Seancë për Modularin e Tetovës, Dëshmojnë mjekët dhe familjarët e viktimave

Gjykimi_Spitali_tetoveMjeku Mustafa Tahiri dhe Shpenza Arifi të cilët kanë qenë në ndërrim natën kur ka ndodhur zjarri në Spitalin modular dëshmojnë sot në Gjykatën e Tetovës mbi rastin tragjik.

 

Mjeku Tahiri tha se zjarri ishte përhapur për 10 sekonda dhe dhoma ishte shkrumbuar.

“Fillimisht kam tentuar të ndaloja zjarrin më batanijet e pacientëve e më pas dola për të kërkuar kofe me ujë që nuk gjeta”, tha Tahiri.

Më pas ai dëshmoi se kishe shkuar deri te Klinika infektive për të kërkuar ndihmë e derisa ishte kthyer e kishte parë gjithë modularin në zjarr.

“Atëherë e vetmja mënyrë për të ndihmuar ishte përmes dritares të ndihmoja. Nuk e mbaj mend nëse ka pasur portier te dera e Modularit apo jo sepse ne hynim nga hyrja e personelit”, u shpreh Tahiri.

Ndërkohë doktoresha Shpenza Arifi e cila ka qenë në ndërrim me mjekun Mustafa Tahiri tha se kishte kërkuar nga motrat që të sillnin aparate kundër zjarrit por nuk kishin gjetur.

Sipas dëshmive zjarri kishte shpërthyer fillimisht te koka e pacientes dhe murrit e më pas ishte përhapur gjithandej. Pacientja kish qenë e shtruar për një periudhe aty ndërsa ishte me nevoja të posaçme. Me te kishin qëndruar dhe familjare të saj për shkak të gjendjes së saj të rëndë shëndetësore.

Gjate seancës dëshmoi gjithashtu dhe nëna e njërit nga të mbijetuarit. Fillimisht ajo tha se kishe dëgjuar britma dhe piskama si dhe kishte parë motra të cilat ishin munduar me shishe me ujë të ndalojnë përhapjen e zjarrit. Gjate dëshmisë ajo tha se kishte qëndruar 4-5 dite me gjithë djalin në Spitalin modular megjithëse potencoi se shumicën e kohës kishte qëndruar dhe në ambientin e jashtëm të Spitalit që të mos bëhet e bezdisshme gjithë kohës brenda modularit. Tha se jam kujdesur për djalin ta ushqej ta pastroj, ta mbathë dhe kam dalë jashtë hapësirave. Ajo shtoi se nuk ishte penguar nga personeli qe t’i qëndroje afër të birit.

alsat

Kurti: Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre

AlbinKryeministri i Kosovës,  Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë para gazetarëve, lidhur me takimin e ftuar nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

 

Sot në Ambasadën amerikane në Prishtinë po mbahet takimi ku po diskutohet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Të ftuar janë zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

“Ata që janë në takim do ta thonë fjalën e tyre”,ka deklaruar shkurt kryeministri Kurti, pasi vendosi kurora lulesh pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Në këtë takim, përveç ministrave, zyrtarëve partiakë e drejtuesve të OJQ-ve, ndodhen edhe shefi i kabinetit, Luan Dalipi dhe nga Presidenca është shefi i kabinetit, Blerim Vela.

Një ditë më parë, në një shkrim të përbashkët, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, i bën thirrje Kosovës të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duke e siguruar atë se ky mekanizëm nuk e cenon Kushtetutën, sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

rtk

Gjithçka gati për takimin në Ambasadën amerikane

Ambasada SHBAAmbasada e SHBA-së në Kosovë, ka publikuar një fotografi të sallës ku do të mbahet sot takimi i liderëve politikë e institucionalë të Kosovës, organizuar nga ambasadori Jeff Hovenier.

 

“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe (ASM) në Kosovë”, shkruan në legjendën e fotografisë.

“Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”.

Përndryshe, me ftesë të Ambasadës amerikane në Prishtinë,  mbahet një diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, i cili pritet të fillojë në orën 10:00.

