OBSH vazhdon hetimet mbi origjinën e COVID-it

OBSH HubeiNjë ekip shkencëtarësh të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që po zhvillon hetime rreth origjinës së koronavirusit të ri, vizitoi të hënën një qendër të kontrollit të sëmundjeve në provincën Hubei të Kinës, një institucion kyç në menaxhimin e hershëm të shpërthimit të virusit. Virusi u shfaq për herë të parë në kryeqytetin e kësaj province në Wuhan, në fund të vitit 2019.

Autoritetet kineze nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me vizitën e ekipit në Qendrën Provinciale të Hubei-t për Kontrollin e Sëmundjeve. Ndërkohë një prej ekspertëve të OBSH-së Peter Daszak u tha gazetarëve se ekipi kishte zhvilluar një “takim shumë të mirë e të rëndësishëm”.

Ekipi i OBSH-së i cili ka mbërritur në Kinë prej muajit të kaluar, ka vizituar gjithashtu tregun e prodhimeve të detit në Wuhan, ku u shfaqën një grup rastesh me COVID-19 si dhe të paktën një nga spitalet e qytetit ku u trajtuan disa nga pacientët e parë me koronavirus.

Shkencëtarët duan të dinë se nga e ka zanafillën virusi, tek cila kafshë dhe si arriti ai të transmetohet tek njerëzit, diçka që mund të kërkojë vite për t’u zbuluar.

Ne vazhdojmë të bëjmë pyetje e të kërkojmë më shumë të dhëna…”, tha në një konferencë shtypi të hënën në Gjenevë Mike Ryan i Programit të Emergjencave në OBSH.

Epidemiologia amerikane dhe udhëheqësja teknike mbi çështje të COVID-19-s në OBSH, Maria Van Kerkhove, tha se ekipi është përqëndruar në “rastet e hershme” dhe “se po zhvillon diskutime të frutshme rreth kësaj çështjeje” me homologët e tij kinezë.

Shpërthimi i koronavirusit në Kinë çoi në një pandemi mbarëbotërore të COVID-19-s. Të dhënat e universitetit Johns Hopkins tregojnë se prej fillimit të pandemisë deri më sot janë regjistruar më shumë se 103 milionë infektime në të gjithë globin ndërsa më shumë se 2.2 milionë njerëz kanë vdekur.

Gjatë tre javëve të fundit është shënuar një rënie e infektimeve në të gjithë botën. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus e quajti këtë një “lajm inkurajues”, por shtoi se “kjo ka ndodhur edhe më parë”.

Gjatë një konference për shtyp të hënën zoti Ghebreyesus tha se “gjatë vitit të kaluar, pothuajse në të gjitha vendet ka pasur momente kur rastet e reja kanë rënë e për pasojë qeveritë kanë zbutur kufizimet dhe njerëzit nuk janë treguar më të kujdesshëm”, duke çuar siç tha ai “në rritjen sërish të numrit të infektimeve”.

voa

Covid 19: prej 2540 testeve, kemi 407 raste të reja, 7 viktima dhe 399 persona të shëruar

E marteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2540 teste dhe 407 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 187(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 35(me 38.741 banorë)
  • Veles –28(me  54.384 banorë)
  • Ohër- 18(51.591 banorë)
  • Kumanovë – 18(me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 17(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strugë – 16(me 65.801 banorë)
  • Delçevë –16(me 17.713 banorë)
  • Prilep – 12(me 75.132 banorë)
  • Demir Kapi – 7(me  4.039 banorë)
  • Strumica – 5(me 57.175 banorë)
  • Radovish – 5(me 29.100 banorë)
  • Gostivar – 4(111.252 banorë)
  • Manastir – 4(me 91.983 banorë)
  • Kërçovë – 4(me 56.937 banorë)
  • Negotinë – 4(me  19.327 banorë)
  • Gjevgjeli – 4(me 22.706 banorë)
  • Krushevë – 4(me 9.418 banorë)
  • Kriva Pallanka – 4(me  20.820 banorë)
  • Shtip – 3(me 43.625 banorë)
  • Kratovë – 3(me 9.376 banorë)
  • Koçani – 3(me 37.758 banorë)
  • Dibër – 1(me 20.863 banorë)
  • Sveti Nikollë – 1(me 17.683 banorë)
  • Resnjë –1(me 16.313 banorë)
  • Vinicë – 1(me 19.391 banorë)
  • Berovë – 1(me 12.813 banorë)
  • Demir Hisar – 1(me 8.177 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.) 

