IKShPK : prej 534 mostrave 147 raste pozitive, 8 të vdekur dhe 197 të shëruar!

riskInstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 147 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Podujevë 19 raste, komuna Mitrovicë 14 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Ferizaj 8 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Dragash 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Obiliq, Rahovec dhe Suharekë.

Covid 19: prej 1665 testeve, sot, kemi 115 raste të reja, 1 viktimë dhe 368 persona të shëruar

RMV Ministria e shendetesiseSipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1665 teste dhe 115 raste të reja të Covid-19 janë regjistruar në: – Shkup 34 – Prilep 15– Shtip 14-Strugë 13 – Kumanovë 10- Manastir 4 – Ohër 4 -Vinicë 3 – Tetovë 3- Gostivar 2 – Probishtip 2 – Berovë 2 – Sveti Nikolle 2 -Radovish 1 – Krushevë1 – Kocani 1- Pehçevë 1 – Delcevë 1.
Ka ndërruar jetë 1 pacient nga Gostivari (76).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 368 pacientë të rikuperuar në – Kumanovë 74 – Shkup 64  – Tetovë 48 – Gostivar 36– Shtip 30-Dibër 28 -Kavadarci 20– Kërçovë 12- Strugë 9 -Sveti Nikolle 9 – Manastir 6 – Kriva Pallanka 6 – Prilep 5 – Kocani 4 – Strumica 4 – Ohër 3- Makedonski Brod 3- Demir Hisar 2- Gjevgjeli 1-Radovish 1 – Probishtip 1- Negotinë 1– Probishtip 1 – Kratovë 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 149934 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14455, numri i pacientëve të rikuperuar është 11525, numri i atyre që humbën jetën është 604, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2326.

Ja edhe renditja e qyteteve me  rastet më të larta aktive:

  • Shkup – 5936, aktiv 781 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Kumanovë – 1482aktiv 315 (me 109.228 banorë) .
  • Gostivar – 793, aktiv 201 (111.252 banorë) .
  • Prilep – 478, aktiv 121 (me 75.132 banorë).
  • Tetovë – 1214, aktiv 119 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Shtip – 1148, aktiv 116 (me 43.625 banorë) .
  • Strugë – 575, aktive 64 (me 65.801 banorë) .
  • Kavadarci – 182, aktiv 56 (me 38.741 banorë).
  • Dibër  – 252, aktiv 56 (me 20.863 banorë).
  • Kërçovë – 269, aktiv 53 (me 56.937 banorë).
  • Delçevë – 61, aktiv 52 (me 17.713 banorë).
  • Sveti Nikollë – 290, aktiv 46 (me 17.683 banorë)
  • Manastir – 207aktiv 37 (me 91.983 banorë).
  • Ohër- 341, aktiv 35 (51.591 banorë).
  • Veles – 270, aktiv 29 (me  54.384 banorë).
  • Koçani – 146, aktiv 24 (me 37.758 banorë).
  • Probishtip – 82, aktiv 14 (me 15.085 banorë).
  • Pehçevë – 19, aktiv 13 (me 5.517 banorë).
  • Resnjë – 146aktiv 0 (me 16.313 banorë).
Kujdes!

Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, njerëzit e papërgjegjshëm,  të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Respektoni masat për parandalimin e këtij infeksioni, Ju lutemi mbani detyrimisht maskë në ambiente të mbyllura dhe aty ku nuk ruhet dot distanca, kujdesuni për higjienën personale, ruani distancimin fizik, dezinfektoni objektet qe prekni, mbroni veten dhe njëkohësisht të afërmit tuaj.

– Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën
– Ruani distancën në ambientet publike.
– Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.
– Shmangni grumbullimet me shumë njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.
– Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës.

Jean-Baptiste Alphonse Karr:

Alphonse Karr

Jean-Baptiste Alphonse Karr (24 nëntor 1808 – 29 shtator 1890) ishte kritik, gazetar dhe novelist francez:

Besoj në Zotin që ka krijuar njerëzimin, jo në Zotin që njerëzimi krijoi.

Lypësit grabisin të varfrit.

Shumë miq, pak miqësi.

Lumturia përbëhet nga fatkeqësi të evituara.

Prona është një kurth. Mendojmë se e zotërojmë atë, po në fakt jemi të zotëruar prej saj.

