Covid 19: prej 2107 testeve, kemi 373 raste të reja, 7 viktima dhe 638 persona të shëruar

E enjteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2107 teste dhe 373 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 161(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 34(me 38.741 banorë)
  • Ohër- 23(51.591 banorë)
  • Prilep – 15(me 75.132 banorë)
  • Tetovë – 15(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strugë – 14(me 65.801 banorë)
  • Kumanovë – 12(me 109.228 banorë)
  • Gjevgjeli – 11(me 22.706 banorë)
  • Gostivar – 9(111.252 banorë)
  • Delçevë –9(me 17.713 banorë)
  • Veles –7(me  54.384 banorë)
  • Koçani – 7(me 37.758 banorë)
  • Strumica – 6(me 57.175 banorë)
  • Negotinë – 6(me  19.327 banorë)
  • Manastir – 5(me 91.983 banorë)
  • Berovë – 5(me 12.813 banorë)
  • Kërçovë – 5(me 56.937 banorë)
  • Vinicë – 5(me 19.391 banorë)
  • Radovish – 4(me 29.100 banorë)
  • Shtip – 4(me 43.625 banorë)
  • Krushevë – 3(me 9.418 banorë)
  • Resnjë –2(me 16.313 banorë)
  • Kriva Pallanka – 2(me  20.820 banorë)
  • Probishtip – 2(me 15.085 banorë)
  • Kratovë – 2(me 9.376 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)
  • Demir Kapi – 1(me  4.039 banorë)
  • Bogdanci– 1(me 8.178 banorë)
  • Dojran– 1(me 3.324 banorë)
  • Makedonska Kamenica – 1(me  7.524 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.) 

Kanë ndërruar jetë 7 persona , dy pacientë nga Shkupi (72 dhe 84) dhe nga një janë regjistruar nga Tetova (73), Velesi (48), Ohri (65), Kërçova (65) dhe Dibra (80).
 
Janë regjistruar 638 pacientë të rikuperuar nga: -Shkupi 328 -Kumanova 44 -Velesi 41 -Tetova 37 -Strumica 31 -Gostivari 20 -Kavadarci 18 -Shtipi 14 -Prilepi 12-Kocani 12-Manastiri 12-Gjevgjelia 11-Dibra 11-Ohri 8 -Kërçova 7-Dellçeva 5 -Negotina 5-Radovishi 4 -Berova 3 -Sveti Nikola 3 -Valandova 3 -Struga 2 -Kratova 2 -Bogdanci 2 -Vinica 1 -Demir Kapia 1-Makedonska Kamenica 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 463.957 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i epidemisë është 93.882, numri i pacientëve të rikuperuar është 83.424, numri i vdekjeve është 2.900 dhe numri i rasteve aktive është 7.558.
 masat kunder covid
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Ministria e Shëndetësisë: 3974 testime, 1052 raste të reja, 14 humbje jete dhe 585 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3974 testime dhe 1052 kanë rezultuar pozitivë  qytetarë edhe ate në këto bashki: 486 raste në Tiranë, 73 në Vlorë, 48 në Durrës, 43 në Fier, 35 në Sarandë, nga 26 raste në Shkodër, Lushnje, 22 në Berat, 21 në Kukës, 20 në Krujë, nga 19 raste në Elbasan, Lezhë, 17 në Kamëz, nga 15 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 11 raste në Korçë, Gramsh, Kuçovë, nga 10 raste në Gjirokastër, Delvinë, 9 në Shijak, nga 8 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 7 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, nga 6 raste në Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Peqin, Memaliaj, nga 4 raste në Kavajë, Përmet, Vau i Dejës, nga 3 raste në Pukë, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Vorë, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, nga 2 raste në Has, Malësi e Madhe, Skrapar, nga 1 rast në Devoll, Tropojë, Librazhd, Patos, Dropull.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 14 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetare nga Tirana, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Korça të moshave 56 -87 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 585 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 49,543 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 408 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (4 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1052
Të shëruar në 24 orë 585
Të shtruar në spitale 408
Humbje jete në 24 orë 14
Testime ditore 3974

Testime totale 373,132
Raste pozitive 81,993
Raste të shëruara 49,543
Raste Aktive 31,032
Humbje jete 1418

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17657
Fier 2632
Durrës 1718
Shkodër 1531
Vlorë 1528
Elbasan 1393
Lezhë 1073
Korçë 997
Berat 947
Gjirokastër 653
Kukës 487
Dibër 416

Plan ambicioz: BE kërkon të triumfojë mbi kancerin

Diagnostikimi i hershëm nuk është standard në çdo vend të BE-sëNë Ditën Botërore Kundër Kancerit, Komisioni Europian ka plane të mëdha për vënien nën kontroll të sëmundjeve të kancerit, që së shpejti do të kthehen në shkakun kryesor të vdekjeve në Europë.