Kanë ndërruar jetë 7 persona , nga dy pacientë prej Shkupi (61 dhe 91) dhe prej Strumicë (63 dhe 73), nga një pacient prej Tetove (76), Shtip (59) dhe Koçani (68).
 
Janë regjistruar 399 pacientë të rikuperuar nga:
-Shkup 242-Tetovë 22-Kumanovë 20-Prilep 17-Manastir 15-Shtip 10-Veles 9-Radovish 9-Gostivar 9-Strumicë 8-Kriva Pallankë 6-Kërçovë 5-Gjevgjeli 4-Probishtip 4-Dibër 3-Bogdanci 3- Koçani 2
-Sveti Nikollë 2-Valandovë 2-Kavadarci 1-Strugë 1-Negotinë 1-Kratovë 1-Resnje 1-Vinicë 1-Demir Hisar 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 459.559 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i epidemisë është 93.160, numri i pacientëve të rikuperuar është 82.520, numri i vdekjeve është 2.873 dhe numri i rasteve aktive është 7.767.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 2615 mostrave kemi 245 raste pozitive, 3 të vdekur dhe 189 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.615 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 245 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Viti 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Rahovec 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Prizren 3 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Vushtrri.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Mitrovicë 1 rast (64 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (62 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 189 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.810 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.429.
Numri total i rasteve pozitive është 60.745 raste nga 238.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.506 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

E ardhmja e takimeve virtuale

During the CES 2021, virtual show, computer maker Dell showed off a video-conference monitor that is easy to move around to get to the best position for video calls. (Dell)During the CES 2021, virtual show, computer maker Dell showed off a video-conference monitor that is easy to move around to get to the best position for video calls. (Dell)

Ka kaluar afër një vit që kur njerëzit shohin dhomat e ndjenjes ose mjediset e tjera të njëri tjetrit gjatë takimeve virtuale për shkak të pandemisë së koronavirusit. Por ekipi i një kompanie të re teknologjike në Zvicër ka një ide të re: përdorimi I hologramave në hapësirën virtuale të takimeve. Nëse përdorni takimet virtuale, kompania e re zvicerane e teknologjisë “Imverse” ka një lajm të mirë për ju. “Mund të shihni këtu hologramin tim tredimensional të krijuar në një mjedis, që në këtë rast është një anije hapësinore. Programi ynë mundëson bashkimin e shumë njerëzve në vende të ndryshme në kohë reale”, thotë Javier Bello, themelues i kompanisë “Imverse”. Zoti Bello thotë se dikur krijimi i hologramit kërkonte kamera speciale. Por tani edhe me pajisjet iPhone dhe Samsung mund tyë prodhohen holograma tredimensionale. Ai shton se programi mund të përdoret për lojëra online dhe pjesëmarrje në koncerte por thekson se kjo metodë mund të bëjë revolucion në arsim. “Mund të përdoret në kujdesin shëndetësor dhe në arsim. Mendoni një profesor duke shpjeguar rritjen e bimëve në pyje ose ekosistemin e një shkretëtire duke integruar veten në atë mjedis. Do të jetë një mjet shumë i fuqishëm”, thotë zoti Bello. Ekipi i kompanisë Imverse planifikonte të merrte pjesë në Shfaqjen Elektronike të Klientit në Las Vegas, por edhe kjo ngjarje si shumë të tjera u mbajt vetëm virtualisht. Megjithatë kompania fitoi çmimin e Inovacionit për hologramat tredimensionale dhe iniciativa të tjera të prezantuara gjatë takimit të teknologjisë.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 2960 testime, 865 raste të reja, 13 humbje jete dhe 498 të shëruar

