Studimi: Vaksina e Pfizer-it po aq efektive në përdorimin e përgjithshëm sa në prova

PfizerSipas një studimi të ri vaksina e re që lufton COVID-19-n, prodhuar nga kompanitë Pfizer-BioNTech, është po aq efektive kur përdoret tek popullata e përgjithshme sa edhe gjatë provave klinike të fazës së fundit.

Në një studim në shkallë të gjerë që përfshiu 1.2 milionë njerëz, ekspertët e Institutit të Kërkimeve “Clalit” të Izraelit gjetën se vaksina me dy doza zvogëlonte rastet simptomatike të COVID-19-s me 94% në të gjitha grupmoshat dhe ulte rastet e rënda të sëmundjes me 92%. Studiuesit gjithashtu zbuluan se një dozë e vetme e vaksinës ishte 57% efektive pas vetëm dy javësh nga marrja e saj.

Studimi i cili është rishikuar edhe nga të tjerë ekspertë dhe botuar të mërkurën në revistën mjekësore “New England Journal of Medicine”, është analiza e parë e një strategjie kombëtare të vaksinimit kundër COVID-19-s.

Provat klinike të fazës së fundit të kryera nga Pfizer-BioNTech-u treguan se vaksina ishte 95% efektive ndaj koronavirusit të ri.

Ndërkohë kompania “Moderna” thotë se ka prodhuar një version të ri të vaksinës së saj me dy doza për të luftuar variantin e COVID-19-s të identifikuar për herë të parë në Afrikën e Jugut. Kompania farmaceutike me bazë në SHBA, ka dërguar për studime shtesë një sasi të vogël të versionit të ri të vaksinës në Institutin Kombëtar amerikan të Shëndetit.

Kompania “Moderna” po teston gjithashtu nëse duhet të shtojë një dozë të tretë përforcuese në regjimin e saj aktual me dy doza për të përcaktuar nëse mund të krijonte imunitetin e nevojshëm për të luftuar variantin e Afrikës së Jugut.

Si “Pfizer” ashtu edhe “Moderna” thonë se planifikojnë të rrisin prodhimin e vaksinave brenda muajve të ardhshëm. “Pfizer-i” pritet të dyfishojë prodhimin në 13 milionë doza në javë deri në mes të marsit ndërsa “Moderna” shpreson të ofrojë 40 milionë doza në muaj deri në prill.

Ndërkohë të enjten drejtuesit e Bashkimit Evropian do të takohen virtualisht për të diskutuar mënyrat për të përmirësuar ritmin e ngadaltë të prodhimit dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19-s.

Në mesin e anëtarëve të bllokut po rriten shqetësimet se variantet që përhapen me shpejtësi të zbuluara kohët e fundit në Britani dhe Afrikën e Jugut, do të jenë rezistente ndaj vaksinave të reja.

voa

OBSH-ja, thirrje autoriteteve t’u kushtojnë vëmendje vuajtësve me pasoja afatgjata të COVID-it

KlugeOrganizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se një në 10 pacientë me COVID-19 përjetojnë probleme shëndetësore edhe 12 javë pasi kanë patur virusin dhe u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore ta shqyrtojnë me seriozitet situatën e tyre.

Në një konferencë virtuale për shtyp të enjten, dega e OBSH-së për Evropën publikoi një raport që dokumenton se si vendet e ndryshme në rajon u janë përgjigjur pacientëve që vuajnë simptoma afatgjata të COVID-19.

Drejtori për Evropën i OBSH-së Hans Kluge tha se i ashtuquajturi “COVID i gjatë” mund të shkaktojë simptoma që përfshijnë lodhje të rëndë, dhimbje gjoksi, inflamacion të zemrës, dhimbje koke, harresë, depresion, humbjen e nuhatjes, ethe të përsëritura, diarre dhe zhurmë në veshë.

Në raport thuhet se të dhënat e disponueshme tregojnë se rreth një në katër persona me COVID-19 shfaqin simptoma rreth një muaj pas testimit pozitiv, ndërsa një në 10 përjetojnë simptoma pas 12 javësh.

Zoti Kluge tha, “vuajtësit e simptomave pas COVID-it duhet të dëgjohen nëse duam të kuptojmë pasojat afatgjata dhe rimëkëmbjen nga COVID-19″. Ai tha se është e rëndësishme për politikëbërësit të marrin në konsideratë pacientë të tillë afatgjatë si pjesë të përgjigjes për të zbutur ndikimin e pandemisë.

Zoti Kluge shtoi se të sëmurët afatgjatë janë një përparësi për OBSH-në dhe duhet të jenë për çdo autoritet shëndetësor.

Ai tha gjithashtu se në Evropë për të dytën javë radhazi, numri i rasteve të reja ka qënë më pak se një milion, gjë që tregon se transmetimi i virusit vazhdon të ngadalësohet. Zoti Kluge tha se rastet e reja kanë rënë gati përgjysëm që nga fillimi i vitit, si rezultat i zbatimit të masave të reja të ndërmarra nga vendet për ngadalësimin e transmetimit.

