Ministria e Shëndetësisë: 2.264 testime, 801 raste të reja, 18 humbje jete dhe 490 të shëruar

Instituti i Shëndetit PublikMinistria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.264 testime, prej të cilave 349 testime janë kryer për arsye depistimi, 801 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 349 raste në Tiranë, 49 raste në Vlorë, 41 raste në Lushnje, 39 raste në Lezhë, 32 raste në Shkodër dhe Korçë, 31 raste në Tepelenë, 23 raste në Berat dhe Gjirokastër, 22 raste në Librazhd, 20 raste në Krujë dhe Mat, 16 raste në Durrës dhe Dibër, 15 raste në Tropojë, 10 raste në Has, 9 raste në Devoll dhe Kuçovë, 8 në Kukës, 7 në Malësi e Madhe, 6 raste në Elbasan dhe Mallakastër, 4 raste në Gramsh, 3 raste në Fier dhe Delvinë, 2 raste në Kavajë, Pukë, Bulqizë, 1 në Kurbin, Sarandë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 18 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 9 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasan, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Korça, 1 qytear nga Durrësi dhe 1 qytetar nga Kruja.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 490 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.974 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 35 në terapi intensive, 10 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën,  të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

COVID-19 – Statistika (04 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 801
Të shëruar ne 24 orë 490
Të shtruar në spitale 483
Humbje jete në 24 orë 18
Testime ditore 2.264

Testime totale 199.326
Raste pozitive 41.302
Raste të shëruara 20.974
Raste Aktive 19.458
Humbje jete 870

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10503
Durrës 1315
Elbasan 799
Fier 1443
Korçë 987
Vlorë 963
Shkodër 868
Lezhë 739
Berat 651
Kukës 404
Dibër 247
Gjirokastër 539

Bisedimet Kosovë – Serbi vazhdojnë javën e ardhshme

LajcakBashkimi Evropian paralajmëroi për të enjten takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga i dërguari i posaçëm evropian, Miroslav Lajçak.

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se rendi i ditës do të përcaktohet në prag të takimit.

Palët u takuan për herë të fundit më 29 tetor për të diskutuar çështjet e pretendimeve pronësore dhe financiare, por bisedimet përfunduan pa ndonjë përparim.

Gjatë javës zoti Lajçak, tha se procesi nuk është i bllokuar dhe takimi i radhës do të mbahet “sapo të krijohen kushtet”.

“Unë jam i angazhuar për të lehtësuar bisedimet për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, me të cilën njëherë e përgjithmonë, do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe të jetë edhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së”, u tha ai anëtarëve të Komisionit për marrëdhënie ndërkombëtare të Parlamentit Evropian, në një debat mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, 25 vjet pas Marrëveshjes së Daytonit që i dha fund luftës në Bosnjë.

Megjithatë ai theksoi se procesi i bisedimeve është “një rrugëtim i gjatë dhe me shumë pengesa”.

Bisedimet Kosovë –Serbi të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, që ishin ndërprerë në fund të vitit 2018 për shkak të tarifave të vendosura nga Kosova ndaj mallrave serbe. rifilluan në muajin korrik. Megjithatë të dyja palët vazhdojnë të mbajnë qëndrime të kundërta për tema të ndryshme.

Çështja më e diskutueshme është ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Beogradi kërkon debate për këtë çështje ndërsa Kosova e quan tashmë çështje të mbyllur.

Serbia kërkon që ky mekanizëm të krijohet sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, që parasheh përgjegjësi të gjera në disa fusha, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Serbia kërkon ndryshime në Kushtetutën e Kosovës për të mundësuar kalimin e më shumë përgjegjësive ekzekutive tek asociacioni i komunave me shumicë serbe. Por, Kosova kundërshton çdo ndryshim që do t’i jepte përgjegjësi ekzekutive një asociacioni të tillë.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008 me mbështetjen e fuqive kryesore perëndimore, por të dyja palët janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve.

Në fillim të muajit shtator të dyja vendet u dakorduan për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Shtëpinë e Bardhë, por sfidë mbetet zgjidhja politike e cila diskutohet në Bruksel.

voa

Gërmimet në një varrezë të dyshuar masive në Serbi

vareza masiveTë premten ekspertët e Serbisë dhe të Kosovës hynë në ditën e pestë të gërmimeve në Kizhevak të Rashkës, në Serbinë jugperëndimore, ku besohet se ka një varrezë të dyshuar masive me trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës.

