Ministria e Shëndetësisë: 3906 testime, 725 raste të reja, 7 humbje jete dhe 551 të shëruar

6 janar 2021Ministria e Shëndetësisë  ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3906 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 725 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnje, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër, 12 raste në Kurbin dhe Bulqizë, 11 raste në Krujë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Korçë dhe Patos, 6 raste në Kukës dhe Cërrik, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Klos, Gramsh, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Peqin, Përmet, Devoll, Has, Pukë, Librazhd, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Divjakë dhe Libohovë.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-76 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka marrë vendimin që të vazhdojnë të mbeten në fuqi masat e orës policore që fillon në orën 22:00; Universiteti të vazhdojë edhe për një periudhë të paktën dy javore të jetë online, pa prezencën e studentëve fizikisht nëpër auditore. Dhe po kështu fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri në datën 18 Janar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (06 Janar 2021)
Raste të reja ditore 725
Të shëruar në 24 orë 551
Të shtruar në spitale 273
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3,906

Testime totale 276,713
Raste pozitive 61,008
Raste të shëruara 36,102
Raste Aktive 23,689
Humbje jete 1217

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13753
Fier 1715
Shkodër 1325
Durrës 1203
Vlorë 951
Lezhë 942
Korçë 878
Elbasan 865
Berat 754
Gjirokastër 454
Dibër 451
Kukës 398

KTE: Situata epidemiologjike e qëndrueshme, rikthehet ndalimi i aktivitetet dhe lëvizjes pas orës 22:00, Universitetet vijojnë online dhe zgjatet pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe

KTEKomiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije se situata epidemiologjike vijon të jetë e qëndrueshme, por ekspertët kanë bërë thirrje për më shumë kujdes, pasi transmetueshmëria e virusit është ende e lartë. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Prof. Albana Fico ka nënvizuar se situata epidemilogjike po vlerësohet në dinamikë, por nuk ka vend për vetëkënaqësi :
“Situata për këto dy javë mbetet e qëndrueshme, me zbritje të lehta, të cilat janë për t’u parë në vijimësi. Nuk ka vend për vetëkënaqësi. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm që në fund të ditës ne jemi akoma në një situatë ku transmetueshmëria është e lartë dhe ku rastet spitalore vazhdojnë të jenë të rëndësishme si numër dhe mbi të gjitha jemi në pikën ku duhet të jemi tejet të kujdesshëm në zbatimin e masave”, tha Fico.
Bazuar në vlerësimin e situatës epidemiologjike, drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli bëri të ditur tre masat në vijim.
“Ne vlerësojmë se, në këtë situatë, të vazhdojnë të mbeten në fuqi masat e orës policore që fillon në orën 22:00; Universiteti të vazhdojë edhe për një periudhë të paktën dy javore të jetë online, pa prezencën e studentëve fizikisht nëpër auditore. Dhe po kështu fluturimet me Britaninë e Madhe do të mbeten të pezulluara deri në datën 18 Janar”, tha Rakacolli.
Duke theksuar se që prej fillimi të pandemisë në vitin që lam pas janë pritur 700 mijë thirrje nga Urgjenca Kombëtare, Drejtori i këtij institucioni Skënder Brataj, ka deklaruar se forcimi i kapaciteteve në këtë vit të Ri me 36 autoambulanca të reja do të rrisë më tej standardin në shërbim të pacientëve në këtë situatë të pandemisë.
“Për fatin e mirë këtë vit e filluam me forcimin e kapaciteteve, 36 autoambulanca të reja e të pajisura, të cilat veç pajisjeve kanë 4400 litra oksigjeni në çdo ambulancë për të patur në dispozicion deri në dërgimin në spital. Vetëm në dy vitet e fundit e kemi fuqizuar flotën e autoambulancave në territor me 80 autoambulanca të reja moderne të pajisura me të gjithë mjetet jetëshpëtuese. Është kryer një punë voluminoze ku vetëm 700 mijë thirrje kanë ardhur nga fillimi pandemisë në vitin që lam pas. Numri i misioneve të kryera është rreth 150 mijë misione gjatë kryerjes së të cilave në banesë janë trajtuar rreth 55% e pacientëve, që shënon një arritje cilësore të shërbimit të ofrouar mjekësor nga ekipet e urgjencës mjekësore, duke i ofruar qytetarëve të gjithë ndihmën e duhur mjekësore në banesë dhe 45% e misioneve të kryera kanë përfunduar në spital”, theksoi Brataj.

