Vettingu, Gjykata Europiane: Shkarkimi ish gjyqtares Xhoxhaj pa asnjë shkelje

gjyqtares XhoxhajGjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut rrëzoi sot të gjithë pretendimet e ngritura nga ish anëtarja e Gjykatës Kushtetuese shqiptare Altina Xhoxhaj, për shkarkimin e saj nga detyra si pasjë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Zonja Xhoxhaj ishte ankuar për një proces, që sipas saj ishte zhvilluar në shkelje të disa prej parimeve të Konventës së të drejtave të njeriut. Duke u bazuar në Nenin 6 të Konventës, ish anëtarja e Gjykatës Kushtetuese në ankimimin e saj kishte pretenduar se “organet e vetingut nuk ishin të pavarura dhe të paanshme, pasi anëtarët e tyre nuk kishin profesionalizmin dhe përvojën e duhur, ishin emëruar pa përfshirjen e pushtetit gjyqësor dhe organet e vettingut kishin ngritur “akuzën” dhe vendosur njëkohësisht mbi thelbin e “akuzës”. Gjithashtu, duke u bazuar në nenin 6 të Konventës, ajo u ankua se procedurat në rastin e saj kishin qenë të parregullta për disa arsye”.

Por në njoftimin e vet, Gjykata Europiane vlerëson në të kundërt se nuk kishte patur asnjë shkelje. “Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte shkelje të nenit 6/1, pasi organet e vettingut kishin qenë të pavarura dhe të paanshme, procedurat kishin qenë të rregullta, shqyrtimi i ankimit të kërkueses në seancë publike nga Kolegji i Apelimit nuk kishte qenë i domosdoshëm dhe nuk ishte shkelur parimi i sigurisë juridike”.

Ish Gjykatësja Kushtetuese ishte ankuar gjithashtu se në procesin ndaj saj ishte shkelur dhe Neni 8 i Konventës (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) duke pretenduar se shkarkimi i saj nga detyra kishte qenë arbitrar.

Por dhe në këtë rast Gjykata Europiane shprehet kundër duke nënvizuar se “shkarkimi nga detyra kishte qenë proporcional dhe ndalimi i përhershëm ligjor për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore kishte qenë në përputhje me garantimin e integritetit të detyrës së magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë”.

Gjykata saktëson më tej se “ekzistenca e një game të kufizuar të masave disiplinore në Ligjin e Vetingut ishte në pajtueshmëri me frymën e procedurave të vetingut, të cilat, duke qenë një proces unik, kishin si qëllim të pastronin sistemin e drejtësisë nga elementët e korruptuar dhe të ruanin pjesën e shëndetshme të tij”. Sipas Gjykatës Europiane “ndalimi i përhershëm për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda etike, i cili ishte vendosur nëpërmjet një ligji tjetër dhe gjente zbatim edhe ndaj kërkueses dhe personave të tjerë të shkarkuar nga detyra, kishte qenë i pajtueshëm me garantimin e integritetit të detyrës të magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Ky ndalim ishte akoma më i justifikuar për shkak të kontekstit kombëtar të një shteti të së drejtës në konsolidim e sipër”.

Ish anëtarja e Gjykatës Kushtetuese u shkarkua nga detyra në vitin 2018, për shkak të problemeve që ju gjetën me pasuritë e deklaruara si dhe një episode konflikti interesi në gjykimin e një çështjeje.

voa

OBSH thirrje për masa për të frenuar infektimet

OBSHOrganizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësime të hënën lidhur me njoftimet se vaksinat kundër koronavirusit mund të mos ofrojnë mbrojtjen e duhur kundër mutacioneve të reja.

Të dielën, Afrika e Jugut pezulloi fushatën e saj të vaksinimit kundër COVID-19 pasi një studim gjeti se vaksina nga AstraZeneca ka efekt më të vogël kundër variantit të virusit të zbuluar për herë të parë në atë vend.

Duke folur në një konferencë me median një ditë më vonë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendimi është “një kujtesë se ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të penguar përhapjen e virusit përmes masave të provuara të shëndetit publik”.

Studimi i kryer nga Universiteti Witwatersrand në Johanesburg dhe që ende nuk është rishikuar nga hulumtues të tjerë, doli në përfundimin se vaksina britanike ofronte vetëm “mbrojtje të kufizuar kundër formave të moderuara të sëmundjes të shkaktuara nga mutacioni jugafrikan tek të rriturit në moshë ende të re”.

Lajmi ishte ogurzi për Afrikën e Jugut, ku më shumë se 46,000 njerëz kanë humbur jetën nga virusi. Ky vend kishte planifikuar të vaksinonte popullsinë me 1 milion doza të vaksinës AstraZeneca gjatë ditëve në vijim. Por studimi gjeti se vaksina kishte efekt vetëm 22% për rastet mesatare të sëmundjes së shkaktuar nga mutacioni jugafrikan.

