Covid 19: prej 3246 testeve, kemi 734 raste të reja, 35 viktima dhe 621 persona të shëruar

E dielGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 3246 teste dhe u regjistruan 734 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 313 (territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Manastir – 75 (me 91.983 banorë)
  • Kumanovë – 46 (me 109.228 banorë)
  • Prilep – 38 (me 75.132 banorë)
  • Tetovë – 36 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Veles –34 (me  54.384 banorë)
  • Gostivar – 26 (111.252 banorë)
  • Ohër- 24 (51.591 banorë)
  • Strumica – 22 (me 57.175 banorë)
  • Kavadarci – 19 (me 38.741 banorë)
  • Shtip – 17 (me 43.625 banorë)
  • Koçani –14 (me 37.758 banorë)
  • Vinicë – 10 (me 19.391 banorë)
  • Gjevgjeli – 10 (me 22.706 banorë)
  • Kërçovë – 9 (me 56.937 banorë)
  • Negotinë – 9 (me  19.327 banorë)
  • Resnjë –8 (me 16.313 banorë)
  • Berovë – 4 (me 12.813 banorë)
  • Radovish – 3 (me 29.100 banorë)
  • Vallandovë – 3 (me  11.773 banorë)
  • Delçevë –3 (me 17.713 banorë)
  • Dojran– 2 (me 3.324 banorë)
  • Bogdanci– 2 (me 8.178 banorë)
  • Sveti Nikollë – 2 (me 17.683 banorë)
  • Strugë – 1 (me 65.801 banorë)
  • Kriva Pallanka – 1 (me  20.820 banorë)
  • Kratovë – 1 (me 9.376 banorë)
  • Makedonski Brod – 1 (me  6.166 banorë)
  • Dibër – 1 (me 20.863 banorë)

Janë raportuar gjithsej 35 raste të vdekjes: 12 nga Shkupi (87, 84, 81, 80, 77, 75, 74, 72, 72, 70, 70, 61), 6 nga Manastiri (88, 84, 75, 63, 63 dhe 59), 4 nga Ohri ( 78, 75, 73 dhe 28), – nga 2 nga Gjevgjelia (75 dhe 64), Kumanova (73 dhe 60), Demir Kapia (83 dhe 63) dhe Kërçova (78 dhe 68) dhe – nga 1 nga Gostivari (77) , Kocani (79), Vinica (72), Veles (67) dhe Radovish (49).

Janë regjistruar 621 pacientë të rikuperuar në: -Shkup 330-Kavadarci 40-Veles 37-Tetova 29-Shtip 25-Negotina 21-Gostivar 19
-Manastir 18- Gjevgjelia 14-Kumanova dhe Kocani nga 13 -Demir Kapia 10 -Probishtip dhe Kërçovë nga 9 -Sveti Nikole 8-Berova 7-Pehçevë 6-Resnja 4-Bogdanci 3-Prilep dhe Kratova nga 2 -Vinica dhe Demir Hisari nga 1.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 641.573 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i epidemisë është 134.867, numri i pacientëve të rikuperuar është 109.297, numri i vdekjeve është 3.940 dhe numri i rasteve aktive është 21.630. 
MaskaKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 4086 mostrave kemi 680 raste pozitive, 9 të vdekur dhe 465 të shëruar!

transmetimi

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.086 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 680 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 177 raste, Gjilan 58 raste, Ferizaj 51 raste, Gjakovë 51 raste, Mitrovicë 46 raste, Pejë 39 raste, Podujevë 32 raste, Vushtrri 28 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Kamenicë 20 raste, Viti 19 raste, Prizren 17 raste, Istog 14 raste, Klinë 14 raste, Lipjan 14 raste, Shtime 13 raste, Suharekë 10 raste, Hani i Elezit 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Skenderaj 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Obiliq 5 raste, Rahovec 3 raste, Junik 2 raste, Kaçanik 2 raste, Shtërpcë 2 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Zubin-Potok.
Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (69, 67, 53 vjeç), Gjakovë 2 raste (80, 79 vjeç), Deçan 1 rast (78 vjeç), Malishevë 1 rast (74 vjeç), Podujevë 1 rast (66 vjeç) dhe Viti 1 rast (65 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 465 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.433 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.307.
Numri total i rasteve pozitive është 93.655 raste nga 443.122 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.915 raste të vdekjes.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Parlamenti i Kosovës provon sot sërish zgjedhjen e presidentit

parlamentiMungesa e vetëm një vote më shumë, bëri që parlamenti i Kosovës të ndërpresë seancën e së shtunës mbrëma për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Prania fizike e më shumë se tetëdhjetë deputetëve mundësoi hapjen e seancës, por në kutinë e votimit u hodhën më pak vota se 80 vota. Sipas kushtetutës së Kosovës në votim për presidentin duhet të marrin pjesë dy të tretat e deputetëve të parlamentit 120 vendesh të Kosovës.

