CDC: Dy maska mbrojnë më mirë nga koronavirusi

CDCQendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tani po thonë se përdorimi i dy maskave ofron më shumë mbrojtje kundër COVID-19 se sa përdorimi i një maske.

Përmes një eksperimenti, duke përdorur koka artificiale të vendosura afro dy metra nga njëra-tjetra, CDC tha se një maskë kirurgjikale apo maskë pëlhure, bllokon 40% të grimcave të madhësisë së koronavirusit. Por një maskë pëlhure e vënë mbi një maskë kirurgjikale bllokoi 80% të grimcave.

Por studimi përdori vetëm një lloj maske kirurgjikale dhe një lloj pëlhure, çfarë e bën të paqartë nëse do të arriheshin të njëjtat rezultate me maska të ndërtuara me materiale të ndryshme.

Të dhënat mbi maskat kanë ndryshuar gjatë periudhës së pandemisë. Në fillim të pandemisë, zyrtarët e shëndetësisë u thanë amerikanëve që të mos përdorin maskat, sikurse ishte edhe postimi një vit më parë në Twitter nga zyrtari më i lartë i shëndetësisë amerikane Jerome Adams, i cili thoshte “Seriozisht njerëz – NDALONI BLERJEN E MASKAVE!”

Marsin e kaluar Dr. Anthony Fauci tha se nuk kishte “asnjë arsye” për të mbajtur maska, ndonëse ai ndryshoi qëndrim pak kohë më vonë.

Më pas, zyrtarët e shëndetësisë rekomanduan përdorimin e maskave kur nuk mund të ruhej distanca fizike. Më pas kjo ndryshoi, ndërsa u rekomandua përdorimi i maskave në mjediset publike.

Një anketë e kohëve të fundit nga Universiteti i Kalifornisë gjeti se rreth gjysma e amerikanëve përdorin maska rregullisht kur janë në praninë e njerëzve që nuk janë pjestarë të familjeve të tyre.

voa

OBSH rekomandon vaksinën e AstraZenecas për të gjitha variantet e virusit

AstraZenecaNjë grup pune i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i përbërë nga ekspertë të imunizimit rekomandoi të mërkurën përdorimin e vaksinës AstraZeneca COVID-19 për të gjitha moshat, si dhe në rajone ku janë të përhapura llojet e ndryshme të virusit.

Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve të OBSH-së për imunizimin (SAGE) e bëri rekomandimin nga selia e agjencisë në Gjenevë. Paneli shqyrtoi vaksinën këtë javë pasi Afrika e Jugut ndaloi përdorimin e saj të dielën pasi një studim nga një universitet atje tregoi se ilaçi siguronte vetëm mbrojtje minimale nga varianti që u zbulua për herë të parë në atë vend.

Paneli bëri vlerësimin me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe për të informuar më mirë punonjësit e sistemit të kujdesit shëndetësor në mbarë botën që tashmë administrojnë vaksinën. Por rekomandimi i këtij grupi nuk nënkupton miratimin zyrtar të OBSH-së për përdorimin emergjent të kësaj vaksine, i cili pritet të jepet pas gati një jave.

Deri më tani, OBSH-ja i ka dhënë autorizim për përdorim emergjent vetëm vaksinës së kompanisë Pfizer, megjithëse vendet dhe rajonet e tjera individualisht kanë autorizuar vaksina të tjera.

Drejtuesja e shkencëtarëve të OBSH-së, Dr. Soumya Swaminathan tha megjithatë se vendimi i panelit përfaqëson një “moment të rëndësishëm” sepse vaksina e kompanisë AstraZeneca kërkon ruajtjen në temperatura frigoriferike – jo në temperaturat shumë më të ftohta të nevojshme për vaksinat e kompanisë Pfizer, duke e bërë kështu më të lehtë dhe më pak të kushtueshme shpërndarjen.

Mekanizmi për bashkëpunimin për vaksinat, COVAX, i mbështetur nga OBSH-ja dhe i krijuar për t’u siguruar që vaksinat COVID-19 të jenë të disponueshme në mënyrë të barabartë për të gjitha vendet, shpreson të nisë dërgimin e qindra miliona dozave të vaksinës AstraZeneca duke filluar qysh këtë muaj.

voa

Partia e re LSHD përflet emrin për kryetar Komune në Tetovë!