Për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen një çështje që ajo e ka për zemër: strategjia e përbashkët e BE kundër sëmundjeve të kancerit. Që nga ardhja në këtë post e politikanes me profesion mjeke, ajo ndjek qëllimin për të ristrukturuar strukturat politiko-shëndetësore të BE. Përveç kësaj asaj i duhen lajme të mira, pas kritikave të ashpra për fillimin problematik të vaksinimit. “Në një kohë që shumë vetë luftojnë pandeminë, shumë prej nesh luftojnë me një betejë të heshtur. Betejën kundër kancerit.”, tha von der Leyen në një mesazh me video.

Sipas një studimi të Organizatës Europiane Kundër Kancerit, një bashkim i disa shoqatave europiane, çdo vit ndërrojnë jetë 1,3 milionë vetë në BE nga kanceri. Dy milionë raste të reja diagnostikohen çdo vit. “Për fat të keq po rritet numri i sëmundjeve. Prandaj e prezantojmë sot planin tonë. Lufta e pacientëve me kancer është edhe lufta jonë në Europë”, theksoi von der Leyen.

Rritje e rasteve të kancerit

Kreu i grupit parlamentar të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber CSU që shoqëron nga afër grupin e punës për luftën kundër kancerit të PE u shpreh se “vitin e kaluar kemi pasur tre herë më shumë të vdekur nga kanceri se sa nga Corona në BE. Kanceri së shpejti mund të kthehet në arsyen numër 1 të vdekjeve në Europë.”

Megjithatë ka një dallim; Corona është ngjitëse, kanceri jo. Ajo që dihet: Numri i sëmundjeve të kancerit rritet vazhdimisht. Nëse nuk ndërmarrim asgjë numri i sëmundjeve deri në vitin 2035 ka gjasa të rritet me një çerek më shumë”, raporton eurodeputetjea Cindy Franssen nga Belgjika, po ashtu anëtare e grupit të punës kundër kancerit në Parlamentin Europian.

Trajtim jo i njëjtë i pacientëve

Komisioni Europian  në strategjinë e prezantuar të mërkurën i ka vënë vetes objektiva të mëdha. 4 miliardë euro do të investojë KE në drejtim të studimit, diagnostikimit të hershëm dhe trajtimit të kancerit në vitet e ardhshme. Fokusi i KE do të jetë në vitet e ardhshme zbutja e dallimit që ekziston mes Perëndimit dhe Lindjes europiane. Në vendet lindore dhe jugore të BE-së diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të kancerit nuk është  aq i zhvilluar sa në Perëndim dhe në Veri të europës. Edhe këtë e ka treguar studimi i Organizatës Europiane Kundër Kancerit. Për shembull shansi për të mbijetuar pesë vjet sëmundjen e kancerit në Suedi është 68%, kurse në Bullgari vetëm 38%. “Shqetësimi ynë më i madh është të bëjmë të mundur që kudo të sigurohet një qasje e njëjtë në trajtimi me cilësi të lartë”, tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen.

Në identifikimin e hershëm të kancerit të gjirit, të qafës së mitrës dhe zorrës së trashë, KE kërkon të arrijë që 90% e grupeve të popullsisë që duhet të bëjnë një skaner, të kenë mundësi ta bëjnë atë deri në vitin 2025. Edhe këtu ka dallime të mëdha mes vendeve anëtare. Nëse në Europën Perëndimore janë zhvilluar plotësisht programe të diagnostikimit, në Bullgari apo Greqi mungojnë programe të tilla.

Në drejtim të parandalimit, KE kërkon që deri në vitin 2040 të arrijë që vetëm 5% e popullsisë të pijë duhan. Duhanpirja është sipas të dhënave të studiuesve të kancerit me 15-20%, faktori më i madh i rrezikut, rrezik që mund të mënjanohet nga njeriu. Vetëm Suedia e ka arritur ndërkohë nivelin 5%, ndërkohë që në Greqi pinë duhan rreth 35% e popullsisë. Përveç kësaj Komisioni kërkon të vaksinojë më shumë vajza dhe gra kundër kancerit të qafës së mitrës. Po ashtu më pak konsum të alkoolit dhe luftë kundër mbipeshës do duhet ta ulin rrezikun e kancerit.