Gërmimet filluan më 30 nëntor pak ditë pasi që hetuesit mjeko-ligjorë duke përdorur pamje satelitore, thanë se ka gjurmë të trupave në një minierë të hapur në Kizhevak.

Shefi i delegacionit të Beogradit në bisedimet për të zhdukurit, Velko Odalloviç, tha të premten se “mund të hamendësojmë se këtu ka midis 15 dhe 17 trupa dhe se procesi i zhvarrosjes dhe identifikimit do të sigurojë përgjigjet për numrin e trupave dhe kush janë ata”.

Shefi i delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli, tha se në Kizhevak “gjenden eshtrat e njerëzve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, të cilët janë transferuar këtu për të mbuluar krimin”. Ai nënvizoi se duhet të jetë përparësi që të gjenden përgjegjësit për krime të tilla dhe të “marrin dënimin e merituar”.

Kosova doli nga lufta që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, me mbi 10 mijë të vrarë dhe mbi 5 mijë të zhdukur. Një pjesë e madhe e trupave u gjetën në varreza masive ne Serbi ku ishin dërguar nga forcat serbe në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të tyre.

Varreza më e madhe është zbuluar në vitin 2001, në Batajnicë afër Beogradit, ku në terrenet e stërvitjeve të forcave të posaçme serbe u gjetën trupat e rreth 800 shqiptarëve të Kosovës.

Zoti Makolli tha se beson që ka vende të tjera në Serbi me varreza masive dhe se dy vendndodhje të tilla mund të jenë në afërsi të Novi Pazarit dhe Sjenicës.

Edhe 21 vjet pas luftës, në Kosovë ende nuk dihet asgjë për fatin e një mijë e 643 personave të zhdukur, pjesa më e madhe e tyre të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Çështja e personave të zhdukur gjatë luftës është ndër trashëgimitë më të dhimbshme të saj dhe ndriçimi i fatit të të zhdukurve vlerësohet si një nga kushtet për ripajtim dhe përmirësim të marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

voa

IKShPK: prej 1530 mostrave kemi 478 raste pozitive, 11 të vdekur dhe 690 të shëruar!

Maska
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.530 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 478 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragash, Hani i Elezit, Kaçanik, Ranillug, Shtime.
Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 65 vjeç), Prizren 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rase (80 vjeç), Gjilan 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Suharekë 1 rast (77 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 41.777 raste nga 149.743 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.073 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 690 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.561.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Në Bruksel vazhdon dialogu Kosovë-Serbi

EUJavën që vjen, më saktësisht më 10 dhjetor, pritet të zhvillohet një takim ndërmjet shefave të delegacioneve, të Kosovës dhe atij të Serbisë në dialogun, të cilin e ndërmjetëson Bashkimi Evropian.

Këtë e ka konfirmuar të premten në Bruksel Peter Stano, zëdhënës në BE për politikë të Jashtme dhe Siguri.

“Mund të konfirmoj se ekziston ideja që javën e ardhshme të zhvillohet takimi në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel”, ka thënë Stano, duke mos dashur që të japë detaje tjera rreth atij takimit dhe temave që eventualisht do të mund të diskutoheshin në të. Stano këtë refuzim për të dhënë detaje e ka arsyetuar me fjalët se “nuk është praktikë që shumë ditë para takimit ta bëjë publike agjendën”.

Kanë kaluar gati tre muaj prej kur nuk ka pasur takime në nivelin e lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, në nivel të shefave të delegacioneve për dialog takimi i fundit ishte zhvilluar më 29 nëntor në Bruksel kur palët kishin diskutuar për pretendimet financiare dhe pronësore mes tyre.

Në BE vazhdojnë të pohojnë se qëllimi i dialogut është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përmes së cilës do të zgjidheshin të gjitha çështjet e hapura mes palëve. Sipas vetë të dërguarit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të gjitha marrëveshjet për temat specifike do të jenë pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.

