Covid 19: në 24 orët e fundit, prej 1325 testeve, kemi 565 raste të reja, 21 viktima dhe 154 persona të shëruar

E hënëGjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1325 teste dhe 565 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 230 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Prilep – 65 (me 75.132 banorë).
  • Tetovë – 39 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 35 (me 109.228 banorë) .
  • Veles – 27 (me  54.384 banorë).
  • Gostivar – 27 (111.252 banorë).
  • Strumica – 17 (me 57.175 banorë)
  • Manastir – 15 (me 91.983 banorë).
  • Koçani – 15 (me 37.758 banorë).
  • Shtip – 13 (me 43.625 banorë) .
  • Gjevgjelia – 13 (me 22.706 banorë)
  • Kavadarci – 10 (me 38.741 banorë).
  • Negotinë – 9 (me  19.327 banorë).
  • Radovish – 7 (me 29.100 banorë).
  • Kriva Pallanka – 6 (me  20.820 banorë).
  • Kratovë – 6 (me 9.376 banorë).
  • Berovë – 5 (me 12.813 banorë).
  • Sveti Nikollë – 4 (me 17.683 banorë)
  • Kërçovë – 3 (me 56.937 banorë).
  • Ohër- 3 (51.591 banorë).
  • Probishtip – 3 (me 15.085 banorë).
  • Krushevë – 3 (me 9.418 banorë).
  • Vallandovë – 3 (me  11.773 banorë).
  • Vinicë – 3 (me 19.391 banorë).
  • Delçevë –2 (me 17.713 banorë).
  • Resnjë – 1 (me 16.313 banorë)
  • Strugë – 1 (me 65.801 banorë) .
Kanë ndërruar jetë 21 persona , 6 pacientë nga Shkupi (45, 52, 63, 67, 68 dhe 84 vjeç), 5 nga Tetova (69, 73, 75, 69 dhe 83 vjeç), 1 nga Kumanova (74 vjeç) 2 nga Velesi (83 dhe 89 vjeç), 2 nga Bogdanci (75 dhe 85 vjeç), 1 pacientë nga Manastiri (79 vjeç), 1 nga Radovish (71 vjeç), 1 nga Prilepi (61 vjeç), 1 nga Ohri (51 vjeç), dhe 1 nga Shtipi (63 vjeç).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 154 pacientë të rikuperuar në: – Shkup 58-Shtip 7- Prilep 9- Tetovë 6- Strugë 8- Veles 7- Manastir 11-Ohër 11- Kavadarci 5- Gostivar 6- Strumicë 9 – Koçani 5 -Probishtip 2 -Demir Hisar 1- Berovë 1- Valandovë 2- Vinicë 1-Sveti Nikolë 2- Negotinë 3.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 253,173 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 32997, numri i pacientëve të rikuperuar është 21244, numri i vdekjeve është 1025 dhe numri i rasteve aktive është 10728.
masat kunder covid
Kujdes!
Kujdes nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase, që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën.

Besoni vetëm institucioneve përgjegjëse dhe jo individëve!

Mbani maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

Vuçiq: Kërkesat për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë janë të pakuptimta

VucicKërkesat për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë janë të pakuptimta, ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit të Qeverisë së re në Beograd.

Pas seancës së 2 nëntorit, ku mori pjesë si kryetar i shtetit, ai tha se njohja e ndërsjellë nuk është një çështje që Serbia do ta diskutojë ndonjëherë dhe përsëriti se Prishtina është e obliguar të përmbushë detyrimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit, e cila së pari përfshin formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Na duhet një zgjidhje kompromisi midis Prishtinës dhe Beogradit,” ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, në kontekstin e Kosovës, për Serbinë janë të rëndësishme zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

“Joe Biden është i preferuari i tyre, nuk është sekret. Unë personalisht kam marrëdhënie korrekte me të, por ajo politikë nuk ishte në favor të Serbisë. Sa i përket fitores eventuale të zotit Donald Trump, e cila është e vështirë por jo e pamundur, atëherë do të ishte diçka më e lehtë për Serbinë ”, ka thënë mes tjerash ai.

Kandidati demokrat për president, Joe Biden gjatë një konference për shtyp ka përmendur faktin që djali i tij ka shërbyer në Kosovë në kuadër të trupave amerikane të NATO-s.

Përndryshe, si senator, Biden ka qenë aktiv në Ballkanin Perëndimor dhe ka vizituar këtë rajon në disa raste.

Hera e fundit që Biden ka vizituar Kosovën dhe Serbinë, si Zëvendës-president i Shteteve të Bashkuara, ka qenë në gusht të vitit 2016.

Ndërkohë, si rezultat i marrëveshjes në Uashington më 4 shtator, zyra e Korporatës Ndërkombëtare Amerikane të Financave të Zhvillimit (DFC) u hap në Beograd më 22 shtator.

I dërguari special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, tha në të njëjtën ditë se në vitet e mëparshme ishin bërë shumë premtime, dhe u bëri thirrje qytetarëve në rajon që këtë herë të besojnë për fjalën e dhënë.

Ai vuri në dukje se qëllimi është që “t’i kthejë premtimet në punë të vërteta”.

“Na duhet një vit për t’iu treguar njerëzve në Kosovë dhe Serbi përmirësimin në ekonomi,” ka thënë mes tjerash Grenell.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të mbahen më 3 nëntor.

Gara do të zhvillohet mes presidentit aktual, Donald Trump dhe kandidatit demokrat për këtë pozitë, Joe Biden.

rel

 

Shaip Kamberi: Koha do t’i konfirmojë temat e fjalimit tim në kuvend

Shaip KamberiShaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë nga lista “Alternativa Demokratike e Shqiptarëve – Lugina e Bashkuar” (DAAUD), thotë se ai nuk ka pritur se do të ketë reagime me nervozë nga udhëheqja e shtetit ndaj deklaratave të tij lidhur me krimet e luftës.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kamberi vlerësoi që është normë minimale e civilizimit që shteti të ketë detyrim moral dhe politik, që në procesin e integrimeve evropiane, të hedhë dritë mbi rastet e varrezave masive dhe që ndaj kësaj çështjeje të mbajë qëndrim të civilizuar.

Fjalimi i tij në Kuvendin e Serbisë nxiti një numër të madh reagimesh në opinion dhe në rrjetet sociale. Gjatë këtij fjalimi ai theksoi që një parlament të tillë nuk ka mundur ta prodhojë as Sllobodan Millosheviqi dhe vlerësoi se kjo është e trishtueshme për demokracinë. Siç tha ai për Radion Evropa e Lirë, fjalimin e tij e nisi me fjalët: “Mirëdita, dobar dan!”, në mënyrë që ta përkujtojë kryeministren serbe, Ana Bërnabiq për kërcënimet e të djathtëve ndaj organizatorëve të festivalit me të njëjtin sllogan, si dhe që në këtë mënyrë t’i ofrojë mbështetje festivalit.

Në fjalimin e tij, Kamberi ka bërë thirrje për ballafaqim me krimet e luftës dhe gjatë fjalimit ai është paralajmëruar që të mos përdorë fjalor të tillë, i cili, siç ka thënë kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, “nuk është për shembull”.

“Unë këto ditë, në Bujanoc kam biseduar me shumë serbë, të cilët e mbështesin fjalimin tim. Pra, fare nuk është problemi vetëm te shqiptarët. Unë kam thënë – problemi është që ky shtet po përpiqet të reduktohet në shërbim të vetëm një misioni, një partie dhe atyre që i përkasin një partie”, theksoi Kamberi në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, qëndrimi ndaj pakicave është një provë e lakmusit të demokracisë dhe demokracisë së një shteti, por barra dhe detyrimi i demokratizimit dhe decentralizimit të Serbisë, siç theksoi Kamberi, i përkasin popullit shumicë dhe partive të popullit shumicë, të cilat duhet të nxjerrin në pah procesin e demokratizimit të Serbisë, harmonizimin e legjislacionit, standardeve dhe mendimit të lirë, me standardet e Bashkimit Evropian.

