Scholz: Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë dhe Kosova e Serbia duhet ta zgjidhin gradualisht konfliktin mes tyre

Albin Kurti Olaf ScholzKancelari Scholz theksoi në takimet Kurtin dhe Vuçiq se Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të anëtarësohen në BE.

Kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi sot në Berlin takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit në Berlin kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Albin Kurti dhanë një konferencë për mediat. Scholz tha se ai do të vizitojë së shpejti Prishtinën në kuadrin e një vizite në vendet e Ballkanit.

Scholz: Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë

Scholz theksoi edhe një herë se Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të anëtarësohen në BE.

Në takimin mes kancelarit Scholz dhe kryeministrit të Kosovës u diskutua edhe për luftën në Ukrainë.

Kancelari gjerman shprehu mirënjohjen që Kosova u është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.

Procesi i dialogut 

Scholz tha se në sfondin e ngjarjeve në Ukrainë është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin gradualisht konfliktin mes tyre. Në këtë mënyrë ato do të jepnin një kontribut për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan por në të gjithë Evropën.

Scholz tha se i kërkuar Kurtit që të mbajë qëndrim konstruktiv në procesin e dialogut, sepse prej një marrëveshjeje mes të dy vendeve do të përfitonte i gjithë Ballkani Perëndimor, sepse parakushti më i rëndësishëm për investime, për vende pune dhe perspektiva për të rinjtë është stabiliteti dhe siguria.

Gjermania dhe Kosova të lidhura ngushtë

Scholz tha se Gjermania dhe Kosova janë të lidhura ngushtë, sepse Gjermania është investitori më i madh bilateral në Kosovë si edhe prej rreth 400.000 qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përforcoi në fjalën e tij marrëdhëniet dypalëshe dhe tha se Kosova e dënon ashpër lufton në Ukrainë. Kurti tha se Kosova është e gatshme të strehojë 5.000 refugjatë nga Ukraina dhe se ka hequr vizat për qytetarët e Ukrainës.

Kryeministri i Kosovës e akuzoi Rusinë për nxitjen e tensioneve në Ballkanin Perëndimor. “Ka faktorë që kontrollohen nga Kremlini dhe që përbëjnë kërcënim për paqen dhe sigurinë,” tha ai gjatë takimit me kancelarin Olaf Scholz, por pa dhënë detaje për faktorët në fjalë.

Vuçiqi premton afrim me Kosovën

Pas takimit me Kurtin kancelari gjerman Olaf Scholz u takua në Berlin edhe me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Vuçiqi premtoi një afrim me Kosovën fqinje dhe siguroi se do të bëjë gjithçka për të arritur një kompromis.

Kancelari Scholz e siguroi presidentin serb se procesi i pranimit të Serbisë në BE do të mbështetet intensivisht nga Gjermania. Por për këtë Serbia duhet të vazhdojë rrugën e  reformave – mbi të gjitha në çështjet e shtetit të së drejtës, lirisë së medias dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Pas takimeve me kancelarin Scholz Kurti dhe Vuçiq do të zhvillojnë një takim me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Jajcak.

Para takimeve ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kishte sqaruar se takimet “do t’i shërbejnë ndër të tjera mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi, që drejtohet nga BE-ja”.

dw

Scholz i kërkon Kurtit të mbajë qëndrim konstruktiv në procesin e dialogut

Olaf ScholzKancelari Scholz theksoi në takimin me Albin Kurtin se Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të anëtarësohen në BE.

Pas takimit në Berlin kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Albin Kurti dhanë një konferencë për mediat.

Scholz tha se ai do të vizitojë së shpejti Prishtinën në kuadrin e një vizite në vendet e Ballkanit.

Scholz theksoi edhe një herë se Ballkani Perëndimor bën pjesë në Evropë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të anëtarësohen në BE.

Në takimin mes kancelarit Scholz dhe kryeministrit të Kosovës u diskutua edhe për luftën në Ukrainë.

Kancelari gjerman shprehu mirënjohjen që Kosova u është bashkuar sanksioneve ndaj Rusisë.

Scholz tha se në sfondin e ngjarjeve në Ukrainë është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia ta zgjidhin gradualisht konfliktin mes tyre. Në këtë mënyrë ato do të jepnin një kontribut për paqen dhe sigurinë jo vetëm në Ballkan por në të gjithë Evropën.

Scholz tha se i kërkuar Kurtit që të mbajë qëndrim konstruktiv në procesin e dialogut, sepse prej një marrëveshjeje mes të dy vendeve do të përfitonte i gjithë Ballkani Perëndimor, sepse parakushti më i rëndësishëm për investime, për vende pune dhe perspektiva për të rinjtë është stabiliteti dhe siguria.

Scholz tha se Gjermania dhe Kosova janë të lidhura ngushtë, sepse Gjermania është investitori më i madh bilateral në Kosovë si edhe prej rreth 400.000 qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani.

Kurti përforcoi në fjalën e tij marrëdhëniet dypalëshe dhe tha se Kosova e dënon ashpër lufton në Ukrainë. Kurti tha se Kosova është e gatshme të strehojë 5.000 refugjatë nga Ukraina dhe se ka hequr vizat për qytetarët e Ukrainës.

Pas takimit me Kurtin, kancelari gjerman do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Më pas, Kurti e Vuçiq pritet të takohen bashkë, me ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Jajcak.

Para takimeve ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kishte sqaruar se takimet “do t’i shërbejnë ndër të tjera mbështetjes së dialogut Kosovë-Serbi, që drejtohet nga BE-ja”.

dw

Të shpresosh se gjendja do të ndryshojë, do të thotë, të presësh, që dikush tjetër të ndryshojë gjendjen.

tuneliÇka është Shpresa

 

SHPRESË f.

