Bugajski: Dialogu duhet të ndërpritet sepse është një farsë

BugajskiPor, si Vahelei e kryeministri Rama nuk mendon Janush Bugajski njohës i çështjeve të Ballkanit Perëndimor. Ai thotë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi në përpjekje për të arritur marrëveshje është vetëm një tendencë e Serbisë për të penguar Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare.

Bugajski ka thënë se ky dialog duhet të ndërpritet sepse është një farsë. Amerikani Bugajski ka thënë se sulmet ndaj policëve të Kosovës në veri, janë të nxitura nga Beogradi për të destablizuar Kosovën.

Sulmet e Policisë së Kosovës në Veriun e vendit, i ka komentuar njohësi amerikan i rrethanave ndërkombëtare, Janush Bugajski, i cili ka thënë se sulmet ndaj policisë së Kosovës janë nxitje të qëllimshme të Serbisë për të provokuar stabilitetin e Kosovës.

“Janë tre objektiva kryesore të sulmeve – të përpiqen ta mbajnë Kosovën të paqëndrueshme, t’i demonstrojnë BE-së se kufijtë e Kosovës mbeten të diskutueshëm dhe të testojnë reagimin e qeverisë në Prishtinë. Në një moment, qeveria e Vuçiqit mund të përpiqet të përshkallëzojë sulmet për të testuar më tej reagimin e BE-së dhe NATO-s. Një reagim i dobët ose ai që kërkon disa kompromise të reja diplomatike do të shihet si një fitore për Beogradin”, tha ai.

Qëndrimet diametralisht të kundërta të palëve në dialogun Kosovë-Serbi, Bugajski thotë se janë dëshmi që ky dialog veçse është i dështuar e që po kthehet në farsë. Sipas tij, dialogut duhet të ndërpritet, pasi po përdoret vetëm si arsye për ta bërë Kosovën të ngathtë që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare.

“Duhet të jetë e qartë për të gjithë negociatorët se nuk ka kompromis mes pavarësisë dhe mos pavarësisë së Kosovës. Pasi Serbia nuk do ta pranojë statusin përfundimtar të Kosovës si shtet i pavarur, dialogu duhet të ndërpritet. Ai thjesht përdoret si një re tymi nga Beogradi për të ngrirë përparimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për të gjeneruar konflikte”, tha ai. Per me tepër, Beogradi duhet të sanksionohet për mbështetjen e regjimit gjenocidal në Rusi dhe për kundërshtimin e politikave të BE-së.?

Takimi i fundit në Bruksel për arritjen e një marrëveshjeje të re për targat pati dështuar, pasi pala serbe kishte refuzuar marrëveshje të re.

Bugajski thotë se Serbia nëpërmjet dialogut po përpiqet ta ndaloj Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare

Sipas tij sulmi ndaj policëve në veri të Kosovës, është përpjekje për destabilizim të saj nga Beogradi.

Shaip Kamberi merr mandatin e dytë në parlamentin serb

Shaip KamberiShaip Kamberi është rizgjedhur deputet në Kuvendin e Serbisë.

Sot është mbajtur rivotimi në “lagjen e Strukarëve” në Tërnoc pasi ishin konstatuar shumë parregullsi të shfaqura në këtë vendvotim më 3 prill.

RTV Presheva raporton se Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës, ka marrë 686 vota.

Kamberi, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, falenderon qytetarët që e votuan për të përfaqësuar shqiptarët në kuvend.

“Unë do të vazhdoj të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim”, shkruan deputeti.

Postimi i plotë:

Faleminderit pafund

Qytetarëve të Lagjës së Strukarëve të cilët përtej bindjeve politike sot votuan për përfaqësimin e shqiptarëve.

Njëzëri.

Faleminderit partnerëve të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për angazhimin, përkushtimin dhe betejën që udhëhoqëm e fituam bashkë.

Faleminderit edhe subjekteve tjera politike që veprojnë në Bujanoc e të cilat ndëgjuan drejtë nevojën e popullit shqiptar për vazhdimin e përfaqësimit parlamentar.

Vëzhguesve të PVD-së, PD-së, LPD-së e APN-së për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor duke e ruajtur kështu të drejtën themelore të demokracisë – që mundësuan realizimin e votës së lirë.

28 Prilli na bëri të gjithëve bashkë e bashkë ia dolëm të gjjthë.

Unë do të vazhdoj të jem zëri i të gjithë qytetarëve pa dallim.

Përtej çdo bindje politike janë shqiptarët.

Faleminderit!

Bashkë ia dolëm.

Top Channel

A mund të arrihet një marrëveshje me Putinin?

PutinNdërsa sulmi i Rusisë kundër Ukrainës hyn në muajin e tretë, vazhdojnë të shtrohen pyetje nëse është e mundur arritja e një zgjidhjeje të negociuar me presidentin rus Vladimir Putin?

Kenneth Dekleva, një psikiatër që ka punuar më parë me Departamentin e Shtetit, hedh poshtë çdo spekulim se Putini është i paqëndrueshëm dhe për këtë arsye është e pamundur të bisedohet me të.

“Ai nuk ka probleme mendore. Ai është një aktor racional dhe në mendjen e tij, ai e di saktësisht se çfarë po bën”, thotë zoti Dekleva. “Ai është një udhëheqës jashtëzakonisht i zgjuar, shumë inteligjent dhe i pamëshirshëm, i cili ka më shumë se 22 vjet në pushtet”.

Zoti Dekleva, një bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin George H. W. Bush për Marrëdhëniet SHBA-Kinë, e ka studiuar ish-agjentin e zbulimit rus për 20 vjet. Ai e përshkruan Putinin si njeri me mendje të palëkundur, të fortë, mjeshtër të manipulimit të njerëzve dhe të tejet të përqendruar, si rezultat i përgatitjeve të tij në KGB.

Presidenti Putin është 69 vjeç dhe veprimet e tij të fundit mund të sugjerojnë një stil udhëheqjeje më pak elastike, që në disa raste vihet re tek udhëheqësit e moshuar.

“Bëhesh më i ngurtë. I sheh gjërat më shumë bardhë e zi, dhe ke më pak tolerancë ndaj nuancave dhe alternativave. Sigurisht që është një mundësi, megjithëse nuk mund të thuhet vetëm nga vendimi i tij i fundit në lidhje me luftën në Ukrainë. Ai duket se është qëllimisht shumë i përqendruar dhe një njeri në nxitim”, thotë zoti Dekleva.

Çelësi për të negociuar me dikë si Putini, thotë zoti Dekleva, është përpjekja për ta kuptuar dhe aftësia për ndarë mentalitetin e tij edhe kur nuk jeni dakord me të.

Për Jason Pack, analist në Fondacionin e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në Itali, arritja e një marrëveshjeje me Putinin kërkon veprim bindës.

“Mendoj se duhet të jemi jashtëzakonisht të guximshëm, deri në pragun e atyre situatave që mund të mendojmë se do të shkaktonin një shkallëzim të madh … si përfshirja në një luftë kibernetike të ashpër”, thotë zoti Pack. “Për shembull, të bëjmë të fiken dritat në Shën Peterburg për dy orë dhe më pas do të negociojmë … Herën tjetër, do të kalojnë dy ditë (pa drita) nëse nuk i plotësoni kërkesat tona”.

Zoti Pack thotë se Putini kishte çdo arsye për të besuar se Perëndimi do të tërhiqej nëse ai do të sulmonte Ukrainën, pavarësisht se Perëndimi ka “më shumë fuqi ushtarake dhe ekonomike”.

Ai thekson ndërhyrjen ruse në Gjeorgji në vitin 2008, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe tani republikë e pavarur. Rusia pushtoi 20% të territorit të atij vendi. Në vitin 2014, Putini i rrëmbeu Ukrainës rajonin jugor të Krimesë.

“Duket se ai respekton forcën, dhe nuk respekton vetëm dialogun. Madje, ai nuk mendoi se do t’i vihesin sanksionet (me të cilat e kërcënoi Perëndimi) nëse ai do të sulmonte. Në mendjen e tij, ishin thjeshtë fjalë”, thotë zoti Pack, duke shtuar se nuk beson se Putini do të ndërmarrë ndonjë veprim katastrofik bërthamor.

“Ai dëshiron të jetojë. Ai është i tmerruar nga COVID. Ai qëndron 6 metra larg këshilltarëve të tij (në foto). Pra, nuk mendoj se ekziston rreziku që ai të minojë botën për sa kohë që ne i përmbahemi rregullave që NATO-ja të mos luftojë në Ukrainë”.

