Vendet e varfra fillojnë të blejnë vaksina për COVID-19

VaksinaDisa vende  varfra alarmuara që vendet e pasura po marrin miliona vaksina për COVID-19, po vendosin  mos presin vaksinat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata  tjera dhe kanë filluar  nënshkruajnë marrëveshjet e tyre për vaksinat.

Juan Carlos Sikaffy, president i Këshillit  Biznesit  Hondurasiti tha agjencisë  lajmeve “Associated Press se Hondurasi “nuk mund  presë për proceset burokratike ose vendime  gabuara” për t’u dhënë qytetarëve “qetësinë” e ofruar nga vaksina COVID-19.

Këshilli i Biznesit Privat  Hondurasit nënshkroi një marrëveshje për blerjen e vaksinavepërmes një garancie bankare.

Edhe Serbia gjithashtu po blen vaksina  treg megjithëse ka paguar 4 milion euro për programin COVAX  OBSH-një mekanizëm i krijuar për  shpërndarë vaksinat kundër koronavirusit  mënyrë  drejtë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ai nuk mund  priste për COVAX-in, duke parë vendet e pasura  blinin kaq shumë doza.

Të njëjtën gjë po bën edhe Shqipëria, e cila ashtu si Serbia dhe vende të tjera ka porositur vaksina me COVAX-in, por qeveria ka thënë se ka arritur një marrëveshje edhe me kompaninë Pfizer.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha  premten se 75% e  gjitha vaksinave për COVID-19   gjithë botën janë injektuar  vetëm 10 vendendërsa gati 130 vende nuk kanë bërë asnjë vaksinë.

 konferencën e zakonshme për shtyp  agjencisë  GjenevëDrejtori i Përgjithshëm i OBSH- Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se ka pothuajse 130 vende me 2.5 miliardë njerëz gjithsej  nuk kanë dhënë asnjë dozë  vetme vaksine.

Zoti Tedros tha se disa vende   pasura tashmë kanë vaksinuar pjesë  mëdha  popullsisë  tyre me rrezikshmëri   ulët sëmundjeje  rëndë ose vdekjeje.

Një mënyrë për t’i bërë vendet   varfëra  pak  varura nga vendet   pasura është rritja e prodhimit  vaksinave   gjithë botën.

voa

IKShPK: prej 2534 mostrave kemi 321 raste pozitive, 1 të vdekur dhe 313 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 321 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 122 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 24 raste, Pejë 15 raste, Lipjan 14 raste, Gjilan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime, Skenderaj dhe Viti.
Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Prishtinë 1 rast (66 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.768 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.721.
Numri total i rasteve pozitive është 62.009 raste nga 247.484 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.520 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 2727 testeve, kemi 404 raste të reja, 8 viktima dhe 101 persona të shëruar

E shtuneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2727 teste dhe 404 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 180(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Ohër- 32(51.591 banorë)
  • Kavadarci – 19(me 38.741 banorë)
  • Kumanovë – 16(me 109.228 banorë)
  • Manastir – 15(me 91.983 banorë)
  • Strugë – 15(me 65.801 banorë)
  • Strumica – 15(me 57.175 banorë)
  • Prilep – 11(me 75.132 banorë)
  • Tetovë – 10(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Veles –9(me  54.384 banorë)
  • Shtip – 8(me 43.625 banorë)
  • Resnjë –7(me 16.313 banorë)
  • Dibër – 7(me 20.863 banorë)
  • Gjevgjeli – 6(me 22.706 banorë)
  • Koçani – 6(me 37.758 banorë)
  • Delçevë –6(me 17.713 banorë)
  • Gostivar – 5(111.252 banorë)
  • Negotinë – 4(me  19.327 banorë)
  • Kërçovë – 4(me 56.937 banorë)
  • Radovish – 4(me 29.100 banorë)
  • Kriva Pallanka – 4(me  20.820 banorë)
  • Vallandovë – 4(me  11.773 banorë)
  • Probishtip – 4(me 15.085 banorë)
  • Berovë – 4(me 12.813 banorë)
  • Krushevë – 2(me 9.418 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)
  • Demir Hisar – 1(me 8.177 banorë)
  • Makedonska Kamenica – 1(me  7.524 banorë)
  • Makedonski Brod – 1(me  6.166 banorë)
  • Kratovë – 1(me 9.376 banorë)
  • Dojran– 1(me 3.324 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.) 

