Covid 19: prej 1756 testeve, sot, kemi 166 raste të reja dhe 224 persona të shëruar

E EnjteSipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1756 teste dhe 166 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në:-Shkup 46-Kumanovë 17-Shtip 13-Prilep 12-Delçevë 12-Tetovë 11-Koçani 7-Pehçevë 6-Strugë 4-Manastir 4-Berovë 4-Vinicë 3-Sveti Nikollë 3-Dibër 3-Veles 3-Strumicë 3-Ohër 2-Kavadarci 2-Gjevgjeli 2-Kriva Pallankë 2-Radovish 2-Makedonski Brod 2-Kratovë 2-Probishtip 1.
Fatmirësisht  gjatë 24 orëve të fundit, nuk kemi pacientë të vdekur.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 224 pacientë të rikuperuar nga:-Shkup 59-Kumanovë 34-Dibër 28-Gostivar 17-Shtip 15-Vinicë 7-Demir Hisar 7-Makedonski Brod 6-Prilep 6-Tetovë 6-Strugë 6-Ohër 6-Kavadarci 6-Negotinë 5-Kërçovë 4-Veles 4-Berovë 2-Delçevë 1-Sveti Nikollë 1-Radovish 1-Manastir 1-Koçani 1-Probishtip 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 153,462 teste të Covid-19 janë në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14762, numri i pacientëve të rikuperuar është 11965, numri i vdekjeve është 606, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2191.

Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj. Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje veçanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Maqedonia e V.: Jo të gjitha shkollat hapin dyert për nxënës më 1 tetor

ilustrimNë Maqedoninë e Veriut dyert e shkollave për nxënësit do të hapen vetëm në ato shkolla ku ka kushte për zbatimin e protokolleve për mbrojtje nga koronavirusi i ri.

Në kuadër të masave të reja përfshihet mbajtja e detyrueshme e maskave, organizimi i mësimit me maksimum 20 nxënës në klasë, sigurimi i distancës fizike dhe dezinfektimi i vazhdueshëm e klasave.

Ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Milla Carovska, pas realizimit të takimeve intensive me drejtorët e shkollave, ka theksuar se po bëhen përpjekje për të eliminuar të gjitha problemet sa i përket fillimit të vitit shkollor në bazë planit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për realizimin e vitit shkollor 2020/2021 në kuadër të zbatimit të protokolleve për prezencë fizike të nxënësve në shkolla si dhe algoritmit sesi duhet vepruar shkollat e caktuara në ato raste nëse paraqitet ndonjë nxënës me simptoma të sëmundjes, COVID-19.

Ministrja Carovska ka bërë të ditur se dikasteri që ajo përfaqëson po punon në shkurtimin e programit mësimor në bazë të ligjit ekzistues, ashtu që program mësimor të mos jetë nën 100 orë mësimore.

Carovska ka theksuar se pavarësisht se në cilën mënyrë zhvillohet mësimi, me prezencë fizike apo në distancë, vlerësimi i nxënësve do të bëhet me prezencë fizike nëpër klasa.

“Po përgatitet udhëzim i posaçëm për vlerësim që është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse mësimi online duhet të ofrojë kualitet maksimal. Vitin e kaluar vlerësimi nuk ishte i rregulluar, tani themi se vlerësimi duhet të realizohet me prezencë fizike dhe kjo duhet të organizohet në grupe, sigurisht nëse gjendja epidemiologjike në komunën përkatëse e lejon një gjë të tillë”, ka theksuar ministrja Carovska.

Drejtorët e shkollave, që kanë numrin më të madh të nxënësve, kanë theksuar se janë në gjendje të sigurojnë kushte vetëm për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e tretë, ashtu siç ka marrë vendim Ministria e Arsimit, por jo për të gjitha klasat.