AfrimLëvizja për Shtet dhe Drejtësi nga radhët e saj përflitet se do të kandidojë në Tetovë për kryetar Komune Afrim Ibrahimi Fanda!

Por kush është Afrim Ibrahimi:
Afrim Ibrahimi Fanda, i lindur në vitin1961 në Tetove. Arsimimin fillor dhe te mesëm i kreu në vendlindje. Studimet për mjekësi i filloi ne Prishtine, dhe i përfundoi në Tiranë në vitin 1994, ku përfundoi edhe specializimin në psikiatri në vitin 2002. Punoi per 27 vite me radhë në dy kompani të njohura farmaceutike duke drejtuar njësitë e tyre organizative për Shqipërinë, ku vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Rrjedh nga një familje patriotike me tre të burgosur politikë (nga gjithsej pesë anëtarë). Në vitin 1985, bashkë me të vëllain, u dënua me 7 vite burg për veprimtari politike për çështjen kombëtare (i vëllai me 14 vite burg). Aktivist politik, opinionist dhe autor i shumë shkrimeve kritike, analizave dhe trajtesave politike të shumta, të botuara në gazeta dhe portale te ndryshme. (tetovasot)

Ministria e Shëndetësisë: 4083 testime, 1143 raste të reja, 15 humbje jete dhe 683 të shëruar

Tabela 10 shkurtMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 4083 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1143 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 453 raste në Tiranë, 110 raste në Vlorë, 58 raste në Kuçovë, 57 raste në Fier, 35 raste në Sarandë, 34 raste në Shkodër, Berat , 27 raste në Durrës, Korçë, 26 raste në Elbasan, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Mallakastër, 20 raste në Kukës, 19 raste në Kurbin, 15 raste në Pogradec, 14 raste në Malësi e Madhe, 13 raste në Gramsh, Skrapar, 11 raste në Kavajë, 10 raste në Lezhë, Kamez, 8 raste në Mirditë, Gjirokastër, Bulqize, Patos, 7 raste në Vau i Dejës, Peqin, 6 raste në Dibër, Kolonjë, 5 raste në Has, Librazhd, Përmet, 4 raste në Tepelenë, 3 raste në Devoll, Mat, Divjakë, Himarë, Maliq, 2 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Memaliaj, Finiq, Vorë, Libohovë, 1 rast në Krujë, Rrogozhinë, Tropojë, Delvine, Belsh, Cerrik, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 8 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Patosi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 53 -94 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 683 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 53,616 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 483 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vëtizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika ( 10 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1,143
Të shëruar në 24 orë 683
Të shtruar në spitale 483
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 4,083

Testime totale 398,325
Raste pozitive 88,671
Raste të shëruara 53,616
Raste Aktive 33,552
Humbje jete 1,503

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19556
Fier 2872
Durrës 1737
Elbasan 1489
Shkodër 1549
Vlorë 1650
Lezhë 1149
Korçë 1049
Berat 936
Gjirokastër 732
Kukës 478
Dibër 355

Shtrëngohen masat, Manastirliu: Dy javët e ardhshme vendimmtare, të këpusim zinxhirin e infektimeve me zinxhirin e solidaritetit

ManastirliuDuke filluar nga dita e enjte, datë 11 shkurt, do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë publike vendimet më të fundit që do të jenë në fuqi për dy javët në vazhdim. Ndalimi I qarkullimit do të fillojë në orën 20:00, baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 20:00, shkollat e mesme në bashkitë me riskun më të lartë do të jenë online dhe sezoni i provimeve për studentët do të zgjatet. Masat do të jenë në fuqi për dy javë dhe do të

“Dy javët e ardhshme janë vendimtare. Janë vetëm dy javë dhe nga gjithësecili kërkohet një sakrificë. Janë dy javë kur zinxhirit të infeksionit duhet t’i vëmë përballë zinxhirin e solidaritetit mes nesh, mes qytetarëve dhe autoriteteve shëndetësore. Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme, do të vendosë nëse do të kemi shtrëngim të mëtejshëm të tyre, apo do të kemi lehtësim”, tha Manastirliu.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, prof. Albana Fico, duke folur për situatën epidemiologjike tha se aktualisht ka një dinamikë të re në infektimet me COVID19, ku vërehet një rritje e të infektuarve në grupmoshat 15-24 vjeç.