Putini e kundërshton ashpër anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Ai vend ka qënë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Ai është ankuar se Perëndimi është shumë pranë kufijve të Rusisë.

voa

Mal i Zi: Miratohet qeveria e re e drejtuar nga Dritan Abazoviq

DritanParlamenti i Malit të Zi miratoi të enjten në mbrëmje qeverinë e re të vendit, kryeministër i së cilës do të jetë Dritan Abazoviq.

45 deputetë votuan në favor të qeverisë së re, ndërsa 3 votuan kundër.

Qeveria e re u zgjodh me votat e deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Millo Gjukanoviq, Partisë Popullore Socialiste, Lëvizjes Qytetare URA, Partisë Socialdemokrate

, Partisë Boshnjake, partive shqiptare dhe Partisë Liberale. Vetëm deputetët e Socialdemokratëve të Malit të Zi ishin kundër.

Deputetët e partisë pro-serbe Fronti Demokratik dhe Partisë që drejtonte qeverinë e mëparshme, Demokratët e Malit të Zi, nuk morën pjesë në seancë.

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell përshëndeti qeverinë e re të kryeministrit Abazoviq.

“Pres me padurim të punojmë së bashku për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besueshëm, i harmonizuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”, shkroi zoti Borrell në rrjetet sociale.

Duke paraqitur programin e punës të qeverisë së 43-të të vendit gjatë seancës, zoti Abazoviq vuri në dukje, se ajo do të bazohet në dy shtylla kryesore – shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik.

“Sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik do të jenë dy shtyllat kryesore të qeverisë së re. Ato kanë pesë fusha prioritare të veprimit dhe ato janë: lufta kundër korrupsionit, investime më të qëndrueshme, integrimi në Bashkimin Evropian, zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit”, tha zoti Abazoviq.

Zoti Abazoviq, tha se vetëm me mirëkuptim të ndërsjellët, respekt dhe gatishmëri për të vënë interesin shtetëror para interesave personale dhe partiake, vendi mund të ecë përpara.

Ndër prioritetet e qeverisë ai theksoi “Marrëveshjen për zgjedhjen e bartësve të pozitave më të larta gjyqësore, marrëveshjen për krijimin e organeve dhe institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe funksionale në të cilat do të nënkuptohet sjelljet e ligjshme; harmonizimin e legjislacionit në fushën e drejtësisë me standardet e Komisionit Evropian dhe opinionet e Komisionit të Venecias; Ligji për ekzaminimin e origjinës së pasurisë “etj.

Qeveria do të ketë 18 ministra dhe katër zëvendëskryeministra.

Në seancën e paradites, parlamenti zgjodhi Danijela Gjuroviqin, nga radhët e Partisë Popullore Socialiste, si kryetare të parlamentit.

Qeveria e re pason atë të ish kryeministrit Zdravko Krivokapiq, i cili humbi votëbesimin në dhjetor të vitit 2020.

Rrëzimi i qeverisë pasoi krizën disamuajshe në marrëdhëniet mes parlamentit dhe qeverisë, si dhe brenda vetë qeverisë.

voa

Ndihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit Karen Donfried në Shkup

DonfriedNdihmës-Sekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë shkoi të enjten për vizitë në Maqedoninë e Veriut për të sinjalizuar mbështetjen e fuqishme amerikane mbi anëtarësimin e këtij vendi në Bashkimin Evropian. Ajo shprehu mirënjohje për angazhimin e Shkupit në kuadër të nismave për Ukrainën. Zyrtarët qeveritarë amerikanë dhe maqedonas do të takohen më 2 qershor në Uashington për thellimin e dialogut srategjik midis dy vendeve.

Në vizitën e parë zyrtare në Shkup si Ndihmës-Sekretare amerikane për çështjet Evropiane dhe Euroziatike, Karen Donfried theksoi mbështejen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, teksa shprehu mirënjohje për rolin e këtij vendi ballkanik në kuadër të NATO-s dhe për mbështetjen lidhur me Ukrainën.

Zonja Donfired e shoqëruar edhe nga zëvendësi i saj Gabriel Escobar dhe zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit kanë këshilluar anëtaren më të re të Aleancës Veriatlantike që të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me vendet e rajonit për ngritjen e demokracisë dhe qëndrueshmërisë rajonale.

“Ju jeni duke mbrojtur parimet e demokracisë dhe rregullin e mbështetur tek ligjet duke qëndruar krah nesh dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë në mbështetje të popullit të Ukrainës dhe të drejtës së tyre për përcaktimin e ardhmërisë së tyre”.

SHBA e urojnë Maqedoninë e Veriut për zotimet e vazhduara kundrejt së ardhmes euro-atlantike.

“Ne mbështesim fuqishëm aspiratat tuaja dhe dëshirojmë të shohim Bashkimin Evropian të mbajë konferencat ndërqeveritare me MV dhe Shqipërinë sa më parë që të jetë e mundur”, theksoi ajo.

“Ju jeni vonuar për një kohë te gjatë. Maqedonia e Veriut ka bërë punë të rëndësishme dhe ka bërë reformat e nevojshme dhe meriton të përparojë sa më shpejtë. E kemi thënë më parë dhe do ta themi sërish: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian”, u shpreh ajo..

Ndihmës-Sekretarja amerikane tha se pranimi i Maqedonisë së Veriut në BE do te sjellë qëndrueshmëri në të gjithë Ballkanit dhe mirëqenie më të madhe në Evropë. Ajo tha se SHBA e çmojnë rolin e Maqedonisë së Veriut në Troikën e OSBE-së dhe presin marrjen e drejtimit të radhës nga Maqedonia e Veriut të organizatës në vitin 2023.

Zonja Donfried tha se kjo është kohë sfidash por dhe mundësishë dhe se Maqedonia e Veriut ka dëshmuar vullnetin për demokraci dhe të drejtat e njeriut ndërsa theksoi shpresat se me vendet tjera partnere të cilat kultivojnë vlerat e njejta do ta drejtojë me sukses Organizatën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë vitin që vjen.

“Vazhdoni ritmin e reformave, ka punë për t’u bërë por Maqedonia e Veriut ka dëshmuar se di t’iu bëjë ballë sfidave”, tha zyrtarja amerikane.

Autoritetet qeveritare maqedonase kanë theksuar përqendrimin tek standardi jetësor i qytetarëve të vendit dhe kapërcimi i krizës ekonomike dhe i pasojave që vijnë nga kriza energjetike globale, dhe ajo ushtarake në Ukrainë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski është shprehur në takim se qeveria e tij do të vazhdojë t’u përkushtohet zgjidhjeve të të gjitha çështjeve të hapura duke aluduar në marrëdhëniet me Bullgarinë. Ai ka shtuar se kjo do të bëhet duke respektuar vlerat evropiane dhe qasjen me dinjitet në bisedime.

Qeveria në Shkup shpreh mirënjohje për ndihmën dhe mbështetjen amerikane që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut. Në takimin me zyrtarët amerikanë të Departamentit te Shteit është rënë dakord për forcimin e partneritetit amerikano-maqedonas nëpërmjet dialogut të ardhshëm strategjik që do të mbahet më 2 qershor në Uashington.

Zonja Donfried pret vazhdimin e diskutimeve të thelluara midis autoriteteve të të dy vendeve lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë, energjinë dhe në ndarjen e informatave.

Ndalesa e radhës e Ndihmës-Sekretares Donfried është Tirana.

voa

Varhelyi: Negociatat me Tiranën dhe Shkupin nuk mund të vonohen

Varhelyi RamaKomisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha sot në Tiranë se vendimi për nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të merret brenda qershorit, edhe sepse, siç theksoi ai siguria e BE-së po kompromentohet dhe besueshmëria e saj po vihet në pikëpyetje. Këto komente ai i bëri gjatë një konference shtypi me kryeministrin Edi Rama. Qeveria shqiptare ka bërë të ditur se nëse edhe në qershor nuk do të ketë një vendim, ajo do të kërkojë që Tirana të ndahet nga Shkupi në këtë proces.

 

Dy ditë më parë në Sofje, komisioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi nuk ngurroi të shprehte zhgënjimin për ngërçin e krijuar nga Bullgaria në raport me Maqedoninë e Veriut, duke bllokuar këtë vend por dhe Shqipërinë, për të hedhur një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e integrimit europian, me organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare, e cila do shënonte nisjen zyrtare të bisedimeve për anëtarësim.