Sa i takon situatës epidemiologjike në vend, incidenca e rasteve me COVID-19 në Shqipëri është 227 raste për 100,000 banorë, krahasuar me dy javët e mëparëshme 9-22 Dhjetor ku incidenca e rasteve me COVID-19 ishte 330 raste për 100,000 banorë. Vendin më të rëndësishëm të rasteve të konfirmuara e zë grupmosha 55-64 vjeç me 20% të rasteve të konfirmuara, e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç me 18% të rasteve të konfirmuara dhe grupmosha 45-54 vjeç me 17% të rasteve. Vihet re që ka një rritje të infektimeve në grupmoshën 25-34 vjeç, ndaj ekspertët apeluan posaçërisht të rinjtë për shmangien e grumbullimeve, pasi kjo përkthehet në raste të reja infektimi.

IKShPK: prej 1459 mostrave kemi 301 raste pozitive, 2 të vdekur dhe 457 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 301 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 103 raste, Podujevë 32 raste, Fushë-Kosovë 20 raste, Pejë 17 raste, Lipjan 16 raste, Vushtrri 15 raste, Mitrovicë 14 raste, Drenas 13 raste, Ferizaj 12 raste, Gjakovë 10 raste, Obiliq 10 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 6 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Viti 4 raste, Kamenicë 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Suharekë 2 raste dhe Dragash 1 rast.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Prishtinë 1 rast (58 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 457 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.835 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.442. Numri total i rasteve pozitive është 52.634 raste nga 190.879 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.357 raste të vdekjes.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Gjermania në prag të zgjatjes së kufizimeve për koronën

LockdownPolitikanët drejtues në Gjermani janë pro zgjatjes së masave kufizuese për koronën pas 10 janarit. Po sa do të zgjasë lockdown-i?

“Për shkak të shifrave ende shumë të larta, është e nevojshme që masat dhe kufizimet të zgjaten edhe më tej,” tha Ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spahn. Aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv është arritur numri maksimal i pacientëve me korona . Dhe tani duhet të zvogëlohet numri i infeksioneve dhe të mbahet në nivele sa më të ulëta për një periudhë më të gjatë kohore. “Kjo është më mirë sesa t’i lirojmë masat shumë herët dhe të përballemi përsëri me pyetje të vështira brenda pak javësh,” tha politikani i CDU-së.

Kryeministri i Bavarisë Markus Söder (CSU) bëri thirrje në “Bild am Sonntag” për kufizime të rrepta edhe për tri javë të tjera: “Lockdown-i duhet të zgjatet deri në fund të janarit, heqja e parakohshme do të na kthente sërish mjaft pas.”

Edhe kryeministrat e landeve të tjera federale të prekura fort nga Corona kërkuan gjithashtu gjatë një tele-konference me kolegët e tyre një zgjatje deri në fund të janarit. Kurse landet më pak të prekura duan të presin për të marrë një vendim të ri edhe disa ditë. Qeveria federale mbështet zgjatjen masave kufizuese.

Vendimi po afron

Të martën, Kancelarja Angela Merkel (CDU) do të vendosë së bashku me kryeministrat e landeve federale mbi zgjatjen e masave kufizuese. Takimi telefonik i kryeministrave të landeve i shërbeu përgatitjes së takimit.

Një nga pikat më të diskutueshme në takimin e tyre ishte çështja e kopshteve dhe e shkollave. Landet me numër të lartë infektimesh duan t’i mbajnë kopshtet dhe shkollat të mbyllura, ndërsa ato me numër më të ulët kërojnë që shollat të hapen sa më parë duke ofruar orë mësimore alternative ose kombinim të mësimit në klasë dhe online për klasat e larta.

Sipas informacioneve të Agjencisë gjermane të Shtypit (dpa) pjesë e disktimeve do të jetë edhe vendosja e një testi të detyrueshëm mbarëkombëtar për udhëtarët që kthehen nga zonat me rrezik. Ky tekst i detyrueshëm aplikohet tashmë në landin e Bavarisë.