“Mësuesit tashmë janë trajnuar që të mbajnë mësimi online. Po bëjmë përpjekje për t’i furnizuar me pajisje teknologjike nxënësit që vijnë nga familje me status të rrezikuar social. Kemi hapësira dhe klasa plotësuese për të bërë ndarjen e nxënësve në përputhje me rekomandimet që janë definuar në protokollin për zhvillimin e mësimit në këto kushte që ka imponuar koronavirusi nga klasa e parë deri në të tretën”, thotë Pero Arsenovski, drejtor i shkollës fillore Laze Angellkovski në lagjen Aerodrom të Shkupit.

Përderisa Burbuqe Imeri, drejtoreshë e shkollës fillore, Ismail Qemali në komunën Çair të Shkupit thotë se shkolla që ajo drejton, me mbi 1,500 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, e ka shumë të vështirë të sigurojë kushte për mësim në shkollë për të gjithë nxënësit.

Ajo nënvizon se po shqyrtohen mundësitë dhe po bëhen përpjekje që mësimi, të paktën me prezencë fizike, të realizohet edhe për klasat e gjashta pasi nxënësit kanë nevojë që përmes prezencës fizike të njoftohen me mësuesit e lëndëve përkatëse dhe lëndët e reja mësimore të cilat atyre u shtohen nga klasa e gjashtë.

“Ne synojmë që edhe nxënësit e klasave të gjashta të ndjekin mësimin në shkollë, por nuk e dimë se si do ta menaxhojmë çështjen e hapësirave pasi kemi problem ngase shkolla jonë është e mbipopulluar. Mësueset e kasës së parë deri në tretën që kanë numër të madh të nxënësve do të duhet ta ndajnë klasën në dy grupe, kjo është problematike. Pasi në këtë rast një mësuese i dyfishohet orari i punës dhe obligimeve në shkollë”, thotë Burbuqe Ymeri, drejtoreshë e shkollës fillore, Ismail Qemali në Çair të Shkupit.

Më të lehtë duket se e kanë shkollat në viset rurale pasi në këto shkolla numri i nxënësve është më i vogël.

Matillda Bajkova nga shkolla fillore, Avram Pisevski, që gjendet në fshatin Bardovcë, dhe ka 250 nxënës, thotë se hapësirat e shkollës mundësojnë që të gjithë nxënësit duke respektuar rekomandimet të mund ta ndjekin mësimin me prezencë fizike, jo vetëm ata nga klasa e parë deri në të tretën por nga e para deri në të nëntën.

“Ditët e para të tetorit, nëse na e lejojnë kushtet klimatike, do të shfrytëzojmë hapësirat në oborrin e shkollës për të mësuar në natyrë nxënësit e shkollës sonë, por edhe brenda në objekt ka mjaftueshëm klasa dhe hapësirë për të mbajtur distancën prej 1 metër e gjysmë dhe nxënësit të ndjekin mësimin me prezencë fizike për çka janë deklaruar mbi 90 për qind e nxënësve se dëshirojnë që fëmijët e tyre të jenë në shkollë dhe jo mësimin ta ndjekin në distancë”, thotë Matillda Bajkova nga shkolla fillore e Adran Pisevski.

rel

Engel: Rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi në Uashington, pozitiv por duhet një zgjidhje politike

Eliot EngelKryetari demokrat i Komisionit  Dhomës  Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë tha se një zgjidhje përfundimtare e konfliktitduhet  përfshijë njohjen reciproke

Kryetari i Komisionit  Dhomës  Përfaqësuesve për Marrëdhënie me JashtëEliot L. Engel tha  martën se rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë këtë javë  Uashington, është një zhvillim pozitiv.

Por  një deklaratëanëtari demokrat i Kongresit tha se ndërsa nuk ka asgjë  keqe   rritet zhvillimi i tregtisë dhe ekonomisë, “ky është një konflikt politik  kërkon një zgjidhje politike”.

Shtëpia e Bardhë, që po organizon takimin ka thënë se bisedimet do të përqendrohen tek çështjet ekonomike.

 një postim në Twitter  enjtenKëshilltari i Presidentit republikan, Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien nënvizoi rëndësinë e bisedimeve:

Mirëpres mbërritjen e Presidentit Vuçiç dhe  Kryeministrit Avdullah Hoti nesër  Shtëpinë e BardhëKëto diskutime  rëndësishme do  çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Angazhimi i dy udhëheqësve për dialog do  sjellë përfitime si për Serbinëashtu edhe për Kosovën,” tha zoti O’Brien.