I angazhuar në vetë të parë për këtë çështje, edhe sot në Tiranë ai theksoi se “nuk mundet që në Europë të ketë një luftë dhe Europa të mos përdorë të gjithë mundësitë e saj që të stabilizojë Ballkanin Perëndimor. Prandaj, nuk mund dhe nuk i jap aspak kohë atyre që janë të përfshirë në këtë proces që të mos bëjnë atë që duhet bërë. Ne e dimë të gjithë se çfarë duhet të bëjmë. Ne duhet që këtë vendim ta marrim në tryezë e të ecim përpara me punën sepse në rast se nuk marrim ato vendime që mund të marrim, atëherë do të thotë që ne po heqim dorë nga ai mandat që ne kemi”, u shpreh Komisioneri duke shtuar se për këtë arsye po angazhohet intensivisht, duke vënë në dukje, në këtë situatë, dhe siguria e BE po komprometohet e besueshmëria e saj po vihet në pikëpyetje.

Në këtë fazë, Shqipëria nuk ka çfarë të bëjë, veçse të shpresojë që deri në qershor, kur është mbledhja e radhës e Këshillit europian, situata të ketë ndryshuar dhe Bullgaria të ketë hequr dorë nga vetoja e saj. Pas këtij momenti, qeveria shqiptare ka vendosur të kërkojë që vendimi për të, të mos jetë më i lidhur me fatin e Shkupit. “Por kjo mbetet për t’u aktivizuar si qasje mbas kësaj mbledhje të Këshillit Europian e deri në këtë takim të Këshillit Europian, ne jemi absolutisht në pozicionin që të dyja vendet duhet të hapin negociatat”, u shpreh kryeministri.

Përtej ngecjes në procesin e integrimit, zoti Rama vlerësoi mbështetjen ekonomike dhe financiare të BE-së për rajonin, si dhe mundësinë e përfshirjes së projektit të Korridorit 8 në rrjetin europian, që do të përkthehej në fonde konkrete.

Nga ana e tij komisioneri Varhelyi vizitoi sot disa objekte të rindërtuara me fondet e BE, ndërsa në mëngjes pati një takim me organet e Vettingut ku ritheksoi mbështetjen ndaj reformës në Drejtësi, duke kërkuar që “sulmet ndaj këtyre organeve, dhe anëtarëve të tyre të ndalen”.

voa

Maqedoni e Veriut, Sindikata e Arsimit ndërpret përkohësisht grevën në shkolla

shkollaSindikata e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës (SASHK) bëri të ditur të enjten pasdite se Këshilli i Sindikatës ka vendosur që greva e mësimdhënësve të ndërpritet përkohësisht derisa të gjendet një zgjidhje paqësore e problemit me autoritetet qeveritare. Por, ky paralajmërim nuk është pritur mirë nga anëtarët e Sindikatës, ndërsa një pjesë e tyre kanë dalë për të protestuar para selisë së SASHK në Shkup.

Kreu i Sindikatës, Jakim Nedelkov u tha gazetarëve se vendimi për pezullimin e grevës në shkolla (nëntëvjeçare dhe të mesme) merret me qëllim të mosdëmtimit të nxënësve, të cilët tanimë dy javë nuk janë në mësim. SASHK shpreson se Ministria e Arsimit do të marrë parasysh kërkesat e punonjësve të arsimit për ngritjen e rrogave.

Ndërkohë, Ministria i ofroi para pak ditësh Sindikatës një rritje prej 12 përqind të pagave të mësimdhënësve dhe punonjësve të kopshteve të fëmijëve, por vetëm këta të fundit e pranuar ofertën dhe i dhanë fund grevës. SASHK hoqi dorë nga marrëveshja paraprake me Ministrinë e Arsimit pas trysnive të një pjese të anëtarëve të saj, të cilët u mblodhën për të protestuar më 25 prill, të pakënaqur me rritjen vetëm prej 12% të pagave mujore.

Mësimdhënësit, ndërkohë, ngulin këmbë që rroga t’u ngritet për 18,4%.

Shkollat do të hapen nga dita e premte (29 prill). Ndërkaq, SASHK kërcënon se nëse nuk gjendet zgjidhje brenda një afati të arsyeshëm, greva do të riaktivizohet.

Rroga në arsim është prej 400 deri në 450 euro. Shpërthimi i pakënaqësive të sindikatave lindi pas ngritjes së rrogës minimale mujore në rreth 292 euro. Greva e sindikalistëve ka fillimisht hasi në solidaritetin e opinionit te gjerë publik në vend, por më pas u shtuan kritikat ndaj mësimdhënësve të cilët nuk po merrnin në konsideratë humbjen e gjatë të mësimit të nxënëve.

Qeveria, ndërkohë thotë se ngritja e pagave do të bëhet shkallë – shkallë edhe në fusha të tjera, përfshirë arsimin, por se kjo nuk mund të ndodh me shantazhe dhe kërcënime.

Vendi ndodhet në një krizë ekonomike dhe energjetike që kanë shkaktuar rritjen e çmimeve në treg, ndërkohë që autoritetet qeveritare dhe bankare përjashtojnë rrezikun nga inflacioni dhe sigurojnë që monedha kombëtare denari është dhe do të vazhdojë të jetë stabil.

 

voa

Afro 39 kryeministra (Vezir të Mëdhenj) me përkatësi shqiptare në Perandorinë Osmane dhe mezi u krijua një gjysmë Shqipëri me më pak se gjysmë territor brenda saj.

shqipni-etnikeVeziri i madh (turqishtja osmane: وزیر اعظم‎ Vezir-i Azzam “Veziri i lartë”) apo Sadrazemi (turqisht: Sadrazam) ishte ministri udhëheqës i Perandorisë Osmane që nga fillimi i ekzistimit të Perandorisë Osmane.

Sadrazemi ishte ruajtësi i vulës dhe zëvendësi i Sulltanit, shpesh edhe i plotfuqishmi i vërtet i perandorisë. Veziri i Madh mund të ishte me çfarëdo prejardhje, gjithashtu edhe me prejardhje shqiptare, ku numërojmë 34 kryeministra (Vezir të Mëdhenj) me përkatësi shqiptare.

 

Lista e vezirëve shqiptar në Perandorinë Osmane

 

 

Vezirët e mëdhenj

Vezir i madh Ka filluar Ka mbaruar
Zognush Pasha 1453 1456
Daut Pasha 1482 1497
Ahmed Pashë Dukagjini 18 dhjetor 1514 8 shtator 1515
Ibrahim Pashë Pargaliu 17 qershor 1523 14 Mars 1536
Ajaz Mehmed Pasha 14 Mars 1536 13 korrik 1539
Çelebi Lytfi Pasha 13 korrik 1539 prill 1541
Kara Ahmed Pasha 6 tetor 1553 29 shtator 1555
Semiz Ali Pasha 10 korrik 1561 28 qershor 1565
Shemsi Ahmed Pasha 12 tetor 1579 28 prill 1580
Koca Sinan Pasha 7 gusht 1580 6 dhjetor 1582
Koxha Sinan Pasha 14 prill 1589 1 gusht 1591
Serdar Ferhad Pasha 1 gusht 1591 4 prill 1592
Koxha Sinan Pasha 28 janar 1593 16 shkurt 1595
Serdar Ferhad Pasha 16 shkurt 1595 7 korrik 1595
Koxha Sinan Pasha 7 korrik 1595 19 nëntor 1595
Koxha Sinan Pasha 1 dhjetor 1595 3 prill 1596
Jemishxhi Hasan Pasha 22 korrik 1601 4 tetor 1603
Gjymylxhineli Damat Nasuh Pasha 5 gusht 1611 17 tetor 1614
Ohrili Hysein Pasha 9 Mars 1621 17 shtator 1621
Merre Husein Pasha 13 qershor 1622 8 gusht 1622
Merre Husein Pasha 5 shkurt 1623 30 gusht 1623
Taban Mehmet Pasha 18 maj 1632 2 shkurt 1637
Mustafa Pashë Kamekeshi 23 dhjetor 1638 31 janar 1644
Kara Murat Pasha (Kara Dev Murad Pasha) 21 maj 1649 5 gusht 1651
Tarhonxhi Ahmed Pasha 20 qershor 1652 21 Mars 1653
Kara Dev Murad Pasha 11 maj 1655 19 gusht 1655
Zurnazen Mustafa Pasha
(4 orë qeverisje)
5 Mars 1656 5 Mars 1656
Mehmed pashë Qyprilliu 15 shtator 1656 31 tetor, 1661
Fazil Ahmed pashë Qyprilliu 31 tetor, 1661 19 tetor, 1676
Ali Pashë Arabxhiu 24 gusht, 1691 21 Mars, 1692
Haxhi Halil Pashë Arnavuti 21 gusht, 1716 tetor 1717
Ivaz Mehmed Pasha 17 Mars, 1739 23 qershor, 1740
Nishanxhi Ahmed Pasha 24 gusht, 1755 23 tetor, 1755
Çaushbashi Memish Pasha 16 nëntor, 1808 dhjetor 1808
Gjiritli Mustafa Naili Pasha 14 maj, 1853 30 maj, 1854
Gjiritli Mustafa Naili Pasha 2 gusht, 1857 23 tetor, 1857
Mehmet Ferit Pashë Vlora 15 janar, 1903 korrik 1908