 

  1. Besimi që kemi se do të na plotësohet një dëshirë, një qëllim a një synim; qëndrimi në pritje me një besim të tillë; ndjenja që kemi kur e shohim si të mundshme përmbushjen e një dëshire a arritjen e një qëllimi. Shpresa të mëdha (të pakta, të kota). Shpresa e fundit. Shpresat e popullit. Me shpresë se … duke shpresuar se … Pa shpresë shpëtimi. Një rreze (një shkëndijë, një fije) shprese. Gjendje pa shpresë. Shpreh (shfaq) shpresën se. . . Na mbushi me shpresë. U ngjalli (u dha) shpresa të reja. Kam (nuk kam) shpresë. E humbi (e hoqi) shpresën nuk shpreson më. Mbaj shpresë shpresoj. Var (mbështet) shpresën (shpresat) te dikush a te diçka shpresoj vetëm te dikush a te diçka për të arritur atë që dëshiroj. E preu shpresën nuk ka më shpresë, nuk shpreson më. Ia preu shpresat nuk e la më të shpresojë te dikush a për diçka. Më mban shpresa se … shpresoj. Rronte (mbahej, mbante veten) me shpresë (me shpresa) shpresonte më kot për një kohë të gjatë. Ia shoi (ia varrosi, ia ftohu) shpresat. E mbajti me shpresa. Nuk iu përgjigj shpresave tona nuk bëri atë që pritnim.
    2. Njeriu a sendi tek i cili shpresojmë; njeri a grup njerëzish me veti, aftësi e mundësi të veçanta, prej të cilit pritet shumë a gjithçka në të ardhmen; besimi që kemi te dikush dhe dëshira e madhe që ky ta përligjë atë. Shpresa e prindërve (e familjes). Rinia është shpresa e atdheut. Socializmi është shpresa dhe e ardhmja e gjithë popujve.
    * Jep shpresë premton se do të ecë përpara, se do të bëhet një njeri me vlerë në këtë ose në atë fushë. E gënjen shpresa shpreson më kot se…

 

Ja disa Aforizma të huazuara:

 

Shpresa mjegullon shikimin.

Frank Herbert

 

Paqartësia është streha e shpresës.

Henri-Frederic Amiel

 

Veprimi i përket të tashmes; shpresa, të ardhmes; kujtesa, të shkuarës.

Aristoteli

 

Shpreso tek Zoti, por ndërkohë shalo kalin.

Stan Nicholls

 

Të shpresosh se gjendja do të ndryshojë, do të thotë, të presësh, që dikush tjetër të ndryshojë gjendjen.

Robert Harris

Radev: Heqja e vetos pas ndryshimit të Kushtetutës

Radev RumenPresidenti bullgar, Rumen Radev, në fjalimin e tij të sotëm në hapjen e konferencës “Perspektiva evropiane për marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, përsëriti se pëlqimi i Bullgarisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në do të ndodhë pas një ndryshimi në Kushtetutën tonë.

Siç vlerësoi Radev, “maqedonizmi” ishte rrezik potencial për destabilizimin e BE-së, përcjell 24 Chasa.

“Nuk mund të bëjë kompromis me përgjegjësinë tonë si demokraci për të ardhmen e BE-së. Nëse për momentin ndonjë nga partnerët tanë nuk është i vetëdijshëm për thellësinë e problemit historik dhe mundësinë e destabilizimit të unionit nga maqedonizmi… Duhet të integrojmë partnerë, jo probleme dhe kështu të tregojmë besnikërinë tonë ndaj BE-së. Kjo është ajo për të cilën nuk mund të bëj kompromis. Pra, pyetja e madhe që mbetet është se kur Bullgaria do të pranojë të fillojë procesin e negociatave. Gjithmonë kam thënë se duhet të bëhet pasi të ndryshohet Kushtetuta dhe të regjistrohen bullgarët e Maqedonisë”, tha Radev.

 

Komisioni Europian propozon embargon e naftës kundër Rusisë

Ursula von der LeyenPresidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e deklaroi këtë para Parlamentit Europian në Strasburg. Embargoja do të hyjë në fuqi brenda 6 apo 8 muajsh. Për dy vende të BE vlejnë rregulla të veçanta.

Prej javësh debatohet në BE nëse është e përballueshme për vendet e BE një embargo e naftës kundër Rusisë. Komisioni Europian ka përpunuar tani një propozim, të cilin të mërkurën presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e bëri të ditur para Parlamentit Europian. Propozimi është pjesë e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë, bëjnë të ditura njëzëri disa agjenci lajmesh. Por që të hyjnë në fuqi sanksionet e planifikuara është i nevojshëm miratimi i 27 vendeve anëtare të BE. Që këtë të mërkurë pritet që të fillohet në Brukel me konsultimet. Nëse nuk ka rezerva të mëdha nga kryeqytetet e BE embargoja mund të hyjë në fuqi brenda disa ditësh.

Sipas këtij propozimi kjo embargo do të hyjë në fuqi brenda 6 apo 8 muajsh. Kjo do të thotë se sipërmarrjet e BE nuk do duhet në të ardhmen që të importojnë më naftën ruse. Por për t’u dhënë vendeve kohë për t’u përgatitur, do të ketë afate kalimi. Konkretisht parashikohet që pas 6 muajsh do të hyjë në fuqi ndalimi i importeve për naftën e papërpunuar dhe pas një faze prej 8 muajsh edhe ndalimi i produkteve të naftës. Në këtë kontekst do të luajë rol nëse furnizimet vijnë me gazsjellës apo me anije.

 

Përjashtime janë bërë për Hungarinë dhe Sllovakinë. Të dyja këto vende marrin sasi të mëdha të naftës nga Rusia dhe për shkak të mungesës së rrugëve detare nuk shohin mundësi të shpejta për të gjetur menjëherë burime të tjera alternative të furnizimit.

Krahas embargos së naftës propozimi i BE për sanksione përfshin edhe masa të reja ndëshkuese kundër sipërmarrjeve. Të prekura priten të jenë banka më e madhe ruse, Sberbank, dy banka të tjera dhe televizione që shpërndajnë me qëllim informacione të rreme për luftën në Ukrainë. Bankat nuk do mund të përdorin më sistemin financiar të komunikimit Swift.

