Ministria e Shëndetësisë: 3935 testime, 1112 raste të reja, 18 humbje jetë dhe 890 të shëruar

ministria-e-shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3935 testimeve, 1112 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 392 raste në Tiranë, 107 raste në Kavajë, 86 raste në Durrës, 54 raste në Vlorë, 50 raste në Elbasan, 43 raste në Sarandë, 40 raste në Fier, Tepelenë, 39 raste në Berat, 29 raste në Mirditë, 24 raste në Shkodër, 20 raste në Kukës, 18 raste në Krujë, Lushnje, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Korçë, 13 raste në Gjirokastër, 11 raste në Kamëz, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kurbin, Mat, 7 raste në Përmet, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Gramsh, 4 raste në Pogradec, Delvinë, Vorë, 3 raste në Has, Mallakastër, Vau Dejës, Skrapar,  Cërrik, 2 raste në Ura Vajgurore, Dibër, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, 1 raste në Devoll, Pukë, Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Shijak, Memaliaj, Patos, Poliçan.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 43-79 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (18 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore         1112
Të shëruar në 24 orë      991
Të shtruar në spitale      594
Humbje jete në 24 orë   17
Testime ditore                3935

Testime totale           428,654
Raste pozitive            96,838
Raste të shëruara      60,675
Raste Aktive               34,546
Humbje jete                1,617

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20973
Fier     2827
Vlorë      1802
Durrës    1782
Shkodër  1454
Elbasan   1148
Lezhë   1005
Korçë   988
Berat       980
Gjirokastër 843
Kukës   420
Dibër    324

Covid 19: prej 2345 testeve, kemi 373 raste të reja, 8 viktima dhe 309 persona të shëruar

E enjteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2345 teste dhe u regjistruan 373 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 155(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 47(me 75.132 banorë)
  • Kavadarci – 23(me 38.741 banorë)
  • Ohër- 22(51.591 banorë)
  • Kumanovë – 20(me 109.228 banorë)
  • Tetovë – 17(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Strugë – 10(me 65.801 banorë)
  • Manastir – 9(me 91.983 banorë)
  • Strumica – 7(me 57.175 banorë)
  • Veles –7(me  54.384 banorë)
  • Berovë – 7(me 12.813 banorë)
  • Delçevë –6(me 17.713 banorë)
  • Shtip – 6(me 43.625 banorë)
  • Kriva Pallanka – 6(me  20.820 banorë)
  • Negotinë – 5(me  19.327 banorë)
  • Vallandovë – 4(me  11.773 banorë)
  • Dibër – 4(me 20.863 banorë)
  • Koçani –3(me 37.758 banorë)
  • Resnjë –3(me 16.313 banorë)
  • Gostivar – 3(111.252 banorë)
  • Kratovë – 3(me 9.376 banorë)
  • Probishtip – 3(me 15.085 banorë)
  • Gjevgjeli – 2(me 22.706 banorë)
  • Kërçovë – 2(me 56.937 banorë)

Janë raportuar gjithsej 8 raste vdekjeje, 5 pacientë nga Shkupi (94, 81, 79, 78 dhe 76) dhe nga një pacient nga Kumanova (66), Gostivari (61) dhe Prilepi (76).

Janë regjistruar 309 pacientë të rikuperuar në:  -Shkup 114-Ohër 40
-Kavadarci 20-Kumanovë 18-Strugë 16-Veles 14-Tetovë dhe Prilep – nga 12 -Kërçovë dhe Negotinë – nga 8-Manastir- 7
-Demir Kapi – 5-Shtip, Strumicë dhe Koçani – nga 4- Gjevgjeli, Berovë dhe Krushevë – nga 3-Radovish, Dellçevë, Probishtip, Vinicë dhe Makedonski Brod – nga 2-Resnje, Kriva Palankë, Valandovë dhe Kratovë – nga 1.
 
Deri më tani,  janë kryer gjithsej 494.719 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i pandemisë është 98.174, numri i pacientëve të rikuperuar është 88.778, numri i vdekjeve është 3.018 dhe numri i rasteve aktive është 6.378.
 
Kujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Weber: Vetëvendosja të mos injorojë shansin unik për dialogun me Serbinë

Bodo Weber analist nga BerliniBodo Weber, analist nga Berlini, analizon ekskluzivisht për DW, rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë dhe shpjegon se përse Kurti duhet ta marrë seriozisht dialogun me Serbinë.

Deutsche Welle: Fitorja sërishme e Vetëvendosjes në Kosovë është pritur me entuziazëm brenda Kosovës, por me rezerva nga jashtë . Si duhet lexuar rezultati paraprak i zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021?

Bodo Weber: Ngjashëm me rezultatin e zgjedhjeve të parafundit në nëntor 2019, pra, në radhë të parë, si një votë e shumicës së qytetarëve të Kosovës kundër strukturave të vjetra dhe të ngurta politike, kundër elitave që e kanë prejardhjen historike në luftën për pavarësi të viteve 1990, kundër korrupsionit, kundër mungesës së një ekonomie të orientuar drejt zhvillimit dhe politikës sociale. Kjo protestë u përforcua nga episodi me rrëzimin e qeverisë Kurti vitin e kaluar dhe faktin që PDK humbi Thaçin dhe Veselin.