 

 

Huazuar nga Wikipedia

 

Gjedik Ahmet Pasha

Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare. Ai ka qenë kryeministër në vitet 1475-1479. Gjatë kohës së qeverisjes së tij, me anë të flotës ushtarake arriti të pushtojë pjesën më të madhe të Krimesë, e cila bllokoi rrugën tregtare të Evropës për në lindje. Arriti që të fitojë luftën kundër Venedikut, duke i imponuar një marrëveshje paqeje të favorshme, sipas së cilës Venediku do t’ju kalonte osmanëve të gjitha ishujt e Egjeut, përveç Kretës dhe Korfuzit, dhe do t’i paguante tribute vjetore perandorisë. Më 1478 ushtritë osmane ndërmorën ekspedita plaçkitëse në territoret austriake.

Ai nuk pranoi të merrte pjesë në pushtimin e Shkodrës dhe për këtë u shkarkua nga posti i kryeministrit. Kryeministrat kishin meritën për sukseset ushtarake, sepse ata ishin komandantë të operacioneve ushtarake dhe përgjigjeshin me kokë para sulltanit në rast dështimesh.

 

Daut Pasha

Sipas Sami Frashërit, është me origjinë shqiptare, i marrë rob nga sulltani kur ishte fëmijë. Në saje të aftësive dhe talentit të tij të lindur, në kohën e sulltanit Mehmed II u bë bejlerbe i Rumelisë dhe Anadollit. Në vitin 1483, në kohën e Sulltan Bajazitit, duke qenë bejlerbe i Anadollit kaloi në postin e kryeministrit dhe arriti të drejtojë me sukses punët e rëndësishme të shtetit osman. Në vitin 1496 u largua nga detyra dhe pas dy vitesh vdiq.

 

Haim Ahmet Pasha

Kryeministër me origjinë shqiptare nga vitet 1496-1514. Gjatë qeverisjes së tij nënshtroi Hercegovinën dhe ndërmori disa ekspedita plaçkitëse në Hungari, Austri, Poloni. Edhe pse ishte vendosur paqja me Venedikun, ai ende mbante disa pika strategjike të cilat lakmoheshin nga osmanët, prandaj vazhduan luftimet, kryesisht në det.

Flota osmane korri një fitore historike në betejën e Lepantos në Korint, kundër flotës së Venedikut me të cilin ishte bashkuar Hungaria, Franca dhe Spanja, të bekuara nga Papati. Fitorja mbi Venedikun nuk solli ndonjë plaçkë lufte të madhe, por vetëm u futi frikën evropianëve që të mos merreshin me osmanët, dhe nga ana tjetër nxori superioritetin e flotës osmane kundër flotës perëndimore.

Në këtë kohë e gjithë Azia e vogël u përfshi në shtetin osman. Gjatë qeverisjes së tij filloi një luftë e gjatë me shahun e Iranit, sepse ai kishte pushtuar Irakun, Armeninë, Kurdistanin dhe kërkonte edhe Azinë e Vogël shtëpinë e osmanëve.

Kjo luftë mori karakter fetar, sepse iranianët ishin shiit dhe turqit sunit. Përfundimisht, Irani u mund në vitin 1514 aq sa osmanët hynë në territoret e vetë shtetit të Iranit dhe morën një pjesë të madhe të arkës së shtetit. Ai arriti që gjatë qeverisjes së tij të mundte Venedikun fuqinë mesjetare detare dhe pas kësaj edhe vetë Iranin, i cili kishte më tepër zotërime se sa osmanët.

Përfundimisht, Azia e vogël, gjatë qeverisjes së tij u bë e osmanëve, që do të ishte dhe qendra e kombit turk. Pra, shqiptarët pushtuan edhe territoret historike ku shtrihet sot kombi turk.

 

Ahmet Pashë Dukagjini

Ka qenë kryeministër për një periudhë të shkurtër kohe, nga vitet 1514 deri në vitin 1515 dhe rrjedh nga familja e madhe e Dukagjinëve. Gjatë qeverisjes së Sulltan Selimit, ai ka qenë ushtarak i lartë me titullin gjeneral dhe më pas ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra qeveritar i Ballkanit. Më vonë u bë kryeministër. Dukagjini, gjatë kohës së qeverisjes së tij si qeveritar i Egjiptit, synoi pavarësinë e këtij vendi nga pushteti i Sulltanit. Ai u rebelua kundër sulltanit, por u mund nga forcat ushtarake dhe koka e tij e prerë iu dërgua sulltanit në Stamboll.

 

Ibrahim Pasha

Ishte me origjinë nga Butrinti, por ka studiues që thonë nga Parga e Çamërisë. Gjithsesi ishte shqiptar. Gjatë një ekspedite ushtarake në trojet shqiptare sulltani e mori dhe e rriti në pallatin e tij së bashku me të birin, Sulejmanin, i cili në 1520 bëhet sulltan, dhe shokun e tij të fëmijërisë e bën kryeministër. Pra, ai u rrit me sulltan Sulejmanin e ndritur që ishte një nga sulltanët më të mëdhenj të perandorisë, ndoshta më i madhi.

U edukua dhe mori arsimin e mjaftueshëm për të qenë një ushtarak dhe politikan i zoti. Ka qenë kryeministër nga vitet 1523-1536. U martua me motrën e sulltanit, i cili i bëri një dasmë madhështore. Si u bë kryeministër, drejtoi fushatat për pushtimin e Beogradit dhe Rodosit.

Kështu, në vitin 1526 u vu në krye të një ushtrie prej 100.000 vetash, dhe u nis kundër Hungarisë. Në gusht të po atij viti u zhvillua beteja e Mohaçit ku hungarezët u mundën dhe, pas kësaj, ushtria osmane mori Budën – kryeqytetin e vendit. Kjo betejë, në të cilën mori pjesë dhe sulltan Sulejmani, ishte një betejë historike, sepse osmanët pas kësaj erdhën në kufijtë e Evropës qendrore dhe e kërcënonin seriozisht atë.

Beteja e Mohaçit ishte një nga betejat më të mëdha që kanë zhvilluar osmanët, por me komandant shqiptar. Po të kihet parasysh që Hungaria bëri një luftë 100-vjeçare, që nga 1444 kur kërkoi ndihmën e Skënderbeut, rëndësia e kësaj fitoreje është historike.

Në vitin 1529 ushtria osmane prej 250.000 ushtarësh, të komanduar nga Ibrahimi, në të cilën merrte pjesë dhe vet sulltani, rrethoi Vjenën. Vjena u bombardua ashpër, por nuk u dorëzua. Në dështimin e ushtrisë osmane, në marrjen e Vjenës, ndikoi negativisht i ftohti me të cilin nuk ishte mësuar ushtria osmane, pasi ajo vinte nga një zonë e ngrohtë.

Në vitin 1532 ishte kryekomandant i një lufte tjetër me Austrinë, por më tepër për territoret hungareze. Në këtë luftë ai i shkaktoi disfatë Austrisë dhe arriti që përfundimisht të kthente Hungarinë në një provincë të perandorisë osmane. Në vitin 1534 arriti të pushtonte Azerbajaxhanin dhe zgjeroi më tej territoret e shtetit osman në lindje.

Ibrahimi ka nënshkruar kapitulacionet me Francën, që shumë studiues i quajnë në disfavor të Turqisë përsa i përket ekonomisë, sepse tregtarët francezë ishin të privilegjuar në perandori. Por, nga ana tjetër, kapitulacionet ishin një marrëveshje me Francën kundër armikut të përbashkët, Austrisë, të cilën donin ta sulmonin njëkohësisht. Kështu, e parë në kuadër të politikës së jashtme, nuk ishte aspak një marrëveshje e keqe, sepse bënte aleate një shtet perëndimor. Ai arriti të shtypte me armë të gjitha kryengritjet brenda vendit.

