Koment: Thirrjet për të ndaluar së ndërtuari Nord Stream 2 ndihmojnë vetëm Vladimir Putinin

Nord Stream 2Pas arrestimit në Rusi të opozitarit Navalny, në Gjermani po kërkohet sërish që të ndërpritet ndërtimi i gazsjellësit Nord Stream 2. Ky është mashtrim i rrezikshëm i vetvetes, mendon Roman Goncharenko.

Fati i gazsjellësit Nord Stream 2 është një nga temat që nuk e kanë humbur rëndësinë megjithë rrjedhën e lajmeve për Coronën. Arrestimi i Aleksej Navalnit dhe shpërndarja me dhunë e protestave që kërkonin lirimin e tij, e kanë futur këtë temë sërish mbas një pushimi gjashtë mujor në titujt e emisioneve televizive me biseda, Talkshows. Në fund të muajit gusht, shkaku ishte arrestimi i opozitarit rus. Projekti energjetik që është shoqëruar me kontroversa që në fillim të tij, u kthye në shqetësimin kryesor të marrëdhënieve gjermano-ruse. Por a është i gatshëm Berlini të lëshojë pe? Dyshimet për këtë janë të mjaftueshme.

Kritika për gazsjellësin që sjell naftë direkt nga Rusia në Gjermani nëpërmjet Detit Balltik janë bërë qëkurse u nënshkrua kontrata e ndërtimit. Dhe Nord Stream 1 është në funksionim që prej vitit 2011. Por ndalimi i ndërtimit të tubacionit të dytë të çiftit naftësjellës, është kthyer në skenar real që kur SHBA vendosi në vitin 2020 të vendoste sanksione kundër firmave që marrin pjesë në ndërtimin e tij. Ndërhyrja e Uashingtonit e ka frenuar ndjeshëm shtrimin e tubacionit të fundit në bregdetin gjerman.

Pse Gjermania nuk do të heqë dorë nga Nord Stream 2

Tani diskutimet janë shtuar edhe në Gjermani. Sidomos politikanët e “Të Gjelbërve” në opozitë kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të ndërtimit, për shkak të fatit të Navalny-t dhe të të drejtave të njeriut në Rusi. Edhe politikanë të veçantë të partisë në pushtet, Unionit të kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve, kanë mbështetur marrjen e masave të forta kundër Moskës.

Qeveria federale reagon ndaj kërkesave të tilla vazhdimisht njësoj duke thënë: Kemi të bëjmë me një projekt ekonomik dhe jo politik. Në një konferencë shtypi me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarja Angela Merkel tha për të njëqindtën herë se sanksionet kundër Rusisë mund të shtohen për shkak të arrestimit të Navalny-t. Por qëndrimi i saj ndaj Nord Stream 2 vazhdon të mbetet i palëkundshëm.

Kjo “fillimisht” nuk duhet mbivlerësuar. Sepse, për shkak të arsyeve të ndryshme Gjermania nuk mund ta ndalojë ndërtimin e Nord Stream 2. Një hap i tillë do të trondiste sidomos besimin e ekonomisë tek politika, gjë që të dy palët e vlerësojnë si shumë të rëndësishëm. Por, jo vetëm kaq. Berlinit do t’i duhej të paguante dëmshpërblime të mëdha, sepse projekti ka marrë në Gjermani të gjitha lejet e domosdoshme.

Marrëdhëniet e specifike gjermano – ruse

Megjithatë puna nuk është vetëm tek paratë. Një refuzim për përfundimin e Nord Stream 2 do të shkaktonte prishjen e traditës tashmë 50 vjeçare të marrëdhënieve të Gjermanisë me Moskën, jo vetëm në sektorin e energjisë. Hapat radikalë nuk janë pjesë e stilit të diplomacisë gjermane, sidomos me Rusinë, me të cilën Gjermania ka marrëdhënie të veçanta për shkak të ngarkesave të mëdha historike. Frenimi i menjëhershëm i projektit do të bënte po ashtu që Angela Merkel dhe koalicioni i saj qeverisës të humbisnin fytyrën. Ata nuk e kanë vënë në dyshim projektin as pas aneksimit të Krimesë dhe luftës në Ukrainën Lindore, as pas vrasjes së politikanit opozitar rus Boris Nemtsov, ose mbas sulmit të hakerave rus ndaj internetit të parlamentit gjerman, Bundestag.