Ftesa për këtë takim i është dërguar Presidencës dhe Kryeministrisë së Kosovës si dhe  Zyrës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Në takim janë ftuar edhe Zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla, Zëvëndëskryeministrja Emilja Rexhepi, ministri Nenad Rashiq, ministrja Arbërie Nagavci e ministri  Arben Vitia.

PDK-ja në këtë takim do të përfaqësohet nga Bernard Nikaj, LDK-në në këtë takim do ta përfaqësojë nënkryetari i parë i këtij subjekti politik, Lutfi Haziri kurse  AAK-në,  nënkryetari Ardian Gjini.

Siç njofton Donika Sherifi, gazetare e RTK-së e cila po ndjek nga afër këtë taki, deri në orën 10:00, në Ambasadë, kanë mbërritur Lutfi Haziri i LDK-së si dhe ministrat Arben Vitia, Arbërie Nagavci, Emilja Rexhepi e Nenad Rashiq.

rtk

Analistët:Asociacioni të shtyhet, duhet të jetë pjesë e marrëveshjes finale

AsociacioniNdërsa  SHBA-ja dhe BE- ja po kërkojnë me ngulm që Kosova ta themelojë sa më parë

 

Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, analistët politikë në vend thonë se kjo marrëveshje për Asociacionin duhet të shtyhet dhe ajo duhet të jetë vetëm pjesë e marrëveshjes finale me Serbinë.

 

Krijimi i Asociacionit me Shumicë Serbe është shndërruar në sfidë për institucionet e Kosovës. Ndërkohë që presioni ndërkombëtar karshi Kosovës, për këtë çështje është rritur shumë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka organizuar pikërisht sot një diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Analistët politikë në vend mendojë që Asociacioni duhet të jetë vetëm pjesë e marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gëzim Visoka, profesor i Studimeve për Paqe dhe Konflikt në Universitetin e Dublinit në Irlandë, në një prononcim për Radio Kosovën thotë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të shtyhet. Sipas tij, kjo marrëveshje duhet të bëhet vetëm atëherë kur Serbia dakordohet që ta njohë shtetin e Kosovës.

“Kur çështja e shtetësisë nuk kontestohet, atëherë ka mundësi për të debatuar për çështjet e brendshme për sa i përket rregullimit të komunave serbe ose të një niveli të autonomisë jo territoriale ose rishikim të kornizës aktuale ligjore, institucionale për pakicat” , tha ai.

Visoka thotë se Qeveria e Kosovës mund ta themelojë edhe një komision ndërkombëtar, i cili do të bënte rishikimin e kornizës aktuale ligjore dhe institucionale për pakicat në Kosovë.

“Vetëm atëherë kur del një komision i pavarur i ekspertëve, me një përmbledhje, me një raport ku dëshmon se korniza aktuale e Kosovës nuk është e mjaftueshme, vetëm atëherë mund të bisedohet për çështjen e asociacionit. Mirëpo, në rrethanat aktuale, kur Kosova aludon se ka kornizën më moderne në Evropë për mbrojtjen e pakicave, nuk mendoj se është produktive të shikohet mundësi që të shtohet edhe një mekanizëm i ri siç është Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, e cila ka krijuar paranojë, frikë por edhe ndarje të mëtejme etnike në Kosovë”, tha ai.

Më 23 dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte marrë vendim në lidhje me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në vendim thuhej që parimet e përgjithshme nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

Profesori universitar, Besfort Rrecaj, thotë se themelimi i Asociacionit edhe mund të jetë kompromisi i Kosovës, por e tëra varet në kompetencat  që do i caktohen.

“Mendoj që Asociacioni edhe mund të jetë një prej atyre kompromiseve të cilat Kosova i bënë me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale, por do të varen pastaj finesat dhe mënyra sesi do të përcaktohen kompetencat e këtij asociacioni”, tha ai.

Ndërkohë Arbër Fetahu, nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike,  thotë se Kosova ka bërë mjaftueshëm kompromis me Planin e Ahtisarit. Madje sipas tij, marrëveshja për Asociacionin nuk duhet të trajtohet si e veçantë, por ajo duhet të jetë pjesë e marrëveshjes së përgjithshme me Serbinë.