“Situata epidemiologjikë në 3 javët e fundit ka një tendencë në rritje të rasteve të reja të konfirmuara me covid19, veçanërisht e shprehur në javën e fundit. Të dhënat tregojnë se përvec rritjes në grupmoshat nga 45-64 vjeç, në javët e fundit ka një rritje të incidencës tek grupmosha 15-24 vjec. Mesatarja e rasteve ditore në javën e fundit, krahasuar me javën paraardhëse, është rritur nga 836 në 1030. Edhe faktorët e tjerë si, numri i të shtruarve në spitale dhe në terapi intensive kanë pësuar rritje, ndërsa mosha mesatare e shtrimeve në spitale është ulur”, tha Fico.
Duke folur për variantet e reja të virusit, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, prof. Silva Bino tha se ka dyshime se në vend kanë hyrë të dyja mutacionet e Covid 19, si ai i Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe ai i Afrikës së Jugut.
“Ne vijojmë dërgimin e mostrave. 50 monstra po dërgohen në Institutin e Shëndetit Publik të Anglisë që janë edhe laboratore reference. Ne kemi dyshuar për këto mostra për mutacion. Të dyja llojet e mutacioneve qoftë i Mbretërisë së Bashkuar, qoftë ai i Afrikës së Jugut. Këto mostra po testohen. Ne po ashtu presim metodologjinë e re që të na vijë sot nga Turqia, metodë që po zbatohet edhe në Norvegji dhe do të na lehtësojë punën për t’i dalluar më mirë këto mutacione”- tha Bino.
Në mbledhjen e rradhës të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Shefja e Spitalit Infektiv, prof. Najada Çomo ka bërë një pasqyrim të situatës së shtrimeve në spitale, duke bërë me dije se ka një shtim të numrit të shtrimeve në moshat e reja.
“Kemi një shtim të numrit të rasteve të shtruar në spitale. Është shtuar numri i moshave të reja dhe kemi edhe forma të rënda të shtrimeve në spitale, shoqëruar edhe me humbje jete. Fluksi i shtrimeve në spitale vijon të jetë i përballueshem por i shtuar në numra”, tha Çomo.

Fala e plote e ministres Ogerta Manastirliu

Do të doja të sillja në vëmendjen tuaj dhe të qytetarëve shqiptarë, gjendemi në një moment sa delikat dhe të rëndësishëm.

Ndodhemi në një situatë kur, dyshimet e arsyeshme na bëjnë të mendojmë për praninë e mutacioneve të reja të virusit.

Jemi në një situatë kur, me gjasë prej këtyre mutacioneve, kemi një shtim të ndjeshëm të infektueshmërisë.

Jemi në një kohë kur, kushtet atmosferike – jemi në mes të dimrit – e bëjnë edhe më të pafavorshme situatën.

Jemi në një situatë kur, kemi shtim të numrit te infektimeve, kemi ulje të moshës së të prekurve si rrjedhoje dhe e relaksimit të sjelljes pas festave të fundvitit dhe periudhës më pas,
ndaj si pasojë e çfarë përmenda më sipër kemi një shtim të ndjeshëm të misioneve të Urgjencës Kombëtare, të misioneve në banesë dhe transferimeve në spitale.
Kjo situatë është shoqëruar dhe shtim të shtrimeve në spitale dhe rritje të numrit të pacienteve në terapitë intensive.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vlerësuar mbi baza ditore situatën, dhe po ndjek në dinamikë treguesit epidemiologjikë dhe kriteret e riskut.