 

Habeck pret “hov të çmimeve”

Për qytetarët e BE një embargo do të thotë çmime më të larta. Kështu ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck pret rritje me “hov të çmimeve”. Një arsye ndër të tjera është që nafta ruse do duhet të zëvendësohet nga alternativa të tjera më të shtrenjta. Po ashtu ndryshimet që duhet të bëjnë rafineritë dhe rrugët e furnizimit sjellin kosto të tjera. Por nuk ka prognoza të sakta, se sa do të rriten çmimet në të ardhmen.

la/tg/rtr

Çfarë e pret Vuçiqin në Berlin?

Scholz Vucic KurtiKancelari Scholz pret kryeministrin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq. Bëhet fjalë për sanksione kundër Rusisë, por edhe për Kosovën.

Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e pret në Berlin një ditë e gjatë dhe e pakëndshme. Ka shumë çështje të diskutueshme në rend dite. Presidenti i sapozgjedhur donte në fakt të mbante një “fjalë” para popullit të tij javën e kaluar, por ai tani e ka shtyrë atë për të premten e ardhshme (05/06/2022).

Serbia dhe raportet me Rusinë

Fokusi i vizitës në Berlin është raporti i Serbisë me Rusinë dhe qëndrimi i saj prorus. Rreth dy të tretat e serbëve e shohin Rusinë si aleatin e tyre më të rëndësishëm. Partitë e krahut të djathtë mbajnë tubime të rregullta dhe justifikojnë me zë të lartë luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Serbia merr rreth 90 përqind të gazit nga Gazprom, aktualisht me një “tarifë vëllazërore” prej 270 dollarë për 1000 metër kub. Në treg, gazi kushton tre deri në katër herë më shumë. Por çmimi i ri është në fazën e shqyrtimit. Inflacioni në Serbi është më shumë se 9 përqind dhe një embargo ruse e gazit do të anulonte premtimin e Vuçiqit për prosperitet në vend.

Kancelari Olaf Scholz duhet të jetë i njohur me këto zhvillime. Por që nga pushtimi rus i Ukrainës, mirëkuptimi për politikën serbe mes Lindjes dhe Perëndimit, Moskës dhe Brukselit është pakësuar në Berlin. Formula e Vuçiqit – ne dënojmë shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por refuzojmë çdo sanksion kundër Moskës – nuk duket më e qëndrueshme.

Uvertura për një kthesë të mundshme në Beograd erdhi të enjten e kaluar (28 prill 2022) përmes tabloideve serbe. Në faqet e para, gazetat e afërta me Vuçiqin, të cilat në çdo rast favorizonin politikën ndaj Rusisë dhe Putinit, sulmuan ashpër Putinin dhe krahasimin e presidentit rus mes Donbasit dhe Kosovës.

Kosova

Olaf Scholz ka ftuar për bisedime në Berlin edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por takimet do t’i mbajë të ndara. Më pas Kurti dhe Vuçiq do të takohen së bashku me të dërguarin special të BE-së për çështjen e Kosovës, Miroslav Lajçak. Asnjëri prej tyre nuk duhet të jetë i lumtur për këtë takim. Dialogu për të ashtuquajturin normalizim të marrëdhënieve është pezulluar prej kohësh. Beogradi nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe insiston në formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndërsa Kurti e kundërshton këtë dhe rithekson se çdo bisedë me Beogradin duhet të çojë në njohje reciproke.

Tani Scholzi me sa duket dëshiron të tregojë se problemi i Kosovës nuk do të harrohet gjatë luftës në Ukrainë. Përkundrazi: Berlini dëshiron të mbushë boshllëqet në Ballkan, ku ndikimi rus është i dukshëm. Çështja e Kosovës ka të ngjarë të jetë sfida më e madhe për qeverinë gjermane: Në fund të fundit, Moska shihet si një fuqi mbrojtëse në Beograd – e drejta ruse e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së garanton që Kosova do të mbetet jashtë Kombeve të Bashkuara.

Bosnjë-Hercegovina

Qeveria gjermane gjithashtu dëshiron të tregojë në mënyra të tjera se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor në sytë e saj. Përfaqësues special për rajonin është emëruar politikani i të Gjelbërve, Manuel Sarrazin, ndërsa në Bosnje postin e rëndësishëm të përfaqësuesit të lartë e mban ish-ministri federal Christian Schmidt (CSU). Sipas Marrëveshjes së Dejtonit (1995), kjo e fundit mund të miratojë ose të anashkalojë ligjet vetë.

Kjo është ajo që Schmidt po bën – veçanërisht duke pasur parasysh përpjekjet e Republikës Srpska (republika serbe në Bosnje) për t’u bërë gjithnjë e më e pavarur. Milorad Dodik, udhëheqësi veçanërisht pro Putin i serbëve të Bosnjës, kërcënon rregullisht me shkëputje.

Kështu Dodik po bëhet gjithnjë e më shumë problem për Vuçiqin, i cili prej vitesh është paraqitur në Perëndim si “faktor stabiliteti” dhe i lejohet të sigurojë pushtetin e tij në shtëpi me një dorë të hekurt. Në Berlin, Vuçiq pritet të distancohet nga Dodik, gjë që duhet të lërë përshtypje te shumë votues në Republikën Srpska.

Perëndimi

Edhe pse ai vetë ka ngjallur pakënaqësi antiperëndimore në Serbi prej vitesh, Vuçiq e di se vendi i tij ka nevojë urgjente për afrim me BE-në. Politika e tij ekonomike është gjithashtu e orientuar drejt Brukselit. Rreth dy të tretat e eksporteve serbe shkojnë në BE, ndërsa Rusia është një treg margjinal me rreth katër përqind. Vetëm kompanitë gjermane punësojnë rreth 70.000 njerëz në Serbi, të tërhequr nga puna e lirë dhe subvencionet e mëdha shtetërore.

Në rezolutën e fundit të Bundestagut që bën thirrje për dërgesa armësh në Ukrainë, qeveria federale kërkon që ndihma e para-anëtarësimit të BE-së për ata kandidatë që “i shmangen” sanksioneve perëndimore të “rishikohet”. Kjo nënkupton edhe Serbinë.