Edhe pse Lajçaku dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrel, kanë pohuar se dialogu po shkon mirë, diplomatët në BE pranojnë se ai është ngadalësuar dukshëm dhe për këtë, shkakun kryesor e shohin te situata e brendshme politike në Kosovë.

rel

Një epokë e re në Malin e Zi

Gjukanoviçi ndjek fjalimin e kryeministrit të ri, Krivokapiç, 2 dhjetor 2020Më i vogli ndër shtetet pasuese të Jugosllavisë, Mali i Zi, për herë të parë pas 30 vitesh priet një qeveri, që nuk kontrollohet nga presidenti më afatgjatë në post në Europë, Milo Gjukanoviç.

Të premten (04.12) Mali i Zi përjeton ndërrimin e parë demokratik të qeverisë. Parlamenti në kryeqytetin, Podgoricë gjatë ditës voton qeverinë e re, tek e cila nuk është pjesë Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit, Milo Gjukanoviç. Gjukanoviç dhe partia Demokratike e Socialistëve e kanë dominuar Malin e Zi që nga fundi i sundimit të komunistëve dhe shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1991.

Më 30 gusht, në zgjedhjet parlamentare, opozita me një shumicë të vogël, me vetëm një vend në parlament, solli dështimin e parë të karrierës politike të Gjukanoviçit, i cili e shkëputi me referendum vendin prej 620.000 banorësh nga shteti i përbashkët, “Serbi dhe Mali i Zi”. Nën drejtimin e tij, Mali i Zi në vitin 2012 filloi negociatat e anëtarësimit me BE dhe u anëtarësua në NATO në vitin 2017.

Gjukanoviçin e mundi një aleancë opozitare, që fillonte nga parti si Fronti Demokratik pro serb dhe vazhdonte deri tek partia URA, që luftoi për pavarësimin e Malit të Zi. Humbja e zgjedhjeve të Gjukanoviçit u parapri nga disa skandale. Kështu presidenti dhe partia e tij u akuzuan rregullisht për lidhje me krimin e organizuar, kësaj i shtohet korrupsioni i gjerë në vend dhe varfëria e madhe.

Rolin qendror duhet ta ketë ruajtur kisha ortodokse serbe, pjesë e së cilës është shumica e popullsisë së Malit të Zi. Por përveç asaj ekziston edhe kisha tjetër, më e vogël, kisha ortodokse malazeze, e cila nuk njihet nga kishat e tjera ortodokse.

Konflikti me kishën

Konflikti i Gjukanoviçit me kishën ortodokse serbe filloi për shkak të “ligjit për lirinë e fesë”, që i jepte shtetit malazez pronësi të kishës ortodokse serbe. Kisha e vlerësoi këtë si vjedhje dhe mobilizoi besimtarët e saj fillimisht për protesta masive, dhe më vonë të votonin kundër Gjukanoviçit. Ai nga ana e tij fajësoi Serbinë dhe presidentin Vuçiç për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Malit të Zi. “Protestat e kishës ortodokse serbei kushtuan partisë DPS një pjesë të elektoratit duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm për humbjen e Gjukanoviçit, thotë Vladan Zugiç, që analizon për më shumë se 20 vjet politikën malazeze për gazetën e njohur të pavarur, “Vijesti”.

Rrezik për pavarësinë?

Presidenti Gjukanoviç vetë nuk bën tentativa të pengojë ndërrimin e pushtetit, por përkrahësit e tij thonë, se pavarësia e Malit të Zi është në rrezik. Përveç kësaj ata flasin për rrezikun e zhvendosjes së vendit drejt nacionalizmit klerikal dhe se qeveria e re do të “serbizojë” malazezët. Si argument ata përmendin, se disa nga ministrat e rinj e shohin veten si serbë dhe janë anëtarë të kishës ortodokse serbe. “Gjukanoviçi dhe DPS deri tani paraqiten si opozitë konstruktive”, thotë analisti Zugiç. “Ata bëjnë përgjegjëse Serbinë, presidentin e saj dhe kishën ortodokse serbe për humbjen e zgjedhjeve. Por kjo nuk është pamja e plotë, sepse akuzat për korrupsion kundër DPS nuk përmenden ashtu si tema e kriminalitetit të organizuar.”