“Sidoqoftë, besoj që nuk është mirë që të lidhet me parakushte marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova duhet të shtyjë që të diskutohet edhe marrëveshja e Asociacionit si marrëveshje e përgjithshme, ku përfshihet edhe Asociacioni. Do të thotë kjo duhet të përfshihet në marrëveshjen finale dhe jo të dakordohet tash në fillim dhe pastaj të shkohet në negociata, pasi që keqpërdorimi nga ana e Serbisë është shumë i lartë dhe kjo mund ta dëmtojë procesin”, tha ai.

Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe parashikohet që të përfshijë dhjetë komuna në Kosovë ku shumica e popullsisë janë serbë: Mitrovicë e Veriut, Kllokot, Partesh, Ranillug, Graçanicë, Zveçan, Zubin Potok, Novobërdë, Leposaviq dhe Shtërpcë.

Themelimi i Asociacionit është parashikuar të krijohet që në vitin 2013 me Marrëveshjen e Brukselit të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

rtk

TI: Shqipëria pa përmirësim, vetëm 1 pikë rritje në indeksin e korrupsionit

TI1Në Raportin e përvitshëm të publikuar sot, Organizata Transparency International konstaton se pjesa më e madhe e botës vazhdon të dështojë në luftën kundër korrupsionit. 95 për qind e vendeve kanë bërë pak, ose aspak përparim, që nga viti 2017, sipas raportit.
Indeksi rendit 180 shtete dhe territore sipas perceptimit të nivelit të korrupsionit në sektorin publik, sipas mendimit të ekspertëve dhe njerëzve të biznesit. Ai mbështetet në 13 burime të pavarura të dhënash, duke përdorur shkallëzimin nga zero në 100 pikë; zero tregon vende shumë të korruptuara, ndërsa 100 pikë – vende me më pak korrupsion.

 

Shqipëria

Shqipëria ka përparuar me 1 pikë, me 36 nga 35 pikë vitin e kaluar. Ajo renditet në vendin e 101, nga 183 shtete që vlerësohen në Raportin e “Transparency International”, por Lidija Prokic, Këshilltare Rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në “Transparency International”, thotë se “duke qenë ndryshim i vogël, ne e konsiderojmë atë vërtet si shenjë mospërparimi”.

“Shqipëria nuk është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku po shohim këtë ngecje në vend. Një situatë pothuajse të ngjashme kemi dhe në Mal të Zi, ndonëse atje numri i pikëve është pak më i lartë. Gjithsesi, ajo që do të doja të nënvizoja dhe që ka shumë rëndësi është, se Ballkani Perëndimor si rajon dhe vendet brenda tij po tregojnë shumë pak përparim gjatë këtyre viteve. Madje dhe kur ka përparim, nëse ndodh një gjë e tillë, ai nuk është i qëndrueshëm”, thotë ajo.

TIShqipëria ka të njëjtën sasi pikësh me Serbinë, Turqinë Ekuadorin, Kazakistanin, Panamanë, Perunë, Sri Lankën dhe Tajlandën.

Kosova ka përparuar me 2 pikë, duke marrë 41 nga 39 një vit më parë. Përmirësim me 1 pikë shënon dhe Maqedonia e Veriut, me 40 pikë. Edhe pse ka humbur 1 pikë, Mali i Zi renditet më mirë ndër vendet e rajonit, me 45 pikë.

Sipas të dhënave të Transparency International për vitet 2012 – 2022, nivelin më të lartë të korrupsionit Shqipëria e regjistroi në vitin 2013, me 31 pikë, ndërsa vlerësimin më të lartë e pati në vitin 2016 me 39 pikë.

Në 5 vitet e fundit, Shqipëria nuk ka shënuar ndonjë përparim duke u luhatur vazhdimisht mes 36 dhe 35 pikësh.

 

Nivele të pandryshuara të korrupsionit për të 11-in vit radhazi

Mesatarja globale e korrupsionit 2022 mbeti e pandryshuar për të 11-in vit rradhazi me 43 pikë dhe mbi 2/3 e vendeve të botës kanë probleme serioze me korrupsionin, duke rënë poshtë 50 pikëve.