Tabela-1-SHKURTMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2960 testime dhe 865 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 421 raste në Tiranë, 55 në Fier, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 29 në Kurbin, 26 në Vlorë, 23 në Sarandë, 22 në Delvinë, 20 në Elbasan, 17 në Shkodër, 16 në Berat, nga 14 raste në Kavajë, Gjirokastër, Divjakë, Kuçovë, 13 në Mallakastër, nga 9 raste në Lezhë, Gramsh, 8 në Peqin, nga 7 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, 6 në Kukës, 5 në Rrogozhinë, nga 4 raste në Kamëz, Dibër, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Prrenjas, Konispol, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Korçë, Tropojë, Mat, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Shijak, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 9 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 60-80 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 498 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,922 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (1 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 865
Të shëruar në 24 orë 498
Të shtruar në spitale 365
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2960
Testime totale 361,453
Raste pozitive 78,992
Raste të shëruara 47,922
Raste Aktive 29,677
Humbje jete 1393
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17052
Fier 2405
Durrës 1629
Shkodër 1453
Vlorë 1382
Elbasan 1348
Lezhë 1051
Korçë 936
Berat 921
Gjirokastër 608
Kukës 468
Dibër 424

Covid 19: prej 678 testeve, kemi 61 raste të reja, 11 viktima dhe 440 persona të shëruar

E heneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 678 teste dhe 61 raste të reja të Covid-19 u regjistruan në:
  • Shkup – 35(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kavadarci – 7(me 38.741 banorë)
  • Tetovë – 3(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Prilep – 3(me 75.132 banorë)
  • Shtip – 3(me 43.625 banorë)
  • Ohër- 2(51.591 banorë)
  • Strugë – 2(me 65.801 banorë)
  • Koçani – 2(me 37.758 banorë)
  • Gostivar – 1(111.252 banorë)
  • Kumanovë – 1(me 109.228 banorë)
  • Veles –1(me  54.384 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1(me  20.820 banorë)

(Vërejtje: Numri i banorëve është numri zyrtar i banorëve të regjistruar, por ajo realisht duhet të ketë rënie, për shkak të shpërnguljeve në Shkup (kryesisht nga Maqedonia lindore) dhe jashtë shtetit.) 

Kanë ndërruar jetë 11 persona , 6 pacientë nga Shkupi (83, 83, 82, 8, 73 dhe 67), dy nga Gostivari (60 dhe 61) dhe nga një prej Ohri (83), Strumica (75) dhe Tetova (77).
 
Janë regjistruar 440 pacientë të rikuperuar nga:
-Shkup 266-Kavadarci 26 -Kumanovë 23 -Manastir 18 -Prilep 17
-Tetovë 13 -Strumicë 12 -Shtip 10 -Koçani 9 -Veles 7 -Gostivar 6
-Kriva Pallankë 5 -Berovë 5 -Probishtip 5 -Kërçovë 3 -Gjevgjeli 2 -Negotinë 2 -Resnje 2 -Vinicë 2 -Bogdanci 2 -Ohër 1 -Sveti Nikollë 1 -Radovish 1 -Demir Hisar 1 -Pehçevë 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 457.019 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID që nga fillimi i epidemisë është 92.753, numri i pacientëve të rikuperuar është 82.121, numri i vdekjeve është 2.866 dhe numri i rasteve aktive është 7.766.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionar”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Si u bë dhe si bëhet spastrimi etnik i shqiptarëve nga trojet e tyre…

shperngulja e shqiptarevePjesë nga Memorandumi “Dëbimi i shqiptarëve” që iu paraqit qeverisë mbretërore të Stojadonoviç-it më 7 mars 1937, ka shërbyer dhe shërben edhe sot e kësaj dite si platforma kryesore për spastrimin etnik të shqiptarëve

… Mënyra e shpërnguljes

Sikundër e kemi theksuar tashmë, shpërngulja në masë e shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre është i vetmi kurs për ne. Për të realizuar shpërnguljen e një popullsie të tërë kërkesa e parë është që të krijohet një mendësi e përshtatshme. Ajo mund të krijohet në mjaft mënyra.

Sikundër e dimë, masat myslimane përgjithësisht influencohen lehtë sidomos nga feja, paragjykimet dhe fanatizmi. Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të bindim klerikët dhe njerëzit e tyre me influencë me anë të parave ose kërcënimeve që ata të përkrahin shpërnguljen e shqiptarëve. Duhet të gjenden sa më shpejtë që të jetë e mundur agjitatorë nga Turqia, në qoftë se ajo do të na i japë, për të përkrahur shpërnguljen. Ata duhet të flasin për bukuritë në tokat e reja në Turqi, për jetën e lehtë dhe të rehatshme që bëhet atje, për fanatizmin fetar dhe të ngjallin krenarinë për shtetin turk midis masave. Shtypi ynë mund të japë një ndihmë të jashtëzakonshme në përshkrimin e shpërnguljes së njerëzishme të turqve nga Dobruzha dhe se sa mirë janë vendosur ata në tokat e reja. Këto përshkrime do të krijojnë midis masave të shqiptarëve predispozicionin e domosdoshëm për t’u shpërngulur atje.