Dhënia fund e projektit me anë të një vendimi të BE-së, do të kishte qenë për Berlinin mbase rruga e vetme për t’i shpëtuar pagesës së shumave të mëdha të dëmshpërblimit. Sidomos Polonia dhe Republikat Baltike e preferojnë shumë një gjë të tillë. Por, nuk është e sigurt se BE do ishte unanime për këtë. Sepse, zgjatja e sanksioneve jo shumë të ashpra që BE ka vendosur kundër Rusisë për shkak të trajtimit që i bën Ukrainës, nuk ka marrë shumicën prej vendeve si Italia ose Austria. Sidoqoftë, Brukseli nuk e ka me ngut futjen e kësaj teme në axhendë dhe ka arsye të forta për këtë gjë.

Nuk është e udhës të bëhen kërcënime boshe

Prandaj, të gjitha diskutimet për t’i dhënë fund Nord Stream 2 janë si të mashtrosh vetveten. Kërkesat për të ndaluar ndërtimin e gazsjellësit gati të përfunduar janë fjalë që i merr era, sepse nuk mund të zbatohen. Dhe tregojnë para Kremlinit dobësinë e Gjermanisë dhe Europës. Kjo ka dëmtuar tashmë imazhin. Si rezultat, apelet iluzionare kanë efekt të kundërt: Ato forcojnë presidentin rus Vladimir Putin kundrejt BE-së dhe kundrejt komunitetit ndërkombëtar. Sipas motos: Shikoni çfarë ndodh! Europa nuk mund të bëjë asnjë gjë!

Duke pasur parasysh këtë, nuk është çudi që kryediplomati i BE-së, Josep Borrell u poshtërua kur pikërisht gjatë vizitës së tij në Moskë, u njoftua dëbimi i tre diplomatëve europianë, mes tyre edhe një gjerman.

Sinjale që kuptohen nga Moska

Si pasojë, ajo që duhet bërë nuk është ndalimi i ndërtimit të Nord Stream 2, por ndalimi i kërcënimeve boshe. Një recetë e moçme diplomatike e suksesshme thotë, se kërcënimet duhen bërë për ato gjëra, të cilat je i gatshëm edhe t’i vësh në jetë.
Sepse hapësira për sanksione kundër Rusisë është e vogël dhe politikanët me përvojë e dinë mirë këtë. Kjo hapësirë është zvogëluar edhe më shumë për shkak të kushteve të pandemisë. Kjo nuk do të thotë se Berlini nuk ka çfarë t’i thotë Moskës, si për trajtimin e opozitarëve në Rusi ashtu edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut ose shkeljet e së drejtës ndërkombëtare.

Nga e kaluara e afërt mund të kujtohen si dëbimet e diplomatëve pas helmimit të ish-agjentit të dyfishtë Sergej Skripal dhe së bijës në Britaninë e Madhe, ashtu edhe sanksionet ekonomike pas goditjes së avionit MH17 mbi Ukrainën Lindore. Sinjale të tilla Moska i kupton mirë: Më mirë se sa kërcënimet boshe, për ndalimin e ndërtimit të Nord Stream 2.