Studimi nuk ka përfshirë efketshmërinë e vaksinës kundër rasteve të rënda. Mutacioni jugafrikan është gjetur edhe në të paktën 32 shtete të tjera, përfshi Shtetet e Bashkuara.

Kompania AstraZeneca tha të dielën se po zhvillonte një tjetër vaksinë që do të ishte më efikase kundër variantit të Afrikës së Jugut, e cila mund të dalë nga vjeshta.

Por shkencëtari kryesor i OBSH-së, Dr. Soumya Swaminathan, paralajmëroi të hënën se shtetet nuk duhet të supozojnë që vaksina nga AstraZeneca nuk funksionon, duke theksuar se të gjitha provat në dispozicion tregojnë se vaksinat zvogëlojnë rastet e vdekjeve, shtrimet në spital dhe simptomat e rënda të sëmundjes.

Ndërkohë në Meksikë, miliona banorë u ndien të zhgënjyer javën e kaluar me regjistrimin në internet për marrjen së vaksinës kundër koronavirusit. Të moshuarit ishin grupi i parë i popullsisë që duhet të regjistrohet për marrjen e vaksinës.

Një burrë tha për gazetën britanike Guardian se ai “shpenzoi tre ditë në përpjekje pë t’u regjistruar tek faqja në internet” për të caktuar datën e marrjes së vaksinës për nënën e tij, duke shtuar se nëna e tij “nuk do të kishte qënë në gjendje të regjistrohej pa ndihmën e tij.”

Fillimi problematik i faqes në internet për regjistrimin e popullsisë për marrjen e vaksinës ishte zhgënjyes për vendin që zë vendin e tretë në botë për numrin e vdekjeve nga koronavirusi. Meksika ka më shumë se 162,200 vdekje nga COVID-19. Vetëm Brazili dhe Shtetet e Bashkuara kanë më shumë të vdekur. Shtetet e Bashkuara kanë 463,477 të vdekur ndërsa Brazili 231,534 sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara mbeten në krye të listës si vendi me infeksionet më të larta, me më shumë se 27 milionë raste aktualisht, e ndjekur nga India me 10.8 milion raste dhe Brazili me 9.5 milion.

Më shumë se 59 milion doza të vaksinave kundër COVID-19 janë shpërndarë në mbarë Shtetet e Bashkuara, thanë të dielën Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)

Njoftohet se deri mëngjesin e së dielës më shumë se 41 milion doza të vaksinave nga Moderna dhe Pfizer-BioNTech janë injektuar. Më shumë se 31.5 milion njerëz kanë marrë dozën e parë, sipas CDC dhe mbi 9 milion njerëz kanë marrë dozën e dytë.

voa

IKShPK: prej 2405 mostrave kemi 234 raste pozitive, 2 të vdekur dhe 209 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.405 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 234 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Prizren 50 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 8 raste, Gjilan 7 raste, Malishevë 7 raste, Rahovec 6 raste, Fushë-Kosovë 5 raste, Drenas 4 raste, Ferizaj 3 raste, Graçanicë 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Lipjan, Mamushë, Mitrovicë, Podujevë, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (51 vjeç) dhe Prizren 1 rast (59 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 209 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.440 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.814.
Numri total i rasteve pozitive është 62.782 raste nga 254.568 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.528 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Urimi i Bidenit shkakton reagime të shumta në Beograd

BidenUrimi i presidentit të SHBA Joseph Biden me rastin e Ditës së Shtetit të Serbisë ka provokuar reagime të shumta në Beograd. Ka reaguar menjëherë edhe presidenti Vuçiq.

Mesazhi i urimit ku theksohet se Shtetet e Bashkuara mbështesin arritjen e një “marrëveshjje gjithëpërfshirëse për normalizimin me Kosovën, e cila përqendrohet në njohjen reciproke” nuk u prit me entuziazëm në Serbi. Autoritetet serbe u përpoqën ta minimizonin këtë mesazh. Ministri i Jashtëm Nikola Selakoviq thekson, se “nuk është befasi që SHBA-ja kërkon njohjen e ndërsjelltë të Serbisë dhe Kosovës dhe se ky është pozicioni i politikës së jashtme amerikane”. Selakoviq shtoi, se “SHBA ka një pozicion për të cilin insiston, por edhe Serbia e ka pozicionin e vet për të cilin insiston”. “Pozicioni ynë është i qartë dhe ai u prezantua në vendin më të rëndësishëm në botë në shtator – e kjo është Shtëpia e Bardhë”, tha Selakoviq.