Ligjvënësi Engel, thotë në deklaratën e tij se një zgjidhje përfundimtare e konfliktit duhet të përfshijë disa parime:

“Duhet  sjellë si rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet t’i hapë rrugën anëtarësimit  Kosovës dhe Serbisë   gjitha strukturat e Atlantikut  Veriut, përfshirë Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Dhe duhet t’i sigurojë Kosovës anëtarësim  plotë  Kombet e Bashkuara dhe organizata  tjera  rëndësishme ndërkombëtare  ecë përpara si çdo vend tjetër.

Por ai shton se një marrëveshje  do t’i jepte fund konfliktit nuk duket  ketë gjasa, duke shtuar se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka kundërshtuar vënien e njohjes reciproke  tryezën e bisedimeve.

Shtëpia e Bardhë ka thënë vazhdimisht se takimi do  jetë për çështje ekonomike dhe një këshilltar i posaçëm i Presidentit Donald Trump, tha  martën se bisedimet e kësaj jave do  përqendrohen tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret apo paragjykim për zgjidhjen politike.

“Është në dorë të palëve nëse duan apo jo të ecin përpara dhe çfarëdo që të ketë thënë media, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një plan sekret, nuk do të kërkojnë diçka”, duke shtuar se “palët duhet të jenë në gjendje të shënojnë përparim, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë t’i përdorin këto mekanizma në mënyrë të fuqishme”, tha këshilltari i Presidentit Trump.

Ligjvënësi Engel, bashkëkryetar i grupit  çështjeve shqiptare  Kongres, thotë gjithashtu se nuk është vënë pothuajse aspak  vend drejtësia për viktimat e spastrimit etnikpërdhunimeve dhe krimeve  tjera  luftës nga Serbia ndaj Kosovës.

“Duhet  vihen para përgjegjësisë shkaktarët mënyrë   popujt e dy vendeve  përqafojnë  ardhmen”, thuhet  deklaratën e zotit Engel.

 

Ai vlerësoi objektivin  ka vendosur kryeministri i Kosovës, Abdullah Hoti për negociatatpër arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke, pa rrezikuar tërësinë territoriale  Kosovës”.

Pas  shumë se dy dekadash armiqësieshpresoj   dyja palët  angazhohen  mënyrë konstruktive me njëra-tjetrën dhe se Shtetet e Bashkuara do  veprojnë si një ndërmjetës i drejtë dhe i ndershëm për  ndihmuar vendet   përqafojnë dialogun dhe  arrijnë paqen”, përfundon deklarata e zotit Engel.

voa

Shtëpia e Bardhë: Jo plan sekret amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi

Shtepia e BardheShtëpia e Bardhë tha se mirëpret takimin mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien nënvizoi rëndësinë e bisedimeve për të çuar përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Shtëpia e Bardhë ka thënë se bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington të enjten dhe të premten do të përqendrohen tek çështjet ekonomike dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë plan sekret apo paragjykim për zgjidhjen politike. Në prag të takimit një këshilltar i posaçëm i Presidentit Donald Trump tha për gazetarët se SHBA synojnë të çojnë përpara bashkëpunimin ekonomik që të përfitojnë qytetarët dhe që të shërbejë si bazë për zgjidhjen politike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Keida Kostreci ka biseduar me analistë, të cilët bien dakord për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik, por theksojnë se synimi përfundimtar duhet të jetë një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe normalizim marrëdhëniesh:

Shtëpia e Bardhë tha se mirëpret takimin mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë. Përmes një komenti të mërkurën në Twitter, Këshilltari i Presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare, Robert O’Brien nënvizoi rëndësinë e bisedimeve:

“Mirëpres mbërritjen e Presidentit Vuçiç dhe të Kryeministrit Avdullah Hoti nesër në Shtëpinë e Bardhë. Këto diskutime të rëndësishme do të çojnë përpara paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Angazhimi i dy udhëheqësve për dialog do të sjellë përfitime si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën,” tha zoti O’Brien.