Roman Gonçarenko / dw

IKShPK: prej 2856 mostrave kemi 372 raste pozitive, 6 të vdekur dhe 333 të shëruar!

frenoni covid 19Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.856 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 372 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 156 raste, Prizren 33 raste, Pejë 32 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 14 raste, Obiliq 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Istog 10 raste, Mitrovicë 9 raste, Suharekë 9 raste, Deçan 8 raste, Gjilan 8 raste, Ferizaj 7 raste, Podujevë 6 raste, Klinë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Dragash 4 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Malishevë dhe Novobërdë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (54, 70, 83 vjeç), Ferizaj 1 rast (77 vjeç), Kaçanik 1 rast (87 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast (83 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 333 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.224 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.041.
Numri total i rasteve pozitive është 63.805 raste nga 261.492 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.540 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 2596 testeve, kemi 367 raste të reja, 5 viktima dhe 202 persona të shëruar

E PremteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2596  teste dhe u regjistruan 367 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 167(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 37(me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 33 (me 38.741 banorë)
  • Ohër- 17(51.591 banorë)
  • Veles –15(me  54.384 banorë)
  • Kumanovë – 14(me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 14(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Negotinë – 12(me  19.327 banorë)
  • Gostivar – 12(111.252 banorë)
  • Gjevgjeli – 7(me 22.706 banorë)
  • Shtip – 7(me 43.625 banorë)
  • Manastir – 6(me 91.983 banorë)
  • Kratovë – 4(me 9.376 banorë)
  • Strugë – 4(me 65.801 banorë)
  • Koçani – 3(me 37.758 banorë)
  • Strumica – 3(me 57.175 banorë)
  • Resnjë –3(me 16.313 banorë)
  • Delçevë –2(me 17.713 banorë)
  • Probishtip – 2(me 15.085 banorë)
  • Krushevë – 2(me 9.418 banorë)
  • Berovë – 1(me 12.813 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1(me  20.820 banorë)
  • Kërçovë – 1(me 56.937 banorë)
  • Vallandovë – 1(me  11.773 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.) 

Janë raportuar gjithsej 5 vdekje, 2 pacientë nga Shkupi (91 dhe 83) dhe nga një janë raportuar prej Gostivari (77), Kriva Pallanka (40) dhe Demir Hisar (65).
 
Janë regjistruar 202 pacientë të rikuperuar : -Shkupi 105, -Kumanova 18 -Kavadarci 14 -Tetova 11-Shtipi 8 -Negotina 7 -Gjevgjelia 6 -Velesi 5 -Kocani 5 -Gostivari 4-Kriva Palanka 4 -Demir Kapia 4 -Strumica 3 -Resnja 3 -Kërçova 1 -Demir Hisari 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 482.026 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i pandemisë është 96.518, numri i pacientëve të rikuperuar është 87.324, numri i vdekjeve është 2.971 dhe numri i rasteve aktive është 6.223.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Covid 19: prej 2705 testeve, kemi 416 raste të reja, 7 viktima dhe 278 persona të shëruar

E EnjteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2705 teste dhe u regjistruan 416 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 186 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 37 (me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 29 (me 38.741 banorë)
  • Ohër- 23 (51.591 banorë)
  • Veles –16 (me  54.384 banorë)
  • Strugë – 16 (me 65.801 banorë)
  • Tetovë – 13 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 12 (me 109.228 banorë)
  • Manastir – 11 (me 91.983 banorë)
  • Strumica – 10 (me 57.175 banorë)
  • Gostivar – 8 (111.252 banorë)
  • Shtip – 8 (me 43.625 banorë)
  • Koçani – 7 (me 37.758 banorë)
  • Gjevgjeli – 5(me 22.706 banorë)
  • Kriva Pallanka – 5 (me  20.820 banorë)
  • Negotinë – 5 (me  19.327 banorë)
  • Radovish – 4 (me 29.100 banorë)
  • Delçevë –4 (me 17.713 banorë)
  • Sveti Nikollë – 3 (me 17.683 banorë)
  • Berovë – 3 (me 12.813 banorë)
  • Kërçovë – 2 (me 56.937 banorë)
  • Resnjë –2 (me 16.313 banorë)
  • Dojran– 2 (me 3.324 banorë)
  • Probishtip – 1 (me 15.085 banorë)
  • Krushevë – 1 (me 9.418 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
  • Bogdanci– 1 (me 8.178 banorë)
  • Vallandovë – 1 (me  11.773 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.) 