Raundi i parë i votimeve u përsërit dy herë dhe ndërsa herën e parë pati 78 vota në kuti, herën e dytë ishin 79.

Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, paraqiti dy kandidatura për këtë post: Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, që kishte kandidat në listën e lëvizjes Vetëvendosje. Pjesëmarrja në votim e dy e më shumë kandidatëve, është e domosdoshme në mënyrë që të mund të fillojë procedura për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para të votimit duhen 80 vota, ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë sërish të paktën 80 deputetë.

Fillimi i seancës shënon hapjen e procesit të zgjedhjes së presidentit duke përmbushur kriterin e kushtetues se “zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimi të mandatit të Presidentit aktual”.

Ky mandat përfundon më 5 maj dhe data e fundit në të cilën parlamenti i Kosovës duhej të fillonte procesin e zgjedhjes së presidentit, ishte e hëna me 5 prill. Tanimë seanca është e hapur dhe sipas juristëve, votimi mund të përsëritet deri më 5 maj. Sipas tyre, pas asaj date, Kosova rrezikon të hyjë në një periudhë paqartësie kushtetuese.

Seanca për zgjedhjen e presidentit pasoi përplasje të ashpra politike në dy ditët e fundit.

Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të premten të sigurojë numrin e mjaftueshëm të votave për të miratuar në procedurë të përshpejtuar ndryshimin e ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, kërkesë që u hodh papritmas duke nxitur shumë reagime e pakënaqësi të opozitës.

Madje Lidhja Demokratike e cila ishte zotuar se do të marrë pjesë në votimin për presidentin, tha se nuk do të ofrojë një mbështetje të tillë nëse nuk tërhiqet kërkesa e lëvizjes Vetëvendosje.

Të shtunën pasdite kërkesa u tërhoq duke bërë që në seancë të marrin pjesë edhe deputetët e Lidhjes Demokratike, por disa nga deputetët e saj nuk u përfshinë në votim, ndonëse ishin të pranishëm në seancë.

Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë hedhur poshtë mundësinë që të votojnë kandidaten e lëvizjes Vetëvendosje për këtë post, Vjosa Osmani.

Dështimi i zgjedhjes së presidentit do ta çonte vendin në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve edhe diplomatët perëndimor kanë bërë thirrje që të shmanget një mundësi e tillë në një periudhë kur Kosova përballet me situatë të rëndë shëndetësore e ekonomike për shkak të pandemisë së COVID-19.

Para seancës ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, tha se “qëndrimi i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar. Ne mbështesim votimin në parlament. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të parlamentit të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar kuorumin”, shkroi ai.

Edhe diplomatë të tjerë perëndimorë bënë thirrje për pjesëmarrje në votim.

voa

Ndërprerja e seancës: Vjosa Osmani ende pa kuorum të mjaftueshëm

VjosaDrama politike në Kosovë vazhdon. Ndërprerja e seancës parlamentare për zgjedhjen e presidentes të dielën në mesnatë u bë pas mosarritjes së numrit të duhur të deputetëve. Kritika nga BE për Albin Kurtin.

Në Kosovë deri në mesnatën e së dielës vazhdoi seanca për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, pastaj ajo u ndërpre në mungesë të kuorumit prej 2/3 të deputetëve. Dy herë u përsërit votimi në raundin e parë, por, në proces të votimit merrnin pjesë vetëm 79 deputetë. Tre deputetë të LDK-së nuk merrnin pjesë në votim dhe kjo bëri që të mos sigurohet numri i mjaftueshëm i votave, prej 2/3. Seanca për zgjedhjen e presidentit vazhdon të dielën pasdite.

Opozita: Kryeministri kërkon kontroll absolut mbi institucionet

Tri parti opozitare, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe lista Srpska, nuk morën pjesë në seancën për zgjedhjen e presidentit. Udhëheqësi i PDK-së Enver Hoxhaj, para se partia e tij të largohet nga seanca tha, se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti po e emëron Vjosa Osmanin në pozitën e Presidentes për të pasur kontroll absolut mbi institucione të rëndësishme”. Vjosa Osmani nuk është figurë unifikuese, tha ai.