Vuçiq: Nuk ka njohje

Deklarata e ministrit sugjeron që mesazhe të tilla nuk janë inkurajuese dhe nuk janë asgjë e re. Sipas tij, Serbia ka përsëritur vazhdimisht qëndrimin e pa kompromis ndaj Kosovës. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ishte edhe më i ashpër në prononcimin e tij duke theksuar, se “njohja e ndërsjelltë nuk qëndron në asnjë akt të organizatave botërore – as në BE dhe as në ndonjë rezolutë. Kishte përpjekje për të imponuar atë term si diçka që ne duhet të kishim pranuar si zgjidhje përfundimtare edhe në Marrëveshjen e Uashingtonit. Unë tashmë u kam thënë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen reciproke dhe përgjigja ime nuk do të ndryshojë. “Serbia nuk është dakord me këtë”, tha Vuçiq, duke theksuar “se ata e kuptojnë se kjo është një politikë e re amerikane.” Vuçiq gjithashtu tha se “po i vijnë ide të ndryshme në mendje për të përgëzuar presidentin amerikan me 4 korrik, por se gjëja më e rëndësishme është që ai, si president i Serbisë, të reagojë me përgjegjësi dhe të mbrojë interesat e Serbisë”.

Keqpërdorimi i urimit?

Shumë analistë dhe përfaqësues politikë thonë se përfshirja e njohjes reciproke të Serbisë dhe Kosovës në urimet për Ditën e Shtetit të Serbisë është një akt jo-diplomatik. Vladislav Jovanoviq, ish-ambasadori jugosllav në OKB, thotë se „kërkesa nga Serbia që në të ardhmen t’i kushtojë vëmendje zgjidhjes së çështjes së Kosovës është në një farë mënyre në kundërshtim me interesat nacionale dhe shtetërore, si dhe në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë. Kjo është diçka e pazakonshme dhe nuk është mirë të futet në asnjë lëndë shkollore për diplomaci, si një shembull i urimit për Ditën e Shtetit”. Kryetari i Komisionit parlamentar për Kosovë e Metohi, Milovan Drecun, gjithashtu vëren se “nëse uroni dikë për Ditën e Shtetit, dhe i kërkoni atij të ndahet nga një pjesë e territorit të tij, atëherë është e kundërta e asaj që janë dëshirat e mira, por ne nuk duhet të befasohemi shumë, sepse qëndrimi i Bidenit dihet”.

Shtimi i presionit ndaj Serbisë

Sidoqoftë, në shumicën e reagimeve në Beograd theksohet, se qëndrimi amerikan për njohjen e ndërsjelltë është i pritur dhe se është iluzion të mendosh se fuqitë e mëdha botërore do të ndryshojnë pozicionin e tyre për çështjen e Kosovës. Komentatori i politikës së jashtme Boshko Jashiq thotë për DW, se “kjo fjali nënkupton atë që ne të gjithë e dinim, dhe kjo është se administrata e Bidenit në bashkëpunim me Gjermaninë, vetëm sa do të rrisë presionin ndaj Serbisë.”

Jakshiq e sheh reagimin e autoriteteve serbe, në veçanti atë të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, si “pranimin e tij të sinqertë se situata nuk është e këndshme për të”. Është e qartë se ai do të detyrohet të hyjë në një konfrontim të drejtpërdrejtë gjithnjë e më shumë dhe duhet t’u thotë shokëve të tij në fytyrë, siç thotë Vuçiqi, se nuk ka asgjë nga njohja. Në një farë mënyre, kjo vë në pikëpyetje dialogun e ardhshëm midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse ai gjithnjë e më shumë po përqendrohet në një temë, e qëndrimet janë diametralisht të kundërta”, thekson Jakshiq.

Qëndrimi i njohur i SBA-së

E vetmja gjë që nuk e kuptoj është pse Vuçiqi thotë se kjo është një “politikë e re amerikane”, thotë Jakshiq. Ai shton se “është e vërtetë që Donald Trump e përdori Kosovën për politikën e tij të Lindjes së Mesme, por qëndrimi amerikan për domosdoshmërinë e njohjes së Kosovës ka mbetur i njëjtë që nga Bill Clintoni”.

“Më duket se Vuçiqi ishte i kënaqur me faktin se administrata Trump dëshironte të flasë dhe të dëgjojë atë që Serbia kishte për të thënë. Pozicioni i Amerikës për njohjen e Kosovës u hodh në plan të dytë. Fakti që dikush dëshiron të dëgjojë atë që Serbia ka për të thënë është paraqitur si një sukses i madh dhe me entuziazëm, por mua kjo nuk më duket si një diplomaci serioze”, thotë komentatori i politikës së jashtme.