Mes landeve gjermane ka dallime të thella sa i përket numrit të infektimeve brenda javës. Me e ulët shifra është në Shlesvig-Holstein me 77,4 infeksione dhe me e lartë në Saksoni me 329,7 të infektuar.

dw

OBSH e zhgënjyer që Kina bllokoi ekipin shkencor ndërkombëtar

OBSHOrganizata Botërore e Shëndetësisë shprehu zhgënjim që zyrtarët kinezë nuk miratuan lejet për futjen në vend të një ekipi shkencëtarësh ndërkombëtarë për të analizuar origjinën e koronavirusit.

Në konferencën e përjavshme të OBSH-së të martën në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se është “shumë i zhgënjyer” që Kina nuk kishte autorizuar futjen e ekipit shkencor, një pjesë e të cilit është aktualisht në rrugë e sipër drejt Wuhanit ku u diktua për herë të parë virusi. Pas njoftimit, pjesëarët e tjerë të ekipit anuluan planet për udhëtim.

Zoti Tedros tha se planet për vizitën e ekipit shkencor ishin hartuar në bashkëpunim mes zyrtarëve të OBSH dhe qeverisë kineze si dhe vendeve nga ishin shkencëtarët që do të shkonin në Wuhan. Ai tha se OBSH u informua të martën se “zyrtarët kinezë nuk kanë finalizuar lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë”.

Zoti Tedros tha se kishte kontaktuar zyrtarët kinezë. “E kam bërë përsëri të qartë se ky është mision me përparësi për OBSH-në dhe ekipin ndërkombëtar. Më kanë siguruar se Kina po përshpejton procedurat e brendshme për mbërritjen sa më parë të shkencëtarëve”.

Më 31 dhjetor 2019 Kina i raportoi OBSH për herë të parë se ishin identifikuar rastet e para të pacientëve me pneumoni të shkaktuara nga një virus i panjohur në Wuhan. Ministrat e shëndetësisë i bënë thirrje OBSH në maj të identifikonte burimin e virusit dhe si kishte arritur të futej në popullatë.

Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë akuzuar Kinën se ka mbajtur sekret përmasat e epidemisë në Wuhan, kanë bërë thirrje për një proces hetimor transparent nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si dhe kanë kritikuar termat e punës hetimore, e cila u ka lejuar shkencëtarëve kinezë të kryejnë fazën e parë të kërkimeve. Presidenti Trump e ka akuzuar këtë agjenci se ka vepruar si kukull në duart e qeverisë kineze gjatë kësaj pandemie. Koronavirusi është patogjeni që shkakton sëmundjen COVID-19.

voa

Vaksina: Çfarë rreziqesh dhe efektesh anësore dihen?

VaksinimiA janë vaksinat e zhvilluara deri tani të sigurta? Çfarë efektesh anësore do mund të prisni dhe cilat janë reagimet normale pas një vaksinimi?

Në të gjithë botën miliona vetë shpresojnë të vaksinohen shpejt kundër virusit corona. Në të njëjtën kohë ka po kaq shumë njerëz që janë të dyzuar, – nga njëra anë ata duan të mbrohen nga një infektim i mundshëm, nga ana tjetër i tremben efekteve të mundshme të një vaksine. Ata kanë frikë, se vaksinat e zhvilluara me një shpejtësi të madhe janë vërtet të sigurta, apo nëse janë mbikqyrur me kujdes efektet anësore. Cilat reaksione të vaksinës janë normale, cilat shihen si reaksione janë të mundshme? Dhe a duhet të vaksinohem?

Reagime normale pas një vaksinimi

Ëështë normale që pas një vaksine trupi të reagojë: Për shembull rreth vendit të gjilpërës mund të ketës skuqje, enjtje apo dhimbje. Edhe lodhja, rritja e temperaturës, dhimbjet e gjymtyrëve apo të kokës nuk janë të pazakonta në tre ditët e para pas vaksinimit.

Këto reagime normale zakonisht janë të dobta dhe nuk ndjehen më pas disa ditësh. Ato tregojnë, se vaksina po jep efektin e saj, sistemi imunitar i trupit reagon dhe trupi vetë krijon antitrupat mbrojtës përmes infektimit “të supozuar” nga vaksinimi. Këto reagime tipike janë raportuar edhe pas futjes në përdorim të vaksinës së BioNTech Pfizer, Moderna, Astra Zeneca dhe vaksinës ruse Sputnik V.

