Covid 19: prej 1636 testeve, sot, kemi 163 raste të reja dhe 69 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1636 testime dhe janë regjistruar 163 raste të reja të COVID -19  edhe atë në : -Shkup 52 – Shtip 33 – Kumanovë 21 – Gostivar 17 – Strugë 7 -Manastir 5 – Tetovë 4 – Kavadari 4 – Demir Hisar 3 – Sveti Nikole 3 – Strumicë 2 – Dibër 2 – Probishtip 2 – Koçani 2 – Veles 2 – Ohër 1 -Makedonski Brod 1 – Kërçovë 1 – Resnje 1.

Fatmirësisht gjatë 24 orëve nuk kemi asnjë viktimë të regjistruar.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 69 pacient të shëruar në – Shkup 41 – Shtip 10 – Gostivar 6 – Prilep 4 – Veles 3 – Kavadari 2  – Tetovë 1- Probishtip 1- Dibër 1 .

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 88.1779 teste të COVID -19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 9412, numri i pacientëve të rikuperuar është 4940, numri i atyre që humbën jetën është 432 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 4040.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 4 raste të reja dhe 1 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 302.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 4350, aktiv 1892 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 955, aktiv 302 (territori i Tetovës me 200.678 banorë: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 933aktiv 247 (me 109.228 banorë) .
  • Shtip – 640, aktiv 272 (me 43.625 banorë) .
  • Prilep – 311, aktiv 54 (me 75.132 banorë)
  • Strugë – 377, aktive 195 (me 65.801 banorë) .
  • Ohër- 245, aktiv 130 (51.591 banorë).
  • Veles – 208, aktiv 29 (me  54.384 banorë)
  • Gostivar – 315, aktiv 207 (111.252 banorë) .
  • Resnjë – 141aktiv 57 (me 16.313 banorë)
  • Dibër  – 175, aktiv 112 (me 20.863 banorë)
  • Koçani – 91, aktiv 23 (me 37.758 banorë)
  • Manastir – 94aktiv 49 (me 91.983 banorë)
  • Sveti Nikollë – 203, aktiv 188 (me 17.683 banorë)
  • Kërçovë – 101, aktiv 82 (me 56.937 banorë)
  • Probishtip – 45, aktiv 28 (me 15.085 banorë)

Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

www.lajmet.com

Analiza: Zgjedhjet 2016 / 2020

 

NJZ

Në vitin 2016 kishim 1.784.416 votues të regjistruar, prej të cilëve, votuan 1.153.984 ose 66,79% votues, ndërsa në vitin 2020 kemi 1.814.236 votues dhe votuan 942.334 ose 51.34 %.

Viti 2016 2020
Votues  1.784.416 1.814.236
kanë votuar  1.153.984 942.334
% 66,79% 51.34 %

Pjesëmarrja e votuesve ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas njësive zgjedhore edhe atë për vitin 2016 dhe 2020:

Pjesëmarrja e votuesve ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare

 

2016

2020

Njësia zgjedhore të regjistruar kanë votuar % të regjistruar kanë votuar %
NJ.Z. 1 295.858 217.823 73,62% 309.210 162.530 52.56%
NJ.Z. 2 306.471 203.923 66,54% 319.820 155.655 48.67%
NJ.Z. 3 280.727 204.193 72,74% 278.511 160.518 57.63%
NJ.Z. 4 282.537 211.897 75,00% 282.506 170.037 60.19%
NJ.Z. 5 290.433 187.824 64,67% 314.489 158.810 50.50%
NJ.Z. 6 307.817 157.960 51,32% 309.727 123.819 39.98%

 

Vota gjithsejtë blloku shqiptar

Partia

2016

2020

BDI

86.796

104.587

PDSH

30.964

13.891

ASH

35.121

81.827

BESA /A

57.868

? LSDM

PPD

1.143

-

 gjithsejtë

211.892

200.305

Gjithsejtë votat në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas njësive zgjedhore edhe atë për vitin 2016 dhe 2020:

VOTA GJITHSEJTË SIPAS NJËSIVE ZGJEDHORE

Partia

NJ.Z. 6

NJ.Z. 5 NJ.Z. 4 NJ.Z. 3 NJ.Z. 2

NJ.Z. 1

2016

2020 2016 2020 2016 2020 2016 2020 2016 2020 2016

2020

BDI

40.547

37.468 13.982 21.745 481 293 1.142 3.331 16.868 22.374 12.890

19.488

PDSH

16.162

9.083 3.426 781 - - 587 242 5.938 1.858 4.851 1.966

ASH

17.946 34.450 7.355 10.716 - 213 - - 6.051 20.912 3.769 14.337

BESA/A

24.989 ? LSDM 5.163 ? LSDM - ? LSDM - ? LSDM 16.119 ? LSDM 11.597 ? LSDM

PPD

1.143 - - - - - - - - - - -

VMRO

26.193 15.663 72.340 55.159 101.617 74.478 102.829 71.551 73.712 47.929 72.842 50.564

SDSM

25.986 24.229 71.020 56.622 94.780 77.195 81.204 66.853 69.842 47.891 92.247 54.618

www.lajmet.com

Maqedonia e Veriut në pritje të konfirmimit të rezultateve të zgjedhjeve

flamujtKomisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut i ka hedhur poshtë të gjitha 2.142 ankesat e paraqitura nga partitë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.

Anëtarët e Komisionit kanë konstatuar se ankesat  nuk kanë pasur nënshkrimin e përfaqësuesit të autorizuar, nuk kanë pasur vulën e paraqitësit të listës dhe nuk janë të mbështetur në prova. Disa nga partitë ankesat e të cilave u refuzuan, kanë kërkuar rishikim të materialit zgjedhor dhe të fletëvotimeve të pavlefshme, por sipas KSHZ-së edhe ato nuk ishin të mbështetur në prova.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski thekson se KSHZ ka bërë kontrollin e gjithë materialit zgjedhor, procerverbalet e të gjitha komisioneve zgjedhore komunale. Në asnjë procesverbal nuk ka vërejtje mbi arsyet e paraqitura në ankesat.

“Me përgjegjësi theksoj se KSHZ ka bërë punën e saj siç duhet konform Kushtetutës dhe ligjeve.Askush nuk duhet të dyshojë në procesin zgjedhor”, është shpreh Oliver Derkoski kryetar i KSHZ-së.

Anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko theksoi se Komisioni doli me rezultate të sakta, në kohë dhe të vërteta. Lidhur me kërkesat për numërimin manual të votave Kondarko tha se ajo është e palejueshme dhe e pamundur dhe se çdo fletëvotim u tregohet publikisht të gjithë anëtarëve të këshillave zgjedhorë.

“KSHZ-ja nuk është sportel që partitë të kërkojnë në KSHZ votat që u mungojnë në zgjedhje”, tha Kondarko.

Fjalën përfundimtare e ka Gjykata Administrative

Paraqitësit e ankesave të refuzuara kanë të drejtë ankese në Gjykatën Administrative pas vendimeve të KSHZ-së edhe atë në afat prej 24 orëve nga marrja e vendimeve. Gjykata Administrative është e detyruar të vendosë brenda 60 orëve. Pas vendimit të Gjykatës Administrative dhe marrjes së vendimeve eventuale nga Gjykata Kushtetuese për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore, në KSHZ konform ligjit, Komisioni do t’i shpallë rezultatet përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sipas përllogaritjeve të KSHZ-së tani për tani më së shumti mandate ka koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM 46, pastaj vjen koalicioni “Ripërtrirja” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 44, BDI 15, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 12 , Levica me dy deputetë dhe PDSH një.

Reagimet e partive për ankesat

Nënkryetari i Alternativës, Zekirija Ibrahimi, pas refuzimit të ankesave ka thënë se këto rezultate të KSHZ-së janë skandaloze.

“Një parti që i blen votuesit, vëzhguesit, komisionerët, madje i synon edhe anëtarët e KSHZ-së, të dalë të flasë me gjuhë të moralshme dhe të virgjër sikur nuk ka asnjë mëkat hajnie, kjo është perverse”, deklaron Ibrahimi.

Kurse Bujar Osmani nga BDI thotë se tani të gjithë duhet të bashkëpunojmë që sa më parë t’i formojmë institucionet me qëllim që të ballafaqohemi me pandeminë, me pasojat ekonomike të saj por edhe për përgatitjen për fillimin e negociatave.