Duhet ta dini se çfarë ju pret

Vërejtjet se urime të tilla janë të pazakonshme me rastin e festës shtetërore, Boshko Jakshiq i sheh “si një moment më pak të rëndësishëm”. “Më e rëndësishme se kjo është se Beogradi nuk mund të ankohet më për mungesën e transparencës në pozicionin e Uashingtonit.  Uashingtoni e përdori këtë urim për të bërë të qartë, se cili është pozicioni i tij dhe për t’i thënë Beogradit: ‘Zotërinj, ky është pozicioni ynë, dhe nëse doni të bisedoni, duhet të përgatiteni dhe duhet ta dini se çfarë ju pret’. Kjo mund të jetë ndoshta në kundërshtim me mesazhet e zakonshme diplomatike, por nga ana tjetër është edhe një shkallë paksa e pazakontë e një transparence diplomatike”, përfundon Boshko Jakshiq.

dw

Shqipëri: Zgjedhjet parlamentare 2021

Ilirian CelibashiIlirian Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve, flet për DW mbi garancitë që jep reforma zgjedhore për zgjedhjet 2021, që votimet të jenë të lira dhe të ndershme dhe Parlamenti i ri të jetë i dekriminalizuar.

DW: Z. Celibashi, reforma zgjedhore në Shqipëri do të provohet në zgjedhjet parlamentare të radhës, më 25 prill. Çfarë garancish jep kjo reformë që këto zgjedhje të jenë të besueshme, të lira dhe të ndershme, me fjalë të tjera të pasqyrojnë shprehjen e lirë të vullnetit të popullit?

Ilirian Celibashi: Në Shqipëri nuk është se ka ndodhur një reformë e thellë zgjedhore lidhur me sistemin zgjedhor apo me  rregullat  e përgatitjes dhe administrimit të zgjedhjeve. Janë bërë disa ndryshime në  Kodin Zgjedhor që ofrojnë më shumë garanci për integritetin e procesit zgjedhor. Në ꞔfarë mase këto ndryshime do të sigurojnë integritetin e procesit zgjedhor, mbetet për t’u parë ditën e zgjedhjeve më 25 prill dhe një ditë më pas. Por pa frikë mund të them që ato do të kontribquojnë dukshëm në integritetin e procesit zgjedhor. Po përmend së pari përdorimin e sistemit të identifikimit biometrik të zgjedhësve që është një garanci më shumë për integritetin e procesit të votimit. Po pëmend edhe ndryshimet që reflektojnë mënyrën sesi do të mbikqyret veprimtaria e administratës publike, rregullat e reja të ndryshuara lidhur me raportimin e financave, përdorimin e fondeve publike, janë, të paktën në letër, garanci e shtuar për procesin zgjedhor. Deri tani procesi zgjedhor ka shkuar shumë mirë. Ka një konsensus të plotë me të gjitha palët dhe aktorët e interesuar. Kjo është pozitive, duket sikur në zgjedhjet e 25 prillit, të paktën në aspektin teknik, po shkojmë me dakordësi të plotë të të gjitha palëve. Mendoj se zgjedhjet parlamentare 2021 përbëjnë rastin për një kthesë domethënse në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri.

DW: Si do të shmanget shit-blerja e votës, një dukuri shqetësuese pothuajse në të gjitha proceset e deritanishme elektorale dhe rekomandim këmbëngulës i misioneve vëzhguese të OSBE/ODIHR-it?

Ilirian Celibashi: Përqasja jonë për këtë ꞔështje është në radhë të parë zbatimi korrekt i Kodit Zgjedhor. Realizimi me sukses i projektit të identifikimit biometrik të zgjedhësve është një avantazh për administratën zgjedhore për të shmagur shit – blerjen e votës. Sanksionet e shtuara penale dhe ato administrative në rast të verifikimit të shit-blerjes së votës janë elementë që ofrojnë më shumë garanci, që kjo dukuri të mos përsëritet. Nuk është realiste nëse do t’ju them që do të shmanget tërësisht, pasi është një dukuri, që në forma të tjera, jo si në Shqipëri ndodh edhe në vendet me demokraci të konsoliduara dhe  me procese zgjedhore të konsoliduara në kuptimin e standardeve. Shpresojmë, që me ndryshimet që përmenda në Kodin Zgjedhor shit- blerja e votave të reduktohet maksimalisht. Përveç kësaj Komisioni Qendror i Zgjedgjeve (KQZ), do të angazhohet në një fushatë edukuese për zgjedhësit, si asnjëherë më parë, që fillon më 08 shkurt dhe do të zgjasë deri në 15 prill, lidhur me listat e zgjedhësve dhe dokumentat e identifikimit, me veprat penale në fushën e zgjedhjeve që lidhen me shit -blerjen, funancimet e paligjshme shpërrdorimet e fondeve publike etj. dhe në fund me mënyrat sesi do të votohet.