Janë raportuar gjithsej 7 vdekje, 3 pacientë nga Shkupi (61, 66, 86), dy pacientë nga Struga (53 dhe 73) dhe nga një prej Ohri (69) dhe Kavadarci (84).
 
Janë regjistruar 278 pacientë të rikuperuar : -Shkupi 143 -Ohri 20 -Kavadarci 16-Velesi 14 -Tetova 14 -Kumanova 12 -Prilepi 7 -Shtipi 7 -Struga 6 -Manastiri 5-Strumica 5-Kërçova 4 -Gostivari 3 -Koçani 3-Negotina 3 -Probishtipi 3 -Gjevgjelia 2 -Radovishi 2 -Kratova 2 -Krusheva 2 -Demir Kapia 2 -Kriva Palanka 1 -Sveti Nikola 1 -Resnja 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 479.430 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i pandemisë është 96.152, numri i pacientëve të rikuperuar është 87.122, numri i vdekjeve është 2.966 dhe numri i rasteve aktive është 6.064.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

SPAK ‘zbarkon’ në Krujë! Arrestohet gjyqtarja që të ‘lironte’ nga burgu, Enkelejda Hoxha! Në pranga sekretarja, avokati dhe dhjetra të tjerë

Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës Enkelejda HoxhaGjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha është arrestuar ditën e sotme për llogari të SPAK. Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ishte në procedim nga ILD për t’u shkarkuar .

Burime për Top Channel bëjnë me dije se SPAK ka lëshuar 10 urdhër arreste. Në Gjykatën e Krujës mes të arrestuarve janë edhe sekretarja Ela Mallkuçi avokati Aldo Tabaku. Po ashtu mes të arrestuarve ka edhe mjekë në burgje në burgun e Fushë Krujës.

Gjyqtarja, Enkelejda Hoxha njihet për vendimet e sajë ku shumë të dënuar ajnë liruar nga burgu. Ndërkohë mësohet se të arrestuarit po përgatisnin lirimin e një tjetër të dënuari, atë të Saimir Petanit.

Ndërkohë SPAK në një njoftim zyrtarë shpjegon se ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si edhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, etj., parashikuar nga nenet 245/1, 319/ç, të Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal nga policia gjyqësore e Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi, të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim disamujor u grumbulluan prova të nevojshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe në atë të shëndetësisë.

Falë hetimeve të këtij procedimi penal u bë e mundur të evidentohej një skemë e mirëfilltë kriminale sipas së cilës persona të dënuar që cilës vuanin dënimin në burgun e Fushë-Krujës, përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimi të parregullt. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeljeda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera nga SPAK për arrestimin e 10 personave të cilët akuzohen se me skema korruptive ulnin vitet dhe lironin të dënuarit, është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e Sigurisë ndaj shtetasve:

1. Edvin Prifti me detyrë mjek kardiokirgurn në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku ndaj tij është vendosur mesa “pezullim nga detyra” për veprën penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

2. Trëndafile Frangu, infermiere në QSUT, është pezulluar nga detyra për veprën penale ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarit publik.

3. Migena Skënderi, është lënë me masën detyrim paraqitje në polici për shkak se akuzohet për veprën penale Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publik.

Mësohet se mjeku është kapur në përgjimet e SPAK teksa bisedonte Manuela Mallakuçi, për një operacion të një familjari të kësaj të fundit.

Por kush është gjyqtarja Enkelejda Hoxha, që njihet për lirimet e të burgosurve?

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë më herët  ka bërë kërkesë për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha, pasi emri i saj lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.

Lirimi i Dokles u bë publik nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Gjyqtarja e Krujës, e cila ende pa dal në vetting, Enkeleda Hoxha, liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit.

Enkeleda Hoxha,në vitin 2018, po ashtu vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Top Channel

Gjermani: Federata dhe landet bien dakord – Lockdown deri më 7 mars

MerkelFederata dhe landet në takimin e ri të nivelit të lartë mbi masat ndaj koronavirusit vendosën të shtyjnë deri më 7 mars masat kufizuese. Sidoqoftë do të ketë disa lehtësime: Floktoret do të lejohen të hapen nga 1 marsi.