Fyerjet janë shumë poshtëruese për ata që i thonë, kur nuk arrijnë të poshtërojnë ata të cilëve u drejtohen.

Shumë gjëra shkojnë keq sepse njerëzit nuk e shohin profesionin si një qëllim, por si një mjet.

Të gjithë duan miq, askush nuk shqetësohet të jetë i tillë.

Në parajsën tokësore, femra e ka kafshuar frutin e pemës së dijes dhjetë minuta përpara mashkullit dhe që prej atëherë i ka ruajtur ato dhjetë minuta avantazh.

Aida Hajna merr detyrën në krye të ‘FBI-së shqiptare’, reagon SHBA: Një gur i rëndësishëm kilometrik, përgëzojmë Shqipërinë

bkhTiranë- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar lidhur me marrjen e detyrës si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Aida Hajnaj.

Sipas SHBA ky është një gur i rëndësishëm kilometrik jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese.

Ambasada Amerikane shkruan ndër të tjera se Hajna përfundoi të gjitha programet e përzgjedhjes për të marrë këtë detyrë.

Reagimi i Ambasadës së SHBA:

Sot, zj. Aida Hajnaj, merr detyrën si drejtuesja e parë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky është një gur i rëndësishëm kilometrik, jo vetëm për sistemin shqiptar të drejtësisë, por gjithashtu për gratë në role drejtuese. Në përputhje me kërkesat e ligjit shqiptar, Hajnaj përfundoi një program trajnimi posacërisht të krijuar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Kriminal (ICITAP) në Shqipëri, të fokusuar në procesin përzgjedhës të hetuesve të BKH, në etikën profesionale në BKH, në procedurat e disiplinës në BKH, në përdorimin e forcës dhe armëve të zjarrit nga BKH, rregulloren mbi përdorimin e poligrafit në BKH, në marrëdhëniet e BKH me Policinë e Shtetit dhe mbi rolin vëzhgues të Komisionit Ndërkombëtar të BKH. Ne përgëzojmë Shqipërinë për marrjen e një hapi më tej drejt drejtësisë që shqiptarët kërkojnë dhe meritojnë.

Top Channel

Kush është Dritan Abazoviç? Ai thotë se Skënderbeu kishte prindër serbë

https://youtu.be/5jlttk3ZWkM?t=37

Dritan Abazoviç është lindur ne 1985 në një familje shqiptare në Ulqin dhe është shkolluar në Universitetin e Malit te Zi si dhe në Universitetin e Sarajevës.

Duke u nisur nga familja e tij shqiptare, shumëkush priste një politikan tjetër në Malin e ZI, krenar për flamurin kuq e zi, por Dritan Abazoviç, nuk shfaqet i tillë. Ai drejton një forcë politike në krye të së cilës janë malazezë dhe serbë, ndërsa gjuha shqipe nuk është pjesë, të paktën në publikimet në faqen zyrtare të Partisë URA, aksioni i bashkuar për reformat. Në krye të kësaj force politike që ka marrë katër mandate dhe mund të bëjë dallimin në Malin e zi, Dritan Abazoviç erdhi pas largimit të themeluesit të saj, biznesmenit Zharko Rakçeviç.

Më herët Abazoviç ka qenë në grupimin Mali i Zi, pozitiv, por pas përçarjes së partisë u largua prej andej. Gjatë kohës kur ka qenë deputet, Dritan Abazoviç ishte një nga zërat e fortë opozitarë kundër qeverisë së Gjukanoviç. Natyrën e tij aspak nacionaliste, politikani i ri e ka ndërtuar mbi deklarime politike mbi etnitë. Ai flet shumë mirë gjuhën shqipe. Top Channel e intervistoi ditën e zgjedhjeve.

Por shqiptarëve jo vetëm në Malin e Zi i ka bërë përshtypje fakti se Abazoviç është i bindur se Skënderbeu është me prejardhje sllave, serbe. Kjo është një interviste e tij, para se në Ulqin të vendosej shtatorja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut

Ata që e njohin në Malin e Zi, e kategorizojnë Abazoviç në mesin e atyre shqiptarëve që morën identitet jugosllav. Në këtë mënyrë shpjegojnë edhe se si familja e tij Abazi, u quajt Abazoviç. Në krye të koalicionit, e zeza në të bardhë, një emërtim simbolik ky, Dritan Abazoviç është shprehur kundër asaj që e cilëson regjim 30 vjeçar të Gjukanoviç dhe se mafia nuk do drejtojë më malin e zi. Por ende mbetet për të parë se si do të bashkëpunojë një forcë liberale si URA me opozitën nacionaliste pro serbë të Malit të zi.