DW: Dekriminalizimi i parlamentit të ri mbetet një tregues i rëndësishëm për kredibilitetin e zgjedhjeve. Cili ështe raporti mes përgjegjësisë individuale të kandidatëve për deputetë për të kaluarën e tyre dhe përgjegjësisë së subjektit politik që e ka futur në listën e kandidatëve ?

Ilirian Celibashi: Padyshim, përgjegjësia sipas ligjit, është individuale sepse çdo person është përgjegjës për veprimiet  apo mosveprimet e veta. Por edhe subjekti politik nuk përjashtohet nga  përgjegjësia. Një subjekt politik, që përfshin në listat e tij  kandidatë për deputetë me të kaluar problematike ndaj ligjit penal, e ngarkon me përgjegjësi lidershipin e forcës politike dhe aq më tepër nëse subjekti politik është në dijeni të situatës dhe me ndërgjegje e përfshin  në listën kandidatëve. Ne e kemi adresuar publikisht këtë shqetësim. Kemi theksuar që KQZ do të jetë shumë i vendosur dhe strikt në këtë ꞔështje dhe nuk do të tolerojmë raste të tilla. Edhe psë nuk është proces i thjeshtë, pasi implikon  edhe institucione të tjera si Prokurorinë e Përgjithshme apo  institucione të tjera ndërkombëtare për të bërë verifikimet e mundshme dhe kjo do kohën e vet. Pot kur të dhënat të jenë të qarta nuk do të ngurrojmë të marrim  vendimet e duhura.

DW: Çfarë  instrumentash ka në dorë KQZ për të ndaluar kandidatë të tillë, me të shkuar kriminale, që të hyjnë në garë?

Ilirian Celibashi: Duhet të kemi vëmendje dhe angazhim serioz  në verifikimin e gjithë formularëve të dekriminalizimit. Por ka shumë rëndësi marrdhënia institucionale mes KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme. Ka vullnet nga të dyja palët për të kontribuar në mënyrë sa më efikase. Edhe Struktura e Posaçme Anti- Korrupsion (SPAK)  ka detyrat e veta lidhur me dekriminalizimin, por Prokuroria e Përgjithshme është institucini që shkëmben informacionin me KQZ-në dhe oranizon punën. KQZ verifikon dokumentacionin dhe mer vendimin e duhur.

DW: A do të bëhet i mundur votimi i diasporës në zgjedhjet e sivjetme? Nëse po, kjo do të jetë hera e  parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipërinë post- komuniste.

IIirian Celibashi: Kodi Zgjedhor ka parashikuar që qytetarët shqiprtarë me vendbanim të përhershën jashtë territorit  të Republikës së Shqipërisë, pra diapora, mund të votojnë. Gjithë infrastrukturën tjetër, qoftë  nënlgjore dhe teknike duhet ta  përgatisë KQZ në një periudhë kohore shumë të shkurtër, diçka që kërkon një vit kohë duhet realizuar në një muaj.  Kjo vështirë të bëhet. Ky proces do të duhej të paraprihej nga një  proces tjetër që bën të ditur se cilët janë këta qytetarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Në datebase  rezultojnë më pak se 900 qytetare, për të cilët duhen krijuar mundësitë që të votojnë. Ky është një proces që do kohën dhe nuk ka të bëjë me vullnetin e palëve, ato duhet ta pranojnë zgjidhjen që do të ofrojë KQZ. Duhet konsensus mes palëve sesi do të realizohet teknikisht, nëse ky konsensus nuk zgjidhet në ditët në vijim, votimi i diaspores nuk mund te realizohet. Ndërkohë diaspora nuk përbëhet nga 900 vetë që janë në datebase të shtetit por nga qindra mijra qytetarë që nuk janë regjistruar për të votuar.

DW: Çfarë po bëhet për transparerencën e financimit të subjekteve politike në garë, pra për lidhjen e politikës me paranë dhe vënien e interesave të financuesve mbi ato të votuesve?

Ilirian Celiashi: Kodi Zgjedhor ka përmirësime në këtë drejtim, ka kompetenca të shtuara të KQZ-së lidhur me kontrollin e financimeve të partive politike. Por  gjithsesi, mendoj që është shumë e vështirë, pasi transparenca e financimeve kërkon ndërgjegjësim të partive politike dhe shoqërisë në tërësi.  Nuk mendoj se do të kemi një kapërcim cilësor, jemi një shoqëri që në themel të saj ka shumë problenme. Ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor do të sjellin rezultate më pozitive.  Biznesi dhe politika vazhdojnë të kenë marrdhënie, duam apo nuk duam ne. Problemi janë paratë që vijnë nga bota e krimit. Është problem edhe financimi i politikës nga biznesi jo në përputhje me ligjin.

