. Ai është dizajnuar për të justifikuar hapjen e më shumë kapitujve për pranimin e Serbisë në BE, teksa e lë Kosovën të izoluar dhe në status-quo. Qëllimi duhet të jetë marrëveshja përfundimtare politike me njohje reciproke”, shkroi Çollaku në Twitter.

Mundësinë e vazhdimit të dialogut teknik Kosovë-Serbi,  po e kundërshtojnë edhe dy partitë opozitare, lëvizja Vetëvendosja dhe Partia Demokratike e Kosovës  Ato thonë se edhe vet “kryeministri Hoti nuk është i përgatitur për dialogun dhe nuk ka as platformë apo ekip për këtë proces”.

Kryeministri Hoti të premten datë (24.07), do të raportojë para kuvendit për rrjedhën e deritashme të dialogut me Serbinë. Ai thotë se do të raportojë sa herë i kërkohet para deputetëve.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u ndërpre në nëntorin e vitit 2018 kur qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, vendosi tarifë 100% ndaj mallrave serbe. Që nga ajo kohë, Beogradi e pati kushtëzuar rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e tarifës dhe së fundi edhe të reciprocitetit, masë kjo e Kosovës  që tashmë është hequr e që kurr nuk u mbështetë as nga faktori ndërkombëtar.

dw

Sa legjitime janë pretendimet turke në Detin Mesdhe?

FatihTensionet midis Turqisë dhe Greqisë po rriten. Ankaraja dëshiron të zgjerojë zonat e saj detare. A mund të legjitimohen këto pretendime nga e drejta ndërkombëtare?

Një nga “vështirësitë” për arritjen e një mirëkuptimi të qëndrueshëm midis BE-së dhe Turqisë është çështja e operacioneve të Turqisë për të nxjerrë naftë dhe gaz përpara Qipros dhe ishullit grek të Kretës. Ato kanë nisur në vitin 2019 dhe pritet të vazhdojnë në vjeshtë.

Sfondi i kësaj mosmarrëveshjeje janë pretendimet turke për zonat detare në Mesdheun Lindor. Për dekada të tëra Ankaraja e ka halë në sy faktin, se ishujt e shumtë grekë në brigjet e Egjeut nuk i lejojnë asaj të krijojë një Zonë Ekonomike Ekskluzive të rëndësishme.

Në një intervistë me gazetën “Süddeutsche Zeitung” ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu e quajti kohët e fundit “të papranueshëm” faktin që ishulli i vogël grek i Kastelorizos, i cili gjendet më shumë se 500 kilometra larg Athinës dhe jo larg brigjeve të Turqisë të ketë si pretendim një sipërfaqje prej 200 miljesh detare në çdo drejtim.

Parimi i “fairness”

Sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën Detare të vitit 1982, një pretendim i tillë është i justifikuar, thotë profesorja Nele Matz-Lück, drejtore e Institutit Walther-Schücking për të Drejtën Ndërkombëtare pranë Universitetit të Kielit. Ajo i referohet Francës, e cila me disa ishuj të vegjël në Jug të oqeanit Paqësor dhe në Detin Polar Jugor pretendon zona të mëdha përkatëse prej 200 miljesh detare të detit përreth. Sidoqoftë, nëse kjo zonë mbivendoset me atë të një shteti tjetër, atëherë shtetet në fjalë duhet të bien dakord për rrjedhën e kufirit në përputhje me Konventën Ndërkombëtare të së Drejtës Detare.

Gjykatat ndërkombëtare në raste të tilla gjykojnë mbi bazën e aspektit të “fairness apo equity”, thotë prof. Matz-Lück. Pra në raste të caktuara nëse ishuj të vegjël që gjenden pranë kufijve të një shteti tjetër çojnë në shtrembërim të raporteve ato nuk merren parasysh në përcaktimin e kufirit detar nisur nga parimi i “fairness”. Një këndvështrim i tillë do të zbatohej edhe për ishujt e vegjël grekë në brigjet turke, mendon ekspertja e së drejtës detare.

Cilat marrëveshje kanë vlerë ligjore?