“Dje e kishim një dramë, e cila ishte dramë e turpit, ishte kërcënim, shantazh për zgjedhje nëse Kuvendi i Kosovës nuk do ta votonte Presidenten. Ishte përpjekje për ta ngulfatur demokracinë në Kosovë. Sot, këtë seancë edhe pse zgjedhja e Presidentit duhet të ishte ditë feste, është kjo seancë e poshtërimit, sepse Vjosa Osmani nuk po zgjidhet presidente, por z.Kurti po e emëron zonjën Osmani presidente për të pasur një kontroll absolut mbi shërbimet si polici, ushtri atë inteligjent e mbi ambasada”, tha Enver Hoxhaj.

Edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, tha se partia e tij është “kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

Ligji për zgjedhjet acaroi situatën politike së fundmi në Kosovë

Një natë më parë qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, tentoi që ta miratojë një ligj për zgjedhjet e përgjithshme, pa konsultim me partitë politike opozitare, por nuk arriti t’i sigurojë votat e mjaftueshme. Partitë opozitare e quajtën “shantazh të Kurtit ndaj opozitës”, përpjekjen për miratim ligji pa konsultim me partitë e tjera. Kjo përpjekje e Kurtit përplasi fort pozitën dhe opozitën duke rrezikuar kështu mos-zgjedhjen e presidentit që do ta çonte vendin automatikisht në zgjedhje të reja.

Lidhja Demokratike e Kosovës kishte premtuar se do të merrte pjesë në zgjedhjen e Presidentes, por tentimi i Kurtit për ligjin për zgjedhjet, pa njoftim paraprak, bëri që LDK të tërhiqet nga premtimi i saj, duke rrezikuar kuorumin për zonjën Osmani dhe që vendi do të shkonte automatikisht në zgjedhje. Albin Kurti u detyrua që ta tërheqë prapa ligjin për zgjedhjet, në mënyrë që LDK të qëndrojë në seancën për zgjedhjen e Presidentit.

Von Cramon: Përpjekje shqetësuese e kryeministrit Kurti për shantazh ndaj partive

Lëvizja politike e kryeministrit Kurti u kritikua nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e cila shkroi se “kryeministri Albin Kurti provoi që t’i shantazhojë partitë politike me Ligjin për Zgjedhjet”. “Mbrëmë ishim dëshmitarë të një përpjekje shqetësuese të kryeministrit Kurti për shantazh ndaj partive. Ky nuk ishte një fillim i mirë i Kuvendit të Kosovës. Të gjithë kemi pritur të shohim një votim të qetë për presidentin e ri të Kosovës, por përkundrazi kemi parë një përpjekje jashtëzakonisht shqetësuese të kryeministrit Albin Kurti për të shantazhuar subjektet e tjera politike lidhur me Ligjin për Zgjedhjet”, shkroi Viola Von Cramon.

Kurti pranoi dështimin e miratimit të ligjit

Vetë kryeministri Kurti me një postim në facebook, e pranoi që tentativa e tij dështoi për ta miratuar ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, e cilësoi si fitore të opozitës, ndërsa, tha se tash është koha të përmbyllet konstituimi i institucioneve qendrore.

“Mbrëmë fitoi opozita, sonte duhet të fitojë shteti. Zgjedhja e Presidentes së Republikës është fitore për Kosovën. Ajo nuk është kundër askujt dhe është për të gjithë. Me zgjedhjen e Presidentes përmbyllet hapi i tretë i konstituimit të institucioneve të legjislaturës së tetë. Pas fitores me 50,28% të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit, ne jemi shumica në Kuvendin e Kosovës. Mbrëmë deputetët tanë ishin shumica, por nuk ishin 2/3 e të pranishmëve. Nuk arritëm të procedojmë me projektligjin që ua mundëson mërgatës të votojë në ambasadat e konsullatat tona”, shkroi Kurti.

Që prej datës 5 nëntor të vitit të shkuar, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga posti i presidentit, i cili akuzua për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 14 shkurt, ndërsa me 22 mars u konstituua Kuvendi dhe në të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin, kryetar i Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë, ndonëse vetë Kurti nuk kishte garuar në zgjedhje, sepse kishte probleme me ligjin. Por në listë të Vetëvendosjes ishte Vjosa Osmani, që në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi për deputete, pas ndarjes nga partia e saj, Lidhja Demokratike e Kosovës.

dw

 

Europa mbyllet, Shqipëria e hapur/ Për festa në Itali nuk lejohen lëvizjet. Turqia mbyllet për ramazan

Screenshot_32-800x450“Pjesa më e madhe e vendeve të Europës kanë rikthyer masat kufizuese deri në karantinë totale për festën e Pashkës, për të frenuar përhapjen e infeksionit. Por, e kundërta ndodh në Shqipëri.