Top Channel

Një Mali i Zi tepër i madh apo një Serbi shumë e vogël?

GjukanoviqMe gjithë humbjet e socialdemokratëve, Gjukanoviçi mund të përfshihet në një sistem të ri më të hapur, por jo më pak të korruptuar.

Vend mes Lindjes dhe Perëndimit? Aleat besnik i BE-së dhe i NATOs? Fushë loje e një autokrati dhe familjes së tij? Për Malin e Zi mund të bëhen shumë pohime të sakta. Por dy gjëra kryesisht injorohen: madhësia e Malit të Zi dhe marrëdhënia e tij me Serbinë dhe serbët – e vërteta, jo e pretenduara politikisht.

Me 620,000 banorët e tij Mali i Zi është aq i madh sa Luksemburgu ose Dyseldorfi. Të gjithë e njohin njëri-tjetrin: në lidhje me ata pak vetë që janë pjesë e jetës publike, kjo mund të thuhet pa asnjë mëdyshje. Ata kanë qenë në të njëjtën klasë në të vetmin universitet të vendit, dhe madje shpesh kanë qenë në të njëjtën shkollë dhe madje në të njëjtin kopsht fëmijësh.

Sistem klientelist i korruptuar

Rregullat abstrakte dhe institucionet neutrale e kanë nga natyra të vështirë në bashkësi të tilla të vogla. Marrëdhëniet personale janë gjithnjë më të rëndësishme. Kjo nuk vlen vetëm në Ballkan – edhe pse problemi merr një notë të veçantë në shoqëri me lidhje të ngushta familjare, si kudo në rajon. Për të kuptuar vendet e mëdha, mjafton të njohësh rregullat e tyre. Kurse vendet e vogla janë të pakontrollueshme – një ligj prej të cilit Komisioni Evropian dështon rregullisht kur bëhet fjalë për Malin e Zi.

Sistemi klientelist i korruptuar që presidenti aktual, babai i atdheut, udhëheqësi i fuqishëm i partisë dhe kryeministri afatgjatë Milo Gjukanoviç ka drejtuar me kaq lehtësi për dekada është më i vjetër se ai dhe sigurisht që do të mbijetojë. Nga tre aleancat jo të forta partiake që tani po përgatiten të pasojnë sistemin e Gjukanoviçit, vetëm më e vogla ka një farë ideje se çfarë do të thotë të organizosh një shoqëri sipas rregullave neutrale dhe të detyrueshme për të gjithë. Shumë më i mundshëm se një ndryshim i madh social është që sistemi të mbijetojë pa Gjukanoviçin, dhe madje më shumë të ngjarë ka që presidenti i goditur të përfshihet në një sistem të ri, më të madh dhe më të hapur, por vështirë më pak të korruptuar.

Marrëdhënie ambivalente ndaj Serbisë

Keqkuptimi i dytë ka të bëjë me marrëdhëniet me Serbinë. Gjukanoviçi e çoi në vitin 2006 vendin e tij drejt pavarësisë me gjithë rezistencën e madhe. Shumica e malazezëve që ishin asokohe kundër pavarësisë e konsiderojnë veten si serbë, por sipas kritereve aktuale ata nuk janë pakicë etnike por politike. Konflikti, i cili ende nuk është kapërcyer, fsheh faktin se i gjithë Mali i Zi, si shumica ashtu edhe pakica, ka një marrëdhënie ambivalente ndaj vendit fqinj që është dhjetë herë më i madh. Serbia nuk është me të vërtetë një vend i huaj; kush shpërngulet nga Mali i Zi dhe shkon në Beograd nuk është i huaj atje. Edhe për malazezët e vetëdijshëm fqinji mbetet i rëndësishëm – të paktën si një alter ego, por fshehurazi edhe si një pikë referimi, si një model ose si një zgjidhje rezervë, nëse udhëheqja e brendshme bëhet shumë e sigurt në vetvete. Kushdo që bie nga sistemi Gjukanoviç shkon së pari në Serbi.