Por zoti Kluge paralajmëroi se COVID-19 vazhdon të përhapet me ritme shumë të larta në të gjithë Evropën, me dy variante shqetësuese që vazhdojnë të dominojnë mbi variantet e tjera.

voa

BOLL MË rasteve të montuara dhe padrejtësive kundrejt shqiptarëve.

Protesta

Sa më shumë të heshtim, aq më shumë do të rritet “zullumi”, e njëkohësisht me heshtjen dhe mosveprimin tonë e aprovojmë padrejtësinë.
E vetmja mënyrë për t’a luftuar padrejtësinë, në këtë paloshtet janë protestat masovike.
Të gjithë, të bashkuar të protestojmë kundër padrejtësisë, kundër ksenofobisë së gjykatave, prokurorisë dhe institucioneve fashizoide.

Strategjia për hapjen e Partisë së Erdoganit në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

ErdoganNjë kongres treditor në Stamboll me të ftuar edhe nga zonat shqiptarët e Ballkanit, zgjidhjet për integrimin në vendimmarrjet e vendeve respektive, një organizim nën kujdesin e zv. kryeministrit turk dhe mbështetja financiare e politike për të përzgjedhurit. Çfarë u diskutua në kongresin e fund majit në Stamboll, si do të hapen partitë politike simotra të Partisë së Drejtësisë së Erdoganit në Kosovë dhe Maqedoni, cila do të jetë strategjia disi e ndryshme për Shqipërinë dhe cilët janë njerëzit dhe shoqatat e mbështetura nga qeveria turke në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Ballkani ka pasur dhe ka një rendësi tepër të veçantë për Turqinë. Kjo rendësi strategjike e Ballkanit për turqit është rritur tashmë, pas dështimit të politikës së jashtme të strategut, Ahmet Davutoglu “Zero probleme me vendet fqinje”. Sot, Turqisë nuk i ka mbetur fqinj që nuk ka probleme.

Njihet gjerësisht problematika me Sirinë dhe Armeninë, me qeverinë e Bagdatit ka ashpërsuar së tepërmi tonet pas marrëveshjes me drejtuesit Kurd të Irakut të Veriut për të eksportuar një pjesë të naftës së kësaj zone nëpërmjet portit turk të Cejlanit. Me Grekët edhe Qipriotët po ashtu nuk ka nevojë për shpjegime, ndërsa Rusia është një kafshatë shumë e madhe për Turqinë që të ketë luksin të kondicionojë marrëdhëniet.

Nisur nga kjo, strategjia e qeverisë së Kryeministrit Erdogan dhe e udhëhequr nga idetë neootomaniste të Ahmet Davutoglus është që të shtojë praninë frymës së tij në Ballkan dhe specifikisht ndër shqiptarët duke marrë në konsideratë marrëdhëniet historike, kulturore dhe fetare. Strategjia Erdogan-Davutoglu për ndikimin në trojet shqiptare, si Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni nuk bazohet në strategjinë afatgjatë të shtetit turk.

Erdogan dhe Davutoglu kanë zgjedhur disa mënyra për të ndikuar ndër shqiptarët frymën e politikës së tyre: atë kulturore, nëpërmjet promovimit të të përbashkëtave midis turqve dhe shqiptarëve, restaurimit të veprave historike të mbetura nga Perandoria Osmane, atë fetare duke dalë me flamurin e mbrojtësit të myslimanëve ndër këto troje dhe atë ekonomike duke stimuluar futjen e bizneseve turke si edhe mbështetjen e ndaj shoqatave të varura direkt nga qeveria turke apo të atyre që mbështesin ideologjikisht këtë veprimtari.

Por me zhvillimet e fundit gjeopolitike dhe për planet personale të Erdoganit dhe Davutoglusë për Ballkanin, ky ndikim nuk mjafton, nevojitet një tjetër edhe më direkt. Nisur nga kjo, strategët e frymës erdoganiste kanë vendosur që të ndikojnë direkt nëpërmjet politikës dhe forcave politike në trojet shqiptare.

Strategjia e ndikimit direkt nëpërmjet përfshirjes në politike dhe vendimmarrjes direkte përfshin Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë. Por, të tri këto shtete kanë specifika të ndryshme, e tillë do të jetë edhe forma e përfshirjes në politike.

Në këtë numër shkrimesh (tre) do të japim të dhëna konkrete me emra shoqatash, njerëzish fotografish dhe aktivitetesh që bëhen pikërisht me këtë qëllim në të treja këto shtete. Fillimisht do të fillojmë me Maqedoninë dhe më pas me Kosovën dhe Shqipërinë.

Dosja.net ka siguruar listën e të gjithë të ftuarve dhe pjesëmarrësve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia në këtë kongres. Megjithatë, dosja.net rezervohet në publikimin e plotë të tyre për aq kohë sa nuk ka mundur të konfirmojë angazhimin direkt të të gjithë të ftuarve në hapjen e një partive simotra të asaj të Erdoganit në trevat shqiptare. Emrat do të publikohen në momentin që do të konfirmohen të gjithë.