“E shtrijmë dorën e bashkëpunimit me të gjithë, pa hatërmbetje t’i përveshim mëngët dhe të punojmë për një jetë më të mirë për të gjithë”, shprehet Osmani.

Mundësitë për koalicionin qeveritar

Të gjitha përllogaritjet partiake fillojnë me 61 deputetë, aq sa është minimumi i nevojshëm për të formuar shumicë qeveritare në Kuvend, nga e cila duhet të vijë mandatari i qeverisë së re i cili duhet të propozojë kryeministrin dhe përbërje qeveritare.

Një opsion për të cilën udhëzojnë numrat nga mandatet e marra është koalicion i sërishëm i LSDM-së dhe BDI-së. Koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM dhe partia e Ahmetit së bashku do të kishin saktësisht 61 deputetë. Por që kjo të ndodhë, është kusht që LSDM duhet ta pranojë idenë për kryeministër shqiptar.

Për një shumicë më të qëndrueshme ekziston mundësia edhe Alternativa me Aleancën për Shqiptarët e cila ka 12 deputetë dhe PDSH, e cila ka një, të bashkohet me koalicionin BDI-LSDM. Kështu, shumica e qeverisë do të ishte shumë më e qëndrueshme dhe do të kishte 74 deputetë.

Afati i fundit për mbajtjen e seancës konstitutive të Kuvendit është 4 gushti.

dw

Britani, prova në njerëz e vaksinës kundër COVID-19 jep rezultate premtuese

vaccine
Screen grab taken from video issued by Britain’s Oxford University, showing a person being injected as part of the first human trials in the UK to test a potential coronavirus vaccine, untaken by Oxford University in England, Thursday April 23, 2020…

Studiuesit britanikë nisën testimin e vaksinës në muajin prill tek rreth 1 mijë vetë. Vaksina eksperimentale u injektua tek gjysma e tyre. Teste të tilla të hershme janë projektuar për të vlerësuar sigurinë dhe për të parë se çfarë lloj reagimi imunitar provokon vaksina, por nuk mund të dalin në përfundimin nëse vaksina mbron vërtet. Në hulumtimin e publikuar të hënën në revistën “Lancet”, shkencëtarët thanë se kishin zbuluar se vaksina e tyre eksperimentale kundër COVID-19 prodhonte një reagim të dyfishtë imunitar tek njerëzit e moshës 18 deri 55 vjeç, që zgjaste të paktën dy muaj pas imunizimit të tyre.

Po shohim një reagim të mirë imunitar tek pothuajse të gjithë (pacientët)”, tha Doktor Adrian Hill, drejtor i Institutit “Jenner” në universitetin e “Oksfordit”.

Ajo çka bën këtë vaksinë të veçantë është se nxit të dy krahët e sistemit imunitar“, tha ai. Zoti Hill tha se vaksina mundësoi prodhimin e antitrupave neutralizues, molekula të cilat janë thelbësore për bllokimin e infeksionit. Për më tepër, vaksina shkaktoi një reagim të të ashtuqujturave qelizat T të trupit, të cilat ndihmojnë në luftimin e koronavirusit.

Vaksina eksperimentale COVID-19 shkaktoi efekte të vogla anësore si temperaturë, të dridhura dhe dhimbje të muskujve. Zoti Hill tha se janë ende në proces prova më të gjera klinike për të vlerësuar efektivitetin e vaksinës, që përfshijnë rreth 10 mijë persona si në Britani ashtu edhe në SHBA, Afrikë të Jugut dhe Brazil. Një tjetër provë klinike është planifikuar të nisë së shpejti në SHBA, duke synuar të përfshijë rreth 30 mijë persona.

Sipas zotit Hill studiuesit mund të kenë të dhëna të mjaftueshme deri në fund të vitit për të vendosur nëse vaksina duhet të miratohet për një fushatë vaksinimi masiv. Ai tha se vaksina dukej se prodhonte një nivel të krahasueshëm të antitrupave me ato të prodhuara nga njerëz që ishin shëruar nga COVID-19 dhe se shpresonte që përgjigja e qelizave T të siguronte mbrojtje shtesë.