Rrjet i qendrave kundër kancerit

Në trajtimin e sëmundjeve të kancerit, BE do të nxisë më shumë zhvillimin dhe përdorimin e medikamenteve të personalizuara, që përshtaten me gjenetikën e pacientit. Në Europë do të ngrihet një rrjet i qendrave kombëtare kundër kancerit tek të cilat do duhet të kenë qasje 90% e popullsisë, për të siguruar trajtimin më të mirë. “Shumë njerëz nuk kanë qasjen në kohën e duhur për trajtimin, diagnostikimin dhe skanerin”, kritikoi komisionerja e BE për Shëndetësinë, Stella Kyriakides në prezantimin e strategjisë. “Ne duam ta ndryshojmë këtë. 40% e sëmunndjeve të kancerit mund të mënjanohen.” Rastet më të shpeshta të kancerit në BE janë ai i gjirit, zorrës së trashë, prostatës dhe mushkërive.

Frank Ulrich Montgomery kryetar i Komisionit të Përhershëm të Mjekëve Europianë i quan si shumë ambicioze planet e BE. “Kancerin nuk mund ta mundësh përgjithmonë, por është një strategji e rëndësishme që përmes diagnostikimit të hershëm, parandalimit dhe kombinimit të terapive ta vësh kancerin aq nën kontroll, sa të ndërrojnë jetë më pak njerëz.” Sipas Montogmeryt, dallimet brenda vendeve të BE janë shumë të mëdha. Për Deutsche Eellen ai thotë, se në këtë drejtim BE mund të bëjë shumë. “BE mund të arrijë shumë sidomos për vendet më të varfra të BE.”

dw

Shqipëria mikpret stërvitjen amerikane “Defender Europe /21”

Takim i Këshillit Kombëtar të SigurisëShqipëria do të jetë vendi mikpritës i stërvitjes me trupa të ushtrisë amerikane “Defender Europe /21, e cila që nga viti 1995, konsiderohet si një nga më të mëdhatë në Europë.

Stërvitja me trupa të ushtrisë amerikane “Defender Europe /21, që nga viti 1995, konsiderohet si një nga më të mëdhatë në Europë. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë për DW se kjo stërvitje, mikpritëse e së cilës do të jetë Shqipëria, do të drejtohet nga Komanda e Ushtrisë Amerikane në Evropë. Stërvitja do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi.

Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake, Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, 4 mijë ushtarë amerikanë do të vendosen në Shqipëri dhe pjesa tjetër do të zhvendoset në vendet fqinje.

Shqipëria – partnere strategjike e sigurisë amerikane në Europë

Kështu e cilësoi Shqipërinë ushtaraku i lartë amerikan, Gjeneral Majori Joseph Jarrard, Zëvendëskomandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë, që mbërriti të mërkurën, (3.02) në Tiranë. Ai zhvilloi takime me autoritetet e larta të vendit për koordinimin e masave paraprake dhe  përgatitjet për zhvillimin me sukses të stërvitjeje ushtarake ” Defender Europe /21. Jarrard mori pjesë të mërkurën, në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Sigurisë, të thirrur nga kryetari i këtij Këshilli, presidenti, Ilir Meta. “Presim që Shqipëria të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake. Ajo do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon” theksoi Zv/Komandanti i trupave amerikane në Europë, Gjeneral Major Joseph Jarrard në median soociale të Ambasadës amerikane në Tiranë.

Ai theksoi,  se stërvitja në fjalë do të shërbejë “për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprimin ushtarak të SHBA, me ushtarë shqiptarë në tokën shqiptare”. Presidenti Meta i cilësoi “NATO-n  dhe partneritetin strategjik me SHBA shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe Ballkanin”. “Kjo stërvitje do të ketë rëndësi dhe ndikim në rritjen e aftësisë ndërvepruese mes strukturave ushtarake të vendeve të ndryshme aleate dhe forcimin e paqes, stabilitetit e sigurisë në rajon e më gjerë” theksoi Presidenti Meta.

Në takimin e Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare mori pjesë kryeministri Rama, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, anëtarë të qeverisë dhe titullarë të agjencive ligjzbatuese dhe të sigurisë në Shqipvri.

Mbështetje e pakushtëzuar nga Shqipëria

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi që zhvilloi një takim me Zv/Komandantin e trupave amerikane në Europë,  Gjeneral Major Joseph Jarrard  theksoi se ” ka një mbështetje të pakushtëzuar të të gjitha strukturave të shtetit shqiptar, për realizimin me sukses të stërvitjes “Defender Europe / 21”.