Sa të rëndësishme janë pasaportat e vaksinimit për COVID-19?

VaksinaMe rritjen e numrit të njerëzve që vaksinohen, ekspertët e kujdesit shëndetësor po studiojnë se si mund të vërtetojnë që dikush e ka bërë vaksinën.

Një formular i shkurtër, disa pyetje për shëndetin, një gjilpërë e shpejtë dhe pastaj një kartelë vaksinimi.

Është procesi standard kur dikush vaksinohet ndaj COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Kartela e vaksinimit plotësohet me dorë nga profesionisti i shëndetësisë. Mësuesja nga Merilendi, Maral Sivaslian u vaksinua së fundmi.

“Më tha që nuk duhet ta humbas. Duhet ta mbaj dhe ta sjell patjetër me vete kur të marr dozën e dytë”, thotë ajo.

Kartela e vaksinimit është një kujtesë se pas tre javësh duhet bërë doza e dytë, por edhe një kopje rezervë përveç regjistrimit elektronik.

“Pra informacioni për të gjithë ata që marrin një vaksinë COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, në shtetin ku jetojnë, futet në regjistër në mënyrë elektronike”, thotë Litjen Tan, Zyrtar për Strategjinë në Koalicionin e Veprimit për Imunizim.

Por zoti Tan shton se çertifikata e vaksinimit mund të falsifikohet lehtë dhe do të parapëlqente një sistem të ri që po shqyrton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Mendoj se duhet të ketë një mënyrë për të vërtetuar atë informacion, dhe prandaj besoj se është e nevojshme që të kesh diçka që është dixhitalisht e sigurt, si çertifikata inteligjente që po shqyrton OBSH-ja”, thotë zoti Tan.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka një të ashtuquajtur Karton të Verdhë, i cili në thelb shërben si një provë zyrtare vaksinimi, e nevojshme për të hyrë në vende të caktuara. Ideja është që të bëhet enjëjta gjë për vaksinat COVID-19. Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror po sugjeron një aplikacion për vaksinimin.

“Leja e udhëtimit është në thelb një aplikacion, që do të mund të shkarkohet në telefonin e një klienti. Dhe do t’i jepte mundësinë një klienti që të identifikojë veten në mënyrë dixhitale”, thotë Nick Careen, Zëvendës President i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror.

Forumi Ndërkombëtar Ekonomik po punon gjithashtu për zhvillimin e një pasaporte të ngjashme dixhitale – një aplikacion i quajtur Common Pass. Është një platformë e IBM -së për të ruajtur të gjitha të dhënat mjekësore.

“Në Shtetet e Bashkuara, të gjithë janë të detyruar t’ia dërgojnë shtetit të dhënat e vaksinimit. Shteti i mban këto informacione në një regjistër, dhe ne po punojmë që të lidhim platformën me regjistrat, që të mundemi gjithashtu t’ua kalojmë këtë informacion përdoruesve”, thotë Eric Piscini i organizatës Watson Health të IBM-së.

Por varësia tek aplikacionet shqetëson aktivistët e të drejtave të njeriut të cilët theksojnë se jo të gjithë kanë telefona inteligjentë.

“Lidhja e nevojës së vaksinimit me atë për të pasur një telefon inteligjent,nuk u shërben lirive apo të drejtave civile”, thotë Michelle Goodwin e Qendrës për Bioteknologji dhe Politika Globale të Shëndetit.

Specialistët thonë se aplikacionet pritet të jenë plotësisht funksionale deri në fund të vitit 2021. Zyrtarët thonë se shumë varet nga ritmi i vaksinimit në të gjithë botën dhe nga koha kur vendet të rihapin kufijtë.