Janë raportuar gjithsej 8 vdekje, 2 pacientë nga Shkupi (53, 60), nga një  në Shtip (70), Struga (88), Strumica (55), Dibra (67), Radovishi (79) dhe Berova (83).
 
Janë regjistruar 101 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 39 -Veles 10 -Resnje -Kumanovë 9 -Gostivar 6 -Manastir 5 -Kërçovë 5 -Strumicë 3 -Prilep 2 -Shtip 2-Kavadarci 2 -Sveti Nikolë 2-Negotinë 2 -Tetovë 1-Kriva Palankë 1 -Probishtip 1 – Demir Hisar 1-Makedonski Brod 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 468.845 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i pandemisë është 94.599, numri i pacientëve të rikuperuar është 83.735, numri i vdekjeve është 2.916 dhe numri i rasteve aktive është 7.948.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh

Flamujt Izrael dhe KosoveGjëja e fundit që dua të dëgjoj sot, kur Kosova dhe Izraeli vendosin marrëdhëniet diplomatike, është punë a fatit të “Palestinës”.
Kosova nuk u ka palestinezëve asnjë borxh. Përkundrazi, janë palestinezët që duhet t’i kërkojnë falje Kosovës për mbështetjen e tyre të panevojshme dhe të pamoralshme për Millosheviqin dhe nacionalizmin zjarrvënës serb në Ballkan.
Nga lista shumë e gjatë e veprimeve të turpshme të palestinezëve, po veçoj vetëm një. Atë më flagranten. Ftesën e themeluesit dhe udhëheqësit historik të Autoritetit Palestinez Jaser Arafat për Sllobodan Millosheviqin, që të kalonte Krishtlindjen në Bethelem.
Ajo që e bën më skandaloze këtë ftesë është data e saj, dhjetor i vitit 1999.
Jo dikur nga fillimi i viteve 1990, kur mund të gjeje ndonjë justifikim, se nuk i dije mirë faktet. Ftesa vinte katër vite e gjysëm pas masakrës së Srebrenicës, kur gati 8,000 burra e djem myslimanë, disa ende të mitur u pushkatuan me gjak të ftohtë, pa asnjë arsye, përveç dëshirës për ta shuar farën boshnjake.
8,000 robër, të paarmatosur, të pambrojtur, civilë të mjerë, që me familjet e tyre ishin strehuar në një qytezë që OKB e kishte quajtur të sigurtë. U vranë një e nga një mizorisht. Pa ndonjë objektiv ushtarak apo përfitim politik. Thjesht urrejtje e kulluar.
Nuk po kaloj ende te shqiptarët tani. Mbi 200,000 vajza e gra të përdhunuara në Bosnje. Nuk di që ushtarët e Izraelit të kenë përdhunuar ndonjëherë ndonjë vajzë arabe. Do të dënoheshin menjëherë nga drejtësia në vendin e tyre. Përdhunuesit serbë ishin dhe mbeten heronj në Serbi. Operacioni i përdhunimeve ishte masiv. Plot ushtarë janë detyruar nga oficerët e tyre të merrnin pjesë në përdhunim. Duhej të ishte çmendur bota. Po nuk ndodhi.
Pak më vonë, filloi dhuna në Kosovë. Mjafton të lexosh emrat e fëmijëve të Familjes Jashari që u masakruan në shtëpinë e tyre. Jo diku duke demonstruar në sheshe e duke mbajtur parrulla politike. Në shtëpinë e tyre.
Kosova u mbush më varre masive. Më shumë se një mijë kufoma civilësh, u ngarkuan në kamione nga ushtria serbe për t’ia fshehur krimet historisë, kur e panë që lufta me NATO-n ishte humbur. I fshehën nëpër Serbi në varre që nuk i tregojnë se ku janë.
Qindra xhami, teqe e disa kisha e manastire katolike që u shkatërruan prej serbëve në Kosovë, Bosnje e Kroaci. Dëbimet massive të popullsisë shqiptare të Kosovës, përdhunimi i vajzave dhe grave shqiptare, djegiet e dokumenteve, talljet publike, fyerjet, shkatërrimi i shtëpive e pasurisë shqiptare.
Të gjitha këto, nuk e prekën zemrën e udhëheqësve palestinezë. As atëherë kur gjaku ishte i freskët, as 10 vite më vonë, kur mjegulla e luftës ishte shpërndarë.
Çfarë duhet të mendonin shqiptarët kur panë që Izraeli strehoi një grup familjesh të dëbuara nga Serbia, kurse Autoriteti Palestinez ftoi kryekriminelin që të festonte Krishtlindjen së bashku me ta? Në atë kohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit deklaroi se nëse Millosheviqi vinte vërtet për Krishtlindje, Izraeli do ta arrestonte dhe dërgonte në Hagë. Çfarë kontrasti!