Ai vuri në dukje se gjatë stërvitjes “do të respektohen protokollet më të mira shëndetësore dhe të gjitha rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për parandalimin dhe përhapjen e virusit “COVID 19”.

Shqipëria vlerësohet si një aleate e palëkundur e NATO-s, ku u anëtarësua para 12 vitesh, në Prill të vitit 2009. Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë me dije se Shqipëria po investon në forcimin e gatishmërisë për mbrojtjen kolektive të NATO-s, në bashkëpunim të ngushtë me SHBA për të përmirësuar aftësitë e Forcae të saj të Armatosura.

dw

Gjyqi i ish-Presidentit Trump, argumentet pro dhe kundër

Article of impeachment against former president Trump delivered to SenateBeteja ligjore rreth gjykimit të ish Presidentit Donald Trump, që hapet në Senatin amerikan javën tjetër, ka filluar dhe palët shfaqën këtë javë pozicionime rrënjësisht të ndryshme.

Në një letër të mërkurën, Prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve kërkuan që ish-presidenti të paraqitet personalisht për të dëshmuar nën betim gjatë ose përpara gjyqit, sipas njoftimeve të mediave.

Letra është shkruar nga ligjvënësi demokrat Jamie Raskin, kreu i ekipit të akuzës në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Nëse nuk e pranoni këtë ftesë, ne rezervojmë çdo të drejtë, përfshirë të drejtën për të deklaruar në gjyq se refuzimi juaj për të dëshmuar mbështet përfundimin e fortë lidhur me veprimet e tuaja, që nuk është aspak në avantazhin tuaj,” shkruan zoti Raskin.

Ende nuk është e qartë nëse ish-presidenti do ta pranojë ftesën për t’u paraqitur.

Prokurorët nga njëra anë dhe ekipi mbrojtës i ish-presidentit, nga ana tjetër, po paraqesin argumentet për rolin e zotit Trump në trazirat e 6 janarit në Kapitol si dhe mbi ligjshmërinë ose jo të gjykimit. Ata po debatojnë gjithashtu rreth Amendamentit të Parë të Kushtetutës dhe rreth qëndrimit të prerë të demokratëve se trazirat përbënin një kërcënim për tranzicionin presidencial në vend.

KUSH ISHTE PËRGJEGJËS?

Kush ishte përgjegjës për trazirat? Demokratët thonë se ka vetëm një përgjigje, ish-Presidenti Trump.

Demokratët pohojnë se zoti Trump dhe vetëm ai ishte përgjegjës për sulmin e 6 janarit duke “krijuar një fuçi baruti dhe duke ndezur shkrepësen për të nxjerrë më pas përfitim personal nga kaosi që pasoi”. Ata thonë se është “e pamundur” të imagjinohet trazira pa inkurajimin e zotit Trump dhe përmendin si mbështetje fjalët e koleges republikane, Liz Cheney e shtetit Uajoming, e cila tha në thelb të njëjtën gjë.

Përkundrazi, avokatët e ish-Presidentit Trump thonë se ai nuk mund të jetë përgjegjës sepse në asnjë moment nuk nxiti askënd që të “kryente sjellje shkatërrimtare”. Ata pranojnë se pati një hyrje të paligjshme në Kapitol, që rezultoi në vdekje dhe plagosje. Por ata thonë se njerëzit që janë “përgjegjës” – ata që hynë në ndërtesë dhe e vandalizuan atë – po hetohen dhe po ndiqen penalisht.

AMENDAMENTI I PARË I KUSHTETUTËS

Avokatët e zotit Trump nuk e diskutojnë që ai u tha mbështetësve të “luftonin me çdo kusht” para sulmit në Kapitol. Por ata argumentojnë gjithashtu që zoti Trump, si çdo qytetar, mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës për të “shprehur besimin e tij se rezultatet e zgjedhjeve ishin të dyshimta”. Ai kishte një opinion të cilin kishte të drejtë ta shprehte, thonë ata, dhe nëse Amendamenti i Parë mbron vetëm lirinë e fjalës për qytetarët privatë, kjo “nuk do të ishte aspak mbrojtje”.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk e shohin kështu. Ata thonë se Amendamenti i Parë synon të mbrojë qytetarët privatë nga qeveria, jo të lejojë zyrtarët qeveritarë të abuzojnë me pushtetin e tyre. Edhe pse një qytetar privat mund të ketë të drejtën të shprehet në favor të totalitarizmit ose të përmbysjes së qeverisë, “askush nuk do të pohonte seriozisht” se një president, i cili përqafon qëndrime të njëjta, do të ishte i imunizuar nga një proces gjykimi.