Lockdown-i i kufizuar fillimisht deri në mes të shkurtit për të luftuar pandeminë e koronavirusit në Gjermani do të shtyhet deri më 7 mars. Përjashtim do të ketë për floktoret, që mund të rihapen nga 1 marsi nën masa të rrepta për ruajtjen e higjenës. Kështu vendosën kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve. Hapja e shkollave dhe kopshteve të fëmijëve nuk do të rregullohet në nivel federal, por në bazë të kompetencave të landeve.

Hapja e shkollave planifikohet për më 22 shkurt

Disa lande duan t’i hapin shkollat gradualisht duke nisur nga java e ardhëshme. Berlini planifikon të fillojmë më 22 shkurt me hapjen e shkollave, tha kryebashkiaku që qeveris landin Michael Müller. Edhe lande të tjera janë orientuar në këtë datë, shtoi kryetari i konferencës së kryeministrave. Müller e përshkroi hapjen e shkollave dhe kopshteve si një procs të vështirë të vendimmarrjes mes dilemës për mbrojtjen e shëndetit dhe nga ana tjetër pasojave sociale nëse shkollat vazhdojnë të mbahen mbyllur. Nuk synohet hapja e menjëhershme, por “një proces gradual i mësimit në prezencë në shkollat fillore” me orare me rotacion, rregulla higjene dhe mundësi testimi për mësuesit dhe fëmijët.

Më shumë siguri në klasa dhe në kopshte pritet të arrihet përmes shtimit të testimeve të shpejta. Përveç kësaj ministrat e shëndetësisë do të mandatohen që të provojnë nëse mësuesit dhe edukatoret do të mund të vaksinohen më përpara nga sa ishte planifikaur deri tani. Merkel ka tërhequr vëmendjen, që pikërisht edukatoret nuk kanë mundësi të ruajnë distancat e nevojshme, mësohet nga pjesëmarrësit.

Incidenca 7 ditore maksimumi 35 infeksione të reja

Federata dhe landet në vendimin e tyre tërheqin vëmendjen për përhapjen e shpejtë të mutacioneve të virusit. Kjo kërkon përpjekje të shumta shtesë, për ta ulur numrin  e infeksioneve të reja. “Ndaj duhet të ruhen edhe gjatë javëve të ardhshëme rregullat për kufizimin e kontakteve.” Edhe vendimet e tjera ekzistuese si mbyllja e një pjese të madhe të dyqaneve të tregtisë me pakicë, restoranteve e bareve, muzeve dhe teatrove do të mbeten në fuqi. Një hap tjetër drejt zbutjes së masave do të merret vetëm pasi të jetë arritur një incidencë e qendrueshme shtatëditore në kuotën e më së shumti 35 infeksioneve në 100.000 banorë. Vetëm atëherë mund të rihapen dyqanet, muzeumet, galeritë e të tjera shërbime publike.

Hapja më përpara e floktoreve do të realizohet nën massa të rrepta higjene, duke pranuar hyrjen me rezervim si dhe duke përdorur maskat mjekësore. Si argument për këtë vendim jepet rëndësia që ka kujdesi për flokët në higjenën e trupit si dhe për të mundësuar këtë shërbim pas një mbylljeje të gjatë deri tani veçanërisht edhe për të moshuarit, që e kanë të nevojshëm atë.

Merkel: Rrezik nga një valë e tretë

Merkel e cilësoi rrezikun nga mutacionet e koronavirusit deri në mes të marsit si „ekzistencial” për zhvillimet e mëtejshme në sfondin e pandemisë në Gjermani. Në këtë fazë do të kuptohet, nëse koronaviruset që kanë pësuar mutacion do të dominojnë, tha Merkel.

Ka rrezik për një valë të tretë, që duhet luftuar me masa politike.