Edhe Greqia që ka marrëdhënie historike me Serbinë refuzoi të vinte veton – mjaftonte vetëm një veto që NATO të mos ndërhynte në Kosovë.
Kishte plot serbofilë, që kritikuan NATO-n, por duke e pranuar që Millosheviqi ishte kriminel. Thjesht nuk u dukej e drejtë ndërhyrja ushtarake nga jashtë.
Por, jo Arafati. Jo palestinezët. Nuk mund të bënin sikur po shihnin nga ana tjetër. Nuk do që të thuash një fjalë të mirë për viktimat, dakord, ke hallet e tua. Ke problemin tënd për të zgjidhur dhe duhet të bësh llogaritë e tua politike. Ke nevojë për ndihmën ruse apo ku ta di unë. Nuk do të më shkonte mendja t’i thoja Arafatit e njerëzve të tij se pse nuk po flet për Kosovën.
Por në vend të kësaj, të dalësh në ekstremin tjetër?! Të të dalë koha, nga të gjithë figurat politike të botës, të ftosh këtë kryekriminel që ka 9 vjet që djeg Ballkanin për planin e tij të Serbisë së Madhe. Po çfarë bëri ndonjëherë Millosheviqi për Arafatin që t’i dalë mik pas gjithë këtyre tragjedish. Çfarë injorimi i ftohtë dhe i pashpirt për vuajtjet e jo një po disa popujve joserbë që vuajtën në duart e tij. Çfarë injorimi për vetë myslimanët e mbetur në Sanxhak e Preshevë etj nëpër Serbi, qytetarë të dorës së dytë, nën një regjim diktatorial si ai Millosheviqit.
Çfarë ironie për këtë tallje me vuajtjen e një populli, ku gjendeshin plot të rinj me emrin “Arafat”, ku solidariteti më Palestinën, gjallonte natyrshëm, i sinqertë, jo për llogari politike, por përkundrazi thjesht nga impulsi njerëzor.
Ku ishte revolta e palestinezëve ndaj kësaj ftese të Arafatit? Ku ishte thirrja për solidaritet me një popull tjetër që kërkonte mëvetësi?
Ku është kërkesa e faljes për këtë veprim fyes për vuajtjet e të gjithë myslimanëve të Ballkanit, nga një klikë mashtruese politike që ka dekada që mjel botën myslimane me miliarda dollarë në vit, pa sjellë asnjë ndryshim real për popullin e vet?
Ne habitemi që qeveritarët palestinezë dënuan publikisht shpalljen e pavarësisë në Kosovë. Po kur nuk dënuan përpjekjen për të na shuar nga faqja e dheut, pse presim të na ndihmojnë për këto “lukse” politike.
Njeriu që ka zëvendësuar Arafatin qe nga të parët që vizituan Serbinë dhe denoncoi pavarësinë e Kosovës si kundër ligjit ndërkombëtar. Mund ta bënte nga zyra e tij në territoret palestineze, po nuk është aq fyese për shqiptarët sesa kur e bën deklaratën nga Beogradi.
Gati 20 vjet pas luftës, “Palestina” tashmë anëtare e UNESCO-s dha votën kyçe që Kosova të mos bëhej anëtare. Një vit më parë, as palestinezët nuk ishin në UNESCO. U votua dhe hynë. Pasi hynë vota e parë me rëndësi që patën ishte që të mos linin Kosovën që të hynte edhe ajo. Ironia ishte se Serbia kopjoi gati tërësisht argumentin që kishte përdorur një vit më parë Izraeli që të mos lejonte hyrjen e palestinezëve.
Kështu që leksionet se kujt i takon Jeruzalemi e kujt nuk i takon, se ku duhet të qëndrojë ambasada e Kosovës apo nëse duhet ta njohë se nuk po njihet Palestina, kanë zero rëndësi për mua e duhet të kenë zero rëndësi për Kosovën.
Kjo republikë e re në Evropë është toka më e përvuajtur e kontinentit e që ende i qëndron mbi kokë premtimi gjakatar i Serbisë fqinje se nëse një ditë rrethanat ndërkombëtare ndryshojnë do të rikthehet që të mbarojë punën që ia ndërprenë me forcë në 1999. Detyra numër një e udhëheqësve të Kosovës duhet të jetë mbijetesa e popullit të saj.
Kosova vërtet nuk u ka asnjë borxh popujve të tjerë, e më pak se shumëkujt, palestinezëve.