RADHA E KALIMIT TË PUSHTETIT

Prokurorët që kanë ngritur akuzën pretendojnë se besnikët e zotit Trump, të nxitur prej tij, rrezikuan drejtpërdrejt sigurinë e ligjvënësve që u desh të largoheshin nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nga Senati kur protestuesit po hynin aty me forcë.

Mes tyre ishin udhëheqës me pozita ndër më të lartat në qeverisjen e vendit.

Ata që ishin në radhën e kalimit të pushtetit për presidencën pas zotit Trump – Zëvendëspresidenti Mike Pence, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe kreu i përkohshëm i Senatit Chuck Grassley – ndodheshin që të gjithë brenda Kapitolit dhe u detyruan të largoheshin për sigurinë e jetës së tyre. Sjellja e zotit Trump, thonë ata, jo vetëm “rrezikoi jetën e çdo anëtari të Kongresit”, por “rrezikoi edhe tranzicionin paqësor të pushtetit dhe radhën e kalimit të pushtetit”.

Në argumentet e tyre, prokurorët përshkruajnë me hollësi kërcënimet e frikshme që i kanoseshin zotit Pence dhe zonjës Pelosi, ndërsa protestuesit sulmonin ndërtesën dhe ishin vënë në kërkim të tyre. Sipas dokumentit, i cili citon mediat të ndryshme dhe materiale video, njerëzit bërtisnin, “Ta varim Mike Pence-n!” dhe e quanin atë tradhtar, pasi ai ishte shprehur se nuk do ta sfidonte numërimin e votës elektorale, siç donte zoti Trump. Një person pretendohet të ketë thënë se Pelosin do ta kishin “shqyer në copa të vogla” po ta kishin gjetur.

Në dokumentin e tyre, demokratët përshkruajnë gjithashtu frikën që ndienin ligjvënësit dhe punonjësit e tjerë gjatë trazirës. “Disa anëtarë po u telefonin njerëzve të tyre të familjes nga frika se nuk do t’i mbijetonin sulmit të turmës rebele të Presidentit Trump,” shkruajnë prokurorët në argumentet e tyre të akuzës.

MOHIMI, FJALA KYÇE E MBROJTJES

Ekipi mbrojtës i zotit Trump, në përmbledhjen e argumenteve të tij prej 14 faqesh përdor 29 herë fjalën “mohoj” ose “mohim”.

Ata mendojnë se gjyqi për fajësimin e ish-Presidentit Trump nuk ka kuptim të mbahet, sepse ai nuk është më në detyrë. Ata mohojnë se ai i nxiti mbështetësit e tij për dhunë. Ata mohojnë gjithashtu që ai të ketë bërë ndonjë gabim më 6 janar, ose në javët para trazirave, kur i nxiti mbështetësit e tij të kalonin në histeri, duke i bindur se zgjedhjet ishin vjedhur, megjithëse provat tregonin të kundërtën.

Kur zoti Trump i tha turmës, “Nëse nuk luftoni me çdo kusht, nuk do të keni më shtet”, ai thjesht po nxiste “nevojën për të luftuar për sigurinë e zgjedhjeve në përgjithësi”, pretendojnë avokatët e ish-presidentit. Ai nuk po përpiqej të ndërhynte në numërimin e votave elektorale, edhe pse kishte kërkuar që Pence të bënte pikërisht këtë, pretendojnë ata.

“Mohojmë se Presidenti Trump rrezikoi në ndonjë çast sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të tyre qeverisëse,” shkruajnë ata. “Mohojmë se ai kërcënoi integritetin e sistemit demokratik, ndërhyri në tranzicionin paqësor të pushtetit dhe dëmtoi qeverisjen e tre degëve të pushtetit me kompetenca të barabarta,” thonë ata.

Përkundrazi, sipas tyre, ai “e luajti në çdo kohë në mënyrë të admirueshme rolin e tij si president, duke bërë atë që mendonte se ishte në interesin e popullit amerikan”. Në zgjedhje nuk pati mashtrim të përhapur, siç është konfirmuar nga një sërë zyrtarësh zgjedhorë në të gjithë vendin dhe nga ish-Prokurori i Përgjithshëm William Barr. Pothuajse të gjitha sfidat ligjore për zgjedhjet të paraqitura nga zoti Trump dhe aleatët e tij u hodhën poshtë nga gjykatat.

MËSIMI I HISTORISË

Të dyja palët kanë mosmarrëveshje për faktin nëse një gjykim është i përligjur tani që zoti Trump nuk është më në detyrë. Ky argument, ende i pasqaruar mirë, mund të shërbejë si element kyç për shpalljen të pafajshëm të ish-presidentit.