Shumica e malazezëve nuk duan ta konsiderojnë kombin e tyre si një kozmos më vete. Këtë gjë Gjukanoviqi, që ndryshe vepron me mjeshtëri, e shpërfilli kur iu kundërvu Kishës Ortodokse Serbe në vendin e tij dhe mbështeti Kishën Ortodokse Malazeze, e cila e konsideron veten si kishë e pavarur e malazezëve. Shpronësimi i planifikuar i pasurisë së kishës Ortodokse Serbe ishte për shumë votues një shenjë tjetër se presidenti i tyre po përpiqej për pushtet të plotë. Por ata nuk i besuan atij se mund ta bënte këtë.

Bashkimi Evropian do të bëjë mirë të qëndrojë i qetë në marrëdhëniet e tij me Malin e Zi dhe të pranojë se rregullat për këtë shtet të vogël janë të ndryshme nga ato për fqinjët e tij tre deri në dhjetë herë më të mëdhenj. Kjo nuk do të thotë që Evropa duhet të mbyllë sytë kur ushtrohet dhunë, kur kritikuesit e qeverisë rrihen ose kur gazetarët që shtrojnë pyetje të pakëndshme i fusin në burg. Por atëherë, ndryshe nga Serbia, Komisioni i BE nuk do të jetë në gjendje të kërkojë një sistem drejtësie në të cilin nuk ndodhin më gjëra të tilla. Më mirë do të jetë që Komisioni i BE-së të dërgojë ministrin e Jashtëm të një vendi të fuqishëm të BE-së në Mal të Zi me mesazhin e qartë: kështu nuk shkon më! Raportet në Malin e Zi mund të jenë të vështira për t’u kuptuar. Por gjuha e pushtetit kuptohet mirë atje.

Norbert Mappes-Niediek-dw

Rënie e thellë ekonomike në Evropë

VenedikuNdikimet e pandemisë Corona në ekonomi po bëhen gjithnjë e më e qarta. Sidomos Italia është goditur rëndë.

Në Itali kanë vdekur deri tani më shumë se 35,500 vetë të infektuar me koronavirusin Corona. Përveç kësaj ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës pas Gjermanisë dhe Francës pret një recesion të rëndë këtë vit për shkak të kufizimeve masive në luftën kundër pandemisë. Siç njoftoi zyra kombëtare e statistikave vetëm në tremujorin e dytë midis prillit dhe qershorit, prodhimi i brendshëm bruto i Italisë (PBB) u tkurr me një shpejtësi rekord prej 12.8 përqind në krahasim me tremujorin e mëparshëm. Deri tani supozohej se minusi do të ishte 12.4 përqind. Pandemia e goditi Italinë shumë më rëndë sesa ekonominë gjermane, e cila ra me 9.7 përqind.

Komisioni i BE supozon që ekonomia e Italisë të shënojë për vitin në tërësi një rënie prej 11.2 përqind. Parashikimi zyrtar i qeverisë në Romë është një minus prej tetë përqind. Por Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri tashmë ka treguar se ky vlerësim duhet të korrigjohet dhe se rënia është më e madhe. Megjithatë Gualtieri theksoi kohët e fundit gjithashtu se tremujori i tretë aktual pritet të sjellë një rritje të fortë.

Ekonomia e Polonisë po tkurret

Edhe në Poloni ekonomia ka rënë për shkak të krizës së Coronës. Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u tkurr në tremujorin e dytë me 8.2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo u njoftua nga agjencia e statistikave GUS në Varshavë. Në tremujorin e parë ekonomia polake u rrit me dy përqind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2019.

Spanja shpreson tek tremujori i tretë

Prodhimi i brendshëm bruto i Spanjës pësoi një rënie rekord prej 18.5 përqind në tremujorin e dytë krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Sipas qeverisë spanjolle ekonomia tani po bën hapa të mëdha drejt rimëkëmbjes. Në tremujorin e tretë vërehet një rritje e prodhimit të brendshëm bruto prej më shumë se dhjetë përqind, tha Ministrja e Ekonomisë, Nadia Calvino.

Një rikuperim i fortë duket veçanërisht në tregun e punës. Gjatë krizës së virusit Covid-19 papunësia e lartë në Spanjë u rrit në mënyrë masive. Midis prillit dhe qershorit humbën punën një milion vetë – më shumë se kurrë më parë në një tremujor. Sidomos sektori i turizmit, i cili është i rëndësishëm për vendin, u godit rëndë nga kriza.

dw