Maqedonia e V. pranon 24.000 doza të AstraZenecas

VaksinaMaqedonia e Veriut të dielën pranoi 24.00 doza të vaksinave AstraZeneca, që paraqet dërgesën e parë më të madhe të vaksinave kundër COVID-19. Vaksinat janë pjesë e programit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, që synon të sigurojë shpërndarje të drejtë të vaksinave në të gjithë botën.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se imunizimi me këtë doza të vaksinave do të fillojë të mërkurën, që njëherësh shënon edhe zgjerimin e fushatës së vaksinimit në Maqedoni të Veriut, pasi që deri më tani kryesisht janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë.

“Me këtë dërgesë, do të imunizohen të sëmurët kronikë dhe personat mbi 75 vjeç. Vaksinimi do të kryhet në qendrat shëndetësore. Në muajin prill pritet të arrijë dhe pjesa tjerë prej 76.000 dozave të vaksinave AstraZeneca”, ka deklaruar ministri Filipçe, i cili doli në aeroportin e Shkupit për të pritur mbërritjen e kontingjentit të vaksinave.

Për shkak të mungesës së vaksinave, mijëra qytetarë të shtunën dhe të dielën u janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve serbe për t’u vaksinuar falas, pasi më parë ishin regjistruar në sistemin elektronik serb për imunizim.

Lidhur me dyndjen në kufijtë drejt Serbisë ka reaguar lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski duke akuzuar qeverinë për dështim të plotë në menaxhimin me pandeminë.

“Kolonat e automjeteve drejt Serbinë fqinje tregojnë më së miri mjerimin dhe paaftësinë e qeverisë dhe (kryeministrit të Maqedonisë së Veriut) Zoran Zaevit . Kjo gjithashtu tregon se sa njerëzit u besojnë autoriteteve. Shteti ekziston për t’i shërbyer qytetarëve, por vetëm në vendin tonë shteti ekziston për t’u vjedhur nga qeveria. Maqedonia po jeton më keq sesa në vitet e 90-ta. Shikoni njerëzit tuaj, shikoni kolonat e automjeteve, ky është turpi juaj. Kjo nuk do të harrohet, do të ketë përgjegjësi”, ka shkruar në facebook, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

rel

Ministria e Shëndetësisë: 2993 testime, 493 raste të reja, 6 humbje jete dhe 557 të shëruar

Tabela 28 marsMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 2993 testimeve, 493 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki:  141 raste në Tiranë, 37 raste në Shkodër, 29 raste në Elbasan, 28 raste në Fier, 20 raste në Berat, 19 raste në  Vlorë, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste Sarandë, 14 raste në Kavajë,  Pogradec, Gramsh, 12 raste në Lushnje, Kuçovë,  11 raste në Durrës,  9 raste në Kukës, Pukë, Peqin, 8 raste në Korçë dhe Devoll, 6 raste në Kurbin, 5 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Patos, 4 raste në Librazhd, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Mat, Ura Vajgurore, Malësi e Madhe, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Divjakë,  Prrenjas, Memaliaj, 1 rast në Has, Rrogozhinë, Përmet, Tepelenë, Vau Dejës, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Kolonjë, Skrapar, Vorë, Poliçan, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana,  1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Librazhdi, të moshave 64- 85 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 89,456 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 327 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (28 Mars 2021)
Raste të reja ditore        493
Të shëruar në 24 orë     557
Të shtruar në spitale      327
Humbje jete në 24 orë   6
Testime ditore                2993

Testime totale            551,307
Raste pozitive             124,134
Raste të shëruara        89,456
Raste Aktive                 32,468
Humbje jete                  2210

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   22205
Fier      2641
Durrës    1365
Vlorë     1231
Shkodër   1236
Gjirokastër  1284
Korçë     797
Lezhë     497
Elbasan  405
Kukës     369
Dibër    327
Berat     111

Covid 19: prej 2763 testeve, kemi 708 raste të reja, 33 viktima dhe 722 persona të shëruar

E DielGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2,763 teste dhe 708 raste të reja të COVID-19 janë regjistruar në:
-Shkup (territori i Shkupit me 617.646 banorë)341
-Prilep (me 75.132 banorë)59
-Kumanovë (me 109.228 banorë)41
-Veles (me  54.384 banorë)37
-Gostivar(111.252 banorë), Manastir(me 91.983 banorë) dhe Ohër(51.591 banorë)nga 26
-Kavadarci (me 38.741 banorë)23
-Tetovë (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).18
-Shtip (me 43.625 banorë)17
-Koçani (me 37.758 banorë)16
-Negotinë(me  19.327 banorë) dhe Dibra(me 20.863 banorë) nga 11
-Gjevgjeli (me 22.706 banorë)10
-Strumicë (me 57.175 banorë)9
-Strugë (me 65.801 banorë)7
-Sveti Nikolë(me 17.683 banorë), Resnjë(me 16.313 banorë) dhe Vinicë(me 19.391 banorë) nga 5
-Makedonska Kamenica (me  7.524 banorë) 3
-Kërçovë(me 56.937 banorë), Bogdanci(me 8.178 banorë), Demir Kapi(me  4.039 banorë) dhe Dojrani (me 3.324 banorë) nga 2
-Radovish(me 29.100 banorë), Dellçevë(me 17.713 banorë), Berovë(me 12.813 banorë) dhe Vallandovë(me  11.773 banorë) nga 1
Janë raportuar gjithsej 33 raste të vdekjes, prej të cilëve: 8 pacientë nga Shkupi (85, 82, 78, 76, 75, 74, 45, 39 vjeç ), nga 4 pacientë nga Prilepi (71, 70, 70, 64 vjeç) dhe Kumanova (81, 69 , 62, 56 vjeç), 3 pacientë nga Kavadari (70, 67, 58 vjeç), nga 2 pacientë nga Gostivari (67, 64 vjeç), Manastiri (75, 67 vjeç), Velesi (71, 51 vjeç) dhe Negotina (73, 71 vjeç ) dhe nga 1 pacient nga Tetova (59 vjeç), Ohri (70 vjeç), Koçani (74 vjeç), Kërçova (74 vjeç), Gjevgjelia (66 vjeç) dhe Berova (69 vjeç).
Janë regjistruar 11 pacientë të rikuperuar (ky nuk është numri i përgjithshëm i personave të rikuperuar në 24 orët e fundit, për shkak të azhurnimit të softuerit, numri i përgjithshëm i pacientëve të rikuperuar nga 24 orët e kaluara do të evidentohet në statistikën e nesërme) nga: -Tetovë 3,-Shkup dhe Shtip nga 2 ,-Veles, Manastir, Koçanë dhe Probishtip nga 1
Deri më tani, janë kryer gjithsej 615,457 teste të Covid-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 126.938, numri i pacientëve të rikuperuar është 104,356, numri i vdekjeve është 3,675 dhe numri i rasteve aktive është 18,907.
Kufizimi i levizjesKujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 4733 mostrave kemi 914 raste pozitive, 10 të vdekur dhe 602 të shëruar!

kujdesGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 914 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 302 raste, Gjakovë 77 raste, Prizren 65 raste, Gjilan 64 raste, Mitrovicë 60 raste, Lipjan 46 raste, Ferizaj 38 raste, Pejë 31 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Klinë 25 raste, Kamenicë 22 raste, Deçan 20 raste, Obiliq 19 raste, Suharekë 12 raste, Malishevë 8 raste, Rahovec 8 raste, Dragash 6 raste, Skenderaj 6 raste, Drenas 5 raste, Kaçanik 5 raste, Hani i Elezit 4 raste, Istog 4 raste, Junik 2 raste dhe me nga një rast komunat: Hani Elezit, Graçanicë, Shtime dhe Viti.
Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 602 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 72.415 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.726.
Numri total i rasteve pozitive është 87.981 raste nga 414.902 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.840 raste të vdekjes.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 914 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 302 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 10 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA!
DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 3897 testeve, kemi 1264 raste të reja, 29 viktima dhe 722 persona të shëruar

E enjteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3897 teste dhe u regjistruan 1264 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 585(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Prilep – 60(me 75.132 banorë)
  • Manastir – 59(me 91.983 banorë)
  • Shtip – 58(me 43.625 banorë)
  • Veles –56(me  54.384 banorë)
  • Kumanovë – 56(me 109.228 banorë)
  • Kavadarci – 42(me 38.741 banorë)
  • Strumica – 36(me 57.175 banorë)
  • Ohër- 35(51.591 banorë)
  • Tetovë – 35(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Gostivar – 31(111.252 banorë)
  • Gjevgjeli – 28(me 22.706 banorë)
  • Koçani –22(me 37.758 banorë)
  • Sveti Nikollë – 21(me 17.683 banorë)
  • Negotinë – 17(me  19.327 banorë)
  • Berovë – 13(me 12.813 banorë)
  • Kërçovë – 13(me 56.937 banorë)
  • Probishtip – 13(me 15.085 banorë)
  • Resnjë –11(me 16.313 banorë)
  • Radovish – 9(me 29.100 banorë)
  • Vallandovë – 8(me  11.773 banorë)
  • Krushevë – 8(me 9.418 banorë)
  • Strugë – 7(me 65.801 banorë)
  • Demir Kapi – 6(me  4.039 banorë)
  • Pehçevë – 6(me 5.517 banorë)
  • Delçevë –5(me 17.713 banorë)
  • Kriva Pallanka – 5(me  20.820 banorë)
  • Bogdanci– 5(me 8.178 banorë)
  • Vinicë – 5(me 19.391 banorë)
  • Makedonski Brod – 3(me  6.166 banorë)
  • Kratovë – 2(me 9.376 banorë)
  • Demir Hisar – 2(me 8.177 banorë)
  • Dibër – 1(me 20.863 banorë)
  • Makedonska Kamenica – 1(me  7.524 banorë)
Janë raportuar gjithsej 29 persona që kanë ndërruar jetë, të moshës 38-86 vjeç, si vijon: 8 pacientë nga Shkupi, nga 3 pacientë nga Ohri dhe Strumica, nga 2 pacientë nga Kumanova, Struga, Velesi dhe Krusheva, dhe nga 1 person të vdekur u raportuan nga Kavadarci, Prilepi, Manastiri, Tetova, Koçani, Valandova dhe Demir Kapia.
 
Janë regjistruar 722 pacientë të rikuperuar në:
-Shkup 331-Ohri 59-Kavadarci 36-Prilepi 33-Negotina 25-Manastiri 24-Kumanova 23- Gostivari dhe Kriva Pallanka nga 22 -Gjevgjelia 20-Struga 18-Velesi 16-Tetova, Shtipi, Koçani dhe Strumica nga 13 -Valandova 7-Kërçovë, Radovish, Dellçevë dhe Bogdanci nga 4 -Demir Kapi dhe Probishtip nga 3 -Sveti Nikollë, Berovë, Resnjë dhe Krushevë nga 2 -Vinica, Demir Hisari, Makedonski Brodi dhe Pehçeva nga  1 .
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 603.679 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 123.491, numri i pacientëve të rikuperuar është 103.374, numri i vdekjeve është 3.574 dhe numri i rasteve aktive është 16.543.
Kufizimi i levizjesKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Ministria e Shëndetësisë: 2794 testime, 472 raste të reja, 13 humbje jetë dhe 567 të shëruar

kujdesMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 2794 testimeve 472 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 28 raste në Shkodër, Fier, 27 raste në Durrës, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Korçë, Kukës, 13 raste në Kurbin, Lezhë, Berat, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Elbasan, Lushnje,  9 raste në Pogradec, 8 raste në Devoll, Mirditë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Peqin, 5 raste në Kamëz, Malësi e Madhe, Gramsh,  Kuçovë, 4 raste në Krujë, Mallakastër, Prrenjas, 3 raste në Tropojë, Përmet, Tepelenë, Skrapar, Këlcyrë, 2 raste në Sarandë, Delvinë, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, 1 rast në Has, Bulqizë, Memaliaj, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave 67-78 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 567 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,760 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 340 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (25 Mars 2021)
Raste të reja ditore       472
Të shëruar në 24 orë     567
Të shtruar në spitale      340
Humbje jete në 24 orë   13
Testime ditore               2794

Testime totale            542,232
Raste pozitive             122,767
Raste të shëruara         87,760
Raste Aktive               32,823
Humbje jete                2184

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë   22507
Fier      2602
Durrës    1419
Vlorë     1289
Shkodër   1214
Gjirokastër 1238
Korçë     757
Lezhë     569
Elbasan  429
Kukës     352
Dibër    324
Berat      123

Qytetarët e Maqedonisë së V. në pritje të vaksinimit

VaksinaNë Maqedoninë e Veriut akoma nuk ka filluar vaksinimi në masë, ndërkohë që më shumë se 140 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut, janë paraqitur për tu vaksinuar. Prej tyre, 110 mijë janë regjistruar përmes platformës elektronike “vaksinacija.mk” (https://kovid19vakcinacija.mk/ ). Pjesa tjetër, për marrjen e vaksinës kundër koronavirusit është regjistruar përmes mjekut amë.

Mjekët amë thonë se rritja e numrit të të infektuarve gjatë javëve të fundit, ka bërë që një pjesë e madhe e pacientëve të tyre të kërkojnë të regjistrohen për tu vaksinuar, veçanërisht grupet e rrezikuara siç janë të moshuarit mbi 70 vjeç dhe të sëmurët kronik.

“Interesimi i qytetarëve për të marrë vaksinat kundër koronavirusit ka qenë më i ulët gjatë muajve që lamë pas, por për fat të mirë, ky interesim është në nivel më të lartë gjatë këtij muaji, për arsye se dita-ditës po rritet vetëdijesimi i qytetarëve. Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 dhe sidomos rritja e numrit të viktimave nga ky virus, si duket e ka rritur vigjilencën e qytetarëve, e me këtë edhe kërkesën për vaksina. Ditëve të fundit unë personalisht nga ana e pacientëve të mi shoh kërkesë të shtuar për tu regjistruar për vaksinim. Normalisht se një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë të irrituar për shkak të mungesës së vaksinës kundër koronavirusit, sidomos mosha e shtyrë, sepse mbeten më të rrezikuar nga ky virus”, thotë Liridon Disha, mjek familjarë.

Në Maqedoninë e Veriut për momentin po zhvillohet imunizimi i punonjësve të shëndetësisë me vaksinat Pfizer, të mara donacion nga Serbia dhe 3 mijë dozat e para të vaksinës ruse Sputnik V.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka theksuar për mediat se pret që vaksinimi në masë të filloj në fund të këtij muaji apo në fillim të muajit të ardhshëm me dozat e para që pritet të arrijnë përmes programit COVAX.

Zaev tha se gjatë javës së ardhshme pritet të arijnë dozat e dyta të vaksinës ruse Sputnik V me të cilat do të bëhet imunizimi i punonjësve të shëndetësisë.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha po ashtu se data e arritjes së vaksinave kineze do të bëhet e qartë më 30 mars, kur pritet të arrijë për vizitë në Shkup ministri kinez i mbrojtjes.

“Më 30 mars vjen Ministri i mbrojtjes së Kinës dhe besojmë se do të sjell informacione më konkrete kur do të arrijnë vaksinat kineze. Mendoj se kah fillimi i javës së ardhshme do të arrijnë edhe dozat e dyta të Sputinik V, që përdoren për punëtorët shëndetësorë”, ka theksuar kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, duke shtuar se pret solidaritet për vaksinat, kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Në bazë të njoftimeve të qeverisë, Maqedonia e Veriut është në pritje të arritjes së 100 mijë vaksinave të kompanisë Astra Zeneka përmes programit COVAX, 200 mijë vaksinave kineze Sinofram dhe 200 mijë vaksinave ruse Sputnik V.

Ndërkohë po zhvillohen bisedime të drejtpërdrejta mes qeverisë dhe kompanisë Pfizer për sigurimin e 800 mijë dozave të vaksinave nga kjo kompani.

Ndryshe, në bazë të strategjisë kombëtare kundër koronavirusit të ri, vaksinimi është planifikuar të zbatohet në tri faza, duke përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve, në përputhje me sasitë e vaksinave që do të arrijnë në shtet, ku të parët mbeten punonjësit shëndetësorë, grupet e moshuara dhe ata me sëmundje kronike.

rel

Weber: Zgjedhjet e reja nuk janë në favor të opozitës

Bodo WeberBodo Weber, bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin

Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është e pashembullt në Kosovë dhe nëse ky vend nuk përballet sërish me zgjedhje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shumë punë para vetes.

Por, edhe nëse zgjedhjet mbahen, për shkak të mospajtimeve eventuale për pozitën e presidentit, një skenar i tillë nuk është në favor të partive opozitare.

Kështu vlerëson Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politika të Demokratizimit në Berlin.

“Është e vështirë të supozohet se ato, (partitë opozitare) do të dilnin më mirë në zgjedhjet e reja, të cilat vetëm do të ndërprisnin formimin e Qeverisë Kurti për disa muaj, si dhe do të rrezikonin shëndetin e qytetarëve, duke mbajtur zgjedhje të reja në kushte të pandemisë. Kjo vetëm do ta dëmtonte opozitën dhe përfundimi do të ishte po i njëjtë, ose Kurti do të fitonte përqindje edhe më të madhe”, ka thënë Weber në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50.28 për qind të votave. Më 22 mars të këtij viti, kjo parti ka formuar qeverinë e re, me 67 vota të deputetëve të Kosovës.

Kurti e ka formuar ekzekutivin e ri me partitë e komuniteteve joserbe. Qeveria e tij ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri, pesë prej të cilave do të drejtohen nga gratë.

Në mesin e sfidave të para të Kurtit është zgjedhja e presidentit të ri. Për këtë pozitë, LVV-ja, ka nominuar Vjosa Osmanin.

Megjithatë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë thënë se nuk do të kenë votë për Osmanin.

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pjesë e së cilës ka qenë edhe Osmani deri vonë, ka thënë se brenda ditësh do të merret vesh nëse LDK-ja do të përkrahë kandidaturën e Osmanit për presidente.

Pas një takimi të zhvilluar në mes të Osmanit dhe Abdixhikut më 24 mars, kreu i LDK-së ka thënë se vendimi për këtë gjë do të merret brenda organeve të partisë.

Kush i kontribuoi fitores së LVV-së?

Përgjatë intervistës, Weber ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë flet për ndryshimin më të madh në skenën politike të Kosovës, dhe se këtij realiteti, përveç përkrahjes ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, i kanë kontribuuar një varg çështjesh.

“Natyrisht ky është edhe rezultat i ndryshimeve të mëdha në mesin e gjeneratave të luftës dhe të atyre të pasluftës, gjeneratat të cilat e kanë formësuar politikën në Kosovë. Ndërkohë kemi pasur largimin e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit dhe largimin e pasardhësit të tij nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, si dhe zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe largimin e Isa Mustafës nga pozita e kryetarit. Kjo është një pikë kyçe, por edhe një test i madh për LVV-në, e cila fiton pushtetin pa ndonjë parti politike të koalicionit”.

Megjithatë, Weber beson se krijimi i qeverisë nga vetëm një parti, ka krijuar dinamikë të re në skenën politike në Kosovë, por edhe pritshmëri joreale.

“Kemi pasur për një kohë të gjatë dualizmin në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, në ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje rritej si parti e tretë kyçe. Kjo është hera e parë që kemi qeveri, që nuk është formuar përmes koalicionit, çka ndikon në ulje, në shkallë të madhe, të rolit të opozitës. Por kjo situatë krijon edhe pritshmëri joreale ndaj qeverisë, e cila nuk mund ta fajësojë askënd, as opozitën, apo ndonjë partnere të padisplinuar të qeverisë”.

“Duhet të definohen parimet e dialogut”

Pavarësisht pse Kurti nuk e ka përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për normalizim të marrëdhënieve, në mesin e prioriteteve të qeverisjes së tij, eksperti për Ballkanin vlerëson se procesi duhet të rinisë, por fillimisht atij i duhet ndryshim në aspektin e bashkëpunimit transatlantik, pasi sipas tij, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, duhet t’ia kthejnë kredibilitetin dialogut.

“Ky proces ka prekur pikën më të ulët në katër vitet e fundit të negociatave, drejt të ashtuquajturës marrëveshje gjithëpërfshirëse përfundimtare. Kjo gjë është shkaktuar edhe për shkak të rolit negativ të ekipit të BE-së, atëbotë, (ish-përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme) Federica Mogherinit dhe ekipit të saj, dhe marrja e rolit kyç nga administrata e (ish-presidentit amerikan, Donald) Trumpit, gjë që ka diskredituar rëndë këtë proces. Ky proces do të duhej të riniste edhe nëse nuk do të ishte Qeveria e Kurtit, e cila ka mesazh të qartë se si e sheh dialogun. Duhet rifillim në bashkëpunimin transatlantik sepse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të rikthejnë kredibilitetin e këtij procesi. Më pas duhet të definohen edhe parimet dhe qëllimet e këtij dialogu. Këto janë detyrat e bllokut evropian dhe SHBA-së.

Sipas tij, qasja e Kurtit në krejt këtë situatë mund ta lehtësojë, por në të njëjtën kohë edhe ta komplikojë procesin.

“Parimet e tij se Serbia duhet të pranojë që Kosova është e pavarur dhe do të vazhdojë të jetë e pavarur, dhe se Kosova është palë e barabartë në negociata, ka qenë në thelb të nisjes së dialogut dhe duhet të jetë pjesë kur të rinisë procesi. Por ka edhe parime tjera. Për negociatorët perëndimorë krijohen probleme nga insistimi i Prishtinës se nuk duhet bërë kompromise tjera. Nëse kjo gjë ka të bëjë me mungesë kompromisi për statusin e Kosovës, kjo gjë është absolutisht e drejtë. Mirëpo nëse dëshironi të zhvilloni negociata me Serbinë, me qëllim përfundimtar që Serbia ta njohë shtetin e Kosovës, atëherë të paktën diçka simbolike duhet të ketë për Beogradin. Në këtë rrafsh nuk duhet diskutuar statusi, por çështjet bilaterale, në të cilat ka hapësirë për negociata të vërteta”.

Kërkesën e Kurtit që Serbia të përballet me të kaluarën dhe krimet e luftës të kryera në Kosovë, Weber e sheh krejt të arsyeshme nga pozicioni i Kosovës.

Mirëpo këto kërkesa, sipas tij, nuk përputhen dot me skenën politike të Serbisë.

“Fokusi duhet të jetë që Kosova të kompletojë sovranitetin, integritetin e vet territorial dhe subjektivitetin ndërkombëtar përmes njohjes nga ana e Serbisë në fund të procesit, dhe në këtë mënyrë të sigurojë edhe njohjen nga pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, të cilat kanë dhënë shenja se mund ta ndjekin atë rrugë(të Serbisë)”.

“Tema e ndryshimit të kufijve nuk është në tavolinë”

Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës, në këmbim të Luginës së Preshevës, është shpërfaqur fillimisht në vitin 2018.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka qenë ndër të parët që ka përmendur këtë temë në publik, derisa edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka qenë në të mirë të korrigjimit të kufijve.

Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve, nëse pajtohen të dyja palët, derisa brenda vendeve të BE-së, kjo ide ka nxitur reagime pro dhe kundër.

Megjithatë, Weber beson se një gjë e tillë nuk do të kthehet më në tavolinën e negociatave. Dhe jo vetëm pse Thaçi nuk është më në pushtet.

“Çështja e ndryshimit të kufijve është flakur sapo është larguar administrata e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe Mogherinit. Sa i përket shqetësimit se Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të kthehet në instrument për autonomi rajonale apo degë e tretë e qeverisë, ky shqetësim është në tavolinë, mirëpo në dialogun që zhvillohet tani në Bruksel, thelbi i Asociacionit nuk është gjetur. Lëvizja Vetëvendosje ka pasur qëndrim të ashpër për çfarëdo forme, e lëre më substance të ndonjë Asociacioni. Jam i sigurt se kjo do të jetë pikë e vështirë për t’u negociuar”.

Për dallim nga tonet kritike për mënyrën e përfshirës së administratës Trump në procesin e dialogut Kosovë- Serbi, Weber është optimist se zgjidhje mund të këtë në kohën sa presidenti amerikan Joe Biden drejton Shtëpinë e Bardhë.

Ai shpreson që rikthimi i dialogut në një tjetër format mund të ndodhë në gjysmën e parë të këtij viti, të paktën në disa aspekte.

“Nëse definohen parimet dhe mund të rikthehet dialogu, besoj shumë se zgjidhja mund të gjendet gjatë mandatit të Bidenit”.

“Fati i liberalizimit të vizave është pasojë e dëmit kolateral”

Burime diplomatike të Bashkimit Evropian kanë thënë muaj më parë për Radion Evropa e Lirë se pengesa kryesore për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën vazhdon të jetë Franca, e cila aktualisht nuk e mbështet liberalizimin e vizave. Qëndrimin aktual të Francës e ka mbështetur edhe Holanda.

Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim vizash.

Megjithatë, kjo çështje ka ngecur në Këshillin e BE-së, pasi disa shtete nuk pajtohen për lëvizje të lirë për shtetasit e Kosovës.

Weber vlerëson se Kosova ka kryer punët e veta në këtë drejtim, në aspektin e plotësimit të kushteve.

”Më duhet të them se jam thellësisht i zemëruar. Është e turpshme se si Kosova është bllokuar në çështjen e liberalizimit të vizave, ndonëse kushtet janë plotësuar tash e disa vjet…. Fati i çështjes së liberalizimit të vizave është dëm kolateral dhe diçka që nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën. Krejt problemi qëndron te mungesa e unitetit brenda Bashkimit Evropian në çështjet e azilit dhe migrimit, andaj nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën, e cila ka kryer punët e saj. Ka pasur shenja vitin e kaluar se do të ketë përparim këtë vit, mirëpo fatkeqësisht deklaratat e fundit nga Parisi – që vazhdon të bllokojë liberalizimin – nuk kanë rritur shpresat.

Sipas tij, Qeveria e kaluar e Kosovës nuk ka qenë shumë intensive në këtë proces.

“Qeveria e Kurtit duhet të punojë shumë. Për dallim nga qeveria e kaluar, shpresoj se kjo qeveri do të ketë shtrirje më të mençur dhe më intensive te Parisi dhe të shpërfaqë situatën, sepse shumë supozime për migrim të paligjshëm, që lidhen me proces të liberalizimit, nuk janë të mbështetura në fakte, andaj këtu ka mbetur hapësirë për ngritje zëri, që nuk është mbushur nga qeveria e kaluar”, ka deklaruar mes tjerash Weber.

rel

PE, raport pozitiv për Shqipërinë, Santos: Vendi në rrugën e duhur për procesin e anëtarësimit në BE

Isabel SantosEurodeputetja dhe raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, tha se raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë është pozitiv, ndërsa vendi e meriton përparimin në rrugën e integrimit në BE.

Në një intervistë për “European Western Balkan”, Santos thekson se “besoj se fakti që në raport ne mbështesim caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare, është një sinjal shumë i mirë për qytetarët e Shqipërisë pasi ne besojmë se vendi është në rrugën e duhur në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE. Siç e dimë të gjithë, shqiptarët janë një nga popujt më proeuropianë, prandaj ky është një përfundim shumë i rëndësishëm”.

“Ne gjithashtu bëjmë një sërë rekomandimesh për tema që unë besoj se janë shumë të rëndësishme për Shqipërinë dhe qytetarët e saj, si forcimi i dialogut politik dhe institucioneve demokratike, nevoja për të përmirësuar pjesëmarrjen e shoqërisë civile, rëndësia e rritjes së niveleve të mediave dhe rritja e masave konkrete për të adresuar rënien demografike dhe largimin e trurit, ndër shumë të tjera. Unë gjithashtu do të doja të nënvizoja thirrjen për të vazhduar përpjekjet e bëra për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit”, nënvizon Santos.

https://multimedia.europarl.europa.eu/en/press-conference-by-isabel-santos-ep-standing-rapporteur-for-albania-and-ilhan-kyuchyuk-ep-standing_20210325-1400-SPECIAL-PRESSER_vd

Lidhur me hezitimin e vendeve anëtare për të ndjekur këshillat e Parlamentit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare Santos theksoi se “procesi i anëtarësimit është diçka që varet nga marrëveshja e çdo shteti anëtar, kjo është diçka që rezulton në një kombinim shumë të vështirë të faktorëve dhe që nganjëherë mund të çojë në ndonjë ngecje të procesit.

Nuk mund të flas për arsyetimet e shteteve anëtare, por ajo që mund të siguroj është se ekziston një shumicë e madhe që njeh progresin e Shqipërisë në rrugën e pranimit dhe që është gati për caktimin e KPGJ-së së parë. Disa shtete anëtare, për arsye të brendshme ose të jashtme, janë ende duke ngritur disa pyetje. Ky është funksionimi normal i procesit politik, ashtu si diskutimet tona politike këtu në Parlamentin Europian”.

Top Channel

Pa doreza – Donika Gërvalla, ministrja e jashtme e Kosovës

Donika Gërvalla SchwarzMinistrja e re e Kosovës Donika Gërvalla personifikon në biografinë e saj një pjesë shumë të madhe të historisë së shqiptarëve në këto pesë dekada. Cilësia e saj më e çmuar. Guximi për të thënë të vërtetën.

“Kush nuk e di nga vjen, nuk mund ta dijë se për ku është nisur“. Me këto fjalë, të huazuara nga Lao Tse, Donika Gërvalla-Schwarz hapi mesazhin falenderues në llogarinë e saj në Facebook, të hënën në mbrëmje, më 22 mars, menjëherë pasi u zgjodh si Ministre e jashtme nga Kuvendi i Kosovës. 49-vjeçarja nga Kosova jeton prej vitit 1991 në Gjermani, dhe jo gjithmonë ka qenë e  ekspozuar në jetën politike. Por kur hedh një vështrim në jetën e saj, sheh se ajo ka dhënë kontributin e saj jo pak të vogël në momentet vendimtare të historisë më të re të shqiptarëve

Plagë të hapura

Një nga vetitë më të spikatura të saj: Të folurit troç, pavarësisht çmimit që mund të paguajë. Një veçori që do ta ketë trashëguar nga i ati, Jusuf Gërvalla, poet, muzikant dhe gazetar kulturor, por edhe një kritik i ashpër i regjimit të Titos. Në vitin 1980, u detyrua të arratisej në Gjermani, së bashku me familjen e tij. Donika Gërvalla në atë kohë ishte tetë vjeçare dhe dy vjet më vonë, në janar 1982, do ta ndiente mbi supe brutalitetin e sistemit komunist jugosllav, kur shërbimi i fshehtë i atëhershëm do t’i vriste të atin dhe axhën, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, si dhe shokun e tyre, Kadri Zekën, jo larg banesës ku ajo jetonte në Stuttgart.

“Fakti që autoritetet gjermane nuk kanë qenë në gjendje ta zbardhnin vrasjen, ka të bëjë pikërisht me moskooperimin e autoriteteve serbe,” tha ajo  para ca kohësh në një intervistë televizive në Prishtinë. Dhe ky është një nga mijëra rastet e kosovarëve të zhdukur nga dhuna e regjimit të atëhershëm.

“Ne kemi disa plagë të hapura në këtë vend që nuk mund t’i fshehim. Ne nuk mund t’u themi thjesht qytetarëve tanë: Harrojeni të zhdukurit, të vrarët dhe krimet” tha Gërvalla duke iu referuar negociatave me Serbinë.

Pranvera shqiptare

Pas vrasjes së të atit, familja kërkoi strehim në Shqipëri, asokohe një nga diktaturat më të egra staliniste. Regjimi komunist u përpoq ta përdorte strehimin e familjes së njohur kosovare për të përmirësuar imazhin e tij në botë. Donika e vogël do të shihej  në televizionin publik të Shqipërisë, duke i dorëzuar buqetën e karafilave nga Gjermania udhëheqësit  ose duke luajtur si flautiste në koncertet propagandistike të regjimit.

Por më vonë, si studente e Akademisë së Arteve do të ishte nga të parat që do të merrte pjesë në grevën e urisë në pranverën e vitit 1991 që do të çonte përfundimisht në rrëzimin e regjimit komunist të Ramiz Alisë.

Në shërbim të Kosovës

Prej atëherë angazhimi i saj politik do t’i kushtohej Kosovës, e cila më 2 korrik 1990 ishte shpallur shtet i pavarur. Në Hamburg, si studente e drejtësisë por edhe nënë e re, e shihje ato kohë mes ambienteve të Universitetit, çerdheve dhe protestave kundër sistemit shtypës të Milosheviçit në Kosovë.

Si zëdhënëse e degës gjermane të LDK-së, do ta shihje në ato vite jo rrallë duke debatuar në televizionet gjermane me asokohe ende opozitarë serbë, si Zoran Xhinxhiç apo Vesna Peshiç. Në këto debate ajo argumentonte me qetësi dhe rrjedhshëm se përse Milosheviçi duhet ishte në Hagë dhe se përse Kosova duhet të ishte shtet i pavarur.

E padëshiruar në LDK

Kush i sheh këto video më parë është çuditur se përse një personalitet si Gërvalla po hyn me aq vonesë në vendimmarrjen e Kosovës. Por në Kosovën e pasluftës, nuk kishte vend për politikanen e re, e cila nuk kishte frikë të tregoheshe „e guximshme edhe ndaj miqve“ (për ta shprehur me poeten austriake Ingeborg Bachmann). Pas një periudhe të gjatë, e shkëputur nga jeta publike e teksa punonte si përkthyese në Bon dhe jetonte së bashku me pesë fëmijë dhe bashkëshortin gjerman, ish-deputetin demokristian Stefan Schwarz, në vitin 2018 ndërmori përpjekjen e parë për të hyrë në parlamentin e Kosovës si kryetare e degës gjermane të LDK-së.

Qëllimi i saj dhe i disa të tjerëve rreth Vjosa Osmanit ishte reformimi i LDK-së. Por aktivistë  si ajo, të ardhur nga mërgata, pa varësi ekzistenciale nga pushteti politik, nuk i duheshin Kosovës asaj kohe. Isa Mustafa e nxori Donika Gërvallën me forcë nga mbledhja e kryesisë.

Gërvalla nuk rreshti aktivitetin e saj për reformimin e Kosovës, ndërtimin e shtetit ligjor, denoncimin e korrupsionit dhe krimit në politikën e deritanishme në Kosovë. Derisa  e ftoi Albin Kurti, i cili gjithnjë ka pasur një sy të veçantë nga mërgata dhe ajo garoi në kuadër të listës “Guxo” të Vjosa Osmanit.

Tani dyshja Kurti-Gërvalla do të shihen më shpesh së bashku duke përfaqësuar interesat e Kosovës në dialogun me Serbinë. Megjithëse që të dy kanë besim te BE-ja, te administrata e Joe Bidenit dhe Gjermania, as Gërvalla, as Kurti, nuk janë nga ata që nënshkruajnë symbyllur si në rastin e marrëveshjes Vuçiç-Hoti, vitin e kaluar në Uashington, e cila u arrit nën presionin e Presidentit Trump.

Gërvalla pritet të drejtohet në politikën e saj nga vlerat gjermane. Në një intervistë, Gërvalla tha para ca kohësh, se për të arritur një nivel me Kosovën, Serbia, duhet të ndjekë shembullin e reflektimit të Gjermanisë ndaj së shkuarës naziste dhe të ndihmojë së pari  në mbylljen e plagëve të së kaluarës para se të nisim bisedimet për të ardhmen.

Edhe përsa i përket Bashkimit kombëtar në një hapësirë territoriale ajo flet me karta të hapura dhe sërish merr një shembull nga Gjermania: “Gjermanët asnjëherë nuk u shprehën kundër bashkimit të tyre. Edhe unë nuk kam sesi të jem kundër. Por sesi do të  realizohet ky bashkim, në kuadër të BE-së ose jo, këtë nuk mund ta them. Por mund të them se kjo do të ndodhë në mirëkuptim të plotë me fqinjët.”

dw