voa

Prof. Azbi Ademi: Teksti shkollor “Gjeografia e Maqedonisë” është skandaloz

GjeografiaTeksti i gjeografisë së Maqedonisë për vitin e dytë të gjimnazit të reformuar, i autorëve maqedonas Vasileski, Markovski, Panov, Dimitrov dhe Pavllovski, të botuar në vitin 2003 nga shtëpia botuese “Prosvetno Delo” e Shkupit është i stërngarkuar me gabime shkencore. Ky tekst shkollor është përkthyer në mënyrë joprofesionale. Në seminarin e mbajtur në vitin 2004, në Shkup, ne profesorët shqiptarë të lëndës së gjeografisë e bojkotuam këtë libër. Vendosëm që ky libër të mos përkthehet në gjuhën shqipe, pa e bërë korrigjimin rrënjësor të njësive mësimore, sidomos ato pjesë të librit që kishin të bënin me kufijtë shtetërorë, me toponimet që janë përdorur në gjuhën sllave, me strukturën etnike të popullsisë në Maqedoni etj. Fatkeqësisht, doli një pseudoshqiptar Gjergj Gjurafçaj, i cili për pak para e përktheu tekstin e sipërthënë, madje në mënyrë joprofesionale. Kështu që në çdo faqe ka mbi dhjetë gabime gjuhësore, morfologjike, sintaksore dhe terminologjike. Turpi më i madh është se emrat e qyteteve dhe të vendeve, pa kurrfarë ndjenje morale dhe kombëtare, janë të shkruara në gjuhën maqedonase, si për shembull: Skopje, Kiçevë, Bitolla, Çenginsko Kale, Markova Noga etj. Këta libra të fëlliqur ngelin dokumentacion për të ardhmen. Me çfarë morali disa gjeografë shqiptarë i detyrojnë nxënësit të pajisen me kësi librash të fëlliqur?! A nuk i vret pak ndërgjegjja këta profesorë shqiptarë që autoktoninë e popullit tonë në këto troje të Ballkanit t’ua shpjegojnë nxënësve të tyre, ashtu siç shkruan në këtë tekst të bastarduar?! A nuk është absurde që një tekst shkollor i dedikuar edhe për nxënësit e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe të hartohet nga pesë autorë maqedonas pa u përfshirë në të as edhe një autor shqiptar?! Dhe kjo ndodh në kohën e pluralizmit, në kohën e demokracisë dhe të ekonomisë së tregut. A nuk flet kjo për monopolin e autorëve maqedonas për hartimin e teksteve shkollore, që u jepen detyrimisht edhe nxënësve shqiptarë? Kjo flet edhe për monopolin e shtëpisë botuese “Prosvetno Delo” të Shkupit. Kjo është dëshmi e një politike diskriminuese ndaj arsimit shqip në Maqedoni.

Më skandaloze dhe më tmerruese janë rreshtat e faqes 99 të librit. Prej rreshtit të parë e deri në rreshtin e nëntëmbëdhjetë të faqes së sipërthënë, thuhet se shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur para 220 vjetësh, përkatësisht nga fundi i shekullit 19. Akoma më fyese dhe krejtësisht joshkencore është pjesa e këtij teksti të gjeografisë, ku thuhet se shqiptarët në Maqedoni janë krijuar me shqiptarizimin e maqedonasve.

Kuazishkencëtarët maqedonas, me kuaziargumente dhe me fakte shkencërisht të paverifikuara, tentojnë ta paraqesin veten si pasardhës antikë, duke mohuar prejardhjen sllave të tyre dhe duke injoruar prejardhjen ilire të shqiptarëve. Le ta dinë këta “shkencëtarë” se pikëpamjet e tyre janë të paqëndrueshme, retrograde dhe anakronike. Tezat e tilla nuk i kontribuojnë bashkëjetesës në Maqedoni dhe ndërtimit të shoqërisë multietnike dhe multikulturore. Pikëpamjet e tilla të autorëve maqedonas të lartpërmendur, të librit të gjeografisë për gjimnazet e reformuara, i përkasin shek. XIX. Këtë e bëjnë vetëm për të fituar të drejtën e trashëgimisë së hapësirës së quajtur Maqedoni. Në këtë libër mohohet pra autoktonia e popullit shqiptar në Maqedoni, duke theksuar se shqiptarët në këto troje paskëshin ardhur nga Shqipëria. Përndryshe, për autoktoninë e shqiptarëve në Maqedoni ka shumë të dhëna, të cilat vërtetojnë se këto troje janë të banuara që nga e kaluara e largët historike. Kështu që, shqiptarët që jetojnë sot në këto troje, janë në tokat e stërgjyshërve ilirë. Dhe krejt kjo hapësirë gjeografike, etnike, kulturore dhe linguistike përbën një trung etnik. Kjo është e vërteta shkencore dhe jo ajo që shkruhet në librin e gjeografisë të autorëve maqedonas, të dedikuar edhe për nxënësit shqiptarë. Në fund të fundit, kur bëhet fjalë për këto hapësira, edhe kundërshtari më i madh serb i shqiptarëve – Jovan Cvijiçi, thekson se çdo hulumtim në Gadishullin Ballkanik fillon me ilirët.