Rrallë edhe efekte anësore të rënda

Krahas reagimeve tipike të vaksinës, në raste të veçanta ka pasur edhe reaksione të forta të trupit, si për shembull shok alergjik, për të cilat është raportuar. Por këto janë raste të veçuara. Në përgjithësi vaksinat e lejuara, sipas Agjencisë Europiane të Medikamenteve, EMA, autoritetit amerikan të medikamenteve, FDA, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, janë të sigurta, përndryshe ato nuk do të ishin lejuar. Disa nga vaksinat e reja, të ashtuquajturat mRNA- dallojnë me themel nga vaksinat e mëparshme: Ato nuk përmbajnë viruse të dobësuar apo të ngordhur, por vetëm udhëzues strukturimi të një pjesëze të virusit. Vaksinat e tjera janë të ashtuquajtur vaksina me vektor, të cilat përdorin adenoviruset (si viruset e gripit, që prekin vetëm shimpanzetë) në mënyrë që të depërtojë proteina sipërfaqësore e virusit SARS-CoV-2, e njohur si proteina Spike, dhe kështu të shkaktojnë reagimin imunitar.

Cilat janë vaksinat më të njohura dhe rreziqet e tyre:

BionTech-Pfizer

Gjatë fazës së testimit të substancës BNT152b2 të firmës gjermane BioNTech dhe Pfizer nga SHBA, nuk janë shfaqur efekte anësore serioze. Reaksione tipike si lodhja, dhimbja e kokës u shfaqën tek pacientët më të moshuar dhe ishin të reagime të vogla. Por që kur është vënë në përdorim kjo vaksinë, disa pak pacientë menjëherë pas vaksinës kanë treguar pas injektimit një reagim të fortë alergjik. Një pacient në SHBA dhe dy  britanikë madje pësuan një të ashtuquajtur shok anafilaktik të lidhur me skuqje të lëkurës dhe probleme me frymëmarrjen. Për shkak se këta persona nuk kishin pasur sëmundje të tjera, dhe as nuk njiheshin si alergjikë, autoritetet britanike paralajmërojnë alergjikët nga vaksinimi.

Vaksina e Modernas

Vaksina mRNA-1273 e koncernit amerikan, Moderna është po ashtu një vaksinë e bazuar gjenetikisht, që ka afërsi me atë të BioNTech Pfizer. Gjatë studimeve klinike, sipas të dhënave të prodhuesit dhe autoriteteve kontrolluese nuk u shfaqën probleme tek testuesit. Reaksionet tipike janë të lehta ose zgjasin pak ditë. Megjithatë sipas një raporti të ndërmjetëm të një instance të pavarur tek 9,7% e të testuarve ka pasur efekte të ndjeshme lodhjeje pas vaksinës mRNa-1273-.

Edhe tek vaksina e Modernas ka pasur disa raste të reagimeve alergjike, dhe shumë pak raste paralizimi të nervit të fytyrës. Nuk dihet qartë, nëse këto reaksione kanë lidhje me vaksinën. Me gjasa flitet për një efekt anësore jo të shkaktuar nga mRNA, por nga pjesëzat nano-lipide, që shërbejnë si mbajtës të mRNA-së, të cilat trupi më vonë i nxjerr jashtë.

Vaksina e AstraZeneca-s

Tek koncerni suedez-britanik, Astra Zeneca një rast në shtator shkaktoi vëmendje të madhe mediatike gjatë fazës së testimit klinik. Një testues pas vaksinimit pësoi inflamacion të palcës kurrizore. Studimi u ndërpre për një kohë të shkurtër, derisa një komision i pavarur ekspertësh arriti në konkluzionin, se inflamacioni nuk ishte i lidhur me vaksinën. Edhe tek vaksina e AstraZeneca-s u shfaqën reaksione tipike, si dhimbje në vendin e injektimit, dhimbje muskujsh apo dhimbje koke dhe lodhje. Edhe këtu reaksionet shfaqeshin tek personat e moshuar, por rrallë dhe efektet ishin të vogla.