“Para së gjithash, unë nuk jam kurrfarë heroi. Jam vetëm një njeri që është zgjedhur që të përfaqësojë interesat e të gjithë njerëzve, të cilët të ardhmen e Ballkanit e shohin në integrimet evropiane”, tha Kamberi.

Ai gjithashtu theksoi se nuk është i interesuar që të jetë ministër në qeverinë, betimi i së cilës përfundon me fjalët: “do të përkushtohem për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”.

“Kjo është e papajtueshme me logjikën tonë dhe me qëllimet tona politike dhe në asnjë rast, as unë personalisht dhe asnjë shqiptar, nuk do ta pranonte atë pozitë”, theksoi Kamberi.

Radio Evropa e Lirë: A keni pritur që fjalimi i juaj drejtuar kuvendit do të kishte kaq shumë jehonë në opinion, para së gjithash, te përfaqësuesit më të lartë të shtetit?

Shaip Kamberi: Kam pritur reagime më të ashpra të deputetëve. Ashtu ishte me rastin e zgjedhjes së Ivica Daçiqit për kryetar të kuvendit, kur thash që nuk do të votoj për dikë që ka lidhje me krimet e luftës dhe më pas reaguan kolegët deputetë. Por, nuk kam pritur reagime me kaq nervozizëm të gjithë kreut shtetëror ndaj konstatimeve të mia të vërteta për krimet e luftës. Kam thënë që është normë minimale e qytetërimit që në rast se varrezat ekzistojnë, shteti ka obligim moral dhe politik që në procesin e integrimeve evropiane, të hedhë dritë mbi këtë dhe që ndaj kësaj çështjeje të marrë qëndrim të qytetëruar. Megjithatë, e vërteta dhemb dhe është e dukshme që në pushtet janë ato parti, të cilat janë në lidhje të drejtpërdrejtë me partitë që i kanë nisur luftërat në ish-Jugosllavi.

Nuk ka dialog për krimet

Radio Evropa e Lirë: Kryeministrja Ana Bërnabiq, duke reaguar ndaj fjalimit tuaj, ka thënë që nuk jeni njeri i dialogut dhe ju ka ftuar që, pasi që tashmë po flisni për krimet, të flisni edhe për krimin në Shtëpinë e Verdhë dhe theksoi që kjo është mënyrë për dialogun dhe besimin që u nevojitet të gjithëve. Si i shihni ju këto fjalë të saj?

Shaip Kamberi: Krimi është krim dhe kudo që ai ndodh duhet të dënohet. Në vendin zyrtar, si përfaqësues zyrtar i shqiptarëve, unë kam kërkuar nga përfaqësuesi zyrtar i Republikës së Serbisë që të shqyrtojë krimet, të cilat gjenden në territorin që është nën kompetencën e saj. Zonja Bërnabiq dhe zotëri Vuçiqi kanë dialog dhe bashkëpunim me kryeministrin e Shqipërisë, si dhe bisedojnë edhe me përfaqësuesit e Kosovës, prandaj këto tema duhet t’ua hapin atyre. Thjesht, kam kërkuar nga zonja Bërnabiq që të kujdeset për oborrin e vet, që të argumentojë se ka apo ndoshta nuk ka varreza masive. Por, mënyra se si është pritur fjalimi im, tregon qartë se ka përpjekje që diçka të mbulohet.

Në krime nuk ka reciprocitet sipas sistemit – ndriçojini ju krimet e juaja e pastaj ne do t’i ndriçojmë tonat. Në asnjë mënyrë nuk mund të barazohet ajo që në emër të Republikës së Serbisë dhe në emër të popullit serb, ka bërë në Kosovë regjimi i Millosheviqit. Politika shtetërore ka dashur që të shkatërrojë një komb. Kjo ka qenë strategjia e udhëheqjes më të lartë të shtetit dhe për këtë janë dënuar me aktvendime të gjykatës ndërkombëtare.

Radio Evropa e Lirë: Paraqitja e juaj në Kuvendin e Serbisë i ka ndezur rrjetet sociale, në të cilat ju kanë ofenduar dhe sulmuar mbi baza të ndryshme dhe ju kanë akuzuar për tradhti të lartë. Si kanë ndikuar te ju reagimet e tilla?

Shaip Kamberi: Unë jam kryetar i një partie, e cila 30 vjet vepron në Luginën e Preshevës dhe e cila për 30 vjet lufton me mjete institucionale për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve. Ka pasur sulme tash, ka pasur edhe më herët dhe do të ketë sulme edhe në të ardhmen, por orientimi im politik, angazhimi im në Kuvendin Popullor nuk do të varet nga ajo se çfarë do të shkruajnë botët në rrjetet sociale. Do të sillem me respekt ndaj të gjithë zgjedhësve që më kanë dhënë votën dhe të cilët presin nga unë që të përfaqësoj atë për të cilën më kanë zgjedhur dhe kështu do të veproj. Secili e ka mendimin e tij për atë se çka dhe si punoj, por besoj që koha do të dëshmojë temat të cilat i kam iniciuar në kuvend.

“Nuk jam hero”

Radio Evropa e Lirë: Në anën tjetër, përmes rrjeteve sociale kanë arritur edhe një numër lëvdatash, urimesh dhe mbështetje e shprehur, para së gjithash nga sektori joqeveritar, por edhe nga personalitetet publike dhe qytetarët, të cilët ju kanë shpallur hero të mendimit të lirë dhe lider të opozitës serbe.

Shaip Kamberi: Para së gjithash, unë nuk jam kurrfarë heroi. Unë jam vetëm një njeri që është zgjedhur që të përfaqësoj interesat e të gjithë njerëzve që të ardhmen e Ballkanit e shohin në integrimet evropiane. Natyrisht që më vjen mirë kur një (drejtoresha e dikurshme e Fondit për të Drejtën Humanitare) Natasha Kandiq, (kryetarja e Komitetit të Komitetit të Helsinkut për të drejta të njeriut) Sonja Biserko, (sociologia dhe politikanja) Vesna Peshiq…, dhe të mos përmend shumë të tjerë që aq fuqishëm e mbështesin dhe lavdërojnë fjalimin tim. Unë do të vazhdoj që t’i përfaqësoj interesat e të gjithë qytetarëve që të ardhmen e Serbisë e shohin në integrimet evropiane, por unë i takoj një partie të vogël, e cila vepron vetëm në tre komuna.

Sjellja ndaj pakicave është një lakmus demokracie dhe i demokracisë së një shteti, por barra dhe obligimi për demokratizimin dhe decentralizimin e Serbisë i takojnë popullit shumicë dhe partive të popullit shumicë, të cilët duhet të nxjerrin në pah procesin e demokratizimit të Serbisë, harmonizimin e legjislacionit të saj, të standardeve dhe në përgjithësi të menduarit të lirë me standardet e Bashkimit Evropian.

Betimi parlamentar i kontestuar

Radio Evropa e Lirë: Fjalimin tuaj e filluat me “Mirëdita, dobar dan!”, gjë që kritikuesit e kanë parë si provokim. A është “Mirëdita” diçka më shumë sesa një përshëndetje në gjuhën shqipe?

Shaip Kamberi: Së pari, dua të them që mendimin tim, për të cilin mendoj që është i drejtë, do ta them pa marrë parasysh nëse dikush do ta përjetojë si provokim. Ne jemi mësuar me paragjykimet se shqiptarët provokojnë kur i ngrisin dy duart në formën e shqiponjës, në qoftë se luajnë futboll në Beograd dhe japin gol, në qoftë se luajnë më mirë se Serbia dhe edhe atëherë janë provokues.

Këto janë stereotipa të zakonshme që ekzistojnë, në lidhje me shqiptarët, në një pjesë të shoqërisë serbe. Përshëndetja “Mirëdita, dobar dan!” ka qenë përkujtim i imi ndaj të pranishmëve për manifestimin kulturor me të njëjtin emërtim, i cili u zhvillua me mjaft probleme, disa qindra metra larg nga parlamenti.