Përndryshe, për gjenezën e këtij populli ka shumë të dhëna arkeologjike. Në rrethinën e Tetovës, gjatë gërmimeve arkeologjike janë zbuluar sende dhe mjete me vlerë të madhe historike. Për shembull, Menada (Valltarja ilire) e Tetovës, e zbuluar në vitin 1933 në afërsi të lokalitetit të quajtur “Çeshma e Balezës” është një statujë bronzi nga periudha ilire, që i takon shekullit VI p.e.s. Ky është artefakti arkeologjik më i vjetër i gjetur në rajonin e Tetovës. Statuja me përmasa 9 cm. e gjatë dhe 4 cm. e gjerë gjendet në muzeun e Tetovës. Me hapjen e kanalit për ndërtimin e hidrocentralit në lumin Shkumbin të Tetovës, është gjetur një amforë e madhe. Për këtë artefakt, arkeologët serbë kanë thënë se u përket dardanëve dhe se ka shërbyer për të fshehur drithin nga barbarët. Për autoktoninë e shqiptarëve në Maqedoni ekzistojnë edhe shumë argumente të tjera.

Librin e gjeografisë për gjimnazet e reformuara, të shtëpisë botuese “Prosvetno Delo” të Shkupit, për shkak të përmbajtjes antishqiptare dhe joshkencore, arsimtarët e gjeografisë dhe nxënësit shqiptarë duhet ta nxjerrin nga përdorimi.

Azbi Ademi (Profesor në Gjimnazin e Tetovës)

Ministria e Shëndetësisë: 3485 testime, 953 raste të reja, 12 humbje jete dhe 684 të shëruar

Tabela 8 shkurtMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3485 testime dhe 953 qytetarë kanë rezultuar pozitivë  Redhe ate në këto bashki: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik, Lobohovë, 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 684 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,128 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake, dhe respektoni vetëizolimit kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19, vetëm kështu mund të frenohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (8 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 953
Të shëruar në 24 orë 684
Të shtruar në spitale 449
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3485

Testime totale 389,680
Raste pozitive 86,289
Raste të shëruara 52,128
Raste Aktive 32,689
Humbje jete 1472

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 18905
Fier 2779
Durrës 1784
Elbasan 1563
Shkodër 1512
Vlorë 1542
Lezhë 1118
Korçë 1021
Berat 895
Gjirokastër 707
Kukës 474
Dibër 389

Covid 19: prej 726 testeve, kemi 75 raste të reja, 22 viktima dhe 1440 persona të shëruar

E heneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 726 teste dhe 75 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 45(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 11(me 38.741 banorë)
  • Prilep – 8(me 75.132 banorë)
  • Strugë – 3(me 65.801 banorë)
  • Tetovë – 2(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Negotinë – 2(me  19.327 banorë)
  • Veles –2(me  54.384 banorë)
  • Kumanovë – 1(me 109.228 banorë)
  • Koçani – 1 (me 37.758 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.) 

Kanë ndërruar jetë 22 persona, 10 pacientë nga Shkupi (71, 64, 79g, 84, 32, 73, 81, 67 dhe dy raste me 65),nga dy vdekje kemi nga Tetova (68 dhe 70) dhe nga Prilepi (66 dhe 85) dhe nga një vdekja nga Radovishi (85), Kavadarci (63), Gostivari (82), Demir Kapia (27), Strumica (65), Ohri (68), Struga (71) dhe Kumanova (65).. 
 
Janë regjistruar 1440 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 798 -Kavadarci 76 -Strumica 71-Tetovë 67 -Kumanova 56
-Gostivar 47 -Veles 34 -Prilep 32 -Negotina 27 -Manastiri 26 -Dellçeva 25 -Ohri 22 -Gjevgjelia 22 -Kërçovë 18 -Resnje 18 -Koçani 15 -Shtip 14 -Struga 12 -Sveti Nikola 10 -Bogdanci 9-Makedonska Kamenica 9 -Dibra 6 -Radovishi 6 -Berova 5 -Demir Kapia 4 -Kriva Palanka 2-Vinica -Valandova 2 -Dojrani 2 -Demir Hisari 1 -Makedonski Brodi 1-Krusheva 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 471.417 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 94.871, numri i pacientëve të rikuperuar është 85.439, numri i vdekjeve është 2.946 dhe numri i rasteve aktive është 6.486.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 2388 mostrave kemi 290 raste pozitive, 3 të vdekur dhe 189 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.388 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 290 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 120 raste, Prizren 25 raste, Gjakovë 19 raste, Pejë 19 raste, Podujevë 18 raste, Lipjan 16 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Ferizaj 8 raste, Obiliq 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 7 raste, Gjilan 6 raste, Mitrovicë 6 raste, Suharekë 4 raste, Kamenicë 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Skenderaj.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (53 vjeç), Klinë 1 rast (80 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (73 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.791.
Numri total i rasteve pozitive është 62.548 raste nga 252.163 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.526 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!