Mbi bazën e një analize shumplanëshe, bazuar dhe në eksperiencat tashmë të fituara për gjatë këtyre muajve, në lidhje me impaktin e masave të intensitetit të moderuar, Komiteti i Ekspertëve ka vendosur në mbledhjen e ditës së sotme, me parimin e palëkundur për mbrojtjen e shëndetit dhe
jetës së qytetarëve, këto masa:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e
mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave
shëndetësore dhe për arsye pune për një periudhe 14 ditore, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, lokaleve, nga ora
20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën
15-24 vjeç, shkollat e mesme ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të aplikojnë skenarin e tretë, pra mësimin online për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

– Sezoni i provimeve për universitetin rekomandohet të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për
lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të bere nga MASR, duke zbatuar rreptësishtë protokollet AntiCovid.

Këto ishin vendimet e sotme të cilat hyjnë në fuqi duke filluar nga
dita e enjte dhe do të rivlerësohen pas dy javësh, në varësi të situates epidemiologjike dhe treguesve që ekspertët monitorojnë.

Per rregullat qe kemi aktualisht dhe per keto masa te reja te sapo shpallura, nuk do të ketë tolerancë për moszbatimin e masave dhe protokolleve antiCOVID. TaskForca AntiCOVID do të jetë 24 orë në terren për të monitoruar zbatimin e masave, në cdo cep të vendit.

Dy javët e ardhshme janë vendimtare.

Janë vetëm dy javë dhe nga gjithësecili kërkohet një sakrificë.

Janë dy javë kur zinxhirit të infeksionit duhet t’i vëmë përballë zinxhirin e solidaritetit mes nesh.

Mes qytetarëve dhe autoriteteve shëndetësore.

Zbatimi i masave në dy javët e ardhshme, do të vendosë: do të kemi shtrëngim të mëtejshëm të tyre, apo do të kemi lehtësim.

E kuptoj shumë mirë shqetësimin, por e kam thënë dhe e përsëris: në piramidën e të drejtave, Shëndeti ka qenë është dhe do të mbetet në majë të kësaj piramide.

Tre janë fjalët kyçe këtë fazë kritike në të cilën ka mbërritur pandemia, jo vetëm këtu në Shqipëri, por edhe kudo në botë:

MOBILIZIM
RESPEKT
PERKUSHTIM

Mobilizim nga të gjithë, stafe mjekësore dhe qytetarë për të zbatuar rregullat, dhe duke bërë kështu, shpëtuar jetë familjarësh, miqsh, të njohurish.
Respekti për rregullat është respekt për jetën, për veten, për prindin, për të afërmit.
Përkushtim për një tjetër sforco në përpjekjet tashmë pothuaj një-vjeçare përballë një pandemie që më lejoni ta kujtoj sërish, pllakos një herë në njëqind vjet dhe e cila ka vënë në vështirësi serioze sistemet shëndetësore kudo në botë (Portugalisë i kanë shteruar shtretërit dhe po kërkon ndihmë urgjente nga vendet e tjera të BE).
Ju ftoj dhe një herë ta marrim me seriozitetin që kërkon situata.
Shumëkush mund të jetë lodhur, por një gjë është e sigurt: Virusi nuk është lodhur.
Ai është nëpër këmbë dhe në ka një gjë që na ka treguar ky vit, ajo është: Virusi “bën festë” dhe gjen shtigje, çdo herë që relaksohemi dhe ulim vigjilencën, duke gënjyer veten pikësëpari, se ia hodhëm.

Jo, nuk ia hodhëm. Është një luftë që vazhdon kjo.

Më lejoni ta përsëris:

Zinxhirin e infeksionit do ia dalim ta këpusim vetëm përmes zinxhirit të solidaritetit mes nesh. Qytetarë, autoritete, media, të gjithë bashkë.