Edhe pse ende nuk ka ndonjë vendim gjykate, qeveria turke njoftoi se në shtator do të ndërmarrë pranë ishullit të Kretës shpime për naftë dhe gaz. Turqia iu referua një “Memorandumi Mirëkuptimi” për ndarjen e zonave detare në Mesdheun Lindor, që ka nënshkruar në nëntor 2019 me qeverinë libiane të njohur nga Kombet e Bashkuara. Jo vetëm Greqia, por edhe vendet e tjera fqinje e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje, të cilën Ankaraja e depozitoi pranë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së javën e kaluar. Por sipas ekspertëve “edhe nëse një marrëveshje e tillë ka hyrë në fuqi, ajo nuk mund të ketë efekt në kurriz të palëve të treta”. Një kontratë midis Turqisë dhe Libisë, e cila injoron plotësisht pretendimet e Greqisë për zonat detare, nuk ka asnjë efekt juridik të paktën kundrejt Greqisë. E njëjta gjë vlen edhe për pretendimet turke për të kryer shpime për naftë dhe gaz në Qipron Veriore.

Greqia ka nënshkruar një marrëveshje të tillë me Italinë për Detin Jon në qershor dhe kjo marrëveshje ka vlerë ligjore, sepse bëhej fjalë vetëm për një zonë detare që pretendohej vetëm prej këtyre dy vendeve.

Drejtorja e Institutit të Kielit për të Drejtën Ndërkombëtare nuk e pranon as pretendimin turk, se Turqia nuk e ka nënshkruar Konventën Ndërkombëtare për të Drejtën Detare dhe për këtë arsye nuk ka pse të respektojë atë. Shumë nga dispozitat e konventës kanë ndërkohe “efekte kanunore” dhe madje edhe Turqia bazohet ndërkohë tek këto dispozita.

Një zgjidhje e mundshme

Greqia dhe Qiproja deri tani refuzojnë të negociojnë çështjen e kufirit detar me Turqinë. Ato pretendojnë, se kjo tashmë është e rregulluar me kontrata ndërkombëtare. Por nëse ky pozicion mund të vazhdojë të mbahet edhe më gjatë kjo është me pikëpyetje. Sidoqoftë nëse Ankaraja, Athina dhe Nikosia vendosin t’i drejtohen një institucioni të pavarur për të arritur një zgjidhje, ato mund t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë ose një gjykate ndërkombëtare arbitrazhi.

Sipas mendimit të prof. Nele Matz-Lück “derisa të merret një vendim, vendet mund të merren vesh për një zgjidhje të përkohshme që parashikon një përdorim të përbashkët për zhvillim ekonomik të përbashkët të zonave të diskutuara të detit pa rezultuar prej kësaj pretendime pararendëse kundrejt marrëveshjejes së mëvonshme. Kjo do të thotë që këto vende i ndajnë fitimet deri sa një ditë arrijnë mbase të bien dakord për të përcaktuar kufirin. Në praktikë, sipas profesores, praktika e menaxhimit të përbashkët mund të shndërrohet madje në një zgjidhje të përhershme.

dw

 

Shkup, Ali Ahmeti ftohet për të dëshmuar në Hagë

AliKryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është ftuar si dëshmitar nga Dhomat e Specializuara për Kosovën me seli në Hagë. Zoti Ahmeti njoftimin e ka bërë vetë në Facebook, ku shkruan se pa hamendje e ka pranuar ftesën dhe ka vendosur “kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë”.Ai shkruan më tej se sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i tij i përhershëm në të gjithë veprimtarinë e tij.Zoti Ahmeti, i cili ishte themelues i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që luftoi kundër forcave qeveritare maqedonase në vitin 2001, ka qenë më parë anëtar i lëvizjeve ilegale shqiptare në Zvicër dhe bashkëpunëtor i afërt me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës. Pas konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni (të Veriut) ai formoi partinë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe për 16 vjet ndodhet në pushtet.“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit”, shkruan ai në Fecebook, por pa dhënë hollësi se kur do të shkojë në Hagë për të dëshmuar.

voa

68 raste të reja, 3 humbje jete dhe 66 të shëruar

Dr. Eugena TominiMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57 vjeçare dhe një 80 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62 vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.

Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju rikujton edhe njëherë të gjithë qytetarëve mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.

Ju lutemi, tregoni kujdes në ambientet e punës, aty ku ofrohen shërbime dhe në çdo ambient publik, për të respektuar masat e higjienës, distancës fizike.