Një mjet tjetër do të jetë shtrëngimi i ushtruar nga aparati shtetëror. Ligji duhet zbatuar deri në një për ta bërë qëndrimin e shqiptarëve të padurueshëm: gjobat, burgosjet, zbatimi i egër i urdhëresave të policisë, si ndalimi i kontrabandës, prerja e pyjeve, dëmtimi i bujqësisë, lënia e qenve zgjidhur, puna angari dhe mjete të tjera që mund të përdorë një forcë policore me përvojë. Nga pikëpamja ekonomike: mospranimi për të njohur tapitë e vjetra të tokës, puna me regjistrimin e tokës që duhet të përfshijë menjëherë vjeljen e pamëshirshme të taksave dhe shlyerjen e të gjitha borxheve private dhe publike, rekuizimi i të gjitha kullotave shtetërore apo komunale, shfuqizimi i koncesioneve, heqja e lejeve për ushtrimin e profesionit, pushimi nga puna në zyrat shtetërore, private apo komunale etj, do të shpejtojnë procesin e shpërnguljes së tyre. Masat në fushën e shëndetësisë: zbatimi me dhunë i të gjitha dispozitave madje edhe brenda shtëpive, duke rrëzuar të gjitha muret dhe gardhiqet rrethuese, zbatimi me rreptësi i masave veterinare që do të rezultojnë në ndalimin e shitjes së bagëtive në treg gjithashtu do të aplikohen në një mënyrë efektive dhe praktike. Kur vjen puna tek feja, shqiptarët janë shumë të prekshëm, prandaj ata mund të ngacmohen në këtë drejtim gjithashtu. Kjo mund të arrihet me një keqtrajtim të klerikëve të tyre, shkatërrimin e varrezave, ndalimin e poligamisë, dhe sidomos zbatimin e rreptë të ligjit që detyron vajzat të ndjekin shkollën fillore kudo që janë.

Iniciativa private gjithashtu mund të ndihmojë shumë në këtë drejtim. Ne mund t’u shpërndajmë armë Kolonistëve tanë sipas nevojës. Format e vjetra të veprimit çetnik do të organizohen dhe do të mbështeten në mënyrë të fshehtë. Në veçanti, do të organizohet një vërshim i malazezve nga kullotat malore për të krijuar një konflikt në shkallë të gjerë me shqiptarët në “Metohi”. Ky konflikt do të përgatitet me anën e njerëzve tanë të besuar. Ai do të inkurajohet dhe kjo mund të bëhet më lehtë në kohën që shqiptarët do të jenë revoltuar vërtetë, atëherë e gjithë grindja do të paraqitet si një konflikt midis klaneve dhe do të shpjegohet me arsye ekonomike po të jetë nevoja. Më në fund, mund të sugjerohen rebelime lokale. Ato do të shtypen me gjak me anë të klaneve dhe të çetnikëve më tepër se sa me anë të ushtrisë.

Mbetet akoma një mjet, të cilin Serbia e ka përdorur me një efekt të madh pas vitit 1878, dhe kjo është djegia fshehurazi e fshatrave dhe lagjeve shqiptare nëpër qytete.

Organizimi i shpërnguljes

Nga harta e bashkëngjitur del e qartë se cilat rajone duhet të pastrohen. Ato janë: Dibra e Epërme, Pollogu i Poshtëm, Pollogu i Epërm, Malet e Sharrit, Drenica, Peja, Istogu, Vuçiterni, Stavica, Llapi, Graçanica, Nerodimja, Dalovia, Podgori, Gora, Podrimja, Gjilani dhe Kaçaniku. Midis këtyre rajoneve, që përbëjnë të gjithë bashkë pykën shqiptare, më të rëndësishmit për ne tani janë: Peja, Gjakova, Podrimja, Gora, Podgori, Sharri, Istogu dhe Drenica në veri të Maleve të Sharrit, sikundër dhe Dibra e Epërme dhe dy Pollogët në jug dhe Malet e Sharrit. Këto janë zona kufitare që duhet të pastrohen nga shqiptarët me çdo çmim. Rajonet e brendshme si Kaçaniku, Gjilani, Nerodimja, Graçanica, Llapi, Vuçiterni etj, mundësisht duhet të dobësohen, sidomos rajonet e Kaçanikut dhe të Llapit, ndërsa të tjerët duhet të kolonizohen gradualisht dhe sistematikisht në një periudhë prej dhjetëra vjetësh.