Vuçiq ka theksuar vazhdimisht se presioni perëndimor ndaj Serbisë është rritur. Se cilat sanksione mund të ndjekë Beogradi aktualisht ende nuk dihet.

Anëtarësimi në BE

Si të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe Serbia është zyrtarisht në rrugën drejt BE-së. Por ekspertët e Ballkanit e kanë përshkruar kështu prej vitesh: BE-ja po bën sikur dëshiron të anëtarësojë Evropën Juglindore, ndërsa Serbia bën sikur dëshiron të reformojë veten.

Me luftën në Ukrainë, ka një fije shprese se gjërat mund të shkojnë më shpejt. Scholz ka theksuar disa herë se BE-ja duhet të mbajë premtimet e saj integruese ndaj shteteve të Ballkanit.Por me Emmanuel Macron, do të jetë vështirë, sepse ai e ka frenuar shpesh zgjerimin e BE. Shtimi i vendeve të reja gjithashtu nuk është veçanërisht i popullarizuar në mesin e votuesve të Evropës Perëndimore.

Kjo është arsyeja pse kritikët e Vuçiqit në shtëpi kanë frikë se sundimtari serb mund të vazhdojë të drejtojë shtetin e tij njëpartiak de fakto në mënyrë autokratike pa kritika të forta nga Perëndimi. Kështu ishte edhe në kohën e Angela Merkelit: Stabiliteti në Ballkan ka qenë gjithmonë përpara përputhjes me standardet demokratike.

dw

Serbia në udhëkryq: A do t’ia kthejë Serbia shpinën Rusisë?

VucicQë nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës toni ndaj Moskës ka ndryshuar edhe në Beograd. Serbia duhet të bëjë një riorientim themelor.

Serbia konsiderohet tradicionalisht si aleati më i ngushtë i Rusisë në Evropë. Ky vend i vogël mburret edhe me marrëdhënie të shkëlqyera me Kinën, e cila ka bërë të mundur shumë projekte infrastrukturore në këtë vend, si zgjerimi i hekurudhave, rrugëve e termocentraleve. Serbia është edhe kandidate për anëtarësim në BE. Kjo politikë e paqartë e vendit të Ballkanit Perëndimor, e cila në Perëndim quhet si “politika me dy karrige” dhe mbështetet në disa aleanca, ka një traditë të gjatë.

Ish-presidenti dhe politikani aktual i opozitës Boris Tadiq ndiqte një politikë që ai e përshkroi si një “politikë të jashtme me katër shtylla”: Përveç Rusisë, Kinës dhe BE-së, Serbia nën udhëheqjen e tij (2004-2012) mbështetej edhe tek SHBA si një partner i katërt. Kjo politikë luhatjesh e kritikuar shpesh nga Brukseli dhe Berlini, tani mund të marrë fund. Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, Serbia gjendet në udhëkryq: qeveria e Beogradit duhet të vendosë se me cilën anë do të shkojë ky vend në të ardhmen.

“Thikë në shpinë”

Deri më tani, mediat tabloide serbe, të cilat konsiderohen si megafoni i qeverisë, kanë bërë një pasqyrë të qartë: Rusia dhe Kina ishin miq, e keqja kërcënon nga Perëndimi. Por javën e kaluar, ishin pikërisht këto media që bënë një kthesë befasuese.

“Politika botërore në kurrizin tonë”, ishte titulli i gazetës Informer. Ndërsa gazeta “Kurir” shkruan: “Interesi i zhveshur. Putini mbron interesat e Rusisë (…) dhe injoron qëndrimin e Serbisë”. “Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës së tij”, ishte titulli i gazetës “Blic” e “Srpski Telegraf” ishte edhe më i qartë: “Putini i fut thikën në shpinë serbëve”.

Çfarë ndodhi në fakt? Presidenti rus Vladimir Putin i arsyetoi pretendimet e tij për Krimenë dhe Ukrainën lindore duke thënë se Perëndimi e kishte ndarë Republikën e sotme të Kosovës nga shteti serb dhe e kishte njohur atë sipas ligjit ndërkombëtar. Me fjalë të thjeshta: ju e ndatë Kosovën nga Serbia, të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne me Krimenë dhe Ukrainën lindore. Anasjelltas, në logjikën e tij, kjo do të thotë se Kosova mund të jetë po aq e pavarur sa territoret ukrainase të pretenduara nga Rusia.

Dëshmitë për një pozicionim të ri

Pas vizitës së tyre te presidenti serb Aleksandar Vuçiq më 20 prill 2022, senatorët amerikanë raportuan se ai dëshironte të riorientonte politikën e vendit të tij brenda dy muajsh. Vuçiq ka paralajmëruar edhe një fjalim, me të cilin do t’i drejtohet popullit serb për të premten e ardhshme (6 maj 2022), në të cilin ai do të bëjë një bilanc të gjendjes dhe do të rivlerësojë situatën ndërkombëtare të Serbisë.

Në javët e fundit, presioni ndaj Beogradit është rritur. Nga Uashingtoni dhe Brukseli thuajse çdo ditë thuhej se nëse Serbia do të bëhet pjesë e BE-së, atëherë ajo duhet të ndjekë edhe linjën e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. Kritika të ashpra për furnizimet kineze të armëve në Serbi kanë ardhur së fundmi edhe nga Parlamenti i BE-së. Beogradi nuk ka asapk nevojë për këtë sistem raketash tokë-ajër, sepse gjeografikisht është i rrethuar vetëm nga vendet e NATO-s dhe të BE-së. Apo vendi ka plane krejtësisht të ndryshme, pyesnin ata.

Në mars 2022, ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin, i cili ka bërë emër si një lloj zëdhënësi i presidentit Vuçiq, tha: Serbia duhet të ndalojë çdo afrim të mëtejshëm me BE-në dhe të bëhet politikisht neutrale. Ky neutralitet dhe kjo vetësiguri e tij, e cila është në përpjesëtim të zhdrejtë me fuqinë ekonomike të Serbisë, ushqehet nga historia jugosllave dhe themeluesi komunist i këtij shteti, Josip Broz Tito.