Ruben Avxhiu

Lamtumirë prof. Branislav Sinadinovski, dishepulli i rilindasit të madh Josif Bagerit

prof. Branislav Sinadinovski

Gjergj Pranga (Branislav Sinadinovski) është shqiptari i dytë ortodoks i Rekës, që e theu heshtjen dhe iu kthye rrënjëve të veta shqiptare.

Unë jam shqiptar, tha ! Edhe pse u përpoqën ta frikësojnë, Gjergji nuk u dorëzua dhe shkoi tutje duke punuar në rikthimin e shqiptarëve ortodoks nga asimilimi në identitetin natyral, atë shqiptar…

Me trishtim e morëm lajmin e ndarjes nga kjo botë të shqiptarit ortodoks në Maqedoni Prof. Dr. Bradislav Sinadinovski.

Prof. Dr. Sinadinovski është një figure e ndritur e shqiptarëve në Maqedoni. Ai guxoi të deklarojë publikisht se është nga Reka e Epërme dhe ortodoks shqiptar të mohuar deri tani nga qeveritë e mbrapshta të Jugosllavisë si dhe në Maqedoni.
Unë kam patur fatin ta takojë në promovimin e librave “Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni” me autor Prof. Dr. Branislav Sinadinovski dhe libri tjetër “Rilindësit shqiptarë” me autore znj. Gordana Sinadinovski.
Promovimi u organizua në prill të vitit 2015-të nga shoqata “Dibra” me kryetar z. Musa Paçuku në restorantin Orion Palace në Brooklyn.
Çdo libër i vërtetë dhe me vlera që i shërben Kombit dhe njerëzimit e mirëpres me kënaqësi të veçantë, për rrjedhojë kur dëgjova se do të vinte direkt autori i librit “Ortodoksit shqiptarë në Maqedoni” Prof. Dr. Sinadinovski pata një padurim për të qenë pjesë e këtij aktiviteti dhe të dëgjoja zërin e autorit që në deje i vlon gjak shqiptari. Pata një padurim të dëgjoja deklarimin e 70 mijë ortodoksëve në Maqedoni që për herë të parë dëshmuan se janë me gjak shqiptari. Pikërisht gjashtë vite më parë miliona shqiptarëve në gjithë rruzullin tokësor që mjerisht akoma nuk dihet me statistika të sakta numri i tyre, ngase qeveritë s’janë marrë asnjëherë seriozisht me regjistrimin e të ikurve nga Mëmëdheu si pasojë e politikave të mbrapshta, iu bashkangjitën dhe 70 mijë shqiptarë.
Biri i Ilirides Prof.Dr.Branislav Sinadinovski zbuloi rrënjët e tij dhe deklaroi publikisht se është shqiptar çka të kujton shkrimtarin amerikan Ralph Ellison në “Invisible Man” i cili shprehet: “When I discover who I am, I’ll be free.”, që përkthehet: “Kur unë të zbuloj kush jam, unë do të jem i lire”. Këtë pashë dhe dëgjova nga afër se autori i librit Prof. Dr. Sinadinovski ndihej krenar që ishte shqiptar, ndihej krenar që deklaroi publikisht dhe pas këtij zbulimi ai ishte i LIRË!
Ka qene emocionuese kur kantauturi i mirënjohur dibran z. Haxhi Maqellara lexoi përshëndetjen ardhur enkas për këtë ditë nga z. Naser Pajaziti i cili shkruante: “Për herë të parë me profesor Sinadinovskin u ballafaqova duke e ndjekur në një televizion në gjuhën maqedonase, ku ai si një intelektual i vërtetë me argumente dhe gjuhën diplomatike mposhti gazetarin inferior maqedonas, i cili kishte marrë detyrën për të determinuar misionin e ndriçimit të së vërtetës të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni”.
Dihet se pas luftës së dytë botërore qeveria maqedonase hartoi plane sekrete ogurzeza për veprimtari çkombtarizuese te shqiptareve që të rrisin qëllimisht numrin e vetë statistikor dhe të dominojnë në qeveri”.
Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe bashkëshortes se tij fisnike znj. Gordana Sinadiinovski autore e librit “Rilindësit shqiptarë”. Fjala e saj në promovim u mirëprit me duartrokitje kur tha se: Unë u rrita në shtëpinë e bashkëshortit tim me këtë frymë shqiptare dhe për këtë shkruajta për Rilindësit shqiptarë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetit shqiptar, për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Prof. Sinadinovski ishte një misionar i vërtetë i çëshjtes ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni, ku duan të na asimilojnë, zhdukin rrënjët e të parëve tanë.
Autori tha se librin e parë të tij e ka botuar rreth Josif Bagerit nga Reka e Epërme e Dibrës. Unë gjeta frymëzimin tek ky Rilindas i shquar kombëtar, shkrimtar, poet, gazetar publicist dhe mbi të gjitha një burrë i rrallë i dijes dhe kulturës shqiptare.
Prof.Dr.Sinadinovski është një shkrimtar heroi i ditëve tona, është burim frymëzimi për brezat. Ai tërë jetën e tij ka pasur kërcënime te ndryshme deri me marrjen e jetës nga qarqet shoviniste maqedonase si dhe nga kisha maqedonase, por ai tha se kurrë nuk do të ndalej për çështjen e shqiptarëve, identifikimin e tyre si shqiptar, ngase në gjakun tim kam qenë, jam dhe do të mbetem shqiptar.
Lamtumire Prof.Dr.Sinadinovski, dishepulli i Rilindasit tëmadh Josif Bagerit!
Drite paçi në Parajsë atje ku e ka vendin ky soj shqiptarësh!

5 shkurt, 2021
Staten Island, New York

Keze Kozeta Zylo

Ministria e Shëndetësisë: 4270 testime, 1089 raste të reja, 15 humbje jete dhe 676 të shëruar

Tabela-5-SHKURTMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 4270 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1089 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
403 raste në Tiranë, 59 në Durrës, 56 në Lushnje, 52 në Fier, 42 në Vlorë, 39 në Lezhë, 36 në Sarandë, 35 në Elbasan, 33 në Krujë, 31 në Kuçovë, 26 në Shkodër, 25 në Berat, nga 23 raste në Kurbin, Korçë, 21 në Kukës, 18 në Kamëz, 16 në Librazhd, 13 në Gjirokastër, 11 në Kavajë, 9 në Peqin, nga 8 raste në Mirditë, Përmet, Ura Vajgurore, Bulqizë, Gramsh, nga 7 raste në Mat, Tepelenë, Malësi e Madhe, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 5 në Dibër, nga 4 raste në Pukë, Pogradec, Patos, 3 në Has, nga 2 raste në Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Dropull, nga 1 rast në Devoll, Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Himarë, Memaliaj, Finiq.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 10 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, të moshave 34 -86 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 676 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,219 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 423 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (5 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1089
Të shëruar në 24 orë 676
Të shtruar në spitale 423
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 4270

Testime totale 377,402
Raste pozitive 83,082
Raste të shëruara 50,219
Raste Aktive 31,430
Humbje jete 1433

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17910
Fier 2692
Durrës 1730
Shkodër 1546
Vlorë 1544
Elbasan 1418
Lezhë 1091
Berat 972
Korçë 964
Gjirokastër 677
Kukës 478
Dibër 408

Nordstream 2: SHBA i ofrojnë negociata Gjermanisë

Anija ruse FortunaAdministrata Biden dëshiron të shkëputet nga spiralja e sanksioneve ndaj Gjermanisë për Nordstream 2. Vullneti amerikan për negociata mund ta ndërpresë shkallëzimin e tensionit, shkruan Auron Dodi.

