Covid 19: prej 3331 testeve, kemi 1275 raste të reja, 13 viktima dhe 502 persona të shëruar

E enjteGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3331 teste dhe 1275 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 519(territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 85(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Prilep – 75(me 75.132 banorë).
  • Kumanovë – 70(me 109.228 banorë) .
  • Manastir – 69(me 91.983 banorë).
  • Gostivar – 55(111.252 banorë).
  • Veles – 47(me  54.384 banorë).
  • Kavadarci – 40(me 38.741 banorë).
  • Strumica – 39(me 57.175 banorë)
  • Shtip – 36(me 43.625 banorë) .
  • Kërçovë – 34(me 56.937 banorë).
  • Strugë – 30(me 65.801 banorë) .
  • Ohër- 24(51.591 banorë).
  • Gjevgjelia – 22(me 22.706 banorë)
  • Koçani – 20(me 37.758 banorë).
  • Negotinë – 19(me  19.327 banorë).
  • Radovish – 15(me 29.100 banorë).
  • Probishtip – 13(me 15.085 banorë).
  • Kratovë – 12(me 9.376 banorë).
  • Vinicë – 8(me 19.391 banorë).
  • Kriva Pallanka – 7(me  20.820 banorë).
  • Delçevë –7(me 17.713 banorë).
  • Resnjë – 6(me 16.313 banorë)
  • Sveti Nikollë – 6(me 17.683 banorë)
  • Berovë – 6(me 12.813 banorë).
  • Makedonski Brod – 5(me  6.166 banorë).
  • Vallandovë – 2(me  11.773 banorë).
  • Krushevë – 2(me 9.418 banorë).
  • Demir Hisar – 2(me 8.177 banorë).
Kanë ndërruar jetë 13 persona , 1 pacientë nga Shkupi (86 vjeç), 1 nga Shtipi (87 vjeç,) 4 nga Prilepi (50, 65, 75 dhe 73 vjeç), 1 nga Tetova (71 vjeç), 1 nga Struga (31 vjeç), 1 nga Manastiri (65 vjeç), 1 nga Ohri (82 vjeç), 1 nga Strumica ( 82 vjeç), 1 nga Koçani (72 vjeç) dhe 1 nga Berova (76 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 502 pacientë të rikuperuar në: – Shkup 306-Kumanova 25 -Shtip 17- Prilep 12- Tetovë 12- Struga 9 -Veles 12- Manastir 14-Ohër 28 – Kavadarci 6- Gjevgjeli 12 -Strumicë 17 -Kriva Pallankë 1– Radovish 3 -Koçani 11-Probishtip 4 – Demir Hisar 1 -Makedonski Brod 1 – Sveti Nikolë 2-Kërçova 5- Resnje 3 – Negotinë 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 262446 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 36372, numri i pacientëve të rikuperuar është 22526, numri i vdekjeve është 1084 dhe numri i rasteve aktive është 12762.
masat kunder covid
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Mbani maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

Thaçi, Veseli dhe Selimi nisen për Hagë

aeroportiTashmë nga aeroporti ushtarak në Sllatinë, kanë dal edhe shtatë veturat e misionit të EULEX-it me të cilat u sollën krerët UÇK-së. Ndërsa çaste më parë nga pista e po këtij aeroporti është nisur edhe aeroplani në të cilin ndodhen ish-presidenti Hashim Thaçi, ish kreu i PDK-se, Kadri Veseli dhe shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Këto shtatë automjete të EULEX-it, minuta më parë në këtë aeroport u sollën të shoqëruara deri tek hyrja e në aeroportin ushtarak që është edhe baza e KFOR-it.

Top Channel

Kosovë: Qeveria thotë se nuk ka vakuum institucional pas dorëheqjes së presidentit

VjosaPas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi dhe konfirmimit të aktakuzës për krime lufte kundër tij, zyrtarisht ushtruese e detyrës së presidentes u bë kryetarja e kuvendit Vjosa Osmani.

Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte kundër tij nga Prokuroria Speciale, qeveria thotë se në Kosovë nuk ka vakuum institucional. Sipas qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti, “pas dorëheqjes së Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi, kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakuum institucional”.

“Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovë me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë aktorët vendas dhe ndërkombëtarë”, thuhet në një komunikatë të qeverisë. Qeveria e Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike, ndërsa, thekson se “po i përcjell me vëmendje zhvillimet e fundit rreth Dhomave të Specializuara, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës”.

Tashmë ish-presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Kadri Veseli, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Rexhep Selimi, kanë aktakuza të konfirmuara për krime lufte nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë. Krasniqi u arrestua të merkurën (04.11) dhe u dërgua në Hagë, ndërsa Thaçi, Veseli e Selimi, me një aeroplan special nën shoqërimin e policisë së EULEX-it, u nisën të enjten (05.11) pasdite drejt Hagës. Qeveria e Kosovës në këtë situatë vlerëson se “askush nuk mund të konsiderohet fajtor pa vendim përfundimtar të organeve kompetente të drejtësisë”, duke shtuar se “bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e Kosovës kanë qenë gjithmonë dhe vazhdojnë të jenë shembull për respektim dhe bashkëpunim me drejtësinë vendase dhe ndërkombëtare”.

Pas dorëheqjes së presidentit të Kosovës, në mënyrë automatike këtë përgjegjësi si ushtruese e detyrës së presidentit e merr kryetarja e kuvendit të Kosovës, në këtë rast, Vjosa Osmani, e cila tashmë edhe zyrtarisht e mori këtë përgjegjësi, njoftoi zyra e presidencës.

“Në përputhje me obligimet kushtetuese, pas dorëheqjes së presidentit të vendit z.Hashim Thaçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani, sot ka marrë zyrtarisht funksionin e u.d. të presidentes së Kosovës. Ceremonia e pranim- dorëzimit është bërë në prezencën e stafit të Presidencës dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim. Kështu parashihet në nenin 90 të kushtetutës së Kosovës.

“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës, ku specifikohet se kjo nuk mund të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.

Në kohën kur presidenti Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte kundër tij, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk ndodhej në Kosovë. Ai ishte për një vizitë zyrare në Itali, ndërkaq, njofton se gjatë ditës së premte (06.11) do të mbledhë qeverinë e tij për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit. Partneri më i madh në koalicionin qeveritar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkoi mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë, mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërkaq, kërkon nga qeveria ndërprerje të menjëhershme të të tgjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re.

Pas zhvillimeve në Prishtinë pati edhe një takim të ambasadorëve të vendeve më të industrializuara QUINT, por tani për tani ende nuk dihet përmbajtja e bisedave të mbyllura mes tyre. Situata e sigurisë vazhdon të jetë e qetë. Forca të shtuara të policisë shihen në sheshet e Prishtinës dhe përreth godinave të institucioneve të Kosovës.

dw

BE kërkon vazhdimësi në Kosovë pas dorëheqjes së Thaçit

BEPas dorëheqjes së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si pasojë e aktakuzës për krime lufte, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Zëdhënësi i komisionit të jashtëm, Peter Stano, nëpërmjet një mesazhi në Twitter tha, se e mirëpret faktin që presidenti i Kosovës ka vendosur të bashkëpunojë me Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“BE mbështet fuqimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Bashkëpunimi i plotë me këto institucione është thelbësor si një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundimin e ligjit, i cili nga ana tjetër është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi.”

Pas dorëheqjes së Presidentit Thaçi, ne kemi besim te përfaqësuesit e Kosovës për të siguruar vazhdimësinë e institucioneve, në përputhje me ligjet e Kosovës, përfundon Stano.

Debati për presidentin

Pas paralajmërimit të dorëheqjes së Presidentit Thaçi shtrohet pyetja se si do të vazhdojë më tej me koalicionin e deritanishëm, pasi AAK ka kërkuar që kryetari i kësaj partie të bëhet president. Ky post për momentin mbahet nga Vjosa Osmani, kryetarja e parlamentit.