Vuçiqi nën presion

Kreu i shtetit Vuçiq e sheh pozicionin e tij të kërcënuar nga trazirat sociale në vend, analizojnë ato pak media të pavarura në Serbi, që janë kritike ndaj qeverisë. Ato e shohin si të pazakontë që Vuçiqi e ka kundërshtuar publikisht ministrin e tij të Financave, Sinisha Mali, sepse ai donte të bënte disa ndryshime në tregjet e fermerëve, pavarësisht demonstratave disaditëshe të tregtarëve.

Ndërkohë, popullsia duhet të përballojë rritjet masive të çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Pensionistët serbë, të cilët presin që Vuçiq të sigurojë standardin e tyre shumë modest të jetesës, e kanë mbështetur Vuçiqin pas ndihmave të menjëhershme të shtetit.

Ekoniomia e rrezikuar?

Në fund të javës së kaluar, gazeta e njohur e Beogradit “Vecernje Novosti”, gjithmonë në ballë të mbrojtjes së Vuçiqit në politikën kundër Perëndimit, botoi një artikull të gjatë politikash mbi situatën në Serbi. Presioni perëndimor “kërcënon seriozisht ekonominë serbe”, sipas skenarit horror të hartuar nga gazeta.

Thuhet se Brukseli po shqyrton ndalimin e ndihmës financiare, përfundimin e investimeve të mëtejshme si dhe çmontimin dhe tërheqjen e atyre që tashmë janë bërë. Por gjërat mund të përkeqësohen shumë, analizon kjo gazetë: Mund të jetë fundi i udhëtimit pa viza në BE, i cili ka qenë i mundur që nga viti 2009. Ndërprerja e ndihmës masive të para-anëtarësimit të BE-së, IPA, mund të jetë e pashmangshme, siç mund të anulohet edhe statusi si kandidat për anëtarësim në BE.

Teoritë konspirative

“Novosti” e klasifikon këtë skenar kërcënimi si pjesë të një teorie të madhe konspirative: Perëndimi po vepron së bashku me fqinjët e tij në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroaci kundër presidentit Vuçiq. Dhe më tej: Presioni i tanishëm ndaj Serbisë është vazhdimi i shkatërrimit të Jugosllavisë dhe bombardimeve të NATO-s gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, me synim “që t’i japim shqiptarëve një pjesë të territorit tonë”, shkruan kjo gazetë.

Por Serbia, në fakt, është plotësisht e varur nga Perëndimi. Deri më sot, Brukseli i ka dhënë vendit me 7 milionë banorë rreth katër miliardë euro ndihmë zhvillimi. Sipas Beogradit, 24.000 kompani serbe me pothuajse 900.000 punonjës e bëjnë jetesën nga biznesi me BE-në. Kompanitë serbe shesin dy të tretat e eksporteve të tyre në vendet e BE-së. Komentatorët kritikë vendas presin që Vuçiqi të mos rrezikojë t’i ndërpresë këto lidhje të forta për të mos e vënë veten në rrezik. Prandaj ai do t’ia kthejë shpinën Rusisë dhe do të orientohet qartë drejt Perëndimit.

 

Thomas Brey ka qenë korrespondent i Agjencisë DPA për gati katër dekada.

dw

Luftë moderne me dronë në front

droniLufta e Ukrainës po tregon qartë se dronët janë pjesë e luftës moderne. Dronët kryejnë detyra të ndryshme – nga vëzhgimi ajror deri te lëshimi i raketave.

Sipas të dhënave të Pentagonit SHBA ka zhvilluar një tip të ri dronësh, që u përgjigjen kërkesave të ushtrisë ukrainase dhe që do të vazhdojë të përshtatet edhe më tej: “Phoenix Ghost” quhet aparati fluturues. „Në bisedë me ukrainasit lidhur me kërkesat që kanë, ne arritëm në përfundimin se ky aparat special u përgjigjet shumë mirë kërkesave të tyre, sidomos për Ukrainën lindore,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Zhvillimi i këtij droni ka filluar para zhvillimit të luftës së Ukrainës dhe do të zhvillohet edhe më tej për t’iu përshtatur kërkesave të ukrainasve. Më shumë se 120 drone të tilla do të dërgohen në Ukrainë, në kuadër të ndihmës ushtarake amerikane prej 800 millionë dollarësh amerikanë. Që kur u bë e ditur kjo është duke u diskutuar për specifikat e Phoenix Ghost: Çfarë pamje ka? Çfarë ndryshimi ka me sistemet e deritanishme të armëve?

Shumë gjëra nuk dihen. Fotografi nuk ka. Phoenix Ghost është zhvilluar nga sipërmarrja amerikane e armativeve, Aevex Aerospace në bashkëpunim me forcat ajrore amerikane, të cilët po ashtu nuk kanë dhënë detaje. Për të punuar me dronë nevojitet trajnim minimal, tha më tej zëdhënësi i Pentagonit, Kirby.

Droni i re u ngjan dronëve të ashtuquajtura Switchblade, të prodhuara nga AeroVironment, po ashtu amerikan. Ai është zhvilluar për t’u përdorur nga njësitë speciale amerikane në Afganistan. Në vitin 2012, ushtria amerikane pajisi trupat e veta me to.

Dronë kamikaze “Switchblade” 

Dronët e tipit Switchblade, dronë që mbahen në çantën e shpinës, bëjnë pjesë në kategorinë e “Loitering Munition” ose “Loitering Weapon”, që do të thotë diçka e tillë si „municione ose armë të lëna vërdallë dhe që nuk janë në përdorim”.

“Ato janë një lloj përzierje rakete dhe droneje”, shpjegon për Deutsche Wellen, Arthur Holland Michel, Autor dhe anëtar i Këshillit Carnegie Council për etikë në çështjet ndërkombëtare në Barcelonë.