Ka dëshmi në rritje se të kesh një përgjigje nga qelizat T si dhe antitrupa, mund të jenë shumë e rëndësishme në kontrollin e COVID-19“, tha zoti Hill.

Ai sugjeroi se reagimi imunitar forcohej pas injektimit të një doze të dytë të vaksinës. Gjatë provës së tyre klinike u testuan dy doza të saj në një distancë prej rreth katër javësh. Zoti Hill tha se vaksina e Oksfordit është krijuar për të dobësuar sëmundjen dhe transmetimin.

Ai shtoi se “Oxfordi” ka bashkëpunuar me kompaninë e prodhimit të barnave “AstraZeneca” për prodhimin e vaksinës në nivel global dhe se kompania është zotuar tashmë të prodhojë 2 miliardë doza.

Misionet për eksplorimin e planetit Mars

raketa marsShtetet e Bashkura të Amerikës, Emirated e Bashkura Arabe dhe Kina kanë në plan të lëshojnë veçmas anije hapësinore robotike drejt planetit Mars. Planeti i kuq prej shekujsh ka magjepsuar njerëzimin. Por vetëm në gjashtë dekadat e fundit, ndërsa anijet hapësinore kanë vizituar planetin e kuq, shkencëtarët kanë mësuar më shumë lidhur me planetin fqinj në sistemin tonë diellor. Vetëm tetët anije hapësinore kanë zbarkuar me sukses në planetin Mars, që të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.

Në fillim të vitit 2004, dy mjete robotike që njihen si rover u ulën në dy anët e kundërta të planetit të kuq për një mision që do të vazhdonte për 90 ditë marsiane. Ditët në Mars janë 39 minuta më të gjata se në tokë.

Automjeti robotik “Oportunity” pati një jetëgjatësi më të madhe se binjaku i tij “Spirit”. Roveri “Oportunity” funksionoi tetë vite më shumë dhe shënoi rekode qëndrueshmërie dhe distanca të përshkruara ndërsa përfundoi së fuksionuari në qershor të vitit 2018. Roveri “Opportunity” përshkroi 45 kilometra dhe funksionoi më gjatë se çdo mjet robotik në historinë e eksplorimit të hapësirës.

Roveri “Opportunity” ishte një robot gjeolog i pajisur me kamera dhe instrumente dhe krahë mekanikë për analizimin e shkëmbinjëve dhe tokës. Mes arritjeve më të rëndësishme të dy mjeteve robotike ishin edhe gjetja e provave se në lashtësi në Mars kishte ujë të rrjedhshëm në sipërfaqe dhe mund të kishte qënë në gjendje të mbështeste jetën e mikrobeve.

Në vitin 2005, NASA dërgoi në planetin e kuq “Mars Reconnaissance Orbiter” që arriti në mars të vitit 2006. Misioni ishte për të bërë hartën e

planetit, vëzhguar atmosferën dhe gjetur zona për zbarkimin në të ardhmen të sondave të tjera eksploruese.

Në shtator të vitit 2018, hulumtuesit thanë se vëzhgimet nga sonda mbështesnin teorinë e kahershme se ujë i kripur në formë të lëngshme rrjedh në disa zona marsiane çdo verë.

Sonda e Nasës “Phonenix” shijoi ujin për herë të parë në korrik të vitit 2008. Duke shkrirë tokën e akullt në laboratorin robotik, u konfirmua prania e ujit që ndodhet në shtresat e thella në atë që quhet permafrosti marsian.

Në vitin 2011, NASA dërgoi roverin “Curiosity” në planetin e kuq, i cili u ul me sukses në gusht të vitit 2012. Synimi kryesor i misionit 2,5 miliard dollarësh ishte për të gjetur nëse dikur në Mars mikrobet kishin egzistuar apo madje nëse kushtet e planetit ende mund të ishin të favorshme për jetën.

Roveri nuk ka detektorë për jetën atje ndërsa instumentet kërkojnë për për përbërës organikë.

Roveri “Curiosity” me peshë prej prej afro një tonësh dhe mbi tre metra i gjatë dhe mbi dy metra i gjerë, është mobil dhe ka një laborator me energji bërthamore. Ai ka dhjetë instrumenta shkencorë që po marrin kampione nga përbërja e shkëmbinjëve dhe tokës marsiane dhe është i pajisur me trapon dhe rreze lazër.