DW mësoi nga qarqe qeveritare në Berlin se Gjermania, e cila është edhe kryetare re radhës së BE-së, favorizon një zgjidhje që nuk provokon zgjedhje të reja në Kosovë, çka do ta shtynte edhe më tej vendimmarrjen për çështje të rëndësishme, siç është sidomos ajo e dialogut.

dw

Konfirmohet aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

HAshimPresidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dha dorëheqje të enjten dhe u nis për në Hagë për t’u përballur me drejtësinë pasi që është konfirmuar akuza kundër tij e ngritur nga Prokuroria e Posaçme e cila e ngarkon atë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Duke publikuar njoftimin për konfirmimin e akuzës, ai tha se dorëheqja është veprim për të mbrojtur integritetin e presidencës.

“Ashtu, siç kam premtuar, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë që para gjyqit të dalë presidenti i Republikës së Kosovës. Prandaj, për të mbrojtur integritetin e presidencës së Republikës së Kosovës, integritetin e shtetit të Kosovës, integritetin dhe dinjitetin e qytetarit të Kosovës , popullit të Kosovës, duke respektuar edhe partneritetin edhe me bashkësinë ndërkombëtare, unë sot jap dorëheqje nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, tha presidenti Thaçi.

Ai theksoi se do të bashkëpunojë ngushtë me drejtësinë dhe “nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë, duke besuar në drejtësi, unë besoj në të vërtetën, pajtimin dhe të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë sonë. Prandaj sot më shumë se kurrë ju bëj thirrje e ju lus që të mos e humbisni shpresën, durimin dhe besimin”.

Zoti Thaçi tha se aktakuza ndaj tij dhe bashkëluftëtarëve të tij “është çmim i vogël i radhës që kërkohet të paguajmë për lirinë e vendit dhe popullit tonë”.

Asnjë pretendim nuk do të mund të ndryshojë apo rishkruaj historinë, Kosova ka qenë viktima dhe Serbia ka qenë agresori. Prandaj kjo situatë e re është një mundësi e re për Kosovën dhe duhet ta shndërrojmë në avantazh për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Kjo mund të arrihet duke ruajtur unitetin politik dhe qytetar në vend si dhe duke ruajtur partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare”, tha ai.

Prokuroria ende nuk ka dhënë ndonjë njoftim por, më 24 qershor ajo beri të ditur se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara; shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.

Njoftimi qe publikuar derisa presidenti Thaçi ishte ne rrugë për në Shtëpinë e Bardhë për një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, të ndërmjetësuar nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump.

Qeveria e Kosovës, udhëheqës institucionesh e partish politike reaguan pas konfirmimit të akuzave ndaj zotit Thaçi si dhe drejtuesve të tjerë të ish Ushtrisë Çlirimtare duke theksuar se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet dhe se lufta e saj duke qenë e drejtë siguroi edhe mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

Konfirmohet akuza edhe ndaj Kadri Veselit

KadriKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se është njoftuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër tij.

“Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specializuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, unë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces”, thuhet në një deklaratë të zotit Vesli që u shpërnda nga partia e tij.

Prokuroria e Specializuar nuk ka bërë të ditur ndonjë njoftim rreth konfirmimit të aktakuzës, njoftimi për të cilën u publikua më 24 qershor, kur prokuroria tha se ka ngritur akuza të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Zoti Veseli, një nga ish drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është personi i katërt me akuzë të konfirmuar nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, që trajtojnë pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Të mërkurën prokuroria arrestoi Jakup Krasniqin, ish zëdhënës i UÇK-së, ndërsa Rexhep Selimi, një nga drejtuesit e lartë të saj, u nis të enjten për në Hagë pas njoftimit se është konfirmuar akuza kundër tij.

Në shtator, prokuroria arrestoi Sali Mustafën.

Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 nga parlamenti i Kosovës dhe ideja për themelimin e saj pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

 

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1744 testime, 421 raste të reja, 7 humbje jete dhe 118 të shëruar

tabela 5 nentorMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1744 testime, nga të cilët 421 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe atë në këto bashki: 180 raste në Tiranë, 30 raste në Berat, 20 raste në Elbasan dhe Korçë, 15 raste në Kukës, 13 raste në Vlorë, Kavajë, 12 raste në Shkodër, 11 raste në Fier dhe Gjirokastër, 10 raste në Librazhd, Kuçovë, 8 raste në Gramsh dhe Pukë, 7 raste në Skrapar, Devoll, Pogradec, Mallakastër, 6 raste në Kolonjë, Sarandë, Lushnje, 4 raste në Mirditë, 3 raste në Tepelenë, Lezhë, 2 raste në Peqin, 1 rast në Krujë dhe Has.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet Covid: një 58 vjeçare, një 59 vjeçar, një 63 vjeçar, një 78 vjeçar nga Tirana, një 67 vjeçar nga Lushnja, një 70 vjeçar nga Durrësi një 76 vjeçar nga Skrapari, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 118 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,696 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 346 pacientë, 10 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për kufizimin e përhapjes së COVID19, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe ju rikujton domosdoshmërinë për mbajtjen e maskës kudo jashtë shtëpisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetëkarantinimit.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (5 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 421
Të shëruar ne 24 orë 118
Të shtruar në spitale 346
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 1744

Testime totale 133,291
Raste pozitive 22,721
Raste të shëruara 11,696
Raste Aktive 10,482
Humbje jete 543

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5299
Durrës 913
Fier 806
Korçë 664
Shkodër 594
Lezhë 456
Elbasan 482
Vlorë 441
Berat 318
Kukës 235
Gjirokastër 172
Dibër 102

IKShPK : prej 1617 mostrave kemi 661 raste pozitive, 6 të vdekur dhe 92 të shëruar!

riskGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.617 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 661 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar gjashtë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3, Ferizaj 1, Gjilan 1 dhe Malishevë 1 të cilat i përkasin grup-moshës 50-59 vjeç 1 rast, 60-69 vjeç 2 raste, 70-79 vjeç 1 rast me mbi moshën 80 vjeçare janë 2 raste.
Numri total i rasteve pozitive është 22.206 raste nga 102.012 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 720 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.921 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.565.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 324 raste, komuna Ferizaj 42 raste, komuna Fushë Kosovë 39 raste, komuna Gjilan 37 raste, komuna Gjakovë 35 raste, komuna Podujevë 35 raste, komuna Lipjan 19 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Mitrovicë 11 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Shtime 9 raste, komuna Skenderaj 8 raste, komuna Deçan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Kaçanik 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Hani i Elezit 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Kllokot 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe komuna Junik 1 rast.

Ju lutemi qytetarëve për kufizimin e përhapjes së COVID19, duke u kujdesur për zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit fizik dhe ju rikujton domosdoshmërinë për mbajtjen e maskës kudo jashtë shtëpisë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Ata qytetarë që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetëkarantinimit.

CNN: Biden fiton edhe Miçiganin

biden vs trumpJoe Biden fiton edhe në Miçigan raporton CNN.

Me fitoren e Miçiganit, Biden arrin numrin total prej 253 votash elektorale ndërsa Trump ka mbetur në shifrën e 213 votave elektorale.

Po e fitoi Arizonën (11) që sipas Fox News dhe AP e nxjerrin si  favorit, si dhe Nevadën (6) ku tani për tani është në epërsi, atëherë Biden arrin numrin total prej 270 votave elektorale.

 

Si funksionon procesi i rinumërimit të votës në SHBA

Election 2020 Pennsylvania Vote CountingKryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin. “Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë,” u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.

Ja se si funksionon rinumërimi i votave në shtetet me rezultate të afërta në këto zgjedhje:

NEVADA nuk ka rinumërim automatik votash, por një kandidat i cili ka humbur, mund të kërkojë rinumërim, pavarësisht nga përqindja e humbjes. Rinumërim duhet të kërkohet brenda tre ditësh pasi të ketë përfunduar numërimi i votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.