Rëndësia e një ngjarjeje të tillë për Shqipërinë, por edhe si përmbyllje e hapave të hedhura në këtë drejtim gjatë këtyre viteve e bën të rëndësishme informimin e opinionit publik. Ky detyrim rritet në kushtet kur bëhet fjalë për marrëdhënie që kanë të bëjnë me një shtet si Turqia, e cila mbart një rendësi të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Maqedonia, për vetë veçoritë që ka ky shtet, është baza e zhvillimit të politikave neootomaniste të qeverisë së Kryeministrit Erdogan. Numri i lartë i turqve në këtë vend si edhe investimet e mëdha qeveritare me hapja shoqatash, botime dhe organizime të ngjashme, kanë rritur numrin e mbështetësve duke i hapur rrugën tashmë një faqe të re ndikimi: atij politik.

Përgjatë datave 29-31 maj 2014, në Hotelin “Holiday inn-Airport” në Stamboll u organizua një Kongres i rëndësisë së veçantë për zonën tonë nga Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike, nën kujdesin e drejtpërdrejtë të zv. kryeministrit turk, Hayrulah Isler.

Qendra për Kërkime Sociale dhe Ekonomike, është themeluar nga Nexhmedin Erbakan, “patriarku” i islamit politik në Turqi, në filozofinë qendrore të së cilës janë qasjet nacionaliste turke. Të pranishëm në këtë kongres me titull: “Kërcënimet ndërkombëtare dhe bota islame”, ishin edhe shumë shqiptarë dhe turq nga Maqedonia si të ftuar të nderit.

Dosja.net ka mësuar se pikërisht gjatë punimeve të këtij kongresi i është dhënë dora e fundit planit për t’u angazhuar politikisht në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri.

Në Maqedoni, infrastruktura dhe njerëzit janë gati, po ashtu edhe opinioni publik. Me deklaratat e tij, Kryeministri Erdogan e ka shfaqur veten jo vetëm si mbrojtës të turqve në këtë shtet, por edhe të shqiptarëve. Deklarata politike këto që duket se kanë zënë vend ndër shqiptarët. Hapja e partisë është çështje kohe, ndërsa e gjithë mbështetja financiare do të vijë direkt nga Ankaraja.

Për vite me radhë tashmë, shoqata të lidhura direkt në qeverinë e Kryeministrit Erdogan ushtrojnë aktivitet në Maqedoni. Ka disa të tilla, të cilat i përkasin të njëjtës ideologji, asaj të islamit politik. Por shoqata përfaqësuese zyrtare e qeverisë së Erdoganit në Maqedoni është “VIZIONI M” e drejtuar nga Tetovari Ramadan Aliti. Pjesë e “VIZIONI M”, e cila ka hapur qendrat e saj në Tetovë e Gostivar, është edhe qendra e trajnimit “VIZION AKADEMI”, e cila merret me dhënien e kurseve të gjuhëve të huaja apo kompjuterit. Në fakt, qëllimi kryesor është afrimi i të rinjve dhe njohja me këtë ideologji.

Duke vlerësuar pozicionin strategjik të zonës, aktiviteti i “VIZIONI M” nuk është i kufizuar vetëm në Maqedoni, ajo prek edhe Shqipërinë.

Shoqata “VIZIONI M” është gjithashtu edhe financuesja e direkte e Shtëpisë Botuese “Logos A”, botime të së cilës gjenden me shumicë në Shqipëri. “Logos A” drejtohet nga Adnan Ismaili nga Kumanova. Por ajo që njihet më shumë ndër shqiptarët e këndej kufirit, është Revista mbarëkombëtare “SHENJA” me themelues Zeqirija Ibrahimin dhe Afrim Gashin.

Edhe kjo revistë botohet nën mbështetjen direkte të shoqatës “VIZIONI M”, madje Ramadan Aliti është pjesë e stafit drejtues për Maqedoninë. Duke qenë se mungon një organ i mirëfilltë mediatik i mbështetur nga qeveria turke në Shqipëri, është parë e udhës që revista “SHENJA” shpërndahet falas me një numër të madh kopjesh në vendin tonë. Me të njëjtin qëllim si ai i Maqedonisë, tashmë në Shqipëri.

Po a është vetëm “VIZIONI M” që ka punuar dhe po punon për përgatitjen e terrenit të hapjes së një partie simotër të asaj të Erdoganit në Maqedoni? –Jo!

Ka edhe shoqata të tjera, me qëllim të njëjtë. Të gjitha shoqatat që i përkasin kësaj ideologjie janë duke punuar për përgatitjen e terrenit për hapjen e një partie politik, simotër të asaj të Erdoganit në Turqi.

Një ndër to, “Forumi Rinor Islam” me qendër në Shkup. FRI drejtohet nga Fevzi Musliu, nga Shkupi. FRI ka një aktivitet të zgjeruar në qytetet shqiptare të Maqedonisë, përfshirë edhe Shkupin. FRI ka mbështetje direkte nga Turqia, ndërsa zhvillon aktivitete të ndryshme me qëllim afrimin e të rinjve dhe indoktrinimin e tyre me dashurinë ndaj Erdoganit.