Incidenca shtatëditore, pra numri i infeksioneve për 100.000 banorë sipas Institutit Robert Koch (RKI) është ulur në 68,0  nga 72,8 që ishte një ditë më parë. Numri i rasteve të reja të infeksioneve të provuara brenda 24 orëve ka qenë rreth 8072 duke çuar kështu shifrën e përgjithshme në 2.299.996. Janë komunikuar gjithashtu 813 raste të reja vdekjeje nga koronavirusi. Gjithsej që nga fillimi i pandemisë në Gjermani kanë humbur jetën nga infeksioni 62.969 vetë.

1,5 miliardë Euro për luftimin e koronavirusit në mbarë botën

Qeveria gjermane do të ndihmojë me 1,5 miliardë Euro në mbarë botën për luftimin e koronavirusit. Këto ndihma janë pjesë e një pakete ndërkombëtare ndihme, deklaroi një zëdhënës në Berlin. Të mërkurën (10.02) pasdite Bundestagu miratoi lëvrimin e kësaj shume. Gjermania merr pjesë në programin ACT-Accelerator (Access to COVID-19 Tools), që përfshin përpjekjet ndërkombëtare në luftën kundër pandemisë. Një komponent i rëndësishëm është në të sigurimi dhe shpërndarja e vaksinave në vendet, që janë të prekura nga varfëria ekstreme.

sti/se/rb (rtr, afp, dpa, rki)

IKShPK: prej 2281 mostrave kemi 344 raste pozitive, 2 të vdekur dhe 230 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.
Numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Ballkani Perëndimor, vaksina kundër Covid-19 dhe gjeopolitika

Beograd Vaksina ruse dhe kinezeNdërsa bota po bën përpjekje për t’i dhënë fund nacionalizmit të vaksinimit, në Ballkanin Perëndimor ka nisur turizmi i vaksinimit.

Ku mbarojnë konsideratat gjeopolitike dhe ku fillon shqetësimi për shëndetin e qytetarëve? Shumë qytetarë në vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë bërë këtë pyetje kohët e fundit ndërsa janë duke parë pafuqishëm se si në vendet fqinjë dhe më tej ka nisur vaksinimi në masë kundër koronës.

Për shumë qytetarë të Ballkanit Perëndimor që kanë kaluar dekada të izoluar pas Perdes së Hekurt duke diskutuar me forcë se cili ka më shumë bomba atomike, SHBA apo Bashkimi Sovjetik, cili do të humbiste në rast të një lufte të mundshme, kriza aktuale me vaksinën kundër koronës ka ngjallur një ndjenjë të çuditshme déjá vu.

Për momentin ka mosmarrëveshje se cila është më e mirë vaksina perëndimore apo ajo kineze dhe nëse aleatët në SHBA ose BE do të zemëroheshin, nëse të paktën për momentin ndonjë nga vendet e Ballkanit do t’i drejtohej Moskës ose Pekinit. Debati është natyrisht i një natyre thjesht teorike, sepse në praktikë shumica e rajonit i ka parë vaksinat po aq pak, sa dhe bombat atomike dikur. Në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Bosnjë dhe Kosovë nuk ka nisur ende vaksinimi dhe nuk ka ndonjë të dhënë të saktë, se kur mund të pritet kjo.

Asnjë nga këto vende nuk ka aktualisht ndonjë vaksinë; autoritetet vetëm premtuan që dozat e para do të mbërrinin në fund të këtij muaji. Vetëm Shqipëria ka arritur të sigurojë – në mënyrë simbolike – 2000 doza për një popullsi prej rreth 2.8 milionë banorësh.

Një përjashtim në rajon përbë Serbia, e cila bën pjesë në vendet që kryesojnë në Evropë për sa i përket numrit të qytetarëve të vaksinuar.

“Provokime ruse”

Cili është ndryshimi midis Serbisë dhe pesë vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor? Ndaj kësaj pyetjeje politikanët lokalë thonë: gjeopolitika.

“Serbia blen vaksina nga Rusia, por ne si shtet jemi të orientuar drejt BE-së,” tha Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, këtë javë.