Loitering Munition ose Loitering Weapons quhen armët e manovrueshme që vihen në përdorim me telekomandë dhe ndizen fillimisht pa pasur ndonjë objektiv të caktuar, por lëshohen në rajonin e synuar, ku vijnë vërdallë për një kohë të gjatë deri sa me anë të një linku të dhënash operatori që ndodhet në tokë, i cakton një objektiv të cilin droni e godet. Në varësi nga modeli, në bazë të sistemit të sensorëve, objektivat që shfaqen mund të zbulohen, klasifikohen dhe të sulmohen në mënyrë autonome.

Konceptet Loitering Munition ose Loitering Weapon nuk janë ende shumë të përhapur. Kjo kategori armësh u bë e njohur fillimisht në luftën në Bergkarabach 2020, kur Azerbaxhiani vuri në përdorim sasi të mëdha të tyre.

Dronët Switchblade, që shqip do përkthehej si thikë me sustë, ekzistojnë në variacione të ndryshme. Modeli më i vogël peshon 2,5 kilogram, ka rreze 10 kilometra dhe mund të vijë vërdallë në ajër për 15 minuta. Variacioni më i madh peshon 15 kilogram dhe ka rreze veprimi 40 kilometra dhe kohë fluturimi 40 minuta.

Dobia: “Në krahasim me dronë e mëdhenj, ky tip nuk ka nevojë për aerodrom ose shumë infrastrukturë, për ta vënë në punë,” thotë Michel. “Dhe ndryshe nga raketa, droni ka më shumë kohë për të identifikuar objektivin, për të krijuar një imazh për gjendjen dhe për ta lëshuar raketën e drones si të thuash me dorë, ose për të qëlluar objektivin me ndihmën e një dalluesi objektivësh. Në këtë mënyrë kombinohen aftësitë e të dy sistemeve të armëve.” Dronët Switchblade, quhen edhe dronë kamikaz, sepse gjatë sulmit ato shkatërrojnë edhe veten. 

I përmirësuar: Phoenix Ghost

Dronet Phoenix Ghost kanë aftësi të ngjashme, por nuk janë tamam njësoj, thotë Kirby. David Deptula, gjeneral-lojtnant në pension, dekan i Institutit Mitchell për studimet në hapësirë dhe anëtar i kryesisë së sipërmarrjes Aevex Aerospace, jep për  “Politico” disa informacione më tepër – të cilat nuk janë konfirmuar deri tani.

Sipas tij, Phoenix Ghost janë po ashtu dronë njëpërdorimësh, por duke pasur gjashtë orë fluturimi mund të qëndrojnë në ajër shumë më tepër se sa dronet e tjera. Po ashtu, ato nisen vertikalisht, pra kursejnë shumë vend, dhe mund të operojnë edhe gjatë natës me anë të sensorëve infrarot, thotë Deptula. Ky është e efektshme për tu përdorur kundër „objektivave tokësorë tanke gjysmë të rëndë”.

Flamurtar “Bayraktar TB2″

Tek kategoria e „dronëve më të mëdhenj” për të cilat flet Michel, bëjnë pjesë ata luftarakë dhe zbulues turk të tipit Bayraktar TB2. Edhe ato janë në përdorim në luftën e Ukrainës. Fjala turqisht “Bayraktar” do të thotë në gjermanisht “Fahnenträger”, shqip Flamurtar.

Ky dron është zhvilluar në vitin 2014 nga firma Baykar. Bayraktar TB2 është 6,50 metra i gjatë, 12 metra i gjerë dhe ka peshë 420 kilogram. Ai është krejtësisht autonom, mund të qëndrojë në ajër 24 orë pa pushim, arrin lartësinë e fluturimit 7300 metra dhe ka shpejtësi maksimale rreth 220 kilometra në orë. Në modus autonom ai mund të ndizet pa drejtim të ndonjë koordinatori në tokë, mund të fluturojë drejt një objektivi të programuar, të bëjë zbulime, të kthehet mbrapsht dhe të ulet në tokë krejtësisht e pavarur. Rrezja maksimale e veprimit është 150 kilometra.

“Vector”: Teknologji gjermane për Ukrainën

Për misionet e zbulimit forcat e armatosura të Ukrainës mund të përdorin tani edhe dronët e zbulimit të firmës bavareze, Quantum Systems. “Dronët tanë të parë ndodhen tashmë faktikisht në Ukrainë,” thotë shefi i firmës, Florian Seibel duke folur për Redaktions-Netzwerk Deutschland (RND). Furnizime të tjera janë planifikuar. Edhe gazeta londineze “The Times” ka shkruar për këtë gjë.

Pesë ditë u deshën që nga vendosja e kontaktit të parë deri tek nënshkrimi i kontratës dhe pak më vonë tre luftëtarë ukrainas dërguan në Bavari një selfie me drohnet e marra. Drohni ka emrin “Vector” dhe kushton rreth 180.000 euro. Çmimin e blerjes e kanë paguar multimilionerët ukrainas nga xhepi i tyre, si „ndihmë për komandon territoriale në mbrojtje të Dnipros,” thuhet në artikullin e shkruar në RND.

Lidhjen midis luftëtarëve dhe firmës në Bavari e vendosi Konsullata ukrainase në Mynih. Droni gjerman, Vector, nuk është armë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ai nuk mund të hedhë bomba, sepse nuk është bërë për këtë punë. Por nëse bëhet lidhja përkatëse digjitale, aimund të kthehet në pjesë të një sistemi armësh, shkruan RND.

Vector është shumë i preferuar, sepse ka teknologji shumë të përparuar në fluturim dhe në transferimin e videove. Ukrainasit duan që me ndihmën e droneve të organizojnë sa më mirë artilerinë e tyre, për shembull kundër tankeve ruse që janë duke u afruar.

Për këtë gjë, Vector është perfekt: Ai mund të montohet pa pasur vegla, megjithë tre metrat gjerësi Vector nuk ka nevojë për pistë starti, përkatësisht ngrihet vertikalisht, njësoj si Phoenix Ghost. Vector dërgon në kohë reale video me kualitet të lartë për një zonë mbi 15 kilometra dhe qëndron në ajër deri në dy orë. Edhe njësitë speciale amerikane kanë porositur dronë Vector në vlerën e 7 milionë eurove dhe ushtria gjermane ka porositur tetë të tillë, thotë shefi i firmës Seibel për RND.