Pavarësisht masave të vendosura, përgjatë ditës jeta sociale vijon normalisht. Kjo edhe për shkak se njësitë e shërbimit si lokalet, baret e restorantet janë të hapura për qytetarët. E së fundmi, me nisjen fushatës elektorale rregullat e vendosura duket se po thyhen edhe nga vetë ligjvënësit.”

Një kontrast i madh me atë që po ndodh sot në Europë, ku qytetarët europianë po përballen me një ashpërsim të masave, një reagim që vjen nga autoritetet si një mënyrë për të frenuar grumbullimet që krijohen në festën e Pashkës.

Këto janë pamjet e kësaj të shtune në plazhin e durrësit të mbushur plot me pushues ditorë. Festa e pashkëve ka rritur turizmin e brendshëm dhe jo vetëm. Në bregdet hotelet po mbushën dhe baret dhe restorantet janë plot.

Por pamje të tilla janë të rralla në të gjithë Europën. Gjermania ka rikthyer karantinën totale në vend duke bërë që gjermanët të festojnë pashkët brenda shtëpive vetëm me familjarët e tyre ndërsa baret e restorantet janë mbyllur prej një kohe të gjatë. Italia u mbyll totalisht dhe askush nuk mund të lëvizë jashtë shtëpisë. Edhe Turqia në pritje të muajit të shenjtë të Ramazanit do mbylle edhe xhamitë jo vetëm baret e restorantet.

Në Shqipëri panorama është krejt ndryshe nga ajo e vendeve Europiane. Nuk mungojnë grumbullimet e njerëzve në rrugë, parqe e plazhe, ku tashmë me ngrohjen e motit dhe zgjatjen e orës verore shkujdesja shihet edhe më e madhe mes qytetarëve. Shumë prej tyre i janë drejtuar qyteteve bregdetare këtë fundjavë duke tejmbushur kafenetë buzë detit, e ka prej tyre që si në kohë normale kanë nisur edhe plazhin.

Top Channel

Nis seanca për zgjedhjen e presidentit

Kuvendi i KosovësNë Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca e jashtëzakonshme, ku pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani-Sadriu, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.

Pas prezantimit zyrtar të dy kandidatëve, kuvendi autorizoi Komisionin për legjislacion dhe mandate që të verifikojë nëse kandidatët për president plotësojnë kushtet për garë. Komisioni, pas një mbledhjeje, tha se të dy kandidatët plotësojnë kushtet për kandidim.

Të pranishëm në sallë janë 84 deputetët të Lëvizjes Vetëvendosje, të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ata të komuniteteve joserbe. Po ashtu e pranishme në seancë është edhe Albena Reshitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si dhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dhe deputeti Bedri Hamza.

Deputetët e tjerë të AAK-së, ata të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Listës Serbe, po i bojkotojnë punimet e kësaj seance.

Para nisjes së seancës, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se beson se i kanë votat për ta zgjedhur presidente Osmani-Sadriun.

“Unë besoj që do të jenë 80 deputetë që do të votojnë dhe që do të kemi mundësinë që sot të kemi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin”, tha Kusari-Lila.

Sipas Kushtetutës, në garë për president duhet të jenë të paktën dy kandidatë, të cilët paraprakisht duhet të sigurojnë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve.

Që prej 5 nëntorit, 2020, Kosova është me ushtrues detyre të presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në Kosovë zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt, dhe më 22 mars, 2021 u konstituua Kuvendi dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës në krye me Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje. Qeveria e tij u mbështet nga 67 deputetë.

Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.

Nëse edhe raundi i tretë dështon, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Para nisjes së seancës për zgjedhjen e presidentit, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett tha se mbështesin kuvendin e Kosovës që të zgjedhin presidentin e ri të vendit.

“U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të kuvendit që të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj popullit të Kosovës, duke marrë pjesë në votim dhe duke siguruar kuorumin”, tha Kosnett përmes një postimi në Twitter.

Ndryshe, LVV-ja ka 58 ulëse në kuvend, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 15. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë. Nga komunitetet, Lista Serbe, në zgjedhje i ka fituar dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës.

Pro votimit të Osmanit janë deklaruar komunitetet joserbe.