Aty, kordonëve të policisë u ishte dashur që të mbronin pjesëmarrësit e ekspozitës nga Serbia dhe Kosova nga sulmet e grupeve të krahut të djathtë, tifozëve, huliganëve ose nuk e di nga kush tjetër. Pata dëshirë që në atë mënyrë t’ia përkujtoj Ana Bërnabiqit ato ngjarje dhe t’i jap mbështetje atij manifestimi.

Ajo çfarë duhet të dijë opinioni në Serbi, sipas rregullores së punës së Kuvendit të Serbisë, unë mund ta mbaj të gjithë fjalimin në gjuhën shqipe, sepse kam të drejtë për këtë dhe me siguri se do ta shfrytëzoj këtë të drejtë në ndonjë rast. Por, unë dëshiroj që t’iu drejtohem në gjuhën serbe, në mënyrë që të më kuptojnë të gjithë qytetarët, sepse po të kisha folur në gjuhën shqipe, atëherë, praktikisht, përkthyesi do t’i drejtohej publikut.

Radio Evropa e Lirë: Pasi që prekëm çështjen e përdorimit të gjuhës, a e keni thënë betimin parlamentar?

Shaip Kamberi: E kam thënë ashtu siç e ka lexuar kryesuesja, sepse ajo e vë në plan të parë detyrën e deputetit që të mbrojë “të drejtat njerëzore dhe të pakicave, si dhe liritë qytetare dhe me diturinë dhe aftësinë më të mirë i shërben qytetarëve të Serbisë, të vërtetës dhe të drejtës”. Unë, si njeri, si politikan dhe si deputet, jam i përkushtuar për ato ideale.

Nuk kam kurrfarë kërkese personale – as ndaj presidentit Alleksandar Vuçiq e as ndaj kryeministres, Ana Bërnabiq. Unë fare nuk jam i interesuar dhe besoj që asnjë shqiptar nuk është i interesuar, që të jem ministër në Qeverinë e Serbisë, betimi i së cilës përfundon me fjalët “do të përkushtohem për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”. Kjo është e papajtueshme me logjikën tonë politike dhe qëllimet tona politike, dhe në asnjë rast unë personalisht ose ndonjë prej shqiptarëve nuk do ta pranonte atë post.

Serbia – prej Horgoshit deri në Preshevë

Radio Evropa e Lirë: Pas këtij fillimi të ashpër në kuvend, a do të vazhdoni të shtroni pyetje të papërshtatshme për pushtetin? Çfarë do të jetë në fokusin tuaj?

Shaip Kamberi: Natyrisht, varësisht nga temat që do të paraqiten në Kuvendin Popullor, do të shpërfaq qëndrimet e mia dhe qëndrimet e grupit tim parlamentar, të cilin do ta përfaqësojmë. Çështja e pakicave është një nga çështjet kyçe, si dhe mënyra e trajtimit të pakicave. Ky është shembulli më i mirë i demokracisë së një shoqërie dhe ne do të përpiqemi që këtë temë ta mbajmë në rend të ditës vazhdimisht.

Por, në Serbi ekzistojnë probleme të mëdha, për shkak të së cilave numri i qytetarëve të pakënaqur është gjithnjë e më i madh. Unë këto ditë kam folur me shumë serbë në Bujanoc, të cilët e mbështesin fjalimin tim. Pra, fare nuk është problemi vetëm me shqiptarët. Unë e thash, problemi është që ky shtet po përpiqet të reduktohet në shërbim të vetëm një misioni, një partie dhe atyre që i përkasin një partie.

Ju i dëgjoni akuzat në llogarinë time, se serbët, në fakt, Partinë Progresiste Serbe (SNS), i kam lënë jashtë pushtetit lokal në Bujanoc. Partia ime i ka humbur zgjedhjet në nivel lokal, si dhe vendin e kryetarit të komunës. Po, ajo edhe më tutje angazhohet për respektimin e parimeve të multietnicitetit në komunat tona, të cilat u krijuan në zgjedhjet e vitit 2020. Por, ky parim duhet të jetë universal dhe presidenti i shtetit është pikërisht ai që është i obliguar që të angazhohet që ky parim të jetë universal. Dua të them se nuk mund të kërkohet përfshirja vetëm e serbëve në vetëqeverisjen lokale në Bujanoc dhe vetëm nga radhët e Partisë Progresiste Serbe, sepse në Bujanoc ekziston edhe opsioni tjetër, i cili nuk është në raporte të mira me qendrën e Partisë Progresiste Serbe, ndërkaq që harrohet çështja e përfaqësimit të shqiptarëve në vetëqeverisjen lokale në Medvegjë.

Atje kanë mbetur 500 deri 600 shqiptarë që kanë tre vende në kuvendin komunal, por nuk ka pasur tolerancë dhe vullnet të mirë që edhe ata të marrin çfarëdo roli në pushtet, që edhe ata ta shohin veten si pjesë të vetëqeverisjes lokale në të cilën jetojnë. Pra, problemi është se ekziston një përpjekje për të zbatuar në mënyrë selektive disa parime dhe vetëm kur i përshtatet SNS-së dhe atyre që janë me të.

Presidenti Vuçiq ka qenë dy herë në Bujanoc, një herë sa ishte kryeministër, një herë si president i këtij shteti dhe nuk e vizitoi asnjëherë vetëqeverisjen lokale. Ka pasur takim vetëm me njerëzit e SNS-së dhe atë në një kafiteri. Nuk i mblodhi serbët, nuk erdhi në vetëqeverisjen lokale që nga njerëzit kyç të dëgjojë për problemet me të cilat ballafaqohen banorët e kësaj komune. Pra, fare nuk ka treguar interesim as për shqiptarët, as për romët, por as për serbët që nuk i takojnë SNS-së.

Unë nuk besoj që do të përmirësohet pozita e shqiptarëve në rast se një shqiptar bëhet ministër. Unë besoj që pozita e shqiptarëve do të përmirësohet atëherë ku shteti të vendosë për këtë, që në përputhje me numrin e banorëve në këto komuna të punësojë shqiptarët në institucionet shtetërore. Do të përmirësohet gjendja edhe në qoftë se shteti e sjell ndonjë investues në jug prej Vranjës. Shumë shpesh mund të dëgjohet presidenti Vuçiq se po i hap fabrikat prej Suboticës e deri në Vranjë, sikur kufiri të mos ishte pas Preshevës. Le ta sjellë ndonjë në Bujanoc, Preshevë, Medvegjë, Sjenicë, Tutin… dhe kështu të tregojë që vërtetë angazhohet për të gjithë qytetarët.

Përgatiti: Bekim Bislimi

Shaip Kamberi – një zë ndryshe në Parlamentin serb

“Është e trishtueshme për demokracinë, sepse një Kuvend të tillë nuk do të mund ta prodhonte as Sllobodan Millosheviqi”, ka thënë shefi i grupit parlamentar Lugina e Bashkuar – SDA e Sanxhakut, Shaip Kamberi, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Serbisë, më 28 tetor. Këto fjalë kanë nxitur reagime të shumta të përfaqësuesve të pushtetit në Serbi, por edhe në rrjetet sociale.

“Alleksandar Vuçiqi dhe (Ivica) Daçiqi, janë treguar më efikas sesa baballarët e tyre politikë”, ka theksuar Kamberi gjatë fjalimit të tij.

Sonja Biserko, kryetare e organizatës joqeveritare “Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut” në Serbi, i vlerëson fjalët e Kamberit, si një deklaratë e guximshme.

“Ky është një zë mjaft i fuqishëm i përfaqësuesve të pakicës shqiptare, e cila deri më tash ka qenë në Kuvend, por nuk ka qenë kaq eksplicite dhe mendoj që kjo është një deklaratë e guximshme dhe e domosdoshme për kuvendin serb“, theksoi Biserko për Radion Evropa e Lirë.

Politologu, Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin që fjalimi i Kamberit ka qenë përmbajtësor, politikisht korrekt dhe i ndërtuar mbi parimin qytetar. Sipas tij, ky fjalim nuk ishte zë opozitar, por një zë përbashkues i asaj që njihet si Serbi qytetare dhe demokratike.