Në vitin 1536 vritet në pallatin e Sulltanit, aty ku u rrit, por nuk dihet se kush e vrau dhe për çfarë, megjithëse shumë historianë thonë se u vra për xhelozi, ngaqë kishte arritur të kishte sukses. Nuk besohet të ketë pasur dorë sulltani në vrasjen e tij, ashtu siç ndodhte rëndom tek osmanët, sepse ata ishin rritur bashkë që fëmijë dhe një sulltan i madh si Sulejmani nuk mund të kishte shpirt kaq të vogël.

Në histori mbetet një nga vezirët më të mëdhenj të njërit prej sulltanëve më të mëdhenj të perandorisë osmane. Ai ka meritën se arriti të pushtojë Hungarinë, e cila kishte 100 vjet që sfidonte osmanët. Sulmoi Austrinë dhe edhe pse s’e pushtoi, me atë veprim tmerroi Evropën. Pushtoi Azerbajxhanin, nënshkroi marrëveshje aleance me Francën etj.

 

Ajaz Mehmet Pasha

Qe kryeministër në vitet 1536-1539 pas vdekjes së Ibrahimit. Ishte nga Vlora dhe kishte lindur në Vuno. Hyri në pallatin e Sulltanit me sistemin e devishermesë, që ishte marrja e fëmijëve të krishterë në moshë të vogël, dhe edukimi për shërbimin në ushtri ku më të mirët mbaheshin për shërbimin në pallatin e sulltanit.

Në fillimet e karrierës së tij ka qenë bejlerbej, pra qeveritar i Anadollit dhe i Damaskut. Shtypi kryengritjen e shqiptarit Ahmet Pasha, një funksionar i lartë i shtetit i rebeluar ndaj qeverisë qendrore. Mori pjesë në betejën e Mohaçit dhe të Rodosit krahas shqiptarit tjetër që ishte në atë kohë kryeministër Ibrahm Pashës. Në vitin 1536 u bë kryeministër, detyrë që e mbajti derisa vdiq në 1539. Gjatë qeverisjes së tij ai drejtoi fushatën ushtarake kundër Rumanisë dhe arriti të pushtojë Rumaninë e Mildavinë. Midis lumenjve Dniepër dhe Dniestër u krijua një sanxhak i ri me tokat e pushtuara.

Në vitin 1538 flota osmane mundi në Prevezë flotën e tre fuqive të perëndimit, atë të Karlit të V Habsburg, të Venedikut dhe Papatit. Pas kësaj humbjeje Venediku u detyrua të lëshonte disa qytete në Dalmaci dhe të paguante një tribut vjetor të rëndë në favor të osmanëve.

Ai mori pjesë në shtypjen e kryengritjes në vendlindjen e tij, Himarë, pasi ishte kryeministër e ndoshta nuk mund të bënte dot ndryshe se i priste kokën sulltani. Kryeministri Ajaz Ahmet Pasha ka meritën se pushtoi Rumaninë dhe Moldavinë si edhe mundi flotën detare evropiane.

 

Lutfi Pasha

Qeverisi si kryeministër në vitet 1539-1541. Ishte me origjinë nga Vlora, nga ku osmanët e morën që të vogël. Ai u rrit në pallatin e sulltanit, ku mori të gjithë edukimin e nevojshëm politiko-ushtarak. Historianët e kohës kanë thënë se është “Shqiptar kokëfortë e inatçi, Ai mori pjesë në rrethimin e Vjenës në vitin 1529 së bashku me ushtarakë të lartë shqiptarë, dhe kryeministrin po shqiptar. Ka qenë bejlerbe i Rumelisë, pra i Ballkanit.

Ai ka marrë pjesë në betejën e Otrantos kundër italianëve, të cilët edhe u mundën. Pas vdekjes së kryeministrit, shqiptari Ajaz Mehmet Pasha, ai u bë kryeministër. Gjatë qeverisjes së tij, bëri paqe me Venedikun, që ishte tepër e favorshme për osmanët sepse ajo sillte territore, para dhe qetësi. Ai hyri në bisedime për paqe me Austrinë. Në luftë me arabët mori disa territore të Jemenit, dhe arriti të dalë në detin e Kuq. Në vitin 1541 u tërhoq nga detyra me dëshirën e vet, por arsyet nuk dihen. Marrëdhëniet e tij me sulltanin qenë të mira, sepse ai ishte dhëndër te sulltani, pasi ishte martuar me motrën e tij.

 

Rustem Pasha

Kryeministër i perandorisë me origjinë shqiptare, që qeverisi në vitet 1544-1552 dhe për herë të dytë, në vitet 1555-1560 pas vdekjes së Kara Ahmet Pashës, pra ai qeverisi perandorinë për 13 vjet. Ai arriti të fusë në perandori disa vise të Jemenit. Në qeverisjen e tij u pushtua Tripoli në Libi, pasi theu flotën spanjolle, që mbante një pjesë të madhe të Afrikës Veriore. Ai organizoi e drejtoi një luftë të dytë kundër shahut të Iranit në vitin 1548 e cila do të përfundonte me disfatë për Iranin dhe marrëveshjen e paqes do e nënshkruante një shqiptar tjetër, Kara Ahmet Pasha.

 

Kara Ahmet Pasha

Atë e morën të vogël nga trojet shqiptare dhe e rritën në pallatin e sulltanit, ku mori dhe edukimin e nevojshëm për të qenë një qeveritar dhe ushtarak i zoti. Sulltani i dha të motrën për grua, ashtu siç bënin shpesh sulltanët me figura të mëdha e të forta të shtetit. Gjatë karrierës së tij ka qenë bejlerbej i Rumelisë, me këtë emër quheshin zotrimet osmane në Ballkan.

Në 1526 mori pjesë në betejën e Mohaçit kundër Hungarisë. Gjatë kohës që ishte kryeministër, në vitet 1553-1555, u ngarkua të merrej vesh me shahun e Iranit dhe nënshkroi me të një marrëveshje paqeje, sipas së cilës Iraku mbeti nën sundimin osman, Gruzia dhe Armenia u ndanë më dysh, ndërsa Azerbajxhani kaloi nën sundimin e shahut të Iranit. Marrëveshja e paqes ishte e favorshme se perandoria doli në gjirin Persik, pra ishte një tjetër shqiptar pas atij që e nxori perandorinë në detin e Kuq, që i dha gjirin Persik shtetit osman.

Me flotën osmane u kryen edhe disa pushtime në Afrikën Veriore. Në 1555 i prenë kokën, edhe pse qe dhëndërr i sulltanit, arsyet se përse nuk dihen.Megjithëse qeverisi për një kohë të shkurtër ai arriti që t’i japë perandorisë gjirin Persik dhe një pjesë të Afrikës Veriore.

 

Semiz Ahmet Pasha

Ishte kryeministër me origjinë shqiptare gjatë viteve 1579-1580 pra, për një kohë të shkurtër, ku nuk janë shënuar shumë ngjarje të rëndësishme. Përpara se të bëhej kryeministër ishte bejlerbe i Rumelisë. Ai mori për grua të bijën e ish-kryeministrit Rustem Pasha.

 

Koxha Sinan Pasha

Ka qenë kryeministër i perandorisë 5 herë në vitet 1580-1582; 1584-1585; 1589-1591; në 1593; 1595-1596. Ka lindur në Topjanë të Lumës, pra ishte shqiptar dhe u rrit në pallatin e sulltanit. Gjatë karierës së tij ka shërbyer si qeveritar në Tripoli të Libisë dhe në Damask të Sirisë. Ai ka meritën që nënshtroi përfundimisht Jemenin të cilin pjesërisht e kishin nënshkruar dy shqiptarë të tjerë. Me pushtimin e Jemenit perandoria doli në detin Arabik.Në vitin 1580 drejto vetë fushatën ushtarake kundër Persisë dhe Hungarisë, edhe pse ishte në moshë të thyer. Ai mori pjesë edhe në një luftë tjetër kundër Austrisë, e cila përfundoi me marrëveshje paqeje, por pas vdekjes së tij. Vendlindjes së tij, Lumës, i lehtësoi taksat dhe detyrimet, gjithashtu ngriti në Kaçanik një kështjellë dhe një xhami.