Të martën, një zyrtar amerikan, i identifikuar nga Shtëpia e Bardhë si Këshilltar i Posaçëm i Presidentit Trump, në një audiokonferencë me gazetarët, tha se është e qartë për këdo, seaspekti politik, siç u shpreh ai, “ka ngecur, po flitet gjithmonë për të njëjtat çështje, pa ndonjë përparim”.

Ai tha se Shtëpia e Bardhë synon ta përmbysë skenarin e deritanishëm për të pare nëse “zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës për të rinjtë, mund të ndryshojë dinamikën”.

Këshilltari tha se bisedimet e kësaj jave do të përpiqen të çojnë më përpara marrëveshjet për transportin ajror, hekurudhor dhe rrugor, të cilat ai i quajti “historike”.

Dr. Majda Ruge, eksperte e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, i tha Zërit të Amerikës nga Berlini se nuk parashikon ndonjë arritje tjetër në takim përveç rikonfirmimit të këtyre marrëveshjeve.

“Asnjëra nga palët – për arsye të ndryshme – nuk është gati të arrijë një marrëveshje siç pamë në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.”

Zëvendës presidenti ekzekutiv i Këshillit të Atlantikut në Uashington, Damon Wilson i tha Zërit të Amerikës se është e rëndësishme që bisedimet këtë javë po përqendrohen tek përfitimet për qytetarët:

“Përqendrimi në hapa pragmatikë dhe ekonomikë, vendos qytetarët e zakonshëm në plan të parë.Në fund të fundit ky dialog është është për të përmirësuar jetët e njerëzve që jetojnë në Kosovë dhe Serbi”, thotë zoti Wilson.

Këshilltari i Presidentit Trump tha se Shtëpia e Bardhë nuk ka asnjë paragjykim për çfarëdo zgjidhje për të cilën do të bien dakord palët.

Ai i mohoi sërish zërat, siç u shpreh ai, “se ekziston një plan sekret” për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse shtoi se u takon palëve të vendosin se sa duan të përparojnë në bisedimet e kësaj jave.

Pala amerikane, tha ai, është e hapur për të trajtuar çdo temë, duke lënë të kuptohet se nëse palët janë të gatshme për të diskutuar çështje përtej atyre ekonomike, ato mund ta bëjnë këtë.

“Është në dorë të palëve nëse duan apo jo të ecin përpara dhe çfarëdo që të ketë thënë media, Shtetet e Bashkuara nuk kanë një plan sekret, nuk do të kërkojnë diçka”, duke shtuar se “palët duhet të jenë në gjendje të shënojnë përparim, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë t’i përdorin këto mekanizma në mënyrë të fuqishme”.

Zoti Wilson, tërhoqi vëmendjen se megjithëse përparimi i dialogut për çështjet ekonomike është i rëndësishëm, çështja politike nuk mund të lihet pas dore.
Damon Wilson

“Ajo për të cilën po flasim është një zgjidhje gjithëpërfshirëse, që të sjellë normalizim. Pas një procesi 20 vjeçar, nuk mund të merremi me hapa të vegjël, nëse nuk i shërbejnë një nxitjeje për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha ai.

Këshilltari i Posaçëm tha se ai nuk ka marrë asnjëherë pjesë në ndonjë bisedë për shkëmbim territoresh. Në përgjigje të një pyetjeje të Zërit të Amerikës, nëse parashikon se sa kohë do duhet që procesi ekonomik të gërshetohet me atë politik, ai tha se nuk donte të bënte parashikime.

Kosova ka kërkuar me këmbëngulje që Shtetet e Bashkuara të jenë të angazhuara në çështjen e dialogut mes dy vendeve, por Dr. Ruge nuk mendon se zgjidhja do të jetë e shpejtë për disa arsye.