“I gjithë fjalimi përshkruhej me orientimin evropian të Serbisë, me drejtimin që të ketë demokraci, që të respektohen të gjitha dallimet, si dhe me kritikën ndaj qeverisë aktuale, por edhe të politikës aktuale të presidentit, Alleksandar Vuçiq, që po shkon drejt autokracisë, duke e shtypur çdo zë opozitar”, theksoi Tahiri.

Çfarë tha Kamberi?

Gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit të Serbisë, në të cilën u zgjodh qeveria e re serbe, Kamberi vlerësoi se midis 250 deputetëve, opozita përfaqësohet nga vetëm gjashtë deputetë të partive të pakicave dhe deklaroi se grupi i tij parlamentar, i cili përbëhet nga gjashtë deputetë, nuk do të mbështesë qeverinë e re serbe. Si arsye për një vendim të tillë, Kamberi e ka theksuar atë që qeveria e kaluar me në krye Ana Bërnabiqin, nuk ka bërë asgjë për integrimin e shqiptarëve që jetojnë në jug të Serbisë.

“Unë nuk përfaqësoj as të verdhët, as të kuqtë, as të zinjtë, por shqiptarët e diskriminuar të Luginës së Preshevës”, ka thënë Kamberi.

Ai gjithashtu theksoi se, askush nga pakicat nuk udhëheqë me ndonjërën prej ministrive të qeverisë së re.

“Një koalicion i përbërë nga kinse qendra e majtë dhe e djathtë prodhoi një qeveri totalitare në Serbi, si kurrë më parë, natyrisht përmes procesit zgjedhor. E vërteta e vetme në slloganin ‘Serbia është Evropë’ është ‘Serbia është Bjellorusi’, megjithëse atje ka opozitë, të paktën në rrugë”, ka thënë Kamberi.

Kamberi deklaroi se në Serbi ka “gjuhë të urrejtjes në përdishmëri, seksizëm dhe denigrim të opozitës”. Ai, gjithashtu vlerësoi se ksenofobia po lulëzon, ashtu sikurse etiketimi me emra fyes, i cili ka hyrë në “zhargonin e përditshëm”.

Kamberi vlerësoi gjithashtu se nga Serbia nuk mund të pritet që të zgjidhë çështjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi, përderisa, ndër të tjera, vrasja e gazetarit (pronarit dhe kryeredaktorit të së përditshmes “Dnevni Telegraf”), Slavko Quruvija, nuk është zgjidhur.

Deklarata e tij i referohej çështjes së vrasjes së tre vëllezërve Bytyqi – Yllit, Agronit dhe Mehmetit, të cilët u arrestuan më 1999 në hyrje të Serbisë për, siç pretendonin autoritetet e atëhershme serbe, kalim të paligjshëm të kufirin. Pas lirimit nga burgu, pas kryerjes së dënimit, ishin vrarë.

Trupat e tyre u zbuluan në korrik të vitit 2001 në një varr masiv në Petrovo Selo, në Serbinë lindore. Kërkesa për të ndriçuar këtë çështje erdhi në Serbi në disa raste nga instancat më të larta botërore, përfshirë Uashingtonin.

“Unë jam kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, i cili ka avokuar institucionalisht për të drejtat e shqiptarëve që nga vitit 1990, unë kam një pasaportë serbe, por në Serbinë e sotme, nuk kanë rëndësi shtetësia dhe qytetaria.Atëherë si mund të presim lirinë dhe barazinë”, ka thënë Kamberi në fjalimin e tij.

Ai theksoi që më parë “njerëzit kanë ikur për shkak të luftërave, ndërkaq sot ata po ikin për shkak të autoritarizmit”, dhe se “Serbia ka sunduesin e saj, prej të cilin varet fati i secilit prej nesh, duke përfshirë Qeverinë”, duke aluduar në kryetarin e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq.

Kamberi i bëri thirrje kryeministres, Bërnabiq që së bashku me të ta vizitojë Batajnicën, Peruqacin, Petrovo Selon dhe Rudnicën, ku dyshohet se shqiptarët nga Kosova, të vrarë gjatë luftës në fund të viteve 1990, ishin varrosur në varreza masive, si dhe duke theksuar se këto ishin kryer nga “strukturat e organizuara të shtetit”, të cilin ajo tani e përfaqëson.

“Këto krime lufte ishin urdhëruar dhe kryer nga zyrtarë serbë. Nuk ka prosperitet pa pajtim, nuk ka pajtim pa u ballafaquar me të kaluarën”, ka thënë Kamberi.

Reagime të ashpra ndaj deklaratave të Kamberit

I pari që reagoi ndaj fjalimit të Kamberit, ishte kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili është edhe lider i Partisë Socialiste të Serbisë, themelues dhe kryetar i së cilës nga viti 1990 e deri në vdekjen, më 2006, ishte Sllobodan Millosheviq.

Daçiq e paralajmëroi Kamberin, gjatë seancës, duke i thënë që duhet të përdorë “një fjalor që është i përshtatshëm për Kuvendin, në mënyrë që ai të mos detyrohet të marrë masa”. Daçiq shtoi se prezantimi i Kamberit ishte “provokues”.

“Askush nuk ka paragjykime për shkak të identitetit tuaj, por për shkak të asaj që ju po thoni. Akuzat janë pa asnjë bazë dhe një imazh i rremë se ekziston njëfarë pabarazie e pakicave”, tha Daçiq.

Mandatarja për përbërjen e qeverisë së re, e cili u zgjodh kryeministre disa orë më vonë, Ana Bërnabiq deklaroi se nuk është e vërtetë që shqiptarët që jetojnë në komuna në jug të Serbisë janë të diskriminuar. Ajo e pyeti Kamberin se “çfarë ke bërë ti për ta”, duke thënë se ai ka qenë në politikë më shumë se shumica e të pranishmëve në Kuvend.

Ndaj deklaratave të Kamberit ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se Kamberi nuk ka shumë bazë për të fajësuar autoritetet në Serbi për totalitarizmin dhe mosrespektimin e të drejtave të pakicave.

“Dikush që dëboi 42 për qind të serbëve nga pushteti në Bujanoc flet për rrezikimin e komuniteteve pakicë. Ata po kërkojnë një pozicion ministror me 0,5 për qind të popullsisë në Serbinë qendrore dhe në Vojvodinë, ndërkaq ata që kanë 42 për qind nuk lejohen të marrin pjesë në qeveri. Kaq për totalitarizmin” tha Vuçiq.

Ai shtoi se ishte i lumtur që shqiptarët në Serbi mund të flisnin kaq hapur për këto probleme, para një audience milionëshe.

“A guxojnë disa të tjerë që këtë ta thonë në Prishtinë, Tiranë apo diku tjetër? Ata ankohen se nuk morën një post ministror. Ne ua ofruam një zëvendës, por duket se kishim një vlerësim të mirë për të mos i dhënë postin ministror dikujt që flet kështu për vendin e tij”, tha Vuçiq.

Artikulim i së ardhmes

“Mendoj që për herë të parë kemi zë në Kuvend, sidomos në një kuvend të tillë që është njëpartiak dhe i një mendësie, zë i cili për herë të parë në kuvend ka sjellë disa fakte që janë shumë të rëndësishme për Serbinë, por edhe për t’u ballafaquar me të kaluarën“, theksoi Biserko.

Pa një zë të tillë, siç thotë ajo, Serbia “nuk mund ta artikulojë të ardhmen e saj, sidomos marrëdhëniet e saja në rajon“.

Biserko thekson që edhe përfaqësuesit tjerë të popullit serb duhet të flasin në të njëjtën mënyrë, sepse siç thotë ajo, para Serbisë është një proces i rëndësishëm i ballafaqimit dhe i normalizimit të marrëdhënieve në rajon.

Sipas saj, zëri i përfaqësuesve të komunitetit pakicë shqiptar është i rëndësishëm edhe në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se ai zë është i rëndësishëm për shkak se në këtë dialogun Beograd-Prishtinë, pakica shqiptare në Serbi asnjëherë nuk ka pasur vend, as përfaqësim dhe as që është marrë parasysh situata e shqiptarëve në jug të Serbisë“, theksoi Biserko.