 

Ferad Pasha

Edhe ai si kryeministrat e tjerë shqiptarë u rrit në pallatin e sulltanit ku mori edukimin e nevojshëm. Gjatë karrierës së tij qeverisi Rumelinë, si bejlerbe. Qe kryeministër gjatë viteve 1591-1592 dhe në vitin 1595. Ka marrë pjesë në luftë kundër Austrisë e cila në këtë kohë zgjati disa vjet. Ai drejtoi luftën kundër Vllahisë, pas së cilës u pushua nga puna dhe u vra nga rivalët e tij po shqiptarë.

 

Merre Husein Pasha

Ishte me origjinë shqiptare. Ka nisur karrierën si kuzhinier, dhe më vonë shërbeu si vali në Misir. Shërbeu si kryeministër në vitet 1601-1602, pra për një kohë të shkurtër. Ai quhej Merre, sepse për kundërshtarët e tij përdorte fjalën shqip merre, zhduke, kështu që i mbeti ky emër.

 

Jemishxhi Hasan Pasha

Sipas Sami Frashërit është me origjinë shqiptare. (Sami Frashëri… f.komp.45).Ka ngjitur shkallët e karrierës ushtarake dhe qeveritare në sajë të aftësive të tij. Në vitin 1602-1603, ishte kryeministër i perandorisë.

 

Kujxhu Murat Pasha

Ka qenë me origjinë shqiptare. Ishte kryeministër gjatë viteve 1606-1611, pra për rreth 5 vjet. Gjatë qeverisjes së tij u nënshkrua amrrëveshja e paqes me Austrinë, me të cilën perandoria kishte disa vite që kishte rifilluar luftën. Në 1606 me Austrinë u nënshkrua një traktat paqeje 10 vjeçare, sipas së cilës, të dyja palët nuk patën përfitime territoriale. Austria i dha perandorisë një tribut vjetor prej 200 000 dukatësh ari dhe nga ana tjetër, osmanët njohën sundimtarin e Vjenës si perandor.

Këto kushte nuk ishin të favorshme për osmanët, por shteti u detyrua, pasi në vend kishte plasur një kryengritje e madhe dhe nuk kishte se si të luftohej jashtë kur kishte probleme e anarki brenda vendit. Ai arriti që të shtypte kryengritjen e madhe brenda vendit, të quajtur si kryengritja Xhelaliane. Kështu në një betejë në vitin 1608, kur kryeministri ishte 90 vjeç, arriti të shkatërrojë ushtrinë kryengritëse dhe të asgjësojë pjesën më të madhe të saj.

 

Nasuh Pasha

Ishte shqiptar dhe qeverisi si kryeministër në vitet 1611-1614 vite gjatë të cilave mbretëroi një gjendje paqeje pa luftra të mëdha. Para se të bëhej kryeministër ka punuar si qeveritar i Halepit dhe i Bagdadit.

 

Ohril Hysein Pasha

Ai lindi në zonën e Pogradecit, dhe vdiq në vitin 1622. U rrit në pallatin e sulltanit dhe më pas u bë komandant i jeniçerëve, dhe qeveritar i Rumelisë. Mori gradën vezir dhe shërbeu si kryeministër gjatë vitit 1621.

 

Hasan Pasha

Ai ishte me origjinë shqiptare. U mor i vogël dhe u edukua në oborrin e sulltanit. Në fillim ka qenë bejlerbej i Rumelisë, pastaj vezir i gradës së ulët deri sa u bë vezir i madh ose kryeministër në vitin 1624.

 

Taban Mehmet Pasha

Ishte kryeministër me origjinë shqiptare i perandorisë në vitet 1631-1637, pra për 5 vjet. Vite që nuk patën ngjarje të mëdha. Pas detyrës u burgos dhe u ekzekutua, sepse kështu bënin shpesh sulltanët.

 

Mustafa Pashë Kamekeshi

Lindi në Vlorë, dhe hyri në ushtrinë osmane me anë të sistemit të devishermes. Kushti i parë që të bëje karrierë në perandorinë osmane ishte që të bëheshe mysliman, kështu, duke qenë se shqiptarët nuk janë fanatikë fetarë, por përkundrazi, janë tepër tolerantë për fenë e tjetrit, nuk e patën problem të ndërrojnë fenë. Në fillim hyri në radhët e ushtrisë së jeniçerëve, dhe arriti deri në postin e komandantit të flotës ushtarake osmane.

U dallua si kryekomandant në rrethimin e Irakut ku merrte pjesë dhe vetë Sulltan Murati IV, për suksesin e së cilës mori dhe titullin vezir i madh që ishte titulli më i lartë në hierarkinë e qeverisjes, dhe qeverisi vendin në vitet 1637-1644. Ai nuk ishte vetëm ushtarak i zoti, por edhe financier i zoti, sepse arriti të kryejë me sukses një reformë financiare me anë të së cilës nxori buxhetin e shtetit nga kriza. E vrau sulltani sepse ky donte të ndërmerrte një reformë administrative që nuk i pëlqeu, pasi binte ndesh me interesat e tij.

 

Xhixhan Mehmet Pasha

Me origjinë shqiptare nga i ati, ndërsa nga e ëma nga familja e sulltanit. Ai u rrit dhe u edukua në oborrin e sulltanit, dhe qeverisi në vitet 1644-1645. Karrierën e nisi si vali i Egjiptit, dhe më vonë i Damaskut. Gjatë kohës së qeverisjes së tij mori Kretën, të cilën e mbante ende Venediku. Marrja e Kretës ishte një fitore për perandorinë, sepse ajo kishte një pozitë gjeografike të mirë, dhe nga ana tjetër dëbohej përfundimisht Venediku nga Egjeu dhe Mesdheu lindor.

 

Kara Mustafa Pasha

Me origjinë shqiptare, i lindur në Shqipëri. Ai shkoi në Stamboll si jeniçer dhe arriti të bëhej komandant i ushtrisë së jeniçerëve. Ka qenë dy herë kryeministër në vitet 1649-1650 dhe 1655. Gjatë detyrës si ministër i marinës, mundi flotën Venedikase.

 

Tarhanxhu Mustafa Pasha

Ishte me origjinë nga Mati dhe qeverisi vendin në vitet 1652-1653. Karrierën e nisi si qeveritar i Egjiptit, dhe më vonë i Selanikut. Ishte kryeministër i parë që në kushtet e ndalimit të fushatave dhe plaçkitjeve arriti të bëjë buxhetin e shtetit për të menaxhuar më mirë të ardhurat dhe shpenzimet. Ai ra viktimë e zgjuarsisë së vet, sepse askujt nuk i interesonte buxheti i shtetit, se të gjithë kërkonin të hanin sa të mundeshin, pra fenomeni i korrupsionit është aq i vjetër sa dhe profesioni më i vjetër në botë. Për të thuhej se ishte i pakorruptueshëm, dhe bënte detyrën si duhej, kështu që natyrisht s’do ta kishte të gjatë. Xhelozitë e kundërshtarëve bënë që ai të pushohej nga puna dhe të ekzekutohej.

 

Qypyrli Mehmet Pasha

Ishte shqiptar nga Berati, lindur në një familje të varfër dhe kishte punuar si kuzhinier i sulltanit. Ai nuk kishte arsim, madje, ishte analfabet, nuk dinte të shkruante dhe të lexonte. Por edhe pse i pashkolluar, kishte cilësi të tjera që e bënë kryeministër të perandorisë në vitin 1656-1661, në moshën 75-vjeçare.

Para se të bëhej kryeministër, kishte punuar si qeveritar i Damaskut, Jerusalemit dhe Tripolit. Ai e mori pushtetin duke i vendosur disa kushte sulltanit si; të zgjidhte vetë ndihmësit e bashkëpunëtorët e tij në qeverisje dhe të ishte i lirë në qeverisjen e vendit, gjë që s’e kishte bërë asnjë kryeministër deri në atë kohë.

Vendi ishte futur në krizë, dhe ai arriti të balancojë buxhetin e shtetit duke vënë dorë në arkën e vakëfeve dhe të sulltanit. Forcoi disiplinën në ushtri e cila kishte filluar të çartej dhe të humbiste betejat, rriti efikasitetin e flotës ushtarake. Gjatë qeverisjes së tij mundi Venedikun, dhe drejtoi fushatën ushtarake në Poloni. Vendosi qetësinë në vend duke vrarë me mijëra vetë që nuk i bindeshin dhe midis tyre partirarkun ortodoks të Stambollit.