Nivelin më të ulët të korrupsionit e ka Danimarka, e cila renditet e para me 90 pikë; menjëherë pas saj vijnë Finlanda dhe Zelanda e Re me 87 pikë secila. Sipas Indeksit Global të Paqes, institucionet e forta demokratike dhe kujdesi për të drejtat e njeriut kanë ndikuar që ato të jenë dhe ndër vendet më paqësoret në botë. Në fund të listës janë Sudani i Jugut, Siria dhe Somalia, të cilat prej kohësh janë përfshirë në konflikte të stërgjatura.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i këtij viti tregon se 124 shtete nuk kanë shënuar ndonjë përmirësim në luftën ndaj korrupsionit; ndërkohë, po shtohet numri i vendeve me rritje të korrupsionit.

“Mirëpo, në një kohë kur paqja po dobësohet, ku korrupsioni është burim dhe pasojë kyçe, kjo shkakton dëme shumë të mëdha. Korrupsioni dhe konflikti ushqejnë njeri tjetrin, duke kërcënuar paqen afat-gjatë. Nga njera anë, konflikti krijon terren pjellor për korrupsionin; nga ana tjetër, mungesa e stabilitetit politik, rritja e trysnisë për burime dhe dobësimi i institucioneve mbikqyrëse i çelin shtegun krimeve, si rryshfeti dhe shpërdorimi i detyrës”, vë në dukje raporti.

“Nuk është për t’u habitur që shumica e vendeve me nivel të lartë korrupsioni janë ose kanë qenë dhe më parë të përfshira në konflikte të armatosura”, thuhet në raport.

 

voa

KDI: Kosova vazhdon përmirësimin në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

KDITransparency International publikoi sot Indeksin e Përceptimit të Korrupsionit për vitin 2022.

 

Ky indeks publikohet në baza vjetore, për 180 shtete të botës, duke përdorur një metodologji vlerësuese e cila është e bazuar në burime kredibile të institucioneve ndërkombëtare. Vlerësimi fillon nga zero deri në 100 pikë – ku zero është niveli më i lartë i korrupsionit dhe 100 pikë do të thotë shoqëri pa korrupsion.

Rezultatet e CPI për vitin 2022 tregojnë që shumica e shteteve kanë pasur pak apo fare progres në luftimin e korrupsionit, duke bërë që më shumë se 2/3 e shteteve të botës të kenë probleme serioze me korrupsionin dhe të jenë të nën vlerën mesatare prej 50 pikëve.

Për vitin 2022, Kosova është vlerësuar me 41 pikë, duke u ranguar në vendin e 84 në ranglistën botërore prej 180 shtetesh. Ky rezultat reflekton një trend të vazhdueshëm dhe inkurajues të përmirësimit të Kosovës krahasuar me vitet e kaluara. Krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova renditet në vendin e dytë, pas Malit të Zi (45), ndërsa lë pas Maqedoninë e Veriut (40), Shqipërinë dhe Serbinë (36), si dhe Bosnje dhe Hercegovinën (34). Sidoqoftë, Kosova mbetet larg mesatares botërore prej 50 pikësh, ndërsa shumë larg mesatares së BE-së prej 66 pikësh.

Progresi i  atribuohet  përmirësimit të kornizës ligjore për financimin e partive politike, si dhe pakos së ligjeve për reformimin e sistemit të drejtësisë. Sidoqoftë, përfshirja e akterëve relevant në kuadër të këtyre reformave vlerësohet si e mangët, shpesh e përcjellë me bojkote. Puna e institucioneve, me theks te ekzekutivit shpesh është përcjellë me rënie të nivelit të transparencës.

Mungesa e skandaleve, sidomos atyre të mëdha të korrupsionit është ndërlidhur me nivelin shumë të ulët të shpenzimeve dhe investimeve kapitale – që si faktor ka reduktuar potencialin për raste të korrupsionit. Sidoqoftë, kjo nuk duhet parë asesi si strategji që duhet ndjekur në luftimin e korrupsionit nga ana e ekzekutivit.
Në raport me sektorin e drejtësisë, kanë qenë evidente rastet kur ekzekutivi ka ndërhyrë në punën dhe pavarësinë e gjyqësorit, sidomos me vendimin për uljen e pagave dhe deklarimeve publike mbi disa raste gjyqësore. Po ashtu, shkurtimi i buxhetit për institucionet e përfshira në parandalimin e korrupsionit, si Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, bie ndesh me prioritetet e ekzekutivit në luftën kundër korrupsionit.