Krahas “VIZION AKADEMI” në fushën e arsimit ushtron aktivitet edhe Qendra e Trajnimeve dhe Kurseve “FLUENT” me seli në katër qytete shqiptare: Kërçovë, Kumanovë, Shkup dhe Tetovë.

Qendra “FLUENT” drejtohet nga Muhamed Jonuzi, shok i Fevzi Musliut, kreut të FRI-së. Fevzi Musliu dhe Muhamed Jonuzi kanë studiuar bashkë, ndërsa marrin pjesë në aktivitete të ndryshme bashkë. Një pjesë e mirë e aktiviteteve të “FLUENT” bëhen me mbështetjen e FRI dhe praninë e drejtuesve të saj si Fevzi Musliu apo Kujtim Kasami nga Kërçova.

Shoqatë tjetër me lidhje direkte me elementë pranë Erdoganit në qeverinë turke është ajo “Merhamet” (Mëshira) me qendër në Shkup. Në krye të Kuvendit të Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” është sërish Adnan Ismaili, drejtori i Shtëpisë Botuese “Logos A”.

Shoqata “Merhamet” ka degët e saj në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë dhe Prishtinë. “Merhamet”, punon direkt me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA), e cila ka zyra edhe në Tiranë. Po ashtu, një pjesë të mirë të fondeve “Merhamet”, i merr nga shoqata tjetër turke në varësi direkte nga qeveria e këtij shteti, “Insan Yardim Vakfi-IHH”.

Në janar të këtij viti, ndaj shoqatës IHH u organizua një aksion i gjerë policor në lindje të Turqisë për shkak të angazhimit të saj në dërgimin e luftëtarëve me grupet xhihadiste në Siri.

“Klubi ELITA”, e drejtuar nga Skënder Rexhepi-Zejd ka një marrëdhënie tepër të ngushtë me Agjencinë Turke për Bashkëpunim (TIKA) dhe shoqatat “VIZIONI M”, “Forumi Rinor Islam”, “Ensar” dhe “Köprü”. Në janar 2012, TIKA financoi ngritjen e një studioje filmike të “Klubit ELITA” me vlerë 15 500 euro, për inagurimin e së cilës ishte i pranishëm edhe drejtori i TIKA-s në Maqedoni.

Shoqata të tjera të kësaj linje janë “Ensar” dhe “Kopru” me qendër në Shkup. Të gjitha shoqatat e mësipërme bëjnë organizime të përbashkëta apo duke bashkëpunuar me njëra-tjetrën në varësi tëprofilit të aktivitetit. Lidhja kryesore janë TIKA, shoqata e qeverisë turke dhe “VIZIONI M”.

Më 13.06.2013, shoqatat “VIZIONI M”, “Ensar”, “Kopru”, “Merhamet” dhe “Klubi ELITA” zhvilluan një marshim mbështetje në rrugët e Shkupit në shenjë solidariteti me Kryeministrin turk Erdogan, i cili po përballej me protestat e parkut “Gezi” në Stamboll.

Jo rastësisht, emri i këtyre katër shoqatave shihet si organizatorë të një forumi me tematikë: “Roli i Turqisë në Ballkan” me referues gazetarin turk Akif Emre të gazetës pro qeveritare,“Yeni Safak”. Seminari u mbajt në hotelin “Holiday inn-Shkup”, e njëjta linjë hotelesh me atë ku u strehuan të ftuarit shqiptar në kongresin e mbajtur në Stamboll përgjatë datave 29-31 maj.

Aktivitetet e shoqatave gjejnë publikim në hapësira të mëdha në versionin online dhe print të Revistës “SHENJA” si edhe në portalin “Mesazhi.com”.

“VIZIONI M” , “Forumi Rinor Islam”, “FLUENT” dhe “Merhamet” punojnë gjatë aktivitetit të tyre për identifikimin e nxënësve më të mirë me qëllim dhënien e bursave të studimit në Turqi nëpërmjet sistemit turk të bursave. Madje, ato organizojnë edhe takime orientuese për studentët në ambientet e tyre.

Duke pasur mbështetjen e qeverisë turke, e cila ofron këto bursa, fitimi i tyre me referencë nga shoqatat në fjalë është thjesht formalitet. Të rinjtë dërgohen në Turqi, shkollohen dhe më pas kthehen sërish në atdhe duke u rreshtuar në shërbim të kauzës së islamit politik dhe erdoganizmit.

Përgjatë një dekade shoqatat dhe organizmat direkte nga qeveria kanë punuar për përgatitjen e terrenit, tashmë në Maqedoni vlerësohet se ka ardhur koha e një organizimi të ri, atë partiak duke ndikuar drejtpërdrejt në vendimmarrjen politike të këtij shteti. Kjo ishte dhe porosia e marrë nga përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë në kongresin e mbajtur përgjatë datave 29-31 maj 2014 në Stamboll.

Duket theksuar se i gjithë aktiviteti i mësipërm nuk bëhet në emër të strategjisë së shtetit turk, por të grupit që i përket Kryeministri Erdogan dhe ministri i tij i jashtëm Ahmet Davutoglu. Në këto kushte, duke qenë të shkëputura nga aktiviteti zyrtar i shtetit turk dhe agjenda të grupimit që udhëheq sot Turqinë mbetet për t’u parë me rezerva për qëllimet që kanë në Ballkan dhe më gjerë.