“Së pari kemi pasigurinë lidhur me zgjedhjet amerikane dhe nëse ata që do të drejtojnë takimin do të jenë në ato poste pas nëntorit, kemi njerëz të rinj në Bruksel që kanë hequr dorë nga qëndrimi që kishte (Federica) Mogherini që mbështeste shkëmbimin e territoreve si mënyrë për ta bërë Serbinë të njihte Kosovën dhe kemi gjithashtu një politikë të brendshme të paqëndrueshme në Kosovë”.

Zoti Wilson megjithëse është dakord që ka shumë pasiguri për momentin, përfshirë faktin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, shpreson që synimet për interesat amerikane në rajonin e Ballkanit të jenë dypartiake.
Wilson

“Përparimi në Ballkanin Perëndimor është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara do të luajnë rolin e vet mbështetës për të ndihmuar palët që të arrijnë marrëveshje mes njëra-tjetrës dhe të mbështesin
Bashkimin Evropian në përpjekjet e tij”, thotë ai.

Këshilltari i Posaçëm tha se Shtëpia e Bardhë po i koordinon gjithë përpjekjet me Bashkimin Evropian.

voa

Qeveria gjermane: Navalnin e helmuan me Noviçok

Aleksej NavalnoNjë zëdhënës i qeverisë gjermane thotë se një test tregon se liderin rus të opozitës e kanë helmuar me një helm nervor. Navalnin e dërguan në Berlin për mjekim, pasi u sëmur në Rusi.

Një test toksikologjik solli dëshmi përfundimtare se liderin rus të opozitës Aleksej Navalno e kanë helmuar me helmin nervor Noviçok, njoftoi zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert të mërkurën në Berlin.

Testi u krye në një laborator të posaçëm ushtarak gjerman.

Seibert tha se kancelarja Angela Merkel dhe kabineti i saj ishin mbledhur për të diskutuar situatën dhe për të përcaktuar një mënyrë veprimi. Në një twitter duke njoftuar përfundimet e testit, Seiberti shkroi se “qeveria federale gjermane e dënon këtë sulm në mënyrën më të fortë të mundshme”.

Ai tha se qeveria gjermane pret një shpjegim të shpejtë dhe të plotë nga Rusia. Zëdhënësi shtoi edhe se Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas kishte thirrur ambasadorin rus për të diskutuar situatën.

Berlini tani do të bisedojë me partnerët e tij të BE dhe NATO për të diskutuar një reagim të duhur ndaj incidentit, si dhe do të njoftojë Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) për përfundimet.

Navalni është një kritik i njohur i Presidentit rus Vladimir Putin. Lideri i opozitës dhe aleatët e tij thonë se Navalni ishte helmuar një herë më parë, në një qeli paraburgimi në Moskë vitin e kaluar. Atë gjithashtu e sulmuan në publik. Helmi nervor Noviçok është i njëjti helm që u përdor në helmimin në vitin 2018 të ish-agjentit të dyfishtë Sergei Skripal në Salisbury, Angli.

Rasti Skripal krijoi një krizë serioze në marrëdhëniet midis Rusisë dhe Perëndimit. Rreth 30 shtete dëbuan diplomatë rusë në një përgjigje të koordinuar. Rezultatet e kërkimit ndërkombëtar u vunë në dyshim me anë të një fushate dezinformimi. Nuk ka asnjë provë që Noviçok – një lëndë luftarake helmuese e zhvilluar dhe prodhuar në Rusi – ishte përdorur për sulmin, u tha. Ministria e Jashtme në Berlin e hodhi poshtë këtë paraqitje në prill 2018 si lajm të rremë “të qëllimshëm” të “mediave ruse në botën e jashtme të kontrolluara nga shteti”.