Avokatët e zotit Trump thonë se çështja është e diskutueshme pasi ai nuk është më në Shtëpinë e Bardhë dhe Senati nuk ka juridiksion për ta gjykuar atë në një çështje që ka të bëjë me shkarkimin nga posti. Shumë republikanë të Senatit pajtohen me këtë logjikë dhe 45 prej tyre votuan pikërisht mbi këtë bazë që gjyqi të marrë fund para se të fillojë. Për fajësimin e zotit Trump do të duhej vota e dy të tretave të Senatit.

Është e vërtetë që asnjë president nuk është përballur me një proces gjyqësor pas largimit nga detyra, por prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve thonë se ekziston një precedent i qartë. Ata përmendin rastin e ish-Sekretarit të Luftës William Belknap, i cili dha dorëheqjen në vitin 1876, vetëm disa orë para se Dhoma e Përfaqësuesve të ngrinte akuza ndaj tij lidhur me një skemë rryshfetesh. Senati më pas zhvilloi gjyqin, megjithëse ai nuk ishte më në detyrë, ndonëse e shpalli të pafajshëm. Demokratët venë në dukje se ndaj zotit Trump akuza u ngrit në kohën që ai ishte ende president.

Hartuesit e Kushtetutës, shkruajnë demokratët, synonin që me procesin e gjykimit në Senat, të ndëshkonin zyrtarë aktualë ose ish-zyrtarë për veprime të kryera kur ishin në detyrë, pa asnjë përjashtim. Jo vetëm kaq, thonë ata, por Kushtetuta qartazi lejon Senatin të skualifikojë nga postet e ardhshme qeveritare çdo zyrtar që shpallet fajtor prej tij.

Kjo mundësi, thonë ata, i jep rëndësi të veçantë çështjes gjyqësore kundër zotit Trump, i cili mund të kandidojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

voa

Turqia këmbëngul për praninë e gylenistëve në Shqipëri

Mustafa SentopKryetari i Parlamentit turk Mustafa Sentop tha sot në Tiranë se ai kishte diskutuar me homologun shqiptar Gramoz Ruçi dhe për organizatën Feto, të cilën Ankaraja e akuzon për aktivitet terrorist.

Zoti Sentop deklaroi se kjo organizatë është sipas tij e pranishme në Shqipëri dhe se ajo e kamuflon aktivitetin e saj përmes institucioneve arsimore, atyre në shëndetësi, media apo shoqata e fondacione të ndryshme. “Në të gjitha vendet ku vepron, kjo organizatë – nënvizoi zoti Sentop – përbën një rrezik për sigurinë e atyre vendeve. Por dua të them që ne nuk do ta lejojmë kurrën e kurrës që kjo organizatë terroriste të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”.

Që pas vitit 2016, kur Turqia akuzoi klerikun Fetullah Gylen për organizimin e një grushti të dështuar shteti, autoritetet turke kanë kërkuar haptazi e në mënyrë të përsëritur, që Shqipëria të dorëzojë ata që ajo i konsideron pjestarë të organizatës FETO.

Në Janar, autoritetet shqiptare dëbuan një mësues turk, i cili deklaroi se akuzohej si mbështetës i Gylenit, duke i mohuar të drejtën për të kërkuar azil. Një tjetër shtetas turk është në proces gjyqësor, nëse do të pranohet ose jo kërkesa e tij për azil.

Vizita e sotme e kryeparlamentarit turk, pason atë të një muaji më parë të kryeministrit Edi Rama në Ankara, ku u prit nga presidenti turk Reçep Tayip Erdogan, me të cilin firomosi dhe Deklaratën për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë.

Turqia është ndër partnerët kryesorë ekonomik e tregtar të Shqipërisë. Investimet turke janë shtrirë në sektorë të rëndësishëm si ai financiar me Bankën Kombëtare tregtare, apo në sektorin e Telekomunikacionit me kompaninë Albtelecom.

voa

Pandemia dhe rreziku për fëmijët nga lojërat elektronike

NitendoNë kushtet e izolimeve dhe bllokimeve si rezultat i pandemisë, fëmijët po kalojnë më shumë kohë në shtëpi dhe sigurisht një pjesë të madhe të kohës duke u argëtuar me lojëra elektronike që nuk janë shumë produktive. Një sondazh britanik sugjeron se pothuajse dy të tretat e prindërve janë të shqetësuar lidhur me sigurinë e fëmijëve të tyre në internet. Rreth një e treta e prindërve thonë se nuk e dinë se më kë flasin fëmijët e tyre gjatë kohës që argëtohen në internet.