Në vitin 2006, në Shkup u themelua “Fondacioni për Arsimin dhe Kulturën”. Drejtues i Bordit të këtij fondacioni është deputeti i Stambollit për partinë e Erdoganit, Huseyin Burge . Fondacioni në fjalë dhe BUrge janë zyrtarisht pronarët e Universitetit Ballkanik në Shkup, i cili financohet direkt nga biznese të lidhura me qeverinë e Kryeministrit Erdogan.

Fondacioni në fjalë u përfshi në një skandal ndërkombëtare disa muaj më parë, kur gjatë aksionit anti-korrupsion në Stamboll dhe Ankara, policia i gjeti Drejtorit të Bankës “Halkbank” në shtëpi 5 milionë euro të futura në kuti këpucësh. Drejtori u mbrojt duke thënë se ato para ishin të destinuara pikërisht për Fondacionin për Arsimin dhe Kulturën” në Shkup, pronare e Universitetit Ballkanik në këtë qytet.

Fakti u pranua edhe nga fondacioni, veprim i cili u konsiderua i koordinuar me qëllim ardhjen në ndihmë të drejtorit të “Halk Bank” me aksione shtetërore. Megjithatë, nuk u sqarua se përse ato para mbaheshin të fshehura në kuti këpucësh nqs ishin për bamirësi.

Pronari i Universiteit “Ballkanik” të Shkupit, Huseyin Burge u angazhua shumë në mbrojtje të këtij rasti korruptiv për të nxjerrë drejtorin e “Halk Bank” nga burgu.

Universiteti “Ballkanik” jep çdo vit nga 400-500 bursa me nxënësit shqiptar, para të cilat fondacioni i siguron nëpërmjet shoqatave të tjera të lidhura me qeverinë turke dhe biznesmenë pranë saj. I gjithë qëllimi është zmadhimi i prezencës së grupimit të Erdoganit në trojet shqiptare dhe shtimi i numrit të atyre që mendojnë se të përfshihen në politikë nëpërmjet kauzës fetare.

Online

Samiti me mjekët e diasporës, Manastirliu-Majko: Kontributi juaj i vyer në këtë vit sfidues, thirrje për të kontribuar në ngritjen e modelit të ri të menaxhimit të spitaleve

ManastirliuMinistrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Diasporën kanë vlerësuar kontributin e profesionistëve të shëndetësisë në Diasporë, në Samitin që u mbajt sot virtualisht dhe i kanë ftuar të kontribuojnë për fuqizimin e rrjetit të mjekëve shqiptare si brenda dhe jashtë vendit.
“Dua që të falenderoj të gjithë mjekët kudo, brenda dhe jashtë vendit për rolin që ata kanë patur përgjatë një viti që konsidohet më sfiduesi, në këto 100 vitet e fundit. Dua të falenderoj mjekët e diasporës për kontributin e dhënë jo vetëm për informacionet për publikun përmes medias, por edhe për atë që është më pak e njohur, por që është një kontribut i qënësishëm, për bashkëpunimin për të përmirësuar protokollet mjekësore, për mënyrën e menaxhimit të situatës së pandemisë dhe për të ndarë me kolegët e tyre në Shqipëri praktikat më të mira, në kohë reale në këtë situatë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore dhe me synim final përmirësimin e cilësisë së shërbimit për qytetarët dhe pacientët e prekur nga COVID19”, tha Manastirliu.
Duke vënë theksin tek përmirësimi i kushteve të punës dhe incentivave financiare, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije politikat e qeverisë shqiptare për profesionistët e shëndetit.
“Në asnjë moment nuk është ndalur vëmendja nga profesionistët e shëndetit, duke i mbështetur ata, duke krijuar kushte më të mira pune, duke rritur nivelin e pagave dhe incentivat financiare. Rritja historike e pagave, e konkretizuar këtë vit me 40% dhe në tërësi në këto 8 vite me 57% rritje pagash në të gjithë vendin, në të gjitha nivelet, nga ai parësor në atë terciar është një premtim I mbajtur për profesionistët e shëndetit. Gjithashtu, për të gjithë mjekët që punojnë në Shqipëri dhe ofrojnë shërbim jashtë vendbanimit, Qeveria ka alokuar një bonus të veçantë 2.5 milion lekë plus pagës. Duhet theksuar se përgjatë pandemisë, për të gjithë personelin mjekësor, mjekë, infermierë, staf mbështetës në spitalet Covid apo aty ku u shërbëhet pacientëve me Covid19, Qeveria ka vendosur bonusin special 1 mijë euro për mjekët dhe infermierët dhe 500 euro për personelin mbështetës, për të përkrahur mjekët, infermierët në frontin e parë të luftës kundër Covid19”, tha Manastirliu.
Duke folur për planin e vaksinimit, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se Shqipëria i ka kapacitetet dhe ka një plan ambicioz vaksinimi antiCOVID.
“Qeveria ka parapaguar rreth 1.6 milion doza vaksine, duke garantuar kështu vaksinimin e 800 mijë qytetarëve, me dy kontrata, me Pfizer dhe COVAX, ndërsa nuk i kemi ndalur kontaktet, qoftë me vende të Bashkimit Europian, qoftë me vende të tjera, për të siguruar ardhjen sa më parë të vaksinave, për të ecur me ritme të larta të vaksinimit. Duhet të jemi realistë, Shqipëria është e dyta në Rajon pas Serbisë që ka nisur vaksinimin dhe ne i kemi kapacitetet dhe ajo çka ne synojmë në planin tonë ambicioz, është që të mundemi të vaksinojmë popullatën në 14 muaj”, tha Manastirliu.
Duke folur për mënyrë e re të menaxhimit spitalor, Ministrja e Shëndetësisë u ka bërë thirrje mjekëve të diasporës për të kontribuar për krijimin e modelit të ri të autonomisë që pritet të fillojë nga Spitali I ri Memorial që po ndërtohet në Fier.
“Spitali Rajonal Memorial në Fier, që po ndërtohet falë ndihmës së Turqisë, do të jetë spitali i parë që do të pilotojë autonominë spitalore. Modeli që do të zbatojmë në spitalin e ri në Fier do të jetë një gur kilometrik për ndryshimin e menaxhimit të spitaleve tona. Do të sjellë më shumë rritje të cilësisë së shërbimeve për qytetarët, por edhe një model të ri për vlerësimin e personelit shëndetësor, përmes vlerësimit të performancës. Ndaj dua t’iu bëj thirrje të gjithëve ju, mjekë të diasporës, që të jepni kontributin tuaj personal në krijimin e këtij modeli të ri. Brenda dy javësh do të hapim thirrjen për rekrutimin e personelit mjekësor për këtë spital, i cili do të menaxhohet nga kolegë turk për një periudhë, deri sa të ngrihet modeli” bëri thirrje Manastirliu.
Deklaratat u bënë gjatë Samitit të Diasporës, i cili mblodhi virtualisht mjekë shqiptarë që japin kontributin e tyre në vendin tonë dhe jashtë Shqipërisë, për të forcuar urën e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave. Ky aktivitet u organizua nga Agjencia Kombëtare e Diasporës, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në takim po diskutohet për rolin e mjekëve të diasporës në përmirësimin e sistemit shëndetësor, sfidat në menaxhimin e pandemisë dhe procesin e vaksinimit.