DW: Me gjithë fitoren e thellë të Vetëvendosjes shumë vetë mendojnë se as Kurti nuk do ta ketë të lehtë. Ku i shihni ju pengesat e mundshme për një qeveri të qëndrueshme në Kosovë?

Weber: Mbetet të pritet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve dhe i shpërndarjes së ulëseve në parlament. Nëse Vetëvendosja nuk do të arrijë shumicën absolute, ka të ngjarë që të hyjë në koalicion me një pjese të madhe të përfaqësuesve të pakicave joserbe. Interesante do të jenë marrëdhëniet me Listën Serbe. Edhe pse z. Kurti refuzoi në fushatë koalicion me ta, unë nuk do ta përjashtoja një pjesëmarrje indirekte të LS në qeveri, nisur nga pozita e garantuar me kushtetutë e 10 deputetëve të pakicës serbe në parlament. Sa për zgjedhjen e presidentit, nuk besoj se ky problem është zgjidhur me të vërtetë me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

Një komentues në gazetat gjermane parashikonte se Kurti do t’ia prishë rehatinë politikës së BE-së ndaj Kosovës, Çfarë e pret Brukselin nga Kurti si kryeministër?

Në një farë mënyre, komentuesi ka të drejtë, sepse Kurti dhe Vetëvendosja kanë vizione politike me përmbajtje. Pjesa tjetër e klasës politike e ka dëshmuar se nuk kanë thuajse asnjë qëndrim politik, që nuk është i negociueshëm me poste. Megjithatë, unë nuk shoh ndonjë problem. Qeveria e re do të jetë më e zëshme dhe e drejtpërdrejtë me kritikat legjitime për bllokimin e liberalizimit të vizave. Mbetet të shihet nëse do të realizohen sinjalet e treguara në vitin 2020 se këtë vit mund të jetësohet liberalizimi i vizave.

Ka gjasa që dialogu me Serbinë të jetë më i vështirë ose potencialisht më konfliktual. Duke pasur parasysh katër vitet e fundit dhe sfidat e pandemisë, është më se e kuptueshme që partia e re në pushtet e deklaron në mënyrë demonstrative se dialogu nuk është përparësi për ta.

Por ajo nuk duhet të injorojë faktin që me ardhjen në fuqi të administratës së Bidenit dhe përfundimin e mandatit të kancelares gjermane Merkel në fund të këtij viti, hapet një dritare kohore ndoshta e unike për të gjetur një zgjidhje përfundimtare dhe të drejtë në negociatat me Serbinë. Pra, për të arritur drejt një marrëveshje përfundimtare reale, gjithëpërfshirëse, dhe me njohje reciproke.

Qytetarët e Kosovës votuan për herë të dytë radhazi për një parti alternative. Në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor mungojnë alternativa të tilla. Është rastësi?

Nuk e besoj se është rastësi. Sa i përket gjendjes së demokracisë dhe shtetit të së drejtës, Kosova nuk ka një dallim të madh nga vendet fqinje, por shoqëria aty është shumë më plurale se pjesa tjeter e rajonit, si në politikë ashtu edhe në media. Ndoshta kjo ka të bëjë ndër të tjera edhe me faktin që popullsia është shumë më e re se në vendet e tjera.

dw

Zgjedhjet në Kosovë: Po vijnë kohë më të vështira për Serbinë

AlbinFitorja e Albin Kurtit në zgjedhjet e Kosovës nuk është ndonjë befasi në Beograd, por paralajmërim se për Serbinë po vijnë kohë më të vështira sa i përket dialogut.

Imazhi i Kurtit si negociator i ashpër për Serbinë është theksuar shpesh në analizat e publikuara në Serbi. Mund të thuhet se udhëheqësi i “Vetëvendosjes” e bëri të qartë këtë me deklaratën e tij se dialogu me Beogradin është në vendin e pestë ose të gjashtë për nga rëndësia. Me këtë ai synon të justifikojë imazhin e tij edhe në kryeqytetin serb.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, thotë se deklaratat e Albin Kurtit që dialogu me Beogradin nuk është prioritet, nuk janë të habitshme, por janë “për keqardhje”.

“Kjo tregon mungesën e seriozitetit të elitave politike në Prishtinë. Unë besoj se dialogu është mënyra e vetme për të rënë dakord mbi normalizimin e marrëdhënieve midis të dy palëve, për përparim dhe stabilitet. Në fund të fundit, Prishtina nuk ka një perspektivë të veçantë pa dialog, sepse më shumë se gjysma e vendeve në botë nuk e kanë njohur të ashtuquajturën Kosovë e pavarur”, thotë kryeministrja e Serbisë.

Ana Brnabiq foli edhe për deklaratën e Kurtit se nevojitet një pjesëmarrje më e madhe e SHBA në dialog, duke theksuar se “Kurti ishte i pari kundër Marrëveshjes së Uashingtonit dhe se Serbia nuk i ndryshon deklaratat e saj çdo ditë”. Zëvendëskryeministrja Zorana Mihajloviq tha se udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tmerrësisht gabon nëse mendon se mund t’i japë leksione Serbisë se çfarë lloj politike, veçanërisht të jashtme, duhet të ndjekë ajo. Kjo nuk është rruga për arritjen e ndonjë rezultati në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”.