Ukraina: Flotë ndërkombëtare dronësh  

Edhe Japonia ka dërguar dronë në Ukrainë. Sipas ministrisë japoneze të Mbrojtjes me kërkesë të Ukrainës janë dërguar atje dronë, maska dhe veshje mbrojtëse. Por ushtarët ukrainas përdorin edhe dronë vendas. Më e përhapura ndër to është Leleka-100. Aparati fluturues 5 kilogramësh prodhohet nga firma Deviro me seli në Dnipro, në Ukrainën qendrore. “Leleka”në gjuhën e Ukrainës, do të thotë lejlek.

Ndërkohë duket se Rusia nuk i përdor shumë dronët. Aty ndodhet në përdorim më shumë droni Orlan 10, (shqiponja/10), një dron i vogël zbulimi dhe vëzhgimi, i prodhuar në qendrën për teknologji speciale në Sant Petersburg. Me një gjerësi 3,10 metra ai fluturon deri në 100 kilometra dhe mund të përdoret për të precizuar goditjet e artilerisë. Sistemi i zbulimit është ndërtuar shumë thjeshtë: Kamera për xhirimet nga ajri të serisë Canon-EOS-D- si dhe videokamera dhe kamera termike.

Një skenar horrori etik

Por megjithë këto hapa të zhvilluar nuk duhen lënë jashtë vëmendjes sfidat dhe rreziqet që dalin nga rritja e autonomisë së sistemit të armëve, pranon eksperti i dronëve, Arthur Holland Michel në një mesazh në twitter. Për shembull:

A kanë ndërgjegje të mjaftueshme përdoruesit në një situatë të caktuar për të marrë vendimin për përdorimin e dhunës? A i ofrojnë armët përdoruesve mundësi të mjaftueshme kontrolli për të pasur kujdes gjatë sulmit? A janë armët të manipulueshme ose të ndjeshme ndaj sulmeve të hakerave, gjë që mund të çojë në aksidente dhe dëme të paparashikueshme? Nëse sistemi shkakton dëme të paparashikueshme, a ekzistojnë kanale të qarta për njerëzit që të marrin përgjegjësinë për këto dëme? Si mund të mënjanohen rreziqet dhe të respektohen standartet e sigurisë? Si mund të mbrohen civilët?

„Me çdo funksion autonom shtesë, që u jepet armëve të tilla shumëfishohen shqetësimet. Prandaj unë dua të inkurajoj njerëzit që të përqëndrohen tek funksionet e veçanta të automatizimit të këtyre sistemeve dhe tek rreziqet specifike që mund të lindin, nëse këto funksione nuk punojnë,” thotë Michel. Zhvillimi i sistemeve të armëve që drejtohen me telekomandë ose janë armë autonome ecën përpara me shpejtësi, shqetësimet mbesin. Luftëra dronesh autonomë janë një skenar horrori etik.

dw

Një kompani amerikane prodhon dronë për ushtrinë e Ukrainës

ukrainaNjë kompani me bazë në Siatëll të shtetit të Uashingtonit, po prodhon dronë speciale për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës. Dronët do të përdoren në misionet e kërkim-shpëtimit dhe mund të ofrojnë mundësi vëzhgimi në ato vende, ku është shumë e rrezikshme të dërgosh njerëz. Korrespondetja e Zërit të Amerikës Khrystyna Shevchenko njofton.

Njëzet e dy vjeçari Blake Resnick, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë “BRINC” me bazë në Siatëll, vizitoi Poloninë në muajin mars për të dorëzuar personalisht dhjetë dronë, që ai shpreson se do të ndihmojnë ukrainasit të zmbrapsin ushtrinë e Rusisë.

Kompania e tij është një nga dhjetëra të tilla, të mëdha e të vogla, që po dërgojnë pajisje ushtarake në Ukrainë, për ta ndihmuar këtë vend në luftën kundër Moskës.

Çdo dron kushton rreth 15 mijë dollarë. Zoti Resnick ka zhvilluar disa seanca, ku ka dhënë udhëzime se si mund të përdoren këta dronë.

Dronët tanë po veprojnë në disa grupe misionesh në Ukrainë. E para janë operacionet e kërkim-shpëtimit, fluturimi mbi një ndërtesë, kërkimi i të mbijetuarve, përpjekja për të kuptuar nëse ndërtesa do të shembet më tej pas një sulmi. Po përdoren gjithashtu për të përcaktuar vendndodhjen e forcave ruse”, thotë zoti Resnick.

Fillimisht dronët u përdorën për të ndihmuar ekipet taktike në Shtetet e Bashkuara në situata barrikadash, pengmarrjeje apo personash të armatosur që rrezikojnë jetët e një numri të madh njerëzish. Ato nuk varen nga sistemet GPS, (një sistem që u ofron përdoruesve informacione mbi pozicionim, fluturimin apo kohën).

“Ne jemi në gjendje të depërtojmë më mirë në objekte, të fluturojmë më tej dhe nuk mbështetemi tek GPS-i. Kjo do të thotë, që ne mund të operojmë në mjedise, që e bëjnë të pamundur depërtimin e këtyre lloj sistemeve, sikurse janë ndërtesat e betonit. Ky dron është në thelb një celular fluturues. Pra, nëse arrin tek një i dyshuar, ose një person i dëmtuar, mund të telefononi dhe të bisedoni për të kuptuar situatën”, thotë Dmitry Tarasov, teknik i dronëve “BRINC”.

Dronët mund të funksionojnë në errësirë të plotë dhe madje mund të thyejnë xhamat e dritareve për të hyrë brenda një ndërtese.

Ata kanë një pjesë që thyen xhamin. Sapo e prek atë, ai thyhet dhe kjo mundëson futjen brenda në ndërtesë. Në kushte të tjera do të ishim detyruar ta hapnim me dorë. Thjesht ai ngjitet (droni) dhe vendoset brenda sekondash”, thotë zoti Tarasov.