Navalni u ndje i sëmurë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht, në të cilin avioni me të cilin po udhëtonte bëri një ulje urgjente në qytetin siberian të Omsk-it. Navalnin e dërguan me urgjencë në një spital lokal, ku ai ra në koma. Dy ditë më vonë, pas shumë grindjesh diplomatike, udhëheqësi i opozitës u lejua të fluturonte për në Berlin, ku u mjekua në Spitalin Charite të qytetit. Ai vazhdon të qëndrojë në Charite.

jj/qu (dpa, afp, rtr)

CDC-ja u kërkon shteteve të përgatiten për shpërndarjen e një vaksine ndoshta në fund të tetorit

CDCQendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u ka kërkuar zyrtarëve të shëndetit publik në të 50 shtetet amerikane të përgatiten për shpërndarjen e një vaksine potenciale të koronavirusit për grupet me rrezik të lartë ndoshta qysh në fund të tetorit, sipas dokumenteve të botuara nga agjencia të mërkurën.

Koha e zhvillimit të një vaksine ka marrë një rëndësi politike ndërsa Presidenti Donald Trump kërkon rizgjedhjen në nëntor, pasi premtoi miliarda dollarë fonde federale për një vaksinë që do të parandalonte COVID-19, që ka vrarë më shumë se 180’000 amerikanë.

“Për arsye të planifikimit paraprak, CDC-ja u dha shteteve modele të caktuara të planifikimit ndërsa punojnë me plane specifike shtetërore për shpërndarjen e vaksinave, duke përfshirë ndoshta sasitë e kufizuara të vaksinave në tetor dhe nëntor”, tha një zëdhënëse e CDC-së për agjencinë Reuters.

Gazeta New York Times kishte raportuar më herët se CDC-ja kishte kontaktuar zyrtarë në të 50 shtetet dhe pesë qytete të mëdha për informacionin e planifikimit.

Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive Anthony Fauci më herët të mërkurën tha në kanalin MSNBC se bazuar në nivelin e pjesëmarrjes së pacientëve në provat e vaksinave të COVID-19 në proces, mund të ketë të dhëna të mjaftueshme klinike për të ditur deri në nëntor ose dhjetor nëse një nga vaksinat është e sigurt dhe efektive.

Dokumentet e postuara në internet nga New York Times tregojnë se CDC-ja po përgatitet që një ose dy vaksina të COVID-19 të jenë në dispozicion në sasi të kufizuara qysh nga fundi i tetorit.

Vaksinat do të viheshin në dispozicion pa pagesë së pari për grupet me rrezik të lartë duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor, personelin e sigurimit kombëtar dhe banorët dhe stafin e azileve për të moshuarit, tha agjencia në dokumentet e publikuara në internet.

Rregullatorët në mbarë botën në mënyrë të përsëritur kanë thënë se shpejtësia e zhvillimit nuk do të rrezikojë sigurinë e vaksinës, pasi rezultatet do të burojnë nga kryerja e provave paralele të bëra në sekuencë. Por siguria nuk i kanë bindur të gjithë.

Rezultatet paraprake të një sondazhi të kryer gjatë tre muajve të fundit në 19 vende treguan se vetëm rreth 70% e të anketuarve britanikë dhe amerikanë do të merrnin një vaksinë COVID-19 nëse do të jetë e disponueshme.

Kompanitë farmaceutike përfshirë Moderna Inc, AstraZeneca Plc dhe Pfizer Inc janë duke udhëhequr garën për të prodhuar një vaksinë të sigurt dhe efektive për sëmundjen.

Dokumentet e CDC-së përshkruajnë dy kandidatë për vaksina që duhet të ruhen në temperatura minus 70 dhe minus 20 gradë Celsius. Këto kërkesa për ruajtjen e vaksinës përputhen me profilet e vaksinave që po zhvillohen nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.

(Reuters)

SHBA nuk do të marrë pjesë në projektin global COVAX për vaksinën

VaksinaShtetet e Bashkuara thanë se nuk do të marrin pjesë në nismën globale për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë në mënyrë të barabartë një vaksinë për COVID-19n, sepse Organizata Botërore e Shëndetësisë po merr një rol kryesor në këto përpjekje.

Më shumë se 170 vende janë në bisedime për të marrë pjesë në projektin Covax, një nismë e përbashkët e ndërmarrë nga OBSH-ja, Koalicioni i Novacioneve për Gatishmërinë kundër Epidemive dhe Gavi, Aleanca e Vaksinave, e themeluar nga Bill dhe Melinda Gates për vaksinimin e fëmijëve në vendet më të varfra.

Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga OBSH-ja në korrik, me arsyen se kjo organizatë keqmenaxhoi shpërthimin e koronavirusit dhe iu nënshtrua vullnetit të Kinës, ku u zbulua për herë të parë virusi në fund të vitit të kaluar

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere tha në një deklaratë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhojnë partnerët ndërkombëtarë për të siguruar mposhtjen e këtij virusi, “por ne nuk do të kufizohemi nga organizatat shumëpalëshe të ndikuara nga OBSH-ja e korruptuar dhe nga Kina”.

Surie Moon, bashkë-drejtore e Qendrës Globale të Shëndetit në Institutin Pasuniversitar për Studimet dhe Zhvillimin Ndërkombëtar në Gjenevë, tha për gazetën Washington Post se kur Shtetet e Bashkuara të vendosin të mos “marrin pjesë në ndonjë lloj përpjekjeje shumëpalëshe për vaksinat, kjo është vërtet një goditje.”

Administrata Trump ka filluar nismën e saj të vaksinës për koronavirusin, e quajtur Operacioni Warp Speed, që synon të prodhojë 300 milion doza të një vaksine të miratuar deri në janarin e ardhshëm. Në bazë të kësaj nisme një numri kompanish farmaceutike u janë shpërndarë miliarda dollarë për të zhvilluar, prodhuar dhe testuar një vaksinë të mundshme.

“Presidenti nuk do të kursejë asnjë shpenzim për të garantuar se çdo vaksinë e re do të ruajë standardin tonë të lartë të FDA-së (Administratës së Ushqimit dhe Barnave) për sigurinë dhe efikasitetin, do të testohet plotësisht dhe do të shpëtojë jetë,” tha zoti Deere në deklaratën e tij.

Nisma e administratës Trump është një nga përpjekjet e shumta në të gjithë botën që synon futjen e shapejtë në funksionim të një vaksine për COVID-19n. Disa prej këtyre vaksinave të mundshme janë tashmë në fazën e vonë të provave me njerëz. Por komentet e fundit të bëra nga Dr. Stephen Hahn, komisioneri i FDA-së, se kjo agjenci do të shqyrtonte mundësinë e përdorimit për raste emergjence të një vaksine përpara përfundimit të provave me njerëz, ngritën shqetësime këto ditë midis zyrtarëve të OBSH-së.

Dr. Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, tha se lëshimi i një autorizimi të tillë “duhet të bëhet me një seriozitet dhe reflektim të madh. Nuk është diçka që mund ta bësh aq lehtë,” tha ajo.

Në një zhvillim tjetër, një komision ekspertësh qeveritarë të shëndetit thotë se nuk ka asnjë provë deri tani që plazma konvaleshente e gjakut të mund të shërbejë si një trajtim i efektshëm për pacientët me koronavirus për t’i ndihmuar ata të krijojnë imunitet.

Plazma konvaleshente nxirret nga pacientët e shëruar nga koronavirusi dhe është e pasur me antitrupa. Më 23 gusht, FDA-ja miratoi një autorizim për përdorim në raste emergjence të plazmës konvaleshente, një vendim që Presidenti Trump e quajti “vërtet historik”.

Por një grup prej më shumë se 30 ekspertësh në Institutet Kombëtare të Shëndetit në SHBA publikoi të martën një deklaratë ku thuhej se “janë të pamjaftueshme të dhënat për një rekomandim pro ose kundër përdorimit” të plazmës konvaleshente. Aty thuhej se mjekët nuk duhet të mbështeten tek përdorimi i saj si një kurë standarde pa u kryer studime të mëtejshme.

voa

Ministria e Shëndetësisë: prej 856 testeve kemi 122 raste të reja, 6 humbje jete dhe 141 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton se janë identifikuar 122 raste të reja me virusin Sars-Cov 2, në 856 testime të kryera.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 22 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana : një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.
I shprehim ngushëllimet familjarëve.