Përkundër inicimit të rasteve “Brezovica” dhe “Subvencionet” nga institucionet e drejtësisë, mosefikasiteti i gjyqësorit vazhdon të manifestohet me politikë të ulët ndëshkimore dhe prolongim të trajtimit të rasteve të mëdha të korrupsionit – duke përfshirë rastet e njohura si “Hidrocentralet”, “Toka”, “Veteranët”, “Stenta” apo “53 milionëshi”.

Për më tepër, edhe gjatë vitit të kaluar, ka vazhduar fenomeni i politizimit të bordeve, përmes praktikave të emërimit të anëtarëve nga radhët e partisë në pushtet. Në disa prej ndërmarrjeve kryesore publike në vend, në të cilat ka pasur ndryshim menaxhmenti, të emëruarit janë persona të afërt, ish-zyrtarë politikë apo persona të lidhur me partinë në pushtet.

Me qëllim të luftimit sa më efektiv të korrupsionit, veçanërisht të nivelit të lartë, Qeveria duhet të garantojë një reformë në drejtësi në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me koordinim sa më të mirë me të gjithë akterët relevantë. Në këtë drejtim, Qeveria duhet të përmbahet nga çfarëdo ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, për të garantuar kontroll dhe balancë mes pushteteve. Qeveria nuk duhet të hezitojë në shpenzimin e parasë publike nga frika e rasteve të korrupsionit. Përkundrazi, në këtë periudhë me nivele rekord të inflacionit, do të duhej që të ketë sa më shumë investime publike dhe kapitale, për të përmbushur prioritetet dhe nevojat e qytetarëve, gjithnjë duke u siguruar që prokurimet publike zhvillohen në transparencë dhe llogaridhënie të plotë.

rtk

Maqedonia renditet e 85-ta në indeksin botëror të korrupsionit

korrupsioni-transparency-internationalNë indeksin ndërkombëtar për perceptimin e korrupsionit në botë nga “Transparency International”, Maqedonia është në vendin e 85-të nga 180 vende, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Nga rajoni para nesh janë Sllovenia (41), Greqia (51), Kroacia (57), Mali i Zi (65), Kosova (84), ndërsa Maqedonia në të njëjtin vend është në shoqërinë e Surinamit, Indisë, Maldiveve, Guajanës dhe Tunizisë. Pas nesh janë Shqipëria dhe Serbia (101).

“Bota ka nevojë për veprim urgjent,” thotë titulli i Transparency International mbi Indeksin Botëror të Korrupsionit. Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 tregon se shumica e vendeve po dështojnë të ndalojnë korrupsionin.

Indeksi rendit 180 vende dhe territore në mbarë botën sipas perceptimit të qytetarëve për korrupsionin në sektorin publik dhe vlerësohet në një shkallë nga 0 (shumë e korruptuar) në 100 (shumë e pastër).

Në krye të kësaj renditjeje renditen Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Singapori, Suedia.

Franca nuk përjashton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë

Makron HolandePresidenti francez Emmanuel Macron tha të hënën se nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë, por shtoi se duhen përmbushur disa kushte para se të merrej një vendim i tillë.

 

Franca i ka dhënë Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore, njësi raketahedhëse, topa dhe pajisje të tjera ushtarake dhe është zotuar të dërgojë automjete të blinduara, por nuk ka ofruar tanke ose armatime më të rënda.

I pyetur në një konferencë shtypi në Hagë të hënën nëse Franca po shqyrton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë, zoti Macron tha se “asgjë nuk përjashtohet” për sa kohë që plotësohen disa kushte.

Në mesin e këtyre kushteve janë edhe garancitë se dërgimi i avionëve nuk do të çonte në një përshkallëzim të tensioneve, se ata nuk do të “preknin territorin rus” dhe se dërgimi i tyre nuk do të “dobësonte kapacitetet e ushtrisë franceze”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.