Një këndvështrim të ngjashëm ka edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili e quajti ofertën e Moskës për vaksinën ruse “Sputnik V” si “provokim”.

“Harrojeni burokracinë dhe jepni dritën jeshile për rusët dhe kinezët dhe çdo vaksinë tjetër, të gjitha janë të mirëpritura. Ju do të bini në gjunjë që t’ju sjellin vaksina!”, u bëri thirrje autoriteteve maqedonase përmes Facebookut mjekja Tatjana Gurzanova. Thirrje dramatike si kjo po dëgjohen gjithnjë e më shpesh në vendet e rajonit që nuk kanë marrë ende vaksina.

Ndërkohë Mali i Zi pret dërgesën e parë prej 50.000 dozash të vaksinës “Sputnik V” dhe ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut më në fund nënshkroi të hënën (08.02) kontratën për blerjen e 200,000 dozave nga prodhuesi kinez Synopharm.

Fakti që edhe zgjidhja e krizës së thellë shëndetësore nuk mund të ndodhte pa gjeopolitikë, vërteton shprehjen që qarkullon prej kohësh në Ballkan: “Perëndimi nuk do të na pranojë, Lindja nuk do të na lëshojë”.

Kështu megjithë vonesat prej muajsh dhe kritikat e ashpra në vend, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, e pa të udhës të justifikohej para partnerëve perëndimorë për blerjen e vaksinave kineze.

“Unë dua të konfirmoj që kemi pasur bisedime me partnerët tanë strategjikë, NATO dhe Uashingtonin, në të cilat kemi arritur në përfundimin se blerja e vaksinave nga Kina nuk është një çështje gjeopolitike, por një e drejtë sovrane e çdo shteti”, tha Zaev në një intervistë.

Turizmi i vaksinimit

Ndërkohë nacionalizmi shumë i kritikuar i vaksinimit në Ballkan po merr ngadalë tipare krejtësisht të ndryshme dhe po shndërrohet në turizëm vaksinimi që kapërcen madje ndarjet e thella historike dhe etnike tipike për rajonin. Qytetarë të Bosnjës, shqiptarë të Kosovës, apo shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi po shkojnë në Serbi me shpresën se atje mund të vaksinohen kundër virusit të rrezikshëm.

Dikush mund të mendonte se njerëzi do të kërkonin shpëtim në një nga vendet fqinje që janë anëtare të BE-së, si Greqia, Bullgaria, Rumania ose Hungaria. Por ato ose kanë mbyllur kufijtë – ose nuk kanë as për vete vaksina.

dw

Debat në Bundestag për Rregulloren e Ballkanit Perëndimor

BundestagPartia Alternativa për Gjermaninë kërkon anulimin e Rregullores së Ballkanit Perëndimor për shkak të pandemisë. Por kjo kundërshtohet nga shumica.

Partia djathtiste në Bundestag, Alternativa për Gjermaninë, AfD, ka kërkuar të mërkurën me anë të një mocioni në parlamentin gjerman anulimin e Rregullores së Ballkanit Perëndimor. Argumenti kryesor është kriza ekonomike dhe papunësia e shkaktuar nga pandemia.Deputeti i kësaj partie, Rene Springer, tha në fjalën e tij të mërkurën pasdite, se fuqia punëtore nga Ballkani Perëndimor ul pagat e vendasve. Sipas tij punëtorët që vijnë me këtë rregullore marrin deri në 900 euro në muaj më pak se kolegët e tyre gjermanë.”Kjo rregullore është ulje page me mbështetje nga shteti dhe ju bëni sikur nuk shikoni”, tha Springer. Por deputeti djathtist tha se rregullorja nuk është e dëmshme vetëm për Gjermaninë, por edhe për vendet e Ballkanit, prej të cilëve po largohet fuqia punëtore. Ai përmendi ndër të tjera Kosovën, ku “largimi i personelit shëndetësor e ka çuar sistemin shëndetësor në një gjendje alarmante”.