Në shtator të vitit 2014, India festoi vënien në orbitën e Marsit të një mjeti hapësinor. Një gjë e tillë ishte bërë më parë vetëm nga shtetet e Bashkura, ish Bashkimi Sovjetik dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës.

Vetëm NASA ka arritur në mënyrë të suksesshme që të ulë disa mjete robotike në sipërfaqen e planetit Mars.

Në tetor të vitit 2016, Agjencia Evropiane e Hapësirës, ESA, dështoi në uljen e sondës “Schiaparelli” në siprfaqen e Marsit. ESA tha se sonda

pësoi probleme gjatë 50 sekondave të fundit të uljes përmes atmosferës së ashpër marsiane.

Në qershor të vitit 2018, shkencëtarët me agjencinë NASA njoftuan se roveri “Curiosity” kishte gjetur blloqe të mundshme të ndërtimit të jetës në fund të atij që dikur kishte qënë një liqen i lashtë marsian.

Të dhëna ishin gjetur edhe më parë, por kjo ishte dëshmia më e mirë. Molekulat organike të ruajtura në shtratin e gurtë 3,5 miliard vjeçar në kraterin Gale sugjeronin se kushtet e asaj kohe mund të kishin qënë të favorshme për jetën.

Një muaj më vonë, hulumtuesit italianë njoftuan për një liqen të madh me ujë të kripur të groposur poshtë sipërfaqes së Marsit, duke rritur mundësinë për gjetjen e jetës në planetin e kuq. Zbulimi u bazua në vëzhgimet e një anije kozmike evropiane.

Hulumtuesit italianë analizuan sinjalet e radarëve të mbledhura gjatë tre viteve nga anija kozmike “Mars Express” e Agencisë Evropiane të Hapësirës.

Në prill të vitit 2019, mjeti robotik nga NASA “InSight” i cili arriti në planetin e kuq në nëntor, regjistroi një gjëmim të butë në Mars, që besohet të jetë termeti i parë marsian i zbuluar ndonjëherë.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 81 raste të reja, 1 humbje jete dhe 41 të shëruar

Dr. Eugena TominiMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 267 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 81 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 50 raste në Tiranë, nga 4 raste në Shkodër, Korçë, Kavajë, nga 3 raste në Durrës, Fier, Elbasan, Mirditë, Tropojë, Kamëz, 1 rast në Kurbin.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2352 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve të zbatojnë vendimin e qeverisë për mbajtjen e detyrueshme të maskës në ambientet e mbyllura dhe kudo nuk është e mundur të ruhet distanca fizike.
Çdo shkelje e këtij vendimi është i ndëshkueshëm dhe do të konsiderohet rrezik për jetën e qytetarëve të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë ju informon gjithashtu se me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili:
Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.
Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.

COVID-19 – Statistika (20 Korrik 2020)
Testime totale 35705
Raste pozitive 4171
Raste të shëruara 2352
Raste Aktive 1706
Humbje jete 113 (Qarku Tiranë 58, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 824
Durrës 210
Shkodër 199
Vlorë 101
Lezhë 87
Korçë 62
Kukës 50
Elbasan 48
Fier 42
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 19

Covid 19: prej 724 testeve, sot, kemi 96 raste të reja, 10 të vdekur dhe 61 persona të shëruar

RMV - Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 724 teste dhe 96 raste të reja të COVID -19 janë regjistruar në: -Shkup 24 – Shtip 24 – Strugë 9 – Tetovë 7 – Kumanovë 6 – Ohër 6 – Radovish 5 – Gostivar 4 – Sveti Nikole 3 – Strumicë 3 – Koçani 2 – Prilep 1 – Manastir 1 dhe Kriva Palankë 1.

Gjatë 24 orëve u regjistruan 10 viktima : katër pacientë nga Shkupi, dy pacientë nga Kumanova, një pacientë nga Shtipi, një pacientë nga Tetova, një pacientë nga Gostivar dhe një pacientë nga Kërçova.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 61 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 27 – Kumanovë 16 – Prilep 4 – Tetovë 4 – Resnje 3 – Kriva Palankë 3 – Kavadari 1 – Gjevgjeli 1 – Kratovë 1 dhe Kërçovë 1.

Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 86.543 teste për COVID -19.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 9249, numri i pacientëve të rikuperuar është 4871, numri i atyre që humbën jetën është 432 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3946.

Ndërsa në territorin e Tetovës, gjatë 24 orëve të shkuara u regjistruan 7 raste të reja, 1 viktimë dhe 4 të shëruar, numri i përgjithshëm i rasteve aktive me Covid-19 është 299.

Tregoni kujdes me respektimin e rregullave sepse shkujdesja e vërejtur favorizon përhapjen e virusit, i cili po prek çdo moshë, pa dallim.

Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Aplikacioni për përcjelljen e simptomave zbulon gjashtë lloje të COVID-19

mushkeriteShkencëtarët britanikë kanë analizuar të dhënat nga një aplikacion për gjurmimin e simptomave të COVID-19 dhe kanë zbuluar se ekzistojnë gjashtë lloje të sëmundjes, që dallojnë nga njëra tjetra përmes një sërë simptomash.

Ekipi që u mor me hulumtimin është nga Kings College në Londër.

Ekspertët thanë se gjashtë llojet e sëmundjes ndërlidhen edhe përmes ashpërsisë së infeksionit si dhe me nevojën që një pacient mund të ketë për frymëmarrje artificiale përmes okigjenoterapisë dhe ventilatorit.

Përse koronavirusi i “kursen” fëmijët?

Ky zbulim mund të ndihmojë mjekët të parashikojnë se cilët pacientë me COVID-19 janë më të rrezikuar dhe mund të kenë nevojë për trajtim në spital.

“Nëse në ditën e pestë mund të parashikoni se kush janë këta njerëz, ju keni kohë t’u jepni atyre mbështetje dhe ndërhyrje të hershme, të tilla si monitorimi i oksigjenit në gjak dhe niveli i sheqerit, dhe të siguroheni se ata janë të hidratuar siç duhet”, tha Claire Steves, një mjek që bashkëdrejtoi studimin.

Përveç kollës, etheve dhe humbjes së erës – shpesh të theksuara si tre simptomat kryesore të COVID-19 – të dhënat e aplikacionit treguan edhe për simptoma tjera që përfshjnë dhimbje koke, dhimbje të muskujve, lodhje, diarre, konfuzion, humbje të oreksit dhe gulçim.

Rezultatet e nxjerra nga ky aplikacion ndryshonin dukshëm mes të sëmurëve. Disa kishin simptoma të butë, të ngjashme me gripin ose një skuqje dhe të tjerët pësuan simptoma akute ose vdiqën.

Studimi, i lëshuar në internet në 16 qershor, por jo i shqyrtuar nga shkencëtarët e pavarur, përshkroi gjashtë llojet e COVID-19 si:

1. “Sikur grip” pa ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, dhimbje muskulore, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks.

2. “Sikur grip” me ethe: Dhimbje koke, humbje të aromës, kollë, dhimbje të fytit, zë i ngjirur, ethe, humbje e oreksit.

3. Gastro-intestinal: Dhimbje koke, humbje të aromës, humbje e oreksit, diarre, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, pa kollë.

4. Nivel i parë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje në gjoks, lodhje.

5. Nivel i dytë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.

6. Niveli i tretë i rëndë: Dhimbje koke, humbje e aromës, humbje e oreksit, kollë, ethe, dhimbje të fytit, dhimbje në gjoks, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre, dhimbje barku.

Pacientët që kanë simptoma të niveleve 4,5 dhe 6, kanë më shumë gjasa të pranohen në spital dhe kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për trajtim me oksigjenoterapi, thanë studiuesit, raporton Reuters.

rel / Kestrin Kumnova

IKShPK : 118 raste pozitive, 7 të vdekur dhe 157 të shëruar!

IKSHPKInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 485 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 142 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.877 raste nga 31.541 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.669.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Klinë, Malishevë, Shtime dhe Zveçan.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!

Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve.

Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.

Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes, sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

NE PO PUNOJMË PËR JU, ANDAJ NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

COVID19, Manastirliu: Po përgatitemi për çdo skenar

Ogerta Manastirliu dhe Luigi Soreca

“Jemi duke u përgatitur për hapjen e dy spitaleve të tjera COVID dhe për çdo skenar, sipas strategjisë për përballimin e situatës” deklaroi Ministrja Manastirliu në spitalin COVID4, gjatë ceremonisë së dorëzimit nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, të pjesës së katërt të ndihmës së BE-së për Shqipërinë, në kuadër të mbështetjes për përballimit e situatës së shkaktuar nga COVID19.

Duke falënderuare vendet e Bashkimit Evropian për mbështetjen, Manastirliu u shpreh se po bëhen të gjithë përpjekjet, për të rritur kapacitetet testuese, kapacitetet laboratorike, për t’iu përgjigjur çdo situate që kjo epidemi mund të sjellë.

“Kemi tashmë katër struktura të dedikuara për trajtimin e pacientëve që vuajnë nga COVID19. Dy spitale të cilat sot funksionojnë dhe të cilët ofrojnë kujdes shëndetësor për më shumë se 120 pacientë aktualisht ë cilët janë të dyshuar dhe të cilët vijojnë të marrin shërbime në këto spitale. Nga ana tjetër parapërgatitemi që në rast të shtimit të fluksit të pacientëve, të hapim dhe strukturën COVID3, ish-kirurgjitë në QSUT dhe më pas edhe COVID4, që është pikërisht kjo strukturë , të cilën e bëmë gati në një kohë rekord për të mundësuar zgjerimin e kapaciteteve. Jemi duke u përgatitur për çdo skenar, duke punuar fort për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore për krijimin e skuadrave rezervë në mënyrë që t’i përgjigjemi çdo situate”, tha Manastirliu.

Manastirliu ka kërkuar të mos bëhet politikë me koronavirusin, por secili të japë shembullin personal për të përballuar këtë situatë.

“Mjekë të politikës dhe politikanë të mjekësisë duan të përfitojnë për të bërë politikë me virusin. Nuk bëheët politike me virusin. Mjekët që punojnë në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” e dinë çfarë po shohin. Familjarët e të prekurve e dinë mirë ç’po përjetojnë, që presin aty poshtë për një lajm për të afërmit e tyre që vuajnë nga COVID19. Nuk është asnjëherë vonë për të kthyer faqen, për të bërë atë që është e nevojshme.Të rrisim ndërgjegjësimin përmes shembullit personal” -tha Manastirliu.

 

Manastirliu u bëri thirrje qytetarëve dhe sidomos të rinjve të përshateten me normalitetin e ri për të respektuar rregullat e vendosura, duke pranuar që javën e fundit ka pasur një ndërgjegjësim të qytetarëve.

“Nuk duhet të lejojmë virusin të fitojë terren. Virusi fiton terren nëse njerëzit e lejojnë atë. Gjëja që kërkohet sot është një përgjegjësi e gjithë secilit, për të bërë ato veprime të thjeshta, të cilat ndikojnë në uljen e përhapjes së infeksionit : Distancimi, mbajtja e maskës, higjiena. Duhet të përfitojmë çdo ditë për të krijuar barrierën e nevojshme që ky virus të mos gjejë terren”, apeloi ministrja.

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca tha se do të vazhdojë mbështetja për Shqipërinë, duke i’u bashkuar thirrjes së ministres Manastirliu për respektimin e masave të vendosura.

“Kënaqësi të jem përsëri me ju për herë të katërt për mbështetjen që Bashkimi Europian po jep për Shqipërinë. Vlera e këtyre pasijeve që janë sot këtu janë në fakt 650 mijë euro. Kjo është ndihmesa e katërt që japim. Me lejoni që t’i bashkangjitem thirrjes që i bëtë qytetarëve për të respektuar rregullat e caktuara të distancimit, higjienës dhe rregullat që rrjedhin nga akti normative për vendosjen e maskës së detyrueshme”, tha Soreca.

Në kuadër të marrëveshjes së lidhur me BE për ndihma me pajisje mjekësore për përballimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, në vlerën 4 milion Euro në këtë mbështetje të radhës janë të përfshirë: 15 respiratorë të lëvizshëm; 50 monitorë pacienti; 25 defibrilatorë; 20 EKG; 10 Eko fikse; 2 grafi të lëvizshme.