Mjetet e përmendura më lart do të përdoren në radhë të parë në rajonet kufitare, në rast se ne duhet t’i pastrojmë ato nga shqiptarët.

Gjatë ripopullimit duhet të mbajmë mend këto që vijon:

Në radhë të parë, ripopullimi duhet të fillojë në fshatra dhe pastaj në qytete. Duke qenë më kompaktë, fshatrat janë edhe më të rrezikshëm. Pastaj gabimi i shpërnguljes së varfanjakëve vetëm do të shmanget: shtresat e mesme dhe të pasura përbëjnë shtyllën kurrizore të çdo kombi, prandaj ato duhen persekutuar dhe duhen pastruar. Duke mos pasur mbështetjen e bashkëpatriotëve që janë të pavarur ekonomikisht, varfanjakët nënshtrohen më lehtë. Kjo çështje ka një rëndësi të madhe dhe po e theksoj këtë për arsye se një nga shkaqet kryesore që kemi pak sukses në kolonizimin tonë të jugut është se të varrfërit u dëbuan, ndërsa të pasurit mbetën, kështu që ne nuk bëmë përpara, sepse fituam fare pak tokë për vendosjen e Kolonistëve tanë. Gjatë krijimit të mendësisë për shpërnguljen, duhet të bëhet çdo gjë e mundur për të shpërngulur fshatra të tërë ose të paktën familje të tëra. Një gjendje e tillë, në të cilën një pjesë e familjes largohet kurse pjesa tjetër mbetet duhet të mënjanohet me çdo kusht. Shteti ynë nuk ka ndërmend të shpenzojë miliona për ta bërë jetën më të lehtë për shqiptarët, por të heqë qafe sa të jetë e mundur më shumë prej tyre. Për këtë arsye blerja e tokave të shqiptarëve që shpërngulen nga ata që mbeten prapa duhet të ndalohet në mënyrë absolute. Largimi i individëve dhe i fshatrave të tërë mund të lidhet edhe me pyetjen nëse ata duan ta kenë më të lehtë procesin e shpërnguljes.

Me të dhënë pëlqimin për shpërngulje, atyre u duhet dhënë e gjithë ndihma e duhur. Procedura administrative do të thjeshtëzohet, prona e tyre do të paguhet në vend, dokumentet e udhëtimit do të lëshohen pa asnjë formalitet, dhe atyre do t’u jepet ndihmë për të shkuar në stacionin më të afërt të trenit. Trenat do të jenë gati për t’i dërguar deri në Selanik, nga ku ata do të hipin menjëherë në anije për në Azi. Ka shumë rëndësi që udhëtimi i tyre të jetë i lehtë, i rehatshëm dhe i lirë. Mundësisht udhëtimi me tren të jetë pa para dhe ata të ndihmohen me ushqime, sepse nga kjo do të varet shumë nëse do të shpërngulen masa të mëdha njerëzish apo jo. Frika e vështirësive të udhëtimit do të jetë pengesa kryesore në lëvizjen e tyre. Prandaj ajo mund të kapërcehet duke zgjidhur të gjitha problemet e lidhura me udhëtimin shpejt dhe energjikisht. Një kujdes i veçantë duhet të bëhet për të siguruar se ata do të kenë sa më pak vështirësi në udhëtim, sepse njerëzit e thjeshtë orientohen me vështirësi. Prandaj do të jetë e këshillueshme të studijohet sistemi i transportit nga agjenci të mëdha udhëtimi dhe të përdoret ky studim. Personi i shpërngulur duhet të kalojë nga dora në dorë pa e ndjerë barrën e kësaj çvendosjeje. Vetëm në këtë mënyrë është e mundur të krijohet ai vërshim shqiptarësh të shpërngulur që do të zbrazë jugun tonë prej tyre…