Nëntë vjeçari Isaac Hyams mezi pret që të mbarojë detyrat dhe të argëtohet me lojëra në internet. Ndërsa Britania vazhdon të jetë e mbyllur, Isaac-ut i mungojnë miqtë e tij dhe flet me ta virtualisht ndërsa argëtohet në internet. Mamaja e tij, Jenny Ingram, e kapi atë së fundmi duke folur me një të panjohur.

“Është shumë shqetësuese që një njeri të cilin se ka takuar kurrë, ka qënë në gjendje të futet në atë grup të vogël fëmijësh. Kush tjetër mund të ketë qasje aty?”, ngre pikëpyetje mamaja e nëntë vjeçarit.

Por, Isaac-u mendon se e di se me kë po luan.

“Të gjithë jetojnë në Angli dhe u di emrat dhe moshën e tyre”, thotë ai.

14-vjeçari Breck Bednar u mashtrua nga të panjohurit ndërsa luante në internet dhe më vonë u vra. Një grup bamirësie i krijuar në emrin e djaloshit 14-vjeçar “Fondacioni Breck”, thotë se ka patur një numër rekord telefonatash nga prindër të shqetësuar, ndërsa fëmijët kalojnë më shumë kohë në internet gjatë pandemisë.

Lorin LaFave është mamaja 14-vjeçarit të vrarë dhe themeluese e fondacionit të bamirësisë.

“Prirja gjatë këtij viti për shpenzimin e një kohe të madhe në internet, si rezultat i mbylljes, ka ndikuar ndjeshëm tek fëmijët, sepse ata kalojnë më shumë kohë në internet sesa më parë. Po ashtu në internet janë edhe keqbërësit, sepse tani punojnë nga shtëpia”, thotë ajo.

Sipas një ankete të janarit 2021 nga agjencia e hulumtimit të tregut “Censuswide”, 70 përqind e më shumë se 1500 prindërve të anketuar thonë se duan që industria e lojrave të bëjë më shumë për të mbrojtur fëmijët.

Andy Robertson, gazetar për lojërat elektronike, thotë se disa lojëra elektronike ofrojnë mënyra për t’u mbrojtur.

“Mund të vendosen kufizime se me kë luan në aparatet e lojërave elektronike. Po ashtu ka lojra ku mund të ftosh shokët që njeh përmes një kodi”, thotë ai.

Mamaja e nëntë vjeçarit thotë se do të bëjë çmos për të kufizuar kohën e fëmijëve të tyre në internet ndërsa balancon nevojën e tyre për të ndërvepruar me fëmijët e tjerë në rrugë të sigurtë.

voa

Studimi: Vaksina AstraZeneca mund të frenojë transmetimin e koronavirusit

AstraZenecaVaksina e kompanisë AstraZeneca kundër koronavirusit shfaq shenja se përveç mbrojtjes nga virusi, mund të ulë shkallën e transmetimit të tij, thanë studiuesit të mërkurën në një zhvillim inkurajues në fushatën e parandalimit të përhapjes.

Gjetjet paraprake nga Universiteti i Oksfordit, një nga zhvilluesit e vaksinës në fjalë, mund të konfirmojnë strategjinë e debatueshme të qeverisë britanike për shtyrjen me 12 javë të dhënies së dozës së dytë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të marrin dozën e parë. Deri më tani është rekomanduar që doza e dytë të jepet katër javë pas dozës së parë.

Hulumtimi gjithashtu mund të ndihmojë shkencëtarët që t’i japin përgjigje një prej pyetjeve më të mëdha në lidhje me fushatën e vaksinimit: A do të ndalojë vaksinimi përhapjen e koronavirusit?

Nuk është e qartë se çfarë implikimesh, mund të kenë këto përfundime ndaj dy vaksinat e tjera kryesore që përdoren në Perëndim, nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.

Dr. Anthony Fauci, eksperti më i lartë për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara, e hodhi poshtë idenë e shtyrjes së qëllimshme të dhënies së dozës së dytë, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të “respektojë shkencën” dhe të dhënat nga provat klinike. Dy dozat e vaksinave të prodhuara nga Pfizer dhe Moderna duhet të jepen brenda një periudhe kohore prej tre deri katër javësh.

Hulumtimi duket të jetë një lajm i mirë në përpjekjet e dëshpëruara për të ndaluar përhapjen e virusit dhe njëkohësisht sugjeron një mënyrë për të lehtësuar mungesat e vaksinave dhe për të vaksinuar sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur.