Refuzimi i kërkesës

Kërkesa e deputetëve të AFD u hodh poshtë nga kolegët e partive të tjera. Ata të gjithë vunë në dukje se Rregullorja e Ballkanit Perëndimor nuk përbënte aspak konkurrencë për gjermanët, pasi një nga kushtet për t’u pajisur me vizë pune sipas kësaj rregulloreje është leja e punës. Këtë kandidati e merr vetëm nëse për profesionin e tij nuk ka konkurrentë vendas. “Këtu asnjë ballkanas nuk i merr vendin e punës ndonjë gjermani”, tha Daniela Kolbe nga parita socialdemokrate. Deputeti i partisë liberale, Johannes Olpe, tha se qëllimi i këtij mocioni nuk është kontrolli mbi migracionin, siç pretendonte AfD, por antipatitë nda popujve të tjerë. Deputeti i grupit parlamentar CDU/CSU, Marc Biadasz, tha se me këtë mocion AfD do thjesht të nxisë frikë.
Rregullorja e Ballkanit Perëndimor u miratua në vitin 2016 dhe u lejon imigrantëve nga Ballkani të vinë në Gjermani edhe nëse kanë kualifikime të ulëta. Kusht është që të kenë kontratë pune në Gjermani.

Për momentin e pezulluar

Duke filluar nga ky vit ajo është zgjatur deri në vitin 2023. Dhe numri i imigrantëve që mund të vijnë në Gjermani me këtë rregullore është kufizuar deri në 25.000 në vit. Që prej gati një vit, për shkak të krizës së koronës, dhënia e vizave në ambasada mbi bazën e kësaj rregulloreje është pezulluar. Por edhe më parë, procedura e dhënies së vizave ishte shumë e stërzgjatur.

Ulla Jelpke nga partia e Majtë, u ankua pikërisht për këtë dhe kërkoi që punëtorëve t’u jepet mundësia që t’i marrin vizat në Gjermani, dhe të mos presin nëpër ambasada. Edhe liberalët duan t’i përshpejtojnë procedurat e dhënies së vizave. Grupi parlamentar i tyre gjithashtu paraqiti një mocion ku kërkonte përshpejtimin e vizave dhe zgjatjen e rregullores deri në vitin 2025. Të dy mocionet iu kaluan për këshillime komisioneve përkatëse.

dw

Sonda kineze hyn në orbitën marsiane

Tianwen-1Media shtetërore kineze njoftoi të mërkurën se një anije hapësinore e njohur si “Tianwen-1” ka hyrë me sukses në orbitën e planetit Mars, hapi i parë i një misioni ambicioz që përfshin uljen e një mjeti robotik në sipërfaqen marsiane.

Përmes një deklarate, Administrata Kombëtare e Hapësirës së Kinës tha se anija kozmike përdori manovra për të ulur shpejtësinë në masën e duhur që të futej në orbitën e planetit dhe gravitetin e tij, duke shënuar herën e parë që ai shtet arrin pranë planetit të kuq.

Kina thotë se anija e saj kozmike do të përpiqet që në maj ose qershor të ulë në sipërfaqen marsiane një kapsulë që mban një rover me peshë 240 kilogramë. Ulja është planifikuar në një fushë masive në hemisferën veriore të planetit që njihet me emrin “Utopia Planitia”. Nëse gjërat shkojnë sipas planifikimeve, roveri do të kryejë një mision 90-ditor për studimin e dheut, në kërkim të gjurmëve të ujit dhe shenjave të jetës antike.

Më herët, një sondë nga Emiratet e Bashkuara Arabe hyri në orbitën marsiane me qëllim studimin e atmosferës dhe motit. Në ditët në vazhdim pritet që një sondë amerikane nga NASA, e cila po transporton roverin e saj robotik dhe një helikopter të vogël, të arrijë në planetin e kuq.

Misionet u planifikuan për të shfrytëzuar rastin e një pozicionimi të rallë mes Tokës dhe Marsit. Dy sondat e reja nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do t’u bashkohen gjashtë anijeve të tjera që ndodhen mbi mars të lëshuara nga NASA, Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe India. (voa)