Qeveria e re e Malit të Zi do të jetë e përbërë nga ekspertët dhe do të drejtohet nga Zdravko Krivokapiç, një profesor universiteti, që në zgjedhje drejtoi Frontin Demokratik proserb dhe pas zgjedhjeve u propozua nga kisha ortodokse serbe si kryeministër. Kreu i URA-s, Dritan Abazoviç do të jetë politikani i vetëm ndër ministrat, të 12 ministrat e tjerë do të jenë ekspertë, që janë propozuar nga partitë qeverisëse. “Këta njerëz kanë të shkuar të pastër, dhe qeveria e tyre do të përpiqet të punojë me profesionalitet të lartë”, thotë për Deutsche Wellen, Boris Mariç, ish-ministër malazez, sot analist i politikës dhe drejtues i organizatës joqeveritare, “Qendra për liritë qytetare”.

Luftë për çdo ligj

Pas emërimit të tij, Krivokapiç u sulmua ashpër nga Fronti Demokratik,  por në fund politikanë të kësaj partie hoqën dorë, që qeveria të mos mbetej në dorë të DPS. “Qeveria e re duhet të luftojë për çdo ligj, para se të miratohet në parlament. Nuk pres, që deputetët ta rrëzojnë qeverinë e re, më shumë gjasa ka që herët ose vonë të kërkohen ndërrime qeveritare.”, thotë Boris Mariç.

Çfarë do të ndodhë me Gjukanoviçin?

Mandati i Milo Gjukanoviçit merr fund në vitin 2023. Vendi ndodhet para një bashkëjetese, por që tani krerë të partive qeverisëse kërkojnë arestimin e kreut të shtetiti. Ata thonë, se Gjukanoviç ka përdorur shtetin në sundimin e tij 30 vjeçar për të shumuar pasurinë e tij marramendëse. Presidenti e mohon këtë. “Unë pres që të ngrihen akuza kundër anëtarëve të partisë së Gjukanoviçit. Nëse vjen puna tek dënimet, ky do të jetë një problem i madh për Partinë Demokratike të Socialistëve”, parashikon Mariç.

Vetë kryeministri Krivokapiç ka bërë të ditur, se do të luftojë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përveç kësaj ai kërkon të reformojë administratën, të hetojë origjinën e pasurisë së politikanëve dhe punonjësve të shtetit. Për analistin Zugiç “lufta e vendosur kundër korrupsionit është çelësi që Mali i Zi të vazhdojë rrugën drejt BE.” Kurse analisti Boris Mariç thotë se qeveria e re do t’i japë një shans edhe kishës ortodokse serbe. “SPC do të ketë me siguri influencë në ndryshimin e ligjit të lirisë së fesë. Por pas kësaj do të ishte mirë, nëse ajo tërhiqet sërish nga jeta politike”, thotë Mariç, që një ndër sfidat kryesore të qeverisë së re tani shikon luftën kundër pandemisë së Coronës.

dw

OKB: Do të duhen vite për rimëkëmbjen globale nga Covid-19

Antonio GuterresSekretari i Përgjithshëm i OKB-së tha të enjten se dëmi që COVID-19 ka bërë globalisht nuk do të zhbëhet vetëm nga një vaksinë dhe se një rimëkëmbje e plotë nga pandemia do të marrë vite, ndoshta dekada.

“Ndikimi social dhe ekonomik i pandemisë është jashtëzakonisht i madh dhe në rritje”, tha Antonio Guterres në një seancë të posaçme të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për vlerësimin e masave aktuale globale ndaj pandemisë së koronavirusit.

Një raport i OKB-së i lëshuar të enjten tha se rreth 32 milionë njerëz mund të shtyhen në varfëri ekstreme këtë vit nga pandemia. OKB-ja është përpjekur të trajtojë pasojat, duke u dhënë ndihmë humanitare miliona njerëzve. Shefi i OKB-së gjithashtu ka bërë presion për miratimin e një pakete stimuluese me vlerë të paktën sa 10 përqindshi i PBB-së globale dhe për lehtësimin e borxhit për të gjitha vendet në nevojë.

Gati 80 krerë shtetesh po mbajnë fjalime në takimin dy ditor që po mbahet në internet, i cili do të përfshijë gjithashtu prezantime nga shkencëtarë, ekspertë dhe krerë të disa agjencive të OKB-së, përfshirë drejtorin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Numri global i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në mbi 1.5 milionë, ndërsa numri i rasteve ka arritur në mbi 65 milionë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Shpërndarja e vaksinave të para të aprovuara kundër COVID-19 pritet të fillojë këtë muaj. Guterres ka bërë thirrje vazhdimisht për një qasje të barabartë tek vaksinat e kornoavirusit për të gjitha vendet.