 

Fazlli Ahmet Pasha Qypyrliu

Pas vdekjes së Mehmetit vendin e tij e zuri i biri Fazlliu, që qeverisi për një kohë prej 15 vjetësh nga 1661-1676. U edukua në Stamboll dhe ishte më pak i ashpër se sa i ati. Karrierën e filloi si vali i Damaskut dhe pastaj si kryeministër në një moshë të re 26-vjeçare. Në politikën e jashtme u mor me Austrinë, të cilën gjeneralët shqiptarë nuk e kishin thyer dot.

Ai pushtoi kështjellat rreth Vjenës, dhe po përgatitej të pushtonte dhe vetë kryeqytetin Austriak, gjë që tmerroi Evropën. Me gjithë përpjekjet e mëdha nuk arriti të pushtojë Vjenën. Gjatë qeverisjes së tij pushtoi tërësisht Kretën, pasi shqiptari që e pushtoi për herë të parë kishte lënë disa kështjella pa pushtuar dhe në vitin 1666 ripushtoi Jemenin i cili ishte pushtuar më parë nga 2 kryeministra shqiptarë, por që nga 1635 ishte shkëputur nga perandoria.Vdiq në moshën 46-vjeçare, në vitin 1676 nga një sëmundje e pashërueshme.

 

Fazlli Mustafa Pashë Qypyrliu

Ishte djalë i dytë i Mehmet Qypyrliut dhe ngjiti shkallët e karrierës shumë shpejt me ndihmën e të afërmve, por dhe me meritat e veta.

Në vitin 1690-1691 u emërua kryeministër në një kohë kur Austria, gjatë mungesës së shqiptarëve, në qeverisje, nga 1676 deri në 1690, pra për 14 vjet kishte mundur ushtrinë osmane në vitin 1683 dhe kishte marrë territore të mëdha në Ballkan. Në krye të një ushtrie mundi austriakët dhe rimori territoret në Danub, Nishin dhe Beogradin. Ai trajtoi shumë mirë të krishterët dhe popullsinë jomyslimane të perandorisë, ashtu siç kanë bërë historikisht shqiptarët.

 

Ali Pashë Arabxhiu

Lindi në Ohër. Hyri në ushtri si jeniçer dhe përfundoi si komandant i jeniçerëve. Më vonë u bë komandant i rojeve në oborrin e sulltanit. Në vitin 1691 bëhet kryeministër deri në 1692. Sulltani nuk miratoi disa veprimtari politike të tij në drejtimin e shtetit, dhe për këtë arsye e ekzekutoi.

 

Hysen Qypyrliu

Me origjinë nga familja e madhe e Qypyrlinjëve, kushëri i parë me bijtë e Mehmet Qypyrliut. Në fillim qe ministër i marinës, dhe pas mbrojtjes së Beogradit kundër austriakëve, u bë kryeministër në vitet 1697-1702.

 

Dalltaban Mustafa Pasha

Ishte shqiptar i lindur në Manastir, i cili ngjiti shkallët e karrierës në sajë të aftësive të tij politiko-ushtarake. Nga jeniçer në komandant të jeniçerëve. Ai qeverisi në disa vilajete si në Bagdad, Bosnjë dhe Anadoll. Qeverisi vendin si kryeministër në vitet 1702-1703.

 

Numan Pashë Qypyrliu

Me origjinë nga familja e qypyrlinjëve, ishte nipi i Mehmet Qypyrliut, dhe qeverisi shtetin në vitin 1710. Para se të bëhej kryeministër në vitin 1708 u martua me të bijën e sulltanit.

 

Haxhi Halil Pashë Shqiptari

Ishte nga Elbasani. Ai ngjiti shkallët e karrierës me mundim dhe punën e vet, duke kryer disa detyra si komandant ushtarak e qeveritar, deri sa në vitin 1716 u bë kryeministër.

 

Ivaz Zade Halil Pasha

U bë kryeministër në vitin 1770. Të dhëna të shumta për të nuk ka.

 

Almedar Bajraktar Mustafa Pasha

Ishte shqiptar dhe mori detyrën e kryeministrit pasi hipi në fron sulltan Mahmut Hani II. Ka qenë një ushtarak dhe tregtar i zoti. Ka marrë pjesë në ekspeditën ushtarake kundër Rusisë. Ai ndihmoi Selimin III që të reformonte ushtrinë e pabindur të jeniçerëve dhe u bë kryeministër nga sulltan Mahmuti II.

 

Memish Pasha i zgjuar

Ishte kryeministër në vitet 1808-1809.

Gjirtili Mustafa Nail Pasha

Ishte me origjinë nga Kosturi, që sot grekët e quajnë Kastoria, dhe u bë kryeministër 3 herë me ndërprerje në 1853, 1854, 1857. Përpara se të bëhëj kryeministër ai qeverisi Kretën për disa vjet duke vendosur paqen dhe qetësinë atje. Ai qe ministër disa herë, derisa u bë kryeministër i perandorisë.

 

Mehmet Ferit Pashë Vlora

Ishte kryeministër në vitet 1902-1908 dhe ka lindur në Janinë, pasi la postin e kryeministrit u bë kryetar senati dhe ministër i brendshëm.

 

Mirsili Said Halim Pasha

Ishte nipi i Mehmetit të Kavallës. Ai u bë senator dhe më pas kryetar i Senatit në 1912, ministër i brendshëm, dhe kryeministër në vitet 1913-1917.

 

Ahmet Izet Pasha

Me origjinë nga Manastiri, qe kryeministër në vitin 1918.

 

Demat Ferit Pasha

Ishte kryeministri i fundit i perandorisë osmane në 1919-1920.

Negociatat me BE/ Varhelyi në Tiranë: Duhet të vendosim stabilitet në Ballkan. Negociatat brenda presidencës franceze

Rama VarhelyiVarhelyi: Sigurisht që tema tjetër e madhe është që kur do të mbahet konferenca e parë me BE. Ne duhet patjetër të përdorim gjithçka kemi në dorë. S’mund të kemi luftë në Evropë dhe Evropa mos përdorë mundësitë e saj të stabilizojë Ballkanin Perëndimor. Është e vërtetë që në këtë proces jo vetëm shohim stabilitet por të vendosim stabilitet afatgjatë në Ballkan. S’mund t’i jap kohë atyrë që janë në proces të mos bëjnë atë që duhet bërë. Ne duhet të marrim këtë vendim dhe të ecim para me punën. Ndaj po bashkëpunoj shume, e vlerësoj durimin e Shqipërinë, kërkoj pak më shumë durim nga ana juaj, objektiv është kjo punë të kryhet gjatë presidencës franceze. Duhet të fillojmë për integrimin e vërtetë në terren.

Top Channel

A ka qenë Rusia gjithmonë në krah të Serbisë?

Ambasadori rus, Yuliy Vorontsov Rezolutën 757 sanksione Jugosllavisë Maj 1992Ambasadori rus, Yuliy Vorontsov (i pari nga e majta), duke votuar Rezolutën 757, me të cilën i janë vendosur sanksione Republikës Federale të Jugosllavisë. Maj, 1992.

 

Shumica e qytetarëve të Serbisë e perceptojnë Rusinë si një vend mik, tregojnë të gjitha hulumtimet. Kjo pasqyrohet edhe në deklaratat e zyrtarëve, të cilët shpesh e quajnë Rusinë “vend vëllazëror”.

“Në momentet kyçe historike, Rusia ka qenë me ne”, tha në një nga deklaratat e fundit ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, i ftuar në televizionin privat serb, Hepi.

Ndërkohë, thirrjet nga Brukseli dhe Uashingtoni se Serbia duhet t’iu bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, po bëhen gjithnjë e më të zëshme.

Serbia është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë. Beogradi zyrtar ka mbështetur vetëm disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara, që kanë kundërshtuar pushtimin rus.

Sanksionet kundër Rusisë nuk janë ende opsion për autoritetet në Serbi – gjë të cilën ato e justifikojnë me çështjet ekonomike.

Duke komentuar votën e përfaqësuesve të Serbisë për një rezolutë për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejta të Njeriut, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Rusia i përcjell deklaratat e politikanëve serbë për presionin ndaj tyre, si dhe deklaratat e zyrtarëve serbë se Rusia është mike e tyre.

“Ndoshta kemi pikëpamje të ndryshme për miqësinë. Ne gjithmonë i mbështesim miqtë tanë në kohë të vështira. Gjithmonë nisemi nga fakti se ata që na quajnë miq të tyre, kanë qasje të njëjtë”, ka thënë Zakharova në një konferencë për media më 13 prill.

Megjithatë, Rusia, në historinë e vonë, nuk ka vepruar në përputhje me fjalët e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme.