Politologu, Ramush Tahiri, vlerëson se është mirë që një fjalim i tillë, siç e kishte paraqitur deputeti Kamberi në Kuvendin e Serbisë, është pranuar mirë nga intelektualët dhe nga elita në Serbi dhe nuk është trajtuar si fjalim i një shqiptari, por si fjalim i një qytetari të Serbisë, i cili, siç tha ai, “ia do të mirën Serbisë si shtet dhe si shoqëri e demokratizuar, si dhe mbarë rajonit”.

Përkrahjen që ka marrë në opinionin në Serbi fjalimi i Kamberit, politologu Tahiri e sheh si hapje të vizionit, përkrahje të mendimit kritik dhe tejkalim të ndarjeve partiake, etnike dhe fetare.

“Fjala e Shaip Kamberit ishte fjalë qytetare që e kalon çdo dallim dhe ishte fjalë e sinqertë për atë se si e sheh të tashmen, por sidomos të ardhmen e Serbisë. Kjo përkrahje, në secilën pjesë të fjalimit, unë besoj që vetëm do të zgjerohet dhe do të jetë një mendim dhe qëndrim kritik edhe i opozitës, e sidomos i elitës intelektuale në Serbi, sepse argumentet janë argumente dhe ato janë të pranueshme për cilëndo pjesë të historisë për të cilën ai foli, por edhe për cilindo koncept për të ardhmen e Serbisë”, theksoi Tahiri.

Fjalimi i tillë, siç shtoi Tahiri, “do t’i bënte nderë cilitdo parlament në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe është një përkushtim që përmes argumenteve të ndërtohen raportet politike brenda shtetit, por edhe në vet Kuvendin e Serbisë”.

Akuzat dhe etiketimet

Drejtori i organizatës joqeveritare Qendra për rajonalizim nga Novi Sadi, Aleksandar Popov, thotë për Radion Evropa e Lirë se atë që e ka thënë Kamberi në Kuvendin e Serbisë, do të mund ta thoshte cilido deputet tjetër opozitar.

“Në fakt, nuk do të thoshte asgjë që nuk është vërtetë. Po ta thoshte këtë në fjalimin e tij dikush nga opozita e Serbisë – sikur ajo të ekzistonte fare në Kuvend, por që nuk ekziston – atëherë do të vinin akuza të llojit tjetër, se bëhet fjalë për manjatë, si dhe do të merrnin lloj-lloj etiketash të ndryshme“, theksoi Popov.

Sipas tij, ndryshimi i vetëm do të ishte në atë se e ka thënë një njeri që nuk është me komb shqiptar dhe pastaj kjo do të kishte konotacion tjetër.

“Nëse pjesëtarët e pakicave nuk i gëzojnë të drejtat dhe nëse nuk ndjehen mirë, atëherë, sipas rregullit, do të duhej që as pjesëtarët e shumicës të mos ndjehen mirë, sepse atëherë do të thotë se këtu nuk ka sundim të ligjit dhe nuk ka liri qytetare në kuptimin e plotë të asaj fjale“, tha Popov dhe shtoi: “Nëse cilido qytetar nuk është i sigurtë, pa marrë parasysh se cilit komb apo besim i takon, atëherë askush nuk është i sigurt në një shtet të tillë“.

Reagimet në rrjetet sociale

Themeluesja dhe ish-drejtoresha e Qendrës për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, shkroi në llogarinë e saj në Twitter se për të gjitha ato që Kamberi i ka thënë në Kuvendin e Serbisë, “ne kemi nevojë sikurse për ajër”.

“Sot unë jam duke marrë frymë më lehtë”, ka thënë Kandiq.

Shkrimi i saj nxiti reagime të tjera.

Rada Trajkoviq, një politikane serbe nga Graçanica dhe kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, e quajti Kamberin udhëheqës të ri të opozitës.

“Të paktën ai në mes të Beogradit dhe para Kuvendit të Vuçiqit guxon t’ia thotë në sy regjimit. Për dallim nga Lista Serbe e cila rri në Prishtinë, hesht dhe miraton, ndërkaq që Mitrovica e zgjedh pa rezistencë”, ka shkruar Trajkoviq.

Marko Jakshiq nga Mitrovica e Veriut ka reaguar në Twitter duke thënë se ajo që ka deklaruar Kamberi, megjithatë nuk e bën atë si kreun e opozitës në Serbi.

“I qoftë për nderë e gjithë ajo që tha. Listën Serbe nuk mund ta krahasojmë me të, sepse ata janë qesharakë dhe nuk na ka faj ai që ato koka janë përfaqësuesit tanë në Kosovë. Por, e gjithë kjo nuk e bën atë udhëheqës të opozitës në Serbi”.

Slobodan Giorgev ka shkruar në Twitter që “Shaip Kamberi e meriton të paktën postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave”, në Serbi.

Por, ndaj fjalimit të Kamberit ka pasur edhe reagime kundërshtuese. Branimir Saraçeviq ka shkruar në Twitter se Shaip Kamberi, “për të cilin po thuhet se është shef i opozitës, në fakt është kopjuesi më vullgar i deklaratave të moqalit opozitar”.

Ndërkaq, një komentues tjetër, me nofkën Garfilld ka thënë se “i njëjti Shaip Kamberi është ai që kërkon bashkimin e të ashtuquajturës ‘Luginë e Preshevës’ dhe Medvegjës me ‘shtetin’ e Kosovës”.

Kuvendi i Serbisë i ka gjithsej 250 deputetë. Lista e partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe, ka fituar 188 nga 250 ulëset e deputetëve të Kuvendit.

Qeverinë e re të Serbisë, e cila ka 21 resorë dhe dy minsitri pa portofol, Kuvendi i Serbisë e ka miratuar me 227 vota “për” dhe 5 vota “kundër”.

Katër partitë shiptare nga jugu i Serbisë, nga Presheva dhe Bujanoci, kanë marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi, me 21 qershor, me listë të përbashkët, me emrin Alternativa demokratike shqiptare – Lugina e Bashkuar dhe kanë fituar 6 mandate të deputetëve.

Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës ka nëntë deputetë dhe Partia e Drejtësisë e Muamer Zukorliqit ka katër deputetë. Ata gjithashtu e kanë mbështetur zgjedhjen e Ivica Daçiç si kryetar të Kuvendit.

rel

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1446 testime, 321 raste të reja 9 humbje jete dhe 121 të shëruar

Tabela 2 nentorMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1446 testime, nga të cilët 321 qytetarë kanë rezultuar pozitivë .
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: Një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana, 67 vjeçar nga Mallakastra, 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 328 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,367 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpisë.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për shërbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (2 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 321
Të shëruar ne 24 orë 121
Të shtruar në spitale 328
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1446

Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,523
Raste të shëruara 11,367
Raste Aktive 9,629
Humbje jete 527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4896
Durrës 879
Fier 731
Korçë 595
Shkodër 539
Lezhë 434
Elbasan 431
Vlorë 397
Berat 287
Kukës 200
Gjirokastër 144
Dibër 96

IKShPK : prej 1374 mostrave kemi 486 raste pozitive, 9 të vdekur dhe 30 të shëruar!

komunatGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.374 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 486 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar nëntë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 30 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.641 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.317.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 165 raste, komuna Gjilan 79 raste, komuna Prizren 32 raste, komuna Podujevë 31 raste, komuna Fushë Kosovë 27 raste, komuna Ferizaj 23 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Gjakovë 17 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Shtime 11 raste, komuna Suharekë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Kamenicë 9 raste, komuna Lipjan 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Deçan 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Rahovec 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Istog, Junik, Kaçanik, Malishevë, Novobërdë dhe Skenderaj.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Kosovë: Situatë serioze për Covid-19 me tendenca përkeqësimi

PrishtinaQeveria e Kosovës ashpërsoi masat kundër përhapjes së koronavirusit. Masat mund të ashpërsohen edhe më tej, nëse vazhdon tendenca e shtimit të infektimeve.

Situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë është shumë serioze, sepse numri i qytetarëve të prekur me koronavirus në ditët e fundit e ka kaluar numrin e 120 të infektuarve për 100 mijë banorë. Kjo ka bërë që qeveria e Kosovës të ndërmarrë masa të reja kundër përhapjes së pandemisë.

Në një takim të mbajtur të hënën nga mekanizmat përcjellës dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ku morën pjesë edhe misionet diplomatike, Komisioni Evropian dhe agjencitë e OKB-së në Kosovë, u diskutua për masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat nga disa sektorë të ekonomisë nuk po priten mirë.

“Situata epidemiologjike me Covid-19 në në Kosovë është serioze dhe me tendenca përkeqësimi. Pasi që numri i qytetarëve të prekur me Covid 19 në ditët e fundit arrin 120 të infektuar në 100 mijë banorë. Prandaj, MSH-ja dhe IKSHPK-ja, të cilat janë në përcjellje të vazhdueshme të situatës dhe në mbikqyrje të zbatimit të masave, nëse do të jetë e nevojshme, do të rekomandojnë dhe do të ndërmarrin veprime shtesë për të mbrojtur shëndetin publik të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim të qeverisë së Kosovës.

Prania ndërkombëtare kërkoi angazhim shtesë në monitorimin e situatës, ndërsa, “nëse do të jetë e nevojshme nuk duhet të përjashtohet edhe ashpërsimi i masave, për të vënë nën kontroll shpërndarjen e virusit dhe mirëmbajtjen e sistemit shëndetësor”.

Preken gastronomia dhe qendrat tregtare

Masat e reja kundër koronavirusit, që tashmë ndërmori qeveria e Kosovës përfshijnë ndër të tjera sektorin e gastronomisë dhe qendrat tregtare. Këto nuk mund të punojnë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Qytetarët mbi 65 vjeç do të kenë orar të caktuar të qarkullimit: ata do të lejohen të lëvizin nga ora 06:00 deri në orën 10:00 dhe nga ora 16:00 deri në orën 19:00, përjashtuar këtu personat për nevoja shëndetësore. Personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna lejohet të mos shkojnë në punë dhe punëdhënësit e tyre, obligohen t’u krijojnë kushte për angazhim online nga shtëpia.

Personat që duan të hyjnë në Kosovë dhe që vijnë nga vendet me rrezikshmëri të lartë, që janë të listuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, duhet të prezantojnë një test negativ PCR. Institucionet publike sipas masave të reja, obligohen që të menaxhojnë paraqitjen e stafit në punë në përputhje me Manualin për mbrojten nga përhapja e COVID -19, dhe për këtë qëllim do të inspektohen nga organet kompetente.

Në fuqi po ashtu mbetet edhe masa për mosgrumbullim të më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe dhe vende të tjera publike. Të gjitha institucionet publike dhe private të arsimit të lartë, duhet ta organizojnë mësimin në formën online, thuhet në vendimin e qeverisë. Rreth dy mijë raste të reja të personave të infektuar me Covid-19 u shënuan vetëm gjatë pesë ditëve të fundit, duke e rënduar dhe stërngarkuar gjendjen nëpër qendrat spitalore të Kosovës.

Masat e reja të qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së pandemisë, nuk janë pritur mirë nga disa sektorë të ekonomisë. Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se “Bizneset qe po kufizohen duhet te mbështeten financiarisht nga qeveria”.

“Kufizimi i orarit të punës në disa sektorë të ekonomisë, rezulton me rënie të qarkullimit, përderisa shpezimet mbesin fikse (qiratë, pagat, etj). Në shumicën e bizneseve që do të punojnë me orar të kufizuar, një pjesë e rëndësishme e qarkullimit krijohet në orarin kur ato duhet të mbyllen për shkak të masave të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thotë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, duke shtuar se “veprimi për masa te reja kufizuese do të duhej të përcillej me një masë financiare në përkrahje të këtyre bizneseve, së paku 30-40% e totalit të pagave dhe qirave”.

Që prej fillimit të pandemisë e deri në këtë fillim nëntori, në Kosovë e cila ka një popullsi prej rreth 1.7 milionë banorësh, janë regjistruar mbi 20 mijë raste me koronavirus. Prej tyre, 688 pacientë kanë vdekur dhe 15.611 janë shëruar.

dw

Beteja për vota Trump-Biden një ditë para zgjedhjeve

trump biden 2Disa muaj fushate zgjedhore mbërritën sot (e hënë) në ditën e fundit të tyre me kandidatët për garën presidenciale që po vazhdojnë të bindin votuesit e pavendosur si dhe po nxisin mbështetësit e tyre të votojnë. Presidenti Donald Trump dhe ish-Nënpresidenti Joe Biden po zhvillojnë takime elektorale në shumë shtete që do të jenë ndër më të rëndësishmet në përcaktimin e rezultatit. Ndalesa e përbashkët në itinerarin e tyre është Pensilvania, një shtet ku zoti Biden kryeson sipas sondazheve të fundit, por që zoti Trump e fitoi gjatë garës presidenciale të 2016. Fituesi i Pensilvanisë fiton 20 nga 270 votat elektorale që i duhen një kandidati për të marrë një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Trump do të zhvillojë një tubim në aeroportin ndërkombëtar Wilkes-Barre Scranton, ndërsa zoti Biden do t’u drejtohet mbështetësve të tij në një aktivitet me makina, për shkak të pandemisë, në Pitsburg.

Ndalesa tjetër e zotit Biden të hënën do të jetë Ohajo, një shtet me 18 vota elektorale. Sondazhet i tregojnë të dy kandidatët të ngërthyer në një garë të ngushtë me njëri-tjetrin.

Presidenti Trump shkon edhe në Karolinën e Veriut, një tjetër shtet ku dy kandidatët garojnë kokë më kokë si dhe në dy shtete të tjera si Miçigani dhe Uiskonsin. Në dy këto të fundit sondazhet nxjerrin në avantazh zotin Biden, por ato ishin pjesë e rëndësishme e fitores së zotit Trump në 2016.

Rezultatet nuk pritet të shpallen zyrtarisht për disa javë nga dita e zgjedhjeve. Afatet ndryshojnë nga shteti. Disa pritet t’i bëjnë ato të ditura brenda një jave, por shumë prej tyre duhet të presin për shpallejn e rezultateve përfundimtare deri në fund të nëntorit apo në fillim të muajit dhjetor.

Prej shumë vitesh, fituesi ka qenë i qartë para shpalljes së rezultateve zyrtare për shkak të parashikimeve të bëra nga organizatat mediatike bazuar në të dhënat nga zonat e votimit. Këtë vit një numër rekord amerikanësh kanë votuar paraprakisht, të paktën 94 milionë deri të dielën në mbrëmje dhe në kushtet kur shumë prej votave janë hedhur me postë për shkak të shqetësimeve të lidhura me koronavirusin, numërimi në disa shtete mund të jetë më i ngadaltë se zakonisht.

Presidenti Trump i ka kritikuar vendimet e disa gjykatave që u kanë dhënë të drejtën disa shteteve të numërojnë edhe ato vota që do të dërgohen me postë ditën e zgjedhjeve, duke përcaktuar një afat që varion nga shteti në shtet, se deri kur mund të pritet për to.

Ai e përsëriti kundërshtinë e tij gjatë ndalesave të shumta të fushatës të dielën, duke thënë, por pa ofruar asnjë provë se “mund të ndodhin shumë mashtrime dhe abuzime”.

Zoti Trump sinjalizoi se zyrtarët e fushatës së tij po përgatiten për sfida ligjore lidhur me numërimin e fletëve të votimit të hedhura jo të qendrat e votimit në Pensilvani, çështje që u bë objekt i një vendimi të Gjykatës së Lartë javën e kaluar.

Ai gjithashtu shprehu pakënaqësinë e tij me faktin se rezultati nuk do të shpallet menjëherë dhe u tha gazetarëve para një tubimi në Karolinën e Veriut se “nuk mendon se është e drejtë që ne duhet të presim për një periudhë të gjatë kohore pas zgjedhjeve”.