Në fund të prillit, OBSH-ja, së bashku me partnerët publikë dhe privatë, filluan nismën ACT-Accelerator dhe COVAX për vaksinat. Nisma është e përqendruar në krijimin e kushteve për qasje të barabartë tek testet, trajtimet dhe vaksinat për të gjitha vendet e botës. Shefi i OKB-së, megjithatë, tha se kishte një mungesë financimi prej 28 miliardë dollarësh, përfshirë 4.3 miliardë dollarë që duheshin urgjentisht për dy muajt e ardhshëm.

Midis udhëheqësve që folën në samit ishte edhe Presidenti i Bashkimit Evropian, Charles Michel, i cili sugjeroi që vendet të nënshkruanin një traktat pandemie për të përmirësuar përgjigjen ndaj pandemive globale në të ardhmen.

“Cili duhet të jetë objektivi i këtij traktati? Objektivi duhet të jetë një përgjigje më e mirë”, tha ai. “Të bëjmë një punë më të mirë në të gjitha fushat në të cilat kemi vërejtur se duhet të forcojmë bashkëpunimin tonë.”

Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi që OBSH-ja të krijonte një sistem alarmi për të paralajmëruar vendet më herët, si dhe zgjerimin e qasjes tek vaksinat për vendet e varfra.

“Franca propozon një mekanizëm donacionesh në mënyrë që një pjesë e dozave të para të vaksinës që vihen në dispozicion të përdoren për të vaksinuar grupet me përparësi të lartë në vendet në zhvillim”, tha ai.

Vazhdon rritja e rasteve në SHBA

Sekretari amerikan i Departamentit të Shëndetësisë, Alex Azar pritet të përfaqësojë administratën e Presidentit Trump në samitin e OKB-së. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të takohet personalisht të enjten pasdite me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në OKB, Kelly Craft dhe koordinatoren e përgjigjes ndaj koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, Dr. Deborah Birx dhe ndihmësin e saj, Irum Zaidi. Shtetet e Bashkuara udhëheqin botën me gjithsej më shumë se 14 milionë raste me COVID-19 dhe më shumë se 275,700 vdekje. Shtrimet në spital për shkak të pandemisë së koronavirusit arritën në 100,000 të mërkurën për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, sipas Projektit të Monitorimit të Pandemisë COVID-19. Projekti njoftoi gjithashtu për gati 200,000 raste të reja të konfirmuara.

Dr. Robert Redfield, drejtor i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, paralajmëroi të mërkurën se periudha dhjetor-shkurt do të shoqërohet me një rritje të infeksioneve në të gjithë vendin.

“Në fakt, unë besoj se kjo do të jetë koha më e vështirë në historinë e shëndetit publik të këtij vendi”, tha Redfield në një prezantim të drejtpërdrejtë të organizuar nga Fondacioni i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Ai tha se rritja aktuale e rasteve ishte më e madhe se ato të mëparshmet, duke vënë në dukje shtrirjen gjeografike dhe trajektoren më të pjerrët të ritmeve të infeksionit dhe vdekjeve, pasi Shtetet e Bashkuara tani po regjistrojnë afërsisht 2,000 vdekje në ditë.

Redfield paralajmëroi gjithashtu për mbingarkimin e spitaleve në të gjithë vendin, që po përballen me mungesa të shtretërve dhe staf të mbingarkuar.

Ish-presidenti amerikan Barack Obama tha se do të vaksinohej kur vaksina kundër COVID-19 të konsiderohej e sigurt dhe efektive. Në një intervistë transmetuar të enjten në radion satelitore SiriusXM, Obama tha se ai madje po mendonte ta bënte vaksinën në televizion si pjesë e një fushate publike për të bindur amerikanët që janë skeptikë ndaj vaksinës, veçanërisht atyre në mesin e afrikano-amerikanëve.

CNN njoftoi se edhe pararendësit e Barack Obamës, ish-presidentët Bill Clinton dhe George W. Bush po peshonin mundësinë e vaksinimit para kamerave televizive.

Richard Green kontribuoi në këtë raport.

Analistët: Vemendje e shtuar për Ballkanin nën administratën Biden

Charles Kupchan Janusz BugajskiBashkimi Evropian po përpiqet ta shfrytëzojë ardhjen së shpejti të administratës Biden për një fillim të ri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, pas katër vjet tensionesh nën Presidentin Donald Trump.