Memorandumin e plotë, mund ta lexoni në:

https://lajmet.com/histori/dokumenti-kriminal-baze-mbi-spastrimin-etnik-te-shqiptareve-vaso-cubrilovic-debimi-i-shqiptareve/

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Ka rritje të incidencës, vendimi për provimet e studentëve brenda javës, pezullim i fluturimeve me Britaninë e Madhe

KTEKomiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që të vijojë mësimi online në universitete për shkak të situatës epidemiologjike ndërsa pritet që brenda javës të ketë një vendim për sezonin e provimeve të studentëve në auditore.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë me dije vendimet bazuar mbi situatën epidemiologjike në vend.
“Në lidhje me kërkesën e universiteteve, që meqë hyjnë në sezonin e provimeve, t’i zhvillojnë ato nëpër auditore, po punojmë së bashku me Ministrinë e Arsimit për të vlerësuar mundësitë konkrete të këtij realizimi dhe patjetër që do të kemi një vendim të shpejtë, maksimumi deri në fund të kësaj jave. Në takimin e sotëm të Komitetit të Ekspertëve u vendos që të vazhdojmë ndërprerjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në një vlerësim tjetër, deri në një moment të dytë, ku do ta rivlerësojmë përsëri në varësi të dinamikës së situatës epidemiologjike”, tha Prof. Mira Rakacolli.

Shefja e Epidemiologjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, prof. Silva Bino, tha se vijon një trend i rritur i rasteve të konfirmuara gjatë javëve të fundit. Bino theksoi se ka një rritje te incidencës si edhe të grupmoshave të prekura. “Kemi një rritje të incidencës javore në 209 raste për 100 mijë banorë. Rritje të madhe ka në Tiranë, Durrës, Fier, në bashkinë e Sarandës është rritja më e madhe dhe në disa bashki të tjera, por të marrim gjithë Shqipërinë ka rritje graduale. Ka rritje jo vetëm në grupmoshën e re, por ka rritje të rasteve në të gjitha grupmoshat”, tha Bino.

Shefja e shërbimit të Spitalit Infektiv, prof. Najada Çomo ka bërë një pasqyrim të situatës së shtrimeve në spitale, duke bërë me dije se ka një shtim të numrit të të shtruarve. Çomo tha se grup-mosha më e prekur e shtruar është fasha 50-60 vjeçare, por ka shtrime dhe në mosha më të reja. “Natyrisht një shtim i numrit të personave të sëmurë dhe pa diskutim kjo pasqyrohet dhe në shtimin e personave të shtruar në spital, ku sigurisht dihet që të shtruarit nëpër spitale janë pacientët në formën mbi atë të moderuar dhe patjetër forma e rëndë ose forma kritike. Kemi persona të të gjitha moshave të shtruar në spitale, nga mosha 30 vjeçare deri në moshën 90-vjeçare dhe fasha më e prekur e shtruar në spital është ajo 50-60 vjeçare. Ajo çka dua të them është që edhe personat që janë në moshë të re, që janë të shtruar nëpër spitale paraqesin forma të rënduara të shëndetit të tyre”, tha Çomo.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj u shpreh se në ditët e fundit ka një rritje të misioneve në shtëpi dhe shtrimeve në spitale. “Në 24 orët e fundit janë kryer 1802 thirrje , 443 misione, 165 për covid, 67 në spital dhe 89 në banesë. Ajo që bie në sy në ditët e fundit është fakti i rritjes së numrit të vizitave por edhe i pacientëve në spital, nga 35 në ditë në 60-65 në ditë”, tha Brataj.

Masa e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe aktivitetit të bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 do të vijojë, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri masat për mbrojtjen nga COVID19. Vendosjen e maskës në çdo ambient, distancimin social dhe ruajtjen e higjienës, pasi siç u shprehën ekspertët, ky është një moment delikat i epidemisë në vend.

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike

Kosova IzraeliKosova dhe Izraeli, sipas marrëveshjes të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, kanë zyrtarizuar sot njohjen reciproke.

Përmes një ceremonie virtuale, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, për të rritur bashkëpunimin në shumë fusha.

Dokumenti është nënshkruar në katër kopje, në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Dy ministritë kanë nënshkruar memorandum edhe për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor.

Ministri izraelit, Ashkenazi e cilësoi nënshkrimin e këtij dokumenti si moment “historik”.