Covid 19: prej 3342 testeve, kemi 725 raste të reja, 13 viktima dhe 215 persona të shëruar

E merkureGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3342 teste dhe u regjistruan 725 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 274 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 79 (me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 55 (me 38.741 banorë)
  • Tetovë – 39 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kumanovë – 34 (me 109.228 banorë)
  • Ohër- 29 (51.591 banorë)
  • Gjevgjeli – 26 (me 22.706 banorë)
  • Negotinë – 25 (me  19.327 banorë)
  • Veles –24 (me  54.384 banorë)
  • Shtip – 20 (me 43.625 banorë)
  • Gostivar – 18 (111.252 banorë)
  • Manastir – 16 (me 91.983 banorë)
  • Strumica – 13 (me 57.175 banorë)
  • Koçani –12 (me 37.758 banorë)
  • Strugë – 11 (me 65.801 banorë)
  • Kriva Pallanka – 11 (me  20.820 banorë)
  • Bogdanci– 6 (me 8.178 banorë)
  • Krushevë – 5 (me 9.418 banorë)
  • Resnjë –4 (me 16.313 banorë)
  • Delçevë –3 (me 17.713 banorë)
  • Vinicë – 3 (me 19.391 banorë)
  • Kratovë – 3 (me 9.376 banorë)
  • Probishtip – 3 (me 15.085 banorë)
  • Vallandovë – 3 (me  11.773 banorë)
  • Demir Kapi – 3 (me  4.039 banorë)
  • Sveti Nikollë – 3 (me 17.683 banorë)
  • Kërçovë – 2 (me 56.937 banorë)
  • Berovë – 1 (me 12.813 banorë)

Kanë ndërruar jetë 13 pacientë, nga 4 pacientë nga Shkupi (85, 78, 72, 64) dhe nga Kumanova (70, 63, 57, 50) dhe nga një pacient nga Tetova (66), Prilepi (72), Manastiri (71), Velesi (75) dhe Probishtipi (83).

Janë regjistruar 215 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 125 -Prilep 19 -Kavadarci 13 -Strumicë 9 -Veles 6 -Manastir 5; -Tetovë, Kumanovë dhe Negotinë nga 4; -Gjevgjeli, Delçevë, Demir Kapi, Kërçovë dhe Radovish nga 3; 
-Gostivar, Resnjë, Probishtip dhe Demir Hisar nga 2;
-Koçani, Kriva Palanka dhe Vinica nga 1.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 509.720 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 100.632, numri i pacientëve të rikuperuar është 90.311, numri i vdekjeve është 3.098 dhe numri i rasteve aktive është 7.223.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Kaliforni, studiuesit zbulojnë një variant më ngjitës të COVID-it

23virus-CAvariant4-jumboSipas dy studimeve të reja paraprake një variant i ri i COVID-19, zbuluar kohët e fundit në Kaliforni, është më ngjitës se variantet e tjera të virusit.