Por zoti Trump e cilësoi të rreme një artikull të publikuar në faqen në internet Axios, se ai u kishte thënë personave të rrethit të tij të ngushtë se do ta shpallte fitoren natën e zgjedhjeve edhe nëse rezultati i Kolegjit Zgjedhor do të ishte i paqartë.

Kandidati demokrat Joe Biden komentoi rreth artikullit mes ndalesave të fushatës së tij të dielën në Filadelfia. “Presidenti nuk do t’i vjedhë këto zgjedhje”, tha zoti Biden.

Në Filadelfia, zoti Biden përsëriti gjithashtu kritikat e tij ndaj përgjigjes së administratës Trump lidhur me pandeminë e koronavirusit, e cila ka shkatuar vdekjen e rreth 231,000 personave që prej fillimit të saj dhe infektimin e më shumë se 9.2 milionëve, më shumë se në çdo vend tjetër i botës, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

“E vërteta është se për të mposhtur virusin ne duhet që së pari të mundim Donald Trumpin” tha zoti Biden. “Ai është virusi”, shtoi ai.

Zoti Trump vazhdon të thotë se situata në SHBA po shkon drejt përmirësimit për sa i takon përpjekjeve kundër COVID-19-s dhe se vaksina do të dalë së shpejti në qarkullim.

Zoti Biden e quajti Pensilvaninë “kritike” lidhur me garën e tij për president. Ai u shpreh optimist duke thënë “kur Amerika të dëgjohet, besoj se mesazhi do të jetë i qartë: është koha që Trumpi të bëjë gati valixhet e të shkojë në shtëpi”.

Sipas sondazheve kombëtare, zoti Biden vazhdon të kryesojë garën për president me rreth 8 për qind më shumë sesa zoti Trump i cili nëse humbet do të jetë i treti president në SHBA në katër dekadat e fundit që nuk rizgjidhet për një mandat të dytë.

Megjithatë zgjedhjet në SHBA nuk përcaktohen nga vota popullore në nivel kombëtar, por nga votat e Kolegjit Zgjedhor prej 538 anëtarësh. Një kandidati i duhet minimalisht 270 vota elektorale në mënyrë që shpallet fitues i garës për president.

Përveç garës presidenciale, votuesit amerikanë do të zgjedhin gjithashtu të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve prej 435 ligjvënësish, 35 anëtarët të Senatit prej 100 vendesh, 11 guvernatorë shtetesh, drejtues në nivele të ndryshme të qeverisjes lokale si dhe do të votojnë iniciativa të lidhura me referendume.

voa

SHBA, e gjithë vëmendja te zgjedhjet

trump bidenNë Shtetet e Bashkuara, e gjithë vëmendja këtë javë është e përqendruar te zgjedhjet: sa njerëz do të dalin për të votuar, sa shpejt do të dihen rezultatet dhe, më në fund, kush do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.

Një ditë para zgjedhjeve, si Presidenti Donald Trump ashtu edhe sfiduesi i tij, ish Nënpresidenti Joe Biden, po argumentojnë përpara votuesve se përse e meritojnë mandatin e ardhshëm katër vjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Një e panjohur e madhe është pjesëmarrja në votime. Sa njerëz do të shkojnë të martën fizikisht në qendrat e votimit, pa marrë parasysh frikën e koronavirusit, që ka lënë më shumë se 230,000 të vdekur në SHBA? Sipas organizatës Projekti Zgjedhor, deri tani kanë votuar më shumë se 93 milion njerëz, rreth 67 % e të gjithë atyre që votuan në vitin 2016.

Të dyja fushatat pretendojnë se e shohin qartë rrugën drejt fitores. Jason Miller, këshilltar i fushatës së Presidentit Trump, thotë se zoti Trump e ka zgjeruar bazën e mbështetjes veçanërisht midis meshkujve afrikano-amerikanë dhe votuesve me prejardhje latinoamerikane si dhe në shtetet që historikisht kanë qenë baza të demokratëve.

“I gjithë elektorati ka ndryshuar. Koalicionet janë të ndryshme këtë herë. Fakti që Joe Bidenit iu desh të bëjë fushatë në Minesota, një shtet që republikanët nuk e kanë fituar që nga viti 1972, tregon se sa të shqetësuar janë ata,” thotë Jason Miller, këshilltar i fushatës së Presidentit Trump.

Demokratët thonë se rruga drejt fitores po ndryshon në favor të tyre, sepse shtetet normalisht republikane tani janë duke u kontestuar. Dyshja Joe Biden-Kamala Harris, kanë vizituar kohët e fundit shtetet Teksas, Xhorxhia dhe Ajova, të cilat në vitin 2016 mbështetën kandidatin Trump.

Anita Dunn, këshilltare e fushatës Biden, thotë se pjesëmarrja në votime do të thyejë rekorde sepse njerëzit janë të motivuar për të parë ndryshime.

“Nëse shikoni entuziazmin e madh që kemi parë në votimin e hershëm dhe votimin rekord deri tani, kjo tregon se njerëzit do të votojnë. Dhe ne do ta dimë në Ditën e Zgjedhjeve se ndoshta ka dalë të votojë një numër rekord njerëzish, sepse ata duan ndryshim,” thotë Anita Dunn, këshilltare e fushatës së z. Biden.

Mbetet e paqartë se sa shpejt do të jenë gati rezultatet e votimit dhe sa do të duhet të presin amerikanët për të mësuar përfundimin e këtyre zgjedhjeve, që mund të mbeten në histori.

voa

Mid’hat Abdyl Frashëri

Midhat Frasheri

Lindi në Janinë më 25 mars 1880. I ati, Abdyli, ishte në Prizren, në krye të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur lindi Mid’hati. Abdyli, Naimi dhe Samiu u morën direkt me edukimin e tij.  Në vitin 1897 themeloi bibliotekën “Lumo Skëndo” dhe mori pjesë aktive në botimin e “Kalendarit Kombiar” bashkë me Kristo Luarasin. Shkrimet e para me temë rilindëse i botoi qysh në moshën 16 vjeç, madje puna e parë ishte për Skënderbeun. Pas studimeve, punoi në administratëm osmane në Stamboll dhe mandej në Selanik, ku themeloi Klubin shqiptar dhe gazetën “Lirija” (1908).

Mid’hati u zgjodh kryetar i Kongesit të Manastirit, (1908) që hartoi një program kombëtar prej 18 pikash dhe vendosi alfabetin krejtësisht latin të gjuhës shqipe.

Ai qe nismëtar i thirrjes së Kongresit arsimor të Elbasanit( 1909) për çeljen dhe administrimin e shkollave shqipe dhe të Normales për mësues.

Botues i revistës kulturore “Dituria”, një enciklopedi e jetës dhe monument i kulturës shqiptare(1897-1929).

Veprimtar i shquar i Pavarësisë. Pjesëmarrës në tubimin e Shkupit( tetor 1912) ku u vendos te shpallej Pavarësia e Shqipërisë.

Delegat i Pejës dhe Gjakovës, Plavës e Gucisë dhe mandej dhe i Elbasanit në Kuvendin e Vlorës (1912). Firmëtar i Pavarësisë Kombëtare dhe anëtar i qeverisë së Ismail Qemalit, ministër i Punëve të Përgjithshme.

Në vitin 1914 ministër në qeverinë e Princ Vidit.

Largohet nga Shqipëria, kur nis rebelimi haxhiqamilist, që i dogji edhe shtëpinë me gjithë dokumentet në Elbasan. Emigrant në Zvicër, Sofje, Bukuresht. Në Sofje boton veptat e para: “Letra nga një udhëtim në Zvicër”, “Hi dhe shpuzë”, “Popullsia e Epirit”, “Pritmi i Shqipërisë”, si edhe gazetën në gjuhën frengjisht “L’indipendance Albanaise” ku propagandonte dhe mbronte çështjen shqiptare.