“Sot po bëjmë histori. Po vendosim marrëdhënie diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, një moment që është pritur nga shumëkush. Kjo është hera e parë që marrëdhëniet diplomatike po vendosen përmes Zoom-it. Sot ne kemi mundësi që të rrisim bashkëpunimin me popullin e Kosovës, me të cilin kemi marrëdhënie të ngrohta dhe miqësore”, tha ai.

Ministri izraelit falënderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën që i ka dhënë Izraelit për të vendosur marrëdhënie me shtetet që deri nuk ka pasur raporte diplomatike.

“Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën është një hap i rëndësishëm”, theksoi.

Ndërkaq, minstrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Haradinaj-Stublla, tha se pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, vendosja e marrëdhënieve diplomatike nuk do të ishte e mundur.

“Vendosja e këtyre marrëdhënieve diplomatike nuk do të ishte e mundur pa bekimin dhe përkushtimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara”, tha Haradinaj-Stublla

“Kosova ka pritur për një kohë të gjatë që të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin. Sot, Izraeli bëhet shteti i 117 që e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Njerëzit tanë kanë marrëdhënie miqësore dhe nga sot ne nisim marrëdhënie si dy shtete”, shtoi ajo.

Haradinaj-Stublla tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin forcon subjektivitetin ndërkombëtar dhe hap horizonte të reja për Kosovën.

Në dokumentin e nënshkruar të dyja shtetet zotohen që të bashkëpunojnë në shumë sfera.

“Të udhëhequr nga vullneti i përbashkët për të promovuar dhe forcuar lidhjet miqësore, si dhe për të zgjeruar horizontet e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe bazuar në parimet universale të ligjit ndërkombëtar; duke riafirmuar përkushtimin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin e frytshëm në sferën politike, ekonomike, të tregtisë, teknike e kulturore dhe në sfera të tjera të interesit të përbashkët, (Kosova dhe Izraeli) kanë vendosur që të themelojnë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh”, thuhet në dokumentin të cilin e nënshkruan kryediplomatët e Kosovës dhe Izraelit.

Dokumenti i nënshkruar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike u nënshkrua në katër kopje: në gjuhën shqipe, angleze, hebreje dhe serbe.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Matthew Palmer.

Në dokument po ashtu thuhet se aspektet teknike të këtij vendimi, përfshirë edhe akreditimin e ambasadorëve respektivë “do të jenë objekt i diskutimeve të mëtejme përmes kanaleve normale diplomatike”.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael do të jetë Ines Demiri, e cila më 2020 ishte emëruar e ngarkuar me punë në po këtë shtet.

Gjatë ceremonisë, në mënyrë simbolike u zbulua edhe pllaka që do të vendoset pranë amabasadës së Kosovës në Jerusalem.

Dy ministritë po ashtu nënshkruan memorandum për konsultime politike dhe memorandum për bashkëpunim zhvillimor. Që të dy këto memorandume ishin të shkruara në gjuhën angleze.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka mirëpritur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

“Marrëdhëniet ndërmjet dy popujve tanë kanë qenë historikisht të fuqishme e të bazuara në solidaritet dhe miqësi. Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike hap rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, tha Osmani përmes një deklarate për media.

Njohësit e çështjeve politike, Artan Muhaxhiri dhe Donika Emini, thonë se vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit do të ndikojë në konsolidimin e Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare, në procesin e njohjeve të reja dhe anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Ata po ashtu shtojnë se hapja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, mund të prodhojë reagime.

Njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit është pjesë e marrëveshjes së Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova po ashtu është zotuar se do të hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, kurse Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

rtk

IKShPK: prej 2192 mostrave kemi 282 raste pozitive, 5 të vdekur dhe 184 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 282 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 48 raste, Podujevë 19 raste, Ferizaj 16 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 13 raste, Drenas 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Rahovec 10 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Gjilan 5 raste, Suharekë 5 raste, Klinë 4 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Ranillug, Shtime dhe Vushtrri 1 rast.
Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (71 vjeç), Prishtinë 1 rast (87 vjeç), Prizren 1 rast (84 vjeç) dhe Shtime 1 rast (76 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 184 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 52.621 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.376.
Numri total i rasteve pozitive është 60.500 raste nga 235.724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.503 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!