UISKONSIN nuk ka rinumërim automatik votash, por mund të kërkohet një rinumërim i plotë ose i pjesshëm nëse përqindja e humbjes është më e vogël ose e barabartë me 1 përqind. Kërkesa duhet të bëhet në ditën e parë pas numërimit të votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin, nëse përqindja është më shumë se 0.25 e votës së përgjithshme.

MIÇIGAN ka rinumërim automatik. Rinumërimi kërkohet nëse diferenca është më pak ose e barabartë me 2,000 vota. Kërkesa për rinumërim duhet të bëhet brenda 48 orësh pas përfundimit të numërimit të votës. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.

PENSILVANIA ka rinumërim automatik. Rinumërim është automatik nëse diferenca e fitores është më e vogël ose e barabartë me 0,5 përqind. Dy mënyra të tjera për kërkimin e rinumërimeve janë: kërkohen nënshkrimet e të paktën tre votuesve që vërtetojnë një gabim në numërimin e votave dhe shkohet në gjykatën e shtetit ku ngrihet padi që pretendojnë mashtrim dhe gabime në procesin e votimit.

Covid 19: në 24 orët e fundit, prej 3211 testeve, kemi 1192 raste të reja, 22 viktima dhe 359 persona të shëruar

E merkureGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3211 teste dhe 1192 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 571 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Tetovë – 87 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 63 (me 109.228 banorë) .
  • Prilep – 51 (me 75.132 banorë).
  • Shtip – 50 (me 43.625 banorë) .
  • Ohër- 49 (51.591 banorë).
  • Manastir – 43 (me 91.983 banorë).
  • Veles – 42 (me  54.384 banorë).
  • Gostivar – 40 (111.252 banorë).
  • Strumica – 36 (me 57.175 banorë)
  • Koçani – 27 (me 37.758 banorë).
  • Kërçovë – 22 (me 56.937 banorë).
  • Kavadarci – 15 (me 38.741 banorë).
  • Dibër – 15 (me 20.863 banorë).
  • Probishtip – 14 (me 15.085 banorë).
  • Resnjë – 11 (me 16.313 banorë)
  • Strugë – 10 (me 65.801 banorë) .
  • Sveti Nikollë – 7 (me 17.683 banorë)
  • Vinicë – 7 (me 19.391 banorë).
  • Krushevë – 6 (me 9.418 banorë).
  • Gjevgjelia – 6 (me 22.706 banorë)
  • Demir Hisar – 5 (me 8.177 banorë).
  • Radovish – 4 (me 29.100 banorë).
  • Kriva Pallanka – 3 (me  20.820 banorë).
  • Kratovë – 3 (me 9.376 banorë).
  • Negotinë – 2 (me  19.327 banorë).
  • Delçevë –2 (me 17.713 banorë).
  • Berovë – 1 (me 12.813 banorë).
Kanë ndërruar jetë 22 persona , 8 pacientë nga Shkupi (78, 78, 61, 60, 81, 70, 84 dhe 51 vjeç), 2 nga Shtipi (80 dhe 80 vjeç,) 1 nga Prilepi (65 vjeç), 2 nga Tetova (41 dhe 66 vjeç), 2 nga Velesi (75 dhe 57 vjeç), 2 nga Manastiri (71 dhe 66 vjeç), 2 nga Ohri (54 dhe 73 vjeç), 1 nga Gostivari ( 72 vjeç), 1 nga Krusheva (81 vjeç) dhe 1 nga Pehçeva (53 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 359 pacientë të rikuperuar në: – Shkup 206-Kumanova 15 -Dibra 2-Shtip 11- Prilep 17- Tetovë 11- Veles 3- Manastir 9- Kavadarci 11- Gostivar 4- Gjevgjeli 4 -Strumicë 14 – Radovish 3 -Koçani 27 -Probishtip 4 -Pehçeva 1 – Berovë 1- Valandovë 3- Sveti Nikolë 1-Kërçova 6- Resnje 2-Negotinë 4.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 259115 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 35097 , numri i pacientëve të rikuperuar është 22024, numri i vdekjeve është 1071 dhe numri i rasteve aktive është 12002.
masat kunder covidKujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Mbani maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.