Respektimi i distancës, vendosja e maskës, higjiena vetjake dhe kolektive janë mënyrat e vetme për të frenuar përhapjen e COVID19.

Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127.

Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19.

  • COVID-19 – Statistika (22 Korrik 2020)
  • Testime totale          36834
  • Raste pozitive           4358
  • Raste të shëruara   2463
  • Raste Aktive              1775
  • Humbje jete               120 (Qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
  • Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
  • Tiranë             903
  • Durrës            215
  • Shkodër         204
  • Vlorë               98
  • Lezhë              82
  • Korçë              64
  • Elbasan          48
  • Kukës              47
  • Fier                  40
  • Berat               32
  • Gjirokastër  22
  • Dibër               20

Teleskopi Evropian merr foton e parë të një sistemi tjetër diellor

ESO

La Silla European Southern Observatory (ESO) is seen at Coquimbo, Chile July 2, 2019.

Observatori Evropian Jugor (OEJ) publikoi të mërkurën imazhin e parë të kapur ndonjëherë nga një teleskop, i disa planetëve që rrotullohen rreth një ylli të ngjashëm me diellin.

Në një deklaratë, OEJ tha se imazhi është fotografuar nga teleskopi i tij jashtëzakonisht i madh në shkretëtirën Atakama të Kilit.

Studiuesit që zbuluan sistemin diellor thanë se ai është 300 vite dritë larg, relativisht afër me standardet galaktike. Ata thanë se ylli kishte emërtimin TYC 8998-760-1 dhe ndodhej në yjësinë Musca. Studiuesit kanë përcaktuar se sistemi është 17 milion vjeçar, krahasuar me diellin tonë diellor, i cili besohet të jetë 4.5 miliardë vjeçar.

https://youtu.be/JcoYA3HmuN8

Hulumtimi u botua të martën në revistën Astrophysical Journal Letters. Studiuesi kryesor Alexander Bohn, tha se ajo që e bën zbulimin kaq emocionues është fakti se ylli është “një version shumë i ri i diellit tonë. Ai tha se zbulimi jep “panoramën e një ambienti që është shumë i ngjashëm me sistemin tonë diellor, por në një fazë shumë më të hershme të evolucionit të tij.”Zoti Bohn tha që vëzhgimet mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë më mirë evolucionin e sistemit tonë diellor. Marrja e imazheve të drejtpërdrejta, tha ai, ofron mundësinë më të mirë për të zbuluar jetën jashtë sistemit tonë diellor, nëse ajo ekziston. Ai tha se duke vëzhguar dritën nga vetë planetet, “mund të analizohen atmosferat për ekzistencën e molekulave dhe elementëve që mund të sugjerojnë se ka jetë”. Astronomët zakonisht konfirmojnë botë rreth yjeve të tjerë duke vëzhguar zbehjen e shkurtër por periodike të dritës së yllit, që tregon ekzistencën e planeve në orbitën e tij. Vëzhgime të tilla indirekte kanë identifikuar mijëra planetë në galaktikën tonë Rruga e Qumështit. OEJ konsiderohet obzervatori më produktiv astronomik në botë. Ai mbështetet nga një konsorcium i vendeve evropiane dhe Kili, si dhe vende të tjera anëtare.

IKShPK : 241 raste pozitive, 6 të vdekur dhe 143 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 419 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 241 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.286 raste nga 32.375 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 150 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.369 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.762.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 21 raste, komuna Ferizaj 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Viti 12 raste, komuna Mitrovicë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Kamenicë 8 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Rahovec 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Shtime 3 raste, kurse nga 2 raste komunat: Pejë, Malishevë Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Deçan, Zubin Potok dhe Dragash.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ju lutemi që të pranoni një normalitet të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet të jenë më proaktiv dhe patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Zbatoni me përpikëri rekomandimet e IKSHPK sepse shpëtojnë jetë!

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Covid 19: prej 1437 testeve, sot, kemi 137 raste të reja, 10 viktima dhe 131 persona të shëruar

RMV - Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1437 testime, dhe 137 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në:-Shkup 64-Shtip 19-Strugë 14-Kumanovë 7-Tetovë 7-Gostivar 6-Ohër 5-Kërçovë 4-Sveti Nikole 3-Radovish 2-Manastir 2-Veles 1-Prilep 1-Krushevë 1-Demir Hisar 1

Kanë ndërruar jetë 10 pacientë, pesë pacientë nga Shkupi, dy pacientë nga Kumanova, një pacientë nga Tetova,një pacientë nga Gostivari dhe një pacientë nga Radovishi.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 131 pacientë të rikuperuar nga:-Shkup 41-Ohër 36-Strugë 25-Tetovë 11-Shtip 10-Gostivar 5-Veles 3.