Të shtunën, para nisjes së seancës, zëvendëskryeministrja e Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi ka postuar një fotografi në Facebook me anëtarët e Grupit Multietnik, ku ka thënë se ky grup është gati që ta votojë Osmanin për postin e presidentit.

Ndërsa partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër. Lista Serbe nuk është deklaruar.

Ish-partia e Osmanit, Lidhja Demokratike e Kosovës, që është në opozitë, gjatë kësaj jave ka thënë se do të marrë pjesë në votimin e presidentit.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se si do të veprojnë deputetët e LDK-së, pavarësisht vendimit të kryesisë së kësaj partie që të mos bëjnë pengesa në zgjedhjen e presidentit.

Gjatë ditës së premte dhe të shtune kishte përplasje mes partisë në pushtet dhe atyre opozitare, pasi Qeveria e Kosovës procedoi në kuvend shqyrtimin e ndryshimeve të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.

Pak para nisjes së seancës për zgjedhjen e presidentit, deputetët e LVV-së, përmes një letre dërguar kryetarit të kuvendit, Glauk Konjufcës njoftuan se e tërheqin këtë nismë nga procedurat parlamentare.

Kuvendi u mblodh të premten në mbrëmje në një seancë, mirëpo kërkesa që shqyrtimi i tij të bëhet me procedurë të përshpejtuar nuk kaloi, pasi opozita votoi kundër.

Ndryshimet e ligjit do t’i mundësonin diasporës të votojë në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i bëri thirrje kryeministrit, Albin Kurti dhe shumicës parlamentare “që të heqin dorë nga ky shantazh ndaj opozitës”.

Por, të shtunën, ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një deklarate për media tha se ka marrë garancën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kandidatës së Vetëvetëndosjes për presidente të Kosovës, Vjosa Osmani se “gjithçka që ka të bëjë me Ligjin për zgjedhjet, do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore”.

Kosova është përfshirë nga përplasjet politike për ndryshimin e Ligjit të zgjedhjeve dhe zgjedhjen e presidentit, në kohën kur vendi po përballet me numër të lartë të të infektuarve me koronavirusin e ri dhe dëmet që ka shkaktuar pandemia në ekonomi e fusha të tjera.

Hana Xhemajli, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore tha se sjellja e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në kuvend të premten (2 prill), në kohën kur Kosova po përballet me një numër të lartë vdekjeve dhe të infektuarve nga COVID-19, është mjerim.

“Numri i vdekjeve është rritur dukshëm. Kjo, përveç popullatës, duhet ta shqetësojë secilin politikan. Qeveria e udhëhequr nga kryeministri, Albin Kurti është në pushtet nga 22 marsi dhe kam besuar që nga ajo kohë do të fillojë një qeverisje se si do të menaxhohet gjithë kjo rritje e numrave. A do të ketë mbyllje apo mbyllje të pjesshme”, tha Xhemajli për Radion Evropa e Lirë.

Ministria e Shëndetësisë: 3007 testime, 341 raste të reja, 9 humbje jete dhe 673 të shëruar

Tabela 3 prillMinistria e Shëndetësisë ju informon se në 24 orët e fundit prej 3007 testime, 341 qytetarë kanë rezultuar pozitivë edhe ate në këto bashki: 85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër, 16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (3 Prill 2021)
Raste të reja ditore 341
Të shëruar në 24 orë 673
Të shtruar në spitale 263
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3007

Testime totale 567,572
Raste pozitive 126,183
Raste të shëruara 93,173
Raste Aktive 30,754
Humbje jete 2256

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21546
Fier 2541
Durrës 1262
Gjirokastër 1248
Shkodër 1175
Vlorë 889
Korçë 798
Kukës 361
Dibër 326
Elbasan 313
Lezhë 227
Berat 68

Covid 19: prej 4920 testeve, kemi 1394 raste të reja, 45 viktima dhe 479 persona të shëruar

E shtuneGjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 4920 teste dhe u regjistruan 1394 raste të reja të Covid-19 edhe ate  në:
  • Shkup – 592(territori i Shkupit me 617.646 banorë)
  • Kumanovë – 104(me 109.228 banorë)
  • Manastir – 101(me 91.983 banorë)
  • Prilep – 63(me 75.132 banorë)
  • Veles –60(me  54.384 banorë)
  • Kavadarci – 50(me 38.741 banorë)
  • Ohër- 39(51.591 banorë)
  • Tetovë – 38 (në territorin e Tetovës me 200.678 banorë që dtth.: Komuna e Tetovës me 91.760 banorë, + Komuna e Bogovinës me 30.928 banorë, + Komuna e Zhelinës me 28.044 banorë, + Komuna e Tearcës me 22.916 banorë, + Komuna e Bërvenicës me 16.590 banorë dhe + Komuna e Jegunovcës me 10.440 banorë).
  • Shtip – 37(me 43.625 banorë)
  • Gostivar – 35(111.252 banorë)
  • Strumica – 31(me 57.175 banorë)
  • Kërçovë – 30(me 56.937 banorë)
  • Koçani –24(me 37.758 banorë)
  • Negotinë – 21(me  19.327 banorë)
  • Sveti Nikollë – 19(me 17.683 banorë)
  • Resnjë –19(me 16.313 banorë)
  • Gjevgjeli – 18(me 22.706 banorë)
  • Strugë – 17(me 65.801 banorë)
  • Radovish – 14(me 29.100 banorë)
  • Berovë – 14(me 12.813 banorë)
  • Vinicë – 11(me 19.391 banorë)
  • Delçevë –11(me 17.713 banorë)
  • Kriva Pallanka – 10(me  20.820 banorë)
  • Vallandovë – 8(me  11.773 banorë)
  • Bogdanci– 6(me 8.178 banorë)
  • Demir Kapi – 5(me  4.039 banorë)
  • Makedonski Brod – 4(me  6.166 banorë)
  • Dibër – 3(me 20.863 banorë)
  • Probishtip – 2(me 15.085 banorë)
  • Kratovë – 2(me 9.376 banorë)
  • Pehçevë – 2(me 5.517 banorë)
  • Demir Hisar –1(me 8.177 banorë)
  • Krushevë – 1(me 9.418 banorë)
  • Makedonska Kamenica – 1(me  7.524 banorë)
  • Dojran– 1(me 3.324 banorë)

Janë raportuar gjithsej 45 raste të vdekjes: 15 nga Shkupi (95, 88, 88, 87, 84, 84, 83, 76, 74, 74, 72, 69, 69, 60 dhe 50), – 4 nga Prilepi (82, 71, 56, 54) – nga 3 nga Tetova (80, 75, 74) dhe Gostivari (80, 74, 66), – nga 2 nga Manastiri (79 dhe 71), Kumanova (76 dhe 67), Strumica (74 dhe 66), Koçani (68 dhe 63) dhe Kërçovë (71 dhe 61) – nga 1 të vdekur nga Kavadarci (65), Shtipi (50), Gjevgjelia (65), Veles (83), Resnjë (70), Radovish (65), Vinica (70), Valandova (60), Demir Kapia (72) dhe Demir Hisari (66).

Janë regjistruar 761 pacientë të rikuperuar në: -Shkup 245-Prilep 35-Kavadarci 27-Kumanovë dhe Veles nga 21 -Manastir dhe Sveti Nikola nga 15-Gostivar, Strumica dhe Gjevgjelia nga 12-Koçani 11-Negotina 10-Tetova 9-Berova, Valandova dhe Bogdanci nga 6-Probishtip 4-Kërçovë 3-Makedonski Brod 2-Shtip, Resnjë, Radovish, Vinicë, Krushevë, Kratovë dhe Pehçevë nga 1.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 638.327 teste të Covid-19 .
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me COVID-19  që nga fillimi i epidemisë është 134.134, numri i pacientëve të rikuperuar është 108.676, numri i vdekjeve është 3.905 dhe numri i rasteve aktive është 21.553. 
MaskaKujdes!
 
Kujdes, jo vetëm nga covid 19, por edhe nga “hulumtuesit e pavarur”, “ekspertët”, “analistët”, “mjekët”, “hoxhallarët”, “misionarët”, njerëz të papërgjegjshëm,  injorantët, të cilët komentojnë me hamendje ndaj çdo studimi dhe ndaj çdo mase që ndërmerren nga institucionet përgjegjëse shëndetësore në të gjithë botën, si dhe kujdes edhe nga Televizionet komerciale, portalet e ndryshme, rrjetet sociale, të cilët për të plotësuar programet e tyre, janë në gjendje të emitojnë gjithçka, vetëm e vetëm që të përfitojnë personalisht, pa çarë kokën nëse veprimet e tyre shkaktojnë pasoja.
 

Besoni vetëm institucionet përgjegjëse shëndetësore dhe jo individët!