Gjatë 24 orëve 141 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm .

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.

Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit.
Ambientet e punës ku ofrohet shërbim duhet të respektojnë distancën prej 1.5 metër dhe të dezinfektohen vazhdimisht.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes apo për çdo informacion tjetër rreth Covid19

COVID-19 – Statistika (2 Shtator 2020)
Testime totale 64505
Raste pozitive 9728
Raste të shëruara 5582
Raste Aktive 3850
Humbje jete 296 (Qarku Tiranë 138, Durrës 41, Shkodër 36, Elbasan 17, Fier 15, Korçë 12, Lezhë 11, Kukës 8, Vlorë 6, Dibër 6, Gjirokastër 4, Berat 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2058
Durrës 490
Shkodër 294
Lezhë 190
Korçë 155
Fier 134
Elbasan 132
Kukës 126
Vlorë 121
Berat 73
Dibër 39
Gjirokastër 38

IKShPK : prej 488 mostrave 112 raste pozitive, 6 të vdekur dhe 131 të shëruar!

masat kunder covidGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 488 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 112 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.713 raste nga 52.157 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 539 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.923 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.251.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.

Covid 19: prej 1772 testeve, sot, kemi 145 raste të reja, 2 viktima dhe 216 persona të shëruar

Ndalo covid 19Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1772 teste dhe 145 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në: – Shkup 32 – Kumanovë 15 – Gostivar 12 – Tetovë 9 – Delcevë 8 – Shtip 8 – Prilep 8 – Kërçovë 6 – Dibër 5 – Strumica 5 – Pehçevë 5 -Strugë 4  – Manastir 4  – Ohër 4  – Sveti Nikolle 4 – Kocani 3 – Veles 2 – Kavadarci 2 – Vinicë 2 – Kriva Pallanka 2 – Probishtip 2- Gjevgjeli 1 – Berovë 1 – Negotinë 1.
Kanë ndërruar jetë 2 pacient nga Dibra (48 dhe 67).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 216 pacientë të rikuperuar në – Shkup 55 – Gostivar 39 – Kumanovë 31 – Tetovë 14 – Strugë 10 – Kërçovë 10 – Shtip 10
- Kavadarci 6 – Manastir 5 – Dibër 4  – Demir Hisar 4 – Kocani 4 – Prilep 4 – Sveti Nikolle 4  – Vinicë 3 – Delcevë 3 – Veles 2 – Makedonski Brod 2 – Berovë 2 – Strumica 1 – Gjevgjeli 1 – Kriva Pallanka 1– Probishtip 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 151706 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14600, numri i pacientëve të rikuperuar është 11741, numri i atyre që humbën jetën është 606, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2253.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 5968, aktiv 803 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Kumanovë – 1497aktiv 299 (me 109.228 banorë) .
  • Gostivar – 805, aktiv 228 (111.252 banorë) .
  • Prilep – 486, aktiv 129 (me 75.132 banorë).
  • Tetovë – 1223, aktiv 114 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Shtip – 1156, aktiv 114 (me 43.625 banorë) .
  • Strugë – 579, aktive 58 (me 65.801 banorë) .
  • Kavadarci – 184, aktiv 52 (me 38.741 banorë).
  • Dibër  – 257, aktiv 57 (me 20.863 banorë).
  • Kërçovë – 275, aktiv 49 (me 56.937 banorë).
  • Delçevë – 69, aktiv 57 (me 17.713 banorë).
  • Sveti Nikollë – 298, aktiv 45 (me 17.683 banorë)
  • Manastir – 207aktiv 37 (me 91.983 banorë).
  • Ohër- 345, aktiv 39 (51.591 banorë).
  • Veles – 272, aktiv 29 (me  54.384 banorë).
  • Koçani – 149, aktiv 23 (me 37.758 banorë).
  • Probishtip – 84, aktiv 15 (me 15.085 banorë).
  • Pehçevë – 24, aktiv 18 (me 5.517 banorë).
  • Resnjë – 146aktiv 0 (me 16.313 banorë).
Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.