Por çfarë ndryshimesh mund të shohim në marrëdhëniet e administratës së re me Evropën dhe në drejtim të çështjeve me të cilat përballet sot Ballkani Perëndimor?

Ilir Ikonomi i Zërit të Amerikës bisedoi me dy analistë në Uashington dhe përgatiti këtë material:

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian shpresojnë se pas katër vite tensionesh nën Presidentin Donald Trump, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të njohin një frymë të re me administratën Biden.

Charles Kupchan, drejtor i studimeve për Evropën në Këshillin prestigjioz për Marrëdhëniet me Jashtë, ka punuar për një kohë të gjatë me zotin Biden në Shtëpinë e Bardhë dhe e ka shoqëruar atë shpesh gjatë vizitave në Evropë.

“Vetë Joe Bideni e ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës i përqendruar te siguria evropiane dhe tek NATO-ja, ndryshe nga zoti Trump, i cili në thelb u tërhoq nga integrimi evropian. Prandaj, nuk ka dyshim se të gjithë në Evropë po marrin frymë të lehtësuar. Ndoshta jo të gjithë, sepse një pjesë kanë mbajtur marrëdhënie të mira me Presidentin Trump, por ata janë përjashtim,” thotë analisti.

Zoti Kupchan pret që ndryshimi më i madh që do të vihet re do të jetë së pari në atmosferën e marrëdhënieve:

“Do të ketë një mirëkuptim se SHBA janë kthyer në rolin e tyre tradicional si udhëheqëse e NATO-s. Së dyti, unë besoj se zoti Biden do ta zhbëjë vendimin e Presidentit Trump për të tërhequr trupat amerikane nga Gjermania.

Janusz Bugajski është studiues në Fondacionin Jamestown.

“Unë pres që nga administrata Biden të ketë më shumë angazhim dhe vazhdimësi ndaj marrëdhënieve ndëratlantike… Është mirë që t’i tregojmë edhe brezit më të ri, të rinjve që nuk e kuptojnë rëndësinë e NATO-s apo të marrëdhënieve ndëratlantike se Amerika nuk mund të veprojë e vetme. Përhapja e viruseve, e dezinformimit e luftës kibernetike, të gjitha këto kërcënime ndaj sigurisë ndërkombëtare kërkojnë një aleancë të fortë,” thotë zoti Bugajski.

Zoti Kupchan nuk pret që presidenti i ardhshëm Biden të veprojë me shpejtësi përsa i përket marrëdhënieve me Evropën:

“Duhet të kuptojmë se zoti Biden, të paktën në vitin e parë do jetë mjaft i përqendruar në çështjet e brendshme, si pandemia, rihapja e ekonomisë. Por mendoj se ka gjithashtu rëndësi që edhe Evropa të bëjë lëshime në marrëdhëniet me zotin Biden, duke u treguar e gatshme për të bërë më shumë, për shembull duke shpenzuar më shumë për mbrojtjen.”

Por sa i rëndësishëm do të jetë Ballkani Perëndimor në politikat e administratëssë ardhshme?

“Mendoj se ndryshe nga shumë politikanë që të them të drejtën nuk e dinë se ku bie Ballkani, Joe Bideni gjen gjithnjë kohë për Ballkanin. Kur punoja me të në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte gjithnjë i gatshëm të shkonte atje dhe fliste vazhdimisht në telefon me udhëheqësit e rajonit….” shpjegon Kupchan.

Sipas tij, Ballkani mori vemendje gjatë administratës Trump, pjesërisht sepse ambasadori Richard Grenell u angazhua shumë për përmirësimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. “Pra, jo se rajoni u la mënjanë, por mendoj se do të shohim një theks më të qëndrueshëm nga Departamenti i Shtetit dhe në një farë mase nga Shtëpia e Bardhë për Ballkanin, sepse ka shumë punë të papërfunduara,” thotë zoti Kupchan.