Covid 19: prej 2445 testeve, kemi 389 raste të reja, 4 viktima dhe 998 persona të shëruar

E merkureGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2445 teste dhe u regjistruan 389 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 140(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 34(me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 33(me 38.741 banorë)
  • Kumanovë – 21(me 109.228 banorë)
  • Veles –20(me  54.384 banorë)
  • Ohër- 15(51.591 banorë)
  • Delçevë –14(me 17.713 banorë)
  • Manastir – 13(me 91.983 banorë)
  • Tetovë – 12(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strumica – 12(me 57.175 banorë)
  • Negotinë – 11(me  19.327 banorë)
  • Shtip – 10(me 43.625 banorë)
  • Gjevgjeli – 8(me 22.706 banorë)
  • Gostivar – 6(111.252 banorë)
  • Berovë – 6(me 12.813 banorë)
  • Kratovë – 4(me 9.376 banorë)
  • Sveti Nikollë – 4(me 17.683 banorë)
  • Kriva Pallanka – 4(me  20.820 banorë)
  • Resnjë –3(me 16.313 banorë)
  • Koçani – 3(me 37.758 banorë)
  • Strugë – 3(me 65.801 banorë)
  • Dojran– 2(me 3.324 banorë)
  • Vinicë – 2(me 19.391 banorë)
  • Demir Kapi – 2(me  4.039 banorë)
  • Probishtip – 1(me 15.085 banorë)
  • Krushevë – 1(me 9.418 banorë)
  • Radovish – 1(me 29.100 banorë)
  • Kërçovë – 1(me 56.937 banorë)
  • Dibër – 1(me 20.863 banorë)
  • Makedonski Brod – 1(me  6.166 banorë)
  • Bogdanci– 1(me 8.178 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.) 

Janë raportuar gjithsej 4 vdekje, nga një pacient nga Kumanova (73), Kavadarci (65), Probishtipi (87) dhe Vinica (83).
 
Janë regjistruar 998 pacientë të rikuperuar : -Shkupi 620-Kumanovë 36 -Tetova 35 -Ohri 33 -Strumica 28 -Kavadarci 25 -Velesi 25 -Gostivari 25 -Manastiri 18 -Resnja 16 -Dibra 16 -Delçeva 15 -Shtipi 15 -Prilepi 13 -Gjevgjelia 13-Negotina 8 -Struga 8 -Kërçova 8 -Probishtipi 5 -Makedonska Kamenica 5 -Kratova dhe Bogdanci 4-Kriva Palanka 3 -Vinica 3 -Krusheva 3 -Pehceva 3 -Kocani 2-Demir Kapia 2 -Radovishi 2 -Valandova 2 -Berova 1-Sveti Nikola 1 -Makedonski Brodi 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 476.725 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i pandemisë është 95.736, numri i pacientëve të rikuperuar është 86.844, numri i vdekjeve është 2.959 dhe numri i rasteve aktive është 5.933.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 1787 mostrave kemi 307 raste pozitive, 4 të vdekur dhe 221 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.787 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 307 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 128 raste, Prizren 34 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 16 raste, Pejë 16 raste, Podujevë 16 raste, Mitrovicë 12 raste, Gjilan 9 raste, Vushtrri 9 raste, Lipjan 8 raste, Istog 6 raste, Suharekë 6 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 4 raste, Deçan 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Hani i Elezit, Kamenicë, Kaçanik dhe Skenderaj.
Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (58 vjeç), Malishevë 1 rast (63 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (58 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 221 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.661 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.896.
Numri total i rasteve pozitive është 63.089 raste nga 256.355 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.532 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Qytetarët e RMV-së që jetojnë jashtë shtetit nga marsi do të mund të regjistrohen përmes aplikacionit online të EShS-së

Enti shteteror i statistikesQeveria njoftoi se qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në periudhën kur do të kryhet regjistrimi, nga 1 deri më 21 prill të këtij viti, ndërsa të cilët jetojnë-qëndrojnë jashtë vendit, do të mund të regjistrohen me vetëregjistrim, përmes një aplikacioni online. I njëjti do të jetë në dispozicion në faqen e internetit të Entit Shtetëror të Statistikave, në periudhën nga 1 marsi deri më 21 prill, 2021, transmeton Portalb.mk.

Këta qytetarë në regjistrim do të hyjnë në kategorinë nën emrin: “popullata e përgjithshme jorezidente“. Këta janë persona, qytetarë të RMV-së, të cilët qëndrojnë jashtë vendit për më shumë se 12 muaj, për punë ose arsye të tjera, si dhe anëtarët e familjeve të tyre që qëndrojnë me ta.