Gjatë Luftës së Parë Botërore u internua në Moldavi, në minierat e naftës dhe të vdekjes. Atje shkroi “Ditarin”, kujtimet nga Rumania.

Ministër pa portofol ne qeverinë e Turhan Pashës (1918). Delegat i qeverisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919), njëherësh delegat i “Vatrës” SHBA në atë konferencë, i  Komitetit “Mbrojtja e Kosovës” dhe i shqiptarëve te Turqisë.

Në Lozanë dhe Gjenevë, qendra të propagandës dhe botimeve të kombeve, Mid’hati botoi në vitin 1919-një sërë veprash të rëndësishme historike në gjuhën frëngjisht si “Rilindja shqiptare”, “Shqiptarë e sllavë”, “Shqiptarët në vend të tyre dhe jashtë atdheut”, “Rivendikimet shqiptare”, “Çështja e Epirit”, si edhe qindra artikuj, promemorie, letra, ese, memorandume drejtuar Konferencës së Paqes, qeverive të Fuqive të Mëdha dhe personaliteteve politike e kulturore të Europës si edhe shkrime botuar ne gazetat dhe revistat më prestigjioze të Europës.

Gjithashtu, i dërgoi Presidentit Uilson të SHBA një mesazh për ta njohur me çështjen shqiptare dhe një aneks-promemorie të shoqëruar me gjashtë harta etnografike, që ndikuan tek Presidenti Uilson për mbrojtjen e çështjes së rrezikuar shqiptare, në prag të coptimit.

Kryetari delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris (1920-1922) dhe në Lidhjen e kombeve, ku mbrojti si askush tjetër çështjen shqiptare.

Në vitin 1923 emërohet Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi, ku u shqua për rregullimin e marëdhënieve shtetërore me Greqinë, mbylljen e Sillogjeve antishqiptare dhe mbrojtjen e çëshjes çame, ndalimin e shkëmbimit të shqiptarëve si turq në Turqi(1923-1925) dhe kundërshtimin e kolonizomit të Çamërisë me kolonë grekë.

Dha dorëheqjen si ambasador në vitin 1925, kur politika e shtetit shqiptar nuk përputhej më me parimet e tij, pikërisht  kur Shën Naumi dhe Vermoshi iu dhanë Jugosllavisë nga Zogu, me protestën “Asgjë të japim nga trupi i mëmëdheut tonë”.

Në vitet 1925-1939 u mor me punë kulturore dhe studimore, themeloi librarinë “Lumo Skendo në Tiranë” dhe botoi një sërë veprash të rëndësishme si “Plagët tona”, “Gruaja”, “Udhëtarët e huaj në Shqipëri”, “Liga e Prizrenit”, “Përshtypjet e udhëtimit” ”, “Bibliografitë”  etj.

Më 8 prill 1939 hodhi themelet e organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar” si një alternativë antifashiste me program “Nacionalizma shqiptare, 1939. Në vitin 1942 publikoi programin e Ballit Kombëtar “Dekalogu”, një program nacionalist për një Shqipëri etnike dhe demokratike dhe socialdemokrat nga pikëpamja sociale.

Gjatë Luftës së Parë Botërore udhëhoqi luftën e nacionalisteve kundër pushtuesve nazifashistë dhe paqen ndërmjet shqiptarëve. Ishte organizatori kryesor i Kuvendit të Mukjes (3-4 gusht 1943) dhe i Marrëveshjes së Mukjes per një luftë të përbashkët kundër okupatorëve, në krah të Aleatëve të mëdhenj Antifashistë. Pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes nga komunistët dhe emisarët jugosllavë, ai u përpoq të ndalte Luftën civile (1943-1945) dhe u përball me terrorizmin komunist.

Emigroi nga Shqipëria pas pushtimit komunist te saj (nëntor 1944) për ta vazhduar luftën kundër regjimit komunist me mjete demokratike me ndihmën e vendeve Perëndimore. Në emigracion organizoi qëndresën, por edhe edukimin e shkollimin  emigrantëve politikë shqiptarë (në kampet Gramo, Santa Fara, Regio Emilia, etj) me konferencat, kurset, shkollën “Besnik Çano”, mësimin e gjuhëve të huaja dhe botimin e revistës ”Flamuri”).

Ne vitin 1949 Mid’hat Frashëri në bashkëpunim me Aleatët aglo-amerikanë themeloi ne Francë më 26 gusht 1949 Komitetin “Shqipëria e Lirë”, qeveria shqiptare ne emigracion. Qëllimi i Komitetit “Shqipëria e Lirë” ishte lirimi i Shqipërisë nga diktarura komuniste dhe vendosja atje e një sistemi demokratik sipas modeleve më të përparuara perëndimore. Mid’hat Frashëri u zgjodh kryetar i komitetit dhe nga BBC në Londër shpalli programin e Komitetit, 6.09.1949. Komiteti Shqipëria e Lire” u vendos me seli në Nju York, ku nisi veprimtarinë.

Për fat të keq, vdiq papritur më 3 tetor 1949. Vdekja e tij mbetet e dyshimtë, ndonëse u njoftua një atak kardiak. Mendohet se vdekja e M. Frashërit u shkaktua  nga një ndërhyrje e Sigurimit Rus, nëpërmjet agjentit Kim Filbi, sipas vendit te qeverisë shqiptare për ta zhdukur Mid’hat Frashëtin (dok. arkivi i Ministrisë së Brendshme).

Vdekja e Mid’hat Frashërit ishte një humbje e madhe per Shqipërinë dhe kombin shqiptar, por edhe më gjerë. Ai ishte figura më e madhe e Kombit tonë, njëherësh edhe një nga personalitetet më të shquar të Europës në atë kohë.

Uran Butka

Britania fillon një rishikim të përshpejtuar të vaksinës së AstraZenekës për COVID-19

AstraZenecaKompania AstraZeneca tha të dielën se rregullatori shëndetësor i Britanisë kishte filluar një rishikim të përshpejtuar të vaksinës së saj të mundshme të koronavirusit.

“Ne konfirmojmë rishikimin nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) të vaksinës sonë të mundshme COVID-19″, tha një zëdhënës i kompanisë AstraZeneca.

Në këtë proces, rregullatorët janë në gjendje të shohin të dhënat klinike në kohë reale dhe të dialogojnë me prodhuesit e ilaçeve mbi proceset e prodhimit dhe provat për të përshpejtuar procesin e miratimit.

Qasja është krijuar për të shpejtuar vlerësimet e barnave ose vaksinave premtuese gjatë një emergjence të shëndetit publik.

Vaksina COVID-19 e kompanisë AstraZeneca po zhvillohet në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Agjencia e lajmeve Bloomberg raportoi të premten se MHRA kishte filluar gjithashtu një rishikim të përshpejtuar për kandidatin e vaksinës COVID-19 nga kompania Pfizer Inc.

AstraZeneca dhe Pfizer janë ndër kryesuesit në garën për të prodhuar një vaksinë për koronavirusin. Në garë gjithashtu janë të përfshirë kompanitë Johnson & Johnson dhe Moderna Inc. Kandidatët e tyre të vaksinës janë në prova të fazës së avancuar, të dhëna e pjesëshme nga të cilat priten në javët e ardhshme.

Prodhuesi britanik i ilaçeve tha të hënën se vaksina e saj eksperimentale prodhon një përgjigje pozitive të imunitetit si tek të rriturit ashtu edhe të moshuarit. Sipas kompanisë AstraZeneca, vaksina gjithashtu shkakton përgjigje më të ulëta negative tek të moshuarit.

Koronavirusi i ri u ka marrë jetën më shumë se 1.19 milionë njerëzve në të gjithë botën, ka dëmtuar ekonominë botërore dhe ka tronditur jetën normale për miliarda njerëz.

Puna për vaksinën e Oksfordit filloi në janar. E quajtur AZD1222 ose ChAdOx1 nCoV-19, vaksina vektoriale virale përdor një variant të dobësuar të një virusi të ftohjes tek shimpanzetë, i cili kodifikon udhëzimet për krijimin e proteinave nga COVID-19 për të ndërtuar imunitetin kundër koronavirusit.

voa