Votimet e Rusisë për sanksione kundër Serbisë

Gjatë viteve 1990, Republika e atëhershme Federale e Jugosllavisë (RFJ), e cila ka përfshirë edhe Serbinë, është përballur me sanksione të mëdha ndërkombëtare. Shkak, mes tjerash, ka qenë pjesëmarrja e Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA) – e cila pas shpërbërjes së Jugosllavisë socialiste ka mbetur nën kujdesin e Beogradit zyrtar – në luftërat në Kroaci dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Më 30 maj, 1992, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar Rezolutën 757, me të cilën shtetet nënshkruese janë zotuar se do të pengojnë “importimin në territorin e tyre të të gjitha mallrave me origjinë nga Republika Federale e Jugosllavisë [Serbia dhe Mali i Zi]”.

Gjithashtu, vendet kanë marrë përsipër t’i refuzojnë çdo avioni lejen “për t’u ngritur, ulur ose fluturuar mbi territorin e tyre” nëse ka qenë e planifikuar që ai avion “të ulet ose të ngrihet nga territori i RFJ-së”, përveç në rastet e fluturimeve humanitare.

Përveç kësaj, Rezoluta 757 ka kërkuar që nënshkruesit ta pengojnë pjesëmarrjen e personave ose grupeve që përfaqësojnë RFJ-në në ngjarje sportive në territorin e tyre, si dhe të pezullojnë bashkëpunimin shkencor dhe teknik, ashtu si edhe shkëmbimet kulturore dhe vizitat e personave që përfaqësojnë RFJ-në.

Në mesin e nënshkruesve të kësaj rezolute ka qenë edhe Rusia.

Gjashtë muaj më vonë, luftërat në Bosnje dhe në Kroaci nuk kanë pasur të ndalur. Numrat e civilëve të vrarë dhe refugjatëve kanë vazhduar të rriten.

Zyrtarët serbë, të udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq, kanë mohuar se vendi i tyre po merrte pjesë në luftëra, megjithëse nga territori i tyre rekrutoheshin grupe të shumta paraushtarake, të cilat, së bashku me ushtrinë e JNA-së, kryenin krime në Bosnje dhe Kroaci.

Në nëntor të vitit 1992, Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar Rezolutën 787, me të cilën ka dënuar “të gjitha shkeljet e së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke përfshirë në veçanti praktikën e spastrimit etnik dhe pengimin e qëllimshëm të furnizimeve ushqimore dhe mjekësore për popullatën civile të Republikës së Bosnje e Hercegovinës”.

Me të njëjtin dokument – i nënshkruar po ashtu nga Rusia – është ndaluar “transportimi i naftës bruto, produkteve të naftës, qymyrit, pajisjeve të lidhura me energjinë, hekurit, çelikut dhe metaleve të tjera, kimikateve, gomës, automjeteve, avionëve dhe motorëve të të gjitha llojeve”.

Rezoluta, po ashtu, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve që “t’i ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për të siguruar që asnjë nga eksportet e tyre të mos devijohet në Republikën Federale të Jugosllavisë”.

Këto masa kanë ndikuar shumë në rënien e standardit jetësor të qytetarëve të Jugosllavisë dhe në kolapsin e ekonomisë së saj.

Sanksionet janë hequr në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në nëntor të vitit 1996.

Megjithatë, në periudhën e ardhshme janë intensifikuar konfliktet e armatosura ndërmjet pjesëtarëve të forcave shtetërore jugosllave dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilat janë përshkallëzuar në luftë në prill të vitit 1998.

Bombardimet nga NATO-ja

Pas raportimeve të shumta për dhunë dhe shkelje të të drejtave të njeriut nga policia dhe ushtria jugosllave kundër popullatës shqiptare në Kosovë, Aleanca Veri-Atlantike e NATO-s ka filluar bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë, më 24 mars, 1999.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Rusia, së bashku me Kinën, kanë kundërshtuar ndërhyrjen e NATO-s.

Megjithatë, ndihma konkrete nga Rusia ka munguar, pavarësisht pritjeve të Beogradit në atë kohë se Kremlini do të ofronte ndihmë më aktive.

Tërheqja nga misionet paqeruajtëse në Kosovë

Lufta në Kosovë ka përfunduar në qershor të vitit 1999, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës. Kjo u ka dhënë fund bombardimeve të NATO-s dhe forcat jugosllave janë tërhequr nga territori i Kosovës.

Forca paqeruajtëse ndërkombëtare – KFOR – e udhëhequr nga NATO-ja, është vendosur në Kosovë për të ruajtur rendin.

Përpara përfundimit të luftës në Kosovë, Kremlini ka zbatuar një iniciativë diplomatike për të futur trupat ruse në KFOR. Ky hap ka pasur sukses dhe ushtarët rusë janë bërë pjesë e forcës paqeruajtëse ndërkombëtare në qershor të vitit 1999.

Rusia i ka pasur anëtarët e saj në këtë forcë deri në korrik të vitit 2003.

Në një deklaratë të lëshuar nga NATO-ja, në korrik të vitit 2003, është thënë se Rusia ka marrë vendimin për tërheqje “në vazhdën e situatës së sigurisë në rajon, si dhe të angazhimeve të tjera”.

Sot, në kuadër të KFOR-it janë pjesëtarë të ushtrive nga 28 shtete.

Blerja e industrisë së naftës në Serbi

Vendimi i Qeverisë së Serbisë për t’ia shitur “Industrinë e Naftës së Serbisë” (NIS) kompanisë ruse “Gazprom Neft”, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik në Serbi.

Sipas marrëveshjes së arritur në fund të vitit 2008, pala ruse, me 400 milionë euro, ka marrë 51 për qind të pronësisë në ish-gjigantin serb të naftës.

Marrëveshja ka paraparë gjithashtu që “Gazprom” të investojë në modernizimin e NIS-it me së paku 500 milionë euro deri në vitin 2012.

Pronari i ri rus, nga ana tjetër, ka marrë dy rafineri në qytetet Pançevo dhe Novi Sad, fusha nafte dhe gazi, si dhe një rrjet të stacioneve të karburanteve.

Në atë kohë, kritikat më së shumti i janë drejtuar Qeverisë së Serbisë dhe i janë referuar faktit se shitja është bërë me marrëveshje ndërshtetërore, pa tender.

Në krye të shtetit serb në atë kohë ka qenë Partia Demokratike e Serbisë, e udhëhequr nga kryeministri Vojisllav Koshtunica, dhe Partia Demokratike e presidentit të atëhershëm serb, Boris Tadiq.

Afera e spiunimit

Në nëntor të vitit 2019, në internet është shfaqur një video, e cila dyshohet se ka treguar një oficer të inteligjencës ruse duke i dhënë para një anëtari në pension të ushtrisë serbe. Sipas zyrtarëve të lartë të Serbisë, regjistrimi është bërë më 24 dhjetor, 2018.

Vërtetësinë e regjistrimit e ka konfirmuar Rela Zelski, shef i analizave në Agjencinë serbe të Zbulimit (BIA), i cili ka thënë se “oficeri i inteligjencës ruse, Georgij Kleban, është në të”.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se, në disa raste, “kontaktet e Klebanit me pjesëtarët e ushtrisë serbe janë vërtetuar dhe dokumentuar me fotografi, video dhe audio-incizime”.

Sipas tij, janë regjistruar dhjetë takime të Klebanit me gjithsej tre persona. Por, ka shtuar ai, Kleban “nuk ka qenë i vetmi oficer i inteligjencës ruse” dhe se “kontakte janë zhvilluar me gjithsej nëntë pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë”.

Duke komentuar aferën, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se marrëdhëniet me Serbinë janë të “natyrës vëllazërore” dhe ka shtuar se “asgjë nuk mund të ndikojë në këtë”.

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë atëbotë se publikimi i videos ka qenë “një provokim përpara samiteve të rëndësishme”.

Videoja ka dalë në publik disa javë para vizitës zyrtare të presidentit të Serbisë në Soçi të Rusisë.

I pyetur nga gazetarët nëse e ka hapur temën e aferës së spiunazhit në takim me presidentin rus, Vladimir Putin, Vuçiq nuk është përgjigjur drejtpërdrejt.

“Ne kemi diskutuar për të gjitha temat. Ne kemi marrëdhënie të mira dhe do të përpiqemi jo vetëm t’i mbajmë, por edhe t’i përmirësojmë ato marrëdhënie miqësore”, u ka thënë Vuçiq gazetarëve më 4 dhjetor, 2019, në Soçi.

rel/ Valona Tela