Autoritetet serbe komentuan edhe suksesin e Listës Serbe, e cila fitoi të dhjetë vendet e rezervuara për përfaqësuesit serbë, me pothuajse 100 përqind të votave. Drejtori i Zyrës serbe për Kosovë e Metohi, Petar Petkoviq tha se populli serb atje ka votuar “në përputhje me ftesën e vendit të tij dhe presidentit Aleksandar Vuçiq dhe gati unanimisht e mbështeti Listën Serbe”.

“Uniteti serb fitoi edhe një herë, megjithë fshirjen e votuesve nga listat e votimit, zvogëlimit të numrit të vendvotimeve dhe provokimeve politike, në veçanti atyre të Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit” – tha Petkoviq.

Dialogu duhet të sjellë rezultat

Duke komentuar fitoren tjetër zgjedhore të Albin Kurtit, pas largimit të mëparshëm nga pushteti, Jovica Pavloviq, nga Instituti për Studime Evropiane, i tha DW-së, “se ishte një veprim strategjik për të arritur një fitore të tillë, ku ai pothuajse mund të marrë pushtetin vetëm.”

“Kurti e ka paraqitur dorëheqjen e tij si vullnetare, duke theksuar se ai do t’u mbetet besnik qëndrimeve të tij dhe nuk do të pranojë kompromise, veçanërisht ato që lidhen me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës,” tha Pavloviq.

Sa i përket Beogradit, “ai sigurisht që ka një bashkëbisedues më të fortë, ose më të vendosur, me Kurtin, në dialogun që do të vijojë”. Dialogu me siguri që do të vazhdojë edhe pse Kurti deklaron nuk e thotë se ai është prioritet. Kurti është i vetëdijshëm se do të detyrohet të ulet në tryezën e negociatave. Beogradi do të ketë përballë një lojtar që nuk e ka pasur deri më tani nga pala tjetër, e kjo kërkon ndryshime në strategjinë e dialogut. Kjo do të thotë se nuk do të ketë më hedhje të topit nga njëra anë në tjetrën, por duhet të arrihet ndonjë marrëveshje konkrete”, beson Jovica Pavloviq.

Mesazhet e mëparshme

A do ta marrë Albin Kurti përsëri pushtetin në Kosovë për një kohë të shkurtër, apo do të qëndrojë më gjatë në pushtet? Kjo kryesisht varet nga ajo sa ka mësuar ai në mandatin e tij të parë, thotë për DW Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm.

“Në dy gjëra ai është futur me tepër vetëbesim: luftën kundër korrupsionit, të cilën ai në të vërtetë nuk arriti ta fillonte sepse ai gaboi në detyrën e dytë, kur nuk i respektoi pikëpamjet e Perëndimit, veçanërisht të Amerikës.” Ndaj do të jetë interesante të shihet sa ka ndryshur pikëpamjet fillestar – se dialogu është në vendin e gjashtë për nga prioritetet, sepse ekziston rreziku që nëse dialogu nuk është prioritet, ai mund të përjetojë një debakl si në mandatin e mëparshëm”, tha Popov.

Përshpejtimi i dialogut

“Fati i dialogut tani do të varet nga pozicioni i Amerikës dhe Evropës, por unë mendoj se ky proces tani do të përshpejtohet”, vazhdon Popov. “Ata do ta detyrojnë Kurtin ose dikë tjetër të ulet në tryezën e negociatave dhe unë nuk mendoj se nuk do të priten zgjedhjet tjera në Serbi dhe se ky proces nuk do të zvarritet edhe për dy ose tre vitet e ardhshme”.

“Aleksandar Vuçiq tani do të jetë nën një presion të madh. Ai tani është duke e përgatitur publikun për këtë me deklarata se do të jetë e vështirë dhe se ai pret presion mbi Serbinë”, thotë drejtori i Qendrës për Rajonalizëm.

Sigurisht që do të ketë presion mbi Beogradin për të bërë lëshime dhe eventualisht të njohë Kosovën, beson Jovica Pavloviq. Por ai mendon se nuk ka gjasa që dikush në Beograd, përfshirë këtu edhe Aleksandar Vuçiqin, të jetë i gatshëm të vendosë marrëdhënie dypalëshe me krahinën e shkëputur.

“Rrethanë rënduese është që Kurti është një negociator i ngurt dhe është e vështirë të pritet që ai të bëjë ndonjë koncesion për Beogradin.” Madje mund të pritet që kjo të jetë arsyeja për mungesën e ndonjë përparimi të mëtejshëm në negociata”, vëren Pavloviq.

Dialogu megjithatë prioritet?

Beogradi zyrtar tashmë ka vërejtur një ndryshim në qëndrimin e Albin Kurtit, i cili tani e ka zhvendosur dialogun në vendin e tretë ose të katërt të prioriteteve, e më parë thoshte në vendin e gjashtë. Kjo sigurisht u ndikua nga deklaratat e Departamentit amerikan të Shtetit, se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë një prioritet i autoriteteve të reja të Kosovës.

“Është e qartë se deklaratat e deritanishme të Kurtit kanë qenë vetëm për përdorim fillestar në politikë dhe se deklaratat e sotme do të harrohen nesër. E politikanët do të gjejnë me siguri ndonjë alibi ose justifikim, pse duhej të braktisnin qëndrimet fillestare”, thotë Aleksandar Popov. Mendoj se Kurti është i vetëdijshëm për këtë edhe pa paralajmërimet nga Departamenti i Shtetit, thotë Jovica Pavloviq.

“Unë jam i sigurt se ai ka një strategji për të paraqitur veten si dikush që nuk dëshiron të dialogojë – në mënyrë që të rrisë popullaritetin e tij politik. Por ai me siguri di se si ta bëjë këtë pa u dukur në opinion se është nën presion të madh dhe i detyruar t’i ndryshojë qëndrimet”, konkludon bashkëbiseduesi ynë nga Instituti për Studime Evropiane.

Ivica Petrovic/dw

IKShPK: prej 3196 mostrave kemi 285 raste pozitive, 5 të vdekur dhe 319 të shëruar!

MaskaGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.196 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 285 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 123 raste, Gjakovë 22 raste, Pejë 22 raste, Podujevë 17 raste, Vushtrri 12 raste, Lipjan 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Rahovec 9 raste, Gjilan 8 raste, Viti 7 raste, Deçan 5 raste, Prizren 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 4 raste, Suharekë 4 raste, Dragash 3 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë dhe Skenderaj.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Klinë 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (84 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.974 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.818.
Numri total i rasteve pozitive është 65.350 raste nga 277.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.558 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Studiuesit kërkojnë shtyrjen e marrjes së dozës së dytë të vaksinës së Pfizer-it

PfizerDy studiues në Kanada thonë se marrja e dozës së dytë të vaksinës anti-COVID e kompanisë Pfizer mund të shtyhet në mënyrë që të vaksinohen të gjitha grupet që kanë prioritet, duke shtuar se doza e parë garanton mbrojtje të madhe nga virusi. Mendimet e tyre u botuan në një revistë mjekësore.

Vaksina kishte një efikasitet prej 92.6% pas marrjes së dozës së parë, thanë Danuta Skowronski dhe Gaston De Serres, bazuar në një analizë dokumentesh të paraqitura nga prodhuesi i ilaçeve tek Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA).

Ekspertët thonë se këto zbulime ishin të ngjashme me efikasitetin që ofron doza e parë e vaksinës Moderna prej 92.1%.

Në përgjigjen e tij, kompania Pfizer tha se regjimet alternative mbi sasinë e dozave të vaksinës nuk ishin vlerësuar ende dhe se vendimi u takonte autoriteteve shëndetësore.

Disa vende, duke u ndeshur me sasi të vogla të vaksinave po shikojnë mundësitë për të ndryshuar sasinë e dozave.

Por strategji të tilla shihen ndryshe nga ekspertë të ndryshëm. Disa argumentojnë se urgjenca që paraqet pandemia kërkon fleksibilitet, ndërsa të tjerë kundërshtojnë braktisjen e qasjeve të drejtuara nga të provar klinike.

Studiuesit Skowronski dhe De Serres paralajmëruan se nuk është e sigurt se sa kohë zgjat mbrojtja pas marrjes së një doze të vetme, por thanë se administrimi i dozës së dytë një muaj pas së parës siguron “pak përfitim në afatin e shkurtër”.

Skowronski punon për Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve në British Columbia ndërsa De Serres në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Kebek.

Në Britani, autoritetet kanë thënë se të dhënat mbështesin vendimin e saj për të kaluar tek një cikël prej 12-javësh nga doza në dozë për vaksinën Pfizer-it. Por si Pfizer ashtu edhe partneri i saj BioNTech kanë paralajmëruar se nuk kanë prova për ta mbështetur këtë vendim.

Vaksina e Pfizerit është autorizuar të merret me një diferencë prej 21 ditësh nga doza në dozë.

FDA-ja dhe agjencia evropiane e ilaçeve sugjerojnë intervalin e testuar në prova.

voa

Kurti për “Le Temps”: Studentët dhe shkencëtarët tanë të kthehen në Kosovë

AlbinFituesi i madh i zgjedhjeve legjislative të 14 shkurtit në Kosovë, Albin Kurti detajon për gazetën e njohur “Le Temps” se si synon të transformojë vendin e tij, ndërkohë që u bën thirrje kosovarëve që jetojnë në Zvicër dhe në Europë.

Dy përparësitë e Albin Kurtit, udhëheqësit të partisë së majtë ”Vetëvendosja”, janë të qarta: të luftojë korrupsionin dhe të angazhohet me pakicën serbe në Kosovë.

Një ditë pas fitores së tij të madhe në zgjedhjet legjislative të së dielës, ai i dha këtë intervistë për gazetarët e ”Le Temps” Jean-Arnault Dérens dhe Laurent Geslin:

Le Temps: Ju keni qenë kryeministër për 50 ditë, në fillim të vitit 2020. Çfarë mësimesh keni nxjerrë nga kjo përvojë e shkurtër, ndërsa ktheheni sërish në këtë zyrë?

A.K: Ne kemi dy përparësi, punën dhe drejtësinë. Kosova është shkatërruar nga papunësia dhe korrupsioni. Ne kemi nevojë për investime, por asgjë nuk mund të ndodhë pa një luftë të vendosur kundër korrupsionit. Kur isha kryeministër, nisa operacione për verifikimin e administrates së lartë. Tani do ta rifillojmë këtë punë, si edhe do të kalojmë ligjin antimafia. Sidoqoftë, gjatë kohës që isha në detyrë, zbulova një fakt shumë inkurajues: korrupsioni është përqendruar në majën e shtetit, nuk është ndërfutur në të gjithë shoqërinë, ndryshe nga vendet e tjera në rajon. Kjo është edhe arsyeja pse njerëzit votuan për ndryshimin. Ne duam t’i japim fund një regjimi të vjetër ku elitat e korruptuara përqendrojnë pasurinë.

Le Temps: Gjatë fushatës, ju e denoncuat shumë këtë “regjim të vjetër”. Çfarë dhe cili është?

A.K: Të gjitha partitë që kanë ardhur në pushtet që nga viti 1999.

Le Temps: Do të mbështeteni te diaspora për të rimëkëmbur ekonominë e Kosovës?

A.K: Një e treta e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë, veçanërisht në Gjermani ose Zvicër. Vendi merr mbi 850 milionë euro në vit nga diaspora përmes transfertave bankare dhe kjo shumë po rritet çdo vit. Duhen përmendur këtu edhe paratë që hyjnë në vend në formë likujditeti që nuk përllogariten, si edhe shumat e shpenzuara nga ata që kthehen në Kosovë për të bërë pushime ose për t’u martuar. Të marra së bashku, paratë e diasporës përfaqësojnë 1,5 miliardë euro në vit ose 60% të buxhetit të përgjithshëm të shtetit. Kosova funksionon si një shtet i Gjirit Persik, vetëm se ne nuk kemi naftë. ”Nafta” jonë është diaspora.

Le Temps: Këto para mbështesin konsumin, por ka 20 vjet që flitet për kanalizimin e tyre drejt investimeve produktive. Si do të kalohet në veprim?

A.K: Ne duam që këto para të jenë të dobishme për vendin, që të mos humbasin për një ekonomi mbijetese. Drejtuesit e Kosovës shpesh e kanë parë diasporën si një burim parash, por ne duam t’i shohim kosovarët jashtë vendit si investitorë, të cilët mund të presin kthime financiare. Sipërmarrësit e diasporës nuk duan domosdoshmërisht të bëjnë fitime të shpejta, por dëshirojnë të investojnë të sigurt në vendlindjen e tyre. Ata janë patriotë, duan të kthehen, prandaj ne duhet të rivendosim shtetin e së drejtës dhe të rrisim nivelin tërheqës të Kosovës. Ne, gjithashtu, duam të bindim studentët tanë, shkencëtarët tanë të kthehen në vend. Ka shumë kosovarë me arsim të lartë, shumë të talentuar që punojnë jashtë vendit. Ne mund të krijojmë një shërbim civil gjashtëmujor për diasporën, kështu të rinjtë do të mund të vijnë të punojnë vullnetarisht në institucione publike, në universitete, gjë që do të ishte e dobishme për të gjithë.

Le Temps: Bashkimi Europian këmbëngul në rinisjen e dialogut me Beogradin, por ju keni thënë se kjo çështje është e gjashta apo e shtata e përparësive tuaja.

A.K: Kjo çështje renditet e gjashta ose e shtata mes përparësive të qytetarëve. Të gjitha sondazhet tregojnë se shqetësimet e tyre kryesore janë punësimi, ekonomia, drejtësia … Sidoqoftë, unë jam i gatshëm të bëj një kompromis për ta vendosur këtë dialogun të tretin ose të katërtin e përparësive të mia! BE dhe Ballkani janë shumë të rëndësishme për njëri-tjetrin, por më shumë sesa një treg të përbashkët, ne kemi nevojë për investime. Europa Juglindore po përjeton largim të trurit dhe BE duhet të na ndihmojë të ndalojmë këtë hemorragji. Vendet e Ballkanit Perëndimor do të integrohen një ditë dhe mendoj se duhet të jenë të gjitha në të njëjtën kohë. Nëse një prej këtyre shteteve hyn në BE para të tjerëve, ne përsëri do të kemi probleme, siç është rasti midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Integrimi nuk do të ndodhë në një të ardhme të afërt, por BE duhet të na japë një afat, në mënyrë që qytetarët e rajonit të kenë një shpresë. Ne gjithashtu duhet të rishikojmë procesin e Berlinit për ta shndërruar atë në një Plan të vërtetë Marshall, me theks në demokratizimin, shtetin e së drejtës dhe arsimimin e brezit të ti. Ish-presidenti Trump pëlqente “faktet dhe interesat” dhe ne duhet t’i shtojmë kësaj “vlerat dhe parimet”. Shpresoj që Brukseli dhe Uashingtoni të jenë në të njëjtën gjatësi vale për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu si edhe Berlini dhe Parisi. Na duhet ky sinkronizim i dyfishtë, ky është çelësi i suksesit.

Le Temps: A mendoni se është braktisur ideja e shkëmbimeve territoriale me Serbinë?

A.K: Shpresoj se po, por nuk kalon as edhe një javë pa një ekspert të ri, pa një ojq të re që të dalë me një plan përrallor që do të zgjidhte të gjitha problemet e Ballkanit me një të rënë të shkopit magjik…

Le Temps: Në vend të dialogut me Beogradin, ju kërkoni t’i jepni rëndësi “dialogun të brendshëm” me serbët në Kosovë. Çfarë do të thotë kjo?

A.K: Unë dua të angazhohem në një dialog të orientuar drejt zhvillimit me serbët e Kosovës. Të gjithë duhet të trajtohen njësoj dhe me respekt, por ne duhet t’i japim fund formulave si “një dialog për pajtimin” ose “një dialog historik”. Pse të mos bashkojmë fermerët shqiptarë dhe serbë dhe të flasim për farërat, plehrat, makineritë, prodhimin apo çmimin e karburanteve? Le të fillojmë duke bërë diçka, në vend që të përsërisim të njëjtat pyetje. Sa i përket dialogut me Serbinë, ai duhet të bëhet për të mirën e njerëzve. Deri më tani, kishte të bënte me atë se çka përfitoi Vuçiç, çfarë përfitoi Thaçi… Drejtuesit autokratë i bënin takimet e tyre pas dyerve të mbyllura, në fshehtësi të plotë.

Le Temps: Prej një kohe të gjatë ju keni mbrojtur të drejtën për të ribashkuar Kosovën me Shqipërinë. A është ende e rëndësishme kjo ide sot?

A.K: Kur Kosova u shpall e pavarur, kushtetutën e saj e shkruan të tjerët, dhe kjo kushtetutë përcakton se vendi nuk ka të drejtë të bashkohet lirisht me vendet e tjera. Sovraniteti ynë është i kufizuar. Kur ne të jemi vërtet të pavarur, ne gjithashtu do të kemi të drejtën të heqim dorë nga kjo pavarësi, për shembull të bashkohemi në një federatë… Sidoqoftë, gjëja thelbësore është respektimi i procedurave demokratike dhe ne kurrë nuk do të jemi në zanafillën e një lufte të re!

Ministria e Shëndetësisë: 3901 testime, 1075 raste të reja, 18 humbje jetë dhe 890 të shëruar

ministria-e-shendetesise-Ministria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej  3901 testimeve 1075 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 361 raste në Tiranë, 84 në Fier, 71 në Durrës, nga 46 raste në Vlorë, Librazhd, 42 në Kukës, 36 në Krujë, 35 në Kuçovë, 29 në Elbasan, 28 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Gjirokastër, 19 në Shkodër, nga 18 raste në Mallakastër, Pogradec, 17 në Malësi e Madhe, nga 16 raste në Lezhë, Kamëz, 14 në Kurbin, 11 në Kavajë, nga 10 raste në Berat, Peqin, nga 9 raste në Pukë, Përmet, Gramsh, nga 8 raste në Mirditë, Dibër, Kolonjë, 7 në Has, 6 në Lushnje, 5 në Vorë, 4 në Devoll, nga 3 raste në Mat, Vau i Dejës, Prrenjas, Cerrik, nga 2 raste në Tropojë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Bulqizë, Skrapar, nga 1 rast në Rrogozhinë, Finiq, Patos, Poliçan, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 18 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Mallakastra, të moshave 39-84 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 890 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 59,684 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (17 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1075
Të shëruar në 24 orë 890
Të shtruar në spitale 585
Humbje jete në 24 orë 18
Testime ditore 3901

Testime totale 424,719
Raste pozitive 95,726
Raste të shëruara 59,684
Raste Aktive 34,442
Humbje jete 1,600

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20808
Fier 2880
Vlorë 1774
Durrës 1742
Shkodër 1466
Elbasan 1145
Lezhë 1058
Korçë 994
Berat 984
Gjirokastër 833
Kukës 427
Dibër 331

Kosova shënon 13 vjetorin e pavarësisë

PrishtinaNë Kosovë po shënohet 13 vjetori i pavarësisë me parlament të shpërndarë dhe me president e kryeministër në detyrë. Urimet vijnë nga liderë e politikanë si nga BE edhe SHBA.

13 vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën me parlament të shpërndarë dhe me president e kryeministër në detyrë, një rast ky i paprecedent dhe i pandodhur në 13 vjet shtet të Kosovës. Megjithatë, tre ditë më parë u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe ka një parti fituese, lëvizja Vetëvendosja e udhëhequr nga Albin Kurti, e cila fitoi me një shumicë të thellë prej rreth 48%. 13 vjet pas shpalljes së pavarësisë, në Kosovë nuk gjendet drejtuesi kryesor i ish- UÇK-së, Hashim Thaҫi që me 17 shkurt 2008 lexoi deklaratën e pavarësisë. Ish- krerët e UÇK-së, Hashim Thaҫi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në Hagë duke u gjykuar si të dyshuar për krime lufte në Gjykatën Speciale e themeluar nga vet Kosova por me seli në Hagë.

Sfida të mëdha për fituesit

Dy udhëheqësit e rinj politikë të Kosovës që në zgjedhjet e 14 shkurtit dolën të parët, Albin Kurti që pretendon postin e kryeministrit dhe Vjosa Osmani, që synon presidencën, i presin vështirësi të mëdha që në ditët e para të themelimit të institucioneve të reja. Që nga ulja e papunësisë, lufta kundër korrupsionit, reforma në drejtësi e deri tek pika me e nxehtë, dialogu me Serbinë. Lidhur me dialogun me Serbinë, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka prioritet, por, sipas Bashkimit Evropian dhe SHBA Kosova duhet ta ketë prioritet dialogun.

Urimet nga BE e SHBA

Në letrën e urimit për Kosovën në 13 vjetorin e pavarësisë, presidenti amerikan Joe Biden, thotë se “mezi presin që të punojnë me Qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane”. “Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që në qendër e ka njohjen e ndërsjellë, me të cilën forcohet sundimi i ligjit, përballimi i pandemisë globale COVID-19 dhe nxitja e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të prosperuar për të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në letrën e Biden, i cili siҫ shprehet në letër për të personalisht “Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden”.

Edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, shkruan se “Kosova dëshiron të shkojë përpara në rrugën e saj evropiane dhe se ka shumë punë për të bërë”. “Brenda asaj, ju duhet të luftoni korrupsionin dhe të ndihmoni ekonominë, por dialogu me Beogradin është diçka që nuk mund ta neglizhoni. Pa një marrëveshje me Serbinë nuk ka perspektivë për integrimin në BE”, shkroi Cramon.

Edhe raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, deputeti gjerman Peter Beyer, duke uruar Kosovën në 13 vjetorin e pavarësisë, shkruan se BE duhet të mbajë premtimin që Kosovës t’ia japë liberalizimin e vizave. “Siç ka thënë ambasadori prof. Wolfgang Ischinger: Në rregull, ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i pa përmbushur i BE-së, është në pyetje kredibiliteti i BE-së. Me këtë unë pajtohem plotësisht dhe e përforcoj duke thënë: Jo më justifikime të padrejta. Liberalizim të vizave tani!”, shkroi Bayer në facebook.

Me ceremoni të ndyshme gjithandej vendit po shënohet 13 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, tha se “liria dhe pavarësia s’janë aktet e vetme të bërjes së shtetit, kemi rrugë të gjatë për të forcuar pozicionin tonë e për ta bërë Kosovën strehë të sigurt për çdo qytetar”. “Sot më shumë se kurrë duhet të tregojmë që t’i japim shtetit tonë drejtimin e duhur. Sot vendit tonë i duhet solidaritet, unitet e kohezion institucional sepse projekti për shtetin sovran të pavarur e demokratik vazhdon”, tha Vjosa Osmani duke shtuar se “Kosova synon integrimin në Bashkimin Evropian e që shpejt të jetë pjesë e NATO-s”.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti nga ana e tij, thotë se ai do të punojë shumë “për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë”. “Krenar për trashëgiminë tonë, të etur për sukses dhe të ndërgjegjshëm për sfidat që na presin, ne festojmë sot 13 vjetorin e Pavarësisë sonë. Ne do të punojmë shumë për të nderuar ata që dhanë gjithçka që të mund të jetojmë të lirë”, shkroi Kurti në Twitter. Ndonëse 13 vjetori i pavarësisë Kosovën e gjen pa institucione plotësisht funksionale, ato pritet të themelohen shpejt, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe certifikimit të rezultatit. Vetëvendosja si partia e parë dhe lideri i saj Albin Kurti, synon ta formojë qeverinë dhe të zgjidhet kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani synon postin e presidentës.

dw

Vaksina e AstraZenecas kundër Covid-19: e sigurtë si të tjerat?

AstraZenecaDisa javë më parë, për dërgesat e para të vaksinës kundër Coronas të Astrazenecas bëhej luftë e ashpër midis BE dhe prodhuesit britanik-suedez. Tani ky preparat me sa duket po rri stok në lande të ndryshme të Gjermanisë.

Një arsye ka të ngjarë të jetë problemi i imazhit të vaksinës. Por, a është vaksina e Astrazenecës më pak efektive? Sipas Institutit Robert Koch (RKI), nga 736.800 doza vaksinimi të dorëzuara deri tani, vetëm 64.869 doza janë injektuar në të gjithë Gjermaninë. Në Brandenburg, për shembull, ende nuk është injektuar as një injeksion i vetëm i Astrazenecas. Shkak për t’u sjellë me kursim nuk ka, pasi furnizimi i ri pritet që këtë javë.

Sipas Ministrisë Federale të Shëndetësisë, Astrazeneca do të dorëzojë 736.800 doza të tjera vaksine, dhe më 27 shkurt një milion doza të tjera vaksine. Në tërësi pritet të dorëzohen rreth 5.6 milionë doza deri në 1 Prillin.

Montgomery: Efekti më i ulët “nuk mund të mohohet”

Sidoqoftë, ka padyshim pasiguri në lidhje me rezultatin e këtij medikamenti. Një rezultat prej rreth 70 për qind është shumë më i vogël se efekt i vaksinave të Biontech-ut dhe Modernas. Për më tepër, me vaksinën e Astrazenecas në Gjermani aktualisht do të vaksinohen vetëm njerëzit nën 65 vjeç, për shkak të mungesës së të dhënave për rezultateve në këtë grupmoshë.

Kryetari i Shoqatës Botërore të Mjekëve, Montgomery, shprehu mirëkuptim, për shembull, për personelin mjekësor që nuk dëshiron të vaksinohet me vaksinën Astrazeneca. Megjithëse kjo vaksinë është “po aq e sigurt sa të tjerat”, theksoi ai në “Rheinische Post”, “rezultati, efektiviteti më i ulët nuk mund të mohohet”. Prandaj Montgomery sugjeroi ofrimin e kësaj vaksine në fillim për njerëzit me përparësi më të ulët të vaksinimit.

Njerëzit anulojnë oraret e vaksinimit me Astrazeneca

Saarländischer Rundfunk raportoi se oraret e vaksinimit anulohen, sepse personat e thirrur për t’u vaksinuar nuk paraqiten. Ka raste të njohura në të cilat njerëzit kanë refuzuar ofertën për t’u vaksinuar me Astrazeneca, tha Ministria e Shëndetësisë në Saarbrücken. Zgjedhja e një vaksine të caktuar për t’u vaksinuar nuk është e mundur në Gjermani.

Si rregull, një vaksinë ofrohet në qendrën e vaksinimit. Kjo do të thotë që njerëzit mund të pyesin se cila vaksinë po përdoret, kur cakton orën e vaksinimit në telefon. Kjo shënohet gjithashtu në letrat e ftesës. Në Berlin, ju mund të kontrolloni faqen kryesore të Administratës së Senatit për të parë se cila vaksinë përdoret në cilën qendër vaksinimi. Me zgjedhjen e qendrës së vaksinimit, e cila është falas për të gjithë në kryeqytet, ju gjithashtu mund të zgjidhni njërën nga vaksinat e miratuara.

Raporte të shpeshta për efekte anësore

Edhe para se të aprovohej vaksina e Astrazenecës, kishte rezerva për arsye të ndryshme. Njerëzit e vaksinuar tani raportojnë disa efekte anësore të rëndësishme. Në disa rajone në Suedi, vaksinat me AstraZenecan janë ndaluar për momentin. Një në katër persona të vaksinuar kishte raportuar probleme.

Edhe në disa qytete në landin e Rinit Verior-Vestfalisë, njerëzit ankohen për probleme pas vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë e landit në Dyseldorf këshillon ata që preken të marrin medikamnte lehtësuese për uljen e dhimbjeve ose për të ulur ethet. Ankesat më të zakonshme ishin lodhja (53.1%) dhe dhimbja e kokës (52.6%), por edhe ethet janë gjithashtu të mundura(7.9%), raporton Westdeutsche Rundfunk, duke cituar Institutin Robert Koch.

Në landin e Saksonisë së Ulët vaksinimet me AstraZenecan u pezulluan në dy qytete

Kjo ndodhi pas ankesave nga punonjësit e klinikës për efekte anësore. Në një klinikë në Braunschweig, 37 nga 88 punonjësit që u vaksinuan të enjten nuk ishin përkohësisht në gjendje të punonin për shkak të “reagimit pas vaksinimit”. Vaksinimet e tjera tani do të pezullohen – edhe për të mos rrezikuar operacionet, tha një zëdhënëse. Edhe punonjësit në Klinikën Emden kërkuan pushim si të sëmurë pas vaksinimit.

AstraZeneca tha se kompania nuk shihte asnjë arsye për shqetësim. “Aktualisht, reaksionet e raportuara janë ato që ne prisnim bazuar në njohuritë e programit tonë të studimit klinik.”

Gjithçka në rregull në Suedi dhe Emden

Në Suedi ndërkohë u dha sinjali i mbarimit të situatës emergjente: u zhvilluan bisedime me autoritetin kombëtar të medikamenteve dhe prodhuesin dhe nuk ka asgjë që të thotë se ka diçka nuk shkon me vaksinën e furnizuar, tha rajoni Sörmland. Vaksinimet do të rifillojnë më vonë gjatë javës. Edhe në Klinikën Emden, ku përdorimi i vaksinës AstraZeneca u ndërpre përkohësisht, ajo do të injektohet sërish.

Ministri Federal i Shëndetësisë, Jens Spahn gjithashtu thotë që vaksina AstraZeneca është “shumë e efektshme”. “Po, unë do të vaksinohesha nëse do të më ofrohej një vaksinim – posaçërisht me AstraZenecan. Kemi të bëjmë me një vaksinë të sigurt dhe efektive,” tha ai. Vetëm në rastin e të ashtuquajturit mutacion të virusit Afrikës së Jugut B.1.351 ka të dhëna për mbrojtje më të ulët.

Virologu i njohur, Christian Drosten nga spitali Charité i Berlinit tha në podcastin e tij me NDR se Universiteti i Oksfordit, i cili ndihmoi në zhvillimin e vaksinës, publikoi shumë herët pjesë të dhënash që ishin shumë të vogla, nga të cilat u nxorën përfundime të nxituara. Vaksinat ekzistuese janë jashtëzakonisht të mira. “Gjithmonë mund të gjesh ndonjë mizë në gotë, dhe disa njerëz e shikojnë atë me një lupë – nuk duhet vepruar kështu.”

aud (dlf,tgsch)