Vaksina Sputnik V

Që në gusht 2020 në Rusi u lejua vaksina vektor Gam-COVID-Vac (sputnik V), por pa pritur fazën e tretë të studimeve klinike me dhjetëra mijëra testues. Sputnik V përdor dy adenovire të ndryshme të modifikuara. (rAd26-S dhe rAd5-S). Në të gjithë botën pati reagime të mëdha kundër Qendrës Shkencore të Moskës Gameleja, që zhvilloi vaksinën, sepse në studimin e prezantuar për vaksinën, shfaqeshin dyfishime të shpeshta, që u interpretuan si shenjë manipulimi. Megjithatë Sputnik V po përdoret në disa vende, si në Bjellorusi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Indi, Brazil, edhe në Argjentinë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë reaksionet kryesore kanë qenë dhimbje koke dhe temperaturë. Nuk ka raportime për efekte anësore të rënda të Sputnik V.

A duhet t’i ekspozohemi rrezikut të vaksinimit?

Kësaj pyetjeje në fund duhet gjithsecili t’i japë vetë përgjigje. Ajo është një peshim individual i avantazheve dhe rreziqeve. A është për mua më e rëndësishme të mbroj veten e të tjerët me vaksinimin dhe të kem një jetë më normale apo rreziqet janë për mua shumë më të mëdha?

Të gjitha efektet anësore të regjistruara deri më tani janë vetëm regjistrime momentale të gjendjes së muajve të kaluar, kjo duhet thënë, megjithë euforinë për zhvillimin e shpejtë të virusit. Nuk dihet asgjë për efektet afatgjata të vaksinave të veçanta. Qartësinë për të këtë do ta sjellin studimet afatgjata, që po shoqërojnë në të gjithë botën vaksinat e përdorura tani. Deri tani mungojnë informacionet për efekte anësore të rënda të mundshme, si për shembull në rastin e personave me sëmundje të caktuara apo tek grupet e rrezikuara si alergjikët. Efekte të tilla do të kuptohen vetëm pas një kohë të gjatë vëzhgimi. “Prandaj një lloj rreziku mbetet”, thotë drejtori i Institutit për Mikrobiologjinë Klinike, Imunologjinë dhe Higjienën në Klinikën Universitare në Erlangen, Christian Bogdan. “Se sa i lartë është ai, këtë mund ta kuptojmë në muajt e vitet e ardhshme.”

Por vendimi bazohet në një peshim të rreziqeve dhe të përfitimeve të vaksinës, sipas tij. Për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa, ai bëri një llogaritje: Nëse një i moshuar ka probabilitet të ndërrojë jetë me 20% nga një infektim me Corona” dhe “në të njëjtën kohë rreziku që të ketë një efekt anësor të rëndë për shkak të vaksinimit është 1:50.000 apo edhe më pak, atëherë unë do t’i hyja këtij rreziku.” Fëmijët nuk do t’i vaksinoja, thotë Bogdan, rreziku i tyre për të humbur jetën nga COVID-19 është gati zero. Për siguri edhe shtatzënat apo gratë që japin gji do ishte më mirë të mos vaksinoheshin, sipas të dhënave të deritanishme, thotë Bogdan.

dw

Ministria e Shëndetësisë: 3424 testime, 660 raste të reja, 11 humbje jete dhe 555 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë  ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3424 testime dhe 660 qytetarë kanë rezultuar pozitivë . Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cerrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Duke ju informuar se nga sot kufizimi i levizjes, i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, por të zbatojnë me përpikmëri rregullat për frenimin e përhapjes së COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.
Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (05 Janar 2021)
Raste të reja ditore 660
Të shëruar në 24 orë 555
Të shtruar në spitale 287
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3,424

Testime totale 272,807
Raste pozitive 60,283
Raste të shëruara 35,551
Raste Aktive 23,522
Humbje jete 1210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13650
Fier 1687
Shkodër 1330
Durrës 1190
Vlorë 955
Lezhë 925
Korçë 917
Elbasan 876
Berat 735
Gjirokastër 472
Kukës 399
Dibër 386

Covid 19: prej 2431 testeve, kemi 580 raste të reja, 9 viktima dhe 572 persona të shëruar

E marteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2431 teste dhe 580 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 254(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kumanovë – 32(me 109.228 banorë)
  • Kavadarci – 30(me 38.741 banorë)
  • Prilep – 30(me 75.132 banorë)
  • Veles –28(me  54.384 banorë)
  • Ohër- 23(51.591 banorë)
  • Manastir – 23(me 91.983 banorë)
  • Tetovë – 21(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 18(111.252 banorë)
  • Strumica – 17(me 57.175 banorë
  • Gjevgjeli – 15(me 22.706 banorë)
  • Kërçovë – 12(me 56.937 banorë)
  • Shtip – 12(me 43.625 banorë)
  • Dibër – 10(me 20.863 banorë)
  • Berovë – 9(me 12.813 banorë)
  • Negotinë – 9(me  19.327 banorë)
  • Strugë – 7(me 65.801 banorë)
  • Kriva Pallanka – 7(me  20.820 banorë)
  • Koçani – 6(me 37.758 banorë)
  • Resnjë –5(me 16.313 banorë)
  • Probishtip – 3(me 15.085 banorë)
  • Vallandovë – 3(me  11.773 banorë)
  • Makedonski Brod – 2(me  6.166 banorë)
  • Vinicë – 1(me 19.391 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)
  • Pehçevë – 1(me 5.517 banorë)
  • Radovish – 1(me 29.100 banorë)
  • Krushevë – 1(me 9.418 banorë)
Kanë ndërruar jetë 9 persona, tre pacientë nga Shkupi (88,71 dhe 77), një nga Manastiri (73), tre nga Strumica (71, 76 dhe 66), një nga Kërçova (86) dhe një pacient nga Resnja (72).
Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistroi 572 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 162-Kumanovë 30-Dibër 1-Shtip 20-Prilep 59-Tetovë 14-Strugë 36-Veles 30-Manastir 26-Ohër 27-Kavadarci 17-Gostivar 15-Gjevgjeli 20-Strumicë 18-Kriva Pallankë 15-Radovish 14- Koçani 11-Probishtip 4-Demir Hisar 1-Makedonski Brod 6-Valandovë 6-Vinicë 2-Kratovë 1-Sveti Nikollë 3-Kërçovë 5-Resnjë 6 -Negotinë 23
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 407.539 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 84709, numri i pacientëve të rikuperuar është 64104, numri i vdekjeve është 2559 dhe numri i rasteve aktive është 18046.
masat kunder covidKujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 1282 mostrave kemi 199 raste pozitive, 4 të vdekur dhe 430 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.282 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 199 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 87 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Lipjan 12 raste, Fushë-Kosovë 7 raste, Gjilan 6 raste, Shtime 5 raste, Deçan 4 raste, Gjakovë 4 raste, Obiliq 4 raste, Prizren 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Junik 2 raste, Kamenicë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Rahovec.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 66 vjeç), Malishevë 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (79 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 430 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43.378 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.600. Numri total i rasteve pozitive është 52.333 raste nga 189.420 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.355 raste të vdekjes.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Ministria e Shëndetësisë: 1281 testime, 185 raste të reja, 6 humbje jete dhe 348 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë  ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1,281 testime dhe 185 qytetarë kanë rezultuar pozitivë . Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
31 raste në Tiranë, nga 19 raste në Shkodër, Vlorë, 12 në Sarandë, nga 9 raste në Kurbin, Lezhë, nga 8 raste në Durrës, Kavajë, Cerrik, 6 në Kamëz, nga 4 raste në Kukës, Lushnje, Dibër, nga 3 raste në Fier, Berat, Vorë, Patos, nga 2 raste në Krujë, Mirditë, Rrogozhinë, Librazhd, Mat, Gjirokastër, Delvinë, Tepelenë, Vau i Dejës, nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Përmet, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Belsh, Malësi e Madhe, Kolonjë, Klos, Skrapar, Konispol.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 348 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,996 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (04 Janar 2021)
Raste të reja ditore 185
Të shëruar në 24 orë 348
Të shtruar në spitale 274
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1,281

Testime totale 269,383
Raste pozitive 59,623
Raste të shëruara 34,996
Raste Aktive 23,428
Humbje jete 1199

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13577
Fier 1668
Shkodër 1315
Durrës 1187
Vlorë 942
Korçë 946
Lezhë 901
Elbasan 874
Berat 770
Gjirokastër 490
Kukës 396
Dibër 362