“Kushti për vetë-regjistrim është numri amzë i qytetarit (EMBG). Mënyra e regjistrimit është në përputhje me Metodologjinë për përgatitjen, organizimin dhe zbatimin e regjistrimit të popullsisë, familjeve dhe banesave në RMV në vitin 2021 dhe Udhëzimet për vetë-regjistrimin e personave që mungojnë jashtë vendit, që e miraton drejtori i Entit Shtetërore të Statistikave ( SSO)”, informuan nga Qeveria.

Për personat që jetojnë në RMV, të cilët gjatë regjistrimit janë jashtë vendit dhe nuk janë regjistruar vetë përmes ueb-aplikacionit, regjistrimi do të kryhet në vendbanimin e tyre të fundit, nëse në atë adresë ekziston një anëtar i rritur i familjes ose një person tjetër i cili mund të japë të gjitha informacionet e nevojshme në lidhje me to.

“Për këta persona, të dhënat sigurohen ekskluzivisht nga një anëtar i rritur i familjes ose një i rritur tjetër. Dhënësi i informacioneve është i detyruar të bashkangjisë dokument të përshtatshëm nga i cili do të jetë e mundur të merret numri amzë (EMBG) i personit që regjistrohet, i cili do të garantojë saktësinë e të dhënave. Gjatë regjistrimit të këtyre personave, të dhënat jo të plota nuk do t’i pranojë aplikacioni dhe kështu mundësia e regjistrimit të personave me të dhëna të pasakta do të refuzohet”, njoftuan nga Qeveria.

Ata shtojnë se regjistrimi i këtij grupi të qytetarëve do të sigurojë informacion mbi kapitalin njerëzor, numrin dhe strukturën e njerëzve që janë larguar, arsimimin e tyre, moshën, ndërsa ato informacione do të ndihmojnë në planifikimin e vendeve të reja të punës, krijimin e politikave të përparuara të të rinjve dhe parandalimin e largimit të njerëzve të trajnuar dhe të kualifikuar.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë para hetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Zgjatet ora policore/ Shqipëria mbyllet nga ora 20:00-06:00, gjimnazet në 7 bashki mësim online

KTEKomiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të ndërmarrë masa të reja për të frenuar përhapjen se koronavirusit në vendin tonë.

Konkretisht është vendosur ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Po ashtu Komiteti Teknik i ekspertëve ka vendosur ndalimin e  aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Nisur nga rritja e rasteve të infektimeve të reja në grupmoshën 15-24 vjeç, shkollat e mesme do të aplikojnë skenarin e tretë, pra atë online ne zonat e riskut të lartë, ku përfshihen bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, për periudhën 11 shkurt – 26 shkurt.

Sezoni i provimeve për universitetin do të zgjatet, për të siguruar kombinimin e provimeve online dhe në auditor, për lëndët që kërkojnë prezencë, sipas vlerësimit të MASR, duke zbatuar rreptësisht protokollet AntiCovid.

Një ditë më parë në të gjithë vendin tonë u konfirmuan 1239 persona të infektuar, ky një rekord që nga fillimi i pandemisë dhe 16 humbje jete. Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur se ka dyshime të forta se në vendin tonë kanë hyrë variantet e reja të koronavirusit, kjo shpjegon sipas saj edhe shtimin e infektimeve në vendin tonë.

Top Channel

Kush do ta paguajë faturën e pandemisë?

1 EuroPër të shpëtuar sa më shumë, shteti shpenzon çdo ditë me miliarda euro. Dikush duhet të paguajë për këtë në fund të ditës. Por kush? Të pasurit? Nga Berlini Sabine Kinkartz.

Ministrit gjerman të Financave i bëhet vazhdimisht e njëjta pyetje: Edhe për sa kohë mund ta përballojë Gjermania mbylljen? “Ne mund të përballojmë atë që është e nevojshme,” përgjigjet gjithmonë socialdemokrati Olaf Scholz.