Kompanitë prodhuese të tre vaksinave kanë thënë se gjatë provave klinike vaksinat kanë rezultuar të jenë të efektshme nga 70% deri 95% në mbrojtjen e njerëzve nga sëmundjet e shkaktuara nga virusi. Por nuk ishte e qartë nëse vaksinat mund të ndalojnë trasmetimin e virusit, domethënë nëse një i vaksinuar mund të infektohej përsëri me virus pa u sëmurur dhe pa e përhapur virusin tek të tjerët.

Për këtë arsye, ekspertët kanë thënë se edhe të vaksinuarit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën fizike nga të tjerët.

Studimi nga Universiteti Oksford arriti në përfundimin se vaksina jo vetëm që parandalon sëmundjen e rëndë, por duket se redukton transmetimin e virusit me dy të tretat. Studimi ende nuk është rishikuar nga shkencëtarët e tjerë.

Vullnetarët në studim u testuan rregullisht përmes marrjes së mostrës nga hundët. Niveli i rasteve pozitive, nga ata që kishin simptoma të virusit dhe ata që nuk kishin simptoma, ishte 67% më i ulët në grupin e të vaksinuarve.

“Kjo do të ketë efekt shumë të dobishëm kundër transmetimit”, tha drejtuesja e hulumtimit Sarah Gilbert gjatë një takimi të Akademisë së Shkencave të Nju Jorkut.

Hulumtuesit po ashtu u përpoqën të gjenin se sa të ngjarë ka që njerëzit e vaksinuar mund të infektohen pa patur simptoma. Në një nëngrup vullnetarësh, pati 16 infektime pa simptoma mes të vaksinuarve dhe 31 në një tjetër grup krahasues të pavaksinuar.

Pfizer dhe Moderna po ashtu po studiojnë efektet e vaksinave të tyre lidhur me infeksionet tek individët që nuk shfaqin simptoma.

Në Shtetet e Bashkuara po përdoren vetëm vaksinat nga kompanitë Pfizer dhe Moderna. Britania po përdor vaksina nga AstraZeneca dhe Pfizer. Vaksina nga AstraZeneca është autorizuar për përdorim edhe nga Bashkimi Evropian. Kompania Pfizer nuk e ka mbështetur vendimin e qeverisë britanike për të zgjatur kohën mes dy dozave.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 3849 testime, 1007 raste të reja, 6 humbje jete dhe 581 të shëruar

kontaktetMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3849 testime dhe 1007 qytetarë kanë rezultuar pozitivë  edhe ate në këto bashki: 289 raste në Tiranë, 76 raste në Fier, 72 në Lushnje, 54 në Durrës, 51 në Vlorë, 48 në Elbasan, 32 në Shkodër, 28 në Kavajë, 25 në Lezhë, 24 në Mallakastër, 23 në Kamëz, 20 në Krujë, nga 19 raste në Kurbin, Korçë, 18 në Sarandë, 16 në Kukës, 15 në Gjirokastër, nga 14 raste në Berat, Malësi e Madhe, 12 në Divjakë, nga 11 raste në Mat, Kuçovë, 9 në Pogradec, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Përmet, Delvinë, nga 6 raste në Librazhd, Tepelenë, Prrenjas, Himarë, Shijak, nga 5 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, Patos, 4 në Fushë Arrëz, nga 3 raste në Has, Mirditë, Bulqizë, Peqin, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Vau i Dejës, Kolonjë, Poliçan, Dropull, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Pukë, Rrogozhinë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetare nga Tirana, 1 qytetare nga Elbasani, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 49 -92 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 581 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,958 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (3 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1007
Të shëruar në 24 orë 581
Të shtruar në spitale 404
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3849

Testime totale 369,158
Raste pozitive 80,941
Raste të shëruara 48,958
Raste Aktive 30,579
Humbje jete 1404

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17308
Fier 2607
Durrës 1725
Shkodër 1517
Vlorë 1483
Elbasan 1424
Lezhë 1071
Korçë 979
Berat 931
Gjirokastër 628
Kukës 480
Dibër 426

IKShPK: prej 2357 mostrave kemi 341 raste pozitive, 3 të vdekur dhe 207 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.357 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 341 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Prizren 57 raste, Podujevë 21 raste, Vushtrri 14 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 12 raste, Gjakovë 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Malishevë 9 raste, Skenderaj 7 raste, Klinë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime dhe Shtërpcë 1 rast.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (40 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (90 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 207 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.017 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.560.
Numri total i rasteve pozitive është 61.086 raste nga 240.696 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.509 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!