Varianti i ri, i quajtur “B.1.427 / B.1.429”, u zbulua nga studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në San Francisko ndërsa po ndiqnin përhapjen e mundshme të variantit “B.1.1.7”, zbuluar për herë të parë në Britani vitin e kaluar.

Ekipi zbuloi se “B.1.427 / B.1.429” është shndërruar në variantin mbizotërues në këtë shtet pas testimit të mostrave të virusit të mbledhura nga i gjithë shteti mes shtatorit të vitit të kaluar dhe muajit janar.

Ekipi i ekspertëve thotë se njerëzit e infektuar me variantin “B.1.427 / B.1.429” prodhuan një ngarkesë virale dy herë më të madhe se ajo e varianteve të tjera, gjë që mund ta bëjë virusin që ata mbartin më ngjitës për të tjerët.

Varianti i ri ka më shumë të ngjarë të shkaktojë një formë të rëndë të sëmundjes “përfshirë një rritje të rrezikut për marrjen e sasive të mëdha të oksigjenit prej personave të prekur”. Varianti i ri është pjesërisht rezistent ndaj antitrupave që mund ta luftojnë dhe neutralizojnë virusin.

Sipas një tjetër studimi të po këtij universiteti, ekspertët zbuluan se varianti është përhapur me shpejtësi në të gjithë lagjen historike të San Franciskos, në Mission District, duke i rritur nga 16 në 53 për qind infeksionet e konfirmuara me COVID-19 të gjurmuara nga nëntor në deri në janar.

Virologu Charles Chiu, që drejtoi studimin e UCSF-së, tha se varianti “B.1.427 / B.1.429” duhet konsideruar si “një variant shqetësues” e që meriton shqyrtime të mëtejshme.

Ndërsa numri i amerikanë që vaksinohen po rritet doktor Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjeve Infektive, thotë se për ata që janë vaksinuar do të dalin “së shpejti” udhëzimet e reja nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Disa ndryshime janë publikuar tashmë. Për shembull të vaksinuarit nuk kanë nevojë të futen në karantinë nëse bien në kontakt me një person të infektuar.

Ndërkohë rrjeti kabllor i lajmeve CNBC njoftoi se furnizimi me vaksina pritet të rritet gjë që është konfirmuar nga vetë prodhuesit.

Në një dëshmi të shkruar drejtuar Kongresit, një nga drejtuesit kryesorë të kompanisë “Pfizer”, John Young, shkruante se nga mesi i marsit kompania ka në plan të dyfishojë prodhimin në 13 milionë doza në javë.

Kompania “Moderna” shpreson të ofrojë 40 milionë doza në muaj deri në prill.

Ngarkesa e parë me vaksina e COVAX për Ganën

Gana ka marrë dërgesën e parë të vaksinave që luftojnë COVID-19 përmes programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që siguron qasje të barabartë tek vaksinat.

Sipas një deklarate të përbashkët të OBSH-së dhe UNICEF-it, në kryeqytetin e vendit Akra, mbërritën të mërkurën 600,000 doza të vaksinës së zhvilluar nga universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca. Vaksinat janë prodhuar nga Instituti Serum i Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë.

Vaksinat e dërguara në Ganë janë blerë përmes programit COVAX, një iniciativë që udhëhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Koalicionin për Risi e Gatishmëri gjatë Epidemive si dhe Gavi, Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin, një organizatë e themeluar nga filantropët Bill dhe Melinda Gates, që merret me vaksinimin e fëmijëve në vendet më të varfra të botës. Projekti siguron vaksina me ndihmën e vendeve më të pasura dhe i shpërndan ato në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet. Javën e kaluar Presidenti amerikan Joe Biden premtoi 4 miliardë dollarë për programin “COVAX”.

Në dhjetor OBSH-ja njoftoi se “COVAX-i” ka arritur një marrëveshje për sigurimin e rreth dy miliardë dozave të disa vaksinave kandidate “premtuese”.

voa

FDA: Vaksina me një dozë e J&J parandalon COVID-in; së shpejti vendimi përfundimtar

Johnson & JohnsonVaksina e kompanisë Johnson & Johnson e cila merret me një dozë të vetme mbron nga COVID-19. Kjo thuhet në një analizë të enteve rregullatore amerikanë të bërë publike të mërkurën, e cila hedh bazat për një vendim përfundimtar për miratimin e një vaksine të re edhe më të lehtë për t’u përdorur, e cila do të ndihmojë në zbutjen e pandemisë.

Shkencëtarët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave konfirmuan se në përgjithësi vaksina është rreth 66% efektive në parandalimin e rasteve të lehta si dhe ato të rënda të COVID-19-s. Agjencia tha gjithashtu tha se vaksina që merret me një dozë të vetme e kompanisë J & J, mund të ndihmojë në shpejtimin e procesit të vaksinimit dhe është e sigurt për t’u përdorur.