A është kështu? Në valën e dytë të infeksioneve janë mbyllur prej tashmë katër muajsh restorantet, palestrat, teatrot dhe muzetë. Nga mesi i dhjetorit u mbyllen dyqanet. Shteti u heq kompanive shpenzimet e pagave që këto të mos i pushojnë nga puna punëtorët. Kompanitë marrin ndihma kalimtare, që të mos shpërthejë vala e falimentimeve.

Miliarda shtesë 

Deri në 50 miliardë euro janë planifikuar si ndihmë ekonomike vetëm për periudhën nga nëntori 2020 deri në qershor 2021. Kësaj i shtohen edhe kostot e tjera të pandemisë duke filluar nga shëndetësia e deri te mbështetja e familjeve.

Në vitin 2020 qeveria federale u desh të merrte rreth 131 miliardë euro hua, këtë vit janë planifikuar deri në 180 miliardë euro hua.

Grindje në koalicion

Në fakt, brenda koalicionit ka nisur një grindje mbi kostot e pandemisë. Në mars 2021, ministri i Financave duhet të paraqesë pikat kryesore për buxhetin e vitit 2022 dhe planin financiar për vitet e mëpasshme. Ekonomia ka rënë, fuqia ekonomike ka rënë. Edhe të ardhurat po bien në mënyrë të vazhdueshme.

Lind pyetja se nga do të vijnë të ardhurat, nëse në vitin 2022  do të hyjë në fuqi rregullorja e frenimit të huasë, për momentin e shfuqizuar për shkak të pandemisë? Ajo lejon që shteti të hyjë në borxh të ri strukturor në masën deri në 35% të të ardhurave të brendshme bruto.

Si do të mbyllen boshllëqet?

Gjermania është në vit zgjedhjesh, dhe askush nuk flet për mundësinë e uljeve të shpenzimeve shtetërore. Ministri i ekonomisë, Peter Altmeier, CDU, ka hedhur idenë e shitjes së aksioneve nga të Postës dhe Telekomunikacionit, të cilat gjatë pandemisë kanë pësuar një rritje të madhe në vlerë.

Një variant tjetër do të ishte ndryshimi i ligjit themelor dhe rritja kuotës së borxhit për disa vjet. Para pak kohësh këtë e propozoi drejtori i kabinetit të kancelares Merkel, Helge Braun. Por ky propozim u prit me shumë kritika nga kolegët e partisë së vet, CDU.

Tatim mbi pronën

Ministri i financave Scholz, i cili vetë do të kandidojë për socialdemokratët për postin e kancelarit, është  për tatimin e pronës. “Është e pamundur të mendosh se mund të arrijmë ta kapërcejmë këtë fazë pa një sistem të drejtë tatimor derisa të kthehemi sërish në vijën e rritjes ekonomike e ku të na ndihmojë vetë ekonomia”, tha Scholz para ca kohësh.

Qarqet më të majta janë të mendimit se, veç tatimit mbi pronën, mund të vihet edhe një taksë shtesë pasurie, si ajo që iu kërkua gjermanëve pas shkatërrimit të Gjermanisë, pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 2012, të Gjelbrit e propozuan një taksë të tillë në Bundestag, asokohe për të përballuar barrën e tatimeve të krizës së financave.

Shufra ari në bodrum?

Ekonomisti Clemens Fuest, President i Institutit Ifo në Mynih, e konsideron të tepruar taksën e pronës prej dhjetë deri në 20 përqind të vlerës neto. “Pas luftës kemi pasur një shkatërrim të pabesueshëm të shtëpive dhe infrastrukturës, imigrim të miliona njerëzve që nuk kishin asgjë,” tha para pak kohësh në një leksion në internet. Kriza e Coronës është “e keqe, por nuk mund të krahasohet me krizën e asaj kohe.”

Vendet që kanë vendosur taksë mbi pronën janë shumë të rralla. Prandaj, është thuajse e sigurt se kjo do të kishte si pasojë largimin e kapitalit, thotë Fuest. “Kjo do të çonte në më pak rritje dhe më pak të ardhura nga burime të tjera të taksave”, Fuest mendon se të ardhurat shtetërore mund të rriten vetëm ose me rritjen e tatimit mbi të ardhurat ose me rritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar.

dw