Sipas analistit Bugajski, u takon vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të realizojnë reformat brenda tyre, por ka shumë rëndësi që Shtetet e Bashkuara t’i inkurajojnë këto vende:

“Mendoj se ka patur shumë njerëz, që duke u nisur nga politikat e administratës Trump kanë thënë: Ndoshta Bashkimi Evropian nuk është aq me rëndësi sa e mendonim, sepse administrata Trump nuk po punon ngushtë me evropianët. Mendoj se një rianagzhim i zotit Biden ndaj BE-së do të ndihmojë vendet që kërkojnë të anëtarësohen dhe do të bindë shumicën e politikanëve në këto vende që t’i hyjnë punës për të plotësuar kushtet e anëtarësimit.”

Zoti Charles Kupchan thotë se solidariteti më i madh Amerikë-Evropë që pritet të shihet me ardhjen e administratës së re, do të ndikojë për mirë në normalizimin mes Beogradit dhe Prishtinës:

“Në një farë mënyre ka patur një rivalitet për Ballkanin mes administratës Trump dhe Bashkimit Evropian, sidomos sa i përket dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Do të shihni se Uashingtoni do të punojë shumë më nga afër me Brukselin dhe me kryeqytetet evropiane për të sjellë më tepër qëndrueshmëri në Ballkan.”

Zoti Kupchan beson se do të ketë një rikthim në situatën kur Amerika do të përdorë si diplomacinë personale ashtu edhe peshën diplomatike për ta shtyrë rajonin në drejtimin e duhur.

voa

Covid 19: prej 3399 testeve, kemi 1342 raste të reja, 22 viktima dhe 679 persona të shëruar

E enjteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3399 teste dhe 1342 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:

  • Shkup – 479 (territori i Shkupit me 617.646 banorë).
  • Prilep – 84 (me 75.132 banorë).
  • Manastir – 83 (me 91.983 banorë).
  • Gostivar – 63 (111.252 banorë).
  • Veles – 59 (me  54.384 banorë).
  • Tetovë – 58 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strugë – 52 (me 65.801 banorë)
  • Kumanovë – 52 (me 109.228 banorë).
  • Ohër- 49 (51.591 banorë).
  • Shtip – 45 (me 43.625 banorë) .
  • Kavadarci – 42 (me 38.741 banorë).
  • Gjevgjeli – 33 (me 22.706 banorë)
  • Koçani – 33 (me 37.758 banorë).
  • Kërçovë – 31 (me 56.937 banorë).
  • Strumica – 29 (me 57.175 banorë)
  • Delçevë –22 (me 17.713 banorë)
  • Dibër – 20 (me 20.863 banorë).
  • Negotinë – 18 (me  19.327 banorë).
  • Resnjë –13 (me 16.313 banorë)
  • Sveti Nikollë – 13 (me 17.683 banorë)
  • Kriva Pallanka – 12 (me  20.820 banorë).
  • Radovish – 12 (me 29.100 banorë).
  • Probishtip – 10 (me 15.085 banorë).
  • Kratovë – 7 (me 9.376 banorë).
  • Krushevë –5 (me 9.418 banorë).
  • Vallandovë – 4 (me  11.773 banorë)
  • Berovë – 4 (me 12.813 banorë).
  • Vinicë – 4 (me 19.391 banorë).
  • Demir Hisar – 2 (me 8.177 banorë).
  • Pehçevë – 2 (me 5.517 banorë).
  • Makedonski Brod – 2 (me  6.166 banorë)
Kanë ndërruar jetë 22 persona , 7 pacientë nga Shkupi, 1 nga Kumanova , 2 nga Shtipi , 4 nga Prilepi, 1 pacientë Struga, 2 nga Velesi, 1 nga Ohri, 1 nga Gostivari,  1 nga Strumica, 1 nga Kruhseva dhe 1 nga Berova.
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 789 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 266-Kumanovë 49-Shtip 30-Prilep 51-Tetovë 1-Strugë 30-Veles 13-Manastir 56-Ohër 29-Kavadarci 22-Gostivar 2 -Gjevgjeli 3-Strumicë 16-Radovish 10-Krushevë 1-Koçani 14-Probishtip 3-Makedonski Brod 3-Pehçevë 4-Berovë 6-Valandovë 2-Vinicë 8-Delceva 6-Kratovë 8-Sveti Nikolë 11-Kërçovë 21-Resnjë 3-Negotinë 8.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 341261 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 65231, numri i pacientëve të rikuperuar është 41656, numri i vdekjeve është 1847 dhe numri i rasteve aktive është 21728.
frenoni covid 19
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.