Mbani maskën, ashtu si që mbani pantallonat në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Maska/Barriera mbrojtëse e fytyrës ndihmon në zvogëlimin e përhapjes së infeksionit në komunitet duke minimizuar transmetimin e tij nëpërmjet spërklave nga individë të infektuar.
 

Ju lutemi mbroni vetveten = ashtu do ti mbroni edhe të afërmit tuaj.

- Besoni #faktet të mos e sfidojmë shkencën, komunitetin e mjekëve, e të ekspertëve të shëndetit publik dhe
- të mbrojmë veten, familjet tona dhe njerëzit që na rrethojnë.
- Secili mund të kontribuojë për kufizimin e përhapjes së #COVID19.

IKShPK: prej 4143 mostrave kemi 777 raste pozitive, 12 të vdekur dhe 566 të shëruar!

kujdes
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.143 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 777 raste pozitive. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 238 raste, Gjilan 67 raste, Gjakovë 61 raste, Ferizaj 50 raste, Mitrovicë 45 raste, Podujevë 41 raste, Prizren 41 raste, Pejë 28 raste, Fushë-Kosovë 26 raste, Lipjan 23 raste, Obiliq 23 raste, Kaçanik 14 raste, Drenas 13 raste, Klinë 13 raste, Vushtrri 13 raste, Kamenicë 12 raste, Malishevë 11 raste, Viti 10 raste, Rahovec 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 8 raste, Istog 7 raste, Skenderaj 7 raste, Deçan 5 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë dhe Shtërpcë 1 rast.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste (88, 83, 79, 72 vjeç), Ferizaj 3 raste (81, 75, 71 vjeç), Pejë 2 raste (85, 76 vjeç), Gjilan 1 rast (61 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (72 vjeç).
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.101.
Numri total i rasteve pozitive është 92.975 raste nga 439.036 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.906 raste të vdekjes.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 777 raste pozitive. Vetëm në Prishtinë janë raportuar 238 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 12 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njëjta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA!
DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Gjenerator i krizës është Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut

Memorandumi 1

Këshilli protestues dorëzon Memorandum në Qeveri, zyrën e BE-së dhe Ambasadën amerikane