Ai tha gjithashtu se Ukraina do të duhet të kërkojë zyrtarisht avionët. Ai vuri në dukje se do të takohet të martën në Paris me ministrin ukrainas të Mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Në Uashington, i pyetur nga një gazetar të hënën nëse administrata e tij po konsideronte dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, Presidenti amerikan Joe Biden u përgjigj “jo”. Zëvendës-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jon Finer tha në një intervistë për kanalin MSNBC javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara do të diskutonin çështjen e avionëve luftarakë “me shumë kujdes” me Ukrainën dhe aleatët.

Në javët e para të luftës, administrate e Presidentit Biden shqyrtoi një propozim sipas të cilit Polonia do të furnizonte Ukrainën me MiG-29 dhe në këmbim të tyre do të merrte avionë amerikanë F-16. Pilotët ukrainas janë të trajnuar për të drejtimin e avionëve luftarakë të epokës sovjetike.

Ideja në fund u hodh poshtë pasi Polonia doli me idenë e dorëzimit të avionëve MiG-29 në një bazë ajrore amerikane në Gjermani. Zyrtarët e Pentagonit thanë në atë kohë se perspektiva e nisjes së avionëve luftarakë nga një bazë e përdorur nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO nuk ishte e përshtatshme.

Zyrtarët ukrainas kanë rritur kërkesat për armë më të rënda nga aleatët perëndimorë që do të ndihmonin ata në përpjekjet për zmbrapsjen e forcave ruse.

Në praninë e presidentit Macron, kryeministri holandez Mark Rutte tha se Ukraina nuk ka kërkuar zyrtarisht avionë luftarakë holandez F-16 deri më tani. Ai mbajti një qëndrim të kujdesshëm pasi ministri i jashtëm holandez u tha ligjvënësve në fillim të këtij muaji se nuk kishte “asnjë tabu” për dërgimin e avionëve luftarakë.

“Nuk po flitet për dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë. Nuk ka asnjë kërkesë për këtë”, tha kryeministri Rutte të hënën. “Nuk është bërë tabu, por do të ishte një hap tjetër shumë i madh.”

“Është shumë e rëndësishme që të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe që Ukraina të kërkojë me saktësi gjërat për të cilat ka nevojë”, tha zoti Rutte.

Ai mirëpriti vendimet e fundit të Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara për dërgimin e tankeve në Ukrainë.

“Në Holandë, ne do të vazhdojmë të shikojmë se çfarë mund të bëjmë”, zoti tha Rutte. “Ne nuk kemi tanke “Leopard 2”, ne i marrim ato me qira. Ne kemi thënë se, nëse është e nevojshme, ne jemi të përgatitur t’i blejmë dhe t’i dërgojmë ato (në Ukrainë)”, tha kryeministri holandez.

 

voa

Turqi: Opozita premton kthimin e demokracisë në vend

Përfaqësuesit e partive të opozitës duke prezantuar programin e përbashkët elektoralNjë aleancë me gjashtë parti të opozitës pak para zgjedhjeve presidenciale në Turqi prezantoi program të përbashkët. Programi parashikon pas një fitoreje në zgjedhje kthimin nga sistemi presidencial në atë parlamentar.

 

Pas gati 20 vjetësh me Rexhep Taip Erdoganin në pushtet, opozita në Turqi i ka vënë qëllim vetes, që pas zgjedhejve të ardhshme të kthejë demokracinë në vend, në rast se do të fitojë. Një aleancë prej gjashtë partishë opozitare të spektrit nga e majta deri tek e e djathta prezantoi në Ankara një program të përbashkët elektoral. Në Turqi zgjedhjet presidenciale janë planifikuar të zhvillohen më 14 maj.

Ndër gjashtë partitë e kësaj aleance ndër të tjera bëjnë pjesë partia më e madhe në opozitë, socialdemokratja CHP dhe ajo nacional-konservatore Partia Iyi. Vëzhguesit parashikojnë, që kandidati i përbashkët për president do të jetë nga radhët e partisë socialdemokrate CHP. Ndër tre kandidatë më 13 shkurt shkurt do të vendoset, se cili prej tyre do të jetë kandidati i përbashkët i opozitës për t’u përballur në zgjedhje me Erdoganin. Si kandidati me më shumë shanse konsiderohet kryetari i CHP Kemal Kilicdaroglu. Ndonëse shanse të mira deri vonë për një garë të tillë janë parashikuar edhe për kryebashkiakun e Stambollit Ekrem Imamoglu. Ndërkohë që partia pro-kurde HDP, forca e tretë në parlament, nuk është pjesë e aleancës elektorale të opozitës.