Deri më tani, në total janë 89,703 teste COVID -19 në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 9547, numri i pacientëve të rikuperuar është 5071, numri i atyre që humbën jetën është 442 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4034.

“Tiranitë më të mëdha gjithnjë janë përjetësuar në emër të kauzave më fisnike”

Thomas PaineThomas Paine ishte aktivist politik, filozof, teoricien politik dhe revolucionar amerikan i lindur në Angli. Ishte autori i dy pamfleteve më me ndikim në fillimin e Revolucionit Amerikan dhe që frymëzoi më 1776 shpalljen e pavarësisë nga Britania e Madhe. Idetë e tij pasqyruan idealet e epokës së iluminizmit dhe të të drejtave transnacionale të njeriut. Ai ishte i përfshirë edhe në Revolucionin Francez. Në burg në Francë, shkroi veprën e tij më të njohur “Age of Reason” (Epoka e Arsyes)

Disa thënie nga Thomas Paine:

• Ekzistojnë dy kategori të veçanta të njerëzve – ata që paguajnë taksat dhe ata që i marrin dhe jetojnë me taksat.

• Të diskutosh me një njeri që ka hequr dorë nga përdorimi i arsyes, është si t’i japësh ilaçe një të vdekuri.

• Sa më i vështirë të jetë konflikti, aq më i lavdishëm është triumfi.

• Njeriu i vërtetë buzëqesh kur është në telashe, mbledh forcat nga shqetësimi dhe rritet i guximshëm nga reflektimi.

• Nëse duhet të ketë probleme, le të ketë në ditët e mia që fëmija im të ketë paqe.

• Puna e mendjeve të vogla është që të tkurren; por ai që e ka zemrën të fortë dhe ndërgjegje që e miraton sjelljen e tij, do t’i ndjekë parimet e tij deri në vdekje.

• Bota është vendi im, i gjithë njerëzimi janë vëllezërit e mi dhe feja ime është të bësh mirë.

• Një grup burrash që nuk mbajnë përgjegjësi para askujt, nuk duhet të besohen nga askush.

• Asnjë vend i cili drejtohet nga një fuqi absolute nuk mund të quhet i lirë; dhe nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për një fuqi absolute mbretërore apo një fuqi absolute legjislative, pasi pasojat do të jenë të njëjta për njerëzit.

• Është detyrë e çdo njeriu, lidhur me aftësinë e tij, të zbulojë dhe ekspozojë mashtrimin dhe gabimin.

• Armiqtë tanë më të mëdhenj, ata që duhet të luftojmë më shpesh, janë brenda.

• Tiranitë më të mëdha gjithnjë janë përjetësuar në emër të kauzave më fisnike.

• Aty ku dija është detyrë, injoranca është një krim. 

IKShPK : 168 raste pozitive, 2 të vdekur dhe 157 të shëruar!

Ambulanca per koronavirusInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 168 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 6.045 raste nga 31.956 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.675.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna e Skenderajit.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!
Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Ministria e Shëndetësisë: 119 raste të reja, 4 humbje jete dhe 45 të shëruar

Dr. Eugena TominiMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 482 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 119 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 69 raste në Tiranë, 8 në Kavajë, nga 7 raste në Krujë, Tepelenë, 5 në Lezhë, 4 në Durrës, nga 3 raste në Elbasan, Pogradec, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Korçë, Has, Lushnje, dhe nga 1 rast në Mallakastër, Kamëz, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Megjithë të shëruarit, vijon të ketë rritje të të shtruarve në spitalet COVID. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 125 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 4 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.
U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit.
Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (21 Korrik 2020)
Testime totale         36388
Raste pozitive           4290
Raste të shëruara     2397
Raste Aktive         1776
Humbje jete         117 (Qarku Tiranë 60, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 893
Durrës 201
Shkodër 201
Vlorë 100
Lezhë 89
Korçë 63
Kukës 52
Elbasan 51
Fier 43
Berat 35
Dibër 26
Gjirokastër 22