Administrata amerikane e Presidentit Joe Biden ka hedhur një hap për të zgjidhur mosmarrëveshjen më të madhe që ka aktualisht me Gjermaninë, për gazsjellësin Nordstream 2. Një nëpunës i lartë amerikan i tha një gazete gjermane se për Nordstream 2 “gjermanët duhet të paraqesin një zgjidhje paketë në tryezë”.

Me këtë amerikanët sinjalizojnë se janë të gatshëm të negociojnë për një çështje, tek e cila në SHBA si rrallë herë janë bërë bashkë republikanët dhe demokratët: për ta penguar me çdo mjet përfundimin e gazsjellësit që do të sjellë gaz nga Rusia në Gjermani e Evropë, pasi ai prek interesat e sigurisë të SHBA.

Zgjidhja paketë kupton për amerikanët që ata mund të heqin dorë nga sanksionet ndaj Nordstream 2 në këmbim të sigurive se me këtë gazsjellës Ukraina nuk do të shkëputet nga tregu evropian i gazit. Si dhe të hapave që do të sigurojnë se varësia e Evropës nga gazi rus të mos bëhet e madhe.

Në këtë kuadër amerikanëve u duket me interes propozimi për një mekanizëm kyçës të gazsjellësit Nordstream 2. Me këtë mekanizëm do të ndërpritej gazi në Nordstream 2, në rast se Rusia e vë nën presion Ukrainën duke mos i çuar asaj gaz.

Amerikanët thonë që nga sanksionet do të heqin dorë vetëm po të sigurohen që Rusia nuk do ta përdorë Nordstream 2 si armë, kundër Ukrainës dhe fqinjëve të tjerë.

Nëse ky mekanizëm është vetëm një mjet impresionues, me të cilin administrata Biden synon të dalë nga mosmarrëveshja e madhe me Gjermaninë duke ruajtur dinjitetin, apo ajo beson vërtet në efektivitetin e tij, kjo ka pak rëndësi. Propozimi nënkupton gjithsesi besim për Gjermaninë, e cila do ta kishte në dorë levën e ndërprerjes së gazit rus, në rast nevoje. Administrata Biden e trajton kështu Gjermaninë si shtet të respektuar, prej të cilit priten vetëm veprime të përgjegjshme. Dhe „një nga miket më të ngushta” të SHBA, siç deklaroi Biden të enjten (04.02.2021) në fjalimin programatik për politikën e jashtme, nuk ndëshkohet me sanksione kur nuk të pëlqejnë veprimet e tij.

Administrata Biden dëshiron të shkëputet nga spiralja e sanksioneve me Gjermaninë. Pasi, sipas medieve, edhe Gjermania e Franca kanë ngritur një grup pune për të shqyrtuar sanksione eventuale ndaj firmave amerikane. Kancelarja Merkel kujtoi në konferencën e shtypit pak javë më parë se ajo do t’i mbrojë interesat e Gjermanisë, në një kohë që Bideni mbron interesat amerikane.

Hapa gjermane për t’i qetësuar kritikët e Nordstream 2

Në fakt qeveria gjermane ka ndërmarrë një sërë hapashpër t’u treguar kritikëve se siguria e partnerëve ka rëndësi për të.

Ishte në sajë të këmbënguljes gjermane që në dhjetor 2019 Rusia nënshkroi me Ukrainën një marrëveshje, e cila ka hyrë në fuqi në 1 janar 2020. Kjo marrëveshje e detyron Rusinë që për pesë vjet, ta furnizojë edhe përmes Ukrainës, Evropën me gaz.

Por tani Uashingtoni dëshiron që kjo marrëveshje të rinegociohet për t’i sjellë përfundime më të mira Ukrainës.