Zoti Resnick nisi t’i projektonte këta dronë unikë kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Në vitin 2021, ai siguroi mbi 25 milionë dollarë investime për projektin e tij. Për të, ndihma dhënë Ukrainës dhe dhurimi i dronëve ishte një vendim i lehtë për shkak të origjinës së tij ukrainase.

Lufta e Ukrainës është krejtësisht morale. Ky është një nga konfliktet më bardhë e zi që kam parë gjatë gjithë jetës sime. Dhe duke e ditur se kjo është një fushë ku teknologjia mund të ndihmojë, u ndjeva shumë i motivuar, që të përpiqesha ta bëja këtë gjë“, thotë zoti Resnick.

Kompania “BRINC” planifikon të dhurojë edhe më shumë dronë për ushtrinë e Ukrainës dhe tashmë Blake Resnick po diskuton mbi këtë çështje me Ministrinë e Mbrojtjes së këtij vendi.

voa

Reporterët pa kufij: Në Shqipëri integriteti i medias rrezikohet nga krimi

Reporter pa kufiOrganizata “Reporterë pa kufij” (RSF) në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit e paraqet gjendjen e shtypit në Shqipëri të përkeqësuar. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i quan gënjeshtra dhe fantazi gjetjet e RSF.

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, 3 maji, e gjen sivjet Shqipërisë ndër vendet problematike dhe që kanë shënuar rënie të kësaj lirie. Në raportin e organizatës ndërkombëtare „Reporterë Pa kufij” të publikuar të martën (03.05) situata e lirisë së medias paraqitet e rrezikuar nga ” kërcënimi i pavarësisë editoriale nga rregullimi partizan i medias, cënimi i integritetit fizik prej krimit të organizuar dhe dështimi i shtetit për t’i mbrojtur punonjësit e shtypit.”

Shqipëria në raportin e sivjetëm të Reporterëve pa kufij (RSF) zë vendin e 103-të ndër 180 vende të botës, gjë që përbën një rënie prej 20 vendesh, krahasuar me vitin 2021 kur renditej në vendin 83-të.

Gjetjet e RSF: Peisazhi mediatik në Shqipëri

Mediat private, që kanë më tepër ndikim tek publiku, zotërohen nga një numër i pakët kompanishë, të cilat kanë njëherazi biznese, kryesisht në fushën e ndërtimit dhe janë të lidhura me politikanë, konstaton raporti i RSF. Si media të tilla ky raport përmend RTSH, Top Channel, Klan dhe RTV Ora.

Sipas raportit vetëm një numër i vogël, ndër qindra media online, ka një model biznesi të qëndrueshëm me financim transparent.

Konteksti politik

Raporti i RSF 2022 konstaton që gazetarët në Shqipëri përballen me presione politike, që “u shtuan vitin e kaluar nga synimi për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare 2021 dhe pandemisë Covid-19”.

“Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike. Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që kërkojnë t’i diskreditojnë. Gazetarët kanë vështirësi në marrjen e informacionit publik, gjë që rrezikon kufizime të mëtejshme nga një centralizim i fundit i komunikimit nga qeveria,” theksohet në raportin e RSF.

Kuadri Ligjor

Sipas RFS mbrojtja për konfidencialitetin e burimeve të informacionit të marrë prej gazetarëve është e pamjaftueshme. “Nga axhenda politike ende nuk është hequr qartazi e ashtuquajtura paketë anti-shpifje, që do t’i jepte shtetit pushtet disproporcional mbi përmbajtjen e mediave online dhe do të përforconte autocensurën, ndonëse versioni i saj fillestar është kritikuar nga Këshilli i Evropës, Bashkimi Evropian dhe nga organizatat ndërkombëtare për lirinë e shtypit,” verën raporti i RSF.

Konteksti social dhe kulturor

Sipas raporti 2022 të RSF profesionistët e medias që hetojnë krimin dhe korrupsionin janë veçanërisht të kërcënuar në Shqipëri. Gazetaret, gra dhe vajza, që përbëjnë pjesën më të madhe në gazetari përballen me ngacmime në internet dhe në disa raste me diskriminim me bazë gjinore në redaksitë e tyre, ndonëse në këtë drejtim ka edhe progres, vëren raporti.

“Vetëcensura është e përhapur. Pavarësisht kërcënimit ndaj pavarësisë së tyre editoriale, mediat krijuan një platformë për vetërregullimin etik, e para e këtij lloji në Shqipëri,” vlerëson RSF.

Klimë dhune ndaj profesionistëve të medias

Raporti i RSF 2022 pohon praninë e rrjeteve të organizuara kriminale në Shqiëri. “Ato nuk paraqesin rrezik vetëm për sigurinë fizike të gazetarëve. Mosndëshkimi i krimeve të kryera kundër gazetarëve, i kombinuar me përpjekjet politike për t’i diskredituar ata, krijon një klimë dhune që mund të nxisë sulme të reja kundër profesionistëve të medias. Në vitin 2021, reporterët që mbulonin protestat dhe operacionet e zbatimit të ligjit pësuan disa akte të dhunës policore,” thekson raporti

Rama: Janë gënjeshtra dhe fantazi gjetjet e raportit 2022 të RSF

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përgënjeshtroi gjetjen e raporti 2022 të RSF. Në një postim në median sociale ai i quan ato “gënjeshtra dhe fantazi”

“Gazetarët viktima të dhunës policore? Çfarë gënjeshtre? Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie? Vetërregullim etik? Çfarë talljeje? Në Shqipëri nuk ka as media të kërcënuar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston!” u shpreh kryeministri Rama në një postim në twitter.

Media e pavarur kyç për luftën kundër pandëshkueshmërisë

Në Dita Botërore të Lirisë së Shtypit, SHBA dha sivjet një mesazh për „rolin parësor që ka media e fortë dhe e pavarur që lufta lundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë të përfundojë.”

„SHBA ritheksojnë mbështejen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur që përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikqyrës në mënyrëtë përgjegjshme dhe të punjnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë”, thekson në një postim në median sociale Ambasadorja e SHBAnë Tiranë, Yuri Kim.

dw