 

 

Më shumë ndarje pushtetesh

Aleanca opozitare synon një ndarje më strikte të pushteteve duke forcuar parlamentin dhe pavarësinë e drejtësisë. Kryeministri duhet të zgjidhet nga parlamenti. Mandati i presidentit duhet të kufizohet në shtatë vjet, e po ashtu ai nuk duhet t’i përkasë më asnjë partie.

Presidenti aktual i Turqisë Erdogan, i cili është edhe kryetar i partisë islamiste-konservatore AKP në pushtet, ka qenë kryeministër nga viti 2003 deri më 2014, përpara se të zgjidhej dy herë president. Përmes një ndryshimi në kushtetutë ai e ka zgjatur dukshëm mandatin e presidentit. Opozita në të ardhmen do të aplikojë shumicën e dy të tretave në parlament për ndryshimet kushtetutese.

Opozita do t’i kufizojë kompetencat e presidentit si dhe do të heqë dekretet presidenciale, përmes të cilave Erdogan ka shkarkuar nëpunës të lartë shtetërorë si shefin e Bankës Qendrore. Edhe mundësia e vetos së presidentit ndaj ligjeve synohet të kufizohet. Procedurat për ndalimin e partive politike duhet t’i kalojnë parlamentit. Synohet gjithashtu edhe forcimi i lirisë së shtypit.

 

Kufizimi i inflacionit

Aleanca opozitare deklaroi gjithashtu, që do të luftojë inflacionin, i cili aktualisht është 60 përqind. Sa i përket politikës së jashtme kjo aleancë shprehet për antarësimin në BE duke theksuar edhe rolin e Turqisë si anëtare në NATO si dhe është për vazhdimin e dialogut me Rusinë.

 

kle/AR (afp, dpa)

Ismail Kadare: Pse shqiptarët ikin nga vendi i tyre

Ismail KadareShkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka dhënë një nga shpjegimet më të mira për largimin e shqiptarëve nga vendi dhe për detyrat që ka shteti shqiptar për të mos lejuar që kjo të ndodhë. 

Ai e ka dhënë këtë intervistë, nga ku po shkëpusim këtë fragment, për gazetaren Rudina Xhunga, në Jeruzalem, ku nënvizoi krahasimin mes një vendi të vogël si Izraeli që nuk mbyll sytë për hebrenjtë kudo janë, gjë që duhet ta bëjë Tirana për shqiptarët kudo ndodhen. Kadare shprehet:

“Popujt nuk jetojnë me filozofira, me ide që të bëjnë kalkulime a ka gjë që më mban në këtë vend apo nuk ka. Ngulitja e qenies njerëzore është e natyrshme, kështu ka lindur qytetërimi. Qytetërim do të thotë ngulitje, dmth në fillim ka qenë rryma që janë ndeshur; nomadizmi ata që donin të ecnin vazhdimisht, të mos nguleshin askund dhe ata që papritur iu lindte në kokë ideja që të mos lëvizim, të rrimë në një vend. Një rol të madh në ngulitjen, kanë luajtur gratë dhe sidomos gratë shtatzëna pasi një grua shtatzënë nuk ecën dot dhe mesa duket ato miliona gra anonime në botë, në miliona mënyra kanë krijuar trysni te burrat që të mos lëvizin. Kështu që lindën dy rryma, nomadët dhe sedentarët, u bënë armiq për vdekje, ata që kishin atdhe dhe ata që nuk kishin atdhe.

Kështu lindi qytetërimi, dmth u rrethua “vendi ku do rrimë”, ta mbrojmë atë vend ku do rrimë, të kemi varret dhe kujtimet dhe kështu u krijuan gjuhët, kujtimet historike, ai vullnet i përbashkët që njerëzit të rrinë bashkë, të jenë të afërt për njëri-tjetrin.