Tashmë vaksina ndodhet vetëm një hap nga miratimi, duke e shndërruar atë në vaksinën e tretë që pritet të miratohet për përdorim emergjent në SHBA. Të premten, këshilltarët e pavarur të agjencisë do të debatojnë nëse provat janë mjaftueshëm të forta për të rekomanduar dhënien e autorizimit që pritej prej kohësh. Më pas FDA-ja pritet të marrë një vendim përfundimtar brenda disa ditësh.

Ndërsa vendi ka shënuar më shumë se 500,000 vdekje të lidhura me virusin që nga fillimi i pandemisë, procesi i vaksinimit ka qenë më e ngadaltë nga sa shpresohej, penguar nga çështje logjistike sikurse vonesat e shkaktuara nga moti i keq. Deri më tani, rreth 65 milionë amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës së Pfizer-it ose Moderna-s, të cilat merren me dy doza dhe me distancë disa javëshe nga njëra-tjetra për të garantuar mbrojtje të plotë.

J&J testoi vaksinën e parë me dozë të vetme tek 44,000 njerëz në SHBA, Amerikën Latine dhe Afrikën e Jugut. Për shkak të varianteve të ndryshme të virusit, që po qarkullojnë në vende të ndryshme, studiuesit analizuan rezultatet gjeografikisht. J&J njoftoi më parë se vaksina funksionoi më mirë në SHBA duke garantuar një efektivitet prej 72% ndaj rasteve të lehta e të rënda të COVID-19-s, krahasuar me 66% në Amerikën Latine dhe 57% në Afrikën e Jugut.

Megjithatë në çdo vend vaksina dëshmoi se ishte shumë efektive kundër simptomave të rënda dhe rezultatet e hershme të studimit treguan se nuk kishte asnjë shtrime në spital ose vdekje duke filluar 28 ditë pas vaksinimit.

voa

IKShPK: prej 3138 mostrave kemi 461 raste pozitive, 3 të vdekur dhe 319 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.138 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 461 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 179 raste, Gjakovë 34 raste, Pejë 28 raste, Podujevë 24 raste, Prizren 24 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Vushtrri 16 raste, Lipjan 15 raste, Viti 12 raste, Gjilan 10 raste, Obiliq 9 raste, Rahovec 9 raste, Drenas 7 raste, Malishevë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Suharekë 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Mamushë 2 raste, Shtime 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.919 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.968
Numri total i rasteve pozitive është 67.469 raste nga 294.985 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.582 raste të vdekjes.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 461 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA!
DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 2813 testeve, kemi 509 raste të reja, 9 viktima dhe 354 persona të shëruar

E marteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2813 teste dhe u regjistruan 354 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 285(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 37(me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 29(me 38.741 banorë)
  • Ohër- 24(51.591 banorë)
  • Veles –16(me  54.384 banorë)
  • Tetovë – 11(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Manastir – 10(me 91.983 banorë)
  • Kriva Pallanka – 10(me  20.820 banorë)
  • Gjevgjeli – 9(me 22.706 banorë)
  • Strugë – 9(me 65.801 banorë)
  • Kumanovë – 8(me 109.228 banorë)
  • Negotinë – 8(me  19.327 banorë)
  • Koçani –7(me 37.758 banorë)
  • Krushevë – 7(me 9.418 banorë)
  • Gostivar – 6(111.252 banorë)
  • Shtip – 6(me 43.625 banorë)
  • Resnjë –4(me 16.313 banorë)
  • Delçevë –4(me 17.713 banorë)
  • Vinicë – 3 (me 19.391 banorë)
  • Bogdanci– 3(me 8.178 banorë)
  • Kratovë – 3(me 9.376 banorë)
  • Probishtip – 3(me 15.085 banorë)
  • Strumica – 1(me 57.175 banorë)

Kanë ndërruar jetë 9 pacientë, 4 pacientë nga Shkupi (71, 66, 63, 55) një nga Ohri (67), një nga Kumanova (68), një nga Koçani (85), një nga Dellçeva (61),një nga Demir Hisari (84). Nga vdekjet e raportuara, të gjithë kanë ndërruar jetë në spital.

Janë regjistruar 354 pacientë të rikuperuar nga:
-Shkup 198
-Kumanovë 20
-Prilep 18
-Kavadar 17
-Tetovë 14
-Gjevgjeli 11
-Veles dhe Strumicë nga 10 pacientë të rikuperuar në secilin qytet
-Gostivar 8
-Negotinë 6
-Kriva Palankë 5
-Radovish, Berovë dhe Dojran nga 4 pacientë të rikuperuar në secilin qytet
-Shtip, Resnje dhe Vinicë nga 3 pacientë të rikuperuar në secilin qytet
-Manastir , Strugë, Koçanë ,Valandovë dhe Kratovë nga 2 pacientë të rikuperuar në secilin qytet
-Kërçovë, Dellçevë, Probishtip, Makedonski Brod, Demir Kapijë dhe Makedonska Kamenica nga 1 pacient i rikuperuar në secilin qytet
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 506.378 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 99.917, numri i pacientëve të rikuperuar është 90.096, numri i vdekjeve është 3.085 dhe numri i rasteve aktive është 6.736.
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.