-Kushtetuta e vendit shpreh pabarazi dhe diskriminim të shqiptarëve në shumë segmente.
-Preambula e Kushtetutës M. e Veriut e definon si shtet unitarist, ku sovraniteti u takon M. të Veriut dhe të tjerëve, që bie ndesh me realitetin binacional ose multinacional të vendit.
-Gjuha maqedonase është e sanksionuar me ligj, gjersa gjuha shqipe futet në grupin e gjuhëve që e flasin një dhe dy për qind. Emërtimi ,,gjuha shqipe” nuk përmendet askund në Kushtetutë.
Sa u tha më lartë, dhe shumë që nuk është thënë, kjo Kushtetutë dhe ky sistem i instaluar socio-politik, e stimulon hegjemonizmin e maqedonasve të Veriut ndaj shqiptarëve, te të cilët nxit frustracione, inferioritet dhe revolt kundër pushtetit.
-Ligji për përdorim të Gjuhës Shqipe nuk zbatohet ( ka një referim sa i takon Kushtetutës së vitit 1974), edhe pse, ka një Drejtori të ngarkuar me këtë çështje. E gjitha kjo ndodh se, Gjuha Shqipe nuk ështe e sanksionuar me ligj; nuk janë ndërtuar mekanizma që i dënojnë, ata që abuzojnë me përdorimin e saj.
-Gjykatat e M. e Veriut janë institucione, të cilët, pothuajse në çdo raport të State -Department për të drejtat dhe liritë e njeriut, konsiderohen si një ndër dhjetë çështjet më delikate të vendit. Në çdo Raport vjetor, flitet për nevojën e reformimit dhe të përmirësimit të efiçiencës së tyre. Një ndër kushte e BE për hapjen e negociatave me M. e Veriut, (neni 8) është Reformimi i gjykatave, përfundimi i lëndëve të filluara dhe të pafilluara, departizimi i administratës, nepotizmi…
-Gjykatat e vendit i dënojnë shqiptarët duke përdorë standarde të dyfishtë. Ata janë segregacioniste, antihumane dhe raciste.
-Shqiptarët dënohen me dënim maksimal, edhe pse, prokuroria nuk ka arritur ta zbulojë, motivin, as mjetin me të cilin është kryer vepra dhe as përfitimin nga vepra e kryer. Sipas normave juridike, edhe në rast se i akuzuari do ta pranonte veprën, në rast se ajo, nuk do të dëshmohej nga prokuroria, verdikti do të duhej të jetë lirimi i të akuzuarit ose një dënim minimal.
Në rastin e Kumanovës, shteti ka praktikuar terrorizëm duke gjuajtur i pari nga helikopteri, në një vendbanim, në caqe të paselektuar. Në këtë rast, është gjuajtur e gjithë lagja ku ka qenë i vendosur grupi i armatosur. Edhe vetë Kryeministri z. Zaev ka deklaruar se ,,rasti i Kumanovës është një rast politik dhe i montuar.’’ Shqiptarët dënohen pa u kryer balistika e armëve (rasti i Kumanovës…) Nuk merren parasysh dëshmitarët e mbrojtjes, ose rrethanat lehtësuese.
-Të mos flasim për rastin ,,Liqeni i Smilkovës.’’ As në këtë rast nuk është zbuluar motivi, mjeti me të cilin është kryer vepra penale dhe as përfitimi i të akuzuarve nga kryerja e kësaj vepre të rëndë!
-Kur janë në pyetje shqiptarët, gjykatat e vendit praktikojnë Apartheit të vërtetë.
-Derisa për ish të burgosurit politik maqedonas, ka një ligj për çdëmtimin , Ligji i shqiptarëve, për çdëmtim të ish të burgosurve politik, është ,,syrgjynosur’’ në sirtarët e Parlamentit të MV. Nuk ka dalë as në Komisionin për sistem politik?
-Derisa për ,,branitelët’’ ka një ligj, të cilin e shijojnë edhe nipërit e të përmendurve, për shqiptarët e UÇK nuk ka një të tillë.
– Derisa maqedonasit (branitelat) vlerësohen si heronj, – shqiptarët (ish ushtarë të UÇK), – emërohen si terroristë.
-Vetëm të akuzuarit e ,,grupit të Kumanovës’’ janë dënuar me 760 vjet burg. Ata janë dënuar me më shumë vite burg se të gjithë oficerët Naci-fashistë të Hitlerit në Procesin e Nyrnbergut.
-Të mos flasim për ,,rasti Alfa’’ ku me video film dëshmohet se i dënuari me burg të përjetshëm, nuk është autori i vrasjes.
-Shqiptarët dënohen me dënime drakonik, me dëshmitarë të koduar, dhe në mënyrë konspirative. Dëshmitarin e koduar nuk mund ta takojnë dhe ti bëjnë pyetje as avokatët e mbrojtjes.
Pa marr parasysh veprën penale, pala e ,,të zgjedhurve’’, – dënohen me burg shtëpiak ose shpallen të paaftë për vuajtje të dënimit.

-Shqiptarët persekutohen dhe u bëhet presion për tu shpërngulur nga lagje të tëra si: Lagjja Nerez, Karposh, Qendër, Radishan…. Të gjithë ata që i rrahën fëmijët nëpër autobusët e Shkupit, që ua dogjën dyqanet shqiptarëve në Lagjen Karposh, ata që me bomba i sulmuan shqiptarët në Lagjen Radishan, të gjithë ata, asnjëherë nuk u nxorën përpara gjykatave të vendit.
-Shqiptarët, edhe pse janë burimi kryesor i remitancave, ata në trojet e veta trajtohen si zezakët në Amerikën e kohës së Roza Parks.
Kundër shqiptarëve Qeveria përdor shovinizëm ekonomik, sa u takon investimeve kapital dhe, orientimit të investitorëve të huaj në regjionet maqedonase. Kjo drejtësi selektive, nxit revoltën e shqiptarëve kundër hegjemonizmit , sistemit ekonomik dhe socoi-politik të vendit.
-Sistemi juridiko kushtetues vuan nga kapsllëku, nga mendësia komuniste dhe hegjemonizmi.
-Shqiptarëve u mohohet edhe e drejta e protestës (neni 4-a i ligjit për protesta). Në 26 shkurt, protestuesit u provokuan nga pushteti, i cili e vendosi kordonin e forcave speciale mbi 500 metra larg vendit ku ishte lajmëruar mbajtja e protestës.
Pushtetarët maqedonas e praktikojnë thënien ,,Çka la ujku, le të hajë çakalli.’’
-Zgjidhje e kësaj gjendjeje të padurueshme janë ndryshimet kushtetuese dhe ndryshim i mentalitetit unitarist dhe hegjemonist i shtetit dhe i ,,të zgjedhurve.’’
Shqiptarët kanë edhe rrugë të tjetra, të cilat, janë të detyruar ti ndjekin!

Shkup, 02.04.2021

Memorandumi 2