Unë mendoj se një nga të këqijat e shqiptarëve është se e duan më pak se të tjerët kombin, kur them si të tjerët, them si evropianët e tjerë. Kombi është një strukturë e verifikuar nga historia sot, e pranuar nga historia moderne, nuk është e përsosur si strukturë dhe në emër të tij janë bërë spekulime, por spekulime ka me çdo koncept të shenjtë.

Çfarë jemi ne? Unë nuk di se si pas asaj Rilindje të ndritur shqiptare kombëtare, e cila u ndërtua e gjitha për dashurinë e Shqipërisë ndaj kontinentit të vet që e kishte humbur dhe e rigjeti, filloi një proces i kundërt pas rënies së komunizmit dhe nisi vënia në pikëpyetje: çfarë janë shqiptarët, çfarë identiteti kanë? A janë europianë apo nuk janë europianë? Kjo është një tezë thellësisht armiqësore për Shqipërinë, nuk dua të abuzoj se fjala armik abuzohet shumë, por kjo është teza bazë e Çubriloviçit, që shqiptarët nuk jenë evropianë dhe duhet të ikin nga Europa. Ai e thoshte hapur duhet të shpërngulen, të shpëtojë Europa nga një rrezik i ardhshëm, e ka thënë fare hapur t’i bëjmë thirrje hoxhallarëve që të bindin familjet shqiptare të shkojnë në Turqi se atje është më mirë se këtu, me nëntekstin se shqiptaret, i përkasin Turqisë, ata nuk janë evropianë.

Mendoj që është urgjent botimi i draftit të tij, rreth 50 faqe, është botuar në kohën e Zogut, është botuar nga një patriot i madh shqiptar, pikërisht për të parë shqiptarët se çfarë i kërcënon.

T’i sjellim hoxhë thotë nga Turqia që t’i bindim shqiptarët se sa mirë është në Turqi dhe t’ju bëhen lehtësitë e nevojshme me trena, me leje dhe madje lë të kuptohet që jepet edhe shpërblim për të ikur. Këtu është edhe ajo që ne nuk flasim i fshehim, marrëveshjet e fshehta turko-serbe, Turqia të fitojë disa miliona shqiptarë që i fitoi dhe Serbia për t’i shkulur nga Ballkani dhe është e hidhur kjo që po them dhe s’do doja ta them, ky është një projekt i vjetër për zbrazjen e trojeve shqiptare nga shqiptarët.

Nuk ka si ta shpjegoj ndryshe, është e njëjta gjë që vazhdon prej vitesh.

Sigurisht që i japin dorë edhe vetë shqiptarët, nuk bëhet asgjë pa shqiptarët, sigurisht Shqipëria ka gjithmonë pjesën e saj të përgjegjësisë në braktisjen e Shqipërisë nga shqiptarët.

Ne po e bëjmë këtë intervistë në Izrael, jemi këtu në Jeruzalem, ky qytet relativisht i vogël merret me tërë botën, ky preokupohet, “nuk e zë gjumi” për hebrenjtë në gjithë botën.

Edhe pse ne të mos bëjmë si ta, pse Shqipëria të mbylle sytë, siç ndodh. Ne nuk dimë shumë gjëra, por së paku të dimë atë që me duart tona të mos e prishim atë çka kemi.

Shpesh dëgjoj që ka 5 milionë shqiptarë në Turqi. Ku kanë shkuar këta 5 milionë shqiptarë? Pse nuk është marrë vesh si këta 5 milionë shqiptarë nuk paskan një shkollë në Turqi, nuk paskan një gazetë, nuk paskan një rreth kulturor, nuk paskan 5 mijë veta që dinë gjuhën shqipe?

Ka vend në botë që ndodhë kjo? Si kanë ikur nga kontinenti europian në një kontinent tjetër midis një komploti të heshtjes të çuditshme. Edhe në Greqi, kur flitet problemi i çamëve, unë nuk e di se sa sqarohet vërtetë, kjo shpërngulja e çamëve si u bë? Çamëria është katandisur një gjë e vogël fare, në krahasim me çfarë ka qenë. Kjo nuk është kaq e thjeshtë. Asgjë nuk është aq e thjeshtë sa kujtojmë.”- e mbyll Ismail Kadare intervistën për gazetaren Rudina Xhunga.

dritare.net