Biden kërkon nga Serbia njohjen e Kosovës

BidenPresidenti amerikan Joe Biden i ka dërguar letër presidentit serb Vuҫiq. Ai i uron festën por edhe kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën – me përqendrim tek njohja e ndërsjellë. Vuҫiq shprehet kundër.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, thotë se Shtetet e Bashkuara mbesin të palëkundura në qëllimin për të mbështetur integrimin evropian të Serbisë. Por ai në letrën dërguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq kërkon edhe reforma si dhe arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën, e cila do të përqendrohej tek njohja e ndërsjellë. Këtë letër presidenti Biden i ka dërguar Vuçiqit në prag të ditës së shtetësisë së Serbisë, e cila shënohet me 15 shkurt.

“Ju inkurajojmë të vazhdoni të ndërmerrni hapa të vështirë për të arritur atë qëllim përfshirë realizimin reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën, e cila përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, thuhet ndër tjerash në letrën e cila është publikuar edhe në faqën zyrtare të presidencës serbe.

Pak kohë pas publikimit të letrës ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “në Uashington ka treguar çfarë mendon për njohjen e Kosovës dhe se përgjigjja e tij nuk do të jetë ndryshe”.

Vuçiqi kundër njohjes së Kosovës

“Kam marrë një mesazh urimi nga presidenti Biden. Faleminderit për urimet. Ndërsa sa i përket njohjes reciproke, kjo nuk figuron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore. Ne e kuptojmë se kjo është politika e re amerikane. Ka pasur përpjekje për të imponuar atë term si diçka që duhet ta pranojmë si zgjidhje përfundimtare në Uashington. Unë ua kam thënë një herë në fytyrë se çfarë mendoj për njohjen dhe përgjigja ime nuk do të jetë ndryshe”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, “me e rëndësishme është që të mbrojë interesat e Republikës së Serbisë, sesa dëshirat shqiptare dhe amerikane”. Vuçiq pohon se situata “nuk është e këndshme sepse është e qartë se e gjithë iniciativa e politikës së jashtme amerikane do të shkojë në drejtim të arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi”.

Reagimet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës në detyrë Avdullah Hoti, e sheh letrën e presidentit amerikan Joe Biden dërguar presidentit Vuҫiq, “si një garanci amerikane, se integriteti territorial i Kosovës nuk cenohet”.

“Integriteti territorial nuk është në shitje dhe nuk negociohet”, tha Hoti duke shtuar se “partnerët tanë na kanë garantuar ashtu siç ndodhi me 4 shtator në Zyrën Ovale dhe sot me letrën e presidentit Biden”, tha Avdullah Hoti.

Që nga viti 2011 Kosova dhe Serbia kanë nisur një dialog me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, që për qëllim final ka arritjen e një marrëveshje marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve.

Takimi i fundit ndërmjet presidentit serb Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës në detyrë Avdullah Hoti, u zhvillua në korrik të vitit 2020. Takime të tjera nuk priten në një të ardhme të afërt për shkak të zgjedhjeve në Kosovë dhe krijimit të institucioneve të reja.

Më 4 shtator të vitit  2020, Kosova dhe Serbia nënshkruan dy dokumente në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, në prani të ish-presidentit Donald Trump. Këto dokumente kanë për qëllim normalizimin e raporteve ekonomike Kosovë-Serbi.

dw

Gjermania raporton shpenzime maksimale ushtarake

Tanku gjermanShpenzimet e mbrojtjes së Gjermanisë janë rritur sërish. Kjo është në përputhje me gatishmërinë e qeverisë për të investuar më shumë për sigurinë.

Sipas një raporti, qeveria gjermane e ka njoftuar NATO-n se shpenzimet e mbrojtjes për këtë vit arrijnë shumën rreth 53 miliardë euro.

Siç raporton më tej agjencia gjermane e shtypit, dpa, kjo është një kuotë e re maksimale dhe një rritje prej 3.2 përqind në krahasim me vitin 2020. SHBA po bën presion për një ndarje të drejtë të barrës brenda aleancës së mbrojtjes transatlantike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg kohët e fundit e kishte bërë të qartë disa herë se ai priste presion edhe nga Presidenti i ri i SHBA, Joe Biden për këtë çështje.

Në telefonatën e parë me Presidentin e ri amerikan Biden, kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu gatishmërinë e Gjermanisë për të luajtur një rol më të madh në fushën e sigurisë.

Në samitin e NATO-s në vitin 2014 në Uells, aleatët riafirmuan objektivin e tyre për të shpenzuar dy përqind të produktit të tyre të brendshëm bruto përkatës për mbrojtjen.

Në Gjermani, shpenzimet për mbrojtjen u rritën kohët e fundit vetëm në 1.6 përqind, por edhe për shkak të rënies së prodhimit ekonomik si rezultat i pandemisë së Covid-19.
aud (dpa, dlf)

Erdogan në kurs konfrontimi me rininë

Protesta kundër emërimit të rektorit të ri, StambollPërplasjet mes studentëve të Universitetit Bogazici dhe policisë vazhdojnë. Presidenti turk i damkos protestuesit si terroristë. Pse i hyn Erdogani kursit të konfrontimit me këtë grup të rëndësishëm votuesish?

“A janë këta studentë apo terroristë që përpiqen të mësyjnë zyrën e rektorit dhe ta uzurpojnë atë?” Kështu u shpreh presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan së fundmi për studentët e universitetit të njohur Bogazici në Stamboll. Që nga fillimi i janarit studentët protestojnë kundër emërimit të ish-politikanit të AKP-së, Melih Bulu si rektor, një vendim me dekret presidencial. Policia përpiqet të ndalë protestat me dorë të hekurt. Ndalimet policore pa arsye apo bastisje shtëpish natën ishin javën e kaluar në rend të ditës. Erdogan pretendoi, se mes studentëve ishin përzier elementë opozitarë, të cilët në të shkuarën në „mitingjet e tyre kishin kërkuar skenarë të ndyrë si puçin.”

Erdogan shikon paralelizëm me protestat Gezi

Presidenti turk i krahasoi protestat studentore me demonstratat e parkut Gezi në vitin 2013. „Atëherë kemi përjetuar si prona e tregtarëve u shkatërrua. Se si ata me kanaçe birre në dorë uzurpuan xhaminë e sulltan Bezmiâlem-Vâlide. Fajësimet e presidentit nuk u provuan. Imami dhe muezini që punonin në atë xhami nuk i vërtetuan akuzat, ata nuk kishin parë askënd të pinte alkool në shtëpinë e zotit. Të dy u zëvendësuan pas pohimeve të bëra.

Paralelizmat që bën Erdogani me protestat e të rinjve aktualisht i kanë habitur shumë vëzhguesit zgjedhorë. Për shkak se elektorati i partisë konservatore islame, AKP, sipas sondazheve, ka rënë nën 40%, mund të mendohej se çdo votë ia vlen, edhe ajo e të rinjve. “Në vitin 2011 partia qeverisëse, AKP ia doli të merret 42-43% të votave tek kjo grupmoshë, nga 18-24 vjeç”, shprehet studiuesi i opinionit, İbrahim Uslu. Marrëdhënia mes AKP dhe rinisë pas protestave të Gezit u prish, më pas miratimi për AKP ra nën 30% në këtë grupmoshë. “Ishte gjuha e ashpër, që bëri që rinia të distancohet nga AKP”, thotë Uslu.

Megjithate Erdogan e vazhdon këtë kurs edhe shtatë vite më vonë në protestat e studentëve në Stamboll. Llogaria pas kësaj: „AKP dëshiron të krijojë një marrëdhënie me të rinjtë, por besnikë të saj”, thotë demoskopi Uslu. “Këtë qëllim ajo e arrin me nxitjen e polarizmit dhe tensioneve në popullsi. Kështu krijohet një lidhje më e fortë me partinë.” Kjo “politikë polarizimi” është në fuqi edhe me grupe të tjera votuesish.

Strategjia e Erdoganit sjell rezultate

Një strategji, që sipas Uslu ka sjellë rezultate deri tani, thotë studiuesi i opinionit. „Mund të shohësh, se si rënia e votave për AKP, megjithë krizën e rëndë ekonomike ecën me ritme të ngadalta.” Politika e tensionit dhe polarizimit i ka forcuar lidhjet emocionale të votuesve të saj.

Edhe mënyra e ashpër e veprimit me studentët është pjesë e kësaj strategjie. Erdogani do „të krijojë armiq”, konkludon İbrahim Uslu. „Nganjëherë ky armik është jashtë, nganjëherë brenda në vend. Por ka heronj dhe njerëz të mirë që luftojnë me këtë armik”, ky është narrativi i zakonshëm.

Sipas Can Selcuki, Drejtor i Instituti të Studimeve Zgjedhore, İstanbul Ekonomi Araştırma, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e presidenciale në vitin 2023 mund të llogaritet me 5 milionë votues të rinj që votojnë për herë të parë.

“Këta njerëz duan të dëgjohen”

“Ky është një potencial i jashtëzakonshëm, si për qeverinë edhe për partitë opozitare”, thotë Selcuki. Të gjitha partitë duhet të jenë të ineteresua të gjejnë një strategji për të fituar votues të rinj. “Nëse e shikon si vepron qevria me Universitetin Bogazici, nuk duket, se qeveria e quan të nevojshme t’i dëgjojë këta të rinj.”

Studiuesit e opinionit të institutit kanë pyetur 236 studentë demonstrues në Stamboll. “Këta njerëz duan thjesht të dëgjohen dhe të merren seriozisht. Ata duan një ndryshim të ligjit, që në të ardhmen rregullon qartë emërimin autonom të drejtorit.” Por askush nga përgjegjësit nuk i dëgjon apo interesohet për atë që duan studentët, thotë politologu Can Selcuki. “Dhe ky është problemi.”

dw

Britania: Vaksina e AstraZenecas parandalon vdekjet, por Afrika e Jugut ndalon vaksinimet

AstraZenecaMes shqetësimeve në rritje lidhur me efektivitetin që garanton vaksina kundër COVID-19, e prodhuar nga kompania AstraZeneca, ndaj variantit të Afrikës së Jugut, ministri britanik i Shëndetësisë tha sot se nuk ka asnjë provë që vaksina nuk parandalon vdekjet apo format e rënda të sëmundjes.

Të dielën Afrika e Jugut pezulloi fushatën e vaksinimit pasi një studim i ri zbuloi se vaksina e AstraZeneca-s është më pak efektive kundër një varianti të virusit të gjetur në këtë vend.

Sot Organizata Botërore e Shëndetësisë po zhvillon një takim në lidhje me zhvillimin e fundit në Afrikën e Jugut.

Afrika e Jugut ndaloi shpërndarjen e vaksinave të AstraZeneca-s që luftojnë COVID-19 pasi të dhënat e një studimi të ri treguan se ajo ofronte mbrojtje minimale kundër rasteve të lehta të sëmundjes të shkaktuara nga një variant dominues i koronavirusit në vend.

Lajmi ishte një goditje për Afrikën e Jugut, ndërsa vendi ka pësuar më shumë se 46,000 vdekje nga virusi prej fillimit të pandemisë.

Studiuesit e Universitetit Witwatersrand në Johanesburg dhe atij të Oksfordit thanë se vaksina e AstraZeneca siguronte nje mbrojtje minimale kundër infeksioneve të lehta apo mesatare në mesin e të rinjve të shkaktuara nga i ashtuquajturi varianti i Afrikës së Jugut. Të dhënat e studimit nuk janë shqyrtuar ende nga ekspertë të tjerë të fushës.

Por ministri britanik Edward Argar tha se studimi sugjeronte se nuk kishte prova që vaksina nuk do të ishte efektive në parandalimin e shtrimeve në spital, rasteve të rënda si dhe vdekjeve.

“Ju mund të keni parë dje gjatë një numri intervistash Profesoren Sarah Gilbert (eksperte për prodhimin e vaksinave në Universitetin e Oksfordit). Ajo nuk tha asnjë që mund të përbënte shqetësim, se vaksina nuk do të ishte efektive kundër formave të rënda të sëmundjes, shtrimeve në spital apo vdekjes nga virusi. Në të vërtetë kjo është gjëja kryesore që ne po kërkojmë të trajtojmë në këtë pikë ku ndodhemi. Ne kemi nevojë për të shpëtuar jetë, ne duhet të parandalojmë njerëzit që preken nga format e rënda të sëmundjes”, tha ai.

Ndërkohë Ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran tha të hënën se ai vazhdonte ta mbështeste vaksinën e AstraZeneca, duke argumentuar se siguronte mbrojtje të mjaftueshme kundër “pothuajse të gjitha varianteve” të virusit.

Sipas tij të paktën 99 për qind e varianteve që qarkullojnë aktualisht në Francë nuk kanë asnjë ngjashmëri me atë të Afrikës së Jugut. Ministri Veran u pa tek merrte vaksinën në një nga qendrat e vaksinimi në qytetin Melun, në rajonin e Parisit.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi, duke mobilizuar të gjithë shkencëtarët, institucionet biologjike, spitalet, autoritetet shëndetësore rajonale, për të kufizuar sa më shumë të jetë e mundur përhapjen e variantit të Afrikës së Jugut. Sot unë vazhdoj të rekomandoj që punonjësit e shëndetësisë, sikurse bëjnë të gjitha vendet evropiane, të vaksinojnë popullatën me vaksinën e AstraZeneca-s, e cila mbron ndaj te paktën 99 për qind të varianteve që qarkullojnë në të gjithë vendin”.

Ndërkohë të dielën kompania farmaceutike AstraZeneca bëri të ditur se po punonte për prodhimin e një tjetër vaksine që do të ishte më efektive kundër variantit të Afrikës së Jugut, dhe pret që të ofrojë rezultate mbi këtë çështje në vjeshtën e këtij viti.

voa

Rusia dëbon një diplomat shqiptar

Russia, MoscowRusia tha të hënën se po dëbon një diplomat shqiptar si kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj dëbimit të një diplomati rus nga Shqipëria muajin e kaluar.

Ministria e Jashtme tha se diplomati shqiptar duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh.

Një diplomat rus u urdhërua të largohej nga Shqipëria në janar për shkeljen e rregullave për frenimin e pandemisë së koronavirusit. Rusia tha se dëbimi u bë me një “pretekst të sajuar”.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 4254 testime, 1124 raste të reja, 14 humbje jete dhe 569 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 4254 testime të kryera 1124 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 97 në Lushnje, 79 në Kavajë, 72 në Elbasan, 32 në Shkodër, nga 31 raste në Fier, Kurbin, Mallakastër, nga 27 raste në Krujë, Tepelenë, nga 22 raste në Lezhë, Berat, 20 në Kukës, nga 17 raste në Durrës, Vlorë, 16 në Sarandë, nga 14 raste në Ura Vajgurore, Gramsh, 12 në Kuçovë, nga 11 raste në Librazhd, Malësi e Madhe, nga 9 raste në Mirditë, Mat, nga 7 raste në Korçë, Divjakë, nga 6 raste në Has, Kamëz, Gjirokastër, Peqin, Patos, nga 5 raste në Pukë, Përmet, nga 4 raste në Delvinë, Dibër, nga 3 raste në Vau i Dejës, Bulqizë, Memaliaj, nga 2 raste në Devoll, Tropojë, Pogradec, Selenicë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Konispol, nga 1 rast në Belsh, Prrenjas, Roskovec, Klos, Poliçan, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarët humbën betejën me COVID19,  6 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 35 -86 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 569 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 51,444 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 437 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (7 Shkurt 2021)

  • Raste të reja ditore 1124
  • Të shëruar në 24 orë 569
  • Të shtruar në spitale 437
  • Humbje jete në 24 orë 14
  • Testime ditore 4254

Testime totale 386,195

  • Raste pozitive 85,336
  • Raste të shëruara 51,444
  • Raste Aktive 32,432
  • Humbje jete 1460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë 18708
  • Fier 2789
  • Durrës 1721
  • Elbasan 1582
  • Shkodër 1544
  • Vlorë 1454
  • Lezhë 1162
  • Korçë 989
  • Berat 911
  • Gjirokastër 675
  • Kukës 484
  • Dibër 413

Biden, thirrje për njohje të ndërsjellë Kosovë-Serbi

Joe BidenPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i bëri thirrje presidentit të Serbisë që të punojë drejt reformave evropiane dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë.

Thirrja ishte pjesë e një letre që presidenti Biden i dërgoi presidentit serb Aleksandër Vuçiç, me rastin e ditës së pavarësisë së Serbisë.

Letra VucicitNë letrën dërguar presidentit serb thuhet se “ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapat e fortë përpara për të arritur atë qëllim – përfshirë reformat e nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën ku do të përqendrohej me njohjen e ndërsjellë”, thuhet në letër.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha ndërkaq se ka pasur përpjekje që njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë të imponohet si zgjidhje përfundimtare, por sipas tij është detyrim i tij të mbrojë interesat e Serbisë.

“Kam pranuar urimin e presidentit Biden, e falenderoj për urimin. Sa i përket njohjes së ndërsjellë, ajo nuk qëndron në asnjë dokument të organizatave ndërkombëtare. Ne e kuptojmë që kjo është politikë e re amerikane. Kishte përpjekje për të imponuar këtë term si diçka që ne duhet të kishim pranuar si zgjidhjen përfundimtare në Uashington. Unë tashmë kam thënë personalisht një herë se çfarë mendoj për njohjen dhe përgjigjja ime nuk do të jetë ndryshe”, tha presidenti serb.

Presidenti serb tha se vendi i tij është i gatshëm që të vazhdojë bisedimet me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

Letra e presidentit Biden ndërkaq u mirëpritë nga autoritetet në Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se Shtetet e Bashkuara mbetën aleati i Kosovës. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij të Facebook-ut, zoti Hoti tha se nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën.

“Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq”, shkroi ai.

Më katër shtator të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë një dakordim për normalizimin ekonomik ndërmjet tyre.

Kosova e Serbia sivjet mbushin dhjetë vjet që nga fillimi i bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, por ende nuk shihet fundi i tyre.

Bisedimet që rifilluan vitin që lamë pas, pritet të vazhdojnë në pranverë meqë aktualisht Kosova është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare.

IKShPK: prej 2291mostrave kemi 249 raste pozitive, 3 të vdekur dhe 274 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.291 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Gjakovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Podujevë 8 raste, Pejë 7 raste, Vushtrri 7 raste, Rahovec 6 raste, Drenas 5 raste, Obiliq 5 raste, Kamenicë 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Novobërdë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 274 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.042 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.693.
Numri total i rasteve pozitive është 62.258 raste nga 249.775 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.523 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 1846 testeve, kemi 199 raste të reja, 8 viktima dhe 264 persona të shëruar

E dielGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 1846 teste dhe 199 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 80 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Ohër- 19 (51.591 banorë)
  • Kavadarci – 19 (me 38.741 banorë)
  • Tetovë – 14 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Prilep – 13 (me 75.132 banorë)
  • Kumanovë – 9 (me 109.228 banorë)
  • Gostivar – 7 (111.252 banorë)
  • Veles –7 (me  54.384 banorë)
  • Gjevgjeli – 6 (me 22.706 banorë)
  • Strumica – 6 (me 57.175 banorë)
  • Strugë – 5 (me 65.801 banorë)
  • Manastir – 5 (me 91.983 banorë)
  • Delçevë –2 (me 17.713 banorë)
  • Sveti Nikollë – 2 (me 17.683 banorë)
  • Resnjë –2 (me 16.313 banorë)
  • Shtip – 1 (me 43.625 banorë)
  • Koçani – 1 (me 37.758 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.) 

Kanë ndërruar jetë 8 persona, 2 pacientë nga Koçani (74, 70), dhe nga një rast në Shkup (76), Resnje (88), Kavadarci (77), Gostivar (70), Gjevgjeli (63) dhe Manastir(65). 
Janë regjistruar 264 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 111-Ohër 66-Strugë 35-Kumanovë 9-Veles 9-Berovë 6-Probishtip 5-Manastir 4-Koçani 3-Sveti Nikolë 3-Kriva Pallankë 3-Radovish 3-Tetovë 1-Shtip 1-Kavadarci 1-Strumicë 1-Kërçovë 1
-Dibër 1-Kratovë 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 470,691 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 94,798, numri i pacientëve të rikuperuar është 83,999, numri i vdekjeve është 2,924 dhe numri i rasteve aktive është 7,875.
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Ministria e Shëndetësisë: 4539 testime, 1130 raste të reja, 13 humbje jete dhe 656 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 4539 testime dhe 1130 qytetarë kanë rezultuar pozitivë  edhe ate në këto bashki:: 535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarët humbën betejën me COVID19,  6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Klosi, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 28 -80 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 656 qytetarë janë shëruar,  duke e çuar numrin e të shëruarve 50,875 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Deri më tani në vendin tonë janë bërë 381,941 testime, janë regjistruar 84,212 raste pozitive, nga ata 31.891 janë aktive, 50,875 të shëruar  dhe kanë ndërruar jetë 1446 qytetarë.

Ministria e Shëndetësisë ka këshilluar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të respektojnë rregullat e vendosura.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, këshillon ministria.

COVID-19 – Statistika (6 Shkurt 2021)

  • Raste të reja ditore        1130
  • Të shëruar në 24 orë     656
  • Të shtruar në spitale     431
  • Humbje jete në 24 orë   13
  • Testime ditore               4539

Testime totale            381,941

  • Raste pozitive             84,212
  • Raste të shëruara        50,875
  • Raste Aktive                31,891
  • Humbje jete                 1446

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

  • Tiranë            18363
  • Fier                 2689
  • Durrës           1731
  • Shkodër        1512
  • Vlorë              1487
  • Elbasan           1540
  • Lezhë             1115
  • Berat              936
  • Korçë             983
  • Gjirokastër 659
  • Kukës             465
  • Dibër              411