Veç marrëveshjes ruso-ukrainase: qeveria gjermane ka hapur rrugën për ndërtimin në Gjermani edhe të dy ose tre terminaleve për gaz të lëngshëm, LNG.  Me këtë edhe amerikanët mund të eksportojnë më lehtë gaz të lëngshëm në Gjermani dhe në Evropë. Kjo e ul mundësinë që për amerikanët të mos ketë më vend në tregun evropian të gazit; ajo e vështirëson edhe një varësi potenciale të Evropës nga gazi rus.

Qeveria gjermane ka ndërmarrë edhe hapa të tjerë për t’a siguruar Ukrainën për mbështetjen e saj: këto ditë kanë vendosur kontakte me Berlinin firma ukrainase, të cilët mund ta furnizojnë Evropën me hidrogjen të pastër. Ukraina ka kushte të mira për këtë dhe mund të shfrytëzojë për furnizimin tubacionet ekzistuese të gazit, nëse ato nuk përdoren për gaz.

Interesat ekonomike dhe vazhdimi i bashkëpunimit politik

Interesi parësor i Rusisë duket që për eksportin e gazit të saj të shmangë varësinë nga marrëdhëniet me shtetet tranzite. Gazsjellësi ka rëndësi për presidentin Putinin.

Kurse interesi i Gjermanisë është që të ketë qasje të sigurtë direkte në rezervat ruse të gazit. Në plan afatmesëm gazi do të mbetet një lëndë e parë e rëndësishme dhe Gjermania ka pak burime vetjake lëndësh të para. Me këmbënguljen për të mos e braktisur Nordstream 2, Gjermania mban të zgjatur edhe dorën e bashkëpunimit drejt një shteti të rëndësishëm evropian si Rusia, e cila mundësoi ribashkimin Gjermanisë. Gjermania ka luajtur gjithmonë rolin e urës së mirëkuptimit mes Lindjes dhe Perëndimit.

Njëkohësisht, qeveria gjermane mbështet sanksione kundër Rusisë, kur gjykon që veprimet ruse kalojnë kufijtë. Si në rastin e opozitarit rus Navalni, për burgosjen e të cilit tani po diskutohet mundësia e sanksioneve të reja.

Por zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha këto ditë se midis Nordstream 2 dhe rastit Navalni nuk ka lidhje direkte. Ndërsa përfaqësues të ekonomisë gjermane deklaruan se po të varet çdo herë tregtia nga situata e përgjithshme politike, atëherë investorët nuk do të kenë më siguri për të investuar në BE. Sepse Nordstream 2 financohet privatisht dhe i respekton ligjet e BE.

A është Nordstream 2 kauzë e humbur për kritikët?

Një parje e padiferencuar e marrëdhënieve me Rusinë kundërshtohet rregullisht në Gjermani. Së fundi, kryetari i ri i CDU-së gjermane, Armin Laschet “e dënoi me ashpërsinë më të madhe” në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” atentatin ndaj Navalnyt. Por ai kujtoi se gaz nga Rusia do të nevojitet së afërmi në Gjermani. Ndaj ai kërkon që të përfundojë gazsjellësi Nordstream 2.

Ndërsa Norbert Röttgen, politikani i CDU-së dhe kritik i njohur i Nordstream 2 e zbuti të premten (05.02.) kërkesën që Nordstream 2 të mos ndërtohet.  Ai kërkoi vetëm një moratorium të gazsjellësit “këtë herë jo si sanksion, por si pushim, për të nisur negociata”. Me to sipas tij mund të qetësohen evropianolindorët se Nordstream 2 nuk do të përdoret si armë kundër tyre.

Kritika franceze ndaj Nordstream 2 dhe motivet

Kritikët e projektit Nordstream 2 megjithatë nuk rreshtin së kërkuari ndërprerjen e punimeve. Së fundi ndërprerjen e Nordstream 2 e kërkoi sërish Franca, me sekretarin francez të shtetit për Evropën, Clément Beaune. Ai e argumentoi kundërshtimin me represionet ruse kundër kritikut të Kremlinit Navalny e mbështetësve të tij. Motivet e vërteta franceze për kritikën megjithatë nuk janë të qarta. Investorët francezë kanë financuar gati 1 miliardë nga dhjetë miliardë Euro sa kushton Nordstream 2.

Nëse Franca mendon se Rusia duhet ndëshkuar, dhe jo bashkëpunuar me të, atëherë shtrohet pyetja për politikën vetjake të Francës ndaj Rusisë.

Presidenti Macron ndërmori (pa sukses) disa përpjekje për afrimin me Rusinë. Ai e ftoi në shtëpinë e tij të pushimeve Putinin, edhe pa ftuar më parë atje kancelaren gjermane. Macroni këmbënguli për ripranimin apo riaktivizimin e Rusisë në Këshillin e Evropës. Ai dërgoi pa pyetur evropianët një delegacion të ministrisë franceze të Mbrojtjes në Moskë, për të rigjallëruar bashkëpunimin. Qëndrimit francez për Nordstream 2 i mungon konsekuenca.

Sipas Nordstream 2, nga projekti që të përfundojë kanë mbetur vetëm 30 km në ujërat gjermane dhe 120 km në ato daneze.

dw

Covid 19: prej 2161 testeve, kemi 314 raste të reja, 8 viktima dhe 210 persona të shëruar

E premteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2161 teste dhe 314 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 179 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 17 (me 38.741 banorë)
  • Prilep – 16 (me 75.132 banorë)
  • Veles –12 (me  54.384 banorë)
  • Ohër- 11 (51.591 banorë)
  • Tetovë – 10 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Manastir – 7 (me 91.983 banorë)
  • Delçevë –6 (me 17.713 banorë)
  • Negotinë – 5 (me  19.327 banorë)
  • Gjevgjeli – 5 (me 22.706 banorë)
  • Strugë – 4 (me 65.801 banorë)
  • Kumanovë – 4 (me 109.228 banorë)
  • Gostivar – 4 (111.252 banorë)
  • Strumica – 4 (me 57.175 banorë)
  • Radovish – 4 (me 29.100 banorë)
  • Demir Kapi – 4 (me  4.039 banorë)
  • Demir Hisar – 4 (me 8.177 banorë)
  • Krushevë – 3 (me 9.418 banorë)
  • Kërçovë – 3 (me 56.937 banorë)
  • Sveti Nikollë – 2 (me 17.683 banorë)
  • Kriva Pallanka – 2 (me  20.820 banorë)
  • Shtip – 2 (me 43.625 banorë)
  • Vinicë – 1 (me 19.391 banorë)
  • Resnjë –1 (me 16.313 banorë)
  • Probishtip – 1 (me 15.085 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
  • Dojran– 1 (me 3.324 banorë)
  • Vallandovë – 1 (me  11.773 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.) 

Janë raportuar gjithsej 8 vdekje. Kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Kumanova (73 dhe 81 vjeç) dhe dy nga Ohri (55 dhe 85 vjeç) dhe  nga një pacientë në Shkup (80 vjeç), në Veles (54 vjeç), në Strumicë (80 vjeç) dhe në Berovë (84 vjeç).
Janë regjistruar 210 pacientë të rikuperuar nga: -Shkup 108-Kavadar 28-Kërçovë 8-Kumanovë 7-Prilep 6-Veles 6-Negotinë 6-Tetovë 5-Strumicë 5-Shtip 4-Kriva Pallankë 4-Manastir 3-Gjevgjeli 3-Resnje 3-Gostivar 2-Vinicë 2-Kratovë 2-Pehçevë 2-Ohër 1-Radovish 1-Demir Kapijë 1-Sveti Nikolë 1-Probishtip 1-Koçanë 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 466.118 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i pandemisë është 94.196, numri i pacientëve të rikuperuar është 83.634, numri i vdekjeve është 2.908 dhe numri i rasteve aktive është 7.654.
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 1951 mostrave kemi 284 raste pozitive, 5 të vdekur dhe 224 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.951 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 224 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.714. Numri total i rasteve pozitive është 61.688 raste nga 244.950 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.519 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

IKShPK: prej 2303 mostrave kemi 318 raste pozitive, 5 të vdekur dhe 214 të shëruar!

Maska
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.303 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 318 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 121 raste, Prizren 38 raste, Gjakovë 23 raste, Pejë 17 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Podujevë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 6 raste, Obiliq 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Malishevë.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (65 vjeç), Kaçanik 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (80 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 214 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.231 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.659
Numri total i rasteve pozitive është 61.404 raste nga 242.999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!