Gërvalla: Kosova, e hapur për epokë të re me Serbinë

unMinistrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla ka thënë se pavarësisht dëmit të shkaktuar nga Serbia, Kosova mbetet e hapur për dialog me këtë shtet.

Sipas saj, sa më parë që Serbia e pranon realitetin e Kosovës së pavarur, aq më shpejt do të dilet nga situata.

“Ne mbesim të hapur me gjithë dëmin që na ka shkaktuar Serbia, të zgjatim dorën dhe të fillojmë një epokë të re”, ka thënë ajo gjatë fjalimit të mbajtur në takimin e radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, ajo ka kërkuar që Serbia të identifikojë kriminelët e luftës dhe t’i ndëshkojë ata.

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Nikolla Sellakoviq ka thënë se pala serbe është gati për dialog, por jo edhe për ultimatime që ka vënë Qeveria e re në Kosovë.

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka thënë se ka biseduar si me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ashtu edhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, për rëndësinë e vazhdimit të dialogut në mes të të dyja vendeve.

Ai ka thënë se nuk ka formulë për dialog dhe se zgjidhja duhet të burojë nga brenda.

Thirrje për vazhdim të dialogut në mes të të dyja vendeve kanë bërë edhe vendet tjera pjesëmarrëse në takim, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Norvegjinë.

Formimi i institucioneve të reja në Kosovë

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla ka thënë se Kosova ka hyrë në epokë të re politike, teksa ka përmendur fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt.

Ajo ka thënë se Qeveria e re e Kosovës do të punojë për reforma në drejtësi dhe investime të huaja, dhe luftim të korrupsionit.

Edhe shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka përmendur zgjedhjet në Kosovë duke thënë se ato janë mbajtur në mënyrë të duhur.

Ai ka përmendur faktin se prej kur ka shpërthyer pandemia, Kosova është udhëhequr nga tri qeveri të ndryshme, çka ka rritur edhe më shumë rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në këtë vend.

“Dalja ka qenë e madhe”, ka thënë ai, duke përmendur se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar mbi gjysmën e votave në këtë proces.

Ai ka thënë se Qeveria e Kurtit ka shumë mundësi, ashtu sikurse shumë sfida, duke përmendur premtimet e tij për vende te reja puna, dhe luftim të krimit dhe korrupsionit.

“Hapja e dyerve për të ardhmen kërkon transformim dhe ndryshim të prioriteteve, të cilat reflektohen në fjalë dhe vepra. Ulja e tensioneve po ashtu kërkon që pushteti dhe partitë opozita dëshmojnë aftësitë e tyre për t’u bashkuar në interesa më të gjera”, ka thënë ai.

Mes tjerash, Tanin ka përmendur se Vjosa Osmani është kthyer në gruan e dytë të zgjedhur në krye të pozitës së presidentit të Kosovës.

Përballja e Kosovës me pandeminë

Mes tjerash, Gërvalla ka falënderuar miqtë dhe aleatët e Kosovës për sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

Kosova ka nisur procesin e vaksinimit kundër koronavirusit më 29 mars, pas sigurimit të 24,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, përmes programit COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Ky vend është thënë se do të pranojë edhe 76,800 doza tjera të vaksinës së AstraZeneca nga ky program në periudhën prill-qershor, ashtu sikurse mbi 100,000 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech, deri në fund të qershorit.

Refuzimi i Rusisë ndaj flamurit të Kosovës

Në nisje të këtij takimi përfaqësuesi i Rusisë në këtë trup, i ka kërkuar ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvallës, që të mos prezantohet me flamurin e Kosovës në këtë takim.

Ai ka thënë se disa vende anëtare të Kombeve të Bashkuara nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, andaj ajo nuk mund të prezantohet me këtë simbol.

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në këtë takim, ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme kërkesën e Rusisë.

Megjithatë, pas një ndërprerjeje, mbledhja ka vazhduar ashtu siç ka nisur, me flamurin e Kosovës mbrapa Gërvallës.

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Nikolla Sellakoviq, e ka quajtur abuzim takimin në formatin virutal, me shfaqjen e flamurit të Kosovës në takim.

“Abuzimet të tilla janë absolutisht të papranueshme”, ka thënë ai, duke shtuar se një gjë e tillë përbën shkelje të rregullave të Këshillit të Sigurimit.

rel

Ministria e Shëndetësisë: 2862 testime, 234 raste të reja, 5 humbje jete dhe 634 të shëruar

Ministria e shendetesiseMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 2862 testimeve, 234 qytetarë  kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 55 raste në Tiranë, 23 në Shkodër, 14 në Korçë, 13 në Pogradec, nga 10 raste në Durrës, Gjirokastër, nga 8 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 7 raste në Krujë, Vlorë, Divjakë, nga 5 raste në Fier, Sarandë, Dibër, Gramsh, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Shijak, nga 3 raste në Elbasan, Malësi e Madhe, Peqin, nga 2 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Kuçovë, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Tropojë, Mallakastër, Mat, Selenicë, Kolonjë, Këlcyrë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Korça të moshave 78 – 85 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 634 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,903 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Prill 2021)

Raste të reja ditore 234
Të shëruar në 24 orë 634
Të shtruar në spitale 192
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2862

Testime totale 594,452
Raste pozitive 128,752
Raste të shëruara 98,903
Raste Aktive 27,523
Humbje jete 2,326
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19673
Fier 2361
Durrës 1161
Gjirokastër 1122
Shkodër 932
Korçë 726
Vlorë 572
Dibër 341
Kukës 315
Elbasan 215
Berat 56
Lezhë 49

IKShPK: prej 3788 mostrave kemi 494 raste pozitive, 12 të vdekur dhe 1009 të shëruar!

IKSHPKGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.788 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 494 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 151 raste, Gjakovë 42 raste, Gjilan 30 raste, Pejë 23 raste, Vushtrri 23 raste, Fushë-Kosovë 22 raste, Mitrovicë 22 raste, Ferizaj 21 raste, Malishevë 17 raste, Deçan 15 raste, Viti 14 raste, Skenderaj 12 raste, Drenas 11 raste, Podujevë 11 raste, Kaçanik 10 raste, Klinë 9 raste, Obiliq 9 raste, Suharekë 9 raste, Istog 7 raste, Kamenicë 7 raste, Prizren 7 raste, Shtime 7 raste, Hani i Elezit 5 raste, Junik 4 raste dhe me nga dy raste komunat Graçanicë, Lipjan dhe Rahovec.

Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (80, 73 vjeç), Obiliq 2 raste (73, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (75, 74 vjeç), Deçan 1 rast (82 vjeç), Ferizaj 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (63 vjeç), Mitrovicë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 1.009 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 83.591 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.236.
Numri total i rasteve pozitive është 98.835 raste nga 482.413 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.008 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 4045 testeve, kemi 1129 raste të reja, 27 viktima dhe 1152 persona të shëruar

E marteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 4045 teste dhe u regjistruan 1129 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 458(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Manastir – 96(me 91.983 banorë)
  • Kumanovë – 82(me 109.228 banorë)
  • Prilep – 54(me 75.132 banorë)
  • Veles –47(me  54.384 banorë)
  • Tetovë – 44(në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kavadarci – 36(me 38.741 banorë)
  • Gostivar – 33(111.252 banorë)
  • Shtip – 32(me 43.625 banorë)
  • Koçani –28(me 37.758 banorë)
  • Kërçovë – 27(me 56.937 banorë)
  • Ohër- 25(51.591 banorë)
  • Strumica – 22(me 57.175 banorë)
  • Vallandovë – 18(me  11.773 banorë)
  • Negotinë – 17(me  19.327 banorë)
  • Gjevgjeli – 17(me 22.706 banorë)
  • Strugë – 15(me 65.801 banorë)
  • Radovish – 13(me 29.100 banorë)
  • Resnjë –10(me 16.313 banorë)
  • Berovë – 7(me 12.813 banorë)
  • Probishtip – 7(me 15.085 banorë)
  • Sveti Nikollë – 6(me 17.683 banorë)
  • Kriva Pallanka – 6(me  20.820 banorë)
  • Delçevë –6(me 17.713 banorë)
  • Vinicë – 6(me 19.391 banorë)
  • Demir Kapi – 3(me  4.039 banorë)
  • Demir Hisar –3(me 8.177 banorë)
  • Kratovë – 3(me 9.376 banorë)
  • Krushevë – 2(me 9.418 banorë)
  • Bogdanci– 2(me 8.178 banorë)
  • Pehçevë – 2(me 5.517 banorë)
  • Makedonska Kamenica – 1(me  7.524 banorë)
  • Dojran– 1(me 3.324 banorë)
Janë raportuar se gjithsej 27 persona kanë ndërruar jetë: 12 nga Shkupi (60, 65, 66, 66, 69, 73, 74, 77, 78, 78, 79 dhe 82), nga 3 persona nga Manastiri (60, 66 dhe 79) dhe Ohri (58, 66 dhe 77), nga 2 persona nga Kumanova (59 dhe 75) dhe Tetova (54 dhe 68) dhe nga 1nga Prilepi (86), Veles (56), Gostivar (76), Strumicë (73) dhe Kërçovë (63).
Janë regjistruar 1,152 pacientë të rikuperuar edhe atë në:
-Shkup 574-Kumanovë 69-Veles 67-Manastir 64-Prilep 60-Tetovë 45Kavadarci 38-Shtip 35-Strumica 30-Gostivar 27-Koçani 16-Negotinë dhe Gjevgjeli nga 15 -Radovishi 12-Resnja 11-Kërçova dhe Probishtipi nga 10- Kriva Palanka dhe Vinica nga 8-Berova 7-Demir Kapia 6- Dibra dhe Vallandova nga 4-Sveti Nikola 3-Ohër, Dellçevë, Bogdanci, Demir Hisar, Pehçevë dhe Dojran nga 2-Kratova dhe Makedonski Brod nga 1.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 674,378 teste të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID  që nga fillimi i epidemisë është 143,162, numri i pacientëve të rikuperuar është 118,946, numri i vdekjeve është 4,289 dhe numri i rasteve aktive është 19,927.
Kufizimi i levizjes
Kujdes!
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

Rrinisin fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza”, ndalohen 3 kontrollorë ajrorë

Tirana_AirportNë Shqipëri, një ditë pas protestës së kontrollorëve ajrorë, që çoi në bllokimin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit, sot rinisën fluturimet e emergjencës, ndërsa nesër, sipas deklaratave të ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, do të rifillojnë dhe linjat e tjera ajrore. Mësohet se autoritetet kanë arritur të marrin një grup specialistësh nga Turqia për të siguruar vijimin e aktivitetit, ndërkohë që janë në kontakte me kontrollorët shqiptarë, për rikthimin e tyre në detyrë. Një hetim i nisur nga Prokuroria çoi sot në ndalimin e tre kontrollorëve të cilët dyshohet të kenë organizuar protestën

Një avion i kompanisë Air Albania, me një ngarkesë vaksinash, u ul sot pasdite në pistën e aeroportit Nënë Tereza, pas njoftimit të autoriteteve se kishin siguruar shërbimin e organizmit të trafikut ajror, të paktën për fluturimet emergjente. Ndërsa siç bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, nga nesër “që nga orët e para të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës, do të filojmë të kemi operime normale në aeroportin e Rinasit, për të gjithë udhëtarët e fluturimeve tregtare. Pra të gjitha kompanitë që janë të skeduluara dhe të gjitha kompanitë charter që operojnë në Republikën e Shqipërisë”.

Ministrja nuk bëri të ditur se si do të bëhej e mundur një gjë e tillë, në kushtet e mungesës së kontrollorëve. Por mësohet se një grup specialistësh turq do të zëvendësojnë kolegët e tyre shqiptarë, të cilët dje nisën një protest të paprecedentë për shkak të një vendimi të shoqërisë Albcontroll të prilllit të vitit të kaluar për thuajse përgjysmimin e të ardhurave të tyre mujore, si pasojë e rënies së fluksit të fluturimeve në situatën e pandemisë.

Fillimisht ishte një grup i vogël kontrollorësh që deklaroi paaftësinë për të punuar për shkak të stresit financiar. Por nisja e procedurave të shkarkimit nga puna për ta, u bë shkak, që me të njejtin arsyetim, atyre t’u bashkoheshin dhe kontrollorë të tjerë.

Autoritetet folën dje për një grevë të paligjshme, me një prapavijë politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit dhe reaguan gjithashtu me gjuhën e forcës. Policia ushtarake mori nën ruajtje kullën e trafikut ajror, ndërsa kontrollorëve që nuk kryenin detyrën ju kërkua të largoheshin nga mjediset e punës.

Albcontrol ngriti padi dje pasdite ndaj disa prej kontrollorëve, të konsideruar si “organizatorë të kësaj proteste”. Prokuroria e Tiranës nisi që mbrëmë veprimet e para, dhe në polici u shoqëruan të paktën 24 kontrollorë. Ndërsa 21 prej tyre u lanë të lirë gjatë ditës së sotme, për tre të tjerë është nxjerrë një urdhër ndalimi nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim. Menjëherë më pas avokati i tyre Rezart Kthupi, tha se “kjo akuzë nuk mund të ngrihet ndaj një punonjësi të një shoqërie anonime. Gjykoj se kjo mund të ngrihet vetëm ndaj një punonjësi që ushtron një funksion në një institucion shtetëror për shpërdorim detyre shtetërore. Nuk e di se me çfarë arsyeje prokuroria gjen këtë si vepër penale për të ngritur akuzën”.

Sipas procesverbalit të ndalimit, ku citohen dhe komunikime telefonike, të tre kanë “ndikuar te vartësitë e tyre, për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën”.

Për ndalimin e tyre pritet të shprehet gjykata, ndërkohë që Albcontrol mësohet se po vijon kontaktet me pjesën tjetër të kontrollorëve për rikthimin e tyre në punë.

voa

Ministria e Shëndetësisë: 3024 testime, 317 raste të reja, 6 humbje jete dhe 529 të shëruar

Tabella 8 prillMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3024 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 317 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
87 raste në Tiranë, 30 raste në Fier, 20 raste në Berat, 18 raste në Vlorë, 16 raste në Librazhd, 15 raste në Durrës, Elbasan, 13 raste në Shkodër, 8 raste në Korçë, Sarandë, 7 raste në Devoll, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Krujë, Kamëz, 5 raste në Lushnje, 4 raste në Kurbin, Lezhë, Peqin, 3 raste në Mirditë, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Kukës, Mat, Divjakë, Dibër, Malësi e Madhe, Poliçan, 1 rast në Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Ura-Vajgurore, Selenicë, Belsh, Vorë, Maliq, Patos, Cërrik, Këlcyrë, Konispol.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 69 – 90 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 529 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 96,129 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 247 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (08 Prill 2021)

Raste të reja ditore 317
Të shëruar në 24 orë 529
Të shtruar në spitale 247
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 3024

Testime totale 580,615
Raste pozitive 127,509
Raste të shëruara 96,129
Raste Aktive 29,083
Humbje jete 2297

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20608
Fier 2541
Durrës 1205
Gjirokastër 1205
Shkodër 1021
Vlorë 707
Korçë 719
Kukës 344
Dibër 338
Elbasan 254
Lezhë 102
Berat 39

IKShPK: prej 5502 mostrave kemi 871 raste pozitive, 12 të vdekur dhe 642 të shëruar!

kujdesGjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 5.502 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 871 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 249 raste, Prizren 93 raste, Ferizaj 89 raste, Gjilan 69 raste, Mitrovicë 59 raste, Gjakovë 44 raste, Pejë 44 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 29 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Kamenicë 17 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Klinë 11 raste, Malishevë 11 raste, Istog 10 raste, Kaçanik 9 raste, Shtime 9 raste, Viti 9 raste, Suharekë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 3 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Hani i Elezit, Kllokot dhe Leposaviq.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Vushtrri 3 raste (83, 79, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (65, 64 vjeç), Podujevë 2 raste (76, 65 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Skenderaj 1 rast (88 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 642 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.132 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.120.
Numri total i rasteve pozitive është 96.212 raste nga 462.166 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.960 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Covid 19: prej 3927 testeve, kemi 1163 raste të reja, 35 viktima dhe 854 persona të shëruar

E enjteGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 4438 teste dhe u regjistruan 1302 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 473 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Manastir – 100 (me 91.983 banorë)
  • Kumanovë – 90 (me 109.228 banorë)
  • Prilep – 62 (me 75.132 banorë)
  • Ohër- 50 (51.591 banorë)
  • Strumica – 45 (me 57.175 banorë)
  • Tetovë – 36 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Kërçovë – 32 (me 56.937 banorë)
  • Shtip – 32 (me 43.625 banorë)
  • Veles –29 (me  54.384 banorë)
  • Kavadarci – 28 (me 38.741 banorë)
  • Gostivar – 27 (111.252 banorë)
  • Koçani –27 (me 37.758 banorë)
  • Gjevgjeli – 22 (me 22.706 banorë)
  • Strugë – 14 (me 65.801 banorë)
  • Sveti Nikollë – 14 (me 17.683 banorë)
  • Negotinë – 12 (me  19.327 banorë)
  • Radovish – 12 (me 29.100 banorë)
  • Vallandovë – 11 (me  11.773 banorë)
  • Resnjë –11 (me 16.313 banorë)
  • Vinicë – 10 (me 19.391 banorë)
  • Kriva Pallanka – 7 (me  20.820 banorë)
  • Berovë – 7 (me 12.813 banorë)
  • Demir Kapi – 3 (me  4.039 banorë)
  • Demir Hisar –3 (me 8.177 banorë)
  • Delçevë –2 (me 17.713 banorë)
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë)
  • Krushevë – 1 (me 9.418 banorë)
  • Bogdanci– 1 (me 8.178 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)

Janë raportuar gjithsej 35 persona që kanë ndërruar jetë: 7 nga Shkupi (39, 63, 65, 75, 76, 77, 79), nga 4 pacientë nga Kavadarci (56, 68, 73, 77) dhe Shtipi (47, 69, 70, 78), 3 persona nga Strumica (71 , 81,81), nga 2 pacientë nga Prilepi (76 dhe 82), Velesi (72, 85), Kriva Pallanka (60 dhe 72) dhe Manastiri (63 dhe 69), nga 1 Pacient nga Kumanova (66), Gostivar (78), Negotinë (82), Gjevgjeli (62), Sveti Nikole (64), Radovish (68), Ohër (64), Kërçovë (69) dhe Resnjë (71).

Janë rregjistruar 854 pacientë të rikuperuar në: -Shkup 475-Prilep 52-Veles 40-Kumanova 37-Kavadarci 36-Tetova 27-Kocani 25-Gostivar 23-Negotina 22-Berova 18-Shtip 16-Kriva Palanka 13-Gjevgjelia 12-Strumica dhe Sveti Nikole nga 9-Radovish dhe Valandova nga 8-Vinica 7-Probishtip 3-Delçeva, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Makedonska Kamenica nga 2-Manastiri, Demir Kapia, Krusheva, Bogdanci, Kratova dhe Dojrani nga 1.
 
Deri më tani, janë kryer gjithsej 655.924 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i epidemisë është 138.891, numri i pacientëve të rikuperuar është 112.619, numri i të vdekurve është 4.108 dhe numri i rasteve aktive është 22.164.
Kufizimi i levizjesKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

LSHD: Në bazë zë kushtetutës unitare, liderët e dy partive sllave kanë ekskluzivitetin mbi pushtetin dhe vendimmarrjet politike…

IluzioniReagim i Lëvizjes për Shtet dhe Drejtësi për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë.

Vendimi për shtyerjen e regjistrimit të popullsisë, i marrë ne takimin kokë më kokë mes kryeministrit Zaev dhe liderit të VMRO Mickovski, duke përjashtuar partitë shqiptare nga vendimmarrja, është dëshmia e radhës që flet qartë jo vetëm për mungesën e plotë të kohezionit ndëretnikë, por edhe të një dialogu minimal ndëretnikë që do të siguronte qëndrueshmërinë e shtetit. Liderët e dy partive sllave, me këtë takim, dhe me këtë vendim dhanë mesazhin e qartë dhe moskokëçarës për ekskluzivitetin që kanë mbi pushtetin dhe vendimmarrjet politike për fatin e shtetit, të cilin ua mundëson pikërisht kushtetuta unitare, e cila shtetin e definon si shtet komb të sllavëve të vetëquajtur “maqedonas”. Vendimi për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë edhe pas 20 viteve nga regjistrimi i fundit dhe arroganca me të cilin ju imponua shqiptarëve vullneti politik i bashkësisë etnike sllave për të shtyrë regjistrimin, dha mesazhin e qartë për mungesën e plotë të gatishmërisë për bashkëjetesë me shqiptarët si dy popuj të barabartë.

Nga ana tjetër, gatishmëria e partive politike shqiptare në koalicionin qeverisës për të votuar symbylluri vendimin paraprakisht të marrë nga dy partitë sllave për shtyerjen e regjistrimit, tregon vasalitetin e tyre politik ndaj partive sllave.

Nisur nga kërcënimi që përfaqëson kushtetuta aktuale për të ardhmen e shqiptarëve në këtë shtet, si dhe rrezikun permanent për konflikte ndëretnike, LSHD fton të gjitha forcat përparimtare, partitë politike dhe aktivist të shoqërisë civile me agjenda kombëtare, dhe të gjithë ata që duan një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre të drejtojnë tehun e revoltës dhe të gjitha aktivitetet politike drejtë ndryshimit të kushtetutës si burimin kryesor të diskriminimit dhe çelësin e zgjidhjes së çështjes shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë, çdo përfaqësues shqiptar në institucionet e shtetit, parlament, ekzekutiv duhet të ndjejë trysninë e fortë dhe pa kompromis të shoqërisë shqiptare, për t’ua bërë atyre të qartë përgjegjësinë morale, politike, historike dhe pse jo në një të ardhme edhe atë penale, për çdo miratim dhe votim të vendimeve dhe ligjeve në dëm të interesave të shqiptarëve.

Lëvizja për Shtet dhe Drejtësi

Prej sot mbyllen edhe Objektet gastronomike, bastoret dhe kazinotë

Kufizimi i levizjesPrej sot hynë në fuqi edhe kufizimet për funksionimin e objekteve gastronomike gjegjësisht ato prej sot do të jenë të mbyllura për vizitorë. Të njëjtit mund të realizojnë porosi dhe të shërbejnë në sportel. Prej sot do të mbyllen edhe bastoret dhe kazinotë, të cilat gjithashtu mund të realizojnë punën e tyre vetëm përmes sportelit. Këto masat momentalisht do të jenë në fuqi deri më 20 prill.

Gjatë kësaj periudhe, personat që jetojnë nëpër apartamente do të kenë të drejtë që në perimetër prej 100 metrave nga adresa e tyre, ti shëtisin kafshët e tyre shtëpiake.

Edhe puna e klubeve të fitnesit, sallave sportive, si dhe mbajtja e trajnimeve dhe konferencave është e ndaluar.

Prej ditës së djeshme, në fuqi është ora policore gjegjësisht kufizimi i lëvizjes